Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Fragmente nga libri i fundit i Mitro Çelës

    Mitro Cela, me ate penen e tij sa gudulisese aq edhe shpuese thekson per lexuesin konturet midis te bardhes dhe te zezes. Shumekujt nuk i mbetet gje tjeter vec ti lexoje e ti kete per shkolle.



    Ideja e priftit dhe marrëveshja e partive

    Në pritje të doktorëve për t’u shtruar në spitale, më mori në telefon Kardili. Më tha: “Një person i rëndësishëm i elitës politike italiane, mik i Shqipërisë, ndërmjetës i Papës pranë Andreotit, kërkon të bisedoni së bashku! Ai më tha se ju ka takuar në Tiranë, katër muaj më parë. Quhet Vicenzo Palia.”
    Futemi në një ndërtesë. Një burrë i veshur me kostum, pasi më përqafoi dhe buzëqeshi ëmbël, më ftoi të ulesha në një kolltuk. Vetëm nga një shirit i bardhë, si kollaro, dallohej se qe prift. Një ditë në Tiranë, ky prift-diplomat kishte vënë kollaro të kuqe për të takuar një nga sekretarët e komitetit Qëndror të Partisë së Punës. Bisedën e nisi duke u futur drejt e në “temë”:
    Prifti: -Ju jeni deputet, Kryeredaktor i gazetës “RD” dhe anëtar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike. Ju e patë pritjen madhështore që iu bë Zotit Bufi! Me një protokoll të tillë nuk u prit as Kryeministri i Kinës, që vizitoi Romën disa ditë më parë! Tani le të dalim tek pyetja: Në qoftë se qeveria italiane hap “thesin” e kredive dhe ndihmave për Shqipërinë, a mund të qëndrojë Zoti Bufi për një kohë të gjatë si kryeministër?
    Unë: -Edhe sikur të gjithë shqiptarët të hanë me lugë të florinjtë, Qeveria e Stabilitetit nuk mund të qëndrojë mbi fik më shumë se një vit. “Ditët ja ka prerë” marrëveshja e pesë partive.
    Ai: -Ka shumë ministra në qeveri, bile edhe nga ata që përfaqësojnë Partinë Demokratike që i kanë thënë “Si” kësaj ideje. Problem mbetet vetëm Berisha!
    Unë: -Unë nuk shoh ndonjë problem te Berisha. Problemi nis e mbaron te kumbarët që pagëzuan Qeverinë e Stabilitetit.
    Tre muaj më vonë, në vjeshtën e parë të 1991-it, u prish marrëveshja midis pesë partive (PD, PS, PR, PSD dhe Partisë Agrare.) Lindi një marrëveshje treshe: PR, PSD, PA. Kjo datë shënoi edhe vdekjen klinike të qeverisë Bufi. Në dhjetor ’91 Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi që ministrat demokratë të largohen nga qeveria. Pikërisht në këtë kohë mblidhet Këshilli i Ministrave. Veç kamerave të televizorit, ishte ftuar edhe Sali Berisha.
    Dhe nisi realizimi i skenarit të bekuar nga vetë shoku Ramiz. Të parët folën ministrat demokratë: Nuku e lëshojmë karriken! Njëri prej tyre tha: Pas rrëzimit të qeverisë shoh katastrofë, gjak, vdekje. Të tjerët i mbajnë ison. Mua m’u kujtua biseda me priftin në Romë: Për qeverinë kanë thënë “Si” ministrat demokratë...
    ___________________________________________

    Unë dhe Teodor Keko votë-kundër Presidentit Berisha

    Pranverë 1992. Cili ishte skenari i jetës politike? PD-ja kishte larguar nga skena e pushtetit Partinë e Punës. Ende nuk ishte zgjedhur presidenti. Pa Presidentin nuk kishte as qeveri. Kjo do të thotë se të gjithë “ëndërronin” për një të shkretë karrige. Ndërkohë në PD ishte kristalizuar një grup fraksionist. Nga ky grupim lindën mocionistët. (Sa për kureshtje, nuk është më sekret, sepse e kam botuar në një nga kronikat e mia: unë kam qenë një çikë mocionist – si puna e asaj virgjëreshës që kishte qenë një çikë me barrë!) Pastaj ndodhi metamorfoza: Mocionistët krijuan partinë Aleanca Demokratike e të tjera, e të tjera!
    Mbrëmjen që do të zgjidhej Presidenti i Republikës, unë përfundova në klub me Teodor Kekon. Të dy kishim bindjen se ishim të paaftë për pushtet, prandaj e hodhi Dori:
    -Sikur të pimë nga një të vockël! Paguaj unë, me honoraret që do të më japësh ti si kryeredaktor i RD-së!
    Unë: -Dakort! Por kam një mendim: Berisha e ka të sigurtë fronin e Presidentit. Po nuk fitoi me dy të tretat e votave, kurorëzohet me 50 për qind! Po votuam ne të dy kundër, Berisha fiton me variantin e dytë. Ky “dështim” i vogël, ndoshta do të jetë një mësim i madh për të ardhmen politike të Berishës!
    Teodori: -Më pëlqen ideja, por më parë le të bëjmë llogaritë...Kemi pro partitë e Gjinushit me Godon. Fraksionistët kundër. Por kemi pro Dritëronë dhe...Po të fusim edhe dy votat tona, Saliu nuk fiton me raundin e parë! Do të jetë kryevepër!
    Pasi përsëritëm ca mbledhje e ca zbritje, hodhëm me eks edhe nga një dopjo konjak dhe u futëm në sallë...
    Filloi votimi i fshehtë dhe nominal. Teodori hiqte viza...Nisi numërimi i votave...u dëgjua një zë nga podiumi: Sali Berisha shpallet president me dy të tretat e votave!...Mbi kokat tona, një femër që qëndronte në lozhë “tundte” një shishe shampanje!
    Unë: -Dori! Na vajtën llogaritë për dhjamë qeni!
    Teodori: -Vizat e mija tregojnë se votë-pro kanë futur në kuti të gjithë fraksionistët, që nga Pashko, Imami, Ruli...mendojnë se mund të rrëmbejnë ndonjë “kockë” nga Berisha.
    ______________________________________________

    Anëtarët e Promemorjes votë-pro për Presidentin!

    Ecim në vite. Pranverë 1997. Skena politike: Socialistët kishin muaj që nuk bënin jetë parlamentare. Kishte nisur kriza e fajdeve. Ishin shembur me radhë Xhaferri, Driza, Vefa, Gjallica and Co. Në Vlorë studentët ishin futur në grevë urie për të rrëzuar Berishën. Një grup politikanësh të PD-së kishin krijuar një lëvizje me emrin Promemorje. Në gjenezë Promemorja ishte anti Berishë. Duke respektuar mendimet publike “Anti Berishë” të çdo politikani, sidomos brenda radhëve të PD-së, le të ndjekim se çfarë do të ndodhë me institucionin më të shenjtë të demokracisë: Votimin e fshehtë!
    3 mars 1997. Futemi në sallë. Nisi votimi i fshehtë dhe nominal...Filloi numërimi i votave...Sali Berisha shpallet president. Asnjë deputet që kishte firmosur Promemorjen nuk votoi kundra!
    Pas këtij paradoksi: No Coment!
    ...
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sokolit per Mitron.

    Meqe aty nuk diskutojm,e dot..lexo kete dhe fshije pastaj..

    Ay Mitrua yne qe paska bredhur sa me Kardilar e sa me Kanellat ke pyeste dhe me cilin mandat hynin e dilni pellumbat e PD-se sa ne nji cerdhe spiunazhi ne Tjetren..

    Apo ashtu fshehurazi alla PPSH kane bere dhe MITRUA me shoke..

    Apo ..Mjafton qe te kene lugen ne brez sic thote dallkauku Filip Cakuli..

    E dyta ne se Mitrua kerkon te na ndricoje prapaskenat le te hape driten se ne erresire nuku shohim gje..
    E kam fjalen kur ai permend dreka darkat ne rezidencat e spiunazheve te huaja qe shkonin te perlyheshin Socialistet e Demokratet e sorrollopi duhet MITRUA te jape Emra..jo te flase me X e Y.
    Perndryshe te mos e kish shkruar fare..

    Ka frike Mitrua???
    Ne se ka frike tu permende emrat Spiunve tone qe sot jane ne tribunat e qeverive e partive athere kot eshte lodhur..

    Mitrua , strategu i ekonomise PD-iste cthote per rrumpallen qe u be nga PD?
    Asgje..

    Ai eshte pergjegjes si RULI,MEKSI e Pashko..

    Sot Mafia socialiste sundon kudo..
    Aty ka dhe Mitrua merita.

Tema të Ngjashme

  1. Vriten ekstremistët e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  2. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  3. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16
  4. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Puthja e fundit
    Nga Shën Albani në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 03:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •