Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Personalitete

    H. Sherif Ahmeti


    Nga: Ramadan SHKODRA

    Dhjetė vjet pa eruditin H. Sherif Ahmeti


    Populli ynė ndėr shekuj e vite nxori personalitete dhe figura tė shquara, qė me punėn, veprėn dhe dijen e tyre lanė gjurmė tė thella nė historinė tonė, dhe jo vetėm qė lanė gjurmė, por ata edhe e bėnė historinė. I tillė qe dhe do tė mbetet myderrizi ynė i nderuar Haxhi Sherif efendi Ahmeti, ndonėse jetoi dhe punoi nė njė kohė tė vėshtirė e plotė kthesa, la gjurmė tė thella nė historiografinė mė tė re tė popullit tonė. Tė parėt e familjes sė tij u dėbuan dhunshėm gjatė kohės sė spastrimit tė territoreve shqiptare nga Saxhaku i Nishit, respektivisht nga Toplica konkretisht nga fshati Prekopucė nė fshatin Gumnasellė tė komunės sė Lypjanit, ku mė 1920 lind Sherifi nga babai Bahtiri e nėna Ajshja, nė njė familje me traditė fetare e kombėtare. Katėr klasat e para tė shkollės fillore, h. Sherifi i kreu nė shkollėn fillore tė fshatit Banullė. Atė kohė, nė shkolla mėsohej edhe lėnda fetare, dhe njohuritė e para pėr mėsimet islame i mori nė kėtė shkollė nga mulla Azizi – njė hoxhė i respektuar nga Banulla, pėr tė vazhduar edhe nė mejtepin e fshatit. Mė vonė h. Sherifi vazhdoi mėsimet nė medresenė e Ferizajt, ku mėsoi morfologjinė e gjuhės arabe (sarfin) te myderrizi i njohur Azem ef. Gremja, ndėsa sintaksėn (avamil) nė medresenė e Prizrenit te hfz. Abdullah Efendiu. Mė 1934 si 14 vjeēar regjistrohet nė Medresenė e njohur "Pirinaz" tė Prishtinės, ku pati fatin e mirė ti ndiqte mėsimet tek myderrizėt e njohur tė kėsaj medreseje – Ahmet ef Mardoqi dhe haxhi Hamdi ef. Ibrahimi, tė dy alimė, me pėrgatitje tė lartė nė shkencat islame, qė shquheshin edhe pėr atdhedashuri, nga tė cilėt h. Sherifi do t'i merrte qė tė dyja. Nė Medresenė "Pirinaz" h. Sherifi mėsoi plotė 10 vjet deri nė maj tė vitit 1944, kur e kreu dhe mori Ixhazetnamenė nga muderrizi Ahmet ef. Mardoqi.

    Haxhi Sherifi mėsuesi i shkollave e alfabetit shqip


    Menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Haxhi Sherifin e gjejmė tė angazhuar nė procesin e hapjes sė shkollave shqipe nė rrethinėn e Lypjanit, si mėsues i gjuhės tė alfabetit shqip. Ėshtė kjo kohė kur intelektualėt shqiptarė tė kohės u organizuan nė hapjen e shkollave nė gjuhėn amtare e haxhi Sherifi qe ndėr tė parėt qė me shumė zell iu pėrkushtua misionit tė mėsuesit Kėshtu mė 19 dhjetor tė vitit 1949 emėrohet mėsues i parė i gjuhės shqipe nė shkollėn fillore tė Banullės. Me qėllim tė pėrgatitjes dhe profesionalizimit tė mirėfilltė pėr profesion qė kishte marrė, haxhi Sherifi mė 1950 regjistrohet nė kursin pedagogjik nė Pejė, tė cilin e kryen me sukses. Menjėherė pas kryerjes sė kėtij kursi Haxhi sherifi emėrohet drejtor i gjimnazit tė ulėt nė Gadime tė Lypjanit. Mė 1952, haxhi Sherifi emėrohet drejtor i tetėvjeēares nė Sllovi deri mė 1955, ku krahas detyrės sė drejtorit ushtroi edhe atė tė mėsuesit. Kėtu nė Sllovi, h. Sherifi mbajti edhe kursin e shėndetėsisė pėr vajza, qė asokohe ishte i detyrueshėm. Gjatė kohės sa punoi mėsues, h. Sherifi dha kontribut tė madh nė arsimimin e brezit tė ri nė gjuhėn shqipe.

    Haxhi Sherifi nė sy tė komisarve tė pushtetit


    Mirėpo haxhi Sherifi vinte nga njė familje me traditė e orientim tė pastėr kombėtar, si dhe kishte marrė mėsime nga myderrizėt mė nė zė tė kohės, qė e kishin edukuar nė frymėn e atdhedashurisė. Ai si i ri e entuziast, shumė shpejt bie ndesh me orientimin e "pushtetit gjoja popullor" tė komunistėve e ateistėve, komisarėt e tė cilėve filluan qė tė bėjnė presion nga mė tė ndryshmet, duke e quajtur si tė papėrshtatshėm pėr punė me nxėnės dhe si njė ish – ballist. I gjendur nė mes presioneve, akuzave e shantazheve, haxhi Sherifi mė 1956 len detyrėn e mėsuesit pėr t'iu rikthye misionit tė imamit nė xhaminė e fshatit Gllogoc tė Lypjanit. Si imam haxhi Sherifi arriti qė tė krijoj njė imazh tė njė hoxhe tė kohės duke sjell freski nė mesin e xhamatit kudo qė u paraqit. Sa ishte imam, zgjidhet kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Lypjanit, detyra qė h. Sherifi i kreu me ndėrgjegje e pėrkushtim tė lartė deri nė fillim tė vitit 1965, kur nga Lypjani kaloi mėsimdhėnės nė Medresenė e mesme "Alauddin" tė Prishtinės.

    Haxhi Sherifi Myderriz nė medresenė e Prishtinės

    Nė medrese H. Sherifi punės sė mėsimdhėnėsit iu pėrkushtua me njė zell e devotshmėri tė veēantė. Ai shquhej pėr modesti, thjeshtėsi e kreativitet. Si arsimdashės, vėrtet haxhi Sherifi me punėn e tij me nxėnės kishte krijuar raporte tė afėrta saqė tė gjithė nxėnėsit pos qė e donin dhe e respektonin si mėsimdhėnės e myderriz, metoda e tij e ligjėrimit e kishte bėrė tė dashur tek nxėnėsit edhe lėndėn e tij –lėndėn e Akadit. Nė medrese haxhi Sherifi ligjėroi lėndėt e Akaidit (Apologjetikės) e Filozofi islame, ku dha njė kontribut tė paēmuar, mirėpo sipas nevojės haxhi Sherifi ligjėroi nė medrese lėndėn e Usuli Fikhut dhe atė tė historisė islame. Krahas detyrės sė mėsimdhėnėsit, h. Sherifi pėr 13 vjet rresht (1970-1983) ka qenė drejtor i medresesė, njė detyrė qė e kreu me shumė sukses. Gjatė kohės sa haxhi Sherifi udhėhoqi me Medresenė u shėnuan rezultate tė mira, ngase nė mungesė tė teksteve shkollore pėr lėndėt fetare, arsimtarėve tė medresesė u ra barra qė vet tė pėrkujdesėn pėr pėrgatitjen e tyre, ku haxhi sherifi bėn hapin e parė duke pėrgatitur dispensat e akaidit pėr tri vitet e para veprim tė cilin e ndoqėn edhe mėsimdhėnėsit tjerė, pėr lėndėt pėrkatėse. Krahas angazhimit tė tij nė medrese, haxhi Sherifi njė kontribut tė madh dha edhe nė udhėheqjen dhe drejtimin e institucioneve fetare tė bashkėsisė islame. Kėshtu mė 1969, haxhi Sherifi zgjidhet kryetar i Shoqatės sė Ylemave. Edhe kėtu haxhi Sherifi tregohet udhėheqės dhe vizionar i madh. Duke parė nevojėn e besimtarėve pėr nxėnien e njohurive fetare, dhe mungesėn e teksteve fetare nė gjuhėn shqipe, haxhi Sherifi me shokė, megjithėqė i pėrballur me shumė sfida e peripeci, vėmendje tė posaēme i kushtoi pikėrisht pėrgatitjes sė literaturės islame nė gjuhėn shqipe. Kėtė mision tė vėshtirė ai e morri me seriozitetin mė tė madh, kėshtu mė 1968 arrin tė botonte tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe ilmihalin, ku besimtarėt kishin mundėsi t'i mėsonin njohurit elemtare tė fesė.

    Haxhi Sherifi themelues i publicistikės islame nė gjuhėn shqipe


    Po nė kėtė kohė haxhi Sherifin e gjejmė kryeredaktor tė Buletinit informativ, tė cilin mė 1971 e transferoi nė revistėn e parė nė trojet shqiptare nė ish-federatėn Jugosllave nė gjuhėn shqipe "Edukata Islame". Edukata Islame nėn drejtimin e haxhi Sherifit, arriti t'i tubonte ata pak dashamirės tė fjalės sė shkruar, duke hapur horizonte pėr bashkėpunėtorė tė rinj, dhe pėr njė kohė tė shkurtėr revista u bė tribunė e mendimit dhe e zhvillimit tė kulturės islame si dhe pėrhapjes sė fjalės e mesazhit islam tek besimtarėt. Puna dhe kontributi i haxhi sherifit nė publicistikėn islame, e bėnė atė njė erudit tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė shkuar. Me punimet e tij nė periodikun e kohės ai trasoi njė rrugė tė sigurt pėr brezat e ri duke hapur perspektivėn e sigurt pėr tė ngritur kėtė fushė nė themele tė shėndosha. Revista "Edukata Islame" dhe Takvimi, lexuesve u ofroi tema tė ndryshme nga njohuritė islame, tė ahlakut, fikhut, akaidit, historisė islame, tefsirit, si dhe nė tema tė ndryshme me karakter kulturor, e nė shumė nga kėto fusha sidomos nė Akaid e tefsir haxhi Sherifi vuri themelet e kėtyre shkencave nė periodikun e asaj kohe. H. Sherif Ahmeti u shqua edhe si vaiz, sidomos pas emėrimit tė tij pėr myfti tė Prishtinės nė vitin 1985.

    Haxhi Sherifi Myfti i Prishtinės

    Haxhi Sherifi si vaiz nė kėshillat e tij ishte konkret dhe gjėrat i ilustronte nga jeta e pėrditshme. Kėshtuqė tė gjithė ata qė patėn fat t'i dėgjojnė kėshillat e tij edhe sot e kėsaj dite e pėrmendin me admirim tė madh. Haxhi Sherifi pos qė ishte i respektuar e i nderuar nga nxėnėsit, kolegėt e xhemati, pėr njohuri qė posedonte, respektohej edhe nga qarqe shkencore e nga personalitete mė eminente nė fushėn e dijės, me tė cilėt mbante kontakte e korrespodenca tė rregullta.

    Haxhi Sherifi pėrkthyes i Kuranit nė shqip


    Kontributi i haxhi Sherifit ėshtė shumė dimesional, pėrfshirė fusha tė ndryshme, si arsimtar i gjuhės shqipe, drejtor shkolle, myderriz nė medrese, themelues i publicistikės islame nė gjuhėn shqipe nė Kosovė. Ai pėrgatiti ilimihallin, jasinin, e mevludin, por ska dyshim se kontributi mė i madh i tij ėshtė pėrkthimi i Kuranit tė madhėruar, qė e botoi mė 1988, qė atė e ngrit nė rangun e eruditėve tė mėdhenj dhe emrin e tij e bėnė tė paharruar ndėr breza. Pėrkthimi i kurani nga haxhi Sherif Ahmeti ėshtė ribotuar disa herė, vetėm nė Medinė mė 1992 ėshtė botuar nė 1 milion copė duke e bėrė tė pranishėm nė thuaje ēdo bibliotekė e shtėpi tė shqiptarėve.

    Haxhi Sherifi pedagog nė Fakultetin e Studimeve Islame

    Haxhi Sherifi megjithėqė nė pension e nė moshė tė shtyrė, mė 1992 iu pėrgjigj kėrkesės sė Dekanatit tė Fakultetit tė Studimeve Islame tė Prishtinės, qė u themelua atė vit, pėr tė ligjėruar lėndėn e Akaidit. Themelimin i fakultetit tė studimeve islame ishte njė ėndėrr e kamotshme e brezit tė hoxhallarėve tė haxhi Sherifit, andaj ėndrra e tyre u bė realitet dhe kėtė realitet e shijoi edhe myderrizi haxhi Sherif Ahmeti i cili dy vite ligjėroi lėndėn e Akaidit. Segment tjetėr i rėndėsishėm nė jetėn e haxhi Sherifit ėshtė botimi i pėrmbledhjes sė njė pjese tė punimeve tė tij mė 1995 nga shtėpia botuese Lidhja, nėn redaktuarėn e Nysret Simnicės nė tė cilėn janė pėrfshirė njė pjesė e kontributeve tė haxhi Sherifit nė periodikun e kohės. Haxhi Sherifi vdiq mė 14 prill 1998, duke lėnė njė trashėgimi tė pasur, la medresenė e konsoliduar, trasoi rrugėn e suksesshme tė publicistikės, la pėrkthimin e Kuranit, la qindra artikuj tė botuar, la fakultetin nė hapat e parė tė tij. Vdekja e haxhi Sherifit ishte humbje e madhe pėr tė gjithė ne, por nė tė njėjtėn kohė vepra dhe kontributi i tij mbetet kandil i pashuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drini_i_Zi : 20-09-2008 mė 08:37

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Dr. Ali Iljazi



    Njė artikull rreth jetės dhe veprės sė dijetarit shqiptar Dr. Ali Iljazi qė ėshtė botuar nė gazeten "El-Hajat" tė Kajros, Egjipt.


    Dr. Ali Iljazi, arritjet e tij nė fushėn e mjekėsisė dhe tė shkencės



    Nga: Prof. Dr. Beqir Ismaili
    www.kontribut.com


    Vėrtetė mrekullitė shkencore tė Kur'anit janė njė det i pa fundė i cili nuk mund tė arrihet nga asnjė dijetarė dhe nga asnjė nga njerėzit, pėr shkakun se Kur'ani ėshtė libėr i zbritur nga All-llahu xh. sh. dhe askush nuk mund ti dijė qėllimet dhe kuptimet e tijė nė mėnyre tė prerė pėrveq atij qė e ka zbritur.

    Ndėrsa fusha e mjekėsisė ėshtė njė fushė shum e vėshtirė pėr kėrkime, dhe vėshtirė e arritshme, nuk mund tė arrihet nė dije tė thella nė te pėrveq nga persona tė jashtėzakonshėm dhe profesionist tė cilėt shpenzojnė vite tė tėra nė mėsimet e sajė, nė kėrkimet mjekėsore gjithėherė duhet vepruar me kujdes dhe pėrvojė. .

    Kosova ėshtė shtetė qė gjindet nė territorin e ballkanit, njė vend me njė kulturė dhe civilizim tė lashtė, e pėrparuar nė shumė fushta dhe lėmi tė ndryshme, shqipėtarėt e Kosovės kanė nxjerrė dijetarė tė dalluar nė tė gjitha lėmit, u dalluan shumė dijetar nė lėmin e shkencave dhe nė fushen e mjekėsis duke i dhėnė shumė kėsaj shkence dhe duke lėnė gjurm tė pa shlyera nė shkencėn e mjekėsisė, duke bėrė qė shkenca e mjekėsisė nė Kosovė tė mbetet nė jetė falė kėtyre dijetarėve gjenial.

    Nga kjo kuptohet se dijetarėt dhe mendimtarėt e Kosovės janė nė njė shkallė tė lartė tė kulturės dhe mendimit, qėshtje si kėto bėjnė tė ditur se Kosova e ka merituar plotėsisht pavarėsin e saj e cila u shpall para pak ditėsh.

    Nė historinė e re tė Kosovės shkėlqyen si yjet dijetarėt profesionistė nė tė gjitha drejtimet e shkencės , u dalluan udhėheqėsit, mendimėtarėt, dijetarėt, mjekėt, nga mė tė dalluarit ishte edhe dijetari dhe mjeku i madhė dhe i veqantė Dr. Ali Iljazi i cili falė aftėsive tė tija , pėrpikmerisė sė tijė dhe pėrvojės sė tijė , bėnė zbulime tė reja pėr mjekėsinė vetėm e vetėm qė ti shėrbej Kosovės dhe popullit tė saj tė lashtė, nuk u mjaftua vetėm me kaq por bėri kėrkime edhe nė fushėn e mjekėsis islame, po ashtu shkroi edhe nė lėmin e mendimit dhe qytetėrimit islam, duke i treguar botės se dituria nuk ėshtė e kufizuar, e bėri tė qartė se dijetarėt e Kosovės kanė forcė dhe prirje nė shkenca tė ndryshme, se Kosova i ka mundėsitė qė tė bėj shpikje dhe zbulime edhe nė shkencat e vėshtira.

    Realiteti qėndron se Dr. Ali Iljazi ėshtė shembull nderi dhe dijetar i dalluar nė dituri tė pėrgjithshme dhe ka forcė dhe aftėsi pėr zbulime, ka merita qė e bėjnė konkurrent me librat e tijė dhe punėn e tij tė dalluar edhe jasht kufijve shtetėror.

    Dr. Ali Iljazi, lindi nė Gjakovė nė vitin 1949. Rrjedh nga njė familje me ndjenja fetare e kombėtare. Nga kjo familje pati 20 hoxhallarė dhe shtatė myderriza tė dalluar qė shėrbyen nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės afro 280 vite me radhė.

    Qė nė vegjeli u dallua nė mjekėsi dhe nė mėsime Dr. Ali F. Iljazi, shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu nė vendlindje, pastaj u regjistrua nė fakultetin e mjekėsisė nė Sarajevė tė cilin e pėrfundoi nė vitin 1973. Pėr suksesin e arritur gjatė studimeve u dekorua me "Shenjen e artė tė Universitetit", si studenti mė i suksesshmi dhe mė i dalluari nė Universitet.

    Pastaj mori titullin e magjistratures nė tė njejtin Universitet, ndėrsa nė vitin 1988 mbron titullin e doktorit me sukses tė lartė.

    Pėr herė tė parė ishte ai qė zbuloi nė ish-Jugosllavi dhe Evropė testimin me karbakol si njė test bronkoprovokues mė senzitiv (Dose-response curve – PD100 Raė).

    Konsiderohet nga mjekėt e parė nė Kosovė qė aplikoi testimin provokues me pluhra organike.

    Deri mė sot ka botuar mbi 80 punime shkencore nga lėmi i mjekėsisė, tė botuara kėto nėpėr revista tė ndryshme nė lėmin e testeve provokuese me pluhra organike.

    Krahas veprimtarisė mjekėsore Dr. Ali Iljazi merret edhe studimin e Kur'anit fisnik nga kėndvėshtrimi shkencor dhe lidhjet nė mes ajeteve tė Kur'anit fisnik dhe ligjeve natyrore ne gjithėsi, nga kjo lėmi ka publikuar mbi 800 punime shkencore tė botuara nė revista tė ndryshme nė Kosovė , Maqedoni e nė ish Jugosllavi dhe nė shtete tjera tė ballkanit, kėto punime shkencore janė publikuar edhe nė Web faqe tė ndryshme nė internet.

    Qė nga viti 1988 nė mėnyrė aktive ka marrė pjesė nė ligjėrata dhe tribuna shkencore nė lėmin e mjekėsisė veqanėrisht andej kah flitet gjuha shqipe. .

    Nga viti 1990-1995 ka qenė kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Gjakovės.

    Ndėrsa nga viti 1999 deri nė vitin 2001 ishte kryeredaktor i revistės "Frymėzimi", nė Gjakovė, po ashtu ėshtė anėtar i bordit tė revistės "Univers", nė Tiranė.

    Deri mė tash ka botuar kėto libra: "Testet bronkoprovokuese nė diagnostiken e hiperaktivitetit bronkial" – "Agjėrimi nga aspekti kuranor, edukativo-arsimor, moral, social dhe mjekėsor" – "Aspekte shkencore nė Kur'an" – "Kur'ani dhe shkenca bashkėkohore" - "Kur'ani famėmadh nga kėndvėshtrimi shkencor" – "Tregime pėr Muhammedin a. s. " - "Ibn Kajjim Xhevziu-Mjekėsia e tė Dėrguarit Muhammed a. s. " – "Kur'ani prijatar i shkencės" – "Imam Xhelaluddin es Sujutiu-Mjekėsia Profetike" – "Trajtesa tė zgjedhura islame dhe shkencore (4 vėllime)" - "Imam GAZALIU – Ripėrtėritja e shkencave fetare – IHJA ULUMID-DIN – librat 1, 2, 3 dhe 4" - "Shkėndija tė urtėsisė" – "Etika e edukimit tė fėmijėve tanė" – "Emrat e Bukur tė Zotit ESMA UL HUSNA" – "Kur'ani mahnitė shkencėtarėt" – "Me islam dhe mjekėsi drejt shėndetit tė mirė" – "Kur'ani dhe embriologjia" …. . , e shum tė tjera, qė disa nga kėto janė nė botim e sipėr.

    Pėr punėn e tij tė palodhshme 35 vjeēare dhe kontributin nė mjekėsi u dekorua me Medaljen e meritave pėr popull nga qyteti i Gjakovės, po ashtu u dekorua edhe me Medaljen e artė tė Kryqit tė Kuq tė Kosovės .

    Dr. Ali Iljazi tani punon nė "Institutin e Mjekėsisė ", nė Gjakovė, dhe i ka dhėnė shumė lėmis sė mjekėsis nė territorin e ballkanit madje edhe mbarė Evopės me zbulimet e tij nė mjekėsi, ndėrsa sa i pėrket kėrkimeve shkencore ka lėnė gjurmė tė mėdha dhe me vlerė nė qėshtjen e mrekullive shkencore nė Kur'anin fisnik.



    Nga arabishtja: Zuhdi Hajzeri, Kajro, Egjipt
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Abdulkadėr Arnauti



    Bir' i trojeve shqiptare nė Kosovė, u bė objekt i shpėrnguljeve tė imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrė udhėt e kurbetit

    Bir' i trojeve shqiptare nė Kosovė, u bė objekt i shpėrnguljeve tė imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrė udhėt e kurbetit, Kadriu i vogėl i vazhdoi udhėt e largėta i prirė nga i ati dhe pjesėtarė tė tjerė tė familjeve, duke u stabilizuar nė Siri.

    Mbasi pėrfundon me sukses tė gjitha hallkat e shkollimit islam, Abdylkadėr Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bėrė njė nga dijetarėt mė tė njohur tė fushės sė Hadithit pėr Sirinė.

    Ai ligjėron nė disa medrese e institucione tė tjera tė larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tullab El Ulum El Islamie nė Damask tė Sirisė. Ligjėron edhe nė medrese tė tjera lėndėn e hadithit, duke kryer njėkohėsisht edhe rolin e ligjėruesit nė njė xhami, "Mesxhidul Muhammedijje".

    Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesėn sa nė njė fushė e nė njė tjetėr, sa si ligjėrues nė medrese e sa nė xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korektor i shtėpisė botuese nė Damask, nė mbi 90 komplete veprash, si:

    1.Zadul mesit-9 vėllime.

    2.Rreudatul taibin-12 vėllime.

    3.Zadul mead-6 vėllime.

    4.El Kafi-3 vėllime.

    5.El Furkan bėjnė evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.

    6.El Furkan bejnel hakki vei batil.

    Dhe vepra tė tjera.

    Ky personalitet i shquar, me ndjenja tė pastra atdhetare, megjithėse nė kushte tė vėshtira shėndetėsore (paralizė e pjesshme), mban kontakte tė vazhdueshme me studentė shqiptarė, nga tė gjitha viset, duke u dhėnė shumė prej kėtyre edhe mėsime individuale apo nė grupe, nėn drejtimin e kualifikuar tė tij. Nė porositė dhe kėshillat qė jep Abdulkadri, e vė theksin nė lidhjen e fjalės me veprėn, nė harmoninė e padiskutueshme tė tyre, deri nė shkrirje natyrore. Ai porositė pareshtur qė shqiptarėt tė ruajnė moralin, nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.



    Marrė nga libri "Zhvillimi i kulturės islame te shqiptarėt gjatė shekullit XX" i autorit Dr. Ramiz Zekaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drini_i_Zi : 20-09-2008 mė 08:40

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nexhat Ibrahimi


    Prof. Nexhati, si rrallė kush, ka njė kontribut tė vyer e shumė tė ēmuar nė botimin e veprave, me tematika tė ndryshme. Ai ka pėrkthyer e botuar mbi 80-tė vepra tė zhanreve tė ndryshme dhe ka shkruar e botuar mbi 30 vepra autoriale.


    Nga Mirsad Sylja - Shkodėr, mė 25. 05. 2008

    Kėrkoj tė mirėn! - Pėr prof. Nexhat Ibrahimin


    Koha kalon ēdo ditė! Rinia jonė i pėrshtatet kohės dhe evolimit tė saj, pak rėndėsi ka pėr ta se si evulon ajo... Pak rėndėsi ka nėse ky evolim (pėrparim, zhvillim, emancipim, modernizėm, si tė doni quajeni), ėshtė nė dėmin e tyre. Mjafton qė e tillė tė jetė shumica dhe, tė gjithė, o burra pas shumicės!...
    Sa herė qė nė arenėn ndėrkombėtare del nė skenė ndonjė rok-star, ndonjė top-model apo ndonjė seks-simbol, rinia jonė mundohet dhe pėrpiqet qė ta imitojė atė. Pėrpiqet qė tė vishet si ai (sipas modės, sepse ai/ajo, janė moda vetė), tė mbajė flokėt si ai, tė vendosi pirse nė hundė si ai, tė hajė si ai, tė eci si ai, tė...
    Po tė hysh nė dhomat e shumicės sė tė rinjve tanė, shikon se muret e dhomės janė tė mbushura me posterat e kėtyre "shembujve". Kalon nė rrugėt e qytetit, shikon tė rinjtė qė janė qethur (veshur, etj.) si Bred Piti, Michael Jacksoni, Cristiano Ronaldo, Elvis Prestli, etj... Pra rinia jonė kėrkon tė imitojė dhe, kėta, t'i bėjė ideal e busull orientimi. Kėta tė jenė shembulli i tij, i rinisė sonė.
    Por vėrtet, a janė kėta njerėzit e duhur pėr tu marrė shembull?! A mund tė merret si shembull njė njeri qė gėnjen? A mund tė merret si shembull njė njeri qė mashtron, qė vjedh, qė tradhton, qė drogohet, qė vret, qė s'ka familje, qė...?! A mund tė merret shembull njė njeri qė, mbi tė gjitha s'ka moral?..., assesi jo! Nuk mund tė merret shembull, ai nuk ėshtė asgjė tjetėr, por njė flluskė qė "shpohet" menjėherė, njė flluskė sapuni qė shkatėrron vetveten.

    Rini e dashur,

    Ka ardhur koha qė tė mendojmė e tė logjikojmė. Ka ardhur koha qė tė mendojmė e tė mos gabojmė nė zgjedhjen e shembullit. Ka ardhur koha qė tė mirės t'i themi e mirė, dhe tė keqes, e keqe. Ka ardhur koha qė tė marrim si shembull, krenarinė e njerėzimit! Ka ardhur koha qė, shėmbėlltyra jonė ė jetė margaritari qė s'venitet kurrė! Ka ardhur dita qė tė pimė ujė nga gota e dashurisė sė tij! Koha erdhi, qė shembulli ynė e shėmbėlltyra jonė, tė jetė profeti Muhammed (s.v.s)!...
    Ky ėshtė shembulli dhe drita qė s'u shua kurrė. Ky ėshtė krenaria e njerėzimit. Ky ėshtė ai qė solli rrotullėn e historisė. Ky ėshtė ai qė i mahniti tė gjithė, duke filluar nga shokėt e tij tė dashur, e mė pas, personalitet e ndryshme nė mbarė botėn. Ky ėshtė ai qė, Bernard Showi e quajti: "Shpėtimtar tė njerėzimit". Ky ėshtė ai, pėr tė cilin Gėte tha: "Nė histori kėrkova shembullin e njė njeriu tė shkėlqyer, e atė e gjeta, tek Pejgamberi Muhammed!". Ky ėshtė ai qė mallėngjeu princin Otto Von Bismark: "Njerėzimi, vetėm njė herė, ka parė njė figurė tė tillė unikale, siē ishe ti Muhammed dhe s'do tė ketė mė rastin tė shohė!".( )
    Ky ėshtė ai, pėr tė cilin princėr e mbretėr, njerėz tė thjeshtė e pushtetarė, thanė: "Muhammed, mė vjen keq qė s'isha bashkėkombėsi yt, se do t'i laja edhe kėmbėt!..."

    Rinia jonė e vyer,

    Mos ngurroni tė merrni shembull kėtė zotėri, tė ecni nė rrugėn e tij, tė rrezatoheni prej dritės sė moralit tė tij, tė mėsoni prej tij, tė edukoheni prej tij, tė... Mos ngurroni qė kėtė zotėri (s.v.s) ta bėni shėmbėlltyrėn tuaj mė tė mirė, sepse ai vėrtet e meriton, dhe keni pėr tė shikuar se keni marrė shembullin e duhur.

    * * *

    Mirėpo, All-llahu i Madhėruar, me mėshirėn e dhuntinė e Tij nderoi dhe, nė grada mė tė ulėta se ato tė profetit (s.v.s), bėri tė mundur qė nė tokė tė kemi edhe shembuj tė tjerė. Njerėz tė mirė, dijetarė qė e pėrmendin Zotin, tė cilėt mund tė merren shembull dhe qė rrezatojnė dritė. All-llahu i Mėshirshėm i pėrmendi nė Kur'an duke thėnė: "Po All-llahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij vetėm dijetarėt, All-llahu ėshtė mbi gjithēka, ėshtė mėkatfalės."( )
    Pra, I Madhi Zot e nderoi kėtė kategori njerėzish, e pėrmendi nė Kur'anin fisnik dhe i bėri shembull pėr tė tjerėt...
    I Madhėrishmi, me bujarinė e Tij, bėri tė mundur qė shembuj tė tillė tė kemi edhe nė trojet shqiptare; ėshtė njė mirėsi e madhe kjo, pėr tė cilėn e falėnderojmė pamasė Zotin e Madhėruar.

    Njėri ndėr kėta shėmbėlltyra tė pastra, ėshtė edhe njė njeri i thjeshtė. Njė punėtor i madh. Njė familjar i rregullt. Njė intelektual e studiues i mirėfilltė; njė besimtarė i devotshėm, me zemėr tė madhe, me moral tė lartė, me edukatė tė mirė. Ai ėshtė studiuesi dhe profesori i nderuar, z. Nexhat Ibrahimi.

    Efendi Nexhati, u lind mė 10 Qershor nė fshatin Zgatar, Opojė, nė rrethin e Prizrenit. Mė 1974-ėn u regjistrua nė Medresenė "Alauddin", nė Prishtinė, dhe e pėrfundon atė me rezultate tė larta. Mė pas, mė 1980-ėn regjistrohet nė Fakultetin e Shkencave Islame nė Sarajevė, nė tė cilin diplomoi mė 24 Tetor 1984. Mė pas, mė 1981-in u arrestua, u dėnua dhe vuajti dėnimin prej 63 e ditėve nė Burgun Qendror tė Sarajevės. U lirua nė mungesė tė fakteve. Akuza ishte: "Irredentizmi shqiptar dhe klero-nacionalizmi, shfrytėzimi politik dhe ekonomik i Kosovės nga Serbia, e drejta e studentėve pėr demonstrata, Kosova Republikė, etj". Mė 1990-ėn nė Kuvendin e Shoqatės sė Ulemave nė Prishtinė, u zgjodh pėr anėtarė tė Kryesisė sė Shoqatės sė Ulemave tė Kosovės nė Prishtinė. Kryesia e SHU unanimisht e zgjodhi pėr kryetar. Nė vitin 1991, Nė Kuvendin e Bashkėsisė Islame tė Jugosllavisė nė Sarajevė u zgjodh anėtar i Rijasetit tė Bashkėsisė Islame tė Jugosllavisė, nė Sarajevė nga territori i Bashkėsinė Islame tė Kosovės. Mė 1992-in, mė 14 Dhjetor, nė Prizren u arrestua nė krye tė grupit politik ilegal, i njohur si afera e hoxhallarėve. Me kėtė rast u dėnua me 8 vjet burg, qė nė kėtė periudhė kohore mund tė quhej dėnimi mė afatgjatė politik pėr shqiptarėt e Kosovės. Mė 1994-ėn, nga burgu i Prizrenit u transferua nė burgun e Dubravės sė Istogut, ku u vendos nė karantinė, rreth tre muaj nė mbikėqyrje tė veēantė – tipi i mbyllur, tre muaj tė tjerė, pėrsėri nė mbikėqyrje tė veēantė – tipi gjysmė i mbyllur, mė pak se 3 vjet nė tipin B tė mbyllur, rreth 6 muaj tė tipin A, gjysmė tė mbyllur. Nė 1998-ėn, mė 21 Qershor, u boshatis Burgu i Dubravės, tė gjithė tė burgosurit shqiptar u dėrguan nė Serbi, kurse Nexhat Ibrahimi me 17 tė burgosur tė tjerė u dėrgua nė Burgun e Qarkut tė Zajeēarit. Aty qėndroi rreth 18 muaj, nė izolim total, me minimum ushqimi, mjekimi, informimi, etj. Mė 1999-ėn, mė 15 dhjetor, pėrfundoi vuajtjen e dėnimit pas 7 vjet e 1 ditė burg. Nga Burgu e deri nė Prishtinė, sė bashku me disa tė burgosur tė tjerė, i solli "Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar". Nė vitin 2000, mė 01. 02. 2000, pas gjithė asaj periudhe tė mundimshme, rigjeti forcat dhe filloi sėrish punėn nė Kėshillin e Bashkėsisė Islame, nė Prizren. Pas kėsaj kohe nuk ėshtė i angazhuar politikisht, nuk mbart funksione publike brenda dhe jashtė Bashkėsisė Islame.
    Pas daljes nga burgu, edhe si pasojė e problemeve shėndetėsore, ai u mor mė shumė me shkrime dhe botime, duke dhėnė njė kontribut tė shkėlqyer e tė pashembullt, jovetėm nė shtypin fetar Islam, por edhe nė atė periodik, si nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Bosnje, etj.
    Ai ka bashkėpunuar e botuar nė gazetat dhe revistat mė nė zė tė kohės, si: Gazetėn "Besa" – Prizren, "Besimi" – Prizren, "Drita islame" – Tiranė, "Besimtari" – Shkodėr, "Epoka e Re" - Prishtinė, "Elif" – Podgoricė, "Koha Jonė" – Tiranė, "Rilindja" – Prishtinė, "Preporod" – Sarajevė, etj.
    Me revistat: "Edukata islame" – Prishtinė, "Dituria islame" – Prishtinė, "Etika" – Shkodėr, "Familja" – Tiranė, "Fjala" – Prishtinė, "Jeta e Re" – Prishtinė, "Globi" – Shkup, "Glasnik" – Sarajevė, "Hėna e Re" – Shkup, "Impakt" – Tiranė, "Flaka" – Shkup, "Mendimi Islam" – Tiranė – Prizren, "Nacional" – Tetovė, "Nurul-Kur'an" – Prishtinė, "Studime Orientale", "Takvimi" – Prishtinė, "Vjetari i Arkivit" – Prishtinė, "Univers" – Tiranė, "Vepra" – Shkup, "Takvimi" – Shkup, etj.

    Prof. Nexhati, si rrallė kush, ka njė kontribut tė vyer e shumė tė ēmuar nė botimin e veprave, me tematika tė ndryshme. Ai ka pėrkthyer e botuar mbi 80-tė vepra tė zhanreve tė ndryshme dhe ka shkruar e botuar mbi 30 vepra autoriale. Ashtu siē e cekėm pėrkitazi edhe mė lart, ai ka botuar qindra artikuj, recensione kritike, vlerėsime, parathėnie e pasthėnie nė libra e botime tė ndryshme. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume, konferenca tė ndryshme, sesione shkencore brenda dhe jashtė vendit, etj.
    Mė poshtė po paraqes njė pasqyrė tė disa veprave tė botuara nga zotėria e tij:

    A. Vepra autoriale tė botuara:

    1990:
    1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren, 1410 / 1990, fq.78. (separat)
    2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e bamirės i shek. XV-XVI, Prizren, 1410/1990, fq.36. (separat)
    3. N. Ibrahimi, Muslimanėt nė Ballkan nė periodėn paraosmane, Prizren, 1410/1990, fq. 34. (separat)
    1992:
    4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/1992, fq. 108.
    5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me pėrkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.
    1997:
    6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102. Libri i njėjtė me titull tjetėr: N. Ibrahimi, Islami nė Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 102.
    1998:
    7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore tė doktrinės sė saj, Shkup, 1998,fq.162.; Bot. II, Prizren, 1421/2000.
    8. N. Ibrahimi, Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, Shkup, 1998, fq. 300; botimi II, Shkup, 1999, fq. 300; bot. III, Prishtinė, 2000, fq. 300.
    2000:
    9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjatė shekujve, Prizren, 1421/2000, fq. 18.
    10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.
    2001:
    11. N. Ibrahimi - Pėrgatiti, shkroi dhe pėrktheu, Mevludi nė gjuhėn shqipe, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
    2003:
    12. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanėt nė tokat shqiptare dhe nė Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 fq.
    2004:
    13. N. Ibrahimi, Dimensione kur'anore, Shkup, 2004, fq. 78.
    14. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, fq. 178.
    15. N. Ibrahimi, Aspekte tė marrėdhėnieve islamo-kristiane nė Mesjetė, Prishtinė, fq. 67.
    2005:
    16. N. Ibrahimi, Kronologji e historisė islame dhe e popujve muslimanė nė botė, Prishtinė, 2005, 156 fq.
    17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 fq.
    18. N. Ibrahimi, Bazat e etikės islame, Shkup, 2005, 240 fq.
    2006:
    19. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 370 fq.
    2007:
    20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla tė akaidit islam, Prishtinė, 2007, fq. 47.
    21. N. Ibrahimi, Suksesi i garantuar – Edukimi i drejtė, Prishtinė, 2007, fq. 72.



    B) Vepra autoriale tė pabotuara:

    22. N. Ibrahimi, Sektet nė historinė e mendimit islam, Shkup, 2007, 240 fq.
    23. N. Ibrahimi, Muslimanėt nė kėrkim tė Islamit, I-II, Shkup, 2007, 400 fq.
    24. N. Ibrahimi, Universi i Jusufit a.s., fq. 180.
    25. N. Ibrahimi, Leksikoni i thukėt islam, fq. 180.
    26. N. Ibrahimi, Ta njohim identitetin tonė musliman, fq. 250.
    27. N. Ibrahimi, Ēelėsi i suksesit – si?, fq. 330.
    28. N. Ibrahimi, Dromca nga historia e filozofisė islame, fq. 80.
    29. N. Ibrahimi, Disa shprehi tė dėmshme, fq. 40.
    30. N. Ibrahimi, Aspekti islamo-kombėtar i Lidhjes sė Prizrenit mė 1878, fq. 80.
    31. N. Ibrahimi, Nė Islam ka vend edhe pėr jomuslimanėt, fq. 80.
    32. N. Ibrahimi, Njohuri themelore tė Islamit (tre hadithe), fq. 120 (libėr xhepi)
    33. N. Ibrahimi, Vepra tė zgjedhura tė Imam Vehbi Ismailit, 1-27, Shkup, 2009.

    Veprat e pėrkthyera:

    A) Tė botuara:


    1983:
    34. Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, Prishtinė, 1983, metni, (Edukata islame).
    1984:
    35. Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, Prishtinė, 1984, metni (Edukata islame).
    1985:
    36. Imam El-Maturidiu, Traktati mbi besimin islam, (me koment), Prishtinė, 1985-1986, Edukata Islame.
    1986:
    37. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisė, (-), (-), fq. 50. (I botuar nė disa revista).
    1987:
    38. M. Mahmud, Prej dyshimit deri nė besim, Prishtinė, 1987, fq. 114; Disa botime.
    1988:
    39. Muhammed A. Draz, Agjėrimi i ramazanit, Prishtinė, 1988, fq. 62: Disa botime.
    1989:
    40. El-Mewdudi, Muhammedi a.s dhe Kur'ani i shenjtė, Prizren, 1409/1989, fq. 120.
    41. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtinė, 1989, (Edukata islame).
    1990:
    42. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, (bashkėpėrkthyes), Prizren, 1410/ 1990, fq. 24.
    43. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtinė, 1990, fq. 164. Disa botime.
    44. M. Ikball, Poezi tė zgjedhura, bashkėpėrkthyes, Prizren, 1410/1990, fq. 36.
    45. Vexhi Demiraj, Filozofėt muslimanė, Prizren, 1410/1990, fq. fq. 64.
    46. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990, fq.102. Disa botime.
    47. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren, 1419/1990, fq. 22.
    48. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren, 1410/1990, fq. 23. Disa botime.
    49. A. Izetbegoviq, Islami sot dhe nesėr – Deklarata islame, Prizren, 1411/1990, fq. 77; Disa botime.
    50. A. Izetbegoviq, Kundėrthėniet e Marksit dhe dėshtimet e marksizmit, Prizren,1410/1990, fq.8.
    1991:
    51. Imam El-Gazaliu, Rruga deri nė shpėtim, (me koment), Prizren, 1411/1991, fq. 62.
    52. Ramiq, Hutbe tė zgjedhura tė Muhammedit a.s., bashkėpėrk., Prizren, 1411/1991, fq. 126.
    53. Kaleshi, Kontributi i shqiptarėve nė dituritė islame, Prizren, 1411/1991, fq. 120.
    54. R. Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevė, 1411/1991, fq. 166.
    55. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtinė, 1989, (Edukata Islame).
    56. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisė, (-), (-), fq. 50. (I botuar nė disa revista).
    57. M. Mahmud, Prej dyshimit deri nė besim, Prishtinė, 1987, fq. 114; Disa botime.
    58. Muhammed A. Draz, Agjėrimi i ramazanit, Prishtinė, 1988, fq. 62: Disa botime.
    1992:
    59. F. Sheta, Martesa islame, bashkėpėrkthyes, Prizren, 1992, fq. 22.
    60. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, 1413/1992, fq.126.
    61. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36.
    62. Jasini nė transkriptim e pėrkthim shqip, Prizren, 1413/1992, fq. 64.
    63. Ulfe Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 78. Disa botime.
    64. Imam Homeini, Mesazhi drejtuar M. Gorbaēovit, Prizren, 1992, fq. 24.
    1993:
    54. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup, 1413/1993, fq. 70. Disa botime.
    1995:
    55. El-Mewdudi, Sistemi i jetės nė islam, Prizren, 1415/1995, fq. 68.
    1996:
    56. En-Neveviu, Rijad'us-salihin, bashkėpėrkthyes, Shkup, 1996, fq. 645.
    57. Grup autorėsh, Jeta familjare islame, Prizren, 1416/1996, fq. 96.
    58. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkėpėrkthyes), Prizren, 1416/1996, fq. 48.
    59. En-Neveviu, Rijad 'us-salihin, bashkėpėrkthyes, Shkup, 1996, fq. 645. Disa botime.
    1997:
    60. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetovė, 1997, fq. 82. Botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 82.
    61. El-Behij, Imani – besimi nė All-llahun xh. sh., Shkup, 1418/1997, fq. 116. Botimi II, Prizren, 2000/1421. fq. 116.
    62. M. Hanxhiq, Hyrje nė shkencėn e tefsirit, Shkup, 1997, fq, 70.
    63. M. Hanxhiq, Hyrje nė shkencėn e hadithit, Shkup, 1997, fq. 66.
    64. Corbin, Historia e filozofisė islame, I –II, Shkup, 1997, fq. 446.
    1998:
    65. A. Bulaq, Islami dhe demokracia, teokracia e totalitarizmi, Shkup, 1419/1998, fq. 220.
    2000:
    66. Si ta njohim artin islam, Prishtinė, 2000, fq. 64.
    67. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkencės nė kritikėn e religjionit, Prizren, 2000, fq. 46.
    68. Muslimani i vogėl, I, Prizren, 2000, fq. 50. (pėr fėmijė)
    69. Muslimani i vogėl, II, Prizren, 2000, fq. 50. (pėr fėmijė)
    70. Muslimani i vogėl, III, Prizren, 2000, fq. 50. (pėr fėmijė)
    71. Muslimani i vogėl, IV, Prizren, 2000, fq. 62. (pėr fėmijė)
    72. Ibn Hazmi, Shėrimi i shpirtrave, Prizren, 2001/1421, fq. 93.
    73. Muharrem Omerdiq, Pėrēarja dhe pasojat e saj, Prizren, 2001/1421, fq. 43.
    74. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij, Prizren, 1422/ 2001, fq. 34.
    75. N. Ibrahimi - Pėrgatiti, Mevludi shqip, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
    76. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit tė Kur'anit, Prizren, 2001, fq. 38.
    77. Hutbeja lamtumirėse e Muhammedit a. s., Prizren, 2001, fq. 20.
    2002:
    78. Muhammed Asad, Islami nė udhėkryq, Prizren, 2002/1423, fq. 117.
    79. Grup autorėsh, E vėrteta rreth vehabizmit dhe vehabistėve, Tetovė, 2002/1423, fq.76. Bot. II, Prizren, 2002/1423, fq.75.
    80. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 156.
    2003:
    81. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 88.
    82. Muhammed Asad, Rruga pėr nė Mekė, Shkup, 2003, fq. 503.
    83. Imam Maturidiu, Jeta, vepra dhe mėsimi, Prishtinė, 2003, fq. 96.
    84. N. Smailagiq, Halifėt besimdrejtė, Prizren, 2003, fq. 40.
    85. M. S. Kayani & H. Murad, Djaloshi guximtar - Aliu r. a., Prizren, 2003, fq. 28.
    86. Imam Nevevi, Rijadus-salihin, ribotim, Shkup – Prishtinė - Tiranė, 2003, fq. 506.
    87. Haki Sharofi, Edukata fetare dhe morale, ribotim, I-II, Shkup, 2003, fq.
    2004:
    88. Ser Thomas W. Arnold, Historia e pėrhapjes sė islamit, Prishtinė, 2004, fq. 501.
    2005:
    89. N. Ibrahimi, Fikh'ul-ekber – parathėnia, pėrkthimi dhe komentimi, Prishtinė, 2005, 120 fq.
    2006:
    90. Ibn Tejmijje, Kitab 'ut-tewhid (Monoteizmi islam), Prishtine, 2006, fq. fq. 80.
    91. Mid'hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Shkup, 2006, fq. 350.
    92. Muhammed Ikball, Ripėrtėritja e mendimit fetar nė islam, Shkup, 2006, fq. 240.
    2007:
    93. Seid Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi, rreth fq. 220.
    2008:
    94. Grup autorėsh, Fundamentalizmi islam - ē'ėshtė ky?, rreth fq. 280.
    95.



    Vepra tė pėrkthyera:

    B) Tė pabotuara:


    96. Mauricie Bucaille, Bibla, Kur'ani dhe shkenca, version i zgjeruar, rreth fq. 500. (Logos-A).
    97. Alija Izetbegoviq, Robėr nuk do te bėhemi, rreth 240 faqe, ne pėrgatitje.
    98. Jusuf El-Karadavi, E drejta islame - Aktualiteti gjithėkohor dhe gjithėhapėsinor, fq. 250.
    99. Mehmet Hanxhiq, Prehja e shpirtrave (Lutje nga Kur'ani dhe Hadithi), rreth fq. 80.
    100. Ibn Haldun, El-Mukaddima – pjesė tė zgjedhura, rreth fq. 350 (Mbi gjysma e materialit ėshtė sekuestruar nga policia serbe mė 14.12.1992).
    101. Sejjid Hussein Nasr, Islami dhe tė studiuarit e natyrės, rreth fq. 50.
    102. Ebu'l-Hasan El-Esh`arij, Traktati mbi arsyeshmėrinė e ilm'ul-kelamit (Risaletun fi istihsani'l-hawdi fi ilm'il-kelami), nė pėrgatitje, rreth fq. 60.
    103. Muhammed Asad, Parimet e shtetit dhe tė pushtetit nė Islam, rreth 200 faqe, nė pėrgatitje.( )


    Periudha e burgut ėshtė njė histori mė vete. Ėshtė njė periudhė e zezė, plot mundime, sakrifica, tortura, vuajtje, sprova, mall dhe shqetėsim pėr familjen e tij tė ndershme...
    Mundimet dhe vuajtjet me pranga nė duart e tij tė pastra, nga tė cilat buron mirėsia e tė shkruarit bukur, do tė shkruhej libri mė kujtime: "Ky ishte dimri i madh" – (Letėr familjes nga burgu u Dubravės).
    Kam bindjen se kjo periudhė ishte sprovė e madhe pėr tė dhe familjen e tij tė dashur. Ai e kaloi kėtė sprovė mė sukses, me bindje ndaj caktimit tė Zotit, me vullnet tė hekurt, me sakrifica, duke besuar nė premtimin e All-llahut tė Madhėruar. E ai..., e gjeti dhe do ta gjejė shpėrblimin tek All-llahu Premtim-mbajtės! Kush ka bėrė ndonjė tė mirė, qoftė sa njė thėrrmijė, do ta shohė atė, e kush ka bėrė ndonjė tė keqe, qoftė sa njė thėrrmijė, do ta shohė atė (pra do ta gjejė tek All-llahu xh.sh)!( )

    Burgu ishte i vėshtirė pėr profesorin, por ai ia kaliti durimin; ishte torturues, po ai ia shtoi shpėrblimin tek Zoti i Madhėruar; ishte i mundimshėm, por ai (Nexhati) tregoi se njeriu duhet tė pajtohet me caktimin e Zotit. Burgu e thinji, por ato thinja tregojnė urtėsi, tregojnė shumė...

    "Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetėrimit Islam", me qendėr nė Tiranė, nė njė konkurs ndėrkombėtar qė zhvilloi ky institut, mė 2006-ėn, prof. Nexhat Ibrahimit iu dha ēmimi fitues i konkursit pėr veprėn e tij studimore, librin "Islami si provokim global".( )

    Ndėrsa, "Forumi rinor Islam", me qendėr nė Shkup – Maqedoni, i dha profesor Nexhatit njė dekoratė mirėnjohjeje, me motivacionin: "Pėr angazhimin e palodhshėm shkencor dhe intelektual nė drejtim tė afirmimit pozitiv tė vlerave madhore Islame", Shkup, 11.01.2008.
    Kėto e shumė vlerėsime tė tjera janė pėr prof. N. Ibrahimin, qė sado pak kėto dekorata e mirėnjohje, shprehin mirėnjohjen dhe respektin e thellė qė gėzon secili pėr profesor Nexhatin, sepse secili ndihet borxhli ndaj tij, sepse ka mėsuar, tė paktėn, qoftė edhe njė germė nga shkrimet e botimet e tij madhėshtore!...

    Ai vazhdon tė punojė nė Prizren mes miqve e shokėve tė dashur. Vazhdon tė kalojė orė tė tėra mbi letra, duke studiuar, shkruar e hulumtuar. Ndonėse me probleme shėndetėsore, ai nuk ndalet, punon natė e ditė, sepse e ndjen se ka shumė pėr tė dhėnė; me tė vėrtet qė ka shumė, ai ėshtė njė thesar i vyer...

    Rini e dashur,

    Muhammedi (s.v.s) ėshtė shembulli mė i mirė, shokėt e tij besnikė, njerėzit e mirė nė brezat pasardhės, prof. Nexhati me shokė!...

    Kėto janė shėmbėlltyra dhe krenaria jonė!

    Me tė vėrtetė qė ia vlen pėr tu marrė shembull njė burrė si efendi Nexhati..., shembull dhe virtyt qytetarie, simbol i sakrificės dhe qėndresės, edukatės sė mirė, moralit tė lartė, i punės sė ndershme e tė palodhur, i zemrės sė madhe, i tolerancės, i paqes, i bukurisė, i devotshmėrisė, shembull pėr ēdo gjė!...

    Nė fund, e di se nuk kam arritur tė pėrēoj plotėsisht vlerat e tua profesor, por lutem qė sadopak, tė kem pėrēuar diēka nga ju, sado tė vogėl...

    Selam mbi ty, o kolosi i trevave shqiptare!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Shuajb Muharrem Arnauti


    Numri i librave qė ka punuar vetė e me bashkėautorė, ose ka qenė mbikėqyrės i tyre, arrin nė mbi njėqind e gjashtėdhjetė vėllime, nė tė cilat pėrfshihen libra nė shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra tė pėrkthyer etj.


    Shuajb Muharrem Arnauti
    Hulumtues i Njohur i Librave Tė Kulturės Islame


    Shuajb Muharrem Arnauti lindi nė qytetin e Damaskut nė vitin 1928. Nė familjen e tij, ku tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjė tė pranishme. Shuajbi mėsoi nga i ati dijet elementare tė islamit.

    Qysh i vogėl mėsoi pėrmendėsh shumė pjesė nga Kur'ani, ndėrsa dėshira pėr t'u thelluar edhe mė tepėr nė sekretet e librit hyjnor e bėri atė qė qysh nga mosha 17 vjeēare t'i pėrkushtohej mėsimit tė gjuhės arabe dhe gramatikės sė saj. Kėshtu, pėr mė se dhjetė vjet radhazi, Shuajb Efendiu vazhdoi tė ndjekė ligjėratat e gjuhės nėpėr xhamitė dhe medresetė e vjetra tė Damaskut, veēori e tė cilave ishte se nxėnėsi ishte i lirė tė zgjedhte dijet, qė i interesonin, dhe askush nuk kishte tė drejtė ta detyronte nxėnėsin qė tė mėsonte atė qė nuk i interesonte ose nuk i pėrshtatej.

    Gjatė kėsaj kohe Shuajb Efendiu mėsoi nga dijetarėt mė tė mirė tė gjuhės arabe qė kishte Damasku dhe lexoi librat mė tė njohur si: "Sherh ibni Akil" dhe "Kafijen" e Ibni Haxhibit tė komentuar nga Mulla Xhabi, "El Mufas-sal" tė Zemalsheriut, "Shudhur e dh-dheheb" tė Ibni Hisham el-Ensariut,"Esrar el-Belaga"dhe "Delail el-Iexhaz"nga Abdulkadėr el-Xhurxhami etj. Nga mėsuesit e tij mė tė njohur prej tė cilėve mėsoi dijet e gjuhės arabe ishin: Muhamed Salih el-Ferfur, Arif Ed-Devgji, Sulejman Gavoqi (shqiptar) etj.

    Dhe pas kėtij udhėtimi tė gjatė nė thellėsinė e gjuhės arabe, nė tė cilėn arriti njė nivel mjaft tė lartė, Shuajb Efendiu e pa tė nevojshme t'i kushtonte njė kohė edhe mėsimit tė shkencave juridike islame (Fikhut islamik). Pėr kėtė qėllim lexoi librat mė tė njohur tė kėsaj fushe, sidomos nė Medhėhebin Hanefi, si: "Meraki El-Felah" tė Sherenblalit, "El-Ihtijar" tė Musulit, "El-Kitab" tė Ebi Haseb El-Kudurit, "Hashiet Ibni Abidin" qė njihet si "Redd El-Muhtar Ala Ed-dar El-Muhtar" etj.

    Kėshtu Shuajbi i kaloi mė tepėr se shtatė vjet duke mėsuar Usuli Fikhun, Tefsirin e Kur'anit, Mustalah El-Hadithin, leximin e librave tė moralit etj. Eshtė kjo kohė, kur ai kishte kaluar tė tridhjetat.

    Ajo qė i ra nė sy Shuajbit gjatė studimeve tė tij e qė pati ndikim tė rėndėsishėm nė formimin e tij shkencor si dijetar qe se te profesorėt e tij ndihej njė mungesė e theksuar nė njohjen e rangjeve tė hadithit. Ose thėnė ndryshe, hadithet e dobėta (Daif) dhe tė mbathurat (Mevdu) tė cilat pėrdoreshin mė tepėr nė shpjegimet, ligjėratat dhe literaturėn islame tė asaj kohe.

    Prandaj e pa tė nevojshme qė tė specializohej nė kėto dije, pėr tė mundur tė rishikonte dhe rivlerėsonte librat e hadithit dhe tė synetit tė Pejgamberit a.s., nė mėnyrė qė tė krijohej njė mbėshtetje pėr studiuesit dhe tė bėhej njė sqarim i domosdoshėm pėr lexuesit e literaturės islame nė pėrgjithėsi.

    Kėshtu qė nė vitin 1955, kur nė Damask filloi tė punojė si mėsimdhėnės i gjuhės arabe dhe i edukatės islame, pa se kjo nuk i linte kohė tė mjaftueshme pėr studimin e traditės dhe tė librave tė hadithit. Prandaj qė nė vitin 1958 filloi njė punė tė rė nė "Bibliotekėn islame tė Damaskut", ku kryesoi grupin e seksionit qė merrej me kritikėn dhe korrigjimet e literaturės burimore islame.

    Nė bibliotekėn islame ndenji afro njėzet vjet plot dhe gjatė kėsaj kohe hulumtoi, identifikoi dhe korrigjoi mbi shtatėdhjetė vėllime librash tė ndryshėm me karakter historik, fetar islamik dhe letrar, si: "Sherh Es-Sunne" tė Begaviut (gjashtėmbėdhjetė vėllime), "Zadul Mesir" tė Ibni Xhevzis (nėntė vėllime), "Revdatu Et-talibin tė Neveviut (dymbėdhjetė vėllime), "El-Mubdi fi Sherh El-mukni" tė Ibni Muflikit (dhjetė vėllime), "Muhedh-dheb el-egani" tė Ibni Mendhurit (dymbėdhjetė vėllime) etj.

    Mė parė Shuajb Efendiu e pa tė arsyeshme tė largohej qė andej, ngase rregullorja e atyshme si dhe jeta pėrgjithėsisht nė Siri nuk i krijonte mundėsi pune e hulumtimi. Kėshtu qė nė vitin 1982 ai shkoi nė kryeqytetin e Jordanisė, Aman, ku filloi tė punojė nė fondacionin "Err-rrisale" dhe u angazhua tė kryesonte seksionin e kulturės. Kontributi i Shuajb Efendisė nga koha kur erdhi nė Aman e gjer mė sot ėshtė i pallogaritshėm pėr shkencat islame dhe kulturėn arabe nė pėrgjithėsi. Ne, sa pėr ilustrim,po pėrmendim disa:

    "Siretu ealam en-nubela" tė Dhehebiut (nė njėzet e dy vėllime), "El-ihsan fi takrib sahih Ibni Hb-ban" (tetėmbėdhjetė vėllime), "El-avasim ve el-kavasim" tė Ibnu El-Vezirit (nėntė vėllime ), "Zadul Mead" tė Ibnul Kajimit (pesė vėllime) etj.

    Numri i librave qė ka punuar vetė e me bashkėautorė, ose ka qenė mbikėqyrės i tyre, arrin nė mbi njėqind e gjashtėdhjetė vėllime, nė tė cilat pėrfshihen libra nė shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra tė pėrkthyer etj.

    Shuajb Efendiu, ose si e quajnė nė Jordani Shejh Shuajbi, edhe pse i lindur jashtė atdheut e jetuar atje, flet rrjedhshėm gjuhėn shqipe. Pas viteve '90 ka vizituar edhe Shqipėrinė, tė cilėn asnjėherė nuk e harron.

    Marrė nga libri "Zhvillimi i kulturės islame te shqiptarėt gjatė shekullit XX" i autorit Dr. Ramiz Zeka
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Vehbi Dibra-Agolli


    Si mendimtar dhe bartės i vizionit tė islamit ndėr shqiptarėt, Haxhi Vehbiu kuptoi qartė problemet dhe vėshtirėsitė para tė cilave gjendej Komuniteti Musliman Shqiptar, tė cilin ai e kryesonte.


    HAXHI VEHBI DIBRA (AGOLLI)
    Komentatori Mė i Mirė i Kur'anit Nė Gjuhėn Shqipe



    Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) lindi nė Dibėr tė Madhe me 12.03.1867. Pas kryerjes sė studimeve teologjike dhe specializimit nė fushėn e filozofisė islame, logjikės, shkencave juridike etj, emėrohet myfti i Dibrės, detyrė qė e ushtroi deri mė 1912. Nė vitin 1909 merr pjesė nė Kongresin e Dibrės, ku u zgjodh kryetar i tij. Mė 1912 shkon delegat nė Kuvendin Historik tė Vlorės, ku zgjidhet kryetar i Pleqėsisė (Senatit) (Organ konsultativ nė ndihmė tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės), zėvendėsonte Ismail Qemalin kur ai mungonte.

    Zotėronte arabishten dhe turqishten. Haxhi Vehbi Dibra u emėrua myfti i Shqipėrisė pas shpalljes sė Pavarėsisė, post qė e mbajti deri mė 1929. Gjatė kėsaj kohe Komuniteti Musliman mori ngjyrė kombėtare dhe zgjidhi shumė probleme. Sistemoi tė gjitha pronat e vakėfeve, i evidentoi kėto me dokumentacionin pėrkatės tė pėrpiktė, normalizoi shėrbimin fetar nė qytete e fshatra, realizoi njė varg reformash centralizuese, sidomos nė drejtim tė vartėsisė sė faltoreve dhe kuadrove, ai hodhi edhe idenė pėr formulimin e statutit.

    Komuniteti qė fitoi njohjen juridike, filloi tė botojė revistėn e pėrmuajshme "Zani i Naltė". Ai ndikoi nė hapjen e "Medresesė sė Naltė" nė Tiranė. Nė kėtė mėnyrė autoriteti i Komunitetit Musliman Shqiptar u rrit shumė dhe vendosi lidhje me shumė vende islame. Mė 1935 H.V.Dibra shkon pėr herė tė dytė nė Qabe, ku u afirmua si njė dijetar islam i kohės.

    H.V.Dibra ishte njė nga komentatorėt mė tė shkėlqyer tė Kur'anit nė gjuhėn shqipe. Kėto konferenca tė mbajtura nė xhami janė botuar nė revistėn "Zani i Naltė". Ndėrsa nė vitin 1993 botohen tė plota nė SHBA nga Imam Vehbi Ismaili, nėn titullin "Ē'urdhėron Kur'ani?"

    Tė gjitha cilėsitė e teologut islam pėrsonifikoheshin te V.Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentator i Kur'anit. Kryesoi dhe drejtoi pėr vite me radhė teologėt mė tė shquar shqiptarė. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij tė larta e progresive, i ftonte njerėzit ta shfrytėzojnė inteligjencien e tyre.

    Nė komentin qė i bėnte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur'anore thoshte:

    "Me zgjedhė tė aftin e tė meritueshmin dhe me e vu nė krye tė detyrės, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye, me drejtėsi...".

    Nė planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmė njė propagandist tė shkėlqyer, qė punonte gjithmonė pėr mbarėvajtjen e kombit e tė atdheut. Nė unitetin dhe bashkimin e gjithė shqiptarėve shihte tė vetmen rrugė pėr tė siguruar tė ardhmen tonė. Ai do tė thoshte nė Kuvendin Kombėtar tė Vlorės mė 28 nėntor 1912 se "Kristiani e myslimani janė vėllezėr shqiptarė tė pandarė". "Armikut tė atdheut i pritet hovi e guximi nė qoftė se na shef tė bashkuar e tė lidhur pėr njė qėllim tė naltė". "Naltėsimi e pėrparimi i njė vendi varet nė sigurimin e qetėsisė sė brendshme. Atje ku mungon qetėsia, nuk mund tė pėrparojė industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike qė e lumturojnė njė popull".

    Si mendimtar dhe bartės i vizionit tė islamit ndėr shqiptarėt, Haxhi Vehbiu kuptoi qartė problemet dhe vėshtirėsitė para tė cilave gjendej Komuniteti Musliman Shqiptar, tė cilin ai e kryesonte. Ai kuptoi se islami nė Shqipėri duhej t'i hynte njė rruge tė re pėr tė vazhduar misionin dhe rolin e tij mirėbėrės e civilizues nė ndėrtimin e tė ardhmes sė atdheut. Ai theksonte se:"Injorancėn s'mund ta justifikojmė me pleqėrinė tonė, as me mungesėn e shkollave nė atdheun tonė... pse jemi urdhnue pėr tė studue deri kur tė vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri nė vendet mė tė largėta pėr tė studiue ". Sipas tij trashėgimia islame e mbetur prej tė parėve duhej tė bėhej e vazhdueshme nė mėnyrė qė tė barazohej me arritjet moderne, "duke i shtyrė kufijtė e diturisė nė horizonte me tė largėta se ē'kanė parafytyruar teologėt dhe dijetarėt e parė tė trevave tona".

    Sa herė qė fatet e Shqipėrisė ishin nė rrezik, ai frymėzohej nga porosia e Muhammedit (a.s.) "Dashuria pėr atdheun ėshtė pjesė e besimit". Vdiq nė Tiranė nė vitin 1937.

    Marrė nga libri "Zhvillimi i kulturės islame te shqiptarėt gjatė shekullit XX" i autorit Dr. Ramiz Zeka
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Mulla Idriz Gjilani




    Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike.

    Mulla Idriz Gjilani
    Udhėheqėsi Shpirtėror, Politik e Ushtarak



    Nė historinė e re tė gjysmės sė parė tė shekullit tonė, ēfaqet dhe figura e Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar atdhetar konseguent, orator e mjeshtėr i penės, i zoti i punės, besnik i fjalės, predikues fetar dhe mualim-mėsues iluminist, ideolog dhe luftėtar i lirisė, i vendosur nė idealet e veta liridashėse, si bjeshkėt e Kosovės, tė cilat i mbrojti me fjalė, me pushkė, me gjak, burrėrisht, trimėrisht, i pathyeshėm, me plagė nė zemėr e nė trup, nuk u dorėzua, u bė legjendė si Basho Muji".

    Mulla Idriz Gjilani lindi nė Velekincė, katund nė periferi tė Gjilanit, mė 4 qėrshor 1901. Ndoqi studimet fillestare nė mejtepin e Cernicės, tė cilin e mbaroi nė vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi nė medresenė "Atik" nė Gjilan. Mė 1926 u diplomua, pas njė ndėrprerjeje tė shkollės. Nė moshėn 25- vjeēare u bė imam dhe fitoi titullin Mulla. Shėrbeu nė detyrėn e Imamit nė Karadak e nė Hogoshtė. Mė 1941 u zgjodh nė postin e Bashvajizit nė Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor tė Vakufit tė Shkupit.

    Nė karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur'anore dhe hadithore qė pėrcaktonin vlerat e arsimit, tė kulturės dhe tė edukatės: "Pa shkollim - thotė ai, - nuk ka fe tė mirėfilltė", "Talebet (nxėnėsit) tonė nuk duhet tė mėsojnė mė vetėm pėr leximin e Kur'anit, por edhe pėr njohjen e mjeshtėrisė sė shkrimit. Talebet tonė duhet t'i nisim nė rrugėn pėr ta njohur islamin dhe jo pėr ta prezantuar si diēka statike", "S'ka fe pa atdhe", "Tė ndihmojmė njėri-tjetrin me fjalė, me penė, me pasuri, tė duhemi si vėllezėr", "Pa njė atdhe tė lirė feja nuk mund tė mbahet, nuk mund tė ushtrohet", "Lexoni te mualimė tė urtė sa e mirė dhe sa e kuptueshme ėshtė feja islame, kur shpjegohet shqip, nė gjuhėn e Zotit pėr shqiptarėt".

    Gjatė kohės si hoxhė dhe bashvaiz zhvilloi njė veprimtari intensive nė fushėn e edukimit fetar me frymė atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit pėr mėsimin e djemve dhe tė vajzave, organizoi ilegalisht mėsimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhės shqipe, futi mėsimin shqip nė medresenė "Atik", ushqeu mirėkuptimin dhe bashkėpunimin vėllazėror me bazė kombėtare shqiptare nė popullsinė muslimane-katolike tė zonės sė Karadakut. Kur qe mėsimdhėnės nė tre mejtepe njėkohėsisht, shfrytėzoi sistemin monitor: pėrgatiti nxėnėsit mė tė mirė dhe me moshė mė tė madhe pėr ta zėvendėsuar kur ai mungonte.

    Nė prill tė vitit 1937, nė kushte ilegaliteti, themeloi nė Arllat tė Drenicės Organizatėn e Rinisė Pėrparimtare "Drita" tė Kosovės. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me kėdo ato ishin tė pranishme.

    Mulla Idrizi ishte kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve. Nė funksion tė kėsaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte nė xhami, nė konake, nė kuvende e deri nė ceremonitė e vdekjes. Nė formė kushtrimi ai thėrriste: "Jemi pėrgjegjės pėr varret e prindėrve tanė para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmė tė heqim dorė prej tyre t'i lėmė tė shkreta pėr t'i lavruar derrat e naēalnikėve sllavė! Jo vetėm nė Turqi, por as nė Shqipėri nuk bėn tė shkojmė. Zoti nė Kur'an na ka bėrė pėrgjegjės pėr vatanin dhe kombin!"

    Ai, pėrsonalisht, u printe aksioneve pėr ndėrtimin e urave, rrugėve, ēesmeve, mejtepeve, xhamive, mirėmbajtjes sė varrezave, tė cilat i shikonte si mjete dėshmuese tė bashkimit tė popullsisė shqiptare. Uniforma e ndihmoi pėr tė maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte njė "rilindės" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė kushtet qė kalonte Kosova. Nė kohėn kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrėn e bashvaizit, numri i nxėnėsve tė ""Atik medresesė" tė Gjilanit arriti nė 734, nga tė cilėt 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lėvizėse me mėsues shetitės. Vetėm nė zonėn e Gjilanit u hapėn 39 shkolla tė tilla fetare, qė zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndėrgjegjėn kombėtare.

    Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotėsisht veprimtarisė politike. Si hoxhė me forcėn e Zotit, si mėsues me forcėn e fjalės, si luftėtar me forcėn e armės, si komandant me besnikėrinė e ushtarit, ai luftoi pėr unitetin territorial tė trevave shqiptare, luftoi kundėr genocidit serb e bullgar, kundėr komunizmit.

    Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike. E tillė ėshtė edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij nė zjarr mė datėn e 25-26 nėndorit 1949 pėr tė mbetur shembull te pasardhėsit si dhe luftėtar, qėndruar dhe vdekur si shqiptar.

    Marrė nga libri "Zhvillimi i kulturės islame te shqiptarėt gjatė shekullit XX" i autorit Dr. Ramiz Zeka
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Hafiz Ali Korēa 1867-1956


    Harmonizimi nė mes Islamit dhe kombit nė Ballkan Hafiz Ali Korēa 1867-1956


    Nga: Muhamed M. Arnauti

    Drejtor i Qendrės sė Studimeve tė Botės Islame pranė Universitetit Alel BejtPara disa muajve kaloi pėrkujtimi i pesėdhjetė i vdekjes sė Shejh AliKorēės, i cili konsiderohej njė nga dijetarėt mė me vlerė mysliman nėShqipėri gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Nga ana tjetėrkonsiderohej simbol i rėndėsishėm, i cili pėrfaqėsoi Islamin shqiptarbashkėkohor nė tė kuptuarit e ndryshimeve rreth tij. Ėshtė prej atyrepersonaliteteve qė i pėrjetoi dy periudha kohore, tė pėrvuajtura ngasistemet e ndryshme qė i ka njohur Shqipėria qė nga sundimi Othman deri nėatė komunist.Vlen tė theksohet qė Hafiz Aliu ishte i shquar me zėnien e Kur'anitpėrmendėsh (hafiz) dhe ishte njė nga mė tė qytetėruarit e kohės sė tij nėShqipėri duke pasur parasysh faktin se ai nė mėnyrė cilėsore ka njohurgjuhėn arabe, gjuhėn turke dhe gjuhėn persishte bashkė me letėrsinė etyre. Duke ia bashkangjitur kėsaj edhe njohjet e thella tė tij nė burimete pėrgjithshme Islame por gjithnjė duke i ndjekur edhe ndryshimetbashkėkohore nė Botėn islame, kishte ndikuar qė ai tė pajiset me suksesetė nduar nduarta nė tė njėjtėn kohė. Hafiz Ali Korēa u shfaq qė herėt nėsimbolin e lėvizjes kombėtare shqiptare, e cila kėrkonte qė Shqipėria t'ifitojė tė drejtat kombėtare pėrbrenda Shtetit (Perandorisė) Othman. Nėkrye tė kėrkesave ishte mėsimi, pėrkatėsisht, e drejta e gjuhės, zgjedhjae abetares tė pėrshtatshme dhe botimi i librave nė gjuhėn shqipe. Pėr kėtėarsyeje ai do tė konfrontohet me organet qeveritare tė Shtetit Othman dheky ishte motivi i burgosjes dhe i internimit tė tij disa herė. Nė saje tėkėsaj regjistrohet pėr Shejh Aliun se ai i rreket pėrkthimit tė Kur'anitFisnik nė gjuhėn shqipe qė tė mund ēdo shqiptar tė kuptoj Kur'anin nėgjuhėn e tij kombėtare pasi qė shumė nga shqiptarėt, shumė kaptina tėKur'anit Fisnik i dinin pėrmendėsh dhe i pėrdornin (nė lutjet,pėrkatėsisht, nė namazet e tyre) pa mos e kuptuar kuptimin e asaj qė eshprehnin.Libri i botuar kohėve tė fundit me titull " Ėndrrat e parakohshme tėShqipėrisė" tė cilin Shejh Aliu e hartoi nė prag tė zgjedhjeveparlamentare nė Shqipėri, nė nėntor tė vitit 1923. Nė ato zgjedhje ishteparė njė konkurrencė (garė) e fuqishme nė mes dy rrymave, tė rrymėskonservatore dhe asaj reformuese, tė cilat pėrflisnin secila prej tyretėrheqjen ose magnetizimin, respektivisht, ngjeshjen e Shejh Aliut (nėradhėt e veta). Mirėpo shejh Aliu dėshiroi tė mbetet distant duke dashurtė veproj nė largėsi nė kėto zgjedhje ngase dėshironte tė ishtepjesėmarrės me njė formė tjetėr; hartimin e kėtij libri poetik nė tė cilinkishte paraqitur shtatė vjersha qė pėrfytyronin shtatė ėndrra tė tmerrshmetė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ndėr to kishte paraqitur (vjershėn e cilatregonte) ardhjen e partisė komuniste nė qeverisje. Kėto (vjersha) uaparaqiti delegatėve tė parlamentit tė ardhshėm pėr t'i ngarkuar mepėrgjegjėsi gjatė ndėrtimit tė Shqipėrisė sė Re, e pavarėsuar ngaPerandoria Othmane.Hafiz Aliu nė parathėnie tė librit ua tėrheq vėrejtjen delegatėve tėparlamentit se "Rrugėn tė cilėn ata e ndjekin nuk i ēonte nė Qabe por nėshkretėtirė." Ata i ngarkoi me pėrgjegjėsi pėr periudhėn e ardhshme tėShqipėrisė: "Tani ardhmėria e Shqipėrisė ėshtė para duarve tuaja... nėsethemeloni bankė popullore me kapital tė Shqipėrisė, nėse do t'i edukonirininė me ndjenja kombėtare e fetare, do tė pėrmendeni dhe do tėēmoheni. Jashtė kėsaj nėse ėndrrat e kėtilla tė frikshme realizohen gjatė15-20 viteve do tė pendoheni pėr kėtė atėherė kur mė nuk do tė kishtevlerė pendimi."Nė rreshtat e parathėnies shihet qartė ajo e cila e dallon Hafiz AliKorēėn nga tė tjerėt; pėrkujdesja e harmonizimit nė mes islamit dhekombėtares, mė saktėsisht islami tė ishte aktiv, i formėsuar dhe nėharmoni tė plotė me fetė e tjera pėr sa i pėrket ēėshtjes kombėtare.Dihet, kombi shqiptar nė kėta troje ėshtė specifik nga kombet e tjeraballkanase ngase ky ka shprehur qėndrimin e shkėlqyer me shumicė myslimanepėrball Perandorisė Osmane, e cila sundonte me emrin e Islamit. Mu pėrkėtė ėshtė theksuar nė pjesėn e dytė tė librit, me titull "Pėrkujtime tėshkurtra nga brengat e mia," ku ka sqaruar hafiz Aliu qėndrimet e tijgjatė sundimin Othman, i cili ishte i penguar, i burgosur dhe i internuardisa herė. Qartė duken qėndrimet e hafiz Aliut, tė cilat ishin shqetėsuesepėr autoritetet Othmane dhe ishin tė bazuara nė dy akse esenciale pėr tėcilat ishte ngritur simboli i lėvizjes kombėtare shqiptare; gjuha dheabetareja.Kombėsia shqiptare dallohet nga kombėsitė e tjera ballkanase tė afėrta.Kombi shqiptar nuk iu ėshtė kundėrvėnė autoriteteve Othmane nė bazė tėfesė por nė bazė tė gjuhės duke llogaritur gjuhėn si lidhje e cila do t'ikishte bashkuar tė gjithė shqiptarėt qofshin mysliman ose tė krishterė.Prandaj gjuha ėshtė dhe do tė mbetet bosht themelor i lidhjes kombėtare.Qė nga kėtu Hafiz Aliu si shumė tė tjerė kėrkoi simbolet e lėvizjeskombėtare shqiptare tė njohin pėr shqiptarėt tė drejtat e tyre arsimore nėgjuhėn e tyre amtare, botimin e librave dhe revistave pėr mes tė cilave dotė ngrihej vetėdija nė radhėt e shqiptarėve. Pėr kėtė arsyeje hafiz Aliunė Maj tė vitit 1894 ishte arrestuar pėr herė tė parė me tė arriturit nėstacionin e trenit nė Stamboll dhe ishte internuar nė Sinob pėr shkak senė valixhen e tij u gjet "libra dhe revista shqipe tė dėmshme (pėrshtetin)". Hafiz Aliu ka shpjeguar nė pėrkujtimet e tij se me vete aikishte edhe poemėn epike tė njohur tė Naim Frasherit "Qerbelaja" dhetjetra "Skender Beu" dhe disa revista tė cilat konsideroheshin "armiqėsoretė dėmshme" pėr faktin se ato ishin botuar nė Shqipėri me alfabetin latin.Pėr shkak tė kėtij qėndrimi tė ashpėr tė autoriteteve Othmane Hafiz Alidhe tė tjerėt morēn pjesė nė simbolet e lėvizjes kombėtare shqiptare nėpėrkrahje pėr pėrmbysjen e kushtetutės mė vitin 1908, "neutralizimin ekushtetutės sė Nijazi Beut", i cili ishte njė nga nxėnėsit e tij. Mirėpokėtė herė Hafiz Aliu dhe tė tjerėt nga simbolet e lėvizjes kombėtareshqiptare u pėrplasėn me autoritetet e reja "Bashkimi pėr Ngritje" rrethēėshtjes sė alfabetit.Shqiptarėt me forcė morėn pjesė nė pėrmbysjen e kushtetutės pėrmesshoqatės "Bashkimi pėr Ngritje" ose pėrmes rebelimit tė armatosur nėkrahinat e tyre dhe kanosja drejt Stambollit. Kjo kishte bėrė qė tė ndikojshumė nė bindjet e sulltan Abdulhamidit qė tė shpallė kushtetutėn. Nga kjopėrmbysje e kushtetutės shqiptarėt kishin kuptuar tė drejtėn e tyre tėformimit tė shoqatave, tė shkollave dhe partive, u garanton tė drejtėn epraktikumit (ushtrimit) tė tė drejtave kombėtare brenda PerandorisėOthmane. Nė kuadėr tė kėsaj tė zgjedhurit (ajka) e shqiptarisė nė Shtatortė vitit 1908 ftuan njėri tjetrin tė mbahet njė kongres nė qytetin eManastirit nė Republikėn e Maqedonisė pėr harmonizimin e qėndrimeve rrethnjė abetare unike tė gjuhės shqipe pėr faktin se deri nė atė kohė abetarjashkruhej me shumė alfabete, me shkronja arabe-latine dhe qirilike.Kongresi pėrfundoi punėn nė nxjerrjen e abetares me shkronja latine e cilapėrdoret edhe sot e kėsaj dite nė gjuhėn shqipe. Autoritetet e shoqatės "Bashkimi pėr Ngritje" pėrkrahu drejtimin i cili kėrkonte miratimin eabetares me shkronja arabe pėr gjuhėn shqipe pėr atė se kishin frikė sekjo do tė shkaktonte adoptimin e alfabetit latin dhe do tė kishte hapurrrugėn pėr pavarėsi tė plotė tė shqiptarėve nga Perandoria Othmane.S'do mend se qėndrimi i Hafiz Ali Korēės brenda kėtij kongresi ishte irėndėsisė sė veēantė nė kohė, ishte hoxhė i pėrgjithėsuar, ipopullarizuar, i cili gėzonte respekt pėr shkak tė diturisė sėpėrgjithshme qė kishte dhe tė kulturės sė lindjes qė gėzonte, kishtemundėsi tė ndikoj te ēdo palė qė merrnin pjesė nė kongres por qėndrimi itij qė herėt ishte nė atė se alfabeti latin ėshtė mė shumė i pėrshtatshėmpėr gjuhėn shqipe pėr shkak tė sistemit fonetik. Prandaj gazetat,pėrkatėsisht, shtypi i Stambollit e ka cilėsuar atė aso kohe si "Shejh AliLatini". Ky qėndrim i Shejh Aliut nuk kishte prapavijė kundrejtmarrėdhėnieve tė shqiptarėve me lindjen pėr kundėr kėsaj Shejh Aliu ishteprej atyre qė thirrin nė ruajtjen e gjuhės arabe nė mesin e shqiptarėve saqė ai konsideronte se heqja dorė nga mėsimi i gjuhės arabe do tė thotėlargim nga Islami. Prej kėtu ka ftuar reformė tė mėsimit tė gjuhės arabeprej nga do tė mund qė shqiptarėt tė mėsojnė mė shpejt gjuhėn arabe nėvend qė tė harxhojnė 6-7 vite pėr mėsimin e saj sipas atij sistemi tėvjetėr. Prandaj vetė Shejh Aliu ishte angazhuar dhe hartoi libra pėrmėsimin e gjuhės arabe sipas sistemit bashkėkohor, i cili mundėsontemėsimin e gjuhės arabe brenda dy viteve. Ndėrkohė njė gjė e kėtillė ėshtėkonsideruar njė arritje e madhe pėr sa i pėrket asaj kohe.Nėse i kthehemi pėrkujtimeve tė Shejh Aliut nė pjesėn e dytė tė librit,shihet qartė roli koncentrik (boshtor) i tij nė kongresin e Manastirit.Synimi i shpallur nga ai kongres ishte i natyrės gjuhėsore por shpejtshkaktoi shndėrrimin e Shejh Aliut nė natyrė tė qartė kombėtare pasi qėkishte parashtruar njė seri kėrkesash qė nėnkuptonte marrjen me forcė e tėdrejtės sė shqiptarėve pėr autonomi nė suaza tė Perandorisė Othmane.Njohjen e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare nė tė gjitha shkollat nė trojetshqiptare, reforma nė arsim nėpėr shkolla, lirimi i tė burgosurveshqiptar, mos dėrgimi i ushtarėve shqiptar nė luftė jashtė tokave tė tyre(nė Jemen e gjetiu) pėr faktin se shumica e tyre nuk ktheheshin nėmėmėdhe.Vlen tė theksohet nė fund se Shejh Aliu ishte njė nga personalitetet enjohura nė Botėn Islame gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Nga sekishte shkruar dhe botuar nė gjuhėn arabe dhe persishte. Kishte kėmbyershkresa me Shejhun e Az'harit Mustafa el-Meragi. Mirėpo ardhja e partisėkomuniste nė pushtet, ka fundi i vitit 1944 plotėsisht bėri zhvlerėsimindhe pėrbuzjen e tij duke e burgosur dhe persekutuar, i cili kishte mbeturnė izolim tė plotė nga vetė Shqipėria deri nė vdekjen e tij mė vitin 1956.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Hafiz Ali Ulqinaku (1853-1913)


    Hafiz Ali Ulqinaku i pėrket plejadės se nderuar tė figurave tė shquara tė kulturės shqiptare nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare.

    Shkruan: Sabri SELMANI

    Jeta e tij nuk ka qenė e qetė, pėrkundrazi ajo qe e vėshtirė, plot shqetėsime e brenga, me lėvizje tė detyruara nga rrethanat tragjiko - historike nė prag e gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

    Nga gjurmimi i literaturės sė shumtė e nga autobiografia e tij mėsojmė se lindi nė Ulqin mė 1853 dhe pati disa emra, si: Ali Riza, Ali Gjoka dhe Ali Ulqinaku, mbiemėr tė cilin e mori nga vendlindia.1 Babai i tij quhej Jakup Behluli prej fisit Usta Ali, me profesion barkatar, me banim pranė plazhit tė vogėl tė Ulqinit.2

    Shkollimi i Hafiz Aliut u bė nė dy faza; shkollėn fillore dhe njė pjesė tė medresesė i kreu nė Ulqin, ndėrsa vazhdimin dhe pėrfundimin e saj nė Shkodėr, nė medresenė e Bushatllinjve, ku mori edhe ixhazetin (diplomėn). Nė medresenė e Ulqinit pati myderriz (profesor) myftiun Sali ef. Hylen, njė patriot qė pėrfaqėsonte interesat e popullit, qė kishte ndikim tė madh nė tė dhe qė luftoi heroikisht pėr mbrojtjen e Ulqinit kundėr agresionit tė Malit tė Zi e ushtrisė turke nė vitet 1876-77 dhe 1880; Me kėtė rast Sali Hylja deklaroi botėrisht me anė tė njė fetfaje se nuk ishte gjynah, por pėrkundrazi detyrė nderi tė rrėmbeje armėt e tė luftoje pėr mbrojtjen e vendit, qoftė edhe kundėr sulltanit-halif.3 Ky veprim ishte ndėr rastet e rralla e tė admirueshme qė njė drejtues fetar tė ftonte popullin tė luftonte kundėr ushtrisė me tė njėjtin besim fetar, duke u nisur nga parimi "Atdheu mbi tė gjitha". Nė tė dy betejat pėr mbrojtjen e Ulqinit me armė nė dorė mori pjesė edhe i riu Ali Ulqinaku. Pėr kėtė kontribut u dekorua nie medaljen"Pėr veprimtari patriotike" si aktivist i dalluar dhe luftėtar i Lidhjes sė Prizrenit.4

    Nga profesori i tij medresisti Aliu nuk mėsoi vetėm pėr hoxhė, pėr dije, pėr kulturė, por edhe pėr edukatė tė shėndoshė patriotike, tė cilėn e thelloi nė vitet e mėvonshme nė shkollė, gjatė jetės e punės nė Shkodėr e nė Lezhė.

    Me rėnien e Ulqinit nėn Malin e Zi familja e tij, bashkė me qindra familje tė tjera ulqinake u shpėrngulėn nė Shkodėr si emigrantė, ku gjetėn strehim, punė, mikpritje e pėrkrahje dashmirėse pėr inkuadrim familjar e shoqėror, ashtu si shqiptarėt e tjerė nga viset shqiptare nė Mal tė Zi e nė Kosovė.

    Aliu nė Shkodėr, pėrveē pėrfundirnit tė shkollės fitoi njė pėrvojė tė pasur nga personalitete atdhetare, kulturore e pėrparimtare tė kohės, si: Daut Boriēi, Isuf Tabaku, Sheh Shamia etj., nga traditat e shquara tė qytetit tė lashtė e me histori tė shkėlqyer, si dhe nga ndikimi i qytetėrimit dhe'kulturės perėndimore.5

    Djali i Hafiz Aliut, Seiti, nė parathėnien e Mevludit pėrshkruan gjendjen shpirtėrore tė babait nė atė kohė, na jep disa cilėsi tė portretit tė tij intelektual: "Nė Shkodėr nuk gjente asnjė mjet pėr tė ngushllue shpirtin e vet tė dishpruem nga humbja e vatrės prindėrore.I ndjeri hafiz Ali, kishte me vedi njė shpirt tė madh tė pajosun me njė kulturė tė naltė theologjike, me natyrė tė mprehtė poetike e me ndėrgjegje tė kullueme dhe tė edukueme simbas parimeve t'Islamizmės..."6

    Nė vitin 1882 emėrohet mėsues i shkollės fillore nė lagjen "Dudas" tė Shkodrės. Ėshtė me shumė interes autobiografia e tij e paraqitur nė Ministrinė e Arsimit tė Turqisė pėr t'u pranuar mėsues. Nė tė ai deklaronte: "Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip".7

    Ndonėse me kulturė orientale, hoxhė, nėn pushtimin turk, me rrogė nga sulltani, ai pohon me krenari identitetin e tij kombėtar.

    Nė vitin 1884 u transferua nė Lezhė, ku fillimisht kreu detyrėn e mėsuesit e tė imamit. Falė cilėsive tė tii pozitive, ai arriti tė fitojė shpejt dashurinė, nderimin dhe vlerėsimin e lezhjanėve, tė cilėt propozuan pėr ta graduar me titullin honorar, myfti i Lezhės, i cili u miratua mė 1889 nga autoriteti mė i lartė fetar nė Stamboll.8 Vdiq mė 1913 nė Lezhė dhe u varros nė Shkodėr me njė ceremoni prekėse, me pjesėmarrje tė gjėrė popullore.

    Veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut shtrihet nė disa fusha kryesore: nė atė tė letėrsisė, tė gjuhėsisė, tė arsimit e nė atė fetare.

    Nė fushėn e letėrsisė ai ėshtė kryesisht pėrkthyes. Ka pėrkthyer qė nė vitin 1873 nė Ulqin Mevludin nga poeti i famshėm turk Sulejman Ēelepi nga Bursa, duke pėrdorur alfabetin araboosman me titull "Pėrkthimi i Mevludit nė gjuhėn shqipe". Pėrveē pėrkthimit ka edhe elemente pėrshtatjeje dhe vargje originale, qė nuk gjėnden nė librin turqish,t. Bashkė mė Mevludin ka pėrkthyer edhe vargje me titull "Huda Rabbim" tė dijetarit dhe filozofit turk Haki Erzurum. Krahas kėtyre pėrktheu dhe pėrshtati nė vargje edhe disa njohuri fetare si njė libėr besimi i vogėl. Kėto tri vepra u shtypėn nė Stamboll nė vitin 1887 nė njė libėr tė vetėm. Nė vitinn 1936, nėn kujdesin e tė birit, hafiz Seitit, doli ribotimi me alfabet shqip nėn titullin "Mevludi Sherif".

    Hafiz Ali Ulqinaku, djalosh rreth 23 vjeē, shkroi Mevludin nė gjuhėn shqipe. Ai me dorėn e vet shėnon: "Tue kenė n'Ulqin, pėrpara emigrimit, pėrktheva e kompilova nė gjuhėn amtare t'emen qi asht shqipja, "Mevludin e Profetit a.s.". Ai me krenari pohon: "Atdheu e vendlindja ejonė asht Ulqini ... Gjuha e jonė asht shqipja. Shkruej e flas arabisht, turqisht e shqip".9 Jo vetėm kaq, por edhe nė parathėnien e Mevludit shėnon :

    "N'gjuhėn shqipe kam qėllim un me i tregue
    Qė kėshtu vllaznit sa do pak me pėrfitue",10
    sepse .... Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis".11

    Nė trevat e Shqipėrisė Veriore nė atė kohė Mevludi kėndohej nė gjuhėn turke, shkruar prej Sulejman Ēelepisė, nga Bursa nė vitin 1409.12 Pikėrisht, prej kėtij Mevludi tė pėrhapur nė tė gjithė Perendorinė Osmane Hafiz Ali Ulqinaku pėrshtati Mevludin e vet.

    Poeti ėshtė i vetėdijshėm pėr dobėsitė e veprės, prandaj me pėrvujtni lutet:

    "Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata
    M'godit aj qi t'a shof, i baj rixha".13

    Nė tė gjitha kohėrat, nė tė gjithė popujt edhe sot e kėsaj dite nė fushėn e edukatės janė pėrdorur shurnė mjete. Qė nė Romėn e lashtė, Seneka porosiste: "Njeriu tė shqyrtojė pėr ditė veprimtarinė qė zhvillon, tė dallojė tė mirėn prej tė keqes, tė dijė tė pėlqejė ēfarė ėshtė e mirė e tė pėrbuzė ēfarė sjell dėm" e kjo sipas tij, mes tjerash, mund tė arrihet nėpėrrnes ushtrimesh, shoqėrisė sė mirė e shėmbullit tė mirė. Pra, shembulli i rnirė ka qenė e mbetet njė faktor i rėndėsishėm edukimi.

    Dijetari Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman tė shqiptarėve tė Amerikės e tė Kanadasė shkruan: "Tė gjithė kombet e popujt e ndryshėm, simbas rastit e vendit, festojnė ditėlindjen e njerėzve tė tyre nė za, tė dalluar pėr vepra trimėrie, bamirėse, letrare, filozofike e shkencor,e tue i shėrbye jo vetėm kombeve pėrkatėse, por edhe mbarė njerėzisė. Kėta njerėz tė mėdhaj, jo vetėri,- i kanė sjellė dobi e pėrfitim popujve tė ndryshėm, por bahen ma vonė shembuj pėr blrezat e ardhėshėm pėr tė shkelė ndėr gjurmėt e kėtyne.

    Po, nė qoftė se ka ndonji ngjarje e cila mund tė shkaktojė me tė vėrtetė gėzim dhe pjesėmarrje tė pėrbotshme, ajo asht pa dyshim Lindja e Profetit tė Shejtė, Muhammedit. Ai i pruni mbarė botės mesazhin e paqes dhe harmonisė, n'atė kohė kur ajo botė kishte nevojėn ma tė madhe pėr tė '. 14

    E pikėrisht pėr kėtė nė popuj tė ndryshėm lindi njė letėrsi e pasur, e frymėzuar nga cilėsitė morale e shpirtėrore tė Profetit, Muhammed a.s., me vlera tė mėdha edukative dhe estetike, ku nė plan tė parė ėshtė shembulli qėi riu dhe i rrituri tė kenė njė model pėrsosmėrie morale e shpirtėrore. Nė Mevludin e Hafiz Ali Ulqinakut kemi njė vepėr plot vlera edukative. Kushdo qė lexon apo kėndon Mevludin, patjetėr qė edhe edukohet prej tij. Besimtari islam shqiptar, duke kėnduar pėr profetin e vet, beson nė atė qė kėndon, pėrtėrihet e lartėsohet shpirtėrisht, por edhe frymėzohet pėr tė punuar e vepruar mirė e drejt, ashtu si veproi Ai. Natyrisht qė shembulli pozitiv merr vlera edhe mė tė mėdha, kur paraqitet me cilėsitė e tij tė larta, por edhe me nivel estetik. Kėtu qėndron vlera e Hafiz Ali Ulqinakut, i cili nė momente tė caktuara, duke pėrshkruar cilėsitė e Profetit, me poezinė e tij tė bukur, me fjalėn e zgjedhur, me figurėn e goditur letrare e paraqet me njė dritė tė re e tė kapshme pėr lexuesin. E, mendoni se sa vlera tė mėdha edukative merr ky shembull, kur thuhet e pėrshkruhet nė gjuhėn amtare. Jemi nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar., kur tė gjitha ceremonitė fetare zhvilloheshin nė gjuhėn arabe. Jemi pikėrļsht nė ato vite, kur Haxhi Hasan Sheh Shamia luajti njė rol tė madh nė pėrdorimin e gjuhės shqipe ndėr predikime e kėshilla fetare, ai ėshtė krijuesi i hytbeve shqipe nė Shkodėr. E mendoni pastaj, tė shkruash njė Mevlud nė gjuhėn shqipe. Kjo i binte ndesh njė tradite shekullore, kjo ishte njė risi, thyerje e rregullave tė krijuara tashmė. Ėshtė e natyrshme qė nuk kaloi aq lehtė, pa kundėrshti, sepse ēdo e re futet me vėshtirėsi. E kjo e re s'ishte e thjeshtė, ajo lidhej me probleme fetare, gjuhėsore, letrare e politike. Por koha tregoi se ē'vlera pat puna e Hafiz Ali Ulqinakut. Kanė kaluar 120 vjet nga koha, kur ėshtė krijuar, pavarėsisht nga ribotimet e shumta, ai ėshtė ruajtur ndėr breza, ėshtė mėsuar e kėnduar nga besimtarėt nė xhami, nga oda nė odė nė Shkodėr, Ulqin, Tivar, Lezhė, Krajė, nė tė gjitha trevat veriore.

    Vepra shquhet pėr momente me tė vėrtetė emocionale me vlera edukative. Portreti i Profetit ėshtė i njė njeriu normal, poeti as nuk ka marrė mundimin tė pėrshkruajė, porjanė cilėsitė shpirtėrore, morale e mendore, ėshtė sjellja e tij, qė e ngrė lart mbi tė tjerėt. Qė nė lindje autori bėn tė njohur se:

    ... si djali jot hurit me thanė,
    Ndonji nanės Zoti kuj nuk ja ka dhanė".15

    Dy cilėsi vė nė pah autori qė nė fillim:
    E para, ai ėslitė i dėrguari i Zotit,
    E dyta, " ... ka qi po'vjen t'miren pre t'keqes e danė".

    E sipas poetit, ai do tė shėronte zemrat e njerėzve, zemrat e prishura prej veseve tė kėqia, do t'i zbuste, do t'i mjekonte, ai do t'u hapte e ndriēonte sytė, qė njerėzit tė shohin drejt, tė dallojnė tė mirėn prej tė keqes, tė drejtėn prej tė shtrembėrės, tė bukurėn nga e shėmtuara, ai do tė ishte shpėtimtari i shpirtrave tė humbur njerėzorė, qė do t'i udhėzonte, nė rrugen e se vėrtetės, duke u ripėrtėrirė besimin e shpresėn e humbur.

    Ai do tė ishte ilaē i zemrave tė njerėzve tė vuajtur, tė mjerė e tė varfėr, ai do t'u jepte besimin, ai do tė nxiste e organizonte ndihmėn bujare pėr tė varfėrit. Por kėtu s'ėshtė fjala vetėm pėr lėmoshė, sadaka e fitėr, por pėr ushqim shpirtėror e moral, zemėr tė paqtė e bujari, gėzim e ngushėllim nė ēdo vatėr tė varfėr e zemėr tė lėnduar.

    E mbi tė gjitha, ai ėshtė shpresa e shpėtimit njerėzor, shembulli i tij do t'i udhėheqė njerėzit pėr t'iu shmangur gjėrave tė ndaluara (haramit) e pėr tė pėrqafuar tė lejuarėn (hallallin).

    Pėrmes njė kontrasti tė goditur autori ballafaqon sjelljen e qėndrimin e Profetit a.s., i cili qė fėmijė i pėrulet me nderim Perėndisė, ndėrsa njeriu, edhe pse ka pėrvojė e moshėn pėr t'i kuptuar travajet e jetės, e harron rrugėn e drejtė, pėr tė cilėn ėshtė porositur, prandaj autori, nė fonnėn e njė fjalie esklamative, duke shprehur njė kritikė tė dukshme thotė : "e ti tue qenė plak e len rrugen e Tij".

    Nė vepėr Profeti a. s. paraqitet si shembull thjeshtėsie pėr tė gjithė:

    "Hangėr ka buk' elbit. Ai gjallė sa me rrnue
    Dhe ka vesh' kmish me bar sa m'u mėlue".16

    E jo vetėm kaq, por nuk ėshtė ankuar, pėrkundrazi ėshtė gėzuar, apo siē thotė poeti " ... ja ka ba shyqyrin".

    Edhe nė ēastin e vdekjes ai s'mendon pėr vete, por pėr njerėzimin. I lutet engjėllit qė merr shpirtrat qė:

    ... kur t'i vish, me ngadal
    Shpirtin e atyne me t'mir' me m'iu marr". 17

    Ai pranon qė tė marrė mbi vete vuajtjet e vėshtirėsitė e vdekjes sė njerėzve " ... mue me m'i dhan ... zėrin e tyne un e hjek, po ndigjo".18 Edhe nė kėto ēaste agonie ai nuk harron miq, dashamirė, farefisin qė ka pranė "Krye pėr krye tė gjithėve ju dha "Lamtumirė". E nė mėnyrė tė veēantė ai tregohet i dashur e shumė i dhembshur me vajzėn e vet, tė cilės i drejtohet "Lamtumir' nuri i syve, Fatime". Ky varg ka ngarkesė tė madhe emocionale. Fatimja kishte qenė vajzė e vetme, ajo kishte qenė gėzimi i shpirtit, bukuria e jetės, rrezja shpresėdhėnėse, drita engjėllore, e afėrt e shumė e dashur nė kėto ēaste. Poeti i kursyer thotė thjeshtė, me shumė pak fjalė, duke shprehur mallin e jetės "Lamtumir' nuri i syve, Fatime". E bija e dashur me lot i pėrgjigjet "Unė po bėhem ej baba, kurbani jot".

    Nė vepėr autori shpreh njė mendim shumė interesant pėr vlerėn e studimeve e nė mėnyrė tė veēantė pėr dijetarėt. Pyet dhe pėrgjigjet.

    Cilėtjanė njerėzit mė tė nderuar, kujt i takon pėrpara mėshira e Zotit, cilėt do tė hyjnė tė parėt nė parajsė?

    Ata qė kanė nderuar Profetin duke vizituar Qaben? Haxhinjtė?
    Ata qė kanė dhėnė jetėn nė luftė, dėshmorėt?
    Ata qė kanė bėrė vepra bamirėsie duke dhėnė zeqate ? Apo dijetarėt ? Secili grup pranon se pėr ēdo problem janė kėshillue me dijetarėt e prandaj mėshira iu takon nė radhė tė parė atyre por jo dijetarėt u lėshojnė rrugėn, i nderojnė bamirėsit. Dhe arėsyeja ėshtė bindėse:

    "Sado, qi na kemi ēalltis me kėndue,
    Kta na kan mbajt, me kta ' na kemi qindrue".19

    Mevludi shquhet edhe pėr vlerat estetike, e kėto janė tė dyfishta.

    Si vepėr letrare lexohet, por ajo edhe kėndohet me njė melodi tė caktuar, qė nė zonėn e Shkodrės ka pasur nė themel tonet e kėngės popullore shkodrane. Jo vetėm kaq, por organizimi i festave popullore, ceremoniali i krijuar ka nxitur miqėsinė, bashkimin popullor, mirėkuptimin, vėllazėrimin dhe afrimin shpirtėror tė njerėzve. E kjo ėshtė njė fushė, ku duhen kėrkuar vlerat etnografike tė Mevludit, fushė disi e panjohur, e pastudiuar dhe e parrahur nga mendimi shkencor. .Vepra ka figura artistike me vlera tė rralla estetike, qė tregojnė pėr aftėsitė krijuese letrare tė autorit. Nė disa momente forca krijuese ėshtė mė e fuqishme e poeti pėrshknian skena prekėse, reale, afér natyrės njerėzore. Kėshtu psh pėrshkruhet lindja e Profetit. Emineja, nėnė lehonė,e rreshkur nga vėshtirėsitė e lindjes apo siē thotė poeti: "u etēova" (nga emri et, kam et, mė ka marrė etja) i sjellin njė mashtrapė me sherbet:

    "Ma i ftoft' se bora, ma i bardh' pernjimend,
    Ma i ambel se sheqeri kishte qenė"20

    Autori nuk thotė sherbet i freskėt, as i ftofitė si bora, por Mė i ftoft' se bora, mė i ambel pergjimend. E sė bashku me nėnėn gėzohet gjithēka pėr rreth:

    "Shpirt e pa' shpirt, gur e dru thiren me za,
    Gjith' e thojshin mirėse erdhe Mustafa'.21

    Pėr tė shprehur gjėndjen emocionale tė nėnės e gėzimin e saj poeti thotė:
    "Mendja prej kreje i shkoi e i erdh pėrsėri".

    E banorėt pėr rreth, sapo morėn vesh lajmin, vijnė "pa fes e pa kėpucė, nė kambė". E jo vetėm kaq, por edhe Qabja u ēua nė kėmbė pėr tė pėrshėndetur qoshja qoshen.

    Poeti bėn qė Qabja tė flasė:

    "Qabeja thirri e i foli m'atė ēas
    sonte ka le Dielli i gjith' dynjas".

    Po kėshtu ėshtė pėrshkruar me nota prekėse vdekj a e Profetit a.s.. Kur pasuesit e Muhammedit a.s. mėsuan se ai ishte i sėmurė rėndė "Sytj 'u rrodlien gjak e lot". Poeti nė vepėr ka pėrdorur epitete e krahasime tė goditura, shumė personifikime, qė veshin mendimet me forma shprehjeje, qė i japin gjallėri shprehjes dhe provojnė se Hafiz Ali Ulqinaku, ndonėse i ri, ishte njė poet i lindur. Vini re krahasimet "buzėt i ndritshin si hana", "dhambėt si kokrra inxhi", 'si erė myshku" etj.

    Vargjetjanė metrike, me masėn Fa-i-la-tun, fa-i-la-tun, fa-i-lat. (trokaik 11 rrokėsh me vargie dyshe me rimė tė puthur, AA, BB, psh:

    "Kur i lunte, buzt' e Tij ndritshin si Han,
    Por si Dielli e ndriēojshin gjith dynjan.
    Prej ndriēimit dhamvet si kokrra inxhi,
    Gjylpanėn natėn e gjinte plak e'j ri".22

    E pėr t'i qėndruar besnik masės sė vargut, poeti pėrdor teknika tė ndryshme, sidomos asimilimet, psh Jo me hanger sa'j xe barku prsi lopė.

    Vini re kadencėn e vargut:

    'molli nji hurm vet me dor' Aj Padisha,
    bini e u rrit, m'at sahat kokrra i dha".

    "Mevludi" ėshtė shkruar nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar, kur autori ende nuk kishte rėnė nė kontakt me letėrsinė shqipe tė kultivuar dhe kishte marrėdhėnie tė pakta me tė. Pėr tė vlerėsuar gjuhėn e veprės duhen marrė parasysh disa rrethan:

    - Sipas Hafiz Ali Ulqinakut gjuha shqipe ishte e palėvruar ... me kalem s'asht kullanisė". Ai shkruan njė vepėr fetare, tė pėrshtatur nga njė autor turk shumė i njohur, Sulejman Ēelepi, hartuar nė agimet e shekullit XV, prandaj edhe do tė ndikohej nga leksiku turk, gjuha zyrtare e kohės.

    - Vepra ėshtė e sferės fetare. Nė atė kohė tė gjitha ceremonitė fetare zhvilloheshin nė gjuhėn arabe, e ėshtė krejt e natyrshme qė tė ketė njė ndikim tė fuqishėm nga njė gjuhė kulture fort e pėrhapur nė atė kohė. A s'tė bėn tė krahasosh edhe sot gjuhėn e pėrdorur nė disa fushatė dijes. P.sh. vini re gjuhėn qė pėrdorin mjekėt, a s'ėshtė kjo plot fjalė latine? Nė njė rreth mekanikėsh ėshtė mjaft e vėshtirė tė kuptohet leksiku i tyre teknik etj. Prandaj nuk ėshtė aspak pėr t'u ēuditur qė edhe "Mevludi" i Hafiz Ali Ulqinakut ka fjalė e shprehje fort tė zakonshme nė sferėn e terminologjisė fetare islame, qė nė atė kohė, por edhe sot ėshtė e vėshtirė tė zėvendėsohen. Megjithatė leksiku i veprės sot na duket i ngarkuar me fjalė turke, arabe. Por sistemi motfologjik dhe ai sintaksor janė shumė tė pasur dhe krejt tė paprekur nga ndikimi i huaj. Ata janė vėrtetė kėshtjella tė shqipes, ku s'u fut dot ky ndikim.

    Ndikimet turke, arabe dhe tė persishtes ishin tė zakonshme nė letėrsinė shqipe e kjo vazhdoi deri vonė. "Nga nji fjalė turke e ban lazem" pat thanė poeti e ne ju kujtojmė se Ndue Bytyēi pat shkruar poezinė patriotike "Memleqeti" ("Atdheu"), ndėrsa "Vaji i Bylbylit" i Mjedės u pat botue te "Shahiri elierz" ("Poeti i ndershėm").

    Dėshirojmė tė theksojmė se tė shkruash nė gjuhėn shqipe njė vepėr fetare nė vitet '70 tė shekullit XIX nga njė autor.mysliman ishte njė akt i shquar atdhetąrie e njėheri njė guxim i veēantė, sepse perandoria turke nuk njihte kombėsi, por fe, e banorėt e kėsaj perandorie tė gjėrė ndaheshin nė myslimanė, romė e tė krishterė. Ėshte i njohur fakti qė banorėt katolikė tė ritit roman tė perandori'sė turke kishin mbrojtjen e Austrisė, e cila nė bazė tė marrėveshjes me Turqinė e sipas kushtetutės austriake mund tė pėrdornin gjuhėn amtare. Prandaj nė shkollat e mbajtura nga kleri katolik mėsohej edhe gjuha shqipe. Njė gjė e tillė nuk mund tė bėhej nė shkollat e pėr fčmijėt e besimit mysliman apo ortodoks, prandaj edhe ndiqeshin e persekutoheshin ata mėsues qė guxonin t'u mėsonin shqipen fémijėve myslimanė apo ortodoksė. E dini qė Papa Kriston e vranė nė vitin 1909.

    E Hafiz Ali Ulqinaku jo vetėm qė luftoi me armė nė dorė kundėr ushtarėve turq pėr mbrojtjen e Ulqinit, por pati guximin edhe tė shkruajė njė vepėr fetare nė gjuhėn shqipe. Pikėrisht, tė shkruajsh shqip e tė luftosh kundėr ushtrisė turke, pra kundėr vėllezėrve tė besimit ėshtė njė akt i dyfishtė atdhetarie e emancipimi kulturor e shoqėror. Mendoni se nuk ka qenė aspak e lehtė. Edhe sot ēdo gjė e re nuk ėshtė e lehtė. Kėshtu duhet kuptuar vlera gjuhėsore e letrare e "Mevludit" shqip.

    Mendojmė se gjuha e autorit nė disa vise ėshtė shumė e kursyer, shumė e zhdėrvjelltė, me forma morfologjike e sintaksore me vlera historike dhe aktuale.

    Disa shprehie tė autorit janė bėrė popullore dhe pėrdoren edhe sot e kėsaj dite:

    "Grat' si trimat, trimat m'u vesh porsi gratė,
    Prishet gjith dynjaja, mbushet Me fesatė".24

    "Vorri nuk njef kėnd tė madh, as padishah", "N'dash ta vrasin, n'dash ta mbysin s'des gabim.'25 "Mjer i shtrenjti, vet s'e ha as kujt s'ja jep'.26 Analiza e gjuhės sė autorit paraqet dukuri ineresante, qė janė objekt i veēantė studimi, ku duken dukuri kalimtare e forma tė dvzuara foljesh me mbaresat -um e -umun, por edhe ue- ; ka forma shumė interesante pėremrash pronorė e vetorė, ndajfoljesh e sidomos disa emra interesantė pėr nga formimi si shėndim, foljesh, u gazmue etj. Sė fundi theksojmė se gjuha e Hafiz Ali Ulqinakut duhet parė edhe si e ndėrmjetme mes tė folmes sė Ulqinit (e botimi i transliteruar nė alfabetin latin nuk na lė tė kuptojmė qartė, sepse kėtu ka vėnė dorė i biri i tij, Hafiz Sait Ulqinaku) dhe tė folmes sė Shkodrės.

    Vlera e Mevludit nė gjuhėn shqipe, siē e kanė vėnė nė dukje edhe mjaft studjues, ka luajtur njė rol me rėndėsi pėr ruajtjen e kėsaj gjuhe, nga ndikimi sllav nė trevat shqiptare, qė pėrdhunisht iu dhanė Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė. Do tė shtonim se edhe ky mevlud i ribotuar disa herė, i kėnduar e i mėsuar pėrmendsh nga shqiptarėt qė emigruan nė vende tė ndryshme tė botės, nė Amerikė, Australi e gjetkė ka ndikuar ndjeshėm pėr ruajtjen e gjuhės amtare tė shqiptarėve kudo qė banojnė.

    Duke marrė parasysh vlerat fetare, edukative, letrare dhe gjuhėsore tė Mevludit ai mbetet njė vepėr dinjitoze e Hafiz Ali Ulqinakut, njė poet qė meriton qjė vėmendje tė veēantė edhe sot.27

    Nėfushėn e giuhėsisė Hafiz Aliu nė Lezhė hartoi tre fjalorė, tė parin turqisht-shqip nė vargje, tė dytin turqisht-shqip me rend alfabetik dhe tė tretin po me kėtė kriter shqip-turqisht. Tė tre fj alorėt nė nderim tė vendlindjes i quajti "Ulqin". Tė tre sėbashku kanė gjithėsej 1334 faqe. Mė me vlerė ėshtė ai shqip-turqisht me 9021 fjalė qė, duke hequrtrajtat e pashtjella tė foljeve e fjalėt e pėrsėritura, mbesin rreth 4000 fjalė. Fjalorėt kanė pėr bazė tė folmen e Ulqinit me ndikime nga tė folmet e Shkodrės e tė Lezhės. Ata kanė vlerė leksikografike, leksikologjike, dialektologjike e pėr historinė e gjuhės.28

    Nė fushėn e arsimit hartoi njė abetare shqipe tė shkruar me shkronja arabe. Fillon me alfabetin prej 40 shkronjash, 30 bashkėtingėllore dhe 10 zanore, qė ai i krijoi vetė dhe pastaj faqet e tjera kanė ushtrime pėr praktikimin e tyre. Abetarja nepėrmjet fjalėve jep edhe njohuri gramatikore, pėr mjedisin e nxėnėsve, pėr natyrėn etj.29

    Nė,fushėn fetare ai ka kryer detyra tė ndryshme si hoxhė, si imam e si myfti. U shqua pėr zhvillimin me cilėsi tė riteve fetare, pėr predikimet, pėr drejtimin e vartėsve e administrimin e shkollave fetare, pėr ngritjen e xhamisė nė Lezhė nė vitin 1909, pėr komunikimin me besimtarėt, pėr sigurimin e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit, tė tolerancės e tė harmonisė ndėrfetare, duke krijuar njė jehonė pozitive qė ruhet e pėrmendet gojė mė gojė edhe pas dekada Vitesh. Autoritetin e lartė fetar, erudicionin nė problemet teologjike dhe kompetencėn e thellė tė Hafizit Aliut e dėshmon qartė njė shkresė e Kryemyftinisė sė Stambollit vitit 1900 ku thuhet:

    "Tė nderuarit Hafiz Ali Efendi nga ylematė e kazazė sė Lezhės,
    Duke pasur parasysh nevojat e popullsisė sė kazazė sė Lezhės si dhe duke u mbėshtetur nė aftėsinė dhe zotėsinė tuaj, sipas shkresės sė dėrguar nga ana e kėshillit administrativ tė kazasė pėr emėrimin tuaj pėr zbatim tė porosisė sė vilajetit pėr gradim, lėnien nė dorėn tuaj tė myftinisė sė kazasė sė sipėrpėrmendur, konfirmoni me shkrim qė jeni myftiu i kazasė se sipėrpėrmendur".30

    Fjalorėt dhe abetarja mbetėn dorėshkrime. Me gjithė interesimin e autorit, botimi i tyre qe i pamundur. Ky ėshtė njė fakt domethėnės. Ndokujt nuk i pėlqente, dikush pengonte, Stambolli nuk donte abetare e fjalorė pėr gjuhėn shqipe, sepse ata mbillnin farėn e shqiptarizmės, tė lirisė e tė pėrparimit tė vendit.

    Nė ndonjė tekst e nė ndonjė studim pa tė drejtė vepra e Hafiz Aliut ėshtė inkuadruar nė letėrsinė e bejtexhinjve. Kjo ėshtė bėrė me qėllim nėnvleftėsues e dashakeq o nga paaftėsia profesionale. Fjalorėt e abetarja nuk janė letėrsi. "Mevludi" ėshtė pėrkthim. Ē'objekt kanė bejtet e ē'objekt ka Mevludi '? Kėtyre autorėve e studjuesve mjafton t'u kujtojmė se Mevludi pėrmban filozofi, teologji ' edukatė, didaktikė, atdhetarizėm e se nė pikėpainje fetare ka vlera universale. Me bejtexhinjtė Hafiz Aliu ka lidhje vetėm me alfabetin arab; mevludet duhen trajtuar e pasqyruar si segment i veēantė i letėrsisė me alfabet arab.

    Pėr veprimtarinė e Hafiz Ali Ulqinakut nė tė kaluarėn ėshtė shkruar pak, mė parė pėr mungesė gjunnimesh e studimesh, mė vonė pėr shkaqet e njohura ideologjizuese e polit zuese, pse ai ishte kle rik, si dhe pėr mungesė studiuesish kompetentė e mungesės sė kontaktit me botimet j ashtė vendit. Kėndej themi se ai nuk u harrua, por as nuk u paraqit sa duhej e si duhej.

    Duke paraqitur veprėn e Hafiz Ali Ulqinakut me tė drejtė lind pyetja: Cilėt qenė motivet qė e shtynė atė pėr tė krijuar e botuar? Kėsaj pyetjeje, nga njėra anė i pėrgjigjet vetė autori, ndėrsa nga ana tjetėr kėto kuptohen nga destinacioni i veprave tė tij dhe nga vlerėsimet e studjuesve kompetentė pėr tė.

    Autori nė parathėnien e fjalorėve ėshtė shprehur: "ashtshkrue pėr fėmijėt dhe asht ndėrtue me vargje pėr t'u nxanė prej tyre lehtė pėrmendėsh" dhe nė njė rast tjetėr po kėtu "Shumė vetė dhe veēanėrisht gra dhe kalamajtė i kam parė se janė n'errėsinė dhe s'kuptojnė ē'u lypset..."31 Nė atė kohė shkollat kishin nevojė pėr abetare e ai hartoi abetare, kishin nevojė pėr fjalorė e pėrpiloi fjalorė, kishin nevojė pėr libra me karakter fetar, edukativ dhe didaskalikė dhe ai i pėrktheu, i pėrshtati dhe i pasuroi me materiale origjinale; shkolla kishte nevojė pėr mėsues dhe ai u bė mėsues, kishte nevojė pėr gjuhė shqipe dhe ai fliste, shkruante, lexonte, mėsonte e predikonte nė gjuhėn shqipe.

    Kėndej del qartė se veprat letrare, gjuhėsore, fetare e arsimore i pėrktheu dhe i hartoi jo thjeshtė i shtyrė nga qėllime fetare, por edhe nga dashuria pėr gjuhėn shqipe, nga dėshira e popullit, tė rinisė e tė fčmijėve pgr dije dhe arsim, pėr kulturė e pėrparim, pėr ruajtjen e mbrojtjen e kombėsisė shqiptare.

    Vitet e fundit studimet e botimet pėr Hafiz Ali Ulqinakun u shtuan shumė, hodhėn mė tepėr dritė pėr tė pasqyruar e ndriēuar veprimtarinė e tij me realizėm, me objektivitet e pa paragjykime nė tėrė gjėrėsinė e saj, me tė mirat e tė metat e veta.

    Me jetėn e veprimtarinė e Hafiz Ali Ulqinakut mburren tre qytete : Ulqini, Shkodra e Lezha. Studjues tė ndryshėm tė kėtyre qyteteve e vlerėsojnė atė nga kėndvėshtrime tė ndryndyshme disa nė tėrėsi, disa nė aspekte tė veēanta.

    Studiuesi ulqinak Sytki Malo Hoxha nėnvizon se "Hafiz Aliu ishte njė figurė e shquar e kulturės sonė nė pėrgjithėsi. Ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, pėrkthyes i shkėlqyeshėm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar nė rrethin ku jetoi e veproi e mė gjėrė".32 Dr. Ruzhdi Ushaku e mg. Nail Draga nė librat33 e studimet e tyre34 nė pėrmasa tė ndryshme, paraqesin aspekte nga jeta e krijimtaria dhe e konsiderojnė "emėr tė nderuar tė kulturės shqiptare, si njė ndėr krijuesit qė u pėrpoq pėr ruajtjen e kultivimin e gjuhės shqipe tė shkruar".35

    Shkodranėt i kanė kushtuar vlerėsime tė shumta. Po ndalemi nė disa prej tyre; "Mėsuesi i Popuilit" Hamdi Bushati, nė veprėn e tij tė rėndėsishme "Materiale pėr Shkodrėn" thekson : "Mevludi i H.Ali Ulqinakut u ba nji vepėr e dashtun pėr besimtarėt myslimanė tė kohės dhe u prit me entuziazėm tė madh. Shumica e familjeve myslimane ia kishin vu detyrė vedit me e pasė nė shtėpi nj i kopj e tė kėtij Mevludi. Bile deri ndėr shkolla (mejtepe) Mevludi u vu si mėsim suplementar pėr nxanėsit, djelm e varza".36

    Studjues tė ndryshėm e kali vlerėsuar si luftėtar atdhetar, si pjesėmarrės aktiv nė luftrat popuilore pėr mbrojtjen e Ulqinit, si veprimtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

    Studjuesi letrar Lezhjan Tonin Ēobani pėr kontributin e gjithanshėm tė Hafiz Aliut, ndėr tė tjera, ka pėrgjithėsuar: "Me punėrt e tij tė palodhur, nė radhė té, parė si leksikograf, si hartues i abetares shqipe nė Lezhė, si pėrkthyes e vjershėtar nė gjuhė shqipe me alfabet arab, Ali Ulqinaku radhitet pėrkrah figurave tė shquara tė rrethit tė Lezhės qė i kanė dhėnė kulturės kombėtare tė sė kaluarės pėrkrah Frang Bardhit, Pjetėr Zarishit, Leonardo De Martinos, Gjergj Fishtės etj.37 Artikuj e gjurmime ka bėrė edhe studjuesi i historisė sė arsimit e tė kulturės Cijon Simoni, i cili ka dhėnė vlerėsime pėr punėn e tij si mėsues, si krijues e si njeri me cilėsi tė larta morale e njerėzore, historiani Muhamet Lika pėr rolin e tij pėr mirėkuptimin mes besimeve fetare.38

    Jashtė kėtyre qyteteve, tė shumtė janė studjues tė tjerė me autoritet e reputacion tė lartė shkencor qė kanė pasqyruar nė studimet e tyre konsiderata tė favorshme e lavdėruese pėr krijimtarinė e larmishme tė Hafiz Ali Ulqinakut.

    Meritėn e parė pėr zbulimin e tė dhėnave pėr jetėn e veprimtarinė e tij e ka stuqjuesi erudit Lumo Skendo, i cili qysil nė vitin 1926 nė revistėn "Dituria" ka paraqitur fakte interesante e tė pabotuara pėr Hafiz Ali Ulqinakun.39

    Dijetarėt e mėdheni gjuhėtarė: A.Xhuvani, E.Ēabej, Sh.Demiraj etj. nė veprat e tyre e citojnė si poet, si pėrkthyes e si hartues fjalori duke vėnė nė dukje meritat nė kėto drejtime. Studjuesi i shquar orientalist Osman Myderrizi me njė varg,punimesh tė gjata cilėsore, ndėr tė tjera e vlerėson lart duke thėnė se "Zėvendėsimi i turqishtes nė Mevludin dhe i arabishtes nė hytben kishte rėndėsi, se sillnin me vehte njė konsakrim tė gjuhės dhe tė shkrimit shqip", ndėrsa pėr fjalorin shqip-turqisht pohon se "ky fjalor paraqitet me vlerė tė madhe, se pėrmban shumė fjalė tė rralla, nė mes tė tė cilave edhe terma detarie; Njė pjsė e kėtyre fjalėve pa dyshim do tė kaloje edhe nė fjalorin e pėrgjithshėm tė gjuhės dhe do tė shėrbejė pėr zhvillimin e gjuhės letrare kombėtare".40

    Orientalisti tjetėr i shquar, 'Fahir Dizdari, nė veprėn e tij madhore "Fialori i orientalizmave nė gjuhėn shqipe" ēmon tepėr personalitetin e Hafiz Aliut, Pėr Mevludin nėnvizon: "Edhe pse i vjetėr i ka rezistuar kohės, sepse autori ka ditur t'u flasė mirė ndjenjave tė besimtarėve me frymėn poetike qė e dallon ndai tė tjerėve, me shprehje tė pėrmailshme e rrjedhshme. Ky Mevlud ėshtė nė pėrdorim dhe kėrkohet prej njerėzve". Pėr konkretizim tė tertnave hoxhė e hafiz ai shėnon se "Tė denjė pėr t'u pėrmendur krahas Hoxha 'Fahsinit, floxha Kadri Prishtinės radhitet edhe Hoxhė Ali Ulqinaku", iidėrsa pranė Hafiz Ali Korēės vendos Hafiz Ali Ulqinakun.41

    Edhe studjues shqiptarė nga Kosova e Maqedonia kanė dhėnė ndihmesėn e tyre tė rėndėsishme pėr njohjen dhe vlerėsimin e figurės sė flafiz Ali Ulqinakut. Studjues tė afirrnuar, si: prof Hasan Kaleshi, Dr. Jashar Rexhepagiqi, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Feti Mediu, Nehat Krasniqi etj.bėjnė parashtrime, analiza e konkluzione me vlerė, ijapin ati . 1 vendin e merituar ndėr intelektualėt e dalluar tė kohės.42

    Jehona e studimeve e vlerėsimeve nuk pėrfundon me kaq; ajo shtrihet edhe nė diasporė. Idriz Lamaj, ndonėse vetė njė autor Mevludi shqip nė SHBA, pohon nė njė studim pėr historinė e Mevludeve se "versioni i Mevludit tė H.Aliut ka kalue deri nė ditėt e sotme si ma i pėrsosuni, ma i popullarizuemi dhe ma i pėrhapuni nė gjuhėn shqipe".43

    Fama e Hafiz Aliut kapėrcen edhe kufinjtė e Shqipėrisė. Nė Turqi dy nga enciklopeditė me prestigj ndėrkombėtar, si ajo Islamike dhe Inonu i lėnė vend veprave tė Hafiz Aliut si poet e linguist i pėrmendur Edhe orientaliste tė tjerė dhe albanalogė tė huaj nė studimet e'tyre trajtojnė dhe vlerėsojnė punėn e tij pėrkthyese e krijuese letrare, gjuhėsore e fetare.

    Nga parashtrimi i mėsipėrm i fakteve pėr jetėn, veprat e vlerėsimet pėr Hafiz Ali Ulqinakun nxjerrim disa pėrfundime:

    Sė pari, Hafiz Ali Ulqinaku shkriu nė nj ė nė personalitetin e tij kompleks cilėsitė e tij tė dalluara atdhetare, fetare, shkencore, kulturore, arsimore e qytetare, duke shfrytėzuar pėr formimin e tij shkollėn e kryer, studimin individuel dhe mjedisin intelektual, patriotik e progresist tė kohės.

    Sė dyti, Hafiz Aliu qe njė figure shumėplanėshe, punoi e krijoi si pėrkthyes, poet, leksikograf, leksikolog, hartues abetareje, mėsues, hoxhė dhe drejtues fetar.

    Sė treti, Autoriteti i Hafiz Aliut qe gjithnjė nė rritje, nga njė njohje lokale, kapėrceu kufinjtė e njė qyteti, tė njė krahine, duke u bėrė i pėrmendur nė mbarė vendin, nė tė gjitha trevat shqiptare, nė diasporė e nė vendet e huaja, duke u vlerėsuar si njė personalitet i merituar dhe i padiskutueshėm i kulturės kornbėtare.

    Sė katėrti, Pėr jetėn dhe veprimtarinė e Hafiz Ali Ulqinakut janė aktivizuar me studime, citime, analiza, krahasime e konkluzione akademikė, studiues tė letėrsisė, tė historisė sė gjuhės, tė leksikografisė, tė leksikologjisė, tė dialektologjisė, tė historisė sė Shqipėrisė, tė historisė sė arsimit, tė kulturės islame, teologė, enciklopedistė, specialistė tė Arkivit tė Shtetit, gazetarė, bibliografė dhe albanologė tė huaj.

    Sė pesti, Figura dhe veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut ėshtė cituar, pasqyruar e vlerėsuar nė monografi, vepra madhore, libra e pėrmbledhje tė veēanta, nė revista, nė gazeta, nė enciklopedi, nė Fjalorin Enciklopedik shqiptar, nė albumin "Nė gjurmė tė historisė kombėtare nė fototekėn Marubi", nė bibliografinė "Kontribute pėr bibliografinė shqipe", nė parathėniet e studimet hyrėse tė Mevludeve, nė tema dizertacionesh pėr histori arsimi, nė leksione e seminare tė lėndės 'Historia e gjuhės shqipe" nė Universitetin "L.Gurakuqi" etj.

    Sė gjashti, Pėr kontributin e H. Ali Ulqinakut janė zhvilluar veprimtari tė shumėllojshme, qė kanė shpalosur mė mirė vlerat e tij tė gjithanshme. Pėr kėtė ėshtė organizuar "Tribuna shkencore" nė Ulqin, ėshtė pėrfshirė nė kumtesė nė Simpoziumin e parė ndėrkombėtar tė mbajtur nė Prishtinė me temė "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", ėshtė cituar ndėr kumtesa nė sesionin shkencor nė Shkodėr kushtuar pėrkujtimit tė 100 - vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe nė seminarin e parė ndėrkombėtar nė Shkodėr me temė "Shkodra ndėr shekuj", ėshtė folur nė rubrikėn "Kujtesė" tė RTSH, ėshtė hartuar emision i veēantė nė Radio Shkodra nė rubrikėn "Kontribute pėr gjuhėn shqipe", janė programuar fragmente tė veprės sė tii nė koncertin festiv me rastin e festės sė Bajramit nė teatrin "Migjeni" nė Shkodėr, janė organizuar e sesione shkencore nė Shkodėr e nė Lezhė dhe Mevludi i tij ka qenė dhe ėshtė materiali bazė i ceremonive pėrkujtimore tė ditėlindjes sė Profetit Muhamed a.s.

    Sė fundi, Hafiz Ali Ulqinaku ėshtė njė nga ata figura tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare qė dhanė shembullin frymėzues tė zhvillimit tė njėkohshėm e tė bashkėrenditur tė veprimtarisė atdhetare, shkencore arsimore, e fetare duke ēuar mė pėrpara traditėn pozitive tė krijuar nė vendin tonė nė kėtė fushė.44

    Duke pėrfunduar kėtė vėshtrim tė pėrmbledhur tė jetės, tė veprimtarisė e tė vlerėsimeve pėr Hafiz Ali Ulqinakun kuptohet sa i drejtė ka qenė propozimi dhe miratimi pėr dekorimin e tij me titullin e lartė nderues "Mėsues i Popullit" dhe sa i bukur i pėrshtatet atij motivacioni pėrkatės : "Klerik dhe intelektual i shquar, studjues i apasionuar, mėsues dhe edukator i nderuar i rinisė dhe i masave popullore, hartues e pėrkthyes i veprave fetare e shkencore ".45"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Jakup Hasipi - (2 shkurt 1951 - 6 janar 2006)


    Lindi dhe jetoi nė fshatin Sllupēan tė Kumanovės. Ishte magjistėr nė teologji dhe patriot i njohur jo vetėm nė fshat e nė rrethin e Kumoanovės por nė tėrė Maqedoninė edhe mė gjėrė. Ndėr tė gjitha lirisht mund tė thuhet se ishte mė oratori dhe mė harizmatiku ndėr shqiptarėt e kėtyre trojeve nė kohėn tonė. Ligjėrimet e tija dallohen pėr nga pėrmbajtja harizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tijė multimediale kėto 25 vitet e fundit e posaēėrisht pas viteve 90' ka ndikuar drejtpėrdrejt nė vetėdijėsimin e rrethit tė Likovės si nė aspektin fetarė Islam ashtu edhe nė aspektin kombėtar e patriotik.

    Jeta dhe edukimi

    Jakup Hasipi lindi nė fshatin Sllupēan mė 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu nė vendlindje, shkolimin e mesėm e kreu nė Damask tė Sirisė nė medresenė "el-Furkan'" nė vitin 1980. Studimet i kreu nė universitetin e famshėm Al-Az'har, nė fakultetin e bazave tė Fesė Islame tė Egjiptit nė vitin 1985 ndėrsa studimet postdiplomike i vazhdoi nė Bejrut tė Libanit.

    Gjat viteve 1985-1990 punoi si imam nė njė xhami nė Leverkusen tė Gjermanisė ku ka dhėnė kontribut tė ēmueshėm nė kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombėtare.

    I vetėdijshėm pėr situatėn nė trojet tona nė vitin 1990 kthehet nė vendlindje pėr tė kontribuar nė gjendjen e rėndė tė popullatės. Nė ligjėratat e tija ishte shumė i pėrpikt dhe i guximshėm, kėshtu qė ju ka bėr ball kėrcėnimeve dhe marrjeve tė shumta nė pyetje nga ana e policisė sllavo-maqedone. Nga kjo periudhė e gjer nė vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjėrata, kontribut ky qė ka dritė ēdo ditė nė trojet tona pėrmes ruajtjes multimediale.


    Nė vitin 2001 gjat luftės nė Maqedoni Jakup Hasipi paraqitet si njėri ndėr strategėt kryesorė nė organizimin dhe pėrkrahjen e luftės, sepse ishte i bindur se vetėm pėrmes kryengritjes popullata do tė jet nė gjendje ti arrij liritė dhe tė drejtat e veta.

    Pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 2003 nė zgjedhjet e rrgullta tė bashkėsisė Islame nė Kumanovė u zgjodh myfti pėr komunėn e Kumanovės dhe Likovės.

    Mė 7 janar 2006 nė njė aksident trafiku nė magjistralen Shkup - Kumanovė ndėrron jetė.

    Kontributi nė Islam

    Kontributi i tij nė sferėn e Islamit ndėr tė rinjt dhe tė rriturit nė Maqedoni ėshtė i njohur ndėr kėto troje si pėrmes pjesmarrjeve tė drejtpėrdrejta nė tubime ashtu edhe pėrmes ligjėrimeve multimediale. Vlen tė ceket se tė gjitha filmimet audio dhe video jan falas pa asnjė kufizim nga ana e kėtij ligjėruesi.

    Kontributi kombėtarė

    Si njė imam dhe njė menaxher i mirė i ēėshtjeve tė njė fshati ka ndikuar shumė pozitivisht nė organizimin e qytetarėve tė fshatit si nė ēėshtjet e brendshme tė fshatit ashtu edhe nė ato tė jashtme. Organizimi i tij ka qenė i njohur qė nga koha e rrėnimit tė mureve nė teritorin e Maqedonisė proēes ky qė kishte pėr qėllim krijimin e trazirave ndėr shqiptarėt e Maqedonisė.

    Ndikimi i tij me njė dritė tė pastėr patriotike ka qenė gjat luftės sė vitit 2001 kur me veshje tė UĒK-sė ėshtė paraqitur nė opinion dhe ka kėrkuar angazhimin masiv tė popullatės nė luftė kundėr sllavo-maqedonasve, emri dhe vepra e tijė kan patur ndikim ndėr poupllatėn gjat gjith kohės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •