postoni ne kete teme fjale dhe tekste nga arbereshet,dihet mire qe tek ata kane ngeur dhe perdorin akoma fjale qe jane te lashta shqip.
po e nis i pari.
Tulipani i madh
Piana degli Albanesi - Hora e Arbėreshėvet
Scritto da Gaetano Gerbino
venerdģ 14 settembre 2007
Tato rrij i kurkullosur, si ndodhej shumė herė, brėnda strofullit ēė prindrat kishėn gėrmuar nė tė zėnėt e dimbrit. Pak qėro mė parė patėn tė lėshojėn tė vjetrin tue rrjedhur kur njė nuselalė u kish kėllitur brėnda gavėrės sė ngushtė dhe menjėherė kish vrarė e ngrėnė tė tre vėllezėrit e Tatot. Ai ish njė mi i vogėl, i majmėth e njė skajė i pėrtoshėm i ēili, ēė kur familja jisėj te shpia e re, ca se ish trėmbsar, ca pėr kujdesin e tepėrt tė prindravet, shkoj njė pjesė tė madhe tė qėroit tue ngrėnė e tue flėjtur brėnda galetės. Rrallė dilėj ndo metėr jashtė, tė prirej pranė pameta me vrap posa gjegjej danxė njė shtrush tė vogėl. E kur dilėj, ish vetėm tė kėrkoj ndo lėndė rarė ka liset. Strofulli i ri ish njė ubrih mjaftė i sigurt pėrēė gjėndej mbi njė rahj ka i ēili i jati dhe e jėma mėnd ruajėn gjithė fushėn pėrreth. Porsanith, tek ajo pėrjashtė, ngė dukej tė ishėn shumė ka ata armiq tė tmerrshmė ēė i kishėn shkatarruar gjysmėn e familjes, ditėt e tija shkojėn edhe ndutu tė qeta.
Krijoni Kontakt