Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 132
  1. #1
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146

    Nderi dhe turpi i Vlorės

    Major Besnik Hidri Lindur me 7 shkurt 1966 ne Durres. Ishte i persekutuar politik, gjyshi i tij ishte ne burg politik, e ema e internuar. Ne vitin 1993 futet ne sherbimin e fshehte SHIK Durres. Me 1994, transferohet ne Tirane dhe me 1995, emerohet Shefi i Kunderzbulimit pėr ambasadat e huaja Tirane. Ishte specializuar prane sherbimeve sekrete italiane, turke dhe CIA-s ne SHBA. Fliste ne italisht dhe anglisht. Ishte i martuar me Marielen me te cilen kishte dy vajza, Livian dhe Samuelen. Me 28 shkurt 1997 kur bandat komuniste te Neki Dredhes dhe Albert Gjahtarit, Niko Veizit dhe Nedin Xhelilit sulmuan SHIK- un ne Vlore. Besniku e mbrojti shtetin heroikisht dhe ra nga plumbat e komunisteve vlonjate. Ishte vetem 31 vjeē.

    2. Kapiten Leke Qoku Lindi me 13 prill 1961 ne Tropoje. Ishte i persekutuar politik. Dajot e tij i kish pushkatuar regjimi diktatorial. Ne shtator 1992 futet ne sherbimin e fshehte SHIK dhe fillon edhe fakultetin juridik. Me 1995 emerohet ne detyren e rendesishme te shefit te Sherbimit te Brendshem Rinas. Ishte i martuar me Valentinen dhe kishte nje djale Kristin, i cili kur i vrane babane ishte vetem 1 muajsh. Ai ra ne mbrojtje te shtetit shqiptar me 28 shkurt 1997. Egersirat komuniste e terhoqen zvarre trupin e tij dhe e ēuan tek studentet qe gjoja ishin ne greve urie. Ne sy te studenteve trupi i tij ende pa dhene shpirt eshte coptuar dhe i eshte prere mishi copa-copa. Deputetja e sotme Liza Hoxha i ka pire gjakun dhe e ngazellyer i ka dhene doren dhe ka perqafuar Niko Veizin dhe Neki Dredhen duke i gjakosur edhe ata. Kisha Katolike nderhyri pėr te marre trupin e tij pa jete. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan duke thene se trupi i tij do te behej copa-copa dhe do te hahej nga komunistet vlonjate!" Ishte vetem 36 vjeē kur e vrane.

    3. Kapiteni i pare Gjergj Mehmeti
    Gjergji ishte nga Tepelena dhe kishte dajon e itj te denuar politik. U godit pabesisht nga bandat komuniste te "Komitetit te Shpetimit" Sarande, u vra duke luftuar si luan dhe pastaj bandat e dogjen pa dhene shpirt. Gazeta "55" date 8.4.2000 ka akuzuar pėr vrasjen e tij major Shpetim Idrizin, i cili pėr kete vepėr makabre ju dha shefit kuadrit ne Garden e Republikes, i akuzuar po nga kjo gazete si kapo mafie e gardes se Republikes ku u transferua si keshilltar i ministrit shokut Spartak Poēi. Nuk e njihte friken i kudo ndodhur, polic i vertete qe beri aq shume pėr Vloren, duke lene tek shoket e tij kujtime te paharruara. Ishte vetem 35 vjeē kur e vrane dhe e dogjen komunistet.

    4. Kapiten i pare Spiro Toli Toshi 5. N/oficer Gezim Haxhi Shabani 6. Besim Zano Manoli Keta te tre shpirtra te bukur rane bashke me 24 mars 1997, ne nje prite, gracke, qe u organizuan bandat komuniste. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk i pranuan ne spital trupat e ketyre deshmoreve te atdheut. Spiro Toshi ishte nga Narta, nga nje familje fisnike dhe i persekutuar politik. Ishte nje socialist i klasit te pare pėr M.K.Z. I sinqerte, i dashur me te gjithe, i palodhur ne pune. E donte dhe e ndiente pergjegjesine e oficerit te policise, po mbi te gjitha donte Vloren dhe Shqipėrine pėr te cilat edhe ra deshmor nga plumbat e njesiteve guerile komuniste. Ishte 45 vjeē kur ra deshmor!

    Gezim Shabani Lindur me 1950 ne Vlore. Babai i tij Haxhi Mustafaj ishte denuar me 101 vjet burg nga diktatura komuniste. Gjyshi i tij nga nena Elmas Ēarēani kishte vdekur ne torturat e Sigurimit te Shtetit. Gezimi punonte ne grupin e gatshem te policise. Ishte trim si i ati, i zgjuar si gjyshi dhe serioz ne pune dhe ne shoqeri. Ishte vetem 47 vjeē kur ra deshmor. Besim Manoli, kishte lindur me 1957 ne Vlore dhe ishte internuar ne Drashovice. Babai i tij Zanua ka bere 10 vjet burg politik. Gjyshi i tij nga nena pushkatuar, nje dajo te pushkatuar me 1945 dhe dy dajo te tjere te denuar me nga 20 vjet burg politik. Besimi hyri ne polici me 1993 dhe punoi ne policine kriminale duke treguar trimeri, zgjuarsi dhe perkushtim ne lufte ndaj krimit. Pėr keto merita u emerua inspektor policie. Ishte i dashur me te gjithe, luftetar i vendosur antikomunist, shpirt i paster demokrati. Ishte vetem 40 vjeē kur ra deshmor.

    7. Shezai Jashar Zanaj Lindur me 1963 ne Vezhdanisht te Vlores. Ka nisur detyren ne polici me 1987 dhe ka punuar kryesisht ne policine e qarkullimit rrugor. U vra nga nje grup kriminelesh me 28 mars 1997. Ishte vetem 34 vjeē.

    8. Albert Troqe Nje njesit komunist i kerkoi ti sherbente me makinen e tij deri ne Zvernec. Alberti i mire, i gatshem pėr te ndihmuar njerezit vihet ne dispozicion te tyre. Tek Pylli i Sodes e vrasin pabesisht. Kjo ndodhi ne prill 1997. Alberti ishte nga Tragjasi i qeshur, i dashur, i palodhur, i respektuar prej te gjitheve.

    9. N/oficer Valter Dilaver Harizaj Me 1 maj 1997, i zihet prite ne Pus te Mezinit dhe e vrasin se bashku me dy miq te tij. I ndieri kishte luftuar pėr 5 vjet rresht me trimeri e menēuri kunder krimit te organizuar, trafikut te droges, klandestineve dhe prostitucionit. Keto sherbime te ēmuara qe i solli atdheut te tij i moren edhe jeten. Vrasesit komuniste nuk i bene thirrje te ndalonte, gje qe tregon se ata e dinin ke do qellonin. Vrasja ndodhi vetem 10 minuta pasi u larguan forcat e policise nga ai vend. Ne makine u gjeten para dhe varese floriri ē'ka tregon se ata qe e vrane nuk ishin kusare, por njesit gueril komunist. N/kolonel Milto Kordha dhe N/kolonel Haxhi Demiri thote major Ilir Kuēi ishin vetem ne rolin e vrojtuesit! Valteri bashke me te vellane Hiqmetin ju perkushtuan demokracise luftes kunder krimit dhe krimineleve komuniste. Valteri i perkiste nje familje te persekutuar politike. Nuk mund te harrohet kurre ai djale azgan, i qeshur qe ra pėr atdheun e tij.

    10. Edi Hasanaliaj Ne kujtesen e shqiptareve po dhe te gjithe botes se qyteteruar, ka mbetur skena makabre ne Sarande. Nje n/oficer i shtetit shqiptar i lidhur pėr nje shtylle me litar torturohej, goditej, peshtyhej publikisht. Skena kaq makabre nuk ka mundur ti pershkruaj as Viktor Hygo ne mesjeten e hereshme. Keta qe torturonin qe dhunonin, qe poshteronin ishin anėtaret e "Komitetet e Shpetimit" me ne krye keshilltarin e Spartak Poēit, Shpetim Idrizin nga Kuēi. Ai qe po torturohej ishte n/oficer i shtetit shqiptar Edi Hasanaliaj nga Vranishti i Vlores. Edi ndodhej ne Sarande bashke me komandantin e tij Kapiten Gjergj Memetin pėr te shpetuar shtetin shqiptar dhe Shqipėrine te mos digjej e shkaterrohej. Zoti e shpetoi nga vdekja, dhe ne duart e kanibaleve komunisto-grek te Sarandes. Dajua i Edit, Ilirjan Qejvani kishte bere 10 vjet burg politik. Edi bashke me vellane e tij te menēur dhe te mire Jetmir Hasanaliaj me 1993 sherbyen ne rradhet e policise pėr te luftuar krimin dhe pėr te ndertuar demokracine. Edi ishte, shqiptar i vertete, djale trim, i afte profesionist, i pa kompromentueshem, luftonte kunder krimit nate e dite. Me punen e tij fitoi dashurine dhe respektin e vlonjateve.

    11. Kapiten i pare Viron Lutfi Rrapi Ishte kapiten i pare dhe kish mbaruar dy fakultete, ate te rendit dhe juridik. Ishte trim i menēur dhe nuk e njihte friken. Xhaxhai i tij i nderuar Malo Rrapi kishte kaluar 18 vjet te jetes se tij ne burgjet komuniste. Vironi hyri ne polici me 1992. Me trimin dhe te paharruarin Viron Rrapi ndodhi nje sfide e papare vetem N/kolonel Milto Kordha, N/kolonel Haxhi Demiri dhe N/kolonel Mejtim Meēe. Vironi ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" sepse ishte pėr ta nje pengese e pakapercyeshme. Pėr te zbatuar kete vendim banda komuniste e Myrteza Caushit, pasi kishte biseduar 2 dite me pare me n/kolonel Milto Kordhen, hyjne ne menyre demokratike, ne komisariatin e policise dhe vrasin haptazi dhe ne mes te dites kapitenin e pare Viron Rrapin. Ky ishte terror, dhune psiqike se kete fat do te kishin te gjithe ata qe do rezistonin. Ky deshmor ra me 15 maj 1997. Ne muajin e luleve!

    12.Major Shkelqim Agolli. Ishte nga Korēa. Kish mbaruar fakultetin e mesuesise dhe kish punuar mesues ne Korēė. Me 1993 hyri ne policine sekrete te shtetit shqiptar. Ne janar 1997 u emerua kryetar i deges SHIK- ut Vlore. Babai i tij kish bere 10 vjet burg politik. Ishte njeri qe e donte detyren dhe i qe pėrkushtuar asaj. Gjate rebelimit greko-komunist me 1997 e kreu mire detyren e tij. Pasi u dogj SHIK-u erdhi ne Tirane dhe ne gusht 1997 shkoi si emigrant ne Greqi pėr te nxjerre buken e gojes. Ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" dhe nje dite u gjend i vrare me thike ne dhomen e tij Athine!
    bani palle sa te jeni GJALLE

  2. #2
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    TURPI
    Pushtetare kriminele! Nuk eshte vone te shihni se ēfare po mbillni... Kush mbjell eren korr stuhine Fakti qe nga 12 oficere e n/oficere policie te vrare ne prita askush s'ka dale deri me sot para gjyqit, fakti qe dosjet e tyre jane mbyllur flet fare qarte, se keta deshmore te atdheut i ka vrare shteti bandave pėr motive politike. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan qe kufomat e deshmoreve te atdheut Spiro Toshi, Gezim Shabani, Besim Manoli, me 24.3.1997 te futeshin ne spital, prandaj vlonjatet duhet te mendohen mire kur te shkojne para kutive te votimit.

    Ne tetor 1997, major Ilir Kuēi, me cilesine e Shefit te Policise kriminale te komisariatit te Vlores, ngriti nje akuze publike ku akuzonte si vrases te 12 oficereve dhe n/oficereve te Vlores: N/kolonel Milto Kordhen, N/kolonel Haxhi Demirin, Niko Veizin, kandidat pėr kryetar bashkie ne Vlore, Neki Dredhen e Zan Caushin, Nedin Xhelilin, e Albert Gjahtarin, Mejtim Meēe e Eqerem Osmenin etj... Asnje reagim ose pergenjeshtrim nuk eshte bere prej te akuzuarve. Fakti qe nga 12 oficere e n/oficere policie te vrare ne Vlore gjate viteve 1997-2000, ne prita me pabesi, askush deri me sot nuk ka dale para drejtesise, fakti qe dosjet e tyre jane mbyllur tregon qarte dhe prere se keta deshmore te atdheut jane vrare prej vete shtetit te sotem qe s'eshte tjeter veēse bandat dhe njesite guerile komuniste te 97-tes te ulur e fronat e pergjakur shteterore.
    bani palle sa te jeni GJALLE

  3. #3
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    bani palle sa te jeni GJALLE

  4. #4
    make love, not war !
    Anėtarėsuar
    29-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    68
    Figo, me ke rrenqeth mishin.... Ke te drejte kur e quan turp qe keta njerez nuk kane dale para drejtesise. Sido qe te jete Zoti shef dhe denon, te pakten keshtu mendoj une...
    Well behaved women never made history.

  5. #5
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    kush do i nxjerre para drejtesise lal///
    pse te rezulton qe ka drejtesi ne shqiperi///
    MBASE ZOTI ///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  6. #6
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    me quajne skerdi jam 21 vjec kam lindur ne vlore dhe jam krenar per kete ashtu sic jam krenar qe dhashe kontributin tim per heqjen e nja ca hajduteve neokomunist nga pushteti me vjen keq qe shoket e tyre erdhen prape ne pushtet une nuk e di ku eshte turpi i vlores ndoshta qe nje kurve e jugut te romes flet te njejten gjuhe si ne dhe nje gje tjeter per ty me kane thyer kontraten per motivin (brutalite et racizem envers ses superiores) po do te dergoj foto te me besosh dhe ska nevoje te kopjosh texte nga faqe te tjera te internetit se keto di ti lexoj edhe vetehajde mirupafshim dhe me thuaj sa e ke pazarin

  7. #7
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    o lal po ste pelqyen mos ii lexo ca te them une ///ata te 12et jane nderi i vlores ///
    ata te tjeret te paragrafi turpi jane TURPI///
    x cfar e ta kane thyer kontraten eshte puna jote dhe sme intereson po nese jane ato motivet (miqesisht duku te doktori)
    xsa i perket pazarit ik e diskutoje me ate qe te ka bo koken se mbase te be skonto///
    asnjeri nuk shau vloren biles kam shume shoke dhe shoqe nga vlora///
    por ti s'arrin ti kuptosh keto gjera///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    figo vlonjatet e kane akoma para syve ato momente dhe ti nuk mund ti besh hero njerezit e shikut ashtu sic nuk mund ti besh hero kriminelet dhe gjoja pjestaret e te ashtuquajtures "komiteti i shpetimit....."
    pra figo bej me kujdes une per vete si njof ato edhe mund te jene te pafajshem por ne ate periudhe nuk dihej kujt ti besoje dhe mos harro qe brenda ishte nje inat 7 vjecar e cila konsistonte ne ate qe qe PD me dr berishen ne krye ju nxorren eshtrat e gjysherve (qe kane luftuar per ideale)te vrare ne luften e dyte botrore, vetem pse ishin partizan,nga varret.
    dhe se dyti dhe me e rendesishmja ato kishin humbur miliona e miliona lek,shume prej tyre shiten dhe shtepite e ngelen ne rrugen e madhe.te gjtha nga firmat qe mbeshteten fushaten elektorale te PD me dr berishen ne krye.

    Dhe me e madhja e te medhave ishte se ishin njerez nga shiku qe ju thonin vlonjatve "ku jeni trimat e vlores dilni njehere ne shesh se do tjua shkerdhejme nenat dhe motrat......."

    nuk e di por mua sme duken pak keto .e pra figo te gjitha keto u shfrytezuan nga dhelpra greke qe kudo na ka ngrene koken po qe skemi ca ti bejme se ajo na ka rene ne pjese (na ka mallkuar zoti me te,e ju thafte dora ati bin laden qe se hodhi ne greqi ate aeroplanin).

    me keto sdua te te kundershtoj por vetem te jap nje keshille qe sduhet ta anesosh kete ceshtje pasi seshte e drejte. edhe ata vlonjate te pafajshem qe u vrane nga dora e shikut ishin bij nenash me femije e me nuse qe i lane KALLOGRE

    respekt per te gjithe ata te pafajshem qe humben jeten ne trazirat e 97!
    dhe mos u kthefte me ajo kohe!

    P.S. ju lutem mbylleni kete ceshtje se shume antare te ketij forumi kane pesuar humbje te medha (perfshire mua) nga ajo kohe.
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Respektoj mendimin e Mariglenit. Rindezja e zjarrit te '97-s nuk i sheben askujt. Eshte nje periudhe ku fale nje klase drejtuese tmerresisht te pa-afte e te korruptuar, populli shqiptar (dhe ne veēanti ai i Vlores) u vu para nje sprove te papare. Duhej te ishe cope guri ne ate kohe qe te mos reagoje.

    Por me mire ti leme keto se s'nderojne e s'fisnikrojne asnje shqiptar.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #10
    Mos paragjykoni te gjithe popullin e Vlores per ngjarjet e 97-es.

    Padyshim qe ajo qe ndodhi ne Vlore ne 97-en ishte Turpi i Shqiperise dhe jo i Vlores, pasi u vra Shteti Shqiptar dhe vete Shqiptaret.

    Pushteti u rrezua me dhune dhe iu dha Zan Caushit me shoke.


    Maringlen, nuk e di se per cfare eshtrash te nxjerra e ke fjalen gjate periudhes 5 vjecare te PD-se.
    Te vetmet qe u nxorren ishin ato te Enver Hoxhes nga varrezat e Deshmoreve te Kombit dhe me te drejte.

    Te tjera raste nuk di te kem degjuar.

    Mire apo keq, Vlora e vuajti me teper nga te gjitha qytetet tragjedine e 97-es.

    Shpresoj qe shqiptaret te kene vene mend e ta kene kuptuar qe me revolucione komuniste nuk fiton askush, por te gjithe humbim.

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mesapėt, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  3. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •