Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359

    Halil Kajtazi

    I nderuari z. Ferit Ramadani,


    Pata do punė rreth formimit tė kėtij shkrimi, dhe kėrkoj ndjesė qė po ta dėrgoj pak me vonesė.

    Shkrimi “Erėrat e Kosovės” ka pėr qėllim tė caktuar, ku shihet se nė kėto erėra ende po gjedet vėllazėria jonė shqiptare. Duke e pėrfunduar kėtė letėr, mė ra nė sy njė poezi e Milaim Berishės, ku shkruante:

    “Nėnė, unė do tė vdes prej mallit
    – Po nuk tė pashė Ty dhe Arbėrinė time...

    Madje, vijon:

    “Anės detit pa yll, pa hėnė.
    Dymijė vjet gjėmon njė Nėnė.
    Plagė e moēme ther nė gji,
    Pikon gjak - nė Kosovė, nė Shqipėri.

    Kėto erėra tė Kosovės e kanė trazuar botėn, po edhe Nėnėn Shqiperi. Poeti vijon:

    “Trupi im do tė digjet nga rrufetė,
    Po, Shqipėria do tė rrojė pėrjetė.
    Dhe kur tė bėhem shpuzė e hi,
    Prapė tė dua, Nėnė Shqipėri!”
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  2. #2
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    SHĖNIME PĖR AUTORIN

    Halil Kajtazi u lind mė 21 qershor 1935 nė Vitak tė Drenicės, Kosovė. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, Gjimnazin e ulėt nė Skėnderaj, shollėn normale dhe shkallėn e parė tė Fakultetit Filozofi – Dega e Gjuhės dhe e Letėrsisė Shqiptare, nė Prishtinė. Puni mėsues nė disa shkolla tetėvjeēare: nė Llushė, Likofc dhe nė Runikė, pastaj edhe arsimtar i gjuhės shqiptare nė Shkollėn tetėvjeēare tė Rakoshit tė komunsė sė Istogut(Burimit). Punoi gazetar nė Radio-Prishtinė, pastaj nė gazetėn e punėtorėve “Kombinati Kosova”. Mė vonė disa vjet punoi edhe si pėrkthyes.
    Me shkrime letrare u paraqit pėr herė tė parė mė 1952. Njė kohė ishte edhe bashkėpunėtor i disa gazetave dhe revistave shqiptare qė botoheshin nė Kosovė, Maqedoni si dhe nė Mal tė Zi.
    Merret me mbledhjen dhe studimin e folklorit burimor shqiptar si dhe me krijimtari letrare kryesisht nė prozė.
    Ka botuar kėto vepra:
    Xingli-mingli, 1972
    Nga lirika popullore e Drenicės, 1972
    Proza popullore e Drenicės, 1970 (botim i autorit)
    Proza popullore e Drenicės, 1972
    Proza popullore e Drenicės, I,II,III, 1986
    Proza popullore e Drenicės, IV, 2007
    Nina-nana(grup autorėsh),1978.
    Veprat letrare:
    I treti, roman, 1979
    Nė shtėpinė e bardhė, roman, 1995
    Njė kohė tjetėr, tregime, 1996
    Pehlivan Guri, roman, 2002
    Loti nė tri kohė, roman, 2002
    Shkrime letrare, 2002
    Norka, roman, 2003
    Orėt e mėngjesit, roman, 2005
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  3. #3
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Dėshira ime ėshtė qė kėto ide tė mia tė pėrhapen kudo ndėr ne. Por, kam edhe njė dėshirė, mė tė madhe, qė shkrimi ta shohė dritėn e botimit. Unė njėherė nuk kam mjete materiale. Po qe se gjendet dikush qė ka mundėsi ta financojė, do ta nderoja unė dhe do tė mbetej i nderuar nėpėr shekuj... Nuk po e zgjati mė shumė.
    Tė fala vėllazėrore,
    Halil Kajtazi,
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  4. #4
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Halil KAJTAZI





    ERĖRAT E KOSOVĖS
    1943



    Nė vend tė prologut?


    Greqia antike ishte shkollė pėr shqiptarėt, sikurse ishte edhe Serbia e formuar shumė mė vonė se shteti shqiptar. Greku pėr grekun ishte vetėm grek, e serbi pėr serbin ishte vetėm serb. Duke parė se greku herėt ishte diferencuar se ishte grek, pse tė mos bėnte edhe shqiptari njė punė tė tillė? Duke parė se serbi jepte jetėn mė sė pari pėr Serbinė, pse vallė edhe shqiptari tė mos jepte jetėn pėr Shqipėrinė?! “Kėtu ėshtė nėnė Serbia!” pohonin ardhacakėt serbė, e shqiptarėt frikėsoheshin tė pranonin njė tė vėrtetė e tė mbronin idenė pėr nėnėn e tyre!…Aksioma e Ilirisė ėshtė e gjatė dhe e pėrjetshme. Kroma e luftės iliro-romake kishte marrė pėrmasa tė gjėra. Iliria tėrėsisht ishte pushtuar nga Roma dhe kroma! Romakėt me zjarre arritėn t’i ftohin ilirėt dhe kėshtu nisi shpėrngulja sipas planeve romake. Prej kusarisė qė ua morėn ilirėve, i detyran qė me dhunė tė vendosen nėpėr vende malore. Deti ilir mbeti pa ato anije qė lundronin nėpėr tėrė botėn. Oficerėt romakė qė i kishte rekrutuar perandoria romake nga forcat ilire dhe me shpirt ilirėsh, vepronin kudo. Dhe, aty ku hetohej se pėrkrahnin luftėrat ilire, pėrndjekeshin me tė madhe. Po qe se Roma hetonte se flitej mirė pėr oficerėt ilirė, i shkarkonte nga posti, ua heqte gradat dhe i qortonte, ua humbte fijet nė shkallė tė botės. Koha e Ilirisė ishte mbushur me tė dhėna tė huaja, me sfida, gėnjeshtra e ēfarė mė tepėr, edhe me veprime qė nuk dihej me ē’lugė trazoheshin? Mjerisht qė kishte shumė e shumė mėdyshje kombėtare. Pėrkundėr erėrave tė luftės ata parandjenin se po vjen epoka e lavdisė shqiptare! Pritej akti i parė i dramės sė madhe shqiptare, pritej edhe akti i dytė, si dhe akti i tretė i fitores… Fatbardhėsisht qė shqiptarėt e mbajten gjithnjė lart flamurin e pėrjetshėm tė rebelimit kundėr shkelėsit… “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”, ka thėnė Pasko Vasa. Kjo tezė romantike, ishte e pranishme nė tė gjitha lėvizjet shqiptare tė bėrjes dhe ruajtjes sė shtetit. Prandaj, mbijetesėn dhe mirėqenien ekonomike shqiptarėt e konceptonin gjithmonė me krijimin e shtetit kombėtar. Pikėpamja e tillė mund tė haset edhe nė mesjetė. “Skėnderbeu u lind ortodoks, u rrit si musliman, vdiq katolik, por lufta e tij pėrtej principatės sė trashėguar nga i ati, alenaca me princėrit e tjerė shqiptarė - katolikė dhe artodoks - ishin dėshmi e njė luftė kombėtare qė tejkalonte barrierat fetare”, pėrkujton Agron Shala, nė shkrimin e botuar nė gazetėn “Koha ditore”, 15 mars 2008.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #5
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    PĖR SHTET DHE PUSHTET DEMOKRATIK!

