Shkrimi i meposhtem eshte marre drejtperdrejte nga faqja zyrtare e Fondit Austriak te Shkences. E pashe kete lajme ne gazetat shqiptare por per shkak te tendences per te shkuar gjithmone tek burimi fillestar, vendosa te perkthej shkrimin origjinal pa bere pershtatje. Me shpresen se e ardhmja e studimit te gjuhes shqipe do jete gjithmone e me e begate dhe gjithnje e me shume do t'i afrohet te vertetes se padiskutueshme ju uroj lexim te mbare.
http://www.fwf.ac.at/en/public_relat...200805-en.html
Shqipja (E Vjeter) Trashegimi e Gjalle e nje Gjuhe te Vdekur?
Ne baze te hipotezes qendrore te nje projekti te ndermarre nga Fondi Austriak i Shkences FWF, Shqipja e Vjeter ka patur nje influence te konsiderueshme ne zhvillimin e shume prej gjuheve te Ballkanit. Kerkimi kembengules ka per qellim te vertetoje kete teori. Kjo gjuhe e njohur fare pak, fillimisht po I nenshtrohet kerkimeve duke per dorur te gjitha tekstet ne zoterim perpara se nje krahasim me gjuhet e tjera ballkanike te ndermerret. Rezultatet e kesaj pune do te perfshijne permbledhjen e nje fjalori (lexicon) per te dhene nje ide te pergjithshme te te gjithe foljeve te shqipes se vjeter.
Gjuhe te ndryshme ne te njejten zone gjeografike shpesh shfaqin njgjashmeri te caktuara, pavaresishte se nuk ka te dhena te nje origjine te perbashket. Ky fenomen I njohur si Sprachbund eshte gjithashty I pranishem ne Ballkan ku Shqipja, Greqishtja, Bullgarishtja, Maqedonishtja dhe Rumanishtja shfaqin fjale dhe struktura te ngjashme. Pyetja eshte nese keto gjuhe kane influencuar njera tjetren apo nese nje gjuhe specifike ka qene vendimtare ne dhenien forme dhe zhvillimin e te tjerave?
Nje projekt I Deges se Linguistikes te Universitetit te Vienes ka per qellim te vertetoje se Shqipja (e Vjeter) ishte nje influence kryesore ne gjuhet e tjera Ballkanike. Linguistet Dr. Stefan Schumacher dhe koleget e tije Dr. Joachim Matzinger po ndermarrin nje kerkim te pa bere me pare, ne dy fusha kyce. Hapi I pare ka te beje me nje analize te thelluar te Shqipes se Vjeter, pasi kerkimi ne kete gjuhe eshte shume I pamjaftueshem ne krahasim me Shqipen modern. Ky hap perfshin analizen e sistemit te foljeve te Shqipes se Vjeter duke perdorur te gjithe burimet e shkruara-studim I pare I ketij lloji. Ne hapin e dyte, rezultatet jane krahasuar me sistemin e foljeve te gjuheve te tjera Ballkanike per te vendosur se ku shfaqen ngjashmerite.
Ndikimet nga Shqipja
Sic shpjegon dhe udheheqesi I projektit, Dr. Schumacher, kerkimi qe tani po sjell frytet e para: Deri tani, puna jone ka treguar se Shqipja e Vjeter ka mbajtur forma zgjedhore te larmishme qe kane lejuar folesin te shprehe nje gjendje te caktuar per ate cka flitej. Krahasuar me dijen dhe literaturen ekzistuese keto nivele te formave zgjedhore jane ne fakt me te perhapura dhe me te dritehijezuara se cbesohej me pare. Ne kemi zbuluar nje numer te madh te formave foljore qe tashme jane zhdukur ose kane humbur perms rindertimit- deri tani, keto forma pothuajse nuk jane dalluar, ose ne rastin me te mire, kane qene klasifikuar ne menyre te pasakte. Keto forma foljore jane themelore per te shpjeguar historine gjuhesore te Shqipes dhe perdorimin e brendshem te saj.
Dhe jo vetem kjo, ato gjithashtu mund te hedhin drite ne mardhenien e ndersjellte midis Shqipes dhe gjuheve fqinje te saj. Studiuesit po ndjekin udhetregues te shumellojshem qe sugjerojne se Shqipja luajti nje rol kyc ne Sprachbund-in Ballkanik.
Literatura
Ky studim eshte bazuar ne te gjithe materialin ne zoterim te Shqipes se Vjeter qe daton mes shekujve te 16te dhe 18te. Kerkimi do tI vere studiuesit para nje prove te madhe pasi perfshin 1500 faqe tekstesh, ku secila duhet te analizohet me kujdesin me te madh. Dr Matzinger komenton: Deri tani, shume pak kerkime jane bere mbi keto tekste, pasi ne kemi te bejme pothuajse teresisht me literature fetare katolike e cila ishte e ndaluar dhe me pas u be tabu, sidomos gjate kohes se komunizmit. Pas renies se komunizmit, kjo literature dali perseri nga hija por, ka patur mungese parash dhe njohuri baze perreth katolicizmit.
Per shkak te rolit te tyre ne projektin FWF, keto tekste te vjetra po marrin nje drite te re dhe po zene vendin e tyre si pjese se tradites se pasur Austriake te kerkimit ne kete fushe-per te permendur nje fakt, profesori Austriak Norbert Jolk, I cili u vra nga nazistet. Njihet si babai I Albanologjise. Jolk, pa asnje dyshim, do te kishte qene krenar te ishte deshmitar I perfaqsimit te pare te plote te sistemit foljor te Shqies se Vjeter ne formen e nje fjalori qe do te kryhet ne fund te kerkimit. Ky studim do te siguroje themelin per te gjitha kerkimet e ardhme te sistemit foljor te Shqipes dhe do te kete nje vlere te pacmueshme ne studimet Indo-Europiane dhe gjuhesise ne pergjithesi.
Kontaktet Shkencore
Scientific Contact
Dr. Stefan Schumacher
University of Vienna
Institute of Linguistics / Indo-European Studies
Dr.-Karl-Lueger-Ring 1
1010 Wien, Austria
T +43 / 1 / 4277 - 41 753
M +43 / 676 / 79 73 521
E stefan.schumacher@univie.ac.at
Austrian Science Fund FWF
Mag. Stefan Bernhardt
Haus der Forschung
Sensengasse 1
1090 Wien, Austria
T +43 / 1 / 505 67 40 - 8111
E stefan.bernhardt@fwf.ac.at
Copy Editing & Distribution
PR&D - Public Relations for Research & Education
Campus Vienna Biocenter 2
1030 Wien, Austria
T +43 / 1 / 505 70 44
E contact@prd.at
Krijoni Kontakt