Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Memli Krasniqi, nga "Ritmi i Rrugës" - ministër për Kulturë, Rini dhe Sport

    E mbani mend djalin rebel të grupit nga Kosova “Ritmi i Rrugës”? Memlin, këngëtarin e këtij grupi, djaloshin e veshur me veshje sportive të gjëra, të ngjashme me veshjet e çdo këngëtari të muzikës Rap në botë? Me siguri e mbani mend, por pak gjasa ka që ta keni parë protagonistin kryesor të këtij grupi të suskesshëm edhe në Shqipëri, brenda një kostumi firmato, e me një kollaro, duke folur për politikën e duke planifikuar një karrierë pranë majave më të larta të politikës së re të Kosovës.



    Memli Krasniqi mund të konsiderohet sot si një prej njerzve më të afërt të Hashim Thaçit. Ai do të jetë një prej anëtarëve më të rinj në moshë të Kuvendit të Kosovës dhe pret që shumë shpejt të angazhohet me punë edhe pranë ekzekutivit të ri të dalë nga zgjedhjet e fundit në Kosovë. Ka një rrjedhë logjike angazhimi në politikë i këtij djaloshi që ka bërë shumë fansa në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetkë, e që së fundi ka marrë edhe votat e qytetarëve të Kosovës. “Hyrja ime në politikë nuk ka qenë krejt e papritur”, thotë ai në këtë intervistë ekskluzive për MAPO.
    I lindur në Prishtinë në vitin 1980 ai ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Universitetit të Londrës (LSE). Ka marrë mjaftueshëm njohuri edhe në fushën e komunikimit, pasi në vitet 1999 - 2000 ka punuar si gazetar/korrespodent nga Kosova për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie Publike në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës. Ishte viti 2004 kur ai është kyçur aktivisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike (QSP), që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të Kryetarit të partisë, z.Hashim Thaçi. Që nga krijimi i Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Memli është udhëheqës i Departamentit për Rini. Po ashtu, bën pjesë në bordin e drejtorëve të Institutit Kosovar për Demokraci, që është krijuar si pasardhës i QSP-së. Në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës - subjektit rinor të PDK-së që përfaqëson të gjithë anëtarët e saj ndërmjet moshave 16 - 30 vjeç. Nga ky pozicion, Memli është edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së.
    Eshtë marrë për shumë vite edhe me muzikë dhe ka punuar në shumë projekte të kësaj fushe, kryesisht si tekst-shkrues për këngëtarë dhe grupe të njohura të muzikës moderne shqiptare dhe në veçanti si këngëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”. “Unë dhe gjenerata ime jemi rritur në një Kosovë të okupuar, ku politika ka qenë pjesë e pandashmë e jetës sonë të përditshme, ndërsa si faktor shtesë në rastin tim ka qenë edhe babai im, i cili ka qenë aktiv në skenën politikë të Kosovës që nga fundi i viteve ’80", shpjegon ai.
    Jeton në Prishtinë me të fejuarën e tij, ka shumë pak kohë të lirë, por gjen momente për të lexuar libra nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe aktualitetit politik, ndërkohë që dëgjon muzikë Soul dhe RnB. Surpriza tjetër: Ritmi i Rrugës vazhdon ende, madje shumë shpejt ata do të nxjerrin albumin e katërt…

    Si u gjendët papritur pranë politikës?
    Memli Krasniqi: Në fakt, hyrja ime në politikë nuk ka qenë krejt e papritur. Gjatë gjithë karrierës sime muzikore, unë e kam konsideruar muzikën time si politikë timen dhe konkretisht muzikën Rap, të cilën e kam pëlqyer fillimisht dhe e kam përdorur si një medium të shprehjes së ideve, mesazheve dhe bindjeve të mia. Shumica e këngëve të “Ritmit të Rrugës” flasin për problemet dhe preokupimet sociale, ekonomike dhe politike të kohës kur janë krijuar. Pastaj, unë dhe gjenerata ime jemi rritur në një Kosovë të okupuar, ku politika ka qenë pjesë e pandashmë e jetës sonë të përditshme, ndërsa si faktor shtesë në rastin tim ka qenë edhe babai im, i cili ka qenë aktiv në skenën politikë të Kosovës që nga fundi i viteve ’80. Të gjitha këto më kanë drejtuar kah politika dhe kështu më ka lindur edhe interesimi që të studioj shkencat politike. Kyqja ime në Partinë Demokratike të Kosovës më 2004, ka qenë në një mënyrë një rrugëtim i imi i natyrshëm në këtë fushë.