    Mjerisht qė nė Romė nuk qesh asnjėherė, por fatbardhėsisht qė kanė qenė tė tjerėt, dhe mė kanė shpjeguar se mbi derė tė njė kishe tė vjetėr ėshtė shkruar thėnia: “Quo vadis...?” qė nė gjuhėn tonė shqipe do tė thotė: “Ku po shkohet?...” Thėnies latine nuk kam ēka t’i shtoj e as ēka t’i heq. Nėse kam tė dreejtė pėr momentin e gjendjes faktike nė ditėt e sotme, do tė bėja njė pėrmirėsim, apo njė shtesė: “Quo vadis, Kosovė...?!”
    Kosova e pas luftės ėshtė duke pritur si nė ankth ēdo lloj ndryshimi, qoftė edhe nė dobi tė tė gjithė qytetarėve, apo nė dėm tė njėrės palė, qė gjithnjė nuk ėshtė pajtuar me ndryshime tė reja. Ka tė tillė qė pėrpiqen tė lidhėn e ēlidhen edhe me dreqin me bisht qė tė pushojnė zėnkat dhe tė mos kėtė luftė nė kėto troje tė Ballkanit. Me sa po shihet, ende jemi nėn hije tė luftės sė fundit, apo, mos vallė janė hijet e luftėrave tė mėparshme tė shqiptarėve pėr ēlirim kombėtar? Me sa po shihet, ende nuk po dihet se nga po shkon fati i Kosovės. E vėrteta pėr tė mbeti gjithnmjė e hidhur. Kahet e Kosovės pėr ribashkim kombėtar po zbehen, duke premtuar se Kosova po formohet si shtet i ri nė Gadidhullin Ballkanik, dhe nė Evropė. Edhe kėto pėrpjekje janė tė mirėseardhura, por siē po shihet, ēdo gjė po vjen me vonesė, kur tė tjerėt po fitojnė nga amullia qė po i krijohet Kosovės sė nėpėrkėmbur.

    (Pėrmbajtja do tė duhej tė riformulohej pėr shkak se ndėrkohė ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės)
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  6. #6
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    PERANDORIA

    Sa e kam tė njohur edhe nė kohėn e Perandorisė turke, shqiptarėt luftuan pėr tė krijuar shtetin si dhe pavarėsinė dhe lirinė e tyre nė trojet shekullore. Nė ato pesėqin vjet tė sundimit turk kėtu e gjetiu, shqiptarėt e Kosovės dhe serbėt u trajtuan si rajė! Mė 1389, kur pėrfundoi Lufta e Kosovės, turqit u shporren nga Kosova, raja serbe priste me padurim qė Serbia ta ripushtojė Kosovėn. Ashtu edhe ndodhi, sepse nėnėn Rusi e pati krah tė djathtė. Kėshtu, lufta e shqiptarėve kundėr ish-regjimit pesėshekullor turk nuk iu pranua rajės shqiptare. Serbia nė kohėn e Car Dushanit e shtriu pushtetin e vet kudo ndėr shqiptarė. Arriti ta krijojė edhe Serbinė e madhe me toka tė shqiptarėve, por Shqipėria mbeti e cunguar. Mjerisht qė asaj iu kėputen disa degė. Kosova si degė me sytha e nėnės Shqipėri mbeti nėpėr shekuj e pikėlluar. Pėrpjekjet e pareshtura qenė dhe mbeten se si sllavėt ta gllabėrojnė edhe atė copė Shqipėri. Edhe pse tė coptuar nga nėna, shqiptarėt nuk nėnshtroheshin, por gjithnjė flijoheshin dhe kishin pasoja tė shumta. U bėnė edhe shumė pėrpjekje pėr t’u sqaruar luftėrat e shqiptarėve pėr njė shtet etnik, por ēdo pėrpjekje, pala serbe me ndihmėn e gishtit tė madh tė nėnės Rusi, ia vente velin e zi: “Shqiptarėt janė shumė tė papėrshtatshėm dhe tė pacivilizuar. Ata nuk e meritojnė ta kenė shtetin e tyre, edhe pse u ėshtė pranuar njė trohė shtet”.

    (Ėshtė fjala pėr Shqipėrinė e copėtuar mė 1912-1913).
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  7. #7
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    HISTORIA E PASHKRUAR

    Madje, tė kthehen edhe pak nė historinė e pashkruar apo tė shkruar nėn rrethana shumė tė ndėrlikuara, kur ajo ishte e pushtuar brenda nga tė tjerėt. Thuhet se mė 1924, Shqipėria u shpall si shtet demokratik, i pari nė Gadishullin Ballkanik! Mos qofshin tė gabuar ata qė nė atė kohė patėn guxim, qė para rebelimit tė ballkanasve e shpallen shtetin e parė demokratik! Ai shtet e shpalli fitoren e revolucionit tė atij qershori. Pavarėsia e shtetit nuk ecte pėrpara nė mungesė tė mjeteve financiare. Ekonomia kishte rėnė nėn zėro. Kėtė varfėri tė skajshme e pritėn fqinjtė e parė, dhe demokracia e shpallur e Shqipėrisė sė Nolit nuk zgjati mė shumė se gjashtė muaj. Sėrish me ndihmėn e Serbisė dhe tė Rusisė cariste ra “qveria demokratike”! Demokratėt shqiptarė u degdisen kudo nėpėr botė. Ra qeveria e Fan Nolit, pa pėlqimin e tij dhe tė demokratėve tė tjerė!... Vallė, pyes, a kam arsye ta shprush fjalėn latine: “Quo vadis, Shqipėri...?”
    Me ndihmėn e N. Pashiqit, dhe me luftėn e shkurtėr qė bėri z. Ahmet Zogu me demokratėt e vendit, ai erdhi nė krye tė shtetit qė e kishte vetshpallur veten si mbret i Shqipėrisė. Nė luftėn qė u zhvillua ndėrmjet shqiptarėve me shqiptarė, vonė e hetuan qė tė dy palėt kundėrshtuese luftonin me pushkė(mauzerka) tė Serbisė...! Siē po shihet, gjithkund po po mbizotėron politika e jo arsyeja pėr zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve. Ajo(politika) ėshtė njė shtrigė qė i fut hundėt kudo! Po, tani ēmendojnė shqiptarėt e Kosovės dhe mėrgimtarėt e nderuar!?
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  8. #8
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    SHKAPĖRDERDHJA

    U bė njė kohė e gjatė qė s’u pamė, por vetėm u dėgjuam gojarisht me anė tė telit. Edhe kėto “takime” janė tė mirėserdhura, tė mirėpritura. Ē’tė bėjmė kur nuk po mund tė shihemi e tė ēmallemi apo tė rrimė sė bashku, sikur kur ishim kėtu nė Kosovė, pikėrisht nė Prishtinė. Ēfarė ditėsh na erdhėn? Tash, po mė duket se do tė ishte mirė qė tė ishim nė atė vlug tė bisedave, edhe pse shpesh ishin tė zjarrta dhe me nervozizėm, apo mos vallė ato qenė pikėrisht qė na motivuan tė shkapėrderdhemi nė tė katėr anėt e botės?! Mospėrputhjet e pikėpamjeve nė familjet shqiptare ndodh se do t’i kenė hapur dyert e botės... apo mos i paskemi mpiksur qysh herėt. Ėshtė kjo kėnga e vjetėr qė u pėrsėrit pėr ne shqiptarėt? Pra, pas ēdo rrėzimi tė njė pushteti, shqiptarėt e mjerė qenė tė detyrueshėm tė kėrkojnė strehime nė vende tė huja! Unė, kur e pata lexuar librin “Historia e Shqipėrisė” nė kapitullin ku pėrkujtohen luftėrat e Skėnderbeut kundėr osmanllinjve, mes tė tjerash gjeta tė shkruar porosinė e kryetrimit legjendar, qė kur me fjalime patetike nė Krujė dhe nė Lezhė luste popullin: “Ju kėshilloj qė t’ju ikni fėrkimeve me armiqtė!” Sa e kuptoj atė periudhė tė luftės, po shoh se edhe atėherė qenka dashur t’ju iknim fėrkimeve tė luftėrave me romakė e me osmanllinj. Pas ēdo lufte ne paguam tagėr. Po edhe ndryshimet e shpejta na sollėn nė prag tė greminės.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #9
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    FRIKA...

    Ē’fat patėm ne nga ato luftėra tė pėrgjakshme? U dėmtuam ne edhe kundėrshtarėt.... Pastaj me ata qė lidhėm besėlidhjen, na futėn frikėn dhe na i futėn qė tė dy kėmbėt nė njė kėpucė! Shkuan turqit e na erdhen serbėt nė derė tė shtėpisė. Tė tillėt na mashtruan se do tė kapėrcejnė nėpėr Kosovė e po sundojnė mbi njėqind vjet. Ata u vendosen nė kėto troje qė na robėruan e bėnė mė zi se tė gjithė sundimtarėt e mėparshėm. Po kush do ta dėgjonte zėrin tonė? Sė pari klithmat nuk i lejuan tė dalin jashtė pragut tė shtėpisė, e lėre mė edhe jasht Ballkanit tė trazuar, e sa pėr Evropė, kur patėm ndonjė ndihmė prej saj? Evropa deritash e kishte bėrė veshin tė shurdhėr, sikur fare nuk dėgjonte asgjė, apo, pėrpiqej tė fitojė prej padrejtėsive qė na i bėri, pikėrisht pse nėpėr shekuj qemė popull i pakrah dhe i pambrojtur? Evropa e re, vallė ēfarė do tė na sjellė? Tash do tė shohim, ku bėn pjesė harta e Evropės, e ku gjendet Gadishulli i Ballkanit!? Pastaj do tė shihet edhe ku bėn pjesė Shqipėria dhe Kosova, qė tė dyja tė copėtuara! Ku qemė ne!? Ē’bėhet vallė tani nė Shqipėri?... Mbetem tė grindemi pėr nėnėn qė shumė veta e lamė tė shkretė, tė mallkuar, tė krasitur, e lamė si degė e kėputur dhe kurrė s’i vajtėm pranė tė pyesnim: “Ē’ke moj nėnė, edhe po vajton? Dhe u bėre si lulez me kokė tė unjur ngase nuk shėkon diell?” pohonte Noli ynė. Nė njė intervistė tė zotit Fan Noli dhėnė korrespondentit tė gazetės sė Beogradit “Vreme” (“Koha”), mė 13 shtator 1924, ai shprehte pikėpamjet e tij: “Ne dėshirojmė marrėdhėnie fqinjėsie tė mirė me shtetin jugosllav, se kemi nevojė pėr qetėsi qė tė mbledhim tėrė vemendjen tonė nė organizimin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisė”, ku mes tė tjerash theksoi edhe ēėshtjen e zgjidhjes sė nyjės Kosovė: “Lidhur me kosovjotėt, qė qeveria mori masat qė ata tė qėndrojnė urtė dhe ju siguroj se kanė pėr tė ndenjur urtė(...). Nė qoftė se ju dėshironi qė kosovarėt tė mos jenė shkak i grindjeve dhe urrejtjeve midis dy shteteve, atėherė ju silluni mirė kundrejt popullsisė shqiptare nė Jugosllavi. Konstatoi me kėnaqėsi kohėn e fundit... autoritet tuaja lokale sillen mė mirė kundrejt shqiptarėve tė Kosovės. Shpresoj qė edhe qeveria e re juaj, gjithė kėtė politikė do ta ndjekė nė interesin e tė dy shteteve”. Mirėpo, me sa shihet zoti Noli ishte qė tė krijohej njė gjendje paqeje e qetėsie nė Ballkan. Ai shpesh i vlerėsonte se kėto ishin premtime tė thata. Gjendja ndėrkombėtare dhe lufta e ftohtė ndaj shqiptarėve e bėjnė kėtė periudhė shumė tė papėrshtatshme. Ndodh se i frikėsohej luftės sė re dhe “... do t’i ngrejė duart drejt qiellit dhe do tė bėrtasė: “Oh! Mė mirė luftė sesa tė gjitha kėto llomotitje tė mėrzitshme pėr paqen!... Ku jemi ne? Ē’ka bėrė Lidhja e Kombeve? Pėrgjigja ėshtė shumė e lehtė: Do ta gjeni te Shekspiri: “Fjalė, fjalė, fjalė”, domethėnė erė e asgjė mė tepėr”
    Kultura e paqes, mė sa shoh, s’ėshtė pėrhapur sa duhet nė botėn e re. Kush e vė gishtin pa gjak tė paqes nė letėr tė bardhė, i lumtė! Por, kjo ndėrmarrje kėrkon edhe ithtarė tė denjė. Sa i pėrket Ballkanit tė vjetėr, janė shtresuar sa pikėpamje tė gabuara qė i kanė mbjellur luftėrat pėr liri, e pas pėrfundimit tė luftės ēdo gjė ėshtė dhunuar deri edhe historia!... Mund tė ndodhė se kanė pasur tė drejtė turqit kur thoshin: “A bėn qė mbreti t'ju flas maleve!?”

    (Qevria e Nolit nuk ishte konsoliduar, meqė pati jetė tė shkurtėr dhe nuk mund tė merret si argument kėrkesa e tij qė kosovarėt tė rrinė urtė. Mendoj se ky fragment e lėndon veprėm meqė Noli ėshtė aq i madh dhe i pėrkushtuar pėr Shqipėrisė, sa kjo fjali edhe ashtu del e zvenitur)
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #10
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    BALLKANI I TRAZUAR

    Kėto male e gurė tė ashpėr tė Ballkanit, vėrtet s’po e dėgjojnė askėnd, s’po ia pranojnė askujt! Po, ē’bėri ajo Turqi qė ndėr shtetet e para e formoi Ballkanin, ia caktoj kufijtė dhe e mbrojti? O Zot, nė ē’korniza tė hekurit jetojnė ballkanasit? Tash kush po e mbron Ballkanin e Vjetėr? Po Evropėn dhe mbarė botėn?! Kush po i mbron shqiptarėt qė me luftėra tė detyrueshme dhe me kėrkesa pėr tė drejta e patėn trazuar Ballkanin legjendar? Ē’mbet prej luftėrave? Asgjė! Luftuam dhe ēdo luftė e fituam, por fitoren na morėn prej dore nė mėnyrė paqėsore! Pas ndjekjes sė ēdo pushteti dhunues, na shkelėn me pushtet tė rinj mė tė ashpėr sesa i vjetri. Serbia fill pas pushtimeve tė Osmanllinjve u bė tutelė mbi kokė, duke pėrhapur gėnjeshtra nė Evropė, kinse shqiptarėt nuk dinė tė krijojnė e tė mbajnė shtet? Luftėrat nė Ballkan i motivuan ardhacakėt e ri, dhe ne nuk ditėm, se ēdo hyrje nė luftė, edhe pse nuk e gjunjėzuan dot popullin, na kushtoi me kokė dhe me tokė... Humbem shumė njerėz pa nevojė, por edhe tokat e shqiptarėve u copėtuan nga fqinjėt? Pas ēdo pėrpjekje qė tė bėhen thyerjet nė dobi tonė, tė tjerėt i rrėmbyen dhe i pėrvetėsuan tė gjitha tė mirat para nesh. Ata qė kapėrcyen nėpėr male tė Karpateve me djepa nėn sqetull, pas shumė pėrpjekjesh, vunė pushtetin e tyre nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Mbetėm "tė mirė" dhe "tė mjerė"! Sepse, pa arsye u pėrpoqen qė tė mohojnė gjenezėn dhe tė na shlyejnė ēdo luftė e pėrpjekje pėr vetėqeverim e pavarėsim... Ndodh se kjo klithmė qė e bėre Ti nė pėrmbledhjen mė tė re do tė hap udhė tė re, nė mos asgjė shqiptarėt tė dalin me pikėpamje tė qartėsuara pėr fatin. Shqiptarėt duhet tė zgjohen njėherė, tė futėn nė ēdo pore jetėsore dhe ta ndriēojnė fatin e tyre, jo sipas asaj qė u pėrpoqen tė na detyrojnė tė huajt, por siē populli vetė dėshiron. Zėri i kėtij populli ėshtė edhe zėri i Zotit!
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Grupi - "HANA BAND"
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 31-01-2007, 22:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •