Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Mjekesia e te Derguarit Muhamed a.s

    Mjekesia e te Derguarit Muhamed a.s

    Per me shume shiko ne kete link


    http://mjekesia-profetike.com/islam/...hp?readmore=13

    Ibn Kajim el Xheuezi


    H Y R J E

    Themi, kurse All-llahu ėshtė ndihmės i cili dhuron pasuri dhe kontrollon veprimet, se ekzistojnė dy lloj sėmundjesh qė janė shpjeguar nė Kur'an:
    1) sėmundjet e zemrės dhe
    2) sėmundjet e trupit.

    Sa i pėrket sėmundjeve tė zemrės, ato janė dy llojesh:
    E para ėshtė sėmundja e dyshimit dhe dilemės,
    ndėrsa e dyta ėshtė sėmundja e lakmisė, tėrheqjes (e joshjes, epshore...).

    Qė tė dyjat pėrmenden nė Kur'an. Pėr kėtė All-llahu i gjithėfuqishėm thotė:
    “Nė zemrat e tyre kanė sėmundje, e All-llahu u shton sėmundje edhe mė shumė”. (El Bekare, 10)
    Gjithashtu ka thėnė:
    “Dhe ata qė zemrat i kanė tė sėmura dhe jobesimtarėt tė thanė:’Ēka dashti All-llahu me kėtė shembull?’”. (El Muddeththir, 31)

    Ai, mė i madhėrishmi, lidhur me ata qė refuzojnė tė pranojnė kriteret e Kur'anit dhe synnetin e Pejgamberit, thotė:“E kur thirrėn qė ndėrmjet tyre tė gjykojė All-llahu dhe i dėrguari i Tij, njė grup prej tyre nuk i pėrgjigjen asaj; po nėse ėshtė qė e drejta u takon atyre (nė atė gjykim) ata i shkojnė atij tė bindur e me respekt. A thua janė tė sėmurė nė zemrat e tyre apo mos dyshojnė (nė tė dėrguarin) ose frikėsohen se All-llahu dhe i dėrguari i Tij do tė gjykojnė padrejt kundėr tyre? Por jo, ata janė zullumqarė”. (En Nurė, 48-50)
    Kjo ėshtė sėmundja e dyshimit apo e dilemės.

    Sa i pėrket sėmundjes sė lakmisė, joshjes dhe mendjelehtėsisė (shfrenimit),, All-llahu i gjithėfuqishėm dhe mė i madhėrishmi, duke ua tėrhequr vėrejtjen besimtarėve, porosit gratė e Pejgamberit tė tij, tė cilat shėrbenin dhe udhėheqnin pėrkujdesjen pėr nevojat nė rritje tė numrit gjithnjė e mė tė madh tė njerėzve tė cilėt e vizitonin Pejgamberin dhe e lutnin pėr t’u dhėnė kėshilla, dhe thotė:
    “O gratė e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjė grua tjetėr, nėse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, por thuani fjalė tė matura!” (El Ahzabė, 32)
    Sėmundja e lakmisė, e cila pėrmendet kėtu, ėshtė sėmundja e prostitucionit, ndėrsa All-llahu e di mė sė miri!

    Sėmundjet e trupit

    Pėr sėmundjet e trupit, All-llahu i gjithėfuqishėm dhe mė i madhėrishmi, thotė:
    “Nuk ėshtė mėkat (tė ngelė pa dalė) pėr tė verbėrin, pėr tė ēalin, e as pėr tė sėmurin!” (El Fet-h, 17)
    Ai, Zoti i plotfuqishėm, e pėrmend gjithashtu sėmundjen e trupit lidhur me ritualin e haxhit, me agjėrimin dhe me cilėsitė higjienike tė marrjes sė abdestit, pa marrė parasysh dobitė e tjera. Ai dėshiron t’u tregojė atyre qė e lexojnė Kur'anin, se si mirėqenia praktike, ashtu edhe mirėqenia shpirtėrore, ėshtė e fshehur nė Kur'anin famėmadh, d.m.th. t’ua tėrheq vėmendjen qė tė veprojnė mbi bazė tė asaj qė pėrmbajnė sekretet e tij. Pėr dallim nga tė tjerėt, kjo do t’i ndihmojė ata qė e kuptojnė Kur'anin pėr t’i plotėsuar kėrkesat mė tė larta me rastin e zbatimit tė udhėzimeve hyjnore. Kjo pėr arsye se janė tri rregulla themelore pėr shėndetin e trupit: mjekėsia parandaluese (preventive), vetėpėrmbajtja nga ajo qė ėshtė e dėmshme, dhe pastrimi i trupit nga sekrecionet qė e dėmtojnė.
    All-llahu i gjithėfuqishėm i pėrmend kėto tri parime nė kėto tri vende:
    - nė versetin mbi agjėrimin: “(Jeni tė obliguar) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė”. (El Bekare, 184).
    Sipas kėsaj, Ai ia ka lejuar tė sėmurit ta shtyjė agjėrimin e vet derisa tė shėrohet nga sėmundja, udhėtarit qė ta shtyjė agjėrimin e obliguar pėrkohėsisht dhe ta ruajė fuqinė pėr shkak tė ngarkesės fizike gjatė udhėtimit;
    - nė versetin mbi haxhin, Ai thotė: “Po kush ėshtė prej jush i sėmurė ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi ėshtė: agjėrim, sadaka ose kurban”. (El Bekare, 196)
    Kėtu pėrsėri All-llahu i gjithėfuqishėm ia lejon personit tė sėmurė ose atij qė ėshtė i sėmurė nga zgjebja, zbokthi ose morrat, apo nga ndonjė sėmundje tjetėr e lėkurės sė kokės, qė ta rruajė kokėn gjatė kohės kur e vesh ihramin, edhe pse nuk ėshtė e lejuar, t’i eleminojė avullimet e dėmshme qė do tė mblidheshin pėrreth kokės, dhe pėr pasojė do ta mbyllte frymėmarrjen e poreve dhe, ndoshta, do tė shkaktonte infektimin e folikulave tė qimeve (folikulitis). Kur tė rruhet koka, hapen poret dhe kėto avullime dalin nė lėkurė dhe e bėjnė tė mundur procesin e pastrimit natyror. Kėshtu, nga versetet e cituara tė Kur'anit, dhe ajo qė do tė mund tė kuptohej nga shpjegimet hyjnore, lejohet mėsimi nė zgjidhjen e sėmundjeve tė lehta nė mėnyrė qė tė ndihmohet shėrimi i sėmundjeve serioze, prandaj, pėr kėtė arsye, ėshtė zhvilluar metoda deduktive, qė njihet me emrin qiyas, pėr eleminimin (pastrimin) e helmeve tė dėmshme dhe gėlqerizimeve tė tjera. Kjo metodė ndahet nė dhjetė pjesė tė trupit tė njeriut duke pėrfshirė: gjakun kur vlon (rrjedh), farėn (spermėn) kur vrushkullon, urinėn, fecesin, fryrjen (ėnjtjen), vjelljen, teshtitjen, gjumin, urinėn dhe etjen. Secili nga kėto dhjetė elemente, kur grumbullohet, shkakton sėmundje dhe pastaj e bėn tė domosdoshme pastrimin;
    - nga pikėpamja e vetėpėrmbajtjes dietetike (arab. himyah), udhėheqja shpirtėrore ėshtė pėrkujdesur nė Kapitullin e abdestit, ku All-llahu i gjithėfuqishėm thotė:
    - “Nėse jeni tė sėmurė, jeni nė ndonjė udhėtim, ose ndonjėri prej jush vjen nga ultėsia (nevojtorja) ose keni takuar gratė, e nuk gjeni ujė, atėherė mėsyne dheun dhe fėrkoni me tė fytyrat dhe duart (tejemum). All-llahu shlyen e falė mėkatet”. (En Nisaė, 43)
    Nė kėtė rast All-llahu i gjithėfuqishėm ia lejon tė sėmurit qė tė zėvendėsojė abdestin e zakonshėm me tejemum (pastrim simbolik) dhe mos tė pėrdorė ujin, kur pėrdorimi i tij i jashtėm ėshtė i dėmshėm. Kjo ėshtė edhe njė vėrejtje pėr njerėzit, e cila u tregon atyre se duhet tė ruhen nga tė gjitha ato qė e dėmtojnė trupin, qoftė me karakter tė jashtėm qoftė me karakter tė brendshėm. Por All-llahu i gjithėfuqishėm ua ka dėrguar robve tė vet parimet themelore tė shėrimit mjekėsor dhe tė rregullimit tė tyre.
    Nė kėtė vepėr, ne do t’i paraqesim gjithashtu udhėzimet mjekėsore qė janė dhėnė nga i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe me siguri nuk ka rrugė mė tė mirė pėr pėrdorimin e kėsaj diturie. Sa i pėrket shėrimit tė zemrės, ajo mund tė shėrohet vetėm nėpėrmjet pejgamberėve tė All-llahut. Prandaj, njė zemėr, pėr t’u shėruar dhe pastruar nga ndyrėsitė, sė pari duhet ta njohė Krijuesin dhe Zotin, emrat dhe cilėsitė e Tij, veprat dhe rregullat e Tij, tė ndjekė veprimin e Tij, tė mendojė pėr urtėsinė e Tij. Dhe qė e tėrė kjo tė veprojė nė ato zemra tė tilla nė atė mėnyrė qė ato zemra tė dėshirojnė atė qė urdhėron e dėshiron Ai, ndėrsa tė vetėpėrmbahen nga ajo qė Ai e ndalon dhe e urren. Dhe nuk ka jetė dhe shėndet tė vėrtetė pėrveē nė kėtė mėnyrė. Kėto dituri mund tė mėsohen vetėm nga mėsimet e tė dėrguarve tė Tij, (Qofshin tė gjithė nė paqe!), nė tė kundėrtėn meditimi do tė jetė krejtėsisht i gabuar dhe i pafrytshėm. As nuk mund tė mendojmė se do tė mund tė veprojmė nė kundėrshtim me udhėzimet, ndėrsa zemrat tė jenė tė shėndosha. Do tė mashtrohet ai qė mendon kėsisoj, sepse njė mėnyrė e kėtillė do tė jetė vetėm ushqim i jetės dhe i fuqisė sė qenies sė tij shtazore. Jeta e tij do tė jetė e pakuptimshme dhe e ngjashme me jetėn e kafshėve, ndėrsa zemra e vėrtetė dhe e devotshme ėshtė e ēliruar nga parafytyrime tė tilla tė ulėta. Ai qė nuk mund ta dallojė ndryshimin ndėrmjet kėtyre dy gjėrave tė zemrės, duhet tė qajė pėr jetėn e zemrės sė vet. Sepse ajo ėshtė plotėsisht e vdekur. Zemra e vėrtetė ėshtė e mbushur me dritė, ndėrsa zemra e vdekur ėshtė mbytur nė ambisiet e errėsirės.



    Mjekėsia e trupit

    Pejgamberi i All-llahut , s.a.v.s., ka treguar se ekzistojnė dy lloje diturish:
    dituria mbi fenė (dituria religjoze) dhe
    dituria mbi trupin.
    Ekzistojnė dy mėnyra (mjekėsore) pėr shėrimin e sėmundjeve tė trupit.
    E para, e lindur pėr njerėzit dhe kafshėt, pėr tė cilat nuk nevojitet mjeku. Tė tilla janė:
    uria,
    etja,
    ftohja dhe lodhja, ngase ekzistojnė ilaēe natyrore pėr to;

    dhe lloji i dytė i sėmundjeve, tė cilat kėrkojnė diagnostikim dhe shėrim, dhe ndikon nė kombinimin e sekrecioneve tė trupit dhe tė dukurive, siē janė: nxehtėsia,
    ftohtėsia,
    thatėsia apo lagėshtia nė trup, tė cilat tejkalojnė ekuilibrin e tyre natyror.

    Kėto lloj sėmundjesh ndahen nė dy lloje:
    somatike (trupore)
    dhe kolaterale (indirekte).

    Pra, sėmundja somatike manifestohet nė formė tė gjakut tė pėrzier (dallgėzuar) apo nė formė tė ndarjes nė pjesė (elemente), ndėrsa sėmundja kolaterale paraqitet (manifestohet) si pasojė e kėsaj shpėrndarjeje tė tepėrt (ndarje) dhe pas eleminimit tė shkakut tė vėrtetė (shkaktarit). Prandaj, shkaktarėt e sėmundjeve shkatėrrohen (mėnjanohen), ndėrsa ata qė kanė mbetur (shumė tė paktė) veprojnė nė kombinimin e sekrecioneve tė trupit.
    Sėmundja somatike (e trupit) ka pėrkatėsisht nxitėsit ose shkaqet e veta. Kėshtu, nėse sėmundja ėshtė pasojė e nxitjes vetjake (ngacmim), sė pari duhet tė diagnostikohet shkaktari i parė, pastaj (pėrcaktohen) shkaqet, pastaj duhet tė gjendet ilaēi dhe nė fund fare tė fillohet mjekimi. Ose, nėse sėmundjet somatike, tė cilat paraqiten nė formė tė ndryshimeve fiziologjike, siē ėshtė hapėsira nė organe, zvogėlimi apo rritja e kanaleve, deformimi i organeve (pėr shembull zemra e zmadhuar apo barku i vogėl), indi i vrazhdė (ashpėr) apo i butė (i lėmuar) i murit tė mitrės, eshtrat e dislokuar (tė shpėrndarė) apo organet e zhvendosura si dhe sėmundje tė tjera, kur organet janė nė lidhje reciproke dhe punojnė nė mėnyrė harmonike, ato formojnė trup tė shėndetshėm, ndėrsa, nėse janė abnormale, tė paharmonishme dhe funskionojnė gabimisht (nė mėnyrė tė deformuar), nė tė njėjtėn kohė shkaktojnė paraqitjen e sėmundjeve, prej tė cilave disa janė organike, ndėrsa disa ndikojnė nė kombinimin e sekrecioneve tė trupit.

    Sėmundjet e pėrgjithshme janė shkak i funksionimit tė gabuar (tė dobėt) tė sekrecioneve tė trupit.
    Ky ērregullim quhet “sėmundje” (lėngim). Kur ndjehet dėmi i tyre, ai manifestohet nė tetė vende:
    katėr prej tyre janė tė pėrbėra,
    ndėrsa katėr tė tjerat janė tė thjeshta.

    Tė thjeshta janė: ftohtėsia, nxehtėsia, lagėshtia dhe thatėsia. Gjendjet e pėrbėra manifestohen nėpėrmjet nxehtėsisė dhe lagėshtisė, ftohtėsisė dhe lagėshtisė, nxehtėsisė dhe thatėsisė dhe ftohtėsisė dhe thatėsisė. Kjo ėshtė shkaktuar me apo pa ndarje tė komponentėve, por nėse sėmundja nuk shkakton shqetėsim tė zakonshėm, kjo tregon se trupit i mungon ekuilibri i duhur.
    Trupi i njeriut mund tė ketė tri gjendje.
    Kėto janė: gjendja e shėndetshme natyrore, gjendja jonormale dhe gjendja jostabile.
    Gjendja e shėndetshme natyrore manifestohet me veprime tė rėndomta dhe ato e pėrbėjnė shėndetin e trupit tė njeriut;
    gjendja e dytė ėshtė gjendje e sėmundjes,
    kurse gjendja e tretė ėshtė gjendje mesatare dhe qėndron ndėrmjet dy gjendjeve paraprake. Ajo ėshtė ndėrgjendje, e cila trajtohet si toleruese (e pranueshme), pa pasur nevojė pėr ndihmėn e mjekut, dhe shėrohet duke marrė mjete pėr zvogėlimin e dhembjes. Kjo ndėrgjendje “e pashėndetshme” dhe “josėmundje” mund tė ngecė nė tė njėjtėn gjendje, kur e keqja nuk bėhet mė mirė, por mė parė mbetet konstante dhe e pandryshuar.
    Shkaku i “panatyrshmėrisė” sė trupit mund tė jetė i brendshėm ose i jashtėm. Shkaqet e brendshme paraqiten pėr arsye tė katėr gjendjeve tė pėrbėra: nxehtėsisė, ftohtėsisė, lagėshtisė dhe thatėsisė, ndėrsa sa i pėrket shkaqeve tė jashtme, ato paraqiten pėr shkak tė faktorėve tė ndryshėm, tė cilėt mund tė jenė tė pranueshėm apo tė papranueshėm pėr trupin. Prandaj paraqiten dėmet apo sėmundjet, tė cilat kanė pėr pasojė kėtė mungesė ekuilibri dhe mungesė rregullsie, apo tė cilat mund tė jenė si pasojė e funksionimit tė keq tė organit specifik ose tė plogėshtisė sė pėrgjithshme tė trupit, ose bile edhe dobėsisė sė energjisė qė e mban trupi. Kjo gjendje e pėrgjithshme ėshtė shkaktuar nga: pasivitetii i rritur i atyre substancave qė duhet tė jenė tė ekuilibruara, kur ato substanca nuk i kompensojnė (e duhet tė kompensojnė) humbjet e veta; ose duke zvogėluar adaptimin e nevojshėm tė faktorėve ekuilibrues tė sekrecioneve tė trupit kur ata nuk e kompensojnė ngopjen; ose duke mbyllur (gėlqerizuar) agensat, tė cilėt do tė duheshin tė bėjnė tė mundur rrjedhjen (rrjedhėn) e faktorėve ekuilibrues; ose duke lidhur agensat qė ndėrtojnė lidhjet tė cilat bijnė nė konflikt me prodhimet e ekuilibrit tė drejtė; ose duke rritur sasinė e atij qė do tė duhej tė ishte i matur; ose duke deformuar molekulat; ose duke hequr (transferuar) organet.
    Mjeku ėshtė personi i cili mund tė pėrcaktojė kėto parregullsi dhe tė eleminojė gjithashtu shkaktarėt qė e kanė prishur strukturėn karakteristike tė trupit tė shėndoshė, ose ndoshta do tė jetė e mundur tė vėrė ekuilibrin dhe dalėngadalė, pėrmes trajtimit adekuat, t’ia dalė nė krye me sėmundjen duke u shėrbyer me antihelm real ose me dietė adekuate (tė saktė) (arab. himja), e cila e zvogėlon tepricėn dhe maturinė. E gjithė kjo vėrteton se, siē do tė shohim kėtu, ilaēi mė i mirė ėshtė shėrimi natyror me mjekėsinė e tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., nė tė cilėn, me lejen e All-llahut, ndodhet ilaēi.


    Vijon.....

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Mjekesia e te Derguarit Muhamed a.s

    Junus :57. O ju njerėz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kur'ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt.

    Isra :82. Ne tė shpallim Kur'anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, kurse jobesimtarėve nuk u shton tjetėr pėrpos dėshpėrim.

    Fusilet :44 . .... Thuaj: “Ai (Kurani)ėshtė pėr besimtarėt udhėzues e shėrues. E ata qė nuk besojnė, nė veshėt e tyre kanė shurdhim, dhe ai pėr ta ėshtė verbėrim. Tė tillėt janė sikurse thirren prej njė vendi tė largėt e nuk dėgjojnė”.

    26:80. Dhe kur tė sėmurem Ai(Allahu) mė shėron

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e sniper-1
    Anėtarėsuar
    19-04-2008
    Postime
    30
    zoti te shperbleft Mjekesia per ket postim shum te mir

  4. #4
    Nė udhė tė mbarė Maska e Mbarėsori
    Anėtarėsuar
    19-05-2008
    Vendndodhja
    Shqipėri/Kosovė
    Postime
    61
    Ėshtė kėnaqėsi tė lexosh pėr profetin e Zotit, thirrja e tė cilit ishte e pėrgjithshme, tė jemi tė drejtė dhe tė punojmė pėr njė ditė kur do bėhet llogaria para Madhėrisė sė Allahut, tė jemi tė sinqert dhe tė ruajmė shėndetin tonė.

    Mbarėsori!

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    2. PĖRDORIMI I ILAĒEVE NATYRORE

    www.mjekesia-profetike.com


    Pjesa integrale e udhėzimit tė tij ka qenė shėrimi i vetvetes, ose shėrimin ua ka urdhėruar anėtarėve tė familjes sė vet ose shokėve tė vet.
    Pejgamberi i Zotit , s.a.v.s., ka thėnė: “Pėr ēdo sėmundje tė cilėn e ka dhėnė All-llahu, Ai e ka pėrcaktuar edhe ilaēin”. (Buhariu)

    Ēfarėdo ilaēesh qė ka pėrdorur Pejgamberi i Zotit , s.a.v.s., i ka pėrdorur pėr nevojat personale, tė cilat ilaēe ia ka rekomanduar po ashtu edhe personit nė rrethin e tij familjar qė ka pasur simptoma tė ngjashme: tė afėrmve tė tij dhe shokėve. Shėrimet natyrore tė cilat i ka pėrdorur Pejgamberi, tė afėrmit e tij dhe ashabėt (shokėt) kanė qenė shėrime tė thjeshta dhe nuk janė shėnuar. As ai, as ndonjė pasues i tij nuk ka pėrdorur asnjėherė ilaēe (medikamente) farmaceutike dhe tė pėrbėra. Shumica e ilaēeve tė tyre kanė qenė burimore ose tė thjeshta dhe tė papėrziera, por kanė mundur qė tė pėrdorin materie plotėsuese ushqyese tė kohėpaskohėshme pėr tė mėnjanuar fortėsinė e ilaēeve, ose bimė sekondare, pėr ta dobėsuar fuqinė e ilaēit ose pėr ta bėrė tė pėrshtatshėm. Kurdo qė ushqimi ka dhėnė zgjidhje tė thjeshtė, ata e kanė pėrdorur. Kėshtu janė shėruar shumica e arabėve, turqve dhe beduinėve tė shkretėtirės. Ilaēet e pėrbėrė nga shumė substanca i kanė pėrdorur romakėt dhe grekėt. Nė Indi, gjithashtu, mjekėsia ka qenė bazuar nė pėrdorimin e ilaēeve tė thjeshta e jo tė pėrbėra.
    I Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thėnė: “Barku ėshtė shtėpi e ēdo sėmundjeje, ndėrsa maturia (ndalimi) ėshtė kryet e ēdo ilaēi, andaj pėrvetėsojeni kėtė traditė”. (Buhariu)
    Dikush e kishte pyetur mjekun arab El-Harif bin Kaladahun (viti 634): “Cili ėshtė thelbi (pėrmbledhja) i mjekėsisė?”
    Ai u pėrgjigj: “Imponimi i ndalimit tė ushqimit”.

    Kjo maturi ndaj ushqimit shkakton lehtėsimin e sėmundjes dhe ia bėn tė mundur trupit qė ta eleminojė atė. Shumica e mjekėve pajtohet se tė ushqyerit me ushqim adekuat (racione ushqimore) ėshtė mjekėsia mė e mirė pėr trupin e shėndoshė. Mjekėt pajtohen gjithashtu qė kurdoherė ilaēi i thjeshtė mund tė rezultojė me shėrim, prandaj ilaēet e pėrbėra duhet tė lihen anash. Pra, kur sėmundja mund tė shėrohet me ushqime adekuate, dietė ose agjėrim, duhet ndjekur atė rrugė si zėvendėsim pėr pėrdorimin e ilaēeve. Mjeku i menēur (hakim) mundet dhe duhet tė ndjekė atė rrugė pėr zėvendėsimin e pėrdorimit tė ilaēeve. Mjeku i menēur nuk duhet tė preokupohet qė pėr ēdo sėmundje tė japė ilaēe tė pėrbėra, sepse mund tė krijojė varėsi. Nė realitet kur ilaēi qė ėshtė dhėnė pėrtej dozės adekuate nuk mund tė gjejė stimulues mbi tė cilin vepron, ose tė cilin e zbėrthen (shkrin), ose, nėse bėhet i patretshėm, nuk mund tė nxirret nga trupi dhe shndėrrohet nė toksin (helm), i cili do ta vėrė trupin nėn kontroll dhe do tė shkaktojė varėsi dhe ērregullime tė tjera nė trup. Ky parim pėrdoret (dhe zbatohet) nė ēdo rast tė ērregullimeve nė trup.
    Mjekėt me pėrvojė shpeshherė i shėrojnė sėmundjet e thjeshta me ilaēe tė thjeshta, ndėrsa simptomat e komplikuara me ilaēe tė pėrziera (kombinuara). Njerėzit qė hanė ushqim tė thjeshtė dhe natyror sėmuren rrallė, ndėrsa ata qė kanė bėrė traditė tė hanė ushqime tė pėrziera ose tė hanė shujta me shumė pėrbėrės (me shumė lloj ushqimesh), kur tė sėmuren nė shumicėn e rasteve u duhen ilaēe tė pėrbėra.
    Buhariu dhe Muslimi kanė shėnuar qė i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., nuk ka ngrėnė asnjėherė dy lloj ushqimesh nė njė shujtė. Pėr tė treguar dietėn e shėndoshė (rezervimi i shėndoshė ndaj ushqimit) dhe zvogėlimin (e ushqimit), i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., mendonte se njeriu duhet tė mėsohet tė hajė normalisht (mesatarisht), duke ndarė njė tė tretėn e lukthit pėr ushqim, njė tė tretėn pėr ujė dhe njė tė tretėn pėr ajėr.
    Ai, , s.a.v.s., pinte ujė sė paku gjysmė ore pas ngrėnies sė ushqimit.
    Shumica e ilaēeve mund tė gjenden nė natyrė dhe shumė dituri (njohuri) pėr mjekėsinė bimore (fitoterapinė-shėrimi me bimė) ėshtė arritur me eksperimente. Kjo ėshtė e njohur si mjekėsi empirike (mjekėsi e pėrvojės). Nė kėtė mėnyrė disa mjekė (qė i pėrdorin bimėt pėr shėrim) i reduktojnė shumė njohuri vetėm nė vrojtimin e raporteve ndėrmjet jetės sė egėr dhe natyrės. Ata kanė vėrejtur se kafshėt shėrbehen me ilaēe nė mėnyrė instinktive. Kur janė tė uritura, ato kėrkojnė ushqim, ndėrsa kur janė tė etshme kėrkojnė ujė. Pėr shembull kur ndodh qė macja tė hajė rastėsisht njė bimė helmuese, e cila nuk ėshtė ushqim i saj natyror (i shėndoshė), ajo kėrkon bimėn tjetėr e cila prodhon vaj ushqyes, tė cilin e shtrydh derisa tė nxitė ndjenjėn e pėshtirosjes dhe nė kėtė mėnyrė shkakton tė vjella pėr t’i eleminuar pasojat vdekjeprurėse. Biologėt, nė mes tė tjerash, kanė vėrejtur se kur gjarpėrinjtė dalin nė sipėrfaqe me shqisėn e tė parit tė dobėsuar, ata kėrkojnė marajėn (anis) (lat. Foenicilum vulgare) dhe i fėrkojnė sytė e tyre me gjethet e saj. Pėr kėtė biologėt kanė kėshilluar ndonjėherė qė tė pėrdoret kjo bimė nė rastet e dobėsimit tė shqisės sė tė parit. Ngjashėm me kėtė, kur verbohet zogu i dallėndyshes, nėna dallėndyshe do t’ia sjellė bimėn e quajtur bima e dallėndyshes, tė cilėn do ta kėrkojė kudo, qoftė edhe nėse i duhet tė fluturojė deri nė Kinė. Ose nėse shpezėt e detit vuajnė nga kapsllėku, ato e shpėrlajnė lukthin e tyre me ujėt e detit, por ka edhe shumė shembuj tė tjerė qė janė pėrshkruar nė veprat mjekėsore.
    Njė dituri e tillė misterioze u takon zemrave dhe fuqisė sė tyre shpirtėrore; pranimit tė mjekėsisė sė vėrtetė (shėrimit tė vėrtetė) tė Zotit tė tyre; mbėshtetjes sė tyre nė Ndihmėsin e vetėm dhe Bamirėsin; varėsisė sė tyre tė plotė nga rregullat e Tij; mėnjanimit tė arritjeve tė tyre tė fshehta; vullnetit tė tyre pėr tė ndėrprerė besnikėrinė e tyre ndaj kėsaj bote dhe pėr t’iu bindur me modesti fuqive tė mbinatyrshme mjekuese tė Krijuesit dhe Drejtuesit tė ēdo shkaku dhe pasoje; pėrveē tė mirės sė tyre (lėmoshės, sadakasė), lutjeve, pendimeve, kėrkimit tė faljes, natyrės sė mirė, pėrkundėr gjithēkaje tjetėr, dhe ndihma e nevojtarėve. Pėrpos shėrimeve (ilaēeve) tė tjera, tė gjitha kėto i kanė provuar edhe shumė popuj tė tjerė, pa marrė parasysh fatin ose religjionin e tyre, dhe qė tė gjithė ata kanė zbuluar dobi tė pashpjegueshme qė mund t'i pėrshkruhen vetėm Atij, Krijuesit dhe Lėvizėsit tė gjithēkaje. Prandaj, gjenitė mjekėsore, qoftė fetarė apo ateistė, janė bindur nė faktin i cili ėshtė bėrė i mundur nėpėrmjet pacientėve tė tyre, siē ėshtė pėrshkruar nė librat e tyre tė historisė (anamnezės) sė sėmundjeve, qė ndonjėherė ėshtė thėnė se janė rezultat i ēudive tė shpirtrave deri te fenomene tė pashpjegueshme. E kėtillė ėshtė fuqia e vėrtetė e Krijuesit tonė dhe kjo ėshtė provė se vetėm Ai ka kontrollė mbi ne tė gjithė, dhe vetėm Ai ka fuqi tė shkaktojė sėmundje dhe tė prodhojė ilaēe.
    Edhe sot e kėsaj dite, mjeku me pėrvojė mund tė duket i paarsimuar nė krahasim me fuqinė e shėrimit tė Zotit, nga i cili varen krijesat nė kontekstin e ekzistencės, dhe njė mjek i tillė duket si njė fshatare e moshuar, e cila mund t’i japė tė pijė ēorbė zogu njeriut qė ka ethe (temperaturė tė lartė). Pra, kėso vrojtimesh, nė mes tė tjerash, mund tė bėjnė qė veprimet shėruese tė mjekėve tė trupit dhe mjekėsia e mjekėve tė duken si besėtytni, megjithėse rrėnjėt e tyre janė tė lidhura ende me urtėsinė Hyjnore dhe me diturinė e pakufishme tė Zotit qė i pėrket shkakut dhe pasojės. Megjithatė, shėrimi i mjekėve nuk ėshtė i huaj pėr mjekėsinė shpirtėrore, qė ėshtė e shpallur. Dhe si do tė mund tė ishte kur zemra njerėzore njėherė ėshtė lidhur me Krijuesin, Bamirėsin, Drejtuesin e gjithēkaje dhe ajo mund t’i pranojė ilaēet e vėrteta qė ndryshojnė nga ilaēet e mjekėve publikė. Kėshtu, zemra njerėzore do tė dallojė se kur ėshtė shpirti (ruh) i fuqishėm, ai bėhet makinė e fuqishme qė do ta forcojė zemrėn, trurin dhe mbrojtjen natyrore tė trupit (sistemin mbrojtės tė organizmit), dhe qė tė gjithė sė bashku mund ta mposhtin dhe tė ngadhnjejnė mbi sėmundjen, sepse qė tė gjithė ata janė shėrbėtorė tė Zotit dhe Ai vetė ua mundėson qė ata t’i binden dhe ta adhurojnė Atė.
    Andaj, si mund tė dyshojė dikush nė tjetrin qė ka arritur ta realizojė bashkimin (shkrirjen) e fuqisė fizike me fuqinė shpirtėrore duke i qėndruar afėr Zotit tė vet, dhe zemra e tė cilit ėshtė pėrtėrirė nėpėrmjet dashurisė sė Tij, qetėsisė dhe rehatisė duke qėndruar afėr Krijuesit tė vet, synimet dhe malli i tė cilit pėr ta takuar Zotin e vet rriten vazhdimisht, i cili beson plotėsisht dhe kėrkon vetėm udhėzimet dhe frymėzimin e Tij – si mund tė dyshojė dikush se njė besimtar i tillė besnik dhe i bindur ėshtė pajisur me bamirėsinė shpirtėrore Hyjnore, qė ėshtė ilaēi mė i mirė pėr tė gjitha sėmundjet? Njė fuqi qė ėshtė frymėzuar (nxitur) kėshtu shpirtėrisht, do t’ia bėjė tė mundur njeriut tė aftė qė tė veprojė me vendosmėri, vetėpėrmbajtje dhe durim, qė t’i kapėrcejė vėshtirėsitė, qė tė frenojė njė dhembje dhe vuajtje tepėr tė madhe dhe, ndoshta, (nė fund, varėsisht nga nevojat) qė t’i nxjerrė nga trupi. Vetėm personi i paarsimuar dhe ai qė ėshtė skajshmėrisht larg Zotit tė tij, qė ėshtė mė i padituri nė aspektin shpirtėror tė njerėzimit, bart velin mė tė madh tė ndarjes nga Zoti dhe ai qė ka shpirt budallai do t’i mohojė kėto arritje (dituri dhe zhvillime).
    Nė kėtė vepėr, me vullnetin e All-llahut, ne, me lejen e All-llahut, do tė pėrmendim dobitė nga leximi i pjesėve nga Shpalljet Hyjnore (Kur'ani) dhe fuqinė e tyre shpirtėrore nė mėnjanimin sė paku edhe tė helmeve vdekjeprurėse tė kafshimit tė gjarprit qė i pėrshkruan i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., ndėrsa ne do t’i shpjegojmė nė kėtė libėr dhe, me lejen e Zotit, do tė veprojmė sa mė mirė qė mundemi pėr t’i pėrshkruar dhe shpjeguar nė kontekst me diturinė tonė tė kufizuar, duke shpresuar nė shpėrblimin, mėshirėn dhe ndihmėn qė do ta na japė Ai pėr tė dėshmuar madhėshtinė, Lavdinė dhe Njėsinė e Tij. “Ai i dėrgon meleqtė me Shpalljen, me vullnetin e Vet, atyre robve tė Vet tė cilėve dėshiron: ‘Tėrhiquani vėrejtjen atyre se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Meje dhe duhet tė keni frikė nga Unė!’’Tė gjitha lutjet (duat) i drejtohen All-llahut, Zotit, Atij qė kujdeset pėr botėn.
    "Shoku Mjekesise"

  6. #6
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    MĖNYRAT E SHĖRIMIT

    Muslimi e ka shėnuar nė Sahihun e vet hadhithin qė e ka treguar Xhabir bin Abdullahu , r.a., ku thuhet se i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thėnė: “Ēdo sėmundje ka ilaē. Njohja e ilaēit tė vėrtetė do ta shėrojė sėmundjen me lejen e Zotit”.3
    Nė Musnedin e imam Ahmedit, Usame bin Sharik ka treguar se ka qenė aty kur njė grup arabėsh kishte shkuar te i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe e kishte pyetur:
    “O i Dėrguari i All-llahut, a duhet tė shėrohemi?”
    Ai ishte pėrgjigjur: “Vėrtet, o robtė e Zotit, pėrdorni ilaēet. Pėr ēdo sėmundje qė e ka krijuar All-llahu, Ai e ka krijuar edhe ilaēin, pėrveē njėrės”.
    Arabėt e pyetėn: “Cila ėshtė ajo sėmundje e cila nuk ka ilaē?”
    Ai u pėrgjigj: “Pleqėria”.4

    Gjithashtu, si nė Musnedin, ashtu edhe nė Es-Sunenu, ėshtė shėnuar se njėherė Ebi Khuzame e kishte pyetur tė Dėrguarin e All-llahut , s.a.v.s., :”O i Dėrguari i All-llahut! I sheh tė gjitha kėto hajmali (rukje) qė i bartim me vete, lutjet qė i bėjmė, ilaēet dhe mėnyrat e tjera qė i pėrdorim pėr shėrimin nga sėmundjet – a parandalon ndonjėra prej tyre pėrcaktimin e All-llahut?” I Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., u pėrgjigj: “Ato janė pjesė e pėrcaktimit tė Zotit”.5
    Kėto tregime tė hadhitheve (ahadith) tė Pejgamberit i pranojnė shkaqet dhe pasojat dhe u kundėrvihen mendimeve tė atyre qė nuk i pranojnė. Deklarimi i tė Dėrguarit tė All-llahut , s.a.v.s., lidhur me pėrshkrimin e ilaēeve pėr secilėn sėmundje ėshtė rregull i pėrgjithshėm, i cili i kurajon njerėzit pėr tė hulumtuar dhe pėr t’i njohur vetitė mjekuese tė nevojshme pėr shėrimin e sėmundjeve tė tyre. Fjala e tij arrin deri aty qė t’i kurajon dhe t’i nxitė hulumtimet pėr tė gjetur mundėsinė qė ilaēet, nėse merren pa mbikėqyrjen e mjekut, mund ta mbysin njeriun. Hulumtime tė tilla dhe pėrpjekje tė pandėrprera, ndėr tė tjera, do tė shprehin faktin se mjeku ėshtė i varur nga ajo qė ka krijuar All-llahu i gjithėfuqishėm dhe do t’i zgjerojė horizontet mjekėsore. Nė tė vėrtetė vetėm Zoti ėshtė ai qė mund tė shėrojė sėmundjen, ndėrsa dituria njerėzore ėshtė e kufizuar dhe e aftė vetėm aq sa Ai e ka bėrė tė mundur pėr shkallėn e kuptimit tė tyre. Kjo do ta sqarojė shpjegimin e tė Dėrguarit tė All-llahut , s.a.v.s., “...njohja e ilaēit tė vėrtetė do ta shėrojė sėmundjen me lejen e Zotit”.
    Pėr tė gjitha ato qė ka krijuar All-llahu, Ai e ka krijuar edhe tė kundėrtėn e saj, dhe pėr ēdo sėmundje qė e ka caktuar, Ai ka krijuar ilaēin pėrkatės. Ajo qė ėshtė cituar mė sipėr “shėrimi i vėrtetė” nėnkupton gjithashtu dozimin pėrkatės, sepse po qe se ilaēi e tejkalon fuqinė qė kėrkohet, ose po qe se pimė sasi mė tė mėdha, atėherė ai do tė shkaktojė komplikime shėndetėsore tė tjera dhe, me fjalė tė tjera, do tė shkaktojė sėmundje tė re. Sido qė tė jetė, kur ilaēi nuk ėshtė i plotė, ose doza nuk ėshtė e mjaftueshme, atėherė trajtimi (shėrimi) do tė dėshtojė. Gjithashtu, secili ilaē ka mundėsitė e veprimit dhe mbi kėto mundėsi nuk mund tė jenė kompetencat e mjekut, sepse ato nuk mund tė veprojnė dhe pėr kėtė arsye nuk arrijnė asnjė rezultat. Nga ana tjetėr, po qe se trupi e refuzon ilaēin, ose po qe se trupi ėshtė i dobėt dhe nuk ėshtė nė gjendje qė tė absorbojė dhe ta zbėrthejė ilaēin si duhet, ose nėse ilaēi kundėrshtohet nga antitipi, atėherė kjo do tė shkaktojė mėnjanimin (neutralizimin) e tij dhe pėrsėri nuk do tė arrihet sukses nė realizimin e nevojshėm tė “ilaēit tė vėrtetė”, siē ėshtė pėrshkruar nė fjalėt e tė Dėrguarit tė All-llahut , s.a.v.s. Zakonisht, nė rrethana normale, “ilaēi i vėrtetė” do tė veprojė me lejen e Zotit, gjė qė ėshtė mė mirė se dy mundėsitė e para: rregulli i pėrgjithshėm “ēdo sėmundje ka ilaē” dhe “ilaēi i vėrtetė”, qė ėshtė rregull i veēantė.

    Shpjegimi tjetėr i mundshėm i thėnies sė tė Dėrguarit tė All-llahut: “...pėr secilėn sėmundje qė e ka krijuar All-llahu, Ai e ka dhėnė edhe ilaēin” ėshtė se kur kemi rastin qė ilaēi nuk ndikon nė shėrim, atėherė trupi ynė pėrmban nė vete pėrbėrės tė caktuar malinj (kanceroz) tė cilėt e ushqejnė mbrojtjen themelore dhe ilaēin. Tė marrim pėr shembull forcėn shkatėrruese tė erės, e cila pėr nga natyra nuk ėshtė e tillė, sė cilės All-llahu i dha urdhėr pėr tė shkatėrruar banorėt e Sodomės, dhe “...(Erė) qė me lejen e Zotit tė saj, rrėnon ēdo send”. (El Ahkaf, 25) – pra, tė shkatėrrojė ēdo person me urdhrin e Ushqyesit tė tyre.

    Sėmundje tė tjera tė papėrshtatshme mund tė gjenden nė shumė shembuj, bile edhe pa u pėrzier ne vetė. Pra, nėse dikush mendon tė krijojė kundėrshti nė univers, t’i fusė nė konflikt tė vazhdueshėm dhe t’i kundėrvihet rregullit tė ekuilibrit ekologjik, ai do ta njohė gjithsesi gjithėfuqinė e All-llahut, urtėsinė e Tij, pėrsosurinė e veprave tė Tij dhe nė ēdo rast vetėm Ai ėshtė zotėrues dhe vetėm Ai ėshtė Njė, Sundues, Pushtues i gjithēkaje. Dikush do tė shohė gjithashtu tė gjitha ato qė i ka krijuar All-llahu, Ai e ka krijuar edhe tė kundėrtėn, por kjo mund tė bėhet rrezik pėr ekzistencėn dhe kontinuitetin e tij. Dhe, e kundėrta. Trajtimi mė i hollėsishėm i temės do tė tregojė qė All-llahu ekziston vetvetiu (El Ghanijju), dhe ai nuk ka asnjė nevojė, ndėrsa ekzistimi i gjithēkaje tė krijuar varet vetėm prej Tij.

    Nė udhėzimin e njerėzve qė “tė pėrdorin ilaēe”, i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., nė asnjė ēast nuk i ka nxitur njerėzit qė tė mos besojnė dhe mos tė kenė shpresė (tavakkul) tek Zoti i gjithėfuqishėm dhe Ushqyesi i botėve. Nė tė vėrtetė mėsimet e tij u pėrgjigjen qartė veprimeve tė zakonshme tė shėrimit tė sėmundjeve tė rėndomta tė urisė, etjes, temperaturės dhe ftohtėsisė, qė duhet tė kompensohen me tė kundėrtat e tyre: me ushqim, ujė, ftohtėsi dhe nxehtėsi, pa e harruar me kėtė rast besimin tek All-llahu i gjithėfuqishėm dhe udhėheqja shpirtėrore e Tij pėr tė siguruar kėnaqėsinė e pėrdorimit tė tyre. Nė tė vėrtetė besimi i dikujt nė unitetin (njėsinė) e Zotit (tevhid) nuk ėshtė i plotė derisa ai nuk i kupton implikimet praktike tė shkakut dhe tė pasojave (asbab) qė All-llahu i ka dėrguar si ilaē; ndėrsa lėnia pas dore e kuptimit tė kėtillė pėr t’i shėruar sėmundjet e pėrgjithshme i kundėrvihet besimit tė pėrgjithshėm dhe veprimit tė kodit themelor fetar tė ligjeve shpirtėrore hyjnore (Sheriatit).
    Pra, lėnia anash e kėtij detyrimi ėshtė kundėrshtim i sė vėrtetės dhe shkakton gjithashtu gjunjėzimin dhe dobėsinė e zemrės dhe tė fesė sė tij dhe mbėshtetjen e tij tek All-llahu i gjithėfuqishėm. Nga ana tjetėr, plotėsimi i kėtyre nevojave themelore e fuqizon fenė dhe mbėshtetjen tek All-llahu, dhe ndihmon nė jetėn materiale, shpirtėrore dhe fetare.
    Pėrndryshe, do tė jetė nė kundėrshtim me mendimin e pėrgjithshėm dhe kodin islam (Sheriatin), sepse ligjet shpirtėrore janė parime themelore tė ekzistencės sė njerėzimit. Dobėsia e dikujt nuk duhet tė zėvendėsohet me mbėshtetje (tavakkul), ndėrsa mbėshtetja (tavakkul) nuk do tė duhet tė zėvendėsohet me dobėsi. Pra, kjo do tė vlejė pėr ata qė e mbėshtesin varėsinė vetėm mbi bazė tė parimit tė shėrimit fetar dhe qė thonė: “Se, pasi shėrimi varet nga vullneti i Zotit dhe nga masat e paracaktuara (kadr), atėherė ilaēi ėshtė joefikas, e pasi qė sėmundja vjen vetėm me lejen e Tij, atėherė asgjė nuk do ta pengojė fatin e dikujt!”
    Kjo ėshtė ēėshtje themelore qė ishte shtruar nga ana e arabėve para ardhjes sė tė Dėrguarit tė All-llahut , s.a.v.s. Mirėpo, ashabėt (shokėt) e ditur (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata!) e kanė njohur All-llahun dhe kanė pasur njė qėndrim mė tė mirė ndaj Urtėsisė sė Tij Hyjnore dhe cilėsive (atributeve tė Tij). Pra, pėrgjigjen e tė Dėrguarit tė All-llahut , s.a.v.s., Ebu Khuzamai e pėrfundoi me kėto pyetje duke thėnė se kėto veprime-rukju, lutjet dhe ilaēet “janė pjesė e urdhrit tė Zotit”.
    Nė tė vėrtetė vetėm pėrcaktimi i Zotit mund ta anulojė parapraken, kurse vetitė e “ilaēit tė vėrtetė” janė paracaktuar me kodin Hyjnor se do ta shėrojė njė sėmundje tė caktuar. Natyrisht, sėmundja ėshtė pasojė e mėkateve tė dikujt, ndėrsa me krijimin e ilaēit, All-llahu e ka treguar mėshirėn Hyjnore dhe dhembshurinė pėr krijesat e Veta nė kėtė botė. Nė kėtė mėnyrė Ai e ka lejuar ndėrmjetėsuesin pėr shkak tė pendimit dhe falėnderimit.
    Nėse dikush shtrihet dhe varet vetėm nga “dora e fatit”, e cila do tė vijė pėr ta ushqyer, pėr t’ia shuar etjen, pėr t’ia zbritur temperaturėn dhe pėr t’ia ngrohur trupin e tij, ai me siguri do tė vdesė nga uria, etja, ethet dhe tė ftohtit. Prandaj, sėmundja duhet tė shėrohet me tė kundėrtėn e vet (antitipin), ndėrsa viruset duhet tė shėrohen me ilaēet e tyre (virocidet), edhe pse ajo qė largon, ajo qė ėshtė larguar dhe, pas gjithė kėsaj, fuqia, tė gjitha vijnė nga All-llahu i gjithėfuqishėm.
    Pra, atij qė pyet dhe qė beson vetėm nė shpresėn nga shėrimi fetar, ne i themi: “Nėse zbaton rregullore tė njėjtė nė gjithēka qė lidhet me jetėn dhe ekzistencėn tėnde, nuk do tė arrish asgjė, nuk do t’i sjellėsh vetit asnjė dobi ose mbrojtje nga e keqja, derisa tė besosh se gjithēka qė do tė ndodhė, do tė ndodhė vetvetiu, ndėrsa ajo qė nuk ėshtė thėnė, nuk do tė ndodhė gjithsesi!”
    Njė qėndrim i tillė jo vetėm se do tė krijojė pėshtjellim shoqėror, por do tė shkatėrrojė fenė e dikujt dhe do ta sjellė ekzistencėn e tij deri nė shkatėrrim dhe brejtje tė ndėrgjegjes. Vetėm personi kryelartė dhe kokėfortė do ta pasojė njė pohim tė tillė, siē ėshtė paraqitur nė argumentin e politeistėve, kur thonė:
    “Sikur tė donte All-llahu nuk do t’i bėnim shok (nuk do tė ishim idhujtarė), as ne, as prindėrti tanė...”. (El En’amė, 148)
    Ata kanė pėrdorur kėtė pohim pėr tė polemizuar kundėr shenjave tė qartė (tė pastėr) tė Zotit dhe mesazhit, qė ishin argument i fajėsisė sė tyre.

    Ekziston edhe pikėpamja e tretė, tė cilėn dėshirojmė ta paraqesim kėtu: All-llahu ka krijuar dhe pėrcaktuar zinxhirin qė ėshtė rezultat i ngjarjeve qė kanė ndodhur. Nėse paraqitet e para, e dyta do tė ndodhė, por nėse paraqitet e treta, e katėrta do tė ndodhė, e kėshtu me radhė. Pra, nėse prodhon shkakun, pasoja gjithsesi do tė shfaqet, por jo nė ndonjė formė tjetėr.
    Pyetėsi mund tė pyes mė tej: “Por, nėse ai nuk ka qenė fati im qė tė mė ndodhė “shkaku”, unė nuk do ta bėja atė!”Pėrgjigjja ėshtė: “A do ta pranosh kėtė argument nga fėmija yt, kur ai nuk i bindet urdhrit tėnd? Nėse pranon, atėherė mos e fajėso kurrė atė qė nuk tė dėgjon, ose tė mashtron pėr para, ose sajon gėnjeshtra kundėr familjes tėnde, ose i shkel tė drejtat e tua.

    Nė njė izraeliat (traditė hebraike) ėshtė shėnuar se miku i afėrt i Zotit, Ibrahimi, (Qoftė nė paqe!) e ka pyetur All-llahun e gjithėfuqishėm:
    “O Zoti im, prej nga vjen sėmundja?”
    All-llahu iu pėrgjigj: “Nga Unė!”
    Ibrahimi e pyeti pėrsėri: “Pra, nga vjen shėrimi?”
    All-llahu iu pėrgjigj: “Gjithashtu nga Unė!”
    “E, prej nga vjen ilaēi?”
    All-llahu i gjithėfuqishėm iu pėrgjigj: “Ai ėshtė njeriu nėpėrmjet tė cilit Unė e sjell ilaēin”.

    I Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thėnė: “Secila sėmundje e ka ilaēin”.

    Edhe pse fjalimi i tė Dėrguarit tė All-llahut , s.a.v.s., pajtohet me shpjegimet e tij, tė cilat lidhen me zbulimet hyjnore tė ilaēeve mjekėsore, kjo e fuqizon shpirtin e pacientit dhe e trimėron mjekun e tij pėr tė kėrkuar dhe hulumtuar “ilaēin e vėrtetė”. Nė tė vėrtetė kur pacienti e ndien se ka ilaē tė vėrtetė pėr sėmundjen e tij, zemrėn e tij e prek fryma shpresėdhėnėse, temperatura e brengės do tė ulet, dera e shpresės do tė hapet, dhe kur ajo frymė ia kthen fuqinė, atėherė ethet e mbrojtjeve tė veta natyrore dhe tė barabarta, qė njihet me emrin temperaturė normale, do tė ndihmohet pėr t’i pėrtėritur ndodhitė e lindura shtazore, psikologjike dhe natyrore brenda tij. Kur tė jenė forcuar sistemet e organeve tė tij, ato bėhen forcė pozitive dhe do ta mposhtė sėmundjen. Po ky parim lidhet edhe me mjekun: kur ai njėherė ta kuptojė se sėmundja e pacientit tė tij ka ilaē, ai do tė kėrkojė ta gjejė atė.
    Kėshtu, sėmundjet e trupit dhe tė zemrės janė tė ngjashme. Dhe pėrsėri, pėr ēdo sėmundje tė zemrės qė e ka krijuar All-llahu i gjithėfuqishėm, Ai e ka krijuar edhe ilaēin – ai ėshtė e kundėrta e saj. Kur dikush me zemėr tė sėmurė e njeh sėmundjen dhe e trajton (shėron) me tė kundėrtėn e saj, ai njeri do tė shėrohet me urdhrin e Zotit.
    "Shoku Mjekesise"

  7. #7
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    KUPTIMI I DIETĖS SĖ SHĖNDOSHĖ DHE RREGULLAT PRAKTIKE TĖ NGRĖNIES DHE PIRJES

    Nė Musned, si edhe nė vepra tė tjera, ėshtė shėnuar se i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thėnė: “Njeriu nuk ka mbushur asnjėherė enė mė tė keqe sesa lukthin e vet. Pėr kėtė arsye ėshtė e mjaftueshme qė bijtė e Ademit ta shuajnė urinė me disa kafshata sa pėr ta kthyer forcėn. Nėse duhet ngrėnė pėr t’u ngopur, atėherė duhet rezervuar njė tė tretėn e lukthit pėr ushqim, njė tė tretėn pėr ujė dhe njė tė tretėn pėr frymėmarrje normale”.6

    Ekzistojnė dy lloj sėmundjesh: e zemrės dhe sėmundja fizike, e cila ėshtė pasojė e hyrjes sė substancės, veprimi i sė cilės dėmton funksionet natyrore dhe ekuilibrin e trupit, gjė qė ėshtė njė lloj i sėmundjes sė pėrgjithshme qė godet shumicėn e njerėzve. Kjo lloj sėmundje shkaktohet kryesisht: me ushqim tė tepėrt, ngrėnia e ushqimit tjetėr para se tė ketė pėrfunduar tretja e ushqimit tė mėparshėm, ngrėnia e ushqimit qė ka pėrbėrės deficitar; ngrėnia e ushqimit qė tretet ngadalė, pėrzierja e disa lloje ushqimesh tė kundėrta; tė ngrėnit e ėmbėlsirave qė pėrgatiten pėr tė njėjtėn shujtė. Kur trupi mėsohet me kėtė dietė, ai do tė trashėgojė sėmundje tė ndryshme. Disa prej tyre mund tė tejkalohen mė shpejt, e disa mė ngadalė. Prandaj themi se maturia ėshtė rruga e shėndetit tė mirė, ndėrsa trupi ka dobi nga maturia dhe e zbėrthen gjellėn mė shumė se qė mund ta bėjė kur njeriu fut shumė lloje ushqimesh dhe shtojca tė ndryshme nė lukth.

    Trupi mund tė mėsohet me tri shkallė tė kėnaqjes me ushqim:
    ushqimi i nevojshėm,
    ushqimi i mjaftueshėm,
    dhe ushqimi plotėsues.

    I Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., lidhur me dietėn e nevojshme “tė mjaftueshme” ka thėnė: “...disa kafshata sa pėr tė rimarrė fuqi” dhe ky trajtim mbron trupin dhe nuk do tė lejojė tė dobėsohet ose tė humbas fuqinė. Nėse dikush ėshtė vėnė nė sprovė dhe ėshtė i detyruar ta tejkalojė atė shkallė elementare tė mbrojtjes shėndetėsore, atėherė duhet: “...tė rezervojė njė tė tretėn pėr ushqim, njė tė tretėn pėr ujė dhe njė tė tretėn pėr frymėmarrje normale”, dhe kjo ėshtė dieta mė e mirė nga tė gjitha dietat. Nė tė vėrtetė kur njeriu e ka mbushur lukthin me ushqime, ai nuk ėshtė nė gjendje tė pranojė ujin, ndėrsa kur ushqimi dhe uji e tejkalojnė shkallėn e pėrshkruar (kėshilluar), mund tė vuajė nga ērregullimi i mushkėrive dhe e gjithė kjo paraqitet me stres dhe rraskapitje, ndėrsa mushkėritė nuk janė nė gjendje ta pėrcjellin lehtėsisht gjakun e oksiduar. Njeriu do tė ndiejė, nė mes tė tjerash, edhe vėshtirėsi nė trup, nė zemėr, dhe shpirti do tė ndjehet i rraskapitur dhe i plogėshtė, ndėrsa gjymtyrėt nuk do tė jenė nė gjendje tė kryejnė detyrat themelore fetare. Njė pozitė e tillė do tė pėrshpejtojė disa epshe tė shpirtit. Pra, lukthi i stėrmbushur dėmton trupin, zemrėn dhe shpirtin. Ky rast ėshtė i dhembshėm kur bėhet zakon, diēka e rėndomtė, qoftė edhe nėse pėrkohėsisht njeriu e kėnaq veten me ushqime tė shumta e kalorike.
    Nė njė hadith ėshtė thėnė qė Ebu Hurejre (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė!) kishte pirė qumėsht derisa ishte ngopur, nga njė enė tė cilėn ia kishte ofruar i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., pastaj kishte bėrtitur: “Betohem nė Atė i cili tė dėrgojė me mesazhin e vėrtetė qė nuk mund tė pijė mė asnjė pikė!”7 Tradita rrėfen se kohė pas kohe edhe ashabėt e tjerė kanė ngrėnė derisa u ka pėlcitur veshi, prandaj, siē kemi thėnė mė herėt, ushqimi i tepėrt do tė shkaktojė plogėshtimin dhe rraskapitjen e trupit, qoftė vetėm duke i pėrshpejtuar ato. Sidoqoftė, shėndeti dhe fuqia e trupit vijnė nga ushqimi i cili pėrthithet (resorbohet) e jo nga sasia e ngrėnė dhe, duke qenė se qenia njerėzore ėshtė e pėrbėrė nga tri elemente: dheu, uji dhe ajri, i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndarė nė pėrpjesėtime tė barabarta dietėn e tij nė kėto tri kategori.
    Ēėshtja e strukturės sė trupit tė njeriut dhe a ėshtė zjarri njėri prej elementeve?
    A ėshtė zjarri njėri prej elementeve strukturore tė trupit tė njeriut? Tani, nėse dikush pyet pėr pjesėmarrjen e zjarrit, i cili nuk ndodhet nė pjesėt e ndara tė porosive tė mėsipėrme tė tė Dėrguarit, pėrgjigjja e jonė ėshtė qė tė qartėsojmė se disa mjekė kanė thėnė qė zjarri ėshtė njėri prej elementeve, mirėpo disa mjekė tė ditur dhe shkencėtarė e kanė mohuar kėtė teori dhe e kanė argumentuar me dy fakte: zjarri ėshtė prodhuar nga eteri (mbitokėsor) e mė pastaj ėshtė lėshuar dhe pėrzier me ujin dhe dheun, ose zjarri ėshtė prodhuar nga elementet e tjera pa asnjė trup tjetėr.
    Teoria e parė ėshtė absurde pėr dy shkaqe: i pari ėshtė se zjarri ėshtė element i ndritshėm, dhe para sė gjithash materie hyrėse, prandaj materia dalėse implikon ekzistimin e kuazielementit i cili vepron si neutralizues dhe e detyron zjarrin tė ketė karakteristika rėnėse, gjė qė ėshtė e papranueshme. Nga ana tjetėr, nė urdhrin qė zjarri tė zbresė poshtė nė tokė, ai ka qenė i detyruar tė kalojė nėpėr atmosferė jashtėzakonisht tė ftohtė (zamharir) dhe ne mund tė vėrejmė lehtė nė ndėrhyrjen tonė tė drejtpėrdrejtė se edhe zjarri tepėr i madh mund tė fiket me njė sasi tė vogėl lėngu. Prej kėtej, edhe sikur pjesė tė vogla tė zjarrit tė kalonin papritmas vetėm pėr njė minutė nėpėr kėtė atmosferė tė ngrirė, ato me siguri do tė shuheshin.
    Nė disa kaptina tė Kur'anit, All-llahu i gjithėfuqishėm ka njoftuar pėr krijimin e qenies njerėzore. Ai e ka pėrshkruar kėtė krijim nė tė cilin thotė se ėshtė krijuar prej ujit, ndėrsa nė vendet (versetet) e tjera Ai e ka pėrshkruar se krijimi i njeriut ėshtė bėrė prej dheut, ose nga kombinimi i ujit dhe dheut, tė quajtur argjilė (tin), e cila ėshtė lėnė nė mjedis tė hapur dhe ėshtė lėnė tė thahet si njė shtambė (fahhar) pėr shkak tė pėrzierjes me ajėr dhe me nxehtėsinė e diellit. Nė tė vėrtetė nė asnjė kaptinė (sure) tė Kur'anit All-llahu i madhėrishėm nuk ka thėnė se njeriun e ka krijuar nga zjarri, por elementin e zjarrit ia ka pėrshkruar njė lloji tjetėr tė krijesave, tė quajtur exhin. Nė mesin e tyre janė Iblisi, Shejtani i mallkuar.
    Nė Sahihun e Muslimit ėshtė shėnuar qė i Dėrguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thėnė: “Meleket janė tė krijuar nga drita (nuri), dhe xhinet nga zjarri flakėrues, ndėrsa Ademi ėshtė krijuar nė formėn e cila u ėshtė dhėnė edhe juve”.8 Kjo paraqitje (hadith) e Pejgamberit ėshtė e qartė edhe sa i pėrket elementeve nga tė cilėt ėshtė krijuar Ademi, ndėrsa nė asnjė pjesė tė Kur'anit Zoti dhe Krijuesi ynė nuk e ka pėrmendur pėrzierjen e zjarrit nė strukturėn e trupit tė Ademit. Sidoqoftė, nė pėrgjigje tė kėtyre hipotezave, tė gjithė pajtohemi qė trupi i njeriut me tė vėrtetė ka temperaturė e cila ėshtė krijuar nga faktorė tė llojllojshėm e jo nga zjarri. Prandaj shumica e shkencėtarėve sot pajtohen me teorinė e ndryshimeve tė lėndėve tė njėjta. Ne, pėr kėtė, nxjerrim pėrfundimin nė pajtim me thėnien e Kur'anit tė shenjtė, ku All-llahu i gjithėfuqishėm thotė:
    “Ne i krijuam ata prej njė balte qė ngjitet”. (Es Safatė, 11) Ky verset tregon se elementet primordiale mbeten tė pandryshueshme. Vėrtet, All-llahu ėshtė Ai i cili furnizon me njohuri dhe me sukses.
    "Shoku Mjekesise"

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    qe ka naj material naj kush ne lidhje me hixhamin le ta posto Allahu ju shperblefte . selam .
    KOSOVA E MADHE

  9. #9
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    KAPITULLI VI

    Sherimi duke pire mjalte, kauterizimi dhe leshuarja (derdhja) e gjakut duke prere lekuren

    WWW.MJEKESIA-PROFETIKE.COM

    Ne Sahihun e Buhariut eshte shenuar qe Ibn Abbasi , r.a., ka cituar te Derguarin e All-llahut , s.a.v.s., i cili ka thene: Sherimi gjendet ne mes te perdorimit te shurupit te mjaltit, leshimit te gjakut duke prere lekuren, dhe kauterizimit me zjarr, por une ia kam ndaluar kauterizimin ummetit tim.30
    Lidhur me kete teme, Ebu Abdullah el-Madhiri ka thene: Semundjet kongjestive (te cilat shkaktojne grumbullimin e gjakut-kongjestionin) ose jane pasoje e gjakut, ose e vrerit te verdhe, ose e tajitjes, ose e vrerit te kuq.
    Kur gjaku eshte shkaktar, atehere ilaci mund te gjendet ne leshimin e gjakut (flebotomia- ventuza). Pastaj, nese shkaktare jane tre sekrecionet e tjera, atehere ilacet e tyre konsistojne ne perdorimin e disa purgativeve. Ne hadithin e permendur me lart, rrjedh se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka dhene perparesi perdorimit te mjaltit si pastrues i rendesishem, si freskues i lehte, mbi laksativet (pastrues) e hidhur, por leshimit te gjakut me ane te prerjes se lekures i ka dhene perparesi ndaj kauterizimit. Disa komentues kane shpjeguar leshimin e gjakut me prerje lekure dhe kur sherimi eshte joefikas, kauterizimi me zjarr eshte mjeti i fundit.
    Ne nje hadith tjeter, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Une vete nuk e preferoj kauterizimin.31 I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka preferuar perdorimin e kauterizimit si ilac vetem atehere kur ilacet e tjera kunder grumbullimit te gjakut (ilacet dekongjesitve) nuk jane efikase dhe ky rast qe ka dhembje te vogel dhe te lehte nuk mund te kerkoje mjetin e fundit te durimit te dhembjes, shkak i se ciles eshte kauterizimi. Seid el-Hattabi ka treguar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka bere kauterizimin Sad ibn Muadhit per ta parapenguar gjakderdhjen, e cila, po te mos sherohej menjehere, do i shkaktonte pasoja fatale.
    Disa mjeke pohojne se semundjet humorale (semundjet e sekrecioneve te trupit) shkaktohen nga interaksioni me sekrecionet e trupit ose pa keto. Sic kemi shpjeguar me pare, kater sekrecionet e trupit mund te jene: nxehtesia, ftohtesia, lageshtia ose thatesia, ose keto manifestohen si te perziera (te bashkuara). Jane te dobishme gjendjet qe kane nxehtesi dhe ftohtesi, kurse gjendjet e lageshtise dhe te thatesise nuk jane efikase.
    Rregullisht, gjendja e dobishme gjendet nga fakti se nuk veprojne (se nuk jane efikase). Pasi qe keto sekrecione te trupit ekzistojne ne gjendje kinetike (levizese), ato jane te gershetuara me elemente (gjera, substanca) te trupit, ato rregullojne panderprere cfaredo mungese te ekuilibrit te sekrecioneve te trupit. Per kete shkak, thelbi i fjales se Pejgamberit, e cila ben fjale per natyren themelore te sherimit te semundjes se nxehte ose te ftohte, qendron ne pastrimin e gjakut duke e leshuar nepermjet prerjes se lekures ose prerjes siperfaqesore te venes ne kupezore. Veprimet e tilla kryejne pastrimin dhe tregojne me besnikeri qetesimin e sekrecioneve te trupit. Ne anen tjeter, sherimi i gjendjes se ftohte kerkon nxehjen e elementeve, ndersa nje cilesi te tille e ka mjalti dhe per kete arsye kerkon te pastrohet (purgacioni), sepse mjalti eshte laksativ, mjet per heqjen e shtresimeve te holla (p.sh. ne lobuse ose ne zorre), tretes dhe abluent. Ekuilibri (mosekuilibri i sekrecioneve te trupit) do te sherohet gradualisht dhe me siguri ne krahasim me parregullsine qe lidhet me perdorimin e nje purgativi te forte (substance per pastrimin e zorreve).
    Sa i perket perdorimit te kauterizimit per sherimin e seciles prej ketyre semundjeve (fizike), i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka lejuar perdorimin e tij vetem si zgjidhje te fundit, sepse semundja humorale (semundja e sekrecioneve te trupit) mundet, ne mes te tjerash, te jete: e mprehte dhe per kete, te nderpritet shpejt pa perdorimin e kauterizimit, ose kronike, per cka kauterizimi behet me se miri ne gjymtyren e lenduar, dhe pasi te jete kryer pastrimi (purgacioni) i gjakut. Kurse, ne rast se elementi (substanca) i ftohte dhe i dendur deperton nen lekure, ku e zhvillon nje kore (dregez) te vrazhde, te ftohte e te dendur, e cila do ta pengoje funksionimin e ekuilibruar te sekrecionit te trupit, ajo do te behet kronike. Me kete rast qelizat fqinje do te perhapen dhe do te ndryshojne duke u bere si vete ato. Nje semundje e tille infektuese mund te sherohet me kauterizim, si mjet i fundit per te eleminuar shkaktarin (substancen qe ka shkaktuar semundjen). Prandaj, nga keto hadithe, ne mesojme per menyren e sherimit te semundjeve fizike kur struktura e tyre i hedh dhe nuk i pranon as ilacet me efikase, sic e kemi mesuar trajtimin themelor (menyren themelore te mjekimit) te semundjeve te thjeshta nga hadithi: Fuqia e nxehtesise eshte ajo qe pjek e djeg fuqishem, sikur te jete leshuar nga zjarri pervelues i Xhehennemit, prandaj duhet ta ftohni me uje.

    Leshimi i gjakut ne kupezore duke prere lekuren *

    Sa i perket sherimit te semundjes duke e leshuar gjakun me ane te prerjes se lekures (flebotomia) ne kupezore, si mase terapeutike, disa hadithe jane shenuar ne Sahihun e Buhariut dhe ne permbledhjen me hadithe qe i ka treguar Ibn Maxhxhe. Pervec te tjerave Ibn Abbasi ka shenuar gjithashtu qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Eshte i bekuar ai rob i cili leshon gjak me ane te prerjes se lekures (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qeteson pezmatimet e brendshme dhe forcon te parit. Ai ka thene gjithashtu se leshimi i gjakut duke prere lekuren (hixhama) eshte njeri prej ilaceve me te mire.32
    Ebu Hurejre ka treguar qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Ditet e 17, 19 dhe 21 te muajve henore (lunar) jane ditet me te mira per leshimin e gjakut me ane te prerjes se lekures dhe rrjedhja e tij ne kupezore (flebotomia). Ibn Maxhxhe ka shenuar gjithashtu se i Derguari i All-llahut ka thene: Disa prej trajtimeve tuaja me te mira (sheruese) jane: perdorimi i ilaceve (qe perfitohen nga bimet natyrore) me ane te thithjes me hunde, leshimi i gjakut duke prere siperfaqen e venes ne kupezore dhe purgacioni. Menyra e fundit eshte e mire sidomos per banoret e Gadishullit Arabik dhe per ata te vendeve te brezit te nxehte.

    Dobite nga leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures (flebotomia)



    Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures (flebotomia) eshte trajtim per semundje te ndryshme. Kjo menyre nxjerr gjakun jashte nepermes poreve te lekures, pastron lekuren nga infektimi dhe sjell agenset sherues natyrore (imunokorpet) ne ate vend. Ndonjehere leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures eshte me efikas per semundjet e lekures, sesa leshimi i gjakut me prerje siperfaqesore te venes, ndersa leshimi i gjakut ne kupezore, me ane te prerjes siperfaqesore te venes, eshte trajtimi me i mire per semundjet qe jane skajshmerisht te pashpresa per u sheruar. Vendimi per te zbatuar njeren nder dy metodat varet nga disa momente. Ketu hyn koha, vendi, mosha e pacientit, sekrecionet e trupit ne vende te nxehta, stinet e nxehta te vitit dhe castet e nxehta individuale, ne rastet kur gjaku i individit eshte i trazuar (i nxehur, i agjituar).
    Leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures eshte i dobishem gjithashtu per femren, sepse kjo menyre nxit tek ajo ciklin menstrual. Ne ate rast, leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures e nxjerr jashte ate qe nuk mund ta beje leshimi i gjakut nga vena.
    Leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures eshte me i mire per te rinjte dhe per ata qe nuk e perballojne dot leshimin e gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te venes. Mjeket pajtohen po ashtu se leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures eshte trajtim me i mire per viset e nxehta, ndersa leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te venes eshte me i pershtatshem per viset e ftohta. Leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures duhet te behet ne mesin e muajit henor dhe ne kohen kur hena eshte ne fazen pas henes se plote dhe para henes se re dhe, gjithsesi, gjate kohes se ¾ te henes. Kjo eshte kohe me e pershtatshme per shkak se gjate kohes sa zgjat gjysma e pare e henes rrjedhja e gjakut eshte e ftohte, jokongjestive dhe ne gjendje te hiperemise pasive (gjendje abnormale e sasise se madhe te gjakut ne cdo pjese te trupit). Edhe pse cdo sekrecion i trupit arrin kulmin e depertimit te vet te brendshem ne intervale te ndryshme, te gjitha ato e arrijne kulminacionin e tyre ne mes te muajit dhe ne cerekun e trete te henes. Po kete mendim e ka shprehur edhe Ibn Sina (Avicena), duke shtuar se leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures nuk duhet bere gjate kohes se rritjes se henes (periudha nga fillimi i henes deri para henes se plote),33 sepse ne ate kohe sekrecionet e trupit dhe bashkedyzimet e tyre (ahlatet) nuk e kane ngopur gjakun (nuk jane grumbulluar ne gjak) ose nuk gjenden ne sasi te madhe ne gjak, dhe ne kohen e cerekut te fundit te henes, ngase, ne te kunderten, intensiteti i nje koncentrimi te tille nuk do te jete i pershtatshem per te nxjerre te gjitha dobite nga leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures.
    Theksimi i ketij hadithi eshte bere me qellim qe te tregohet se leshuarja e gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures vlen per ata qe jetojne ne vise te nxehta. Arsyeja e kesaj eshte se gjaku i tyre eshte me i holle dhe ndodhet me afer siperfaqes se lekures. Ne vise te nxehta, nje terheqje e tille e gjakut me ane te nxehtesise se rrezeve te diellit, mund te tejngope me gjak zona te ndryshme nen lekure. Edhe pse banoret e viseve te nxehta i kane poret me te medha, ndonjehere kur ben teper nxehte, ata mund te jene te lodhur dhe te molisur. Per keto raste, leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te venes eshte i rrezikshem, kurse leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures shprish ne menyre te natyrshme cfaredo formacioni te tejngopur nenlekuror. Ky trajtim natyror e pershpejton zinxhirin e proceseve metabolike ne gjak (si njeri nga kater sekrecionet themelore te trupit), i cili shoqerohet me purgacion natyror dhe me pastrimin apo shperlarjen e arterieve, e sidomos te atyre arterieve dhe venave qe nuk mund te trajtohen lehte sipas kesaj metode. Shperlarja (rrjedhja) qe kryhet ne secilen arterie siguron dobi te vecanta. Per shembull rrjedhja e gjakut nga vena basilicae zvogelon kongjestionin dhe pezmatimin e melcise dhe te shpretkes. Kjo eshte e dobishme po ashtu per zvogelimin e pezmatimit te mushkerive, pleuritit (pezmatimi i pleures-cipes se mushkerive) dhe te shumices se semundjeve afatshkurtra te gjakut, te cilat godasin pjesen nen gju e deri te nyjat femorale. Sa i perket vena medianae ne dore, leshimi i gjakut prej saj eshte i dobishem ne pergjithesi per eleminimin e te enjturit (edemi) te perkohshem te trupit, nese eshte shkaktuar nga pengesa vaskulare dhe nga infektimi i pergjithshem (pezmatim) i gjakut ose nga toksikimi (helmimi i gjakut). Leshimi i gjakut nga vena cephalicae ndihmon ne ekuilibrimin e dridhjes se perkohshme te kokes, dhembjes ne qafe dhe kongjesitionit (rritjes se koncentrimit) te gjakut ose te simptomave te cianozes (mavijosja ose zverdhja e lekures si pasoje e hipoksemise (sasia e zvogeluar e oksigjenit ne gjak) te shkaktuar nga mungesa e oksigjenit, nga rritja e sasise se karbondioksidit ose nga gjendja patologjike e homoglobines ne gjak. Sa i perket leshimit te gjakut nga vv. iugulares, ajo ndihmon ne permiresimin e rrahjes se crregullt te zemres (hipokondria crregullimet ritmike ose aritmia), te gjendjeve me crregullime astmatike, dhembjen kronike te kokes, herpesi (semundje virusale) dhe kur njeriut i duket sikur i jene enjtur kapaket e syrit.
    Enesi (All-llahu qofte i kenaqur me te!) ka thene: I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., eshte sheruar me ane te leshimit te gjakut duke ia prere lekuren ndermjet shpatulles (scapulae) dhe dy venave te pasme te qafes (Vv. cervicales superfitiales).34 Aliu (All-llahu e bekofte qetesine e tij!) ka treguar se meleqi Xhibril ishte ai qe e ka percaktuar leshimin e gjakut te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures 35. Ne Sahihu-n eshte shenuar gjithashtu se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka perdorur leshimin e gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures kunder dhembjes se kokes, e cila e mundonte gjate kohes sa ishte ne haxh dhe i veshur me ihrame.36 Gjithashtu, ne hadithet qe i ka shenuar Ebu Davudi, Xhabiri ka thene se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka praktikuar nje leshim te tille te gjakut ne kofshe per shkak te nje shtangimi te vogel qe e kishte perjetuar.
    Perdorimi i leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures ndermjet dy shpatullave (kahil) ndihmon ne sherimin e dhembjes ne krahe, dhembjeve ne llere dhe dhembjeve ne fyt. Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures mbi dy venat e pasme te qafes (Vv. cervicales superfitiales) ndihmon ne sherimin e dridhjeve te kokes dhe pjeseve te tjera te kokes (d.m.th. te fytyres, dhembit, vesheve, syve, hundes dhe fytit), pa marre parasysh qe dhembjet ne keto pjese jane shkaktuar nga infektimi i gjakut, ose nga shkaku i enjtjes qe eshte shkaktuar nga sekrecioni i gjakut.

    Ceshtjet e perdorimit (zbatimit)

    Mjekesia eshte perplot mendime te ndryshme qe lidhen me leshimin e gjakut me ane te prerjes se lekures ne koke (xhevzet el-kamahduvva). Ne kete teme Ebu-Naim el-Asfani ne librin e tij me titull Mjekesia e Pejgamberit thekson se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Zbatoni leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures ne tepe (maje) te kokes, sepse ajo sheron pese semundje37, ne mesin e te cilave e ka permendur edhe lebren. Ne nje hadith tjeter ai ka keshilluar te behet i njejti trajtim, por ka shtuar: ...sepse ajo sheron 72 semundje.38 Ata qe e kane studiuar kete hadith (dhe e kane vleresuar mire), kane vene ne dukje disa dobi te tij. Pervec te tjerash, ato dobi jane: parandalimi i fryrjes abnormale te kokerdhokut te syrit (rritjen e gl. thyreoideae bashke me daljen e kokerdhokut te syrit), te enjtjes se kockes ballore te kafkes (processus frontosphenoidalis), duke perfshire rendimin e kapakeve te syrit dhe te vetullave. Imam Ahmed ibn Hanbeli kishte bere pyetje lidhur me hadithin qe flet per leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures ne majen e krese, megjithese, kur ai vete kishte nevoje per nje trajtim te tille, e nderroi ate dhe e leshoi ne te dy anet e majes se kokes. Sa i perket Ibn Sines (Avicena), atij i ka pelqyer kjo menyre dhe ka thene: Kur perdoret shpesh, shkakton harresen. Po ky mendim eshte shprehur ne hadithin vijues, ku thote: Kapaku i kokes eshte vendi i kujteses, leshimi i gjakut (ne ate vend) me ane te prerjes se lekures shkakton harresen. Ata qe diskutojne per vleren e ketij hadithi dhe thone se nuk ka vlere (nuk eshte i sakte), pohojne se leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures vetem do ta dobesoje pjesen e pasme te trurit (pjesen okcipitale), kur eshte bere pa nevoje. Perndryshe, kur eshte perdorur per prurjen kogjestive te gjakut, ose te pikes ne tru (sulm ne tru), ajo gjithsesi do te jete e dobishme, duke u mbeshtetur edhe ne rregullat mjekesore, edhe ne ato fetare.
    Zbatimi i leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures nen mjeker, ndihmon ne zvogelimin e dhembjes se dhembit, dhembjes ne fytyre, pastrimin e kokes, dhe zvogelon dhembjen ne fyt kur te jete perdorur me kohe. Leshimi i gjakut ne kupezoren me ane te prerjes se lekures ne maje te shputes se kembes dhe mbi nyje eshte zevendesim i mire per leshimin e gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te venes saphene ne kupezore (phlebotomia venae saphenae magnae), e cila eshte vena e madhe e kembes qe mbaron ne nyjen e kembes (maleolusu). Nje leshim i tille i gjakut ndihmon kunder pezmatimit te testiseve, furunkulave te kembes (te thatet) dhe mosardhjes (deshtimit) se menstruacioneve, ndersa leshimi i gjakut ne kupezoren pas gjunjeve (ne fossi poplitei) ndihmon ne sherimin e aneurimes (zgjerimin e eneve te gjakut), abceseve kronike (qelbosjeve), hemorroideve dhe te thateve septike (helmues) te kembes dhe shputes, ndersa leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne mes te kofshes (femurit) eshte trajtim i mire per dhembjet ne shpine (iritimi), ne rastet e gihtit (sasia e rritur e thartires urike ne gjak) dhe te hemorroideve (majaselli).

    Udhezimet e te Derguarit te All-llahut lidhur me kohen me te mire per zbatimin e hixhamit


    Imam Tirmidhi ka treguar se hadithi i permendur me siper, te cilin e ka transmetuar Ibn Abbasi, qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Dita e 17, 19 dhe 21 te muajit henor (lunar) jane ditet me te mira per leshimin e gjakut me ane te prerjes se lekures dhe derdhjes se tij ne kupezore.39 Ne hadithin tjeter ai ka thene gjithashtu:Sherohuni duke e leshuar gjakun me ane te prerjes se lekures ne kupezore dhe mos lejoni qe ju mbyse tensioni i larte i gjakut (hipertensio; arab. tebejjug).40 Mirepo mjeket pajtohen se leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures dhe derdhja e tij eshte trajtim i dobishem ne cdo kohe kur njeri eshte i semure. Ne permbledhjen e haditheve te Ebu Davudit, nje keshille te tille e ka transmetuar Ebu Hurejre, i cili thote se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., njehere kishte thene: Ky eshte ilac per cdo semundje, duke menduar per cdo semundje qe shkaktohet nga rrjedhja e tepert e gjakut ne nje organ ose ind ose (te shkaktuar) me kongjestionin e gjakut. El-Hallali ka treguar se imam Ahmed ibn Hanbeli, pa marre parasysh diten dhe kohen, e ka trajtuar veten duke e leshuar gjakun ne kupezore me ane te prerjes se lekures dhe kete e ka bere per ta parandaluar prurjen e madhe te gjakut. Sa i perket Ibn Sines, ai ka keshilluar qe leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne kupezore te behet dy-tri ore pasdite menjehere pasi te lahemi me uje te nxehte, pervec atehere kur eshte rritur viskoziteti i gjakut, me crast individi do te duhej te lahej dhe te djersitej nje ore para se te perdoret kupezorja per leshimin e gjakut.
    Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne kupezore nuk duhet te perdoret pas ushqimit, ngase kjo mund te pengoje tretjen, e sidomos pas ngrenies se ushqimit te thjeshte, qe mund te shkaktoje rrjedhjen e pikave te sekrecioneve te trupit, ose enjtje me giht (rritja e sasise se thartires urike ne gjak). I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne kupezore pa ngrene eshte ilac, ndersa pas ngrenies eshte semundje, edhe ne diten e 17 te muajit henor eshte ilac.
    Ne thelb, dhenia e perparesise dates dhe kohes kur duhet leshuar gjaku ne kupezore me ane te prerjes se lekures, kryesisht lidhet me masat e sigurise, perkatesisht kunder zbatimit te panevojshem nga personi i shendoshe. Perndryshe, ne rast semundjeje, dhe nese mjeku e quan te nevojshme, individi duhet te beje leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures atehere kur ajo eshte e nevojshme dhe ne vendin e nevojshem. Sa i perket hadithit: Sherohuni me ane te leshimit te gjakut ne kupezore duke prere lekuren dhe mos lejoni ju mbyse tensioni i larte i gjakut, ky ka te beje kryesisht me ata qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut ne cast, pasi metoda e leshimit te gjakut ne kupezore duke prere lekuren e lehteson kete shqetesim. Edhe me siper e kemi permendur praktiken e Ahmed ibn Hanbelit, i cili e praktikonte leshimin e gjakut ne kupezore duke prere lekuren pa saktesuar daten dhe kohen.

    Dita me e mire dhe me e qelluar per leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures

    Ne librin e vet me titull El-Efrad, Ed-Darekutni ka shenuar qe Abdullah bin Omeri e ka cituar te Derguarin e All-llahut, s.a.v.s., se ka thene: Leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures rrit kujtesen (te mbajturit ne mend) dhe kthjelltesine. Me emrin e All-llahut zbatoni metoden e leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures, por mos e preni te enjten, te premten, te shtunen dhe te dielen, e hena eshte dita me e pershtatshme. El-Hallal ne permbledhjen e tij me hadithe ka shkruar se e ka pyetur imam Ahmed bin Hanbelin: Ne cilat dite te javes nuk e lejon leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures? Ai ishte pergjigjur: Ne lidhje me kete pyetje une e di qe e shtuna dhe e merkura jane permendur ne hadithe, e disa thone se edhe dita e premte. Ebu Bekri (All-llahu qofte i kenaqur me te!) nuk e praktikonte kete prerje diten e marte dhe kete e bente ne perputhje me hadithin: Gjaku nuk koagulohet sa duhet (nuk mpikset) te marten. (Ebu Davudi)42 Sa i perket leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures te merkuren, Ebu Hurejre (All-llahu qofte i kenaqur me te!) ka transmetuar hadithin vijues: Nese ai qe praktikon leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures, te shtunen ose te merkuren, semuret nga leukemia ose lebra, le te fajesoje vetevten.43

    Perfundim

    Mbi dobite e leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures

    Ne shpjegimet e mesiperme kemi nxjerre perfundimin, gjithnje mbi baze te haditheve, se trajtimi mjekesor eshte i domosdoshem, kurse leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures eshte i nevojshem dhe duhet te behet ne pjese te trupit te percaktuara saktesisht. Leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes mund te behet gjate haxhit, edhe atehere kur nje trajtim i ketille kerkon qethjen e flokeve per shkaqe mjekesore, e jo per ceremonite fetare ose ligjin. Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures nuk eshte e thene se e nderpren agjerimin. Bejne perjashtim keto raste: kur agjerimi eshte i detyruar (ne muajin ramazan), kur individi nuk eshte ne udhetim, dhe kur semundja eshte e tille qe nuk ka nevoje per veprimin e leshimit te gjakut. Por, imam Buhariu vertet ka shenuar ne Sahihun e tij qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka perdorur kupezoret per leshimin e gjakut gjate agjerimit (kur ka agjeruar), ndoshta ky rast ka ndodhur ne kohen e agjerimit vullnetar. All-llahu e di me se miri.

    KAPITULLI VII

    Leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te venes (flebotomia) dhe kauterizimi



    Xhabir bin Abdullahu ka treguar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka derguar te mjeku Ubejj bin Kaab, i cili ia ka leshuar gjakun nga vena, pastaj e ka kauterizuar.44 Eshte shenuar ne hadithet sahihe qe kur Saad bin Muazi u plagos ne llere (ahlat) me shigjete, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ia kauterizoi plagen me maje te shigjetes. Me vone plaga iu enjt dhe iu infektua, kurse ai ia leshoi gjakun dhe ia kauterizoi perseri.45 Ebu Ubejde ka treguar qe nje person i plagosur ka ardhur tek i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i cili i tha: Kauterizoni plagen e tij, pastaj siper saj shtypni gurin e (lare) dhe te nxehur. Keshtu, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka perdorur kauterizimin si mjetin e fundit. Megjithate ai ka thene: Nese duhet zgjedhur mes sherimit me flebotomi ose kauterizim, une nuk e dua fare kauterizimin (mua nuk me pelqen kauterizimi). (Buhariu dhe Muslimi) Ne nje hadith tjeter, qe e kemi theksuar me siper, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndaluar kauterizimin, por megjithate ka thene: ...Kemi qene ne sprova te medha, prandaj e kemi perdorur kauterizimin, por nuk kemi arritur ta tejkalojme, as nuk kemi pasur sukses.46 El-Hatabi ka shpjeguar se plaga e Saad bin Muazit eshte kauterizuar per ta shpejtuar mpiksjen (koagulimin) e gjakut, ndersa i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka qene i brengosur, sepse sikur mos te veprohej ne ate menyre, atehere Saadi do te vdiste nga gjakderdhja.
    Kauterizimi do te duhej te perdorej vetem si trajtim mjekesor dhe lejohet vetem ne raste teper urgjente dhe te domosdoshme e pa rrugedalje, pikerisht sikurse amputimi qe zbatohet per te shpetuar jeten e njeriut. Sa i perket ndalimit te tij, ai eshte i rendesishem per iu kundervene mendimit shoqeror se ky veprim eshte burreror dhe se individi do te mund te vdiste nese e kundershton kete trajtim, bile edhe nese eshte prerje e paperfillshme. Per kete shkak i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndaluar zbatimin e tij si zakon shoqeror pikerisht per kete qellim te qarte. Nje qendrim i tille eshte bere me i qarte ne rastin e Imran bin Hasinit, i cili kishte besim te patundur ne kauterizim dhe ne vulosjen e thate me zjarr, si ilac per cdo semundje. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka pranuar se kauterizimi i plages se Imranit do te jete i rrezikshem, prandaj e ka ndaluar zbatimin e tij. Ne kete rast del ne pah ndalimi i zbatimit ne vendet kritike te trupit. All-llahu e di me se miri.
    Ne kete teme, Ibn Kutejbe ka treguar se ekzistojne dy lloj kauterizimesh: sipas zakoneve shoqerore, si ne rastin e personit te shendoshe, me te cilin lidhen fjalet: Ai qe e perdor vulosjen e thate me zjarr nuk beson tek All-llahu, dhe zakoneve mjekesore, si ne rastin e plages se qelbezuar, apo te amputimit. Kjo eshte ajo qe ka te beje me ate si ilac. Kur kihet parasysh se kauterizimi eshte ilac potencial, por pa ndonje siguri te plote, atehere kjo nuk lejohet.
    Ne Sahih eshte shenuar qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Shtatedhejte mije njerez nga ummeti im do te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari: ata qe nuk kerkojne te sherohen me rukje, ata qe nuk kauterizohen, ata qe nuk jane besetyte dhe ata qe i besojne plotesisht All-llahut te tyre. Prandaj, hadithet flasin per kauterizimin dhe vulosjen e thate me zjarr ne kater menyra te ndryshme: qe te perdoret; qe nuk duhet te perdoret; qe lavderohet ai qe heq dore nga kjo terapi, dhe ai qe i ndalon. Qofte i lavderuar All-llahu i plotfuqishem nuk ka kunderthenie ne mes te ketyre kater mendimeve, ndersa individi mund ta perdore kete trajtim kur eshte i domosdoshem nga ana mjekesore, duke e lejuar ate edhe pse nuk i pelqen. Sa i perket ndalimit te tij, ai varet nga deshira dhe prirja personale, e sidomos kur perdoret si zakon shoqeror. All-llahu e di me se miri.

    Shkeptur prej Librit "Mjekesia e te derguarit Muhamed a.s"
    "Shoku Mjekesise"

  10. #10
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    MJEKESIA NATYRORE DHE SHPIRTERORE (HYJNORE)



    Ebu Hurejre ka shenuar qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: ā€œSherimi i semundjes me ate qe ka lejuar All-llahu, do te sheroje, ndersa sherimi i semundjes me ate qe All-llahu e ka ndaluar, nuk do te sheroje. I Derguari i All-llahut i ka sheruar semundjet me tre lloj ilacesh: natyrore, hyjnore dhe me kombinimin e ketyre dy llojeve.
    Ne kete kapitull do te fillojme te pershkruajme ilacet natyrore qe ai i ka perdorur dhe qe ua ka dhene te tjereve qe i perdorin, pastaj do i shtjellojme ilacet hyjnore dhe me pastaj do te pasoje kombinimi i ketyre dy sherimeve. Sa i perket ketyre dy llojeve te fundit, dhe me deshiren e Zotit, ne do te perpiqemi i pasqyrojme vetem shkurtimisht. Kete e bejme per ta dalluar rolin dhe misionin e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., i cili i ftonte njerezit qe i bindeshin udheheqjes nga Zoti i tyre dhe ne kete menyre te kerkojne Xhennetin e Tij. Ai, gjithashtu, ishte derguar qe i mesonte njerezit lidhur me Krijuesin dhe Mbajtesin e boteve; i ndihmonte qe ta njihnin Zotin e tyre; qe i mesonte te jene te kenaqur me ate qe Ai eshte i kenaqur , ndersa te heqin dore nga ajo me te cilen Ai nuk eshte i kenaqur. Sikurse qe ka qene vule e te derguarve dhe e profeteve te All-llahut, (Paqja qofte mbi te gjithe!), ai u fliste gjithashtu njerezve per shpalljet Hyjnore qe kane te bejne me resulet e meparshem dhe nebijjet e All-llahut te gjithefuqishem, per veprimin dhe gjendjen e popujve te tyre. Pastaj, ai i mesonte besimtaret, krahas ndricimit te vezhgimit te tyre me dituri, qe lidhej me fillimin e boteve: krijimin e njeriut; me kontratat (premtimet) e tyre primordiale (lashtesi) me Zotin e tyre dhe me betimin solemn e madheshtor te Zotit qe do te sjelle ne Diten e gjykimit gjithcka qe ka krijuar. Ai i ka pershkruar gjithashtu shkaqet e vuajtjeve njerezore dhe rrugen e sherimit dhe te fatit te vertete. Pra, vula e te derguarve te All-llahut , s.a.v.s., u ka sjelle njerezve porosine e Zotit te tyre me shenja te qarte per ata qe mendojne per Te, respektojne Ate dhe per ata qe nuk veprojne keshtu.
    Sherimi i trupit (tibbul-abdan), te cilin i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka pershkruar, ka ardhur per i perplotesuar ligjet e Sheriatit dhe per i shpjeguar ilacet qe jane pershkruar ne Kur'an. Detyra e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., ka qene qe te beje harmonizimin e kuptimit te shkaqeve dhe te pasojave nga njeriu aq mire si edhe shpjegimin e gjithefuqise Hyjnore dhe te diturise se pakufishme te Zotit lidhur me krijesat e Tij. Dituria natyrore mjekesore, te cilen i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ua kumtoi besimtareve, kryesisht u eshte dedikuar te tjereve per u ndihmuar qe te rrisin besimin e tyre, te siguroje rehatine fizike, dhe te sheroje semundjet e tyre fizike, kur eshte e nevojshme. Ne te vertete kurdo qe eshte e mundur te evitohet perdorimi i ilaceve me qellim te ruajtjes se shendetit te trupit dhe te mendjes nepermjet sherimit preventiv, mund te orientohen perpjekjet dhe brengat ne sherimin dhe ne vitalizimin e zemrave dhe te shpirtrave. Kjo do te ndihmoje ne parandalimin e semundjeve edhe me te renda, te cilat shkaktohen nga nevojat reale, bile edhe te jetes njerezore, ndersa ruajtja e pakontrolluar dhe pa brenga e trupit te shendoshe eshte e padobishme per shendetin e zemres dhe te shpirtit ne krahasim me ekzistencen e meparshme dhe kenaqesine e perhershme ne jeten pas vdekjes. Ne realitet, pasojat e paparashikueshme te ketyre sot mund te duken minimale dhe tejet te paperfillshme, ndersa neser ato do te jene tejet serioze. Ne anen tjeter, dobite nga sherimi i vertete i zemres dhe shpirtit te dikujt nga ndyresite, sot sjellin rehatine dhe kenaqesine e perhershme ne jeten pas vdekjes. Vertet All-llahu eshte ai qe ruan suksesin.
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Muhamedi dhe likujdimi i kundershtareve
    Nga Matrix nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-04-2007, 17:54
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •