DHULKARNEJNI - DYBRIRĖSHI
Nga Filip Boga
Kur kam lexuar Kuranin, pėrshtatur nė shqip nga Jetish Bajrami, mė bėri pėrshtypje nxitimi i tij pėr tė thėnė se personazhi mitologjik Dhulkarnejni nuk ėshtė Leka i Madh, mbasi Leka ishte politeist. Argumenti i tij nuk mė ėshtė dukur bindės. Gazeta "Lunxhėria" Shtator 2006 botoi shkrimin e Dr. Moikom Zeqos "Aleksandri i Madh, lidhjet e ngushta me shqiptarėt", marrė nga "Gazeta shqiptare" Dhjetor 2000, ku thuhet se shumė studiues, midis tyre edhe Sami Frashėri, mendojnė se Dhulkarnejni ėshtė Aleksandri i Madh. Nė shkrim jepen edhe gjurmė tė Aleksandrit, si poezia nė Kishėn e manastirit tė Shėn Marisė nė Himarė. Shqipėria ėshtė njė nga vendet e bėmave tė tij, qė krijoi perandorinė qė nga deti Adriatik dhe deri nė Indi, Himalaja dhe oqeanin Indian. Gazeta"Albania" datė 24.01.2007 botoi shkrimin e Arben Llallės "Aleksandri i Madh,i Greqisė apo i Shqiptarėve?" ku tregohen lidhjet e gjakut tė tij me shqiptarėt. Shkrime tė tilla duhen pėrkrahur dhe nxitur nga institucionet shtetėrore dhe shkencore sepse gėnjeshtra ka mbuluar botėn. Duhet tė kthehemi tek Naim Frashėri. Do tė pėrmend disa vargje nga "Dėshir'e vėrtetė e shqiptarėve", botim Greqisht: "Me Lekėn vamė, mundėm Darranė, (Darin, mbretin e Persisė).
Maqedhonijtė /E ilirinjtė/Dėrrmėn i dhamė,/E Mollosinjtė/Gjithė Azisė.
Gjith ata qenė/Dhe ata janė prindėrit tanė Nė kėtė shkrim kryesisht do tė analizoj shpjegimet e Jetish Bajramit dhe do tė paraqes mendimet e mia.
Kur'ani Suretu El Kehf ajeti 83. "Tė pyesin ty pėr Dhulkarnejnin, thuaj: "Do t'ju rrėfej pėr punėn e tij me Kur'an (me shpallje)"84. "Ne i mundėsuam atij forcė nė tokė, dhe i dhamė mundėsi pėr ēdo send qė mund tė arrijė"
86. "Deri kur arriti nė perėndimin e diellit, e gjeti se po perėndon nė njė farė burimi me lym tė zi, dhe aty e gjeti njė popull. E ne i thamė: O Dhulkarnejn, ose do t'i dėnosh, ose do t'i marrėsh me tė mirė e t'i udhėzosh!"87."Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai qė vazhdon edhe mė tej tė jetė zullumqar, atė do tė dėnojmė." 90. "Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti atė si po lind mbi njė popull, qė nuk i kemi dhėnė ndonjė mbulojė prej tij (diellit). Ajet 91 flet pėr sundimin e drejtė tė Dhulkarnejnit. Ajeti 93, Dhulkarnejni shkon drejt Veriut ku gjeti njė popull qė nuk kuptonte gjuhė tjetėr veē gjuhės sė vet, dhe ata u ankuan pėr Je'xhuxh Me'xhuxhėt, qė bėjnė shkatėrrime nė tokė dhe kėrkuan qė t'i japin njė tatim pėr tė ndėrtuar njė pendė mbrojtėse. Ajeti 95, 96. Dhulkarnejni u kėrkoi fuqi punėtore, hekur dhe bakėr, ndezi zjarr dhe bėri njė pendė tė pakapėrcyeshme deri nė ditėt e fundit tė botės. Kur'ani fundin e botės e lidh me daljen e Je'xhuxh Me'xhuxhėve. Nė kaptinėn "Enbija" ka disa ajete qė flasin rreth