Jim Forest, 17 Mars 2001
Ky raport i shkurter me fotografi, eshte prej nje udhetimi ne Shqiperi, qe filloi ne fund te Shkurtit edhe mbaroi ne 16 Mars.
Ne Shqiperi cdo moment eshte te prekurit e siperfaqes se ashper te jetes. Ku ka mireqenie, ajo eshte e ashper edhe e paturpeshme. Vdekja eshte prane kudo edhe e pafshehur. Pushteti edhe e liga jane haptazi, e pa mbeshtjelle ne forma butesie. Varferia mbizoteron ne nje shkalle te atille, sa askund ne Europe, por serish, nuk eshte e veshtire qe te shohesh miresjellje edhe mikepritje te nje sasie qe nuk gjendet lehte ne vendet e pasura.
Pjesa me e madhe e popullsise jane duke jetuar ne rrethana te jashtezakonshme, ndersa ne per fshatra, jeta ka fare pak ndryshim nga ajo e periudhes se Mesjetes. Shume rruge jane te paasfaltuara, ndersa ato qe jane ne siperfaqe, kane aq shume te cara, saqe edhe nje distance e shkurter me makine mbi nje rruge qe duket e drejte, eshte e gjate, per shkak te kthesave qe i duhet te beje shoferi per te zgjedhur rrugen qe mund ta demotje sa me pak makinen. Shume ende perdorin kuaj, karroca edhe gomerre. Elektriciteti nuk parashikohet dot, ndersa voltazhi aq i larte sa shume prej pikave elektrike dalin shpejt jashte perdorimit. Spitalet jane te pakta, me burime te pakta edhe ne kondita alarmuese - me dritare edhe dyer te thyera, shume te ngarkuara me njerez, me shume prej ashensoreve qe nuk punojne me. Shkollat po ashtu jane ne gjendje te ngjashme. Shume prej fabrikave jane te mbyllura, per shkak te vjetersise.
Varferia shpesh shpie ne krime, vecanerisht ne nje shoqeri, ku jeta fetare eshte demtuar keqmas, edhe ky eshte rasti me Shqiperine. Kriminaliteti shqiptar njihet mire neper Europen perendimore. Nje makine e vjedhur ne Amsterdam, mund te perfundoje fare mire ne Tirane. Po ashtu kanje rrjet tregtimi te droges edhe per me keq, nje treg vajzash te detyruara per prostitucion, nen kercenimin se cdo perpjekje per largim, do te kete si rezultat vrasjen te njerit prej anetareve te familjes. Mundesisht nje e treta e popullsise 3-milioneshe, e ka lene vendin per ne emigracion - ku nje sasi prej gjysem milioni jane ilegalisht vetem ne Greqi.
Per me keq se sa varferia, ka qene krijimi i asaj, qe Kryepiskopi Anastas, kreu i Kishes ortodokse shqiptare, e quan shpesh "kultura e frikes", te cilen ai e sheh te simbolizuar ne qindrat e mijerat bunkeret, si kerpurdha, te perhapura neper te gjithe vendin. Vecanerisht gjate sistemit komunist, fqinji nuk i zinte bese fqinjit. "Ishte sikur te luftoje me dragonin e Shen Gjergjit" me tha nje here nje i vjeter, "po ashtu te duhej qe te fshehje me kujdes cdo shenje sado te vogel, te mospelqimit politik, apo simpatise fetare."
Ndersa shtypja komuniste ishte normale neper te gjithe boten, ne asnje vend sa ne Shqiperi, nuk ka qene aq e madhe vetevendoshmeria per te shkaterruar cdo gje te jetes fetare, ne menyre kaq metodike edhe ne te gjithe vendin. Jo me pak se 355 prifterinj u vrane ose vdiqen nga semundjet, uria apo keqtrajtimet ne burgjet apo kampet e punes se detyruar. Shtypja fetare filloi me marrjen e pushtetit prej partizaneve, pas pushtimit gjerman. Ne 1967, Shqiperia beri edhe nje hap me tutje, duke e shpallur veten si shtetin e pare ateist ne te gjithe boten. Cdo Kisha apo Xhami u mbyll, shume prej te cilave u shkaterruan, ndersa te tjera u kthyen ne depo mallrash, armesh. dyqane, klube apo restorante. (Ende ka rezistence prej qeverrise per rikthimin e ish-Kishave apo manastireve. Pamvaresisht se nga cila rruge do te vije nje vizitor, serish do te shihen lehtazi Kishate shkaterruara, po ashtu si edhe shenja te dukshme te respektit te njerezve lokale, te cilet edhe neper rrenoja Kishatare, shkojne per lutje, apo ndezin qirinj, apo lihen ikona te vogla prej letre.)
Per te gjithe ate varferi edhe historine e ashper, vetem midis palesatinezeve e kam perjetuarate mikepritje absolute. Ate gje te paket qe njerezit kane e ndajne me kenaqesi, gje qe tregon nje lloj tjeter varferie ne vendet e pasura.
Midis thesareve te Shqiperise se sotme, eshte edhe Kisha ortodokse, ne qender te se ciles eshte Kryepiskop Anastasi. Tashme 71-vjec, ai kishte shpresuar se do ti kalonte keto vite te fundit te jetes se tij, duke dhene mesim apo duke shkruajtur libra, por ne vend te kesaj, ai morri pergjegjesine per drejtimin e Kishes ne Shqiperi.
Fakti qe Kryepiskopi Anastas eshte grek, ka qene nje problem. Pervec minoritetit greqisht-foles, shume shqiptare i konsiderojne greket me dyshim. Ai shpesh ka qene objekt kritikash te ashpera edhe raportimeve te rreme neper shtypin shqiptar. Shpesh here jane bere perpjekje per ta perzene fare ate. Nje ligj po thuajse u vu ne zbatim, qe do te debonte cdo peshkop jo shqiptar prej vendit. Jeta e tij shpesh here ka qene nen kercenim. Eshte nje nga shume mrekullite shqiptare qe ai eshte ende gjalle e mire, edhe ne Shqiperi.
Kur mberriti ne Tirane ne vitin 1991, ndalimi ligjor per jeten fetare kishte marre fund, por Kishes i ishin kthyer vetem disa godina, edhe secila prej tyre te demtuara keqmas. Vetem 15 prifterinj ortodoks ishin ende gjalle, te gjithe te moshuar. Kathedralja e Tiranes, ne qender te qytetit, ishte shkaterruar prej kohesh, per te hapur rrugen per nje hotel. Veprimi i pare i Kryepiskop Anastasit, me te arritur ne vend, ishte vizita ne Kathedralen e tanishme, nje Kishe me e vogel, qe ka pas qene kthyer ne palester gjimnastike pas 1967-tes. Ketu ai edhe dha pershendetjen e Pashkes "Krishti u ngjall", ndezi nje qiri edhe perqfoi shume prej besimtareve. "Shume ishin duke lotuar", kujton ai, "Edhe une nuk beja perjashtim."
vijon...
Krijoni Kontakt