Tė gjithė tė interesuarit qė synojnė tė fitojnė tė drejtėn e qėndrimit nė SHBA nėpėrmjet lotarisė amerikane Green card, do tė kenė mundėsi tė aplikojnė nga 3 tetori i ardhshėm procedurat e pjesėmarrjes nė kėtė lotari ndėrkombėtare. Sipas njoftimit tė Departamentit tė Shtetit Amerikan, publikuar nė faqen zyrtare tė tij, lotaria Green Card 2009 do tė startojė nė datėn 3 tetor 2007 dhe do tė zgjasė deri mė 2 dhjetor tė vitit 2007. Gjatė kėsaj periudhe dymujore, tė gjithė kandidatėt pėr tė fituar kėtė lotari dhe njėkohėsisht pėr tė qėndruar dhe jetuar nė SHBA, duhet tė kenė kryer aplikimet e tyre online, duke respektuar kėrkesat dhe kriteret e pėrcaktuara. Nė njoftimin e Departamentit Amerikan tė Shtetit bėhet e ditur se shumė shpejt do tė publikohen edhe rregullat dhe kriteret e reja, nė krahasim me lotarinė e vitit 2008.
Njė nga kriteret e reja tė vendosura pėr lotarinė amerikane Green Card 2009 ėshtė se tė gjithė aplikantėt duhet ti bashkėngjisin aplikimit fotot e tyre, tė realizuara jo mė shpejt se 3 qershori 2007.
Green Card, ēfarė ėshtė?
Green card ėshtė bileta qė ju bėn pėrkohėsisht rezident nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kjo ėshtė gjithashtu njėra nga mėnyrat mė tė lehta pėr tė emigruar nė SHBA. Pėr tė qenė pjesėmarrės i kėsaj lotarie mjafton tė kesh lindur nė njė nga vendet e zgjedhura pėr lotarinė. Shqipėria ėshtė njė nga vendet e pėrzgjedhura dhe ku mjaft shqiptarė kanė fituar kėtė lotari gjatė viteve tė fundit. Gjithashtu, njė tjetėr kusht i rėndėsishėm ėshtė qė tė kesh mbaruar njė shkollė. Nėse ėshtė universitet, mundėsitė janė mė tė mėdha. Green card ėshtė mėnyra mė e mirė e emigrimit dhe ėshtė miratuar nga Kongresi Amerikan qė nė vitin 1990.
Si do tė bėhet regjistrimi kėtė vit
Tė gjithė ata persona qė dėshirojnė tė aplikojnė nė programin e lotarisė duhet tė regjistrohen nėpėrmjet faqes sė internetit www.dvlottery.state.gov. Regjistrimi bėhet falas. Tė gjithė personat qė kanė mbaruar shkollėn e mesme ose tė paktėn kanė dy vjet punė mund tė aplikojnė pėr tė fituar lotarinė amerikane pėr tre muajt nė vijim. Sipas Departamentit tė Shtetit, programi i Lotarisė sė Vizave DV-2009 do tė mbarojė nė mesditėn e 2 dhjetorit. Shqipėria ėshtė njė nga vendet e listės sė hartuar nga Departamenti i Shtetit qė pėrfshihet nė programin e lotarisė.
Regjistrimi
Regjistrimi bėhet vetėm me anė tė internetit dhe falas. Njoftimi pėr fituesit do tė kryhet vetėm me e-mail. Departamenti i Shtetit nuk nėnshkruan, rekomandon apo sponsorizon ndonjė informacion apo material nga entitete tė jashtme. Aplikimet me letėr dhe me postė pėr regjistrim nuk pranohen. Aplikantėt do tė pėrzgjidhen rastėsisht nga kompjuteri nga tė gjithė formularėt e plotėsuar. Ata qė do tė pėrzgjidhen do tė njoftohen me postė nga mesi i majit dhe i korrikut tė vitit 2008 dhe do t' u jepen udhėzime tė mėtejshme, nė tė cilat pėrfshihet informacioni pėr pagat e emigrantėve nė SHBA. Personat qė nuk do tė zgjidhen, nuk do tė marrin njoftim.
Ēfarė kėrkohet pėr tė aplikuar
1- Aplikantėt duhet tė jenė shtetas tė njėrit nga vendet tė cilat janė pėrcaktuar. Qytetarė tė njė vendi tė cilėt klasifikohen si shtetas tė tij. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, kjo do tė thotė vendi ku aplikuesi ka lindur. Megjithatė, ka dy mėnyra tė tjera se si klasifikohet aplikanti. E para, nėse njė person ka lindur nė njė shtet qė nuk i pėrket listės sė pėrcaktuar nga Departamenti i Shtetit, por bashkėshortja e tij ose bashkėshorti kanė lindur nė njė vend qė i pėrket listės, ai person mund tė deklarojė vendin e lindjes sė bashkėshortes sė tij dhe qė tė dy mund tė sigurojnė aplikimin njėkohėsisht.
E dyta, nėse njė person ka lindur nė njė shtet, i cili nuk ėshtė nė listė, por asnjėri nga prindėrit e tij s'kanė lindur atje apo s'kanė banuar atje nė kohėn kur ai ka ardhur nė jetė, ai person mund tė deklarojė shtetėsinė e njėrit nga prindėrve nėse ėshtė njė nga vendet tė cilat janė tė pėrcaktuara nė programin e DV-2009.
2. Aplikuesi duhet tė plotėsojė kėrkesat e arsimimit dhe trajnimit tė programit DV.
Arsimimi dhe trajnimi: Njė aplikant duhet tė ketė arsimin e mesėm apo ekuivalentin e tij, i cili cilėsohet si njė pėrmbushje e suksesshme e njė shkollimi 12-vjeēar. Ose tė paktėn tė ketė dy vjet eksperiencė pune brenda pesė viteve tė fundit, punė e cila ka kėrkuar tė paktėn dy vite trajnimi ose eksperience pėr t'u fituar.
Nėse aplikanti nuk mund t'i plotėsojė kėto kėrkesa, ai ose ajo nuk duhet tė aplikojnė pėr programin e Lotarisė sė Vizave amerikane.
Procedurat e aplikimit nė lotarinė amerikane
1. Departamenti i Shtetit mund tė pranojė vetėm forma tė plotėsimit elektronik pėr Lotarinė e Vizave DV nė www.dvlottery.state.gov, gjatė periudhės sė regjistrimit, qė fillon nė orėn 12:00 tė datės 3 tetor 2007 dhe mbaron nė orėn 12:00 tė datės 2 dhjetor tė vitit 2007.
2. Nėse do tė ketė shumė aplikime pėr njė person, tė gjitha ato do tė skualifikohen, pavarėsisht se kush e ka bėrė aplikimin. Aplikantėt mund tė pėrgatiten dhe ta bėjnė vetė aplikimin, por mund ta bėjė edhe dikush tjetėr pėr ta.
3. Regjistrimi i suksesshėm do tė konfirmohet dhe do tė dėrgohet nė adresėn elektronike, me emrin e aplikantit, datėn e lindjes, shtetėsinė dhe ditėn e datėn e aplikimit. Aplikanti mund ta printojė kėtė konfirmim pėr ta pasur.
4. Aplikimet nė letra nuk do tė pranohen.
5. Aplikimi do tė skualifikohet nėse nuk dėrgohen tė gjitha fotot e kėrkuara. Fotot e kėrkuara janė: fotot e fundit tė aplikantit dhe bashkėshortit/bashkėshortes sė tij, si dhe fotografia e secilit fėmijė nėn moshėn 21 vjeē, duke pėrfshirė tė gjithė fėmijėt natyralė, fėmijėt e birėsuar, si dhe ata thjeshtėr. Nuk janė tė nevojshme fotot nė rastet kur fėmijėt kanė nėnshtetėsi amerikane apo leje tė pėrhershme qėndrimi. Fotot duhen dėrguar edhe nėse fėmija nuk jeton mė me aplikantin apo nuk ka ndėrmend tė emigrojė me programin e Lotarisė sė Vizave DV. Fotografi grupi apo e tė gjithė familjes nuk do tė pranohen; duhet tė ketė foto tė veēantė pėr ēdo anėtar familjeje.
Fotot duhet tė jenė dixhitale pėr secilin nga aplikantėt, bashkėshortin ose bashkėshorten e fėmijėt dhe duhet tė dėrgohen me internet.
Kujdes!
Nėse gaboni, ju skualifikoheni automatikisht nga kompjuteri. Sė pari, nuk duhet tė aplikoni mė shumė se njė herė. Kompjuteri do tju skualifikojė automatikisht nėse do tė regjistrohen dy formularė me tė njėjtin emėr, edhe nėse dikush tjetėr do tė aplikojė pėr ju. Ndėrkohė, nėse nuk keni njė arsim 12-vjeēar ose dy vjet punė nė pesė vitet e fundit, e cila ka kėrkuar dy vjet trajnim ose eksperiencė, ju nuk do tė pranoheni. Ky ėshtė njė kriter i programit tė Lotarisė Amerikane dhe megjithėse nuk ka njė limit pėr moshėn e aplikuesit, sipas kėrkesės sė mėsipėrme, i bie qė personat nėn moshėn 18 vjeē skualifikohen. Duhet tė tregoheni shumė tė kujdesshėm, pasi nė momentin qė do tė plotėsoni formularin, nuk duhet tė keni shkėputje kohore. Formulari elektronik ėshtė dizenjuar pėr t'u plotėsuar brenda 60 minutash, duke marrė parasysh problemet e vonesat e rrjetit. Ju duhet tė merrni tė gjitha materialet e duhura pėr plotėsimin e formularit. Fotografitė mund t'ju rrezikojnė mė shumė nė aplikimin tuaj. Ato nuk duhet tė dėrgohen tė ndara me aplikimin. Nėse dėrgoni formularin fillimisht dhe fotografitė mė pas, ju skualifikoheni. Ndėrkohė, fotografia e aplikuesit, por edhe e familjes sė tij, duhet tė jetė secila veē e veē dhe duhet tė plotėsojė tė gjitha specifikimet e duhura.
Aplikimi
E vetmja mėnyrė pėr tė aplikuar nė lotarinė amerikane ėshtė ajo elektronike, adresa ėshtė www.dvlottery.state.gov. Nėse nuk e plotėsoni tė tėrėn, do tė skualifikoheni. Aplikantėve do t'u kėrkohet pėr tė plotėsuar informacionin e mėposhtėm nė EDV Entry. Formulari pėrmban kėto kėrkesa
1. Emrin e plotė - mbiemrin e familjes, emrin, emrin e babait
2. Datėn e lindjes - Dita, muaji, viti
3. Gjininė - Femėr ose mashkull
4. Fshati/Qyteti i lindjes
5. Shteti i lindjes - Emri i vendit duhet tė jetė ai i cili ėshtė nė pėrdorim pėr vendin ku ka lindur aplikanti
6. Fotografitė e aplikantit
7. Adresėn - adresėn, Fshati/Qyteti, Distrikti/Rajoni/Provinca/Shteti, Prefiksi
8. Numri i telefonit (kjo ėshtė me zgjedhje)
9. Adresėn e e-mail (kjo ėshtė me zgjedhje)
10. Vendi i pėrfshirė nė listė, nėse shteti ku jeton nuk ėshtė ai i lindjes- Nėse aplikanti kėrkon shtetėsinė e njė vendi tjetėr, i cili nuk ėshtė ai i lindjes, ky informacion duhet tė deklarohet nė formular.
11. Gjendja civile - I pamartuar, i martuar, i divorcuar, vejushė/vejan, i ndarė ligjėrisht
12. Numri i fėmijėve qė janė tė pamartuar dhe poshtė moshės 21-vjeēare, pėrveē fėmijėve qė kanė shtetėsi amerikane ose kanė leje qėndrimi tė pėrhershme nė SHBA.
13. Informacione pėr bashkėshortin/bashkėshorten- Emri, data e lindjes, gjinia, fshati/qyteti i lindjes, shteti i lindjes, fotografia
14. Informacione pėr fėmijėt - Emri, data e lindjes, gjinia, fshati/qyteti i lindjes, shteti i lindjes, fotografia
Krijoni Kontakt