Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1

    Kakofoni naive korçare me shtatë zëra

    Kakofoni naive korçare me shtatë zëra: të reja të vjetra nga kryeqendra e ‘vorjo epirit’'

    15.08.2008

    Zër’ i parë

    Para disa kohësh takova rastësisht në rrugë një mik të vjetër, që kisha vite pa parë. Siç është zakoni, më mori për krahu e u futëm ‘për një káfe’ në klubin më të afërt të çmalleshim në shoqërinë e një gote.
    Ai kamerierit: Djali, bëna ga një frape me qumësh.
    Unë atij: Po le bre tashi, un’ thash’ të pinim një raki, ç’na gatron me kafera, me frapera… Kamarieri atij: Si e do, glikó apo metrío?
    Unë atij: Çar tha o?
    Ai mua: Tha e do të ëmbël apo jo bre dhe tinë, greqisht e tha…
    Unë atij: Po ti ç’ne që di greqisht?
    Ai mua: Po unë çoban jam o, voskopojar jam me origjinë. Neve çobenjtë grekër jemi…, pandaja na kanë dhënë dhe omogjenìo … Ime gjyshe, dadka edhe papu [gjyshi] marrin edhe pensjon grek… Po le pasaja që tër grekët dinë çobançe…edhe ata çobenjër janë… Im atë kur qe në Greqi çobançe llafoste edhe e mirnin vesh të tërë…”

    Zër’ i dytë

    Një i afërm më përshkruante me krenari një episod që pati përjetuar në një zyrë të policisë në Selanik, ku kishte shkuar për të zgjatur lejën e qëndrimit. Ndërsa priste rradhën, i tërhoqi vëmendjen një zonjë shqiptare rreth të dyzetave, e cila komunikonte me nëpunësin e sportelit në një greqishte pothuajse të pakuptueshme për ata që nuk dinë shqip. Zonja sa vinte dhe e grinte zërin. Qëllimi i saj ishte të merrte një status të privilegjuar emigranti. (Sqarim: meqënëse jo të gjithë lexuesit e nderuar dinë greqisht (se si i thonë fjalës: nobody is perfect!), gjithë episodin e zhvilluar po e përcjell në vijim në shqip)
    Ajo: Po si o s’më jep adhjo paramoní, neve lamë koskat këtu!
    Ai: Zonjë, ky nuk është argument; Po ua përsërit: ligji është ligj, rregullat janë rregulla, dhe ato nuk i kam vendosur unë…
    Ajo: E po juve s’latë çoban pa jau dhënë kartën…
    Ai: Ata kanë të drejtë zonjë, se kanë kombësi greke…siç kanë dhe minoritarët, korçarët…
    Ajo: Po po të jet’ për atë punë edhe unë greçkë jam; jam ga Leskoviqía unë, shikoe në pashaportë…

    Zër’ i tretë

    Udhëtoja me një taksi nga Korça në Ersekë. Diku në të dalë të Korçës, në krah të djathtë të rrugës së Kolonjës, ngrihet e vetmuar një ndërtesë e paqme, para së cilës valëviteshin tre flamuj, ai europian, ai grek, dhe si i zënë ngushtë dhe ai shqiptar, tepër bojëdalë. Më bëri përshtypje dhe i drejtohem shoferit, me siguri rom.
    Unë: ë mo e shikon?, ja dhe flamuri grek; atë që z’bënë dot me luftë e në luftë po e bëjnë tashi me paqe…
    Ai: Po nuku i bie dërmënt grekut për neve bre djali, neve ç’të na duan? Neve e bëjmë Greqinë shashërdì.
    Unë: (Rrudh buzët, tund kokën dhe hesht).
    Ai: Mo po unë ku ta gjej të na marë greku, gjon o? Un’ ku ta gjej Vorjo Epirin, po le o të na marin njerë grekët e të na bëjnë njerës, pa le ç’thonë…

    Zër’ i katërt

    Isha i ftuar në një ceremoni kishtare, në një pagëzim, i cili bëhej në një kishë ortodokse korçare. Filloi e mbaroi ceremonia, dhe të vetmet fjalë shqip që dëgjova ishin “E mohove djallin? E mohova!, E pranove Krishtin? E pranova!”; Pjesa tjetër, rreth 45 minuta u zhvillua në greqisht. Meqënëse priftin e njihja (e kisha gjiton) iu drejtova pa dorashka.
    Unë: Papa Sotir, po ce nuku i mbani ne shqip meshat, po i mbani në greqisht? Njerëzia kshu nuku ju marin vesh…
    Ai: Po ca gjera i themi edhe në shqip ama…
    Unë: E po unë e kam llafin për kusurin …
    Ai: E po dëgjo, neve orthodhoksë jemi, kisha tonë orthodhokse ëshë, domethënë greqishtja është gjua e bekuar… (pasaja neve gjysmë grekër jemi!)

    Zër’ i pestë

    Takova një shok gjimnazi, që kishte kryer në Angli studimet e larta në sociologji dhe në shkenca politike. Gjatë bisedës, më përshkroi me hollësi një ‘eksperiment’ që kishte ndërmarrë. Atëbotë sapo ishte mbyllur kampionati i fundit europian, kur fati i pati buzëqeshur skuadrës greke. Në ajër ndihej ende dehja e ngadhënjimit. Rrugëve të qytetit të kalldrëmtë të binin në sy gjithfarëlloj formash flamujsh grekë; mbi bluza, kapele, pantallona, këpucë, … edhe atje ku s’duken… dhe kjo ishte gjëja më normale, aksujt nuk i bënte përshtypje. Kjo i ra në sy sociologut tonë, dhe vendosi të provonte diçka. Shkoi në Pazar, bleu një bluzë të kuqe me mëngë të shkurtra dhe me shqiponjën dykrenore në gjoks, dhe vendosi t’a vishte kur të dilte xhiro, nga Parku, ‘për një volltë’, siç i thonë sot neokorçarët modhernë…dhe të vëzhgonte reagimet e bashkëqytetarëve.
    Unë: Edhe ç’përshtypje të la?
    Ai: Ndjeja shumë vështrime të habitura e përçmuese mbi shpatulla; a thua kisha dalë lakuriq; me siguri që po të kisha dalë lakuriq do të kisha rënë më pak në sy e do t’i kisha habitur më pak. Por nuk isha veshur si të gjithë të tjerët, flamuj grekë, por me atë shqiptar, duke qënë se ndodheshim në Shqipëri e jo në Greqi.
    Unë: (Rrudh buzët, tund kokën dhe hesht).
    Ai: Por vendosa të vazhdoj eksperimentin. Vendosa që kur të kthehesha në Angli, të kaloj në doganën greke i veshur me bluzën e kuqe me shqiponjë.
    Unë: (Vë buzën në gaz).
    Ai: Hipa në autobuzin e linjës Korçë-Selanik. Mbërritëm në Kapshticë. Vulosëm pasaportat në pika jonë kufitare, kaluam në anën tjetër. Pak para traut duhet të zbrisnim nga autobuzi, dhe t’i afroheshim në rradhë sportelit grek. Duke zbritur nga autobuzi hoqa xhaketën që kisha veshur përsipër, e lidha në brez, duke nxjerrë edhe më tepër në pah shqiponjën në sfondin e kuq. Mund të marrësh me mend shikimet. Dikush filloi të murmuriste, një zonjë, e greqizuar filloi të tundtte kokën në shenjë mospëlqimi. Pas pak më afrohet një xhaxha, me një fëmijë në dorë e më thotë:
    Xhaxhai: Mor djalë, vishe gjende atë zhaqetën, se to na apësh punë me ktë blluskën me flamur, se to na pjellë groshi… Jemi allexhinj edhe kta [doganierët] s’e kanë iç për gjë të na kthejnë mbrapa fishek të tërëve …

    Zër’ i gjashtë

    Më urdhëroi për vizitë në shtëpi një mik i familjes, korçar denbabaden. Sapo kishte arritur të merrte në konsullatën greke të Korçës një vizë 20-ditore; do të shkonte të vizitonte vajzën në spital, në Athinë.
    Unë: E po shyqyr o Kiço, që t’a dhanë [vizën]…
    Nikoja: Edhe unë nuku e prisnja me kaqe kollajxhé...
    Unë: Njinje donjë nga shqiptarët e Konsullatës?
    Nikoja: Jo bre, ç’i do ata. Pasaja më keq ësh’ ashu… Po to ketë parë ay greku në pashaportë që unë jam korçar denbabaden, lindur në Korçë, ritur në Korçë, bërë shkollën në Korçë, edhe … ce neve korçarët gjysmë grekër jemi de, biles as pashaportën s’ma odhi turinjve, siç bëjnë me të tjerët…

    Zër’ i shtatë (persiatës)!

    Isha duke u kthyer nga Selaniku në Korçë. Udhëtoja nga autostrada e re. Duke patur parasysh tabelat udhëzuese të autostradave në zonat kufitare, në të cilat shënohen, sipas drejtimeve, shtetet fqinjë, prisja të shihja diku dhe ndonjë udhëzim, që ishim duke iu afruar Shqipërisë. Por më kot. Dhe ja ku, rreth 30-40 km larg nga kufiri filluan të shfaqen tabelat e para ‘interesante’, në të cilat lexova në dy gjuhë (së pari në greqisht) Kastoria, Maniaki, Kristalopigi dhe KORYTSA, por pa asnjë të dhënë pranë, ALBANIA për shembull (le që gjitonëve tanë zemërgjerë s’ua nxe goja këtë fjalë!), apo ndonjë akronim, AL, për të mos e tepruar. Vetëm KORYTSA, si të bëhej fjalë për fshatin grek të rradhës, në tokë vorioepiriote, diku në të dalë të autostradës. Gjithçka në rregull, me përjashtim të një ‘anomalie’, që rastësisht ndodhet në anën tjetër të kufirit, në një shtet tjetër sovran dashamirës halleplot e kokëulur.
    Merruni me bollanot, që me pacipësinë e bukëshkalësinë që i karakterizon, pa pikë turpi e morali ngrehin pluhur edhe hedhin shashka afër detit; të merreni me ta sa të mos marrin dot frymë, por mos harroni eshkën që digjet në juglindje…
    Neve që jetojmë atje, ka kohë që na bie erë të djegur, madje aq shumë sa kemi filluar të mos na bëjë më përshtypje… pak a shumë si ajo puna e dritave.
    Kushedi se si do t’i dalë fundi.
    Kur? Kur nuk t’a pret mendja… shumë më shpejt se ç’mund të imagjinojmë. Ndërkohë bollanot po e shënojnë me marifet sinorin e ri duke përmjerë aty-këtu si qeni zarbë, ndërsa shqipet e kundrojnë si të ishin bufë kënete.
    Të rrojnë e të shikojnë!

    Nikollaq Dhamo

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eh, vaj medet ku jane katandisur shqiptaret, te thone te na marre Greku te na beje njerez..papapa, kjo eshte ti biesh kokes me grushta. NE fakt ata njerez qe thone keshtu me mire t'i marre greku (a lumi) se te rrine me ne.

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Eh, vaj medet ku jane katandisur shqiptaret, te thone te na marre Greku te na beje njerez..papapa, kjo eshte ti biesh kokes me grushta. NE fakt ata njerez qe thone keshtu me mire t'i marre greku (a lumi) se te rrine me ne.
    Dakort jam me ty, une nuk kam qene asnjehere ne Greqi por i kam shume inat per shkak te shume pislliqeve qe kane bere me Shqipetaret (vrasje ne kufi, rrahje ne rajone polici etj etj etj)..

    POR

    Le te leme patriotizmin menjane per pak caste.
    Njoh disa persona (3-4-50) qe punojne e jetojne ne Greqi dhe kane siguruar vize duke u rregjistruar ne ndonje nga shoqatat spiune (Omonia me duket quhet njera) Greke. Cfare i ka shtyre te hiqen si Greke? Se Greke nuk jane, e thone vete, jane me rrenje e me trung te lindur ne Shqiperi pa kurrfare lidhnje me Gerkun.
    E dine te gjithe shume mire, ne Shqiperi NUK KA KUSHTE JETESE per shume e shume familje, pra detyrohen te hiqen Greke per te ushqyer familjen, eshte per te ardhur keq por ky eshte realiteti i hidhur.
    kaq
    P.S.: ok disa hiqen si Greke dhe kur jane ne Shqiperi por pyll pa derra nuk ka, shume emigrante Italiane psh, flasin Italisht me kamarierin, shume Shqipetare te Anglise fusin nga ndonje fjale Anglisht kur ja do qejfi por keto jane pordha, azgje tjeter..
    Ndryshuar për herë të fundit nga smokkie : 15-08-2008 më 20:24
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Cka te shtojsh mor vllazen , esht koha qe gjith te bashkohemi , shof qe shum patriot nga Kosova kan fillu te punojn per Camerine , duke lobuar ne SHBA per ket problem , mirpo kot esht kur ne kemi ne Shqiperi njerz kaq me moral te ulet , qe sju han per shtetin e tyre , qe pa medyshje do ta kishin shit shtetin per nje birr greke , njerz pa yndyr , me pare keta persona hanin plumbin ne emer te popullit shqiptar , por tani jan ber shum prej ktyrve qe meritojn plumb , nuk mjafton nje Avni Rrustem , se jan shtu tradhtaret si kepurdhat pas shiut.
    Ne gjith Ballkanin patriotizmi esht ngrit ne nivelin me te larte , aq sa popujt nuk shkojn ne shtetet fqinje per pushime sepse e konsiderojn shtet armiqsor , nuk blejn produkte ushqimore nga shtetet armiqsore , kendojn keng kunder armiqve , protestojn ... por te shqiptaret e kunderta , patriotizmi me i ulti ne BOT ( shumica) .

    Sllavo-maqedonet (orthodoks) bojkotojn totalisht Greqin (orthodokse) , bojkotojn detin grek , bojkotojn vendet e punes qe ofron Greqia , bojkotojn muziken greke , ushqimin , ti thuash ndonje sllavi se je grek me siguri do tet shajn ne mos tet rrafin .

    Serbet , bojkotojn Kroacin , rekordi i turisteve nga Serbia qe vizituan Kroacin ishte mu ne vitin 2008 , ishin 100.000 turist , mirpo Serbia ka 7.4 milion banor , dhe nga keto 100.000 me siguri ka pas numer te madh te pakices hungareze , boshnjake , shqiptare...

    Cka po ndodh me ju , nuk mjaftoheni qe e shitet Camerin , plus doni ta shitni edhe Korcen , Gjirokastren e Himaren , nuk turperoheni dhe nuk friksoheni ta quani veten gjysem grek , nuk turperoheni shqiptari shqiptarit ti flase ne gjuhen e armikut .

    Cfar po ndodh me ju ?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Lol, ato historite aty duhen çuar ne ndonje reviste humoristike se vdiqa se qeshuri .

    Dhe une do deklarohesha grek me gjithe qef nese do me ofronin kushte te mira jetese dhe nje pune te mire e te jetoja si njeri, ose dhe do deklarohesha italian, pse ta mohoj,
    po mire e ka pat ai plaku, jemi hallexhinj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Lol, ato historite aty duhen çuar ne ndonje reviste humoristike se vdiqa se qeshuri .

    Dhe une do deklarohesha grek me gjithe qef nese do me ofronin kushte te mira jetese dhe nje pune te mire e te jetoja si njeri, ose dhe do deklarohesha italian, pse ta mohoj,
    po mire e ka pat ai plaku, jemi hallexhinj.
    Po cka pret ?
    Askush ste refuzon , sidomos jo shtetet Ballkanike , secili don te ket minoritet ne ndonje shtet dhe pastaj te kerkoje tokat e tyre.
    Nese esht veshtir te behesh grek , ja po te tregoj se pa problem dot behesh bullgar , edhe un mundem bashk me 509.000 shqiptar te tjer te Fyromit , por sesht gjithcka paraja , ti i shituri i memedheut tim.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  7. #7
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Lol, ato historite aty duhen çuar ne ndonje reviste humoristike se vdiqa se qeshuri .

    Dhe une do deklarohesha grek me gjithe qef nese do me ofronin kushte te mira jetese dhe nje pune te mire e te jetoja si njeri, ose dhe do deklarohesha italian, pse ta mohoj,
    po mire e ka pat ai plaku, jemi hallexhinj.
    Kur te shesish b.y.th.e.n shite te pakten ke amerikani dhe benu amerikan. E jo magjuparab-grek-serb.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    me gjithe qef e shes dhe tek amerikani, po amerikani nuk para blen ***** shqiptari, keta greket blejne.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mjaft me ca tituj pompoze dhe iritues, qe ne vend te efektit kritik per nje fenomen vertet problematik, ofendojne Korcen dhe korcaret denbabaden shqiptare. Perdora dhe une nje fjale qe sigurisht s'eshte shqip, po mos kujtoni se jam nga ai vendi i prejardhjes se saj. Aq sa u turqizuam(ne kuptimin e identitetit), po aq dhe do grekezohemi.

    Shpirti shqiptar

    Shqiptarizma më thotë: S'kam nevojë për elozhe
    Mbamë, qoftë e më pak, nga ç'të mbaj unë ty
    Ngado që të ropatesh, gërxheve të kësaj bote
    Mjafton që të kam dhe më ke aty!

    Aty ku askush tjetërsim s'mund të bëjë
    Me blloqe kartash dhe vula identiteti
    Aty ku as Zoti më dorë s'mund të verë
    Se shpirti i tij, në shpirtrat tona mbeti.

    Aty çdo materie një fjalë do të thotë
    Fjalën që qumështi i nënës na dha
    Aty çdo fjalë e shpërndarë nëpër botë
    S'do tradhëtojë kurrë, shpirtin shqiptar!

    Njeri nga ata pe Korce, qe jeton, apo me mire te them, mbijeton ne Greqi. Me c'karte? Me nje karte per mbijetese, qe s'me ben dot kurre me zor te kundert nga c'jam. C'tju bejme patriotizmave hipokrite ne, qe demtojne me keq patriotizmin ne emer gjoja te tij.
    -------------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Te them te drejten,nuk e di se kush na ka zhveshur kaq keq nga patriotizmi.Ne lokalin ku punoj,vjen nje emigrant nga Greqia dhe ne muhabet e siper me thote se kishte 12 vjet pa ardhur ne Shqiperi.Qe mos ta zgjat,pas 2 apo 3 minutash,me kerkon t`i ve ne kasete kenge greke!!!!!!!A mund t`i sherbeje atij njeriu?


    Une nuk trembem kur shoh nudo femrash
    As dhe kur ka tradheti ne dashuri
    Trembem kur degjoj per ndrrime emrash
    Dhe kur shqiptaret vendlidjes po i thone Greqi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Serenata dhe Këngë Korçare
    Nga Fiori në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 19-01-2021, 11:31
  2. DASHNOR KOKONOZI, Shtatë serbët dhe Shvejku
    Nga Xhuxhumaku në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 16:45
  3. Serenata korçare, historia e krijimit të grupit "Lira"
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2005, 19:49
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15
  5. Mund te pyesni per cdo gje ne lidhje me Kuranin
    Nga Klevis2000 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 09-06-2003, 13:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •