
Postuar mė parė nga
fatos hasolli
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
NAMAZI
Namazi konsiderohet obligimi mė madhėshtor vepror me tė cilin i ka obliguar All-llahu xh.sh. robėrit e Tij.Thotė Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem:" Mes kufrit (mosbesimit) dhe imanit (besimit) ėshtė lėnia e namazit."
Muslimanėt janė tė obliguar qė tua mėsojnė fėmijėve tė tyre namazin.
Thotė Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem: " Mėsouani fėmijėve tuaj namazin kur ti mbushin shtatė vjet, ndėrsa kur ti mbushin dhjetė vjet detyroni qė ta kryejnė kėtė..."(Transmeton Imam Ahmedi, Edu Davudi, Hakimi).
2)
Namazi me tė cilin jemi tė obliguar qė ta kryejmė ka pėrgatitje tė caktuar, thėnie tė caktuara dhe lėvizje tė caktuara.Thotė All-llahu xh.sh.: "Vėrtetė namazi ėshtė obligim pėr besimtarėt nė kohėn e caktuar." ( suretu-en-Nisa-103).
D.t.th. obligim me tė cilin i ka obliguar All-lahu xh.sh. robėrit e tij qė ta kryejnė nė kohė tė caktuar. Nuk lejohet pėr muslimanin qė nga pakujdesia ti kalon koha e namazit e tė del nga koha e tij e caktuar. All-llahu xh.sh.na ka sqaruar pėrmes tė dėrguarit tė Tij sal-lall-llahu alejhi ve selem kohėt e namazit duke filluar nga namazi i sabahut e deri na namazin jacisė.
Ne e dimė se ka hyrė koha e namazit atėherė kur e ndėgjojmė muezinin duke thėnė:
All-llahu Ekber, All-llahu Ekber, All-llahu Ekber, All-llahu Ekber (All-llahu ėshtė mė i madhi)
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah, Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah (Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut)
Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah, Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah (Dėshmoj se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut)
Hajje ala-s-salati, hajje ala-s-salati (Eja nė namaz)
Hajje ala-l-felah, hajje ala-l-felah ( Eja nė shpėtim)
All-llahu ekber All-llahu Ekber ( All-llahu ėshtė mė i madhi)
La ilahe il-lall-llahu (Nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut).
Me kėtė kuptojmė se ka hyrė koha e namazit.
3)
Sa i pėrket pėrgatitjeve dhe lėvizjeve gjatė namazit jemi tė obliguar qė ti marrim ato nga sunneti i Pejgamberit salall-llahu alejhi ve sel-lem .
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thot: "Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur!"(Transmeton Buhariu).
Prandaj muslimani i cili i ėshtė nėnshtruar Zotit tė tij, obligohet qė namazi i tij tė jetė nė pėlqim tė plotė me namazin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kėshtu qė tė jetė i kėnaqur nga ai Zoti i tij dhe qė ta shpėrblejė pėr punėn e tij.
(4)
All-llahu xh.sh. nė shumė ajete Kuranore na ka sqaruar vlerėn e namazit dhe vlerėn e kujdesjes ndaj tij, por gjithashtu na ka sqaruar pėr mėkatin e lėnėsit dhe atij qė ėshtė pakujdesshėm ndaj tij.
All-llahu i Madhėruar:
" Edhe ata qė janė tė kujdesshėm ndaj namazit tė tyre. Tė tillėt janė nė xhennete dhe janė tė nderuar."(suretu-el-Mearixh-34-35).
Dhe thotė: "Dhe fale namazin, se vėrtetė namazi tė largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat..." (suretu-el-Ankebutė-45).
"Ėshtė e sigurtė se kanė shpėtuar besimtarėt. Ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė nė namazit tė tyre."(suretu-el-Muėminun-1-2).
E ne nuk mund ta kryejmė namazin derisa mos ti plotėsojmė kushtet e tij, ta falim nė kohė tė caktuar dhe ti nėnshtrohemi etikave tė tij.
(5)
Kushtet e vėrtetėsisė sė namazit:
1) Abdesti. Pėr kėtė kemi folur nė broshurėn e kaluar, prandaj ai i cili dėshiron tė falet e nuk ka abdest obligohet qė tė merr.
2) Pastėrtia e trupit dhe e teshave. Falėsi i namazit obligohet qė tė kujdeset pėr pastėrtinė e trupit tė tij, kėshtu qė mos tė mbetet tek ai ndonjė papastėrti. Poashtu e njejta vlen edhe pėr teshat dhe vendin ku dėshiron ta kryejė namazin.
3) Kthimi kah kibleja. All-llahu i Lartėmadhėruar thotė: " ... e Ne gjithsesi do tė drejtojmė ty nė drejtim tė njė kibleje ( qabja) qė ti e do atė. Pra kthehu anės sė xhamisė sė shenjtė (qabes) dhe kudo qė tė jeni ( o besimtarė) kthehuni nga ajo anė.(suretu-el-Bekare-144).
E ana e kibles ėshtė e njohur (Qabeja nė Mekke).
4) Hyrja e kohės. Nuk vlen qė tė falet namazi para se tė hyjė koha pėrkatėse e tij, ashtu sikur qė nuk vlen namazi i falur jashtė kohės sė tij (pėrveē me ndonjė arsye). All-llahu i Lartėsuar thot:
"Tė mjerėt ata tė cilėt falen. Ata tė cilėt janė tė pakujdesshėm ndaj namazit tyė tyre." ( suretu-el-Maun-4-5).
Do tė thotė e lėnė pas dore, e vonojnė nga koha e tij duke mos pasur ndonjė arsye tė sheriatit.
5) Mbulimi i avretit (pjesės sė turpshme). Nuk lejohet pėr falėsin e namazit qė tė falet lakuriq, apo ti duket avreti. (Avreti ėshtė pjesa e cila duhet mbuluar qoftė nėse je nė namaz apo para njerėzve, pėrveē para gruas ao atyre qė i ke nėn posedim-robėreshave. Avret pėr meshkujt ėshtė pjesa prej kėrthizės e deri nė gjunj, ndėrsa pėr femrat i tėrė trupi, pėrveē duarve dhe fytyrės shėn. pėrkth.).
Nėse cilido kusht prej kėtyre kushteve tė lartėpėrmendura nuk plotėsohet apo lihet me qėllim namazi i njeriut ėshtė i pavlefshėm. Ndėrsa nėse e len ndonjė nga kėto kushte nga harresa, gabimisht apo nga padituria, atėherė atij i falet kjo mirėpo obligohet qė nėse e ka nga padituria qė ta mėsojė e mos ta pėrsėrisė mė.
(6)
Kur ti plotėson tė gjitha kėto kushte atėherė vepron siē vijon:
1) Vendos (bėn nijjet) nga zemra e tij duke mos e shqiptuar me gojė, e kėtė me pėrcaktimin e rekateve, pėrcakton llojin e namazit, qoftė farz apo sunnet.
2) Pastaj i ngritė duart deri te veshėt dhe thotė: All-llahu ekber (All-llahu ėshtė mė i madhi).
3) Pastaj vendon dorėn e djathtė mbi dorėn e majtė nė gjoks dhe fillon namazin e tij me dua (lutje), duke e falėnderuar dhe lavdėruar Zotin, si pėr shembull: Subhaneke All-llahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke.(Qofsh i lavdėruar dhe i falėnderuar o All-llah. Emri yt qoftė i bekuar, u lartėsoftė Madhėria (Shkėlqesia) Jote. Nuk ka tė adhuruar pėrveē Teje).
4) Pastaj kėrkon mbrojtje tek All-llahu nga shejtani i mallkuar (Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim-Me ndihmėn e All-llahut mbrohem prej dėmit tė djallit (shejtanit) tė mallkuar), pastaj e kėndon suren El-Fatiha
(Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim Elhamdulil-lahi rabbil-alemin Err-rrahmanirr-rrahim Maliki jevmid-din Ijjake nabudu ve ijjake nestein Ihdinas-sirata-l-mustekim Siratal-ledhine en amte alejhim Gajril-magdubi alejhim ve led-dal-lin)
( Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Zotit tė botėve!
Bėmirėsit tė pėrgjithshėm!
Sunduesit nė ditėn e gjykimit (pėrgjegjėsisė-shpėrblimit)!
Vetėm ty tė adhurojmė dhe vetėm prej teje ndihmė kėrkojmė.
Udhėzona (pėrforcona) pėr nė rrugėn e drejtė!
Nė rrugėn e atyre, tė cilėt i begatove me tė mira, jo nė tė atyre qė kundėr veti tėrhoqėn hidhėrimin, e as nė tė atyre qė e humbėn veten.") duke ia bashkangjitur edhe disa ajete tjera, apo ndonjė sure (kaptinė) tė shkurtėr.
5) Kur ta pėrfundon kėtė i ngritė duart prapė deri te vėshėt, merr tekbir (duke thėnė All-llahu ekber) dhe shkon nė ruku duke i vendosur duart nė gjunjėt e tij dhe tri herė thotė: Subhane rabbijel-adhim.(Qoftė i pastėr Zoti prej tė gjitha tė metave Zoti i Madhėruar dhe i Lavdėruar).
6) Pastaj i ngritė duart dhe ngritet nga rukuja duke u drejtuar plotėsisht dhe thotė: Semiall-llahu limen hamideh. Rabbena lekel-hamd.(Vėrtetė All-llahu dėgjon atė i cili e falėnderon. Zoti jonė vetėm Ty tė takon falėnderimi).
7) Pastaj lėshohet nė sexhde duke vendosur nė tokė sė pari duart e pastaj gjunjėt. E kur tė lėshohet nė tokė vendos nė tė ballin, hundėn, gjunjėt dhe duart, e gjithashtu edhe gishtėrinjtė e kėmbės dhe thotė tri herė: Subhane rabbijel-ala.( Qoftė i pastėr prej tė gjitha tė metave Zoti i lartėsuar).
8) Pastaj ngrit kokėn nga sexhdeja e parė duke shqiptuar tekbirin (All-llahu ekber), vendos duart mbi kofshėt afėr gjunjėve dhe thotė: Rabbigfirli verhamni vehdini verfani verzukni ( Zoti im mė fal mua, mė mėshiro, mė udhėzo, mė ngre (nė pozitė tė lartė nė xhennet) mė furnizo). Apo thotė vetėm: Rabbigfirli rabbigfirli (O zot! Falmė, falmė).
9) E kur ta pėrfundojė kėtė atėherė pėrsėri kthehet nė sexhden e dytė dhe vepron njėjtė sikur nė tė parėn.
10) E kur ta kryejė edhe sexhden e dytė e ngreh kokėn, e para se tė ngritet pėr nė rekatin e dytė ulet pak, duke e shtrirė kėmbėn e majtė ndėrsa gishtėrinjtė e kėmbės sė djtathtė i kthen kah kibleja (dhe duke u mbėshtetur nė grushta ngritet pėr nė rekatin e dytė.Shėn.pėrkth.)
11) Kur ta kryejė gjithė kėtė muslimani atėherė ka pėrfunduar njė rekat me tri kushtet e tia; qėndrimi nė kėmbė ( kijamin), rukun dhe sexhden.
12) Pastaj nė rekatin e dytė pėrsėritė tėrė atė qė e ka bėrė nė rekatin e parė, e kur ta pėrfundon kėtė; ulet duke e shtrirė dorėn e tij tė djathtė mbi gjunin e tij, duke i mbledhur gishtėrinjtė e dorės sė djathtė, pėrveē gishtit tė tij tė madh tė cilin e ngritė duke e lėvizur dhe thotė:"Et-tehijjatu Lil-lahi ve-s-salavatu ve Tajibatu. Es-Selamu alen-Nebijji ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Es-Selamu alejna ve ala ibadil-lahi es-Salihin. Esh-hedu en la ilahe il-la-ll-llahu ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. ( Pėrshėndetjet, duatė dhe fjalėt e mira qofshin pėr All-llahun. Paqeja, shpėtimi, mėshira dhe bekimi qofshin mbi tė dėrguarin (Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve selem). Paqeja qoftė edhe mbi ne dhe robėrit e mirė. Dėshmoj se ska tė adhuruar tjetėr pos All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.)
All-llahume sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed, kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid." ( O Zot! Mėshiroje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siē e ke mėshiruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Vėrtetė ti je i Lavdėruar dhe i Lartėsuar. O Zot! Bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, ashtu siē e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Vėrtetė ti je i Falėnderuar dhe i Lartėsar. (Ky quhet Teshehudi dhe salavatet)
13) Pastaj e lutė All-llahun pėr atė qė don nga tė mirat e dunjasė dhe tė Ahiretit, duke filluar lutjen e tij me kėrkimin e mbrojtjes nga All-llahu prej katėr gjėrave, nga tė cilat ka kėrkuar mbrojtje i dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem:
" All-llahumme inni eudhubike min adhabi xhehennem ve min adhabi-l-kabri, ve min fitneti-l-mahja ve-l-memat, ve min sherri fitneti-l-Mesihi Dexh-xhal."( O Zot unė kėrkoj mbrojtje te Ti nga ndėshkimi i zjarrit dhe nga dėshkimi i varrit, nga sprovat e jetės dhe tė vdekjes dhe nga sprovat e Dexh-xhallit." ( Dexh-xhalli ėshtė njė krijesė e cila do tė del para ditės sė gjykimit dhe do tė ketė mundėsi tė shumta. Do tė jetė sprovė pėr njerėzit ngase do tė pretendon se ėshtė zot. E gjithė kėtė do tė mundohet ta argumenton me gjėra tė ēuditshme pėr njerėzit si ringjallja e tė vdekurėve. Ai i cili i beson do tė hynė nė xhehennem pėrgjithmonė e ai i cili e kundėrshton do tė jetė prej besimtarėve. Prej kėsaj sprove tė madhe ka kėrkuar mbrojtje i dėrguari i Zotit dhe na ka mėsuar edhe neve qė ta lutemi Zotin me te.)
14) Pastaj e kthen kokėn e tij nė anėn e djathtė (jep selam) duke thėnė:" Es-Selamu alejkum ve rahmetull-llahi" ( Paqeja dhe shpėtiimi i Zotit qoftė mbi ju) e pastaj edhe nė anėn e majtė duke e shqiptuar tė njejtėn.
15) E me kėtė pėrfundon namazi i tij nėse ėshtė dy rek'atėsh.
16) Ndėrsa nėse ėshtė tri apo katėr rekatėsh, pas kėndimit tė teshehudit ngritet pėr nė rekatin e tretė ( para se tė jep selam) duke marrė tekbir (All-llahu Ekber) dhe duke i ngritur duartė deri te veshėt dhe duke pėrsėritur gjithė atė qė ka bėrė mė parė; kryen qėndrimin nė kėmbė, rukun, sexhden...
17) E kur ta pėrfundojė rekatin e tretė apo tė katėrtė; ulet dhe kėndon gjithė atė qė u pėrmend, qė kėndohet nė ulje e mė nė fund jep selam.
7)
Disa etika tė namazit:
1) Ai i cili falet, mirė ėshtė qė tė shikojė nė tokė nė vendin e sexhdes, e mos ta ngritė kokėn nė qiell.
2) Mos tė lėvizė tepėr nė namaz.
3) Qė tė kujdeset pėr namazin me xhemat nė xhami, ngase namazi nė xhami ėshtė mė i vlefshėm pėr njėzet e shtatė herė nga ai qė kryhet vetėm.
4) Qė tė kujdeset pėr dhikrin ( pėrmendjen) pas namazit, si: tė thėnurit Estagfirull-llah (mė fal o Zot) tri herė pastaj tė thotė:" All-llahume ente es-Selamu ve minke-s-Selamu tebarekte ja dhe-l-xhelali ve-l-ikram."( O Zoti im! Ti je Shpėtimi dhe vetėm prej teje vie shpėtimi. I Madhėruar qofshė o i Madhėruar e i Nderuar).
5) Nėse falėsi falet pas imamit, mos tė bėnė veprime nė namaz para imamit d.t.th. nuk i lejohet qė ta parakalon imamin nė namaz.
6) Nėse gabon nė namaz: shton, mungon apo dyshon p.sh. nė numrin e rekateve atėherė e plotėson kėtė me atė qė kėrkohet.P.sh. Nėse dyshon se a i ke falur tri apo katėr rekate atėherė pas pėrfundimit tė duasė (lutjes) nė teshehudin (uljen) e fundit i bėnė dy sexhde para selamit. Kjo quhet-suxhudetu-s-sehvi.
7) Pėr tu kujdesur pėr namazin obligohesh qė ta njohėsh numrin e rekateve, ato tė cilat janė farz (obligative) dhe ato tė cilat janė sunnet (vullnetare).
Namazi i Sabahut ( mėngjesit)-i ka dy rekate sunnet / dy rekate farz.
Namazi i Drekės- dy (apo katėr) rekate sunnet/ katėr rekate farz/ dy rekate sunnet.
Namazi i Ikindisė ( i pasdrekės )- katėr rekate sunnet / katėr rekate farz/-
Namazi i Akshamit - tri rekate farz/ dy rekate sunnet/.
Namazi i Jacisė ( i mbrėmjes )- /katėr rekate farz/ dy sunnet dhe tri vitėr.
9)
Mes namazit farz, sunnet apo vitėr nuk ka dallim sa i pėrket formės pėrveē nijjetit (vendosjes), ndėrsa vendi i nijjetit ėshtė zemra siē kemi pėrmendur mė parė.
Kėto ishin nė mėnyrė pėrmbledhėse dispozitat e namazit, prandaj ēdo rob musliman obligohet qė tė kujdeset pėr to dhe qė ti kryen ato, por njėkohėsishtė obligohet qė ti thėrret edhe tė tjerėt nė kryerjen e tyre.
E nėse ai e kryen kėtė atėherė bėhet rob i mirė i Zotit dhe pėr kėtė do ta shpėrblejė All-llahu i Lartėsuar me xhennet dhe do ta shpėtojė nga zjarri i xhehennemit.
PĖRFUNDUAM ME FALĖNDERIMIN E ALL-LLAHUT.
Krijoni Kontakt