tyre si njė nga shenjat paralajmėruese pėr afrimin e Kijametit. Komenti i shqipėruesit Jetish Bajrami. "Rreth personalitetit tė Dhulkarnejnit janė dhėnė mendime dhe interpretime tė shumėllojshme. Kur'ani nuk cek ndonjė sqarim tė thuhet se kush ishte Dhulkarnejni, kur ishte dhe nė ē'vend udhėtoi dhe veproi. Pėrmend sundimin e tij, drejtėsinė nė sundim, ndihmėn qė u ofroi njerėzve, devotshmėrinė dhe besimin e tij tė sinqertė
"Dhulkarnejn" nga Arabishtja do tė thotė dybrirėsh. Pėrse quhet kėshtu ka shumė mendime dhe ndoshta mė i pranueshmi prej tyre ėshtė pse sundimi i tij arriti deri tek briri i Perėndimit dhe i Lindjes, ēka jep tė kuptohet pėr njė territor shumė tė gjerė. Nuk ėshtė fjala pėr Lekėn e Madh siē mendoi dikush, pse ky ishte politeist. Kur'ani pėrmend tre udhėtime tė Dhulkarnejnit, njė nė perėndim, njė nė lindje deri tek njė popull qė thuajse ishte i egėr, nuk kishte shtėpi, nuk kishte petka nė trup, pra jetonin nė shpella dhe lakuriq. Ai bėri dhe njė udhėtim nė veri diku tek Azerbajzhani dhe liqeni Kaspik. Populli i ati vendi ankohet pėr krimet qė bėnin fisi Je'xhuxh Me'xhuxh, e qė ishin tė pėrēudėt dhe me fizionominė e tyre tepėr tė gjatė ose tepėr tė shkurtėr. Dhulkarnejni u ndihmoi kundėr tyre duke u ndėrtuar njė pendė tė fortė, tė cilėn nuk mund ta kalonin deri kur tė afrojė Koha e Kijametit, e Zoti ta shkatėrrojė atė pendė. "Komenti im: Emri "Dhulkarnejn" vjen nga arabishtja: karn-bri; ein- ēift. Dhu el karnejn do tė thotė poseiduesi i dy brirėve. Me pak ndryshim ky emėr ka kuptim dhe nė latinisht, mbase nga koha e Perandorisė Romake. Nė librin latinisht "Anatomia Umana" shpjegohet njė pjesė prej kėrci tė butė pas kombit, lukthit ose Mollės sė Adamit nė grykėn e njeriut, qė ka dy cepa anash si bri, tė sipėrmet mė tė gjata se tė poshtmet, dhe qė quhen Kornea superiori dhe Kornea inferiori, briri i sipėrm dhe briri i poshtėm. Dhu-due-Latinisht, dhio Greqisht. Dhulkarnejn nuk do tė thotė vetėm pse arriti tek briri i perėndimit dhe tek briri i lindjes, por edhe sepse mbante nė luftė helmetėn me dy brirė. Sipas shkrimeve tė pėrmendura mė sipėr kurorėn me dy brirė e ka mbajtur Aleksandri i Madh, Pirrua dhe Skėnderbeu. Ėshtė simbol pellazgjik. Popujt e lindjes qė e shikonin Lekėn e Madh e quanin Dhulkarnejn-Dybrirėsh nisur nga pamja. Emrin Aleksandėr e ka marrė me vonė, kurse emrin e fėmijėrisė e kishte Meriamun. Kur'ani qė do tė thotė shpallje ėshtė libri i shenjtė i muslimanėve dhe ky libėr i shenjtė, nėse do tė supozonim se Dhulkarnejni do tė ishte vetė Leka i Madh, e shpall tė drejtė sundimin e Aleksandrit dhe Perandorisė qė krijoi ai. Faktet historike flasin pėr drejtėsinė nė sundim tė Aleksandrit. Ai armikut tė tij, Darit tė Persisė i bėri njė varrim madhėshtor, dhe Dari tha, qė pas vdekjes sė tij nuk dėshironte asnjė tjetėr nė fron pėrveē Aleksandrit. Aleksandri u martua me vajzėn e Darit. Ana morale e Aleksandrit. Urdhėroi dėnimin e dy ushtarėve maqedonas qė ēnderuan disa gra, tė vriteshin me gurė si bisha tė egra. Mėma e Darit kur vdiq Aleksandri, preu ushqimin deri sa vdiq. Aleksandri pushtoi kala dhe theu ushtri armike, por nuk masakroi popuj, nuk zhduku qytete siē bėnė grekėt nė Trojė, Romakėt nė Epir, Iliri etj. Duke zhdukur dhe Antigonenė, qytet afėr fshatit tim, Saraqinishtė. Romakėt kryqėzuan edhe Jezu Krishtin dhe Pilati "i lau duart". Europianėt persekutuan Hebrenjtė pėr kryqėzimin e Krishtit. Nė Perandorinė e Aleksandrit popujt ishin tė barabartė. 84- "Ne i mundėsuam atij forcė
" Kjo shpallje e Kur'anit tregon se Perėndia i dha atij, Lekės (gjithmonė nėse do tė ishte i vėrtetė supozimi qė Dhulkarnejni ishte Leka i Madh), forcė dhe mundėsi pėr ēdo send qė mund tė arrijė, tė cilat janė tė paarritshme pėr njerėzit e tjerė. Sipas fjalėve tė Kur'anit del njeri me fuqi tė jashtėzakonshme. 323 vjet me vonė u lind Krishti. Aleksandri ėshtė meteori mė i shndritshėm nė historinė e njerėzimit. Aleksandri shfaqej si perėndi para popujve barbarė, kurse ndaj Grekėve me shumė ndrojtje. Dy dekrete nga kryeqyteti Romak, Suza, u impononin qyteteve greke qė ta nderonin si hyjni. Aleksandri u kthye nė mit dhe hyjni edhen nga zyra e tij e propagandės mbretėrore. Nė oazet e Sivės prifti i tempullit tė perėndisė, autoriteti mė i madh fetar i kohės, e priti Aleksandrin me tė njėjtin rit qė priste faraonėt dhe e pėrshėndeti si "bir i perėndisė Amon - Ra". Nė letrėn qė Aleksandri i dėrgon sė ėmės, Olimbisė, ai e quan vehten bir i Amon-it.
Afėr mendsh qė mitet, nė arabisht hadithet zėnė vend edhe nė Kur'an. Ēuditėrisht fjala hadithe koinēidon me rrėnjėt shqip 'di dhe the', pra dituritė e thėna tė transmetuara brez pas brezi. Edhe nė Greqisht mite, mitologji, do tė thotė tregim. Mi the, mė tregove. Arsyetimi i vetėm qė nuk pranohet tė jetė Dhulkarnejni Leka i Madh ėshtė se Leka ishte politeist, besonte nė shumė perėndi. Si i tillė nuk ka vend nė Kur'an. Por Dhulkarnejni ėshtė personazh mitologjik, tė paktėn njė mijė vjet para se tė shkruhej Kur'ani. Nė atė kohė gjithė bota ishte pagane, besonte nė shumė perėndi, rrjedhimisht nuk bėn pėrjashtim as Dhulkarnejni. Historikisht monoteizmin e ka praktikuar pėr herė tė parė vetėm nje faraon i Egjiptit dhe vetėm gjatė kohės sė sundimit tė tij; besimin e vetėm nė njė perėndi, perėndinė e diellit, Aton, si krijues i jetės. Por faraonėt e Egjiptit nuk kanė shkuar as nė lindje as nė perėndim. Sipas J. Bajramit Kur'ani nuk cek ndonjė sqarim tė thuhet se kush ėshtė Dulkarnejni, kur ishte dhe nė ē'vende udhėtoi dhe veproi. Sipas krahasimit tė gjitha dokumenteve historike dhe tė dhėnave shkencore ėshtė Aleksandri i Madh. Udhėtimi nė vendperėndimin e Diellit tek burimi me lym tė zi. E ėma e Aleksandrit, Olimbia, kur u nda nga burri, Filipi mbreti i Maqedonisė, e mori Aleksandrin fėmijė me vehte nė Epir. Burimi me lym tė zi janė fontana nafte tė pėrmendura edhe nė antikitet, zjarre qė dalin nga toka nė fushėn e Myzeqesė nė Iliri. Mė tutje ėshtė edhe Selenica me bitumin e saj. Sot janė zbuluar rezerva shumė tė mėdha gazi dhe nafte. Sipas Kur'anit Dhulkarnejni shkoi nė vendperėndimin e diellit, mund qė Aleksandri do tė ketė vizituar "qytetin hijerėndė" tė Apollonisė natyrisht pa ushtri. Mbase ka marrė edhe mėsime atje. Vendperėndimi i diellit ėshtė deti Adriatik, nė antikitet deti Jon, (i jonė, yni). Sipas Plutarkut,"Jeta e Aleksandrit 57.5 njė maqedonas me emrin Proksen kur po rėmihte tokėn pėr tė ngritur tendėn mbretėrore pranė lumit Oksos nė kufi midis Baktrianės dhe Sogdianės, zbulon njė burim nafte qė gabimisht e pandehėn pėr vaj ulliri, megjithėse atje nuk kishte fare ullinj. Kėtė thotė autori tjetėr Ateneu (II faqja 42) (Ditarėt dhe letrat e Aleksandrit tė Madh, Pietro Citati). Kjo vėrteton qė nafta ėshtė zbuluar nga Aleksandri. Aleksandri jetoi 33 vjet. Po nė kėtė moshė u kryqėzua edhe Krishti. Ėshtė rastėsi apo imitim? Dhulkarnejni nuk mund tė jetė thjesht njė personazh, real apo mitologjik. Ai ėshtė njė sundimtar i madh dhe mė i madhi. Simbol kishte diellin, dritėn. Perandoria Romake simbol kishte ulkonjėn, egėrsinė. Delenda ist Kartago. Kartagjenėn e pushtoi, masakroi popullsinė dhe mbolli kripė. Perandoria Osmane simbol kishte hėnėn. Nuk dihet se kur ishte Dhulkarnejni? Po, dihet me siguri sundimi i Lekės sė Madh Viti 336~323 P.K.
Briri perėndimor ėshtė Deti Jon (Jonė). Territori i gjerė i sundimit tė tij arrin nė bririn lindor, Indinė dhe oqeanin Indian. Pasi pushtoi Indinė, u hipi anijeve, voziti rreth 200 km nė oqean, tė cilin e quajti 'Deti i Madh'. Nuk i zuri syri gjėkundi tokė dhe u kthye mbrapsh. Emri i Kontinentit tė Azisė rrjedh prej fjalės asire "Asu" qė do tė thotė toka prej ku lind dielli, vėndet nė lindje tė shtetit tė tyre. Paleolinguistika - metodologji e veēantė analitike-statistikore qė lejon kuptimin e njė kulture nėpėrmjet gjuhės duke hetuar e zbuluar gjurmėt e saj nė parahistori dhe larg trojeve ku flitet sot. Kjo jo vetėm pėr tė kėrkuar prejardhjen e saj, por mė tepėr pėr tė kuptuar shkallėn e shkėmbimeve kulturore krahas atyre tregėtare mes popujve me gjuhė e kulture krejt ndryshe dhe larg gjeografikisht.Grekėt quajnė nė kuptimin lindje Anatoli, Anadollin, Turqinė. Mbase fjala yll, ilios-diell, ana qė del dielli. Gjermania e Vili Brand-it nxorri termin "Ost-politika" politika ekonomike drejt lindjes. Fronti i Lindjes gjatė luftės II Botėrore. Ushtria e Aleksandrit shkoi drejt lindjes nė Indi e cila mendoj se vjen nga fjala shqipe lindje. Lindia. Bie bashkėtingėllorja 'l'. Besoj se ėshtė fare normale pėr profesorėt e gjuhės pėr kėtė fjalė qė ka kaluar gjuhė mė gjuhė dymijė vjet. Le tė kujtojmė se edhe fjala Kinė, nuk ėshtė fjalė kineze, por vjen nga fjala ēaj, ēajna. Me kėtė fjalė e quajtėn tregėtarėt europianė. Pėr tė vajtur nė Indi, Aleksandri kaloi malet me borė tė Hindokushit. Pyetsori "kush" sipas E. Ēabejt ėshtė nė gjuhėt indoeuropiane. Pra Hindokushi tregon shtegtimin e mundimshėm pėr tė gjetur Lindjen. Kush ėshtė Lindja? Indinė.India, lumi Ind, oqeani Indian. Lumi Ind ėshtė kufiri i lindjes ku udhėtoi me anije Aleksandri me drejtim veri jug. Gabimisht ai kujtoi se zbuloi burimin e Nilit dhe i shkroi mėmės qė kishte zbuluar burimin e Nilit, sepse nė tė kishte krokodilė dhe rriteshin bathėt si nė Egjipt. Pastaj shpejt e kuptoi gabimin dhe burimet e Nilit mbetėn nė 'Nil- nė- ije' pėr dy mijė vjet. K. Kolombi kur zbuloi Amerikėn gabimisht quajti Indi dhe hemisferėn perėndimore, popullsinė vendase e quajtėn indianė, Shteti Indiana nė Amerikė.Aleksandri vdiq i ri nuk e pushtoi dot dhe perėndimin. Amanetin e tij e plotėsoi fjala shqipe"lindje",Aleksandri mė i Madh, njėkohėsisht dhe fjala mė madhėshtore nė botė. Malet Tora Bora nė Afganistan mund ta kenė prejardhjen nga shqipja'tėrė borė'.Spanjėn e shpjegojnė qė vjen nga Greqishtja nė kuptimin perėndim.Nė pjesėn mė tė madhe rrethohet nga oqeani. Espanja, ėshtė pa anė oqeani qė e rrethon. Est pa anė.Oqean, qė mund tė jetė e prejardhur prej shqipes 'o ke anė', ėshtė i pafundėm. Kėtė fjalė e shpjegojnė nga mitologjia greke okeanos. Fjala "an" ėshtė e terminologjisė detare ilire. Anije, qė ecėn anash bregut.Angli do tė thotė nė anė tė Galisė. Apo ėshtė fjalė saksone? Britani do tė thotė bri-tana. E tėra, e gjitha ėshtė pėrballė, pėrbri i gjithė ishulli i madh, ippeas-kalorės, ippiko- kalorėsi,ippos-ippizėm-fjalė greke. Mirėpo grekėt kalit i thonė 'alogo'.Vjen nga fjala shqipe hip, ip. Njėkohėsisht ėshtė njė pasthirrmė, qė mbush mushkėrinė me ajėr dhe e ndalon me njė tendosje tė beftė tė muskujve tė trupit pėr t'u hedhur mbi kalė. Forca kryesore e ushtrisė sė Aleksandrit ishte kalorėsia.
Aleksandri shpartalloi kėshtjella. Pėr tė tnyer portat e kėshtjellave pėrdorej njė trung i madh qė quhej DASH, tė cilit i vendosej majė hekuri, mbahej nga dhjetra ushtarė. Sipas Ēabejt dele ėshtė fjalė ilire, Dalmaci vjen nga fjala dele, delmur. Por edhe dash ėshtė fjalė ilire.Fjalėn 'dash' e gjejmė nė anglisht nė kuptimin e veprimit si tė deshve qė marrin vrull dhe pėrplasen bri mė bri dhe tė ushtarėve qė thyejnė portat e kėshtjellave. Dash-hedh, flak, thyej, vėrtitem, sulem lėvizje e vrullshme, goditje, shtytje. Dashing- i shpejtė i vrullshėm.
- Gali quanin Romakėt Francėn. Nuk mund tė thuhet se vjen nga Greqishtja galla-qumėsht. Gali, '(n)ga (m)ali', do tė thotė nga mali shkohet nga Italia nė Francė, nga Alpet.'Alpe'thuhet se vjen nga fjala Latine alp.Alpe (m)al pe. Bie 'm'.Alpet ndajnė Italinė nga Franca. Mos harrojmė qė nė Itali Etruskėt flisnin Shqip. Ajeti 90 tregon se Dhulkarnejni gjeti popuj qė nuk kishin shtėpi etj. Nė vitin 1999 gjatė luftės sė Kosovės, ministri i jashtėm i Gjermanisė tha:"E kemi pėr detyrė tė mbrojmė Kosovėn.Tre mijė vjet mė parė kur ilirėt kishin kulturėn e tyre, ne ishim nėpėr pemė". Po lakuriq dhe nėpėr pemė tutje Uraleve ishin dhe Serbėt. Mbase banonin nė izba- kasolle druri.
Ajeti 93, drejt veriut, populli qė u ankua pėr Je'xhuxh Me'xhuxhėt. Me kujtohet nga historia e klasės VII viti shkollor 1963-1964. Fiset gjermane tė tmerruar nga Hunėt e shėmtuar qė i pandehnin pėr pėrbindėsha dhe qė hanin mish tė pazier, i luteshin guvernatorit Romak nė breg tė Danubit qė tė kalonin nė tokat e perandorisė. Romakėt i lejuan dhe kėshtu ndryshoi historia e Europės. Dhulkarnejni ndėrtoi njė pendė mbrojtėse me mburojat e ushtarėve tė tij maqedonas, grekė, epirotė, ilirė. Je'xhuxh Me'xhuxhėt ishin edhe fiset barbare qė shkatėrruan Ilirinė, edhe fiset slave qė zaptuan atdheun e Aleksandrit dhe asimiluan 9/10 e Ilirisė. Ishin edhe Turqit selxhukė dhe Dhulkarnejni tjetėr, Skėnderbeu, ngriti njė tjetėr pendė pėr mbrojtjen e qytetėrimit Europian. Nė Lindje Kinezėt ndėrtuan njė tjetėr pendė, Murin e Madh Kinez, njė nga shtatė mrekullitė e botės, qė duket qė nga Hėna.
Aleksandri ndėrtoi qytete ne vendet e pushtuara dhe u vuri emrin e tij. Aleksandria e Egjiptit, Alexandropulos nė Greqi dhe deri tek Aleksandria e Kaukazit. Po nė Shqipėri a ka toponime me emrin e tij? 1.Nė Tepelenė ėshtė fshati Lekėl. Nuk di gjė pėr lashtėsinė e kėtij Toponimi.1.Nė gazetėn A.B.C. 20.05.2007 u botua harta "Shqipėria e Epėrme", hartė venedikase tė viteve 1560. Nė kėtė hartė Fiume Boiana (Buna) (rrėfen Ermano Amao) nuk derdhet nė det me Drinon. Fiume Drino derdhet pak majtas Alessio Lyssus, collina della Alessio. Nė hartėn e mėsipėrme Lezha me kalanė e saj ka emrin Alessio. Mirėpo nė gjuhėt Latine Alessio ėshtė shkurtimi emrit Aleks. Aleandro ėshtė Aleksandėr. Lezha ėshtė Aleksandria shqiptare. 'Fryn erė Leshiane' thuhet nė Shkodėr pėr erėn qė fryn nga Lezha. Skėnderbeu u varros nė Lesh; me kėtė emėr edhe baballarėt tanė nga Jugu nuk kanė nėnkuptuar leshin. Emri Llesh qė e pėrdornin nga veriu i Shqipėrisė, ashtu si emri Lekė ėshtė shkurtim i emrit Aleksandėr. Nė hartė tregohet rruga "Viaggio da Alessio all Abbatiadis. Alessandro." Rruga niset nga Kalaja e Lezhės kalon lumin Fan dhe drejtohet drejt Kosovės. Duhen parė harta tė tjera Venedikase tė shek XV pėr tė parė se Abbatia e Shėn Aleksandrit ėshtė njė pjesė e Kosovės apo gjithė Kosova. Gjithsesi kjo kundėrshton fallsitetin e pretendimit Serb qė Kosovėn e quan Stara Srbija (Serbia e vjetėr). Fatkeqėsisht monumentet e Krishtera tė kulturės Shqiptarėt ua falėn Serbėve dhe sot vihet si kusht mbrojtja e kishave serbe pėr pamvarėsinė e Kosovės. Toponimi i Aleksandrit ėshtė dhe nė Kosovė. Kjo rrugė qė po ndėrtohet tani thonė se nė mesjetė quhej rruga e Arbėrit. Marin Barleti nė librin "Rrethimi i Shkodrės" thotė se Turqit e quajtėn Shkodrėn Iskėnderie pėr shkak tė qėndresės heroike mbinjerėzore qė i bėri rrethimit Turk. ishte penda e fundit shqiptare qė mbrojti Europėn. Pra populli shqiptar ėshtė Dhulkarnejn. Turqit e quajtėn Gjergj Kastriotin Iskanderbej. Me emrin mė tė lartė (nė kuptimin e titullit) Aleksandėr. Pse nuk quajtėn sulltanėt e tyre tė mėdhenj Muratin dhe Mehmetin Ngadhėnjyes? Ose gjeneralėt e mėdhenj tė kombeve tė tjerė si Huniadin? Aq mė tepėr qė Skėnderbeu pėr Turqit ishte qafir (i pabesė), bukėshkalė se i tradhėtoi nė ndeshjen me Huniadin.E quajtėn nė radhė tė parė se i pėrkasin njė kombi. Qė nga bregdeti Adriatik deri nė Selanik quhej Maqedoni. Maqedoni, Epir dhe mė pak Arbėri quhej gjithė Shqipėria sipas Barletit. Kruja nė Epir sipas librit. Kjo nuk ėshtė lajthitje e Barletit. Skėnderbeu u varros nė Lesh. Ēfarė koincidence, kishte emrin e Aleksandrit dhe u varros nė qytetin e Aleksandrit! Bajroni tek poema Ēajld Harold ka kėnduar: "Shqipėri, ku lindi Iskanderi, dhe Iskanderi tjetėr (me shpatė) Turqit i dėrrmon
"Feliks Zhulien: "Nė tė gjitha kohėrat Shqipėria ka qenė vendi klasik i heronjve: Homeri atje gjeti Akilin, Greqia Aleksandrin etj.
Fatkeqėsisht filmi i Hollivudit pėr Aleksandrin ėshtė mohues.Sipas tekstit tė parė shkollor nė gjuhėn shqipe (ku gjeografia quhet dhe tregonja) gjenerali Romak e pyeti Hanibalin e mundur se cili ishte gjenerali mė i madh nė botė. Hanibali iu pėrgjigj q'ay ish Aleksandri i Madh, se me njė numėr fare tė vogėl ushtarėsh dėrrmoi ushtritė mė tė mėdha."Dhe pas atij cili vjen i dyti? Pyeti Skipioni; "Pirua" iu pėrgjigj Hanibali, se ay ėshtė i pari qė na mėsoj qysh tė ndėrtojmė lėmenj ushtėriake" "Dhe cili vjen pas tyre?" pyeti pėrsėri Skipioni. "Unė,u pėrgjegj Hanibali."Ahere nė ē'radhė do ta vinje vehten t'ėnde sikur tė mė kishe mundur? Pyeti me nėnqeshje Skipioni. Dhe Hanibali u pėrgjigj: "Po tė tė kisha mundur,do t'a vija vehten t'ime pėrmi Aleksandrin, pėrmi Pirron, dhe pėrmi tėrė gjeneralėt e tjerė. "Por mė vonė doli Skėnderbeu, Aleksandri i ri. Pėr mendimin tim renditja ėshtė:
1.Aleksandri i Madh, 2.Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, 3.Pirua, 4.Hanibali.
Mbaj mend babazotin qė tregonte shumė fjalė tė urta. Ja njėra: ėshtė mirė qė ushtria tė jetė lepuj dhe komandanti luan, se sa ushtria luanė dhe komandanti lepur. Karakteristikė e tė tre gjeneralėve shqiptarė. Ata ishin kryeluanė dhe ushtarėt e tyre luanė. Ata ishin kryeushtarė qė luftonin atje ku rreziku ishte mė i madh.Naim Frashėri tek historia e Skėnderbeut thotė se Papa e vė Skėnderbeun mbi tė gjithė. Naim Frashėri: Histori e skėnderbeut:
"Papa e quajti mbrenė, mbret i gjithė njerėzisė, mbi tė gjithė mbretrė qė qenė,
U bė mbret i Shqipėrisė."
Piron e vranė grekėt, njė grua greke e qėlloi me tullė nė kokė kur po hynte nė qytet.Aleksandri u sėmur nga ethet pas njė gostie tė zgjatur tek miku i tij grek Medi, i cili edhe u akuzua pėr vdekjen e tij.Sipas Schachermeyrit ka tė ngjarė qė tė ketė qenė njė formė e rėndė leuēemie e shkaktuar nga malarja. Nė komplotin qė i bėnė Aleksandrit pėr ta vrarė ky aludon pėr nipin e Aristotelit "ata qė ma dėrguan kėtu"dhe nė pėrgjithėsi pėr Athinasit qė prisnin nė qytet njerėz qė thurrnin plane kundėr mbretit.Pas vdekjes,Piron dhe Aleksandrin, grekėt i bėnė tė tyre.Nė vitin 1973 u lėshua sonda kozmike Voyageur (udhėtari), e cila pasi doli jashtė sistemit diellor dėrgoi nė tokė fotogtrafitė e kėtij sistemi dhe tė tokės dhe vazhdon rrugėn drejt galaktikave. Fjala frėnge ėshtė e prejardhur nga latinishtja'via'qė do tė thotė rrugė.Mund tė themi se vjen nga shqipja 'vi- vij'. Emri e merr kuptimin nga folja, veprimi. Vija e ujit qė ujitim kopshtin. Fjala shqipe 'vi' tek Voyageur ėshtė Aleksandri Madhėshtor qė udhėton drejt galaktikave. Galaktikė, Galactic from 'gala'. Nga greqishtja gala-qumėsht. (Webster's dictionary) e pėrkthyer nė shqip 'Rruga e Qumėshtit.' E zbėrthyer nė shqip, galaktikė ka kuptimin ga-la, 'nga larg' distanca tė largėta kozmike.Do tė ishte njė nder i madh pėr ne si shqiptarė nėse supozimi qė Dhulkarnejni tė ketė qenė Aleksandri i Madh do tė ishte i vėrtetė, pėr vetė faktin qė faktin qė njė prej gjeneralėve mė tė mėdhenj tė botės, me origjinėn e tij tė padiskutueshme shqiptare, tė pėrmendet nė librin e muslimanėve, Kur'anin e shenjtė si njė personazh pozitiv.E kemi traditė qė kur dikush ndėrton njė shtėpi tė re, farefisi dhe miqtė i bėjnė peshqeshe. Ky shkrim ėshtė dhurata ime pėr shtetin e ri tė Kosovės. Mėma mė ka treguar pėr babazotin (babain e saj) Aleks Basho qė ishte mėsuesi i parė i gjuhės shqipe nė Saraqinishtė dhe Qestorat, me kėmbė ka shkuar deri nė Kras tė Tepelenės. Me vjershat qė u tregonte nxėnėsve i bėnte tė qanin pėr Kosovėn, qė na morri shkjau, por ne pėrsėri do ta marrim.
gazeta Ndryshe- E Enjte, 24 Janar 2008
Krijoni Kontakt