    Tre albume muzikore me “Ritmin e Rrugës” dhe disa vjet të mira studime… E vërtetë?
    Memli Krasniqi: Po, kam studiuar për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe më pas kam magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare në LSE - Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Universitetit të Londrës. Profesionalisht me muzikë jam marrë që nga viti 1995 dhe me “Ritmin e Rrugës” kam publikuar tre albume: “Bota është e Jona” (2000), “Obsesion” (2002) dhe “Përjetësisht” (2004).

    Çdo të thotë për Memli Krasniqin, me shumë fansa si pjestar i Ritmit të Rrugës, të mendojë tashmë për politikë e të punojë pranë politikës në Kosovë?
    Memli Krasniqi: Për mua marrja me politikë është një përgjegjësi serioze, veçanërisht në këtë moment historik për Kosovën. Kam bërë një përvojë të konsiderueshme për këto vite dhe ndjehem mjaft komod.

    Çdo të thotë kjo? Që e keni braktisur tashmë muzikën?
    Memli Krasniqi: Është pyetje që më është bërë shpesh këto dy vitet e fundit, meqë i kam munguar skenës muzikore, por fakti që tashmë prioritet për mua është anagzhimi im politik nuk do të thotë që e kam braktisur muzikën. Në fakt, planifikojmë që vitin e ardhshëm të nxjerrim një album të ri, të cilin e kemi vonuar mjaft për shkak të angazhimeve të mija dhe të Arbërit.

    Çfarë mban mend nga Ritmi i Rrugës? Çfarë të mungon nga ajo kohë?
    Memli Krasniqi: Ritmi i Rrugës është ende dhe edhe pse s’është më ndër prioritetet tona kryesore, përfaqëson një pjesë të patjetërsueshme të identitetit tim, me të cilën krenohem shumë. Kam kaluar shumë vite të bukura duke shëtitur anë e kënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e në Europë duke kënduar këngët tona bashkë me fansat tonë të shumtë. Kemi qenë më të rinj dhe gjërat i kemi parë pak më ndryshe. Kemi punuar shumë, por megjithatë kam qenë me më pak strese atëherë.

    Cila do të jetë e ardhmja jote pas zgjedhjeve të fundit?
    Memli Krasniqi: Angazhimi im kryesor ka qenë në drejtim të fitores së PDK-së në zgjedhjet e fundit dhe tani kur Kryeministër i Kosovës do të jetë kryetari i PDK-së, z. Hashim Thaçi, me të cilin kam punuar gjatë viteve të fundit, unë do të kontribuoj aty ku të më kërkohet. Do jem anëtar i Kuvendit të Kosovës dhe po ashtu pjesë e ekzekutivit.

    Mund të na zbuloni disa detaje të tjera nga jeta personale, familja, shoqëria, dashuria…?
    Memli Krasniqi: Jetoj në Prishtinë me të fejuarën time, kam shumë miq të afërt me të cilët shoqërohem prej shumë vitesh. Kam shumë pak kohë të lirë, por gjej momente për të lexuar libra nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe aktualitetit politik, si dhe kryesisht dëgjoj muzikë Soul dhe RnB.

    Revista Mapo
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Politikani reper, lol. Ne kohet moderne, edhe politika ka arritur te diversifikohet shume, duke mbledhur rreth vetes njerez te profileve te ndryshme.

    Memli eshte nje djal shume i ndershem dhe shume i zgjuar, djali i Milazim Krasniqit, nje prej intelektualeve me te zote, me profesional, me atdhetar, dhe me te ndershem qe ka shqiptaria sot.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin

    Memli eshte nje djal shume i ndershem dhe shume i zgjuar, djali i Milazim Krasniqit, nje prej intelektualeve me te zote, me profesional, me atdhetar, dhe me te ndershem qe ka shqiptaria sot.
    dhe me taleban poashtu...

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    dhe me taleban poashtu...
    Lol, jo jo nuk jane taleban keta. Fetare po, ama jo taleban. Motra e Memlit ka qene Miss Kosova kurse tani eshte aktore e teatrit dhe ne serialin televiziv Kafeneja Jone, Teuta Krasniqi. Dmth. keshtu jane shume te urbanizuar dhe "europianizuar". Jane fetare te moderuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Lol, jo jo nuk jane taleban keta. Fetare po, ama jo taleban. Motra e Memlit ka qene Miss Kosova kurse tani eshte aktore e teatrit dhe ne serialin televiziv Kafeneja Jone, Teuta Krasniqi. Dmth. keshtu jane shume te urbanizuar dhe "europianizuar". Jane fetare te moderuar.
    Une fola vetem per te atin e jo per motren apo nenen. Ajo se i ati i Memlit eshte vehabist askush nuk e mohon ne Prishtine.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Postime
    6
    na i ka dhon zoti kesisoj djali ne trojet shqiptare vetem nje , ndoshta na i shton edhe ndonje ma teper si memli. vazhdo dhe tregou se kush te ka edukuar. e pershendet tetova se ky djalosh eshte gjysem prishtinali e gjysem tetovar. por ska lidhje se e fundit eshte patriot shqiptar. patsh fat ne pune.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Une fola vetem per te atin e jo per motren apo nenen. Ajo se i ati i Memlit eshte vehabist askush nuk e mohon ne Prishtine.
    Keta vehabistet zakonisht jane me ekstremista, grate dhe femrat e tyre i mbulojne me shamia, dhe duke pasur parasysh faktin qe Teuta nuk eshte mbuluar asnjehere me shami, bile perkundrazi ka marre pjese edhe ne kompeticione per missa e top modele e edhe sot eshte aktore, per mua eshte pak e pabesueshme kjo qe prof. dr. Milazim Krasniqi te jete vehabist. Poashtu, ne asnje shkrim te tij nuk ka pasur asnjehere as dozen ma te ulet te ekstremizmit, por gjithmone ka pasur shume tolerance, mirekuptim, miresi, dhe humanizem bashke me atdhetarizmin natyrisht. Edhe ndikimi i tij ne Memlin e Teuten eshte shume i madh, qe shihet edhe ne vet intervisten e Memlit ketu, dmth. ndikimi i tij e ka fut ne rrugen e politikes. Une kam lindur e jam rritur ne Prishtine, jam me i madh se Memli per disa vite, por asnjehere nuk kam degjuar ndonje fjale te keqe (duke perfshire edhe fjalen taleban ketu) as per Milazimin e as per Memlin. lol

    Eshte interesant fakti qe shume artiste, jo vetem Memli, ju kane kthyer fese shume koheve te fundit, si Ferki Shala (vokalisti i rok grupes TNT), Xuxi (kengetari dhe shoumeni prishtinas etj. Disa thone qe ne fe (jo Memli por keta tjeret se ky nuk njihet qe ka qene ndonjehere alkoolist apo drogmen) e kane gjet rehabilitimin e tyre nga alkooli dhe droga, sa eshte e vertete kjo, nuk e di.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 14-01-2008 më 00:52
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    feja esht si opium dhe memli nese esht fetar ose vahabist si i jati ne ate rrug qe esht fut(politika)do ta coj kosoven drejt arabis saudite.pranej sbejm para ne se fusim ne politik djemt e miqve

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Aurena
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Postime
    30
    Sa larg shkojme sa qe mendojme se po te jesh besimtar,patjeter je vehabist apo se do e dergosh vendin ne drejtim te Arabise,ncncncncnc
    Hëna shpejt do të zhduket
    dhe netët do të mbeten pa të
    kurse ti në ëndërrimet e mia,përjetë
    perëndim s'do të kesh kurrsesi.

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me falni qe po nderhy ne kete teme, por kisha nje pyetje: Dini ndonjeri nga ju dicka nga biografia e Memlit?

    Se di pse duhet te lidhet besimi direkt me politiken? Nese ai eshte nje fetar ateher eshte ceshtja e tij personale dhe pikpamja e tij personale per boten, mirepo shkollen dhe talentin qe ka ai se ka askush nga gjenerata e atij, e keni ndjekur ndonje emision kur ai ka qene prezent, kush e ka ndjekur te pakten 1 emision qoft politik qoft muzikor do e verenit talentin dhe shkathtesine e tije ne te gjitha aspektet.

    Sa i perket muzikes, Rritmi i Rruges ka kohe qe eshte larguar nga ky biznes pasi secili nga anetaret e saj ka marrur drejtimet e veta ne jete pasi ata kenduan me teper se nje dekade dhe i dhane bukurin repit shqiptar qe sot ka aritur edhe kulminacionin e vet edhe ne munges te ikones "Rritmi i Rruges".

    Gjith te mirat.
    Sui generis

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Nikë Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •