Shkoder- Dashuria e mohuar kthehet ne hakmarrje tragjike. Ekzekutohet ne tentativen e dyte 44-vjecari Hysni Shpuza, qe pas disa oresh mjekimi nuk mundi t'i shpetonte vdekjes si pasoje e gjashte plageve te plumbave qe kishte marre. Ngjarja ndodhi mengjesin e djeshem ne tregun e Fruta-Perimeve, ne dalje te qytetit te Shkodres, e njohur si lagjia Dobrac. Dyshimet per krimin kane rene mbi pjesetaret e familjes Dhampiraj, 25 prej te cileve u shoqeruan ne komisariat dhe u moren ne pyetje. Policia tha se ka identifikuar autorin e krimit dhe ka bere shpalljen e tij ne kerkim, pasi dyshohet tek Bledar Dhampiri, djali i trete i familjes, pasi Albert e Ermal Dhampiri jane te denuar ne burg. Motivi i ngjarjes mesohet se eshte i njejte me ate dy viteve me pare, kur Hysni Shpuza dhe vellai i tij, Hamdiu, rane preh e nje atentati qe deshtoi nga dy vellezerit Dhampiraj, per shkak se ata nuk pranuan qe vajza e Hysniut te martohej me nje te ri nga kjo familje.
Ngjarja
Ka qene ora 09:00 e mengjesit te djeshem. Hysni Shpuza gjendej ne treg per pazarin e dites, ndersa nga atentati i kaluar i kishin mbetur tre plumba ne trup. Dje eshte qelluar gjashte here me pistolete nga nje person qe policia thote se eshte identifikuar dhe eshte shpallur ne kerkim se bashku me bashkepunetorin. Te pranishmit jane terrorizuar duke u shtrire te gjithe barkazi per t'i shpetuar ndonje predhe, ndersa pas largimit te te riut kane pare 44-vjecarin te pergjakur prane arkave te fruta-perimeve. Menjehere ata kane derguar te plagosurin rende drejt spitalit te Shkodres, ndersa u njoftua edhe policia vendore. Sipas skenes se ngjarjes qe ka ndertuar policia, viktima Hysni Shpuza ndodhej ne tregun e shumices ne dalje te Shkodres kur nje person i eshte afruar dhe e ka qelluar 6 here me pistolete duke e lene gati te vdekur.
Hetimet
Menjehere pas vrasjes, autori rreth te 30-ve, eshte larguar ne drejtim te paditur, ndersa deshmitaret e ngjarjes kane derguar viktimen ne spital. Sipas deshmitareve, viktima kishte zbritur nga fugoni frigoriferik i frutave dhe menjehere eshte perballur me dy persona, njeri prej te cileve ka nxjerre armen, duke e qelluar gjashte here. Por te pranishmit kane pare vetem nje te ri qe largohej me vrap nga tregu. Postblloqe te shumta jane ngritur ne hyrje e dalje te qytetit te Shkodres me patrulla policie, por nuk eshte bere e mundur qe te dyshuarit te arrestoheshin. Ne komisariat u shoqeruan 25 pjesetare dhe te aferm te familjes Dhampiri, pasi agjentet dyshojne se motivet jane te njejta me atentatin e pare. Por pas disa oresh shoqerimi e marrje ne pyetje, ata jane lene te lire. Burime zyrtare te policise thane se kane kontrolluar te pakten 10 banesa, ndersa kane ne liste emrat e dy te rinjve qe kane kryer ekzekutimin, duke bere edhe shpalljen ne kerkim ne te gjithe vendin. Dy vjet e gjysme me pare, ne prill te vitit 2006, Hysni Shpuza eshte qelluar teksa kthehej ne banesen e tij, kurse ne muajin korrik eshte qelluar edhe vellai tjeter i tij, Hamdi Shpuza
Lidhja qe solli sherrin
Hetimet e kryera tregojne se ne Shtoj te Shkodres mosmarreveshjet mes Shpuzajve dhe Dhampireve, prej disa vitesh jane te hapura. Lidhjet dashurore te dy pinjolleve te familjeve mesohet te jene dhe "molla e sherrit". Vajza 15 vejece e Shpuzajve ka qene e dashuruar me nje 27 vjecar te familjes Dhampiri. Kundershtari kryesor i lidhjes te tyre ka qene pikerisht Hamdiu. Prej disa muajsh ka refuzuar lidhjen dashurore mes mbeses 15-vjecare dhe bashkefshatarit te tij. Situata eshte perkeqesuar kur dashuria e ciftit eshte nderprere, ndersa Dhampirajt kane zgjedhur hakmarrjen.
Atentatet ndaj vellezerve Shpuza
Konflikti mes dy familjeve ne fshatin Shtoj i Ri ne Shkoder ka pasuar me plagosjen e xhaxhait te adoleshentes. Hamdi Shpuza eshte qelluar me arme zjarri rreth ores 23:00 te se martes, java e dyte e muajit korrik 2006, teksa po kthehej ne banesen e tij. Po per fat te mire i ka shpetuar vdekjes. Ndersa nje muaj me pare ishte plagosur edhe babai i vajzes, Hysni Shpuza, qe ka marre tre plumba. Te dy vellezerit arriten te shpetonin nga vdekja, ndersa dje ka ardhur edhe atentati i trete. Policia cileson si shkak te ngjarjeve lidhjen e prishur te dy te rinjve.
K.J
Krijoni Kontakt