Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22

    [1908-2008] 100 vjetori i meshës së parë shqip në Boston

    Ju ftojme te merrni pjese ne evenimentin e pare te series se festimeve me rastin e 100 vjetorit te Katedrales se Shen Gjergjit – Dreke jubilare me rastin e 100 vjetorit te Meshes se pare te Shenjte ne gjuhen shqipe.

    E djele, 9 Mars, 2008, ora 1:00 PM
    Anthony’s Pier Four, Boston
    Bileta $65
    Afati i fundit për rezervim: 1 Mars, 2008


    Gjthashtu ju rikujtojme daten e Mbremjes Madheshtore Gala ne Seaport Hotel, Boston: E shtune, 27 Shtator, 2008

    Për të bërë rezervimet duhet të mbushni formularin e bashkëngjitur english/shqip i cili ka edhe udhëzime të mëtejshme.
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-02-2008 më 01:47

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22
    Dioqeza Orthodhokse Shqiptar në Amerikë

    Katedralja e Shën Gjergjit
    523 East Broadway South Boston, MA 02127-4415

    Shqiptarët Orthodhoksë festojnë 100 vjetorin në Boston

    Boston - Më 9 mars 2008, Peshkopi Nikon(Liolin) i Dioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë do të mirëpresë klerikët dhe besimtarët në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston në përkujtim të 100 vjetorit të Dioqezës dhe themeluesit të saj, të ndjerit Kryepeshkop Fan Noli.

    Fortlumtëri a Tij, Kryepeshkopi Anastas, kreu i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë pritet që ti bëjë homazh kujtimit të Nolit. Gjithashtu, Hirësia e Tij Peshkopi Ilia (Katre) do të jetë i pranishëm me plot klerikë dhe udhëheqës të tjetër në këtë festë solemne. 9 marsi është edhe e Diela e Faljes në Kishën Orthodhokse, dita para fillimit të Kreshmës së Madhe.

    Liturgjia e parë në gjuhën shqipe u kremtua në Boston nga prifti - dhe më vonë Kryepeshkopi - Fan Stilian Noli, në muajin mars 1908. Ishte një moment i rëndësishëm pasi atdheu i tij kishte qenë i nënshtruar për 500 vjet nga sundimi osman, dhe gjatë kësaj kohe përdorimi i gjuhës amëtare ishte i ndaluar. Lëvizja në SHBA ndihmoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe krijimin e një Kishe Orthodhokse Shqiptare të vetëqeverisur nga vendasit në Atdhe.

    Pasi u diplomua nga Harvard në vitin 1912, Noli do të bëhej më vonë kryeministri i parë demokrat i Shqipërisë në 1924. Duke qenë një shkollar i jashtëzakonshëm, Fan Noli përktheu në shqip Shekspirin, Ibsen, Servantesin, Longefellow, në kohën kur u rikthye në Boston për tu kujdesur për Kishën në SHBA. Tema e doktoratës së tij në Universitetin e Bostonit mbi heroin kombëtar shqiptar të shekullit të XV, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, u kthye në një vepër e mirënjohur. Vepra studimore e Nolit me titull "Betoveni dhe Revolucioni Francez" u botua më vonë dhe mori vlerësime tepër pozitive nga George Bernard Shaw, Thomas Mann dhe Jan Sibelius. Gjithashtu, Noli studioi edhe tek Konservatori i Muzikës së New England, ku përktheu libra liturgjike orthodhoks në shqip dhe në anglisht nga greqishtja.

    Katedralja e Shën Gjergjit dhe lidhja e Nolit me të u kthye në një simbol të demokracisë në Atdhe kur ky vend Ballkanik filloi të lërë pas të shkuarën e vetë komuniste në vitin 1990. Prifti aktual i kësaj kishe, Shumë Nderuari Artur Liolin, ishte i pari klerik që të hynte në Shqipërinë ateiste në vitiin 1988, për të ndihmuar në krijimin e marëdhënieve më të mira me SHBA. Sot, Shqipëria ka dalë nga izolimi i vetë dhe konsiderohet një nga aleatët më të patundur të SHBA në Ballkan, ashtu siç është duke kërkuar anëtarësinë në Bashkimin Evropian.

    Festa e 9 marsit do të mirëpresë miqtë e të ftuarit të restoranti Anthony's PIer 4 në portin e Bostonit. Viti jubile i 100 vjetorit kulmon me një darkë festive Gala tek World Trade Center në Boston më 27 shtator, 2008.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    100 vjetori i dorëzimit të Nolit prift kombëtar


    Pas zgjedhjes përfundimtare të kandidaturës, punën e kishës e merr në dorë "Besa", e cila cakton një komision, me përfaqësues nga vatrat kryesore shqiptare. Anëtrët e tij shkojnë në Nju-Jork për të kërkuar zyrtarisht dorëzimin e Nolit prift nga Kisha ruse. Nga ana tjetër, sipas "Kombit", "Nderi shqiptar", mbasi ka përfunduar fushatën e të hollave, dërgon në Nju-York për t'u bërë prift "të zgjedhurit e saj e të gjithë atdhetarëve të këtushëm për këtë vend sa fetar aq dhe kombëtar, Z. Fan Noli". Noli, i foli kësaj here kryepeshkopit Platon "me gojë e më notë duke i bërë të njohur dëshirën e gjithë shqiptarëve për të patur një prift të tyre".
    Kryepeshkopi rus, si u njoh me kërkesën e shqiptarëve, kërkoi miratimin e Stambollit. Por, në qoftë se e para e miratoi, e dyta e refuzoj duke arsyetuar se shqiptarët s'kanë nevojë për kisha kur ekzistojnë ato greke përqark! Megjithatë, kryepeshkopi Platon nuk u tërhoq dhe një muaji pas bisedimeve me shqiptarët, dërgoi në Boston atë Jakob Grigorievin për të verifikuar në vend kërkesën e tyre. Përfaqësuesi i kishës ruse mori pjesë në një mbledhje të posaçme të "Besës" dhe, pasi dëgjoi fjalët e tyre prekëse, veçanërisht ato të F. Nolit e P.N.Luarasit, të përkthyera nga M.S.Gurra, u premtoi ndihmën e kishës ruse për t'u mbaruar qëllimet fetare të shqiptareve.

    Noli ndërkaq vazhdonte punë përgatitore për kishën e ardhshme. Mendja e tij e zgjuar e praktike si gjithnjë nuk reshte së punuari. Nuk mund të kishte kishë shqiptare pa një liturgji në gjuhën shqipe. Kjo ishte arsyeja që nga fundi i pranverës i vihet punës përkthimit të librit të parë të meshës " Shërbesat e Javës së Madhe". Në dhjetor ai jep provën e parë publike të aftësive liturgjike, në një mbledhje përkujtimore për vdekjen e patriotit S. Kosturi, ku "këndoi -siç shkruan kronika e kohës -me zë të mallëngjyer këngët vajtimore të kishës ortodokse në gjuhën shqipe".

    Më 3 janar 1908 "Kombi" u shpall shqiptarëve sihariqin se "Çështja e priftit u mbarua". Platoni e kish dëgjuar kërkesën e tyre dhe kish pranuar ta dorëzonte F. Nolin prift, me qenë se ata nuk donin një "kishë të përbashkët me armiqtë e kombit dhe me priftat grek", që u sjellin veç të këqija. Me këtë rast, gazeta e cilëson zgjedhjen e F. Nolit shumë të goditur, një zgjedhje që e bëri "Nderi shqiptar" dhe u përkrah nga të gjitha shoqëritë patriotike or t'u kurorëzuar me sukses nga "Besa". "Z.Fan Noli- shkruan "Kombi"- nuk do ët jetë vetëm një prift i sosur prej të gjithësh, si nga dituria, nga psallurit, nga fjalët që shumë herë ka magjepsur shqiptarët, por dhe nën tjetër vështirim, do të shërbenj si atdhetar i vërtetë. Ka qenë gjerë tani nja apostull i idesë midis shqiptarëve, pas kësaj do ët jetë dhe i fesë". Duke mbështetur këtë opinion, shoqëria "Mall' i Mëmëdheut" i dërgon ato ditë një letër falënderimi kryepeshkopit Platin, që ka pranuar "me mirësi kandidat bashkatdhetar tonë Z. Fan Noli që të bëhet prifti i parë, si person më i përshtatur për këtë detyrë dinjitoze", pasi "formimi i tij i gjerë arsimor do ët ndriçoj një popull që për një kohë të gjatë është privuar nga çdo formë e praktikimit të fesë e të arsimit".

    Nga fundi i janarit, Gjykata e Kishës ortodokse ruse të Amerikës së Veriut kërkon të dhënat e fundit për gjendjen morale të shoqëror të kandidatit, ndershmërinë dhe zotimet e tij. Në përgjigjen që jep Noli, pasi e informon se ka lindur në Qytezë të Shqiptarisë (!), i shkruan se "kërkon të hyjë në Urdhërin e Shenjtë për lavdinë e Zotit dhe shpëtimin e shpirtrave të bashkëatdhetarëve shqiptarë ortodoksë dhe udhëheqjen e tyre shpirtërore" dhe se "zotohet të ndjek rregullat e kishës së shenjtë ortodokse sipas Biblës dhe traditave kishtare... se do të bëjë jetë të moralshme, si shembulli më i mirë për tufën e tij..." dhe premton "bindje shpirtërore ndaj Hirësisë së tij kryepeshkopit Platon". Me këtë rast, ai merr përsipër të zyrtarizojë shërbesat liturgjike dhe ritet e sakramenteve në një variant të autorizuar nga kisha ortodokse e Lindjes. Gjithashtu premton bindje ndaj urdhrave të Shtatë Sinodeve Ekumenike dhe deklaron se financiarisht do të varet nga shqiptarët.

    Dita e priftërimit po afrohej. Noli vazhdonte përgatitjet për misionin që e priste. Kish përkthyer librin e parë të liturgjisë. Kish filluar të linte mjekër. Punën e priftëreshës e kish mbyllur. Gjithë opinioni shqiptar përqark e ndiqte me interes të madh, thua se përpara kishin një dasmë kombëtare. Me këtë sakrificë, ai s'kish si të mos i prekte zemrat e bashkatdhetarëve. "Ka nj barrë të rëndë përsipë- komentonte "Kombin" ato ditë, - të cilën Z. Fan Noli e mori megjithë shpirt e megjithë zemër. Hoqi dorë nga bota, nuk vuri re djalërinë dhe dëfrimet e saj, por u dha i virgjër për t'i shërbyer Virgjëreshës Shqipëri. Këtë therori duhet t'ia njohin tërë shqiptarët Z. F. Noli dhe të mos e helmojnë shpirtin e tij për ët mirë e atdheut... ta duan e ta nderojnë siç e vlen".

    Fillimisht u caktua 23 shkurti dita e dorëzimit të Nolit prift, mirëpo u shty, sepse, sipas rregullit, ai duhej të bëhej më parë dhjak. Prandaj, më 9 shkurt ai u dorëzua dhjak në kishën e Shënkollit të Bruklinit në Nju-Jork nga peshkopi sirian Rafael Hauaueni (Rafael Hawaweny).

    Tani rruga ishte e hapur. Më në fund kish arritur dita e shumëpritur e shugurimit të priftit kombëtar të shqiptarëve. Ceremonia historike u zhvillua më 8 mars në Katedralen e madhe ruse të Shënkollit në Nju-Jork, në Avenynë 5, Ist Strirt 97. Ajo kish mbledhur bashkë sa asnjëherë qindra shqiptarë, të krishterë e mysliman nga Boston e Natiku, Hadsoni e Uorçesteri, ku dallonin fytyra e njohur të P.N.Luarasi e S. Peci. Kishin nderuar me këtë rast dhe konsulli rus e ai bullgar. Ishin me të vërtetë çaste mallëngjyese kur, në një atmosferë solemne, kryepeshkopi Platon udhëhoqi ritet fetare të shugurimit të priftit të ri. Noli me mjekër të porsalënë, veshur me rroba ceremoniale që nga ky çast po merrte mbi vete barrën fisnike të një detyre kombëtare. Detyrën që, siç do të shprehet më vonë, "për të çliruar kishën ortodokse shqiptare nga kthetrat e Patriarkanës së Kostandinopojës, të cilës ajo e kish sunduar për dymbëdhjetë shekuj".

    Aksios, Aksios, Aksios*) - ja një fjalë e cila përhapi drithërim elektrike në trupat e gjithë shqiptarëve- shkruan reporteri i "Kombit" për këtë ceremoni. Ja një fjalë që ngashëron gjerë në lot shqiptarët ortodoksë, katolikë, unit prej Italie dhe myslimanë...Ja, një fjalë gërqisht që u vu fund intrigave të armiqëve tanë..."

    Po niste kështu lindja e kishës
    ortodokse shqiptare, të cilët Kombi" do ta shpallte nga faqet e veta si "Një vepër kombëtare me rëndësi të madhe. Një farë që po hidhej në Amerikë dhe që një ditë do të mbinte e do të jepte pemët në Shqipëri". Dhe po i takonte Nolit 26-vjeçar të ishte "i pari bari fetar i shqiptarëve ortodoksë", që me flamurin e shenjtë kombëtar do ët hynte " në fushat e bukura të atdheut", duke u bërë në këtë mënyrë "apostulli i Ungjillit të lirisë, të qytetërimit, të njerëzisë".

    Kryengritja shpirtërore e shqiptarëve ortodoksë për pavarsinë e tyre fetare, e frymëzuar dhe e udhëhequr nga F. Noli, kishte triumfuar. S. Peci, në këtë rast madhor, nuk do t'i kursente fjalët e mira, kur ato ditë do të shkruante të "Kombi": "Fan Noli është një Apostull i madh që iu dërgua Shqipërisë nga Krishti. Ai shkreptiu në qellin tonë si një meteor i ndritur..."

    Po atë ditë në mbrëmje, prifti i ri kreu të parin shërbim fetar, duke pagëzuar me emrin Tefta-Vjosa, vajzën e kryetarit të shoqërisë arbëreshe "Ylli i Shqipërisë" J. Rizzo, me kumbar S. Pecin. Noli nuk u kthye menjëherë në Boston. "Ylli i Shqipërisë" e fton në Front Rokuei, Nju-Jork, ku ai mbajti nj meshë shqip para 300 burrave e grave, ët cilët e ndoqën "me një qetësi e mallëngjim të madh". E tillë ishte forca e mësimeve të Krishtit në gjuhën shqipe përcjellë nga F. Noli.

    Në Boston shqiptarët dolën e pritën priftin e tyre në stacion të trenit. Një komision kishtar kish bërë përgatitje për ceremoninë e ardhshme të meshës, por sakaq nuk mungonte dhe skepticizmi i grekomanëve që nuk arrinin ta kuptonin se mund të meshohej pa bërë mëkat e pa zgjuar zemërimin e zotit edhe në një tjetër gjuhë, veç greqishtes.

    Mesha e parë zyrtare në gjuhën shqipe u dha në 22 mars, ditën e djelë, në lokalin Knights of Honor në rrugën Emerald, në zonën South End. Ishte një sallë e marrë me qira, e improvizuar si kapelë në mungesë të kishës. Noli atë ditë, i veshur me petkat e shërbimit kishtar që ia kishte falur atë A. Hotovicki, meshoi para gjindjes së madhe në gjuhën shqipe, me pjesë të përkthyera prej tij. Ai përuronte kështu liturgjinë e parë në historinë e kishës ortodokse shqiptare. Me nj zë të fortë e të ëmbël, me nj mjeshtëri muzikore të përsosur, ai bëri besimtarët të falen në gjuhën e tyre dhe të ngashërehen. Detyrën e psalltit e kryente P.N. Luarasi. "Mesha u mbajt- shkruan "Kombin"- me një qetësi e adhurim të thellë dhe të troparet u tha në shqip". Ajo që preku zemrat e njerëzve ishte fryma atdhetare që Noli i dha liturgjisë së tij. "...për qytetërimin dhe çlirimin e kombit shqiptar, le t'i lutemi Zotit - do të shqiptonte ai - .... për vëllezrit tanë që luftuan e ranë për atdhe, për ata që lëngojnë në mërgimet larg, le ti lutemi Zotit". Dhe në fund, "Kombi shqiptar dhe tërë ata që përpiqen për çlirimin dhe lulëzimin e tij, kujtoi o Zot nën mbretërinë tënde, tani e përherë në jetë të jetëve". Kurse, kur lexonte Ungjillin u ndal te fraza, "Dhe një zë thërret në shkretëtirën", e shpjegoi: "Ky, të dashur vëllezër, është zëri i Shqipërisë. Ky zë na thërret të gjithëve".

    Në mbarim të meshës, fjalën përmbyllëse e mbajti patriarku i shqiptarëve të Amerikës, P.N.Luarasi. Të gjithë gëzonin që këtej e tutje edhe fjala shqipe ishte bërë gjuha e Zotit. Merita kryesore i përkiste Fan Nolit. Prandaj dhe F.Konica do të shkruante për këtë rast "Dita kur F.S.Noli celebroi meshën e tij të parë është një pikë kthesë në historinë e Rilindjes shqiptare". Në mbrëmjen e asaj ditë, shqiptarët ortodoksë të Bostonit u mblodhën përsëri, po kësaj here në sallën Fenix, në rrugën Termont dhe shpallën zyrtarisht Kishën ortodokse shqiptare me prift atë Fan Nolin. Kjo kishë u pagëzua me emrin e Shën Gjergjit, në kujtim të emrit të heroit kombëtar dhe të shenjtit të nderuar të shqiptarëve. F.Noli, i ndërgjegjshëm për detyrën që kishte marrë përsipër e quajti të nevojshme pas disa ditëve tu drejtohej me një mesazh nga faqet e "Kombit" vëllezërve ortodoks dhe, nëpërmjet tyre, gjithë kombit shqiptar. Më shumë sesa "Lajmërim i priftit të kishës ortodokse shqipe të SHBA F.S.Noli", mesazhi ishte një platformë kombëtare, që ai e paraqiste me guxim, largpamësi e pa paragjykime, për gjendjen e feve në Shqipëri. Sipas tij, ndryshimi i feve gjithënjë e kishte dëmtuar bashkimin e kombit të shqiptarëve. "Fetë nuk na kanë lënë të bashkohemi e të çlirohemi" dhe fajtorë për këtë janë krerët. Fetë në Shqipëri janë vegla politike. Ai e quan këtë mallkim për kombin tonë. "Mallkim i gjuhës shqipe - sipas tij - nuk qe një nga urdhrat e Krishtit, por një dinakëri e poshtër e politikës greke". Në këtë situatë, që ndodhen shqiptarët Noli bën thirrje për një lëvizje të përgjithshme, me priftërinjë e peshkopë, hoxhallarë e myftinj, me të vërtetë në shërbim të kombit". Vetë ai merr përsipër detyrën që të ndriçoj 1 milionë ortodoksë duke meshuar shqip, përmes librave të shqipëruara prej tij, me synim atdhetar që fronin e kishës shqipe një ditë ta çoj në Shqipëri! Dorëzimi i Nolit prift dhe mesazhi i tij ngjallën jehonë në mbarë botën shqiptare. Shkroi gjerësisht shtypi, por ndërkaq arritën edhe plot letra përshëndetëse nga Shqipëria, si dhe nga kolonitë. Nga Bukureshit dhe Sofja, Odesa dhe Shibinë-el-komi, nga arbëreshët e Italisë, me anën e të cilave përhironinë dhe mbështesnin këtë vepër kombëtare të shqiptarëve të Amerikës dhe protagonistin e saj F.Noli nëpërmjet "Shkopit" (20 prill 1908), e cilëson "si bilbil maji, me atë zë të këndshëm e të ëmbël mëshon më të bukurën gjuhë shqipe" dhe mburret që "shenjtëria e tij zotit Fan Noli u bë i pari prift shqiptar në këtë botë që në kohë të Adamit e gjer sot".

    Albania" nga Brukseli botoi mesazhin me fotografinë e Fan Nolit Dhe shkruan se "prifti i zgjedhur i shqiptarëve të Amerikës, shënoi një ngjarje për të vënë re....rëndësinë... e së cilës bota do ta kujtojë në disa vjet". Akoma më entuziaste tregohet "drita" e Sofjes duke e quajtur priftërimin e Nolit "një protestë të fortë kundër padrejtësive të klerit grek dhe një shuplakë të shëndoshë...që godet atje tek lipset, pas kanunit, pas rregullës, pas ligjës". Ne portretin intelektual që u paraqet lexuesve, ajo vë në dukje se "fatmiri Papa Fan Noli (është) i mësuar së gjithash e i stolisur me mësime e me dituri të rrallë... (grekët)s'kanë jo prift, por as dhespot, as patrik që të di gjysmat që di prifti i shqiptarëve..."

    Akti i guximshëm i Nolit shkaktoi reaksion të fortë në rrethet konservatore greke dhe te grekomanët shqiptarë. Ata ndërmorën një fushatë të egër kundër kishës së re dhe kreut të saj, këtij "shqiptari të tmerrshëm" ("tromeros alvanites") duke e kallëzuar si antikanonik dhe femohonjës (apostate), deri dhe si "antikrisht që pritet të vijë... të gënjejë njerëzimin". Gjithë shtypi grek i Amerikës, sidomos "Pyrros", "Atlantis" dhe "Patris" villnin vrer dhe shpifnin, duke shkruar "se shqiptarët për të shuar etjen e tyre kombëtare ndjejnë nevojë të hanë një grek". Nga ana tjetër, pa vonesë krijojnë vëllazëri epirote, si "Ellinismos" me shoqe, të cilat shkojnë nëpër konakët e lokalet e shqiptarëve, ku shpërndajnë libra e gazeta dhe bëjnë propagandë për t'i larguar nga rruga kombëtare. Para kësaj situate, patriotët shqiptarë tregohen të urtë dhe bëjnë thirrje për miqësi me grekët. "Kombi" shkruan se "nuk kemi mëri dhe armiqësi kundër grekëve" dhe ata "duhet të rrinë të qetë se nuk i gjendet ndonjë rrezik Greqisë prej veprimeve tona". ("Kombi", 23 maj 1908). Kisha kombëtare kish zgjuar gëzim dhe krenari në zemrat e shqiptarëve. Ata ndjeheshin tani të çliruar shpirtërisht nga kjo shpjegon ftesat e shumta që i arrinin Nolit nga të katër anët për të meshuar shqip.

    Prifti i ri tregohej i gatshëm, por, duke qenë i varfër, s'kërkonte gjë tjetër veç t'i siguronin "harxhet e udhës" dhe të gjenim sallë për mëshim . Meshën e dytë, pas asaj të Bostonit, Noli e dha në fillim të prillit përpara shqiptarëve të Hadsonit, të cilët kishin nisur shoqatën "Nderi shqiptar". Kronika shënon se ai u prit me nderime dhe adhurim të madh se, veç shqiptarëve, kishin ardhur për ta dëgjuar edhe mjaft armenë si dhe dhjetë grekë. Kësaj here prifti, pas meshës, kish folur dhe greqisht dhe kjo kishte ngjallur një farë pakënaqësie, por që "Kombi" e merrte Nolin ne mbrojtje, duke i këshilluar bashkatdhetarët se "s'ka arsye të ushqehet armiqësi ndaj grekëve. Vetë Noli është i ndërgjegjshëm për atë që bëri. Ai ndjek taktikën që e ka këshilluar vetë kryepeshkopi Platon: që të mos e marrë "me fanatizëm punën e t'i thotë fjalët e shenjta në një gjuhë të njohur në kishë". Pra, kjo nuk e pengon të jetë pa paragjykime e të meshojë dhe në greqisht, te thotë ndonjë tropar dhe në këtë gjuhë, sepse, siç arsyeton ai, "dhe "Drita" e "Shkopi" shkruajnë greqisht" e për më tepër se është i bindur se me këtë gjest "ne duhet të rrëfehemi më fisnikë se grekët dhe t'i mundim me qytetërimin tonë". Gjithë muajin prill Noli meshoi sa në një qytet ën tjetrin, në Natik, Bedford, So, Framenghan, Uorçester, ku morën pjesë mijëra shqiptarë ortodoksë e myslimanë, po dhe grekë, vlleh, sirianë, armenë etj. Sipas "Albanias", ai pritej kudo krahëhapur e me gëzim të madh, bile ndonjëherë shqiptarët myslimanë ishin më të nxehtë. Ndodhi që në Bedford "qe hapur fjala se grekët do ta vrisnin dhe 40-50 myslimanë të armatosur deri në dhëmbë e prisnin dhe e rrethuan në stacion. Ato ditë do të dëgjohej ky dialog: "Pse i puthe dorën priftit? Sepse ai më bëri shqiptar!" Ndërsa reporteri i "Kombit" shkruan për këto vizita se shqiptarët "nuk nginjeshin... së bërtituri "Rroftë Shqipëria", "Rrofshin shqiptarët", "Poshtë Tirana". Të gjithë djem të rinj, levrekë të trimërisë dhe pasonjës të flaktë të qëllimit kombëtar, kundër vemjeve të qullura të Megalidhesë, kundër zhapinjve të zvarritur nëpër këmbët e shqiptarëve. Kudo ishin vëllazëruar të krishterë e myslimanë". Në 10 maj 1908, Ditën e Shën Gjergjit, të cilën shoqëria "Besa-besën" e kish caktuar ditë kombëtare, Noli mblodhi shqiptarët e Bostonit në Knights of Honor Hall ta festonin si "të kremte vendore" të të krishterëve dhe myslimanëve.

    Pas ceremonisë fetare, prifti mbajti para një portreti të Skënderbeut, rrethuar nga flamuri kombëtar dhe një kurorë trëndafilash, "fjalën e ditës". Ishte një ligjëratë "kushtuar jetës dhe trimërive e të shkëlqyerit e të paharruarit mbretit tonë të fundit Gjergj Kastriotit". Foli e tregoi siç dinte ai, bukur, thjeshtë, qartë, me fjalë të goditura, për kthimin e heroit në Krujë, për luftërat fitimtare, për gjëmën e vdekjes së tij, por edhe për hijen e tij, që ka mbetur maleve dhe fushave të Shqipërisë. Në fund, oratori me sy të ndezur nga zjarri i shqiptarizmës, i ftoi bashkatdhetarët e tij që të kenë shpresë te Zoti se, " Shqipëria e ka barkun të gjerë dhe do mos mënojë të na fal një Skënderbej të ri". Çuditërisht këtë ligjëratë kaq të bukur gazeta "Kombi" nuk e botoi. Noli u detyrua t'ia dërgonte "Albanias", e cila mirëpriti dhe ua dha lexuesve menjëherë.

    Noli si gjithnjë energjik dhe me projekt nëpër duar, pasdreken e po kësaj dite e thirri përsëri gjindjen në Phoenix Hall dhe ngriti vëllazërinë kishtare ortodokse shqipe "Shën Gjergji". Komisioni që doli prej asaj u ngarkua me detyrën të hap fushatën e ndihmave për të ndërtuar një kishë në Boston me emrin e shenjtit shqiptar de të kontribuonte për shtypjen e librave liturgjike në gjuhën shqipe. Në këto aksione patriotike, ai mobilizonte dhe vinte në lëvizje bashkatdhetarët e vet. Dy javë më vonë Noli shkon në Filadelfia, ku kishte mjaft mërgimtar nga Elbasani dhe mbante një meshë përshpirtjeje "në kujtim të të madhit shqiptar, atit të filologjisë shqipe, Kostandin Kristoforidhi". Përsëri përpara flamurit kombëtar dhe kurorës së luleve, ai shqipton në prani të të krishterëve dhe myslimanëve një ligjëratë të ëmbël, të kuptueshme e prekëse për babanë e gjuhës shqipe. Atdheu dhe kombi - këshillon ai - qëndrojnë mbi të gjitha dhe feja e vërtetë e ka për detyrë të vihet në shërbim të tyre, secili duhet të punojë me mish e me shpirt për atdheun dhe se vetëm atëherë ai është i gjallë në zemrat e tyre.
    Sjellja e bukur e priftit, rregulli i tij në Kishë- shkruan reporteri i "Kombit" - edhe zëri engjëllor, të cilin ndofta pak priftërinj jo vetëm në tërë Turqin e kanë, lanë përshtypje të madhe në 500 shqiptarët e Filadelfias". Gazetari shton pastaj se prifti kombëtar, pagëzoi me këtë rast një vajzë nga Tetova me emrin Joana, që pati si kumbar një shqiptar nga Myzeqeja!

    Dorëzimi i priftit dhe shpallja e kishës kombëtare mund të mbeteshin vetëm manifestime patriotike, në qoftë se nuk përktheheshin në gjuhën shqipe tekstet bazë të liturgjisë së Kishës Ortodokse Lindore. Noli qysh herët u angazhua vetë në këtë punë duke zbatuar një kontratë që kishte bërë me peshkopin Platon, sipas të cilës zotohej të mëshonte pas librave të meshës së njohur prej Sinodhit. Ai do të porosiste, madje, dhe më pas: "Shtypin librin shpejt që të mos gjenin belanë dhe unë bashkë me ju". Një gjë e tillë, Noli nuk do të neglizhojë dhe do të nisë menjëherë përkthimin e librit të parë "Shërbesa e Javës së Madhe", që përmbante himne dhe urata nga Java e Shenjtë dhe Pashkët. Vepra u përkthye brenda një kohe rekord, pa filluar akoma detyrën zyrtare të priftit, sepse në prill ai informon J. Vruhon që u shtyp "Shërbes' e Javës së Madhe", kurse më 2 maj njofton lexuesit e "Kombit" se doli Libri i parë i Kishës në gjuhën shqipe dhe fton shqiptarët ta blejnë, me premtimin se "do të shtyp dhe të tjera pas pak kohe". Ishte kapërxyer kështu, një nga pengesat, pas së cilës mund të kapej Patriarkana e Stambollit për të mos e njohur zyrtarisht kishën shqiptare. Por ajo që ishte më e rëndësishme, në këtë libër Noli kishte vënë gurin e parë në themelin e ngrehinës kombëtare, gjë që s'kish si të mos i gëzonte bashkatdhetarët e tij. Është e habitshme që në këtë rast "Kombi" shpreh skepticizëm ndaj vlerave të përkthimit dhe dyshon besnikërinë ndaj origjinalit pasi ishte një greqishte e thyer dhe se Noli nuk e njeh në themel greqishten, pasi "nuk ka bërë mësime teologjie dhe filologjie". Megjithatë, përkthyesi që i beson si shumë vetes nuk e përfill këtë kritikë. Ai është i vendosur në detyrën që ka marr përsipër. Nis menjëherë punën për përkthimin e librit të dytë të liturgjisë, gjithnjë me synim që të jepet sa më pak liturgjisë në shqip dhe të njihet zyrtarisht kisha shqiptare. "Pastaj, - i shkruan L. Nosit- kur të shtrohen punët, do të vijnë theologët dhe filologët t'i ndreqin. Tani në Amerikë, ku ti gjej unë?". Ai u kërkon ndihmë patriotëve në Shqipëri dhe me këtë rast, i kërkoi ndihmë Patriarkanës për t'i marr leje që të mëshohet shqip, përderisa mesha ortodokse mëshohet dhe japonisht! E kundërta është përshtypja dhe vlerësimi që vjen nga Europa. F. Konica reagon me entuziazëm nga faqet e "Albanias":...po ç'përkthim! Ç'gjuhë e fortë, e lidhur, nervoze dhe e gjallë! Literatura shqipe do të kishte arsye t'i mbante mëri kishës që na vodhi një shkronjëz të lindur. Po për fat të mirë, miku ynë, duke hyrë në kishë, nuk dolli nga letrat".

    Triumfi i shpalljes së kishës shqiptare në Amerikë i dha zemër Nolit që të ketë ndërmarrje kombëtare ta shtrijë më tej. Filloi të mendojë për një lëvizje fetare të shqiptarëve "tej Atlantikut dhe Adriatikut, që të merrej me duart' e tyre, përndryshe, ajo do të mbetej një nisje vetëm dhe jo një mbarim". Gjëja e parë që ka në plan është një udhëtim në Shqipëri, ku të zbarkojë në Elbasan. Zgjedhja e Elbasanit nuk është e rastësishme. Ai mban letërkëmbim me Lef Nosin, një nga krerët e lëvizjes kombëtare në këtë qytet ku jo vetëm ekzistonte një traditë e liturgjisë shqipe nga shekulli i 18, por zhvillohej një luftë e ashpër në mes rrymës fanariote dhe asaj shqiptare që kërkonte të ngrinte një kishë në gjuhën amtare. Sipas një raporti të konsullit ahstrohungarez, në nëntor të 1908, marrim vesh se "komuniteti ortodoks i Elbasanit vendosi të thërrasë priftin ortodoks Fan Noli, i cili banonte në Boston". Noli është gati të niset, veç lyp ndihmë prej tyre, që të mblidhen dhe t'i bëjnë kërkesë Patriarkanës për njohjen zyrtare të priftit shqiptar të Amerikës, në mënyrë që ai të vijë të mëshojë shqip. Noli është aq' i dëshpëruar sa i shkruan Nosit: "Arrini të më përgatisni një fshat a një mal, të gjej pesë njerëz të më dëgjojnë dhe do nisem...U bëni të fala miqve t'atyshëm, si të krishterëve dhe myslimanëve.
    Marrë nga libri
    “Jeta e Fan S. Nolit”

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Foto nga e diela (mare nga peshkupauje)

    100 vjete me pare ... 100 vjete pas
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    .........................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Mbreselenese :
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    ..............................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    ...................................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22
    Foto nga Mesha e mbajtur në Katedralen e Shën Gjergjit, Boston, 9 mars 2008.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22
    Foto te tjera...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Shqiptarët në Boston
    Nga diikush në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 08-05-2008, 00:35
  3. Sot më 6 gusht bie 61 vjetori i bombardimit atomik në Hiroshimë
    Nga NoName në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:56
  4. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51
  5. Libri i Artë i NBA-së
    Nga Redi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 28-02-2003, 21:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •