Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Petrit Palushi

    “Tri motra nė njė qytet”

    22/07/2007 - 08:30
    • Nga Arta Marku



    Qyteti, i akullt, i ashpėr, agresiv madje… Eshtė qyteti ku mbėrrijnė tri motrat. Flokėverdha, tėrheqėse, transparente, tė brishta. Qyteti ku kryeqėzohet Drini i Bardhė me Drinin e Zi (jo rastėsisht kėto ngjyra ekstreme) ėshtė vendi i izolimit tė tri motrave (qė mbėrrijnė nga Melburni), pėr tė vetmin “faj” se i ati i tyre, kohė para se tė lindnin vajzat, ishte arratisur. Kohė mė pas, vėllai i tyre i madh, pėr njė trill kėrkon tė vijė nė Tiranė e tė kryejė studimet nė vendin e origjinės sė babait, nė gjuhėn qė nėpėrmjet gjakut kish kaluar nga ati tek i biri. Kurse motrat, pėrshkojnė tė njėjtėn rrugė qė kish bėrė vėllai, pėr ta takuar atė, pas njė heshtje tė gjatė moskomunikuese. Nė Shqipėri i pret e paparashikueshmja. Jeta e tyre merr tė tatėpjetėn, pasi i vėllai ish rrokullisur mė parė…
    Ngjarjet e librit zvillohen mė shumė sė brendshmi se sė jashtmi. Jo rastėsisht libri ėshtė i ndėrtuar mbi monologun mė shumė sesa mbi dialogun.
    Argumentet mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar libri janė thellėsisht kundėrshtuese ndaj njėra tjetrės, me anė tė cilave autori kėrkon tė krahasojė Shqipėrinė e diktaturės me shpirtin e pastėr dhe tė brishtė njerėzor: qyteti i ashpėr dhe vajzat e brishta, tė cilat nuk mund tė miqėsohen mes tyre. Sė paku jo nė atė kohė nė tė cilat fati (fatkeqėsia) i ka bėrė “bashkė”. Vajzat janė pothuaj tė internuara nė hapėsirėn gri tė qytetit tė ftohtė. Njerėzit nuk mund tė krijojnė marrje dhėnie me to, veē nė mos disa prej fėmijėve tė qashtėr... Flitet pėr njė kohė traumatike… kurse autori i librit “Tri motra nė njė qytet, ka gjetur njė mėnyrė ndryshe pėr tė rrėfyer pėr tė… Por, cthotė pėrtej kėtyre, ai vetė pėr librin, qė e prezanton pėr herė tė dytė nė pozicionin e shkrimtarit pas “Pėrroi i andrrės”…

    “Tri motra nė njė qytet”... duket se dy janė argumentet e romanit tuaj: motrat dhe qyteti. Ēfarė pėrfaqėsojnė kėto dy argumente dhe nė ē’raport qėndrojnė ato nė librin tuaj? Janė motrat qė ju kanė ēuar te qyteti, apo pėrkundrazi, ju duke dashur tė flisni pėr qytetin, keni pėrdorur motrat si karrem…?

    Tri motrat dhe qyteti kanė njė lidhje. Vetė rrjedha e ngjarjeve i sjell tri protagonistet e romanit nė njė skenė tė tillė ku luhet fati i tyre krejt i pafat. Ėshtė njė shtysė, njė kėrkesė e brendshme drejt njė skene ku mund tė luhej fati i tyre kėsisoj. Qyteti pra shndėrrohet nė skenė, nė dekor, ku shumė shpejt banorėt e tij shndėrrohen nė aktorė. Nė mos pranė qytetit qė shtrihej pranė Dy Drinave (mu aty ku zhvillohet gjysma e ngjarjeve tė librit), ngjarjet mund tė vendoseshin nė njė qytet tjetėr. Unė kam pasė parasysh njė qytet qė shtynte ditėt nėn rregullat e ngurta dhe izoluese tė diktaturės.

    Janė dy elementė qė qėndrojnė pėrkundėr njėri-tjetrit: brishtėsia e motrave pėrballė ashpėrsisė sė qytetit. E qėllimshme kjo nga ana juaj? Apo ishin elementėt realė qė i gjetėt tė gatshme pėr tė ndėrtuar kėtė vendosje tė tė kundėrtave pėrballė?

    Ajo kundėrvėnie qė vini re ju, mė ka shėrbyer pėr tė krijuar kontrastin rrėfimor. Kėtu kanė vepruar njėfarėsoj elementėt realė, njė avull i frikshėm qė qėndronte mbi njė kolektiv tė robėruar. Po tė mos ekzistonte e kundėrta, romani nuk do tė ekzistonte n’atė formė qė ėshtė ndėrtuar. Vargu i A. Shkrelit (“Ruaju, moj, se vashat mė tė bukura i vret bukuria e vet”), i vendosur si parafjalė e shkurtė e romanit ėshtė njė lloj paralajmėrimi mbi fatin e personazheve femra. Por jo vetėm hijeshia e tyre. Edhe mėnyra e jetesės, veshja, psikologjia bie ndesh me atė frymė tė betonizuar qė kish futur diktatura tek njeriu, aq mė tepėr tek shpirtrat e njerėzve qė banonin nė skaje tė largėta, thuajse harruar prej botės. Mu pėr kėtė jam pėrpjekur qė edhe ana syzheike tė jetė mė e larmishme dhe kontrastive dhe njėkohėsisht tė vendos njėfarė ekuilibri midis pjesėve dramatike dhe jodramatike.

    Meqė jemi kėtu, a ka njė histori reale qė ua ka dhėnė shtysėn pėr kėtė libėr? A kanė ekzistuar me tė vėrtetė tri motrat flokėverdha nė qytetin ku kryqėzohej Drini i Bardhė me Drinin e Zi?

    Po, ka njė tė vėrtetė dhe, si tė thuash, prej kėtu ka lindė shkėndia e parė qė vepra mė vonė tė merrte jetė. Njė lėndė e tillė ėshtė ngjizur nė trurin tim si pa e kuptuar pėr shumė e shumė kohė. Aty kah vitet ’80, kanė mbėrritė nė Kukės tri motra shqiptaro-australiane, thuajse gjysmė tė internuara. Kanė qenė jashtėzakonisht tė hijshme; njėra ka qenė flokėverdhė, ndėrsa dy tė tjerat me flokė tė zez. Por letėrsia ka tė bėjė me atė qė quhet fiction, prandaj unė kam kapėrcyer shumė gjėra. Pėr mua ka pasė rėndėsi ngacmimi tė shkruaja diēka rreth fatit tė tyre. Gjatė shkrimit fantazia ėshtė futur n’ato rrjedha qė e ka shpėrfillė krejt atė lėndė tė parė, ose i ka mbetur vetėm njė pamje e largėt. Unė nuk e kam ndjekė pikė pėr pikė ngjarjen, por kam krijuar njė pjesė tė re tė plotė, se ndryshe vepra do merrte formėn e njė reportazhi letrar. Mė ėshtė dashur tė krijoj skena tė qytetit (Kukėsi i Vjetėr) qė tash nuk ekziston mė, ndėrsa pamjet e Kukėsit tė Ri i kisha ēdo ditė para syve tė mi. Kjo, si me thėnė, ėshtė skena ku luajnė personazhet. Pavarėsisht se qyteti i vjetėr pėrmbytet, dhe jeta zhvendoset nė qytetin tjetėr, tė dy qytetet pėrbėjnė njė jetė, njė psikologji, njė mentalitet, natyrisht nėn flamėn e dikaturės. Jo mė kot, unė tri motrat i shoh si personazhe qė veprojnė nė njė qytet. Dhe, meqenėse jemi te historia reale e tri motrave, e madhja ka bėrė shtatė vjet burg politik, e ndėrmjetmja u arratis; mund tė shtoj se poeti V. Zhiti nė librin “Ferri i ēarė” (f.64-65) e ka pėrshkruar njėrėn prej motrave, e cila ndodhej asokohe nė njė qeli pranė qelisė ku gjendej poeti. Tani, mesa di unė tri motrat janė vendosur prap nė Melbourne (Australi).

    Ka njė detaj nė kėtė libėr; prania e Pėrroit tė Andrrės, njė element i cili nė tė vėrtetė ka qenė boshti i librit tuaj tė parė, me tė cilin identifikohej qysh nė titull. Pse shfaqet i pranishėm ky pėrrua sėrish nė librin e dytė? Ju shėrben pėr njė detaj, apo mė shumė se kaq ju keni njė lidhje tė posaēme me pėrroin dhe legjendėn qė i jep njė tis intrigues atij?

    Ai pėrrua ka marrė formėn e njė metafore, dhe ka tė bėjė pikėrisht me shqetėsimin qė e ndjek njeriun vazhdimisht. Prania e tij ėshtė trandje, ėshtė brengė dhe njėkohėsisht sikur e thirr njeriun t’i ikė sadopak fatit tė mbrapshtė qė e rrethon gjithandej. Zhurma e ujit tė Pėrroit tė Andrrės ėshtė njė lloj muzike qė shoqėron gjithė rrėfimin; ai ėshtė shndėrruar nė detaj, nė nyje lidhėse pėr shumė gjėra.
    Njė pikturė (e imagjinuar?) ju e keni pėrshkruar me detaje nė librin tuaj (njė nga protagonistet ėshtė piktore, e cila nė tė vėrtetė shfaqet njė herė tė vetme me penela nė dorė): nė fillim gurė tė vegjėl tė bardhė, pastaj njė imazh femėror… vija tė errėta. Ēfarė nėnkupton kjo pikturė, pikėrisht me ato detaje qė i keni dhėnė ju, pėrtej tė qenit njė vepėr qė thyen kornizat e realizmit socialist?
    Ėshtė tabloja jokonformiste e njė rrėfimi pa zė, krejt nė heshtje. Ėshtė njė jetė e shkuar kot, nė kotrast me atė qė trumbetohej. Ėshtė pėrshkrimi i njė realiteti qė vret edhe jetėn e njė krijese tė brishtė siē ėshtė femra. Njė femėr pa mbrojtje, e rrethuar prej njė realiteti tė vrazhdė.

    Elementet mistikė janė tė pranishėm nė tė dy librat tuaj. Por le tė qėndrojmė te libri i dytė i cili mė sė shumti ka njė bazė reale. Gjithsesi: prania e elementėve mistikė, ėshtė njė kėrkesė nė funksion tė asaj qė doni tė thoni apo, i pėrket mė sė shumti natyrės suaj, mėnyrės tuaj tė tė shkruarit?

    Kam pėrshtypjen se elementėt mistikė kanė zėnė vend krejt natyrshėm nė prozėn time. Nė trevėn ku unė banoj kanė funksionuar shkėlqyeshėm njė herė e moti mitet, legjendat, etj. Mund tė them se tash kanė mbetur fije tė tyre, tė cilat sidoqoftė, kanė ndikuar jashtėzakonisht tek unė. Por edhe pėrditshmėria jonė seē ka njė lloj mistike tė ēuditshme, tė cilėn bėjmė sikur s’e vemė re; kėsisoj elementėt mistikė shpesh janė bėrė pjesė e veprės time. Ajo ashpėrsi jete nė vitet e ish-diktaturės, mė shtyn tė besoj se u bė kėmbimi i kohėve: Mesjeta qe e pranishme nė gjysmėn e dytė tė sh. 20, ndėrsa e tashmja, ajo qė duhej tė jetohej normalisht, u zhyt nė nė zgafella.

    Nė tė njėjtin kontekst, ēfarė mund tė thoni pėr ėndrrat (Flaka ish lodhur duke parė ėndrra qysh kur kish mbėrritė nė atė qytet…)?

    Pėrgjithėsisht personazhet e romaneve tė mi janė personazhe me ėndrra tė deformuara. “Pėrroi i Andrrės” ėshtė njė roman i mungesės sė ėndrrave (pavarėsisht se aty kemi tė bėjmė me shformėsimin e legjendės), ndėrsa personazhi i Flakės qė ju e pėrmendni, tronditet pikėrisht prej ėndrrave tė rėnda; mungesa e ėndrrave ose dhe ėndrrat e rėnda, ėndrrat me kryeposhtė, janė njėfarėsoj pasqyra e njė jete me plot mungesa.

    Nėse do ti referohesha elementit kohė, dy librat tuaj tė deritanishėm janė ndėrtuar mbi terrene kohore tė ndryshme.... Sa e rėndėsishme ėshtė koha nė njė vepėr letrare, pėr ju, pėr tė transmetuar mesazhet tuaja? Apo ėshtė thjesht ngjarja qė e pėrcakton atė?

    Te “Pėrroi i Andrrės” duket se ėshtė njė kohė qė vjen nga tejhistoria, nga tejkoha; te “Tri motra nė njė qytet” ėshtė njė kohė tjetėr, nė pamje tė parė moderne. Por drama e njeriut ėshtė e njėjtė, vetėm se vuajtja e njeriut ėshtė mė pak e dukshme, me njė lloj sofistikimi perfekt. Pra, kohėt fizike (periudhat, etj, etj.) shkrihen dhe del fati i njeriut nė atė kohė qė mund tė quhet kohė ekzistenciale. Vepra letrare dhe nė kėtė kuptim, proza, ėshtė njė vepėr e pakohė. Koha e pėrcaktuar do ta kufizonte shumė rrezen e mesazhit tė vetė veprės.

    Njė tjetėr veēori qė u karakterizon, sėrish nėse do t’i referohesha dy romaneve tuaj: prania e gegnishtes nė letėrsi, kryesisht si leksik. Kjo ėshtė njė kėrkesė pėr tė pasuruar gjuhėn e librit, apo mėnyrė tė shkruari, pasojė e origjinės suaj?

    Gjuhėn e konsideroj pjesė tė rėndėsishme tė njė vepre letrare. Kjo do tė thotė qė gjuha rrėfimore duhet tė jetė mjaft e pėrpunuar. Stili pa njė gjuhė seriozisht tė pėrpunuar ėshtė i thatė, jo funksional. Gjuha ėshtė plastikė, ėshtė modelim. Mė vjen mirė qė kritika e ka hetuar kėtė element nė dy romanet e mia. Elementė tė gegnishtes nė prozėn time janė jo vetėm si leksik, por edhe si frazeologji dhe si formė sintaksore. Aty ka edhe neologjizma (farkime fjalėsh tė reja), por pjesa mė e madhe ka tė bėjė me pėrditshmėrinė e gjuhės, dmth., me atė qė flitet sot, jo vetėm aty ku unė banoj, por edhe nė treva tė tjera (Has, Prizren, Gjakovė, Opojė, Therandė, etj.). Elementė tė tillė gjuhėsorė zėnė vend natyrshėm gjatė shkrimit tė prozės, pra njė prani e tillė ndihet si domosdoshmėri. Pėrndryshe, proza ime do t’ish fort e mangėt, ose do t’ish prozė fort e zakonshme. Nė anėn tjetėr, ėshtė detyrė e gjuhėtarėve tė pėrcaktojnė se nė ē’masė e pasurojnė gjuhėn elementė tė tillė gjuhėsorė.

    Libri ėshtė ndėrtuar si njė mozaik, ku nė vend tė copėzave tė gurėve janė copėza tė historisė qė krijojnė njė panoramė: si ka funksionuar procesi i ndėrtimit tė kėsaj tablloje? Ju e keni skicuar mė parė atė, apo intiutivisht tabloja krijohej ndėrsa ju shkruanit?

    Nė mendjen time fillimisht ka qenė skeleti i veprės. Gjatė shkrimit tė romanit shumė gjėra pėrmbyseshin dhe lindnin tė tjera; krijimi mbetet nė rrjedhė tė vazhdueshme, prandaj fatet e pesonazheve i kam marrė nė vija tė pėrgjithshme, nė vija mė pikante. Ka qenė njė kalim telegrafik nė jetėn e tyre qė mė krijoi mundėsi qė secili personazh tė kish profilin e vet. Romani ėshtė shkruar copėza-copėza dhe nė fund kam bėrė montimin e pjesėve duke ndjekur njė vijė lineare, njė farė kronologjie. Mė sė fundi e vura re se tabloja e veprės kish mbaruar dhe s’kisha ē’tė shtoja mė.

    Nė pėrgjithėsi: si funksionon procesi pėr ju? Si lind njė ide, si materializohet ajo nė njė libėr, si avancon? A mund tė pėrmbyset njė ide fillestare nė rrugė e sipėr…?

    Pėrgjithėsisht, mbasi lind ideja, ajo pėrpunohet gjatė nė mendjen time, merr frymė, krijon hapėsirėn e veprimit dhe materializimi (shkrimi i librit) ėshtė puna e fundit. Por ndodh qė ideja fillestare pėrmbyset, lind njė ide e re, ndoshta me kuptim krejt tė tjetėrllojtė me fillestaren. Kur shkrimtari ėshtė nė kėrkim tė vazhdueshėm ndodhin gjėra tė tilla, pėrndryshe idetė do tė ishin ide vegjetuese dhe tė plogshta dhe me vėshtirėsi mund tė dilte lėndė prej tyre.

    “Romani ėshtė njė zhanėr i pakryer”; me kėtė thėnie tė teoricienit M. Baktin, kritiku Ahmet Selmani, nė pasthėnien e librit, kėrkon tė interpretojė romanin tuaj, madje duke shtuar se “Mbase nė kėtė garė tė pakryer, futet edhe Petrit Palushi me romanin e tij “Tri motra nė njė qytet”, pėr ta transformuar qoftė me formėn e jashtme, qoftė me atė tė brendshme”. Si e komentoni ju kėtė? Ku e gjeni lidhjen mes tė pakryerės dhe librit tuaj “Tri motra nė njė qytet”? Ēfarė do tė thotė sipas jush i kryer, pėr njė vepėr letrare?

    Kam pėrshtypjen se kritiku A. Selmani, njė nga kritikėt mė seriozė tė letrave shqipe sot, duke cituar teoricienin M. Baktin, ka pasė parasysh kėrkesat e mėdha qė ka gjinia e romanit, njė gjini jashtėzakonisht e vėshtirė. Nė kėtė rast, e pakryera, ėshtė pėrpjekja e shkrimtarit pėr tė afruar veprėn e vet tek e mundshmja e rrėfimit, ose mė saktė, tek njė rrėfim i paqortueshėm. Pikėrisht te romani “Tri motra nė njė qytet”, jam pėrpjekur tė rrėfej brenda kėtyre kėrkesave. Kurse, e kryer, nė njė vepėr letrare, ėshtė gjithmonė ajo qė pėrmban tė pakryerėn nė vetvete. E pakryera, tekembramja, ėshtė mundi i shkrimtarit pėr tė pėrsosur veprėn nė tė gjithė plotninė e vet. Kur thuhet qė autori ka gjetė veten te njė vepėr e caktuar, ėshtė gabim, dmth, sipas kėsaj mendėsie, autori ka mbėrritur njė cak dhe ka shterruar. Autori ėshtė nė kėrkim, imagjinata ėshtė nė lėvizje tė pandėrprerė.
    Libri mbyllet me arratisjen e njėrės prej protagonisteve ndėrsa ishte hapur me arratisjen e tė atit, vite mė parė... Njėfarėsoj mbyllni njė qark. Bėhet fjalė pėr njė zgjidhje letrare, apo ishte njė pashmangshmėri e rrjedhės sė ngjarjeve?
    Arratisja e njėrės prej protagonisteve (Flakės) shkon krejt natyrshėm me rrjedhėn e ngjarjeve. Arratisja ėshtė njėri prej segmenteve tė lirisė qė vepron nė vepėr. Por dhe liria e plotė pėr tri motrat, veēanėrisht pėr Flakėn, qe kur laheshin mu aty ku bashkoheshin Dy Drinat. Kjo qe, si me thėnė, njė liri krejt e pėrkohshme. Gjatė shkrimit tė romanit vazhdimisht mė ngacmonte ideja se njėra nga protagonistet duhej tė largohej prej atij mjedisi. Ndoshta ka ndikuar tek unė deri diku edhe njė fragment nga historia reale qė mė pat ngacmuar tė shkruaja veprėn: Njėra prej tri motrave (situata reale), pat kapėrcyer kufirin dhe mbas ikjes sė saj, patėn arrestuar motrėn tjetėr mė tė madhe se ajo.

    Ndoshta duke u nisur nga detaje (Pėrroi i Andrrės pėrshembull...), mė lind ideja e njė lidhjeje tė mundshme mes librave tuaj, qoftė edhe nė elementė tė shkėputur. A ėshtė kėshtu nė fakt? A ka lidhje mes librave tuaj?

    Ndoshta njė lidhje e jashtme, fort e pandjeshme, por qė lidhja mund tė hetohet edhe intuitivisht. Ndoshta fati i njeriut nė shqetėsim tė vazhdueshėm, dhe pikėrisht ky shqetėsim shoqėron krejt personazhet e kėtyre romaneve. Duket sikur lumturia nuk i prek kėto personazhe, ose i prek kalimthi. Shpendi (te “Pėrroi i Andrrės”) nuk lumturohet as nė ėndėrr, ndėrsa Vesa, Flaka, Jehona te (“Tri motra nė njė qytet”), nuk gjejnė grimė qetėsie nė asnjė ditė tė vitit; personazhi (Bradh Drini) te njė roman tjetėr ende i pabotuar (“Njeriu qė kujdesej pėr varrin e vet, lutet dhe kėndellet t’i vijė vdekja sa mė shpejt.

    Si do tė jetė romani juaj i tretė?

    Romani i tretė tashmė ėshtė shkruar. Njė pjesė e kėtij romani (“Njeriu qė kujdesej pėr jetėn e vet”), ėshtė botuar tek “Mehr Licht” (29), dhe ka tė bėjė pėrsėri me situata ekzistenciale, por jam munduar ta bėj formėn e rrėfimit sa mė tė thjeshtė. Por mund tė them gjithashtu se te ky roman rrėfimi ėshtė mė i lėngshėm dhe mė i lehtė. Veēse ėshtė mė filozofik se romani “Tri motrat nė njė qytet”, i cili ėshtė i prirė mė shumė kah racionalja. Kėshtu, nė shumė anė, romanet e mia kanė mė shumė pika tė largta mė njėri-tjetrin se tė afėrta. Dhe ndryshimet mund tė hetohen nė stil, nė mjetet shprehėse, prej njėrit roman nė tjetrin. Po tė jenė romanet e njė autori, tė njėjta, uniforme, atėherė, mbasi shkruhet i pari, ē’kuptim ka tė shkruhet romani i dytė?

    Pėrse shkruani?

    Sepse e ndjej se s’mund tė rri pa shkruar.


    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 09-10-2007 mė 05:32

  2. #2
    HALIL HAXHOSAJ


    Petrit Palushi; “Pėrroi i Andrrės”, roman, botoi “Onufri”, Tiranė, 2004


    Simbolika e ėndrrės dhe demitizimi

    Krijuesi tashmė i dėshmuar si publicist, studiues, eseist dhe kritik letrar, Petrit Palushi, doli me veprėn e vet mė tė re, pra me romanin e tij tė parė “Pėrroi i Andrrės”. Qė nė fillim lexuesi i kėtij romani do tė ndeshet me njė toponim real qė gjendet nė rrethinėn e Kukėsit, pra me toponimin, Pėrroi i Andrrės, qė ekziston nė realitet.

    Por, kėtė realitet tė toponimisė sė trevės sė vendlindjes sė tij shkrimtari, Petrit Palushi ia arrin me mjeshtri qė ta shtrijė nė rrafshin letrar duke e pėrdorur si simbol nė art pėr tė bėrė njė shtrirje paksa tė veēantė nė rrjedhėn letrare tek ne, e sidomos nė gjininė e romanit. Duke e pėrdorur kėtė toponim pėr titull tė romanit, ai ia arrin qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr tė shkallėzojė njė rrėfim paksa ndryshe nga ai qė ėshtė shtruar e pse jo edhe ėshtė kultivuar njė kohė tė gjatė nė prozėn tonė e sidomos nė roman. Kėshtu Pėrroi si toponim tashmė shndėrrohet nė njė simbol qė ka pėr qėllim ta luajė rolin e njė interpretuesi tė njė pjesė tė jetės paksa ndryshe nga ajo qė ėshtė reale, ndryshe nga ajo qė ėshtė e pėrditshme, apo ndryshe nga ajo qė ėshtė e zakonshme pėr njeriun. Dhe zbritja e kėtij toponimi nė rrafshin artistik pėr t'u skalitur si rrėfim nė roman, nėse mund tė thuhet pėr tė kėshtu nė kėtė rast, bėhet me anė tė njė simbolike e cila ėshtė shumė e njohur sidomos nė krijimtarinė tonė popullore nė pėrgjithėsi dhe nė atė tė trevės veriore tė Shqipėrisė, nė veēanti.
    Romani “Pėrroi i Andrrės” i Petrit Palushit trajton temėn e vijėzuar nė ndėrdijen e individit qė nė tė vėrtetė kalon nėpėr procesin e reales dhe tė ireales. Kėshtu, bashkėdyzimi i elementeve tė kėrij procesi shtrihet nėpėr stadin e mitit, i cili duhet patjetėr qė ta ketė njė fushėveprim ku duhet tė lindet, tė zhvillohet dhe tė jetojė. Dhe kėtė Palushi e gjen nė toponimin e Pėrroit, i cili nė ndėrdijen e banorėve tė kėsaj anė ėshtė ngritur nė simbolin e jetės, por pse jo edhe tė vdekjes, tė dritės, por pse jo edhe tė errėsirė, tė nxehtėsisė, por pse jo edhe tė acarit, tė begatisė, por pse jo edhe tė vafėrisė, tė plleshmėrisė, por pse jo edhe tė skamjes e tė urisė, e tė shumė e shumė tė mirave dhe tė kėqijave qė enden pėr t'u ndėrthurė si mjet artistik e letrar nė faqet e romanit “Pėrroi i Andrrės”. Dhe tė gjitha kėto nyjėtime jetėsore tė njeriut kalojnė nėpėr rrjedhėn e kėtij Pėrroi i cili ka njė veēanti sepse nėse tė merr gjumi afėr tij patjetėr do tė shihen ėndrra tė llojllojshme. Kėshtu personi qė flen pranė kėtij Pėrroi do tė zgjohet nga ndonjė ėndėrr qė e ka trishtuar, por edhe nga ndonjė tjetėr qė e ka kėnaqur dhe disponuar pėr njė kohė duke i sjellė sado pak kėnaqesi. I tillė ėshtė edhe kryepersonazhi i romanit, Shpendi, i cili ėshtė njėherit edhe bartėsi i tė gjitha ndodhive, pasojave, ngjarjeve, e pse jo edhe tė ėndrrave tė Pėrroi tė Andrrės. Ai jo vetėm qė i sheh ato, por, i shndėrron nė veprime konkrete, nė frymė, nė rrjedhė, nė gurgullima, nė mjegull, nė shpirt, por edhe nė zjarr, nė flakė, nė shi nė vetėtimė, nė bubullimė dhe edhe nė kob e tragjedi tė tjera tė vogla e tė mėdha. Pra Shpendi i romanit ėshtė kategorizues bosht i zhvillimit dhe i shndėrrimit tė simbolit tė Pėrroit nė figurė jetėsore dhe letrare tė individit tė asaj kohe dhe hapėsire. Andaj, simbolika e ėndrrės dhe demitizimi i saj nė roman e kanė shtrirjen dhe funksionin jo njėdimensional por, madje shumė dimensional dhe shumėshtresor.

    Funksioni shumėdimensonal dhe shumėshtresor i ėndrrės

    Toponimi i Pėrroit tė Andrrės i trevės sė Kukėsit ėshtė vetėm shkas dhe shtytje pėr t'u bėrė nyje kryesore e magjikes, e fantastikės, e mitikes dhe e tė gjitha gojėdhėnave tė tjera pėr t'u ngritur nė romanin me tė njėjtin titull tė autorit Petrit Palushi. Andaj, ky Pėrrua nuk ėshtė i vetėm nė realitet si toponim nė kėtė trevė sepse bashkė mė tė gjenden edhe Pėrroi i Keq, Pėrroi i Shqerrave, Pėrroi i Zi, Pėrroi i Pėllumbave, etj, qė njėherit janė figura shumė tė arrira edhe nė faqet e romanit “Pėrroi i Andrrės”. Dhe kėshtu shtresorja e tė mirave dhe e tė kėqijave tė jetės sė jeriut qė nga lindja e deri nė vdekje, pėrbirohen duke rrjedhur nėpėr shtarin e kėtyre pėrrėnjeve, qė nė tė vėrtetė janė hallkat e jetės sė njeriut nė pėrgjithėsi dhe tė individualitetit nė veēanti. Prandaj, edhe gėzimet, edhe kėlthitjet dhe gėrrhamat e tjera tė kėsaj rrjedhe qėndrojnė tė bashkėdyzuara me formėn dhe me reformėn e kėsaj jete e cila thehet, por edhe hepohet nėpėr shumė krajata tė veta. Vetėn kėshtu ajo shpesh duket e papėrjetuar, e pashijuar e madje edhe e panjohur pėr njeriun, i cili atėherė krijon mite dhe nyje tė tjera magjike pėr tė sa qė edhe vet nuk i kupton dhe patjetėr u beson. Mbase kėshtu shpesh i ndodh edhe Shpendit, por edhe tė dashurės sė tij Siborės, qė i personazh vepron shumė pak nė roman, sepse edhe bora nė kėto anė dikur nuk mund t'i pėrballojė diellit dhe rrezeve tė tij. Kėshtu udhėtimi i Shpendit nėpėr botėn e ėndrrave i fjetur buzė Pėrroit tė Andrrės ėshtė njė kalvar i njeriut, ėshtė njė udhėtim i zorshėm i tij nėpėr rrathet e jetės, ėshtė njė pėrballje e tij mė tė gjitha huqet e saj, ėshtė njė jetė qė shmanget nga vdekja sa mundet, por kurrėsesi nuk mund tė ikėn prej saj. Udhėtimi i Shpendit nėpėr botėn e ėndrrės duket tejet magjik dhe misterioz, ngase shpesh ai as vet nuk mund ta dallojė se kur ėshtė nė ėndėrr e kur zgjėndėrr, sepse: “U pezmatua rėndshėm. Krejt pa vetėdije, me dorėn e majtė preku tė djathtėn … N'andėrr, mendoi. Nė nji dreq andrre! Kėsaj radhe foli me zė tė lartė sikur t'i jepte pėrgjigje dikujt”. (faqe 68) ndonėse kėsaj radhe kishte parė njė ėndėrr tė llahtarshme sepse i kishte humbur dora e djathtė.
    Ēdokush qė shihte ėndrra i tregonte tė nesėrmen dhe ato pėrcilleshin tek tė tjerėt duke u pėrfolur sidomos tek Dardhishta e Varun, Lisi i Virrmėkeqes dhe tek Kroi i Zanave, ngase kėto ishin vendet ku tuboheshin tė rinjtė, burrat, pleqtė dhe vajzat qė shkonin pėr tė mbushur ujė. Mbase kėto ishin vendet nėpėr tė cilat kalohej jeta dhe e mbushte me vite moshėn e vet. Kėtu dalin disa dimensione qė vetvetiu dallojnė nga njėra-tjetra pėr t'u degėzuar duke u ndarė nė rrath moshash dhe nivelesh tė gjeneratave njerėzore. Funksionimi i kėtyre elementeve tashmė ka rrjedha tė veēanta dhe dallues edhe pse bartės i tė gjithave prapė ėshtė Shpendi, i cili edhe pse duket i sėmurė ai tashmė nuk frikėsohet nga ėndrrat. Shtresimi i tyre tashmė zbret nė stadin e vetėdijes jetėsore tė njeriut, i cili bėhet tjetėr, jo vetėm me qėndrim, por edhe me bindje dhe qasje disi tė veēantė ndaj jetės. Simbolika e domėthėnies sė ėndrrave tė Shpendit shpėrfaqin edhe ndonjė element tė kohės sė kaluar sepse shikimi i tij nga maja e Lisit tė Gjatė, thuase pėrkon me kohėn e mbylljes sė Shqipėrisė totalitare e diktatoriale dhe kush guxonte tė shikonte pėrtej atij horizonti tė caktuar qė quhej kufi, ose pėr kėtė vetėm ėndėrronte, e pinte e zeza sepse e prisnin dėnimet nga mė ēnjerėzoret. Rrjedha e kėtyre elementeve, simbolika e tyre dhe shumėdimensionaliteti kanė shtrirje tė thella dhe rrjedhin nganjėherė mistershėm nė faqet e romani “Pėrroi i Andrrės” tė autorit Petrit Palushi.

    Shpresa pėr jetėn dhe dashuria ndaj saj

    Gėrshetimi i elementit tė jetės sė njeriut nėpėr poret e ekzistimit tė saj para pengesave dhe kurthave qė dalin, janė disa nga nyjet kryesore nėpėr tė cilat ndėrtohet romani “Pėrroi i Andrrės” i autorit Petrit Palushi. Ky gėrshetim nuk e ka vetėm njė shtrirje, por ai degėzohet nėpėr kohė dhe hapėsirė duke u ngjyrosur madje edhe me disa stade metafizike qė nė fund kurorėzohen me dashurinė dhe shpresėn pėr triumfialitetin e jetės ndaj tė gjitha tė kėqijave qė i dalin pėrpara pėr tė nxirė dhe vėshtirėsuar atė. Kėshtu, edhe nė kėtė roman shihet ndikimi i elementit biblik i besimit nė Zot, sepse ai jo vetėm qė e ka krijuar njeriu, por atij ia ka dhuruar tė gjitha virtytet, madje edhe fizionominė e tij. Por, fatkeqėsisht, bashkė me jetėn e njeirut, hapėron edhe e keqja dhe e liga, tė cilėn e bartin djajtė (qoftėlargtit). Edhe nė faqet e romanit tė Palushit ky element gėrshetohet, madje edhe hapėron bashkė me tė mirat e jetės. Madje, nė njė kohė, sipas rrėfimit tė romanit, nėse romani ka rrėfim tė mirfilltė, dreqnit (qoftėlargtit) i kishin mbuluar me hijen e keqe tė mjegullės disa fshatra tė asaj treve, andaj fėmijėt gjuanin gurė mbi ujin e Pėrroit tė Andrrės pėr t'i trembur ata qė tė mos vinin nė fshatin e tyre. Madje disa persona tė romanit i shohin dreqnit (qoftėlargtit), rrijnė, bashkėbisedojnė, e madje edhe bashkėpunojnė me ta. Puna dhe veprimi i dreqnive, pra nė roman, bėhet mė tepėr natėn, ngase terri dhe errėsira janė vendveprimet mė adekuate tė tyre. Pėr veē kėtij miti tė lashtė, nė roman hasim edhe mitin e Zanave tė Malit, i cili ėshtė shumė i njohur nė trevat e kėsaj ane. Madje zanat shpesh simbolizojnė mbrojtjen e njeriut nga fuqitė e errėta dhe tė kėqija, siē ka ndodhur nė kėngėt e Mujit, tė cilit ia kanė dhėnė fuqinė me tamblin e gjirit tė tyre. Edhe kėtu zanat e shpėtojnė Pal Nikėn, por nuk e kishin shpetuar njė Pal Nikė tjetėr, i cili ishte bėrė njė me tė keqen.
    Pėrkundėr tė gjitha katrahurave tė jetės, banorėt e fshatit mė tė afėrm tė Pėrroit tė Andrrės, e jetojnė jetėn e vet. Edhe nė kullat e tyre, nė vatra, nė ara, fusha, kodra, male, pemė e lisa zhvillohet dhe ecėn rrjedha e jetės. Madje ajo ėshtė shumė e mirė dhe e plleshme, sepse duket qė triumfon dhe ngadhėnjen mbi tė zezėn, tė errtėn dhe tė keqen. Mu atėherė ėshtė mė domethėnėse, ėshtė mė kuptimplote dhe shumė mė interesante. Edhe Shpendi e ka emrin e zogjve, tė cilėt fluturojnė lartėsive dhe shpesh u ikin kurthave qė u vehen nėpėr udhėkryqe. Ky emėr duket se e ka rrjedhėn nga antikiteti, madje nga antikiteti tepėr i lashtė, sepse asocion nė emėrtimin e fluturuesit tė parė mitoligjik, Ikarit, i cili me krahėt e ndėrtuar nga babai i tij Dedali, ia arrin tė del nga kurtha e labirinthit, por lakmia pėr t'u afruar sa mė afėr diellit ėshtė katastrofale. Shpendi ėshtė jo vetėm bartės i ėndrrave, por edhe deshifruesi dhe pėrjetuesi mė besnik i tyre, qė nė njėfarė mėnyre edhe duhet tė sakrifikohet pėr tua dėshifruar njerėzve tė kėqijat qė i presin gjatė rrugės jetėsore. Por, megjithatė shpresa dhe dashuria pėr jetėn kurrė nuk vdesin te njeriu.

    Gjuha dhe toponimet

    Romani “Pėrroi i Andrrės” i Petrit Palushit, pėrveē nivelit tė lartė artistik e ka edhe tė veēantėn e gjuhės, e sidomos tė pėrdorimit tė toponimeve, neoligjizmave dhe tė shprehjeve tė rralla frazeologjike. Duhet pohuar se disa norma leksikore qė hasen nė kėtė roman janė njė begati qė e shtojnė vlerėn e tij. Kėshtu pėrveē toponimeve qė janė tė shumta, kėtu hasim edhe njė thesar interesant dhe shumė tė ēmueshėm tė gjuhės sonė. Madje, pėrveē tė tjerave ėshtė pasqyruar edhe njė dyzinė proverbash dhe fjalėsh tė urta popullore, tė cilat suksesshėm frymojnė nė roman: “Punojnė qorrat dhe hanė horra”, “Ku je vdekje qė m'paske harrue”, “Ma mirė nji skifter i coftė se sa nji sorrė e gjallė”, “Po mundohem shkret”, “As Nata e Vorrit nuk ka me m'lumnue”, “Rujmi Zot, mendtė e kresė”, etj.
    Toponimet janė nė numėr mė tė madh dhe shtrihen thuase nė tė gjitha faqet e romanit. Pėrveē toponimit Pėrroi i Andrrės, qė ėshtė marrė pėr titull tė romanit, janė edhe mėse 50 tė tjera si: Pėrroi i Keq, Pėrroi i Zi, Pėrroi i Shqerrave, Pėrroi i Pėllumbave, Pėrroi i Dashurisė, Pėrroi i Kjoftėlargtit, Kroi i Zanave, Kroi i Vjetėr, Kroi i Shėngjergjit, Kroi i Tanzot, Kroi i Verrishtės, Rrasa e Bollės, Guri i Bekuem, Lisi i Zi, Lisi i Gjatė, Molla Verore, Gurra e Zezė, etj.. Secili prej kėtyre toponimeve duket se ėshtė i vėrtetė dhe nuk ėshtė ndėrtuar pėr hirė tė artistikes sė romanit. Madje disa nga to mėtojnė qė tė shndėrrohen nė figura qė bashkėdyzohen me krajatat jetėsore tė njeriut dhe tė individit nėpėr kohė dhe hapėsirė.
    Edhe neologjizmat janė tė shumta dhe funksionale nė faqet e romanit. Kėshtu ato janė tė pėrdorura aq mirė sa qė duhet tė ngriten nė normė letrare duke i zėvendėsuar fjalėt e huaja qė kanė hyrė nė leksikun tonė. Disa prej tyre duket se pėrdoren me sukses nė tė folmen e trevės sė Kukėsit, andaj autori din t'i pėrdori me efekt tė madh edhe nė faqet e romanit. Ndėr to mund tė pėrmendėn: krande, mjegullnajė, qiellnajė, terrinė, hijazi, ujanė, rrudhishtė, e terrtė, ashtullojta, qyqevetem, e brymtė, pikėrrimė, etj.
    Ka nė faqet e kėtij romani edhe elemente tė tjera qė mund tė vėshtrohen, e pse jo edhe tė studiohen nga kėnde dhe aspekte tė ndryshme, por kjo lė tė mbetet nė obligimin e profesionalistėve tė fushave tė caktuara. Ndėrkaq gjuha artistike e romanit “Pėrroi i Andrrės” i Petrit Palushit, ėshtė “njė gjuhė nga mė tė pėrpunuarat, nga mė tė bukurat dhe nga mė tė pasurat me fjalė e mė shprehje frazeologjike tė pėrdorura ndonjėherė nė veprat tona”, thotė ndėr tė tjera Vath Koreshi, nė parathėnien e kėtij romani.

  3. #3
    Petrit Palushi

    MUNGESA E PENDESĖS SI SHENJĖ MOSREFLEKTIMI

    Ka 15 vjet qė nė Shqipėrinė administrative ekspozohet thuajse vazhdimisht odisejada e mizorisė shtetėrore komuniste mbi shtetasit shqiptarė nė vitet e diktaturės. Ky revanshizėm i nisur qė herėt, sidomos prej vitit 1943 kur Partia Komuniste nisi thuajse hapur revanshin mbi kundėrshtarėt e vet politikė dhe deri me ēeljen e pluralizmit nė dhjetor tė 1990-s, nė njė vend tė vogėl ndodhi ajo qė s’ndodhi kund n’Evropė: ushtrimi i terrorit shtetėror, mungesa e lirisė sė individit dhe nė kėtė rast dhe e kolektivit nė tėrėsi, nėpėrkėmbja e tė drejtave edhe mė minimale. Nė dhjetor tė 1990-s ky vend i vogėl qė e kish emrin Shqipėri i ngjante njė ngrehine tė deformuar ku lufta e klasave kish bėrė kėrdinė. Bilanci qe tragjik. Jo rastėsisht po citoj At Zef Pllumin: “Italianėt mendojnė se Dante e ka shkrue pėr ta “Komedinė Hyjnore”, nė fakt e ka shkrue pėr shqiptarėt”.

    Nė anėn tjetėr, do tė duhej shumė kohė qė paqja tė fitonte statusin e saj real dhe tė kthjellohej arsyeja se ē’kish ndodhur n’atė vend prej 2 milion banorėsh.
    Tashmė ėshtė provuar me fakte tė pakundėrshtueshme mbi abuzimet e pushtetit tė diktaturės.
    Do shtuar gjithashtu se terrori shtetėror, nė formėn mė tė pėrkryer tė rregullave qė parashihte bolshevizmi, u kthye nė rregull, nė model, nė mbijetesė pėr pushtetin dhe nė rrėnim tė vazhdueshėm pėr atė vend qė quhej Shqipėri.

    Por, nėse u ekspozua deri nė njė farė mase ajo pjesė e krimit mbi kundėshtarėt politikė tė regjimit, mbi njerėz tė thjeshtė, intelektualė, njerėz tė fesė, njerėz tė kulturės, ata pėrfaqėsues mė tė epėrm tė regjimit qė realizuan krime tė tilla, qė mbėrritėn deri nė monstruozitet, nuk shfaqėn as pendesėn mė tė vogėl, nuk u lėkundėn, nuk u thyen a u trandėn moralisht pėr ēka kryen. Pėrkundrazi. Vijuan tė qetė jetėn e tyre nė vitet post-diktaturė, madje me krenarinė e vrasėve tė dikurshėm, si dikur qė qenė tepėr tė zellshėm, tepėr autoritarė edhe pse me malin e krimeve mbi shpinė.

    Kjo gjė ka njė arsye tė thjeshtė shpjeguese, ose mund tė shpjegohet shumė thjeshtė: pėrpjekja qė krimet tė mbeteshin pa autorė, ai rrėnim i pazakont dhe i ēuditshėm i Shqipėrisė tė mos kish autorėsi dhe kėsisoj tė fshihej nga faqja e dheut ajo e vėrtetė tragjike qė sundoi mbi shtetasit e Shqipėrisė. Shpesh identifikimi i krimeve vetėm me emrin e diktatorit Hoxha, herė-herė me atė tė Mehmet Shehut, dhe pak, ose aspak me atė tė Ramiz Alisė, prapėseprapė pėrforcon idenė e cekur mė lart se, fajtorėt u pėrpoqėn t’i largoheshin fajit ose mundėsisht ta zhytnin brenda mjegullnajės.

    Ish-tė burgosurit politikė, ata qė vuajtėn mė tepėr se askush nga pasojat e regjimit, u ngritėn mbi vetveten dhe pėr hir tė interesave tė larta tė shqiptarisė, kėrkuan tė mbretėronte paqja, pajtimi, komunikimi normal dhe real, qė do tė thotė njė komunikim njerėzor, pra ditėn tė realizonin faljen, aq tė nevojshme pėr njė komb qė kėrkonte ringjallje, qė kėrkonte tė shkonte drejt sė ardhmes evropine.
    Po citoj fjalėt e martirit tė njohur Havzi Nela, njėri prej emisarėve tė mėdhenj pėr lirinė e fjalės, tė cilit regjimi obskurantist i mori jetėn me varje, nė njė prej shesheve tė Kukėsit mė 10 gusht 1988, dy vjet mė parė se tė rrėzohej diktatura:

    “Shpejt gjithēka ka me marrė fund. Ne do mbyllim shumė gjana dhe do sillemi si njerėz, se pėrndryshe nuk e merr kurrė vetin Shqipnija. Gjaku me gjak nuk lahet se bāhet njė pellg tjetėr gjaku qė s’e lan e s’mundet me e la kurrėn e kurrės tė parin”.

    Nė anėn tjetėr, ata qė projektuan dhe realizuan fatkeqėsinė mbi ta, pėrfaqėsuesit mė tė zellshėm tė nomeklaturės sė kuqe, nuk e panė tė arsyeshme tė kėrkonin ndjesėn mė tė vogėl, tė pendoheshin pėr atė qė kishin kryer, pėr atė mizori tė pashembullt nė krejt Evropėn e gjysmės sė dytė tė shekullit tė XX.
    Ėshtė e disata herė qė ne mblidhemi nė takime tė tilla mbi rezistencėn e nacionalizmit, njė lloj vitaliteti i lakmueshėm pothuajse nė gjitha viset e Ballkanit qė vuanin nėn zgjedhėn komuniste, dhe nga njėra seancė nė tjetrėn mėsojmė mbi tė vėrteta tė hidhura qė kanė tė bėjnė mė pėrndjekjen ndaj forcave nacionaliste.

    Tashmė dihet prej tė gjithėve fatin qė pėsuan ata shqiptarė qė ėndėrronin, qė kėrkonin dhe pėrpiqeshin tė lidheshin me perėndimin! Tashmė dihet fati i klerikėve tė Shkodrės, siē dihet edhe fati i atyre njerėzve tė kulturės qė kėrkonin tė realizonin njė kulturė tė pavarur, jashtė dogmave, jashtė kėrkesave shterruese tė socrealizmit!

    Dhe, mbas gjithė kėsaj poshtėrsie publike e regjimasve tė diktaturės, asnjė shenjė pendese, asnjė vrasje ndėrgjegjeje.
    Le t’i referohem vetėm dy shembujve pėr ilustrim nė rrethin e Kukėsit.

    Tashmė janė bėrė publike krimet e Shefqet Peēit nė Lumė, si shprehjet mė tė dukshme tė terrorit komunsit. Nė shtator tė vitit 1944 me urdhėr tė tij u pushkatuan 21 fshatarė tė pafajshėm tė Buzėmadhes, pa pėrmendur krimet e kėtij njeriu nė vise tė tjera, duke pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn. Nė njė intervistė tė vitit 1993 po ky njeri do tė deklaronte se “Po tė mė jepej rasti, prapė ashtu do tė veproja”. Kėtu s’kemi tė bėjmė me patologjizėm, as me ndjesinė e njeriut tė sėmurė, por kemi tė bėjmė me vetėdijė bolshevike pėr ta luftuar dhe terrorizuar kundėrshtarin politik me tė gjitha mjetet.

    Rasti tjetėr ėshtė i freskėt.
    Akti shtetėror ndaj Havzi Nelės, kėtij “pėrfaqėsuesi tė dinjitetshėm tė shqiptarėve” (A. Morina), ėshtė njė nga shėmtitė morale, politike, tė regjimit komunist. Pothuajse tė gjithė ish-pjestarėt e ekipit tė krimit ndaj martirit Nela vegjetojnė nė pushtet: ish-prokurori prapė prokuror, ish-gjykatėsi prapė gjykatės, ish-drejtuesi i kolegjit penal Fehmi Abdiu nė vitet postdiktaturė mbėrriti tė bėhej kryetar i gjykatės sė lartė dhe si pėr ironi hoqi dėnimin me vdekje, ndėrsa Ramiz Alia, firma e tė cilit do ta ēonte pėrfundimisht tė panėnshtrueshmin Nela nė litar, para njė muaji do tė shprehej nė TV Klan se “qe i trishtuar qė dėshtoi socializmi nė Shqipėri”. Dmth., qe trishtuar qė iu dha fund dhunės, litarit, terrorit shtetėror, depersonalizimit tė njeriut…

    Atėherė shtrohet pyetja: cili prej atyre qė urdhėruan tė bėheshin krime nėn pushtetarinė komuniste nė Shqipėri dhe Kosovė, shfaqi pendesėn mė tė vogėl? Nė anėn tjetėr, njerėzit e thjeshtė, populli, tė vuajturit e sahershėm, gjetėn mundėsi dhe falėn. Ky qe dinjitet, njė nga gjėrat mė serioze tė shqiptarėve nė fundin e shekulit tė XX.

    Duke e pėrmbyllė, do t’i kthehesha prapė njė fjale tė plotkuptimshme tė At Zef Pllumit se “Para se tė mbėrrijnė parajsėn pasi kanė kalue ferrin, shqiptarėt duhet tė kalojnė edhe purgatorin, kėtė purgator tė tranzicionit”.

  4. #4
    Kėnaqėsia e njė gjuhe tė pasur letrare


    ( Petrit PALUSHI, “Pėrroi i Andrrės”, roman )

    Kliton Nesturi

    Me gjithė fluksin e madh tė botimeve nė Shqipėri dhe trevat shqiptare kėto pesėmbėdhjetė vitet e fundit, numrin madh tė autorėve dhe titujve, janė tė rralla ato qė me tėrė kuptimin fjalės mund tė quhen vepra tė vėrteta. Kėtė cilėsim, nuk e jep a emri i autorit, as logoja e shtėpisė botuese nė tė cilėn publikohet, as titujt dhe a postet zyrtare. Kėtė cilėsim e jep vetėm letėrsia qė shkruhet brenda faqeve, apo iē e quajmė ndryshe edhe “e zeza mbi tė bardhė”.
    Njė prej kėtyre veprave, tė cilat gjatė kėsaj periudhe mund tė themi me plot gojėn se i kemi tė pakta nė numėr, nė raport me numrin dhe titujt e veprave tė botuara, ėshtė dhe mbetet pa dyshim romani i Petrit Palushit “Pėrroi i Andrrės”.
    Pikė sė pari, ajo qė tė tėrheq nė vepėr ėshtė tema e saj; njė pėrrua, nė veri tė Shqipėrisė, buzė njė katundi (siē i pėlqen ta quajė autori) i cili ėshtė pjesė e jetės sė banorėve. Ajo ēka e bėn tė veēantė kėtė pėrrua, ėshtė fakti se ai ėshtė njė burim ėndrrash tė frikshme dhe tė bukura, pėr kėdo qė dremit dhe ėndėrron pranė tij. Ėndrrat janė parathėnie pėr jetėn e banorėve tė fshatit, ato paralajmėrojnė tragjedi dhe vikama, apo edhe yllėsi dėshirash tė bukura.
    Sė dyti, vepra tė befason me gjuhėn e saj. Qė nė fillim vėmė re se autori pėrdor njė gjuhė tejet tė pasur dhe tė pėrpunuar, pėr tė cilėn bindesh duke lexuar faqet me kujdes njėra pas tjetrės. Njė stil dhe njė gjuhė tė tillė, qė tė befason vazhdimisht, me keqardhje duhet thėnė se rrallė e kemi parė nė botimet tona.
    “Shpendi e ngriti kryet si rrėmbimshėm kah qielli. Yllzit lodronin dhe vallja e tyre sikur s’kish tė sosur. Vallėzonin herė dy nga dy, herė tuba-tuba, sikur tė ishin zogj dhe jo yllzi... Rishtas nisėn shtegtimin dhe atij i erdhi keq, jo e shihte ylli pėr herė tė parė nė lodrime tė tilla, madje duke ndėrruar vendet e tyre krejt kujdesshėm, as nga frika e s’do t’i shihte mė tė vallėzonin ashtusoj, as nga frika se s’do tė kish rastin t’i shihte prapė, por u mėsua shumė me to, sikur t’i kish parė ashtu ē’prej kohėsh dhe jo vetėm n’atė natė tė tillė.”
    Gjuha e Petrit Palushit nė kėtė vepėr ėshtė mjaft e pasur me fjalė dhe shprehje frazeologjike. Baza e tyre ėshtė veriu i Shqipėrisė, e veēmas treva e Kukėsit, nga e cila rrėfehen edhe ngjarjet e kėtij romani. Aty qėndrojnė mjaft mirė me njėra-tjetrėn gjuha letrare dhe ajo dialektore. Njė harmoni tė tillė, vėshtirė se e kemi parė nė botimet shqiptare, vitet e fundit. Petrit Palushi nuk rreket tė imitojė ndokėnd, tė vjetėr apo mė pak tė vjetėr, i cili apo e cila, nxitur edhe nga pluralizmi, pėrdor trajtat dhe gjuhėn e dialekteve, duke i shartuar dhe i dėmtuar ato.. Pėrkundrazi. Palushi gjatė gjithė romanit rrėfen se ėshtė vetvetja, njė autor me njė gjuhė dhe stil tė vetin, duke dhėnė nė tė njėjtėn kohė edhe njė leksion, tė cilin shpesh edhe mund ta kemi harruar, e qė thotė se “Mbėshtetja e veprės letrare mbi gjuhėn dhe traditėn e njė vendi, i jap asaj formė dhe trajta tė magjishme.”
    “Pėrroi i Andrrės” ėshtė romani i parė i publicistit Petrit Palushi. Kjo i shton edhe mė shumė vlerat autorit, pasi duket se qė nė romanin e tij tė parė, gjuha dhe stili i tij ėshtė solid dhe i admirueshėm. Nė vetvete romani “Pėrroi i Andrrės” ėshtė njė roman i cili hyn dhe qėndron denjėsisht nė letėrsinė tonė. “Pėrroi i Andrrės” ėshtė sa i bukur dhe befasues, sa tragjik, aq edhe jetėsor. Ai ėshtė njė rrėfim i bukur qė tė mbetet nė mendje, pėr tė cilin ndjen dėshirė ti rikthehesh dhe ta pėrjetosh sėrish nga e para.

    Gazeta Tirana Observer

  5. #5
    Dy Drina - Perodike kulturore

    Ditė Kukesi

    E shtunė, 1 maj 1999

    Pėgjithėsisht, disa qytete tė vogla janė bėrė tė njohur nė botė veēanėrisht nė kohė lufte. Edhe Kukėsi, me sa shihet, s'i ka shpėtuar rregullit. Nė pamje tė parė, mund tė krijohet pėrshtypja se qyteti ėshtė nė klimėn e paqes. Por paqja kėtu ėshtė e vrazhdė, trazuese. Njė paqe mashtruese. Qyteti duket sikur jeton me luftėn nė trup, por, askush s'e vė re ose nuk shqetėsohet pėr kėtė gjė. Megjithatė, ėshtė diēka normale tė jetosh nė kėtė qytet me rreth 200 mijė banorė dhe ku pėr asnjė ēast s'tė zihet fryma. Tani asgjė s'tė bėn pėrshtypje: as kufiri trazues, qė ėshtė 30 km jashtė qytetit, as bombardimet e ushtrisė serbe nė katundet matanė kufirit dhe qė dėgjohen nė qytet, sikur tė kryheshin brenda qytetit. S'tė bėn pėrshtypje as varfėria e banorėve tė kėtushėm dhe as varfėria e njė pjese tė tė ardhurve (pothuajse tė mbetur pa gjė, madje familje tė tėra kanė kapėrcyer kufirin vetėm me teshat e trupit). Tani edhe ardhja pothuajse e pėrditshme e tė dėbuarve u bė e zakonshme dhe njerėzit janė mėsuar me kėtė ardhje, siē mund tė jenė mėsuar me mėngjesin, drekėn dhe darkėn. Por tani s'tė bėjnė pėrshtypje as interesimet intensive tė qeveritarėve tė qendrės dhe ato vendorė, si dhe tė organizmave tė huaja se ata, tė zhvendosurit nga tokat e tyre nė Kosovė dhe qė janė vendosur nėpėr kampe, duhet tė largohen nga Kukėsi, nga frika se ushtria serbe mund tė bombardojė qendrat ku janė mbledhur tė ardhurit, dhe se, nė kėtė qytet vėshtirėsitė pėr tė janė shumė tė mėdha. (Pra, mund tė bombardohen kampet dhe vale e bombardimeve mund tė pėrfshijė vetėm ato, ndėrsa qyteti qė ndodhet vetėm njė kilometėr larg tyre, nuk llogaritet nė arsyetimin e zyrtarėve. Kjo do tė thotė se absurdi shpesh legjitimohet, merr frymė dhe bėhet autoritar, shumė autoritar).
    Qyteti sikur ėshtė veshur me tė zakonshme.
    Zyber Jata, nėpunės nė Bashkinė e qytetit, tregon se njė vėzhgues i OSBE-sė i kish thėnė para pak ditėsh se atij i vinte si ēudi se njerėzit nė kėtė qytet dhe rrethinat e tij, si kėmishėn ngjitur pas trupit. Ai thotė se kjo ėshtė normale dhe i kish cituar dy vargje nga njė kėngė popullore e trevės sė Lumės:
    "Mori Vilė, tė vraftė Zoti!
    S'piqet kafja kur kris topi",
    duke i shpjeguar se nė fillimet e kėtij shekulli, kur nė katundin Vilė po niste beteja kundėr pushtuesit, njė banor i kėtij fshati, pushkėn e mbante nė dorė dhe nė zjarr kish vėnė tė piqte kafenė. Njerėzve qė kish pranė u kish vėnė tė piqte kafenė. Njerėzit qė kish pranė u kish thėnė se po merrte pak zjarr, pak fuqi, dhe ish nisė me tė tjerėt nė luftė. Mbas kėtij shpjegimi, pėrfaqėsuesi i OSBE-sė qė shprehur se pėrsėri kish tė drejtė t'ia mėshonte me forcė mendimit tė tij se njeriu nė kėto treva e ka luftėn pran siē e ka tė ngjitur kėmishėn pėr trupi, dhe s'i bėn kurrfarė pėrshtypje. Po prapė, ai kish korreguar veten se njerėzve kėtu s'u bėn pėrshtypje lufta se janė mėsuar me tė dhe pėr kėtė ėshtė diēka tjetėr qė vihet re: ata qėndrojnė pėr t'u mbrojtur dhe jo pėr tė sulmuar kėnd, ndonjė tokė tė huaj apo ndonjė vend tė huaj.

    E hėnė, 3 maj - E martė, 4 muaj

    Mirishahe Xani thotė se shpesh trazohet nga ėndrrat. Ajo kallėzon se kohėve tė fundit ka parė disa ėndrra, por njė ėndėrr tė vetme, njė ėndėrr krejt ndryshe nga tė tjerat qė e quan dhe si ėndrra e korbave, ėshtė ėndrra mė e frikshme qė e ka parė gjatė gjithė jetės sė saj, deri nė kėtė moshė qė ka mbushur tė njėzet e njė vjetėt. Ajo ka parė ėndrra e ėndrra, por nė natėn e tretė tė mbėrritjes nė Kukės, nė njė natė tė lagėsht, tė frikshme dhe tė rėndė, iu shfaq ajo me korba, qė vazhdon ta ngacmojė pėrsėri, edhe tani qė kanė kaluar dhjetė ditė nga ajo natė:
    "Kur po vinim kėtu, dy kilometra sa kaluam Prizrenin, kėshtu mė duket mua, kėshtu mė duket mua tani, pranė rrugės pamė njė tė vrarė. Ia mora fytyrėn nė duart e mia. Mė dukej si fytyrė e njohur. Nė kėtė kohė mbėrritėn katėr ushtarė serbė. Filluam tė flisnin:
    - Kėtij duhet t'ia heqim sytė me bajonetė.
    - Ta lėmė t'ia hanė korbat.
    - Jo, jo. Korbat kanė ku hanė. T'ia heqim e t'ia flakim sa tė mundim. Ta provojmė kush ia hedh mė larg".
    Asaj i duket se fytyrėn e tė vrarit e ka parė diku, s'dihet se ku, por e ka parė. I duket se atė fytyrė e ka parė gjithkund: i vrari i ngjan me njė moshatar tė saj.
    Por, sa bėhet gati t'ia kujtojė fytyrėn dhe t'ia pėrmendė emrin, menjėherė pamja i zhduket nga kujtesa, e ka vėshtirė t'ia kujtojė emrin dhe prapė i duket se kėtė fytyrė s'e ka parė ndonjėherė nė jetėn e saj, por sa mendon kėshtu, fytyra e tė vrarit i del prapė parasysh dhe i duket se e ka parė diku tjetėr, se e ka parė tjetėrkund, i bėhet se e ka parė nė Prekaz, nė Skėnderaj, nė Polac, nė Llaushė. Por i bėhet se e ka parė edhe Prizren. Sapo i bėhet se e ka parė diku, prapė pamja e tė vrarit i del nga kujtesa. Menjėherė.
    Ajo thotė se me 5 mars 1998 qė granatuar Polaci, katundi ku ka lindur. Po atė ditė, nga Polaci dhe Skėnderaj, forcat ushtarake serbe granatuan edhe Prekazin, katundin e Adem Jasharit. Nė Polac, granatimet ranė aty nga ora 5 e mėngjesit, nė kohėn kur po ēelej drita. Babai i Mirishahes nuk ndodhej nė shtėpi. Njė natė mė parė kish shkuar nė Prishtinė, ndėrsa nėna e saj, nė kohėn kur ndodhėn granatimet, me zė tė dridhshėm, u tha njerėzve tė tjerė tė familjes tė largoheshin nga shtėpia, kurse pėr veten e saj, ajo kurrsesi s'mund tė shkonte me ta, pasi nėna e burrit tė saj qe shumė e sėmurė dhe e rėnduar prej sėmundjes, prandaj nėna e madhe, siē e thėrrisnin fėmijėt e shtėpisė, nuk mund tė lėvizte. Nėna e madhe, tregon Mirishahja, ē'prej ditėsh fėmijė, edhe ky mjedis i shkatėrruar qė prej pesė vjetėsh. Qė nė fillim tė prillit edhe ky mjedis i braktisur ėshtė i mbushur me tė ardhurit nga Kosova dhe pothuajse gjithė banojnė nė ēadrat e ngrehura mbi karroceritė e traktorėve. Nė mjedisin e Kėndit tė Lojrave gjenden 98 traktorė tė tillė, tė vendosur dy metra larg njėri-tjetrit.
    Salla e katit tė parė tė ndėrtesės ku ėshtė vendosur familja e Mirishahes dhe e njėbėdhjetė familjeve ėshtė e rrethuar nga tė gjitha anėt me traktorė. Salla ėshtė e madhėsisė tetė me tridhjetė dhe me lartėsi 5 metra dhe kėtu janė grumbulluar 60 anėtarė tė 12 familjeve, tė gjithė prej krahinės sė Drenicės, por familjet kanė kėtu vetėm njė pjesė tė anėtarėve tė tyre. Pjesa qė pėrfshin mė tepėr se gjysmėn e anėtarėve (ata qė mungojnė), ose janė vrarė nga forcat ushtarake serbe, nė Kosovė, ose janė pėrfshirė nė formacionet e UĒK-sė, ose kanė mbetur nėpėr male dhe pranė rrėnojave tė shtėpive tė tyre. Janė 12 familje tė ndryshme, por ngjajnė si njė familje e madhe 60 anėtarėshe, dhe anėtarėt e 12 familjeve pėrmendim emrat e kryefamiljarėve tė tyre, pavarėsisht se asnjėri prej tyre nuk ndodhet pranė: Gani Bekaj, Haxhi Bekaj, Sejdi Bekaj, Ismet Bekaj, Halim Osmanaj nga Kllodernica, Shefqet Koca dhe Bislim Xani nga Polaci, Xheladin Shala nga Jashanica dhe Rustem Rrecaj nga Llausha. Nė kėtė familje 60 anėtarėshe ndodhen vetėm gra, vajza tė rritura dhe fėmijė tė moshės nėn 15 vjeē. Jetesa e tyre nė kėtė vend i ngjan jetesės nė njė komping tė vogėl: kujdestarja e kėtij kampingu apo kryezonja e kėsaj shtėpie ėshtė Mirishahe Xani. Ajo thotė se nė Kukės kanė mbėrritur ditėn e enjte, me 15 prill 1999, dhe njė ditė mė vonė janė vendosur nė kėtė ndėrtesė, nėn tė njėjtin kulm, me tė njėjtin fat, dhe shton se shpesh duket se tė 60 njerėzit nė kėtė kulm, marrin frymė njėlloj, zgjohen pėrnjėherėsh dhe kur flenė, flenė si tė vdekur, ndėrsa ajo trazohet shpesh natėn, jo nga lodhja, por nga ėndrrat, ėndrra tė cilat kanė filluar ta shqetėsojnė sė tepėrmi, sidomos pas mbėrritjes nė Kukės. Kur e lanė shtėpinė pėr herė tė parė mė 5 mars 1998, ajo s'e kish menduar kurrė se do tė shtegtonte nga njėri katund nė tjetrin. Po atė ditė, atė ditė marsi, ajo me familjen e saj dhe me bashkėkatundarėt e kaloi natėn e parė tė largimit nga shtėpia nė Prellovc. Mbas tre ditėsh kthehen prapė nė Polac dhe nuk qėndrojnė mė tepėr se tre muaj. Granatime tė tjera i detyrojnė tė largohen pėr nė katundin Galicė, ku qėndrojnė njė javė. Vijnė pėrsėri nė Polac dhe pėrsėri, pėr shkak tė granatimeve tė tjera mbi Polac, largohen pėr nė Kollė tė komunės sė Vuēiternės. Nė Kollė vetėm tre muaj. Pėrsėri nė Polac dhe njė muaj mė parė se tė vinte e diela e 11 prillit tė kėtij viti do tė qėndronin nė Kllodernicė, ku u detyruan tė lėnė Drenicėn e tė vijnė nė Shqipėri. Nė Kllodernicė kanė qėndruar pėr njė muaj nė shkollėn "Migjeni", si njėfarė strehimi mė i sigurtė nga granatimet e shpeshta. Ajo thotė se nė Kllodernicė nuk e ka pasur babanė dhe tre vėllezėrit. Ata kanė dalė nė mal, siē kanė dalė pjesa mė e madhe e tė rriturve tė Drenicės. Ata janė nė mal, dhe qė kur ėshtė ndarė me ta s'i ka parė mė dhe ende s'e di ku janė. Mund tė jenė tė strehuar, ose mund tė jenė edhe pa strehė, mund tė jenė edhe pa strehė si e gjithė Kosova, se Kosova ėshtė pa strehė, ose e ka strehėn shumė tė lagur, se vazhdimisht bie shi, se vazhdimisht bie shi, por bien edhe granatimet e ushtrisė dhe policisė serbe. Kur thotė se Kosova do tė ketė strehėn e vet, ajo pėrnjėherėsh shton se kjo strehė nuk do prishet mė kurrė dhe prapė shton se kur tė kthehen nė Kosovė, e kanė tė sigurtė se shtėpitė do t'i gjejnė tė djegura, por e kanė tė sigurtė se themelet e kėtyre shtėpive tė paprekura, ata e kanė tė sigurtė se nuk do ta fillojnė ēdo gjė nga e para.
    Tė dielėn, mė 11 prill, mbėrriti vala e ushtrisė serbe. Ushtria i nxori tė gjithė nga shkolla, pjesa mė e madhe e tė cilėve, qenė gra dhe fėmijė, ndėrsa burrat e paktė, ato pak burra qė ndodheshin me familjet e tyre dhe tė rinjtė nėn 20 vjeē, edhe kėta, tė paktė, shumė tė paktė nė krahasim me numrin e madh tė njerėzve, qė ndodheshin tė strehuar nė shkollė, i veēoi dhe futi nė njė rreth tė zi. Ushtarėt i kishin fytyrat dhe duart lyera me lloj-lloj bojėrash. Nė duar mbanin anutomatikė dhe klithnin, vetėm klithnin. Dhe ēfarė u kanė parė sytė gjatė rrugės pėr tė mbėrritur nė Shqipėri, e kanė tė vėshtirė t'a pėrshkruajnė. Sherife Koca, 64 vjeēe, thotė sidomos nė ditėt e udhėtimit nė kėmbė deri sa kanė mbėrritur nė Morin, ka pėr t'ia kallėzuar vetėm natės sė varrit.

    E mėrkurė, 5 maj

    Nėpėrmjet Fatri Bajraktarit (qė punon si pėrkthyes me njė grup gazetarėsh francezė), prezentohem me Marie Laure Colson, gazetare e Ligeration-it. Ajo kėrkonte tė dinte mė tepėr, pėr gjėra qė kanė tė bėjnė me kulturėn, zakonet, ndryshimet qė kish sjellė nė kėtė qytet ardhja e tė shpėrngulurve, etj. Nė mėngjes tė dy s'kishim kohė: unė duhet tė nisesha pėr nė Krumė, kurse ajo pėr nė Morin.
    Nė mbrėmje, takohem pėrsėri me tė. Mė thotė se para saj ka qenė njė gazetare pėr Liberationin. Ajo do qėndronte nė Kukės edhe rreth njė javė dhe do zėvendėsohej nga njė gazetare tjetėr. Thotė se nuk dihet me saktėsi se sa kohė do zgjasė kjo punė, por tė paktėn dihet fundi i Milosheviēit dhe i gardės qė drejton qeverinė e tij.
    I them gazetares se bota reagoi shumė vonė ndaj Milosheviēit, madje bashkėsia ndėrkombėtare e ka pėrkėdhelur atė. Ajo thotė: e di, e di. I them asaj se shpesh shihet si me habi qė tė ndodhė njė pastrim etnik i llahtarshėm nė fundin e shekullit tė njėzetė. Vitet nuk patėm me pe. Millosheviēi ka dhjetė vjet qė vepron kėsisoj dhe atėherė ishim dhjetė vjet para fundit tė shekullit. Por, edhe disa vjet mė parė, si nė Bosnje, pėr shembull. Qė atėherė bota duhej tė vepronte ndaj tij. Bota i mbylli sytė dhe veshėt, ai mbeti pėrsėri nė pushtet dhe po tė qėndrojė nė pushtet pėrsėri, ai do krijojė njė rast tjetėr pėr t'u kėnaqur, siē kėnaqen egėrsirat, me gjakun e njerėzve.
    I pėrmend asaj njė proverb amerikan: Shpresa ėshtė njė mėngjes i mirė dhe njė darkė e keqe. Ajo fillon tė qeshė. Mė pas shtoj se, kėtu pėrdoret shprehja: njeriun shpresa e mban gjallė. Apo: sa tė jetė shpresa, ėshtė njeriu. Ata njerėz, pra qė kanė ardhė nė Kukės, instikti pėr jetėn i ka shtyrė tė lėnė vatrat e tyre dhe do kthehen pėrsėri, ndryshe s'do kish kuptim reagimi i bashkėsisė ndėrkombėtare. Ata qė kanė ardhė besojnė se do kthehen. Ata rrojnė me shpresa. Ata s'mund t'i qetėsojė asgjė nė botė, pėrveē kthimit nė vatrat e tyre, por nė vatrat e tyre pa pushtues. Ajo qė ka rėnė mbi krye shqiptarėve tė njė komb, ėshtė e pėrbashkėt. Prandaj edhe fatkeqėsinė do ta kalojmė bashkarisht. Ne kemi njė gjuhė, njė kulturė, tė njėjtat zakone. Por, fatkeqėsisht kemi ende njė mur ndarės, njė kufi absurd. Por edhe kėtu, ky Mur i Berlinit do bjerė sė shpejti. Prizreni me Kukėsin janė shumė afėr, por ėshtė e pamundur tė shkojė njeriu atje. Mė parė mund tė shkosh nė Afrikė se nė Prizren. Por rasti e solli qė ky mur do bjerė.
    Gazetarja thotė se po bėjnė ē'ėshtė e mundur tė pėrcjellin realisht ato gjėra qė mund tė kapin kėtu dhe thotė se e traumatizon vazhdimisht pamja e trishtuar e tė shpėrngulurve. Ajo kallėzon se pėr njė javė rresht nė Morin ka parė dy fėmijė tė vegjėl, nga shtatė a tetė vjeē, qė gjithmonė qėndronin nė tė njėjtin vend. Asaj i kishte bėrė pėrshtypje kjo gjė. I kish takuar fėmijėt, i kish pyetur, dhe ata kishin thėnė se, ishin nga Prizreni dhe atė ditė qė po vinte njė kolonė e gjatė njerėzish me traktorė, ata tė dy qenė duke luajtur dhe njė polic serb i ka marrė dhe i ka vendosur nė njė traktor. Tani ishin nė Morin (i kish marrė njė familje) dhe dilnin ēdo ditė nė atė vend se mos vinin prindėrit e tyre.
    I them gazetares se fati i kėtyre njerėzve ėshtė tragjik, por kam pėrshtypjen se tani, sapo tė pėrfundojė lufta, ata do tė kthehen nė vatrat e tyre, por prapė duhet tė kapėrcejnė atė ēka ndodhur atje: katunde dhe qytete tė shkatėrruara. Do gjejnė edhe shumė varre masive dhe kjo ėshtė traumatizuese pėr ēdokėnd, sidomos kur njeriu ka tė afėrmit e vet atje, njerėzit e familjes.
    I pėrmend asaj njė thėnie tė para do ditėve tė njė shokut tim, Shkėlqim Dullės, se Hitleri pat bėrė krime, si krimet e Hitlerit, por atij nuk i janė regjistruar siē po i regjistrohen Millosheviēit. Atėherė, kur shfaqet ēdo gjė, bota do shohė se si ka vepruar kundėr shqiptarėve tė Kosovės.
    Gazetarja e aprovon kėtė gjė dhe shton se bota jo pak gjėra ka marrė vesh deri tani.

    E premte, 7 maj

    Ajo ēfarė ndodh nė Kukės, nuk mund tė pėrcillet nė televizorin shtetėror brenda ditės, por vetėm tė nesėrmen. Rastet kur kronika pėrcillet brenda ditės janė tė rralla, tepėr tė rralla. Mbase ėshtė njė nga rastet e rralla nė botė kur njė stacion shtetėror televiziv kombėtar, pėr njė ngjarje tė tillė si kjo e tė ardhurve nga Kosova, tė mos vendosė, tė paktėn, nė Kukės a Morin, njė ekip gazetarėsh dhe kameramanėsh. Kur vjen ndonjė grup xhirimi, nė tė shumtėn e rasteve vijnė me helikopterė dhe pėrcjellin vizitėn e zyrtarėve tė lartė tė Tiranės apo tė organizmave ndėrkombėtarė. Atėherė gazetarėt, ende pa marrė frymė mirė, realizojnė kronikėn dhe shpesh e mbushin dhe me pasaktėsi tė tilla, duke ngatėrruar edhe emrat e vendeve: ngatėrrojnė Morinin e Kukėsit mė Qafėn e Morinės nė Tropojė.

    E shtunė, 8 maj.

    A dua tė kthehem nė Kosovė? Kjo ėshtė njėlloj sikur t'i thuash tė verbėrit a do sy.
    Fjalėt e njė tė ardhuri nga Kosova nė njė emision nė TV shqiptar, para do ditėsh, shprehin nė mėnyrėn mė proverbiale atė dėshirė, atė kryedėshirė tė tyre pėr t'u kthyer prapė atje. Kjo dėshirė ėshtė kthyer nė njė ankth tė pandėrprerė, gati-gati tė papėrballueshėm prej shpirtrave tė tyre tė lėnduar. Ata qė e panė gjėmėn me sytė e tyre, atė qė pėrjetuan, pėr njė ēast sikur e mbajnė nė vetvete dhe i mundon moskthimi i shpejtė. Dėshira e padurueshme pėr t'u kthyer sikur ėshtė kthyer nė njė kumt, dhe ky kumt tani ėshtė legjitimuar tek secili. Ata mund tė mendojnė ēdo gjė, por jo moskthimin dhe kjo ėshtė kthyer nė njė recetė tė gatshme. Nė njė recetė ku ėshtė shkruar: "Sė shpejti". Pra fjalėt sė shpejti u krijojnė njė shqetėsim tė ri, njė pezmatim tjetėr. Ata e mendojnė se do tė kthehen, po kur s'e mendojnė saktėsisht se kur, kjo i zhyt nė dėshpėrim.
    Zakonisht kur ndodh njė gjėmė, njė fatkeqėsi, njeriu fillimisht s'e ndien sa duhet, i duket si e pabesueshme, si e pavėrtetė. Mė vonė, kur e ndien seriozisht afėr ēfarė i ka ndodhur, atėherė e mbulon dėshpėrimi. Kėshtu ka ndodhur edhe me tė ardhurit nga Kosova. Ata tani kanė filluar tė ndiejnė peshėn e humbjes sė atdheut. Peshėn e humbjes sė tė afėrmve. Tani ata e ndiejnė se janė mbushur me mungesė tė madhe. Dhe mungesa po i bren. Po kur mendojnė se do tė kthehen nė tokėn e tyre, kjo sikur i ngushėllon, ua heq dhimbjen. Nė tokėn e tyre tė lirė, pa ushtri pushtuese.
    Shumė prej tyre e kanė tė vėshtirė tė largohen nga Kukėsi pėr nė zona tė tjera tė Shqipėrisė. Thonė se e kanė mė afėr Kosovėn. Thonė se nuk u pret shpirti derisa tė kthehen dhe duke qenė kėtu, janė afėr, shumė afėr. Njėri prej tė ardhurve, Habib Ajazaj nga Zhuri, 51 vjeē, thot se edhe mund tė shkonin nė Tiranė a diku tjetėr, por kėtu janė shumė afėr dhe sa tė ēelet udha, rruga prej Tirane do t'u dukej shumė e largėt. Thotė se s'kanė mė fuqi, por as kanė mė frymė me pritė. Por disa prej tyre s'mund tė largohen nga Kukėsi edhe pėr njė arsye tjetėr: thonė se kanė traktorė me vete dhe s'u ka mbetur gjė tjetėr mbas shpirti.
    Dhe brenga, trishtimi vazhdojnė ritualin e tyre tė zakonshėm.

    E hėnė, 10 maj.

    Ėshtė rihapur pėrsėri pika e kalimit nė Morin. Gjatė gjithė ditės sė djeshme dhe deri nė orėn 14.00 tė ditės sė sotme, kanė mbėrritur nė Kukės rreth 14 mijė tė shpėrngulur me forcė nga trojet e tyre. Tė ardhurit e dy ditėve tė fundit janė banorė tė Mitrovicės dhe tė rrethinave. Ata thonė se kanė bėrė dhjetė ditė nė kėmbė pėr tė mbėrritur kėtu dhe janė shumė tė lodhur, janė aq tė lodhur sa po u merret fryma. Tė ardhurit vendosen nė ēadrat e mėdha tė ngritura nga UNHCR-ja pranė sheshit qėndror tė qytetit, si pėr tė marrė pak frymė, apo si pėr tė marrė avull, sepse menjėherė do tė largohen nga Kukėsi pėr nė vende tė tjera tė Shqipėrisė.
    Sheshi qėndror i qytetit ose sheshi qė ėshtė ende pa emėr, ndėrron formė disa herė gjatė ditės. Nė mėngjesin e sotėm, aty nga ora 08.00, sheshi qė i mbushur plot me tė ardhurit nga Kosova qė prisnin mjetet e transportit pėr t'u larguar nga Kukėsi. Aty nga ora 11.00 nė shesh qe krijuar njė vend i zbrazėt, por njė vend i zbrazėt ose ky vend pėrkohėsisht i zbrazėt, tė ngjante me njė amebė tė madhe, stėrmadhe. Aty nga ora 12.00, sheshi qe i mbushur pėrsėri plot me njerėz, por edhe me dhjetė mjete transporti qė mbusheshin ngutshėm me tė ardhurit e djeshėm ose dhe me tė sapoardhurit. Nė kėtė orė, s'tė shkonte mendja kurrsesi se nė kėtė shesh, pikėrisht vetėm njė orė mė parė mund tė shihje njė vend tė zbrazėt dhe aq mė tepėr, njė vend tė zbrazėt qė t'i ngjante njė amebe.
    Ē' prej mėngjesit tė sė premtes, linja telefonike e qytetit me qytete tė tjera dhe me atė jashtė shtetit ėshtė ndėrprerė. Pranė 14 kabinave telefonike tė vendosura nė pika tė ndryshme tė qytetit, nuk ta zė syri rendin e gjatė tė njerėzve. Tashmė vendi pėrreth tyre ėshė i zbrazėt. Aparatet telefonikė brenda kabinave duken si guacka tė hirta deti tė varura nė shkopinj tė hollė, qė sikur tė frynte njė erė e lehtė, do t'i hidhte menjėherė shkujdesshėm andej-kėndej.
    Nesėr pėrurohet pista e aerodromit, 950 m e gjatė dhe 70 m e gjerė, e ndėrtuar me fondin e Emirateve tė Bashkuara Arabe.

    E mėrkurė, 19 maj

    Halit Riza Coka, nga Arrni i Kukėsit, e kish parandierė se do tė vritej. Megjithatė, e panjohura ose mendimi se do tė ndrronte jetė sė shpejti, e tėrhiqte me njėfarė force magjike, tė pakonceptueshme.
    Nė dy muajt e fundit tė 1998-s kish punuar nė Greqi. Nė janar tė vitit tė sivjetėm, kthehet nga Greqia me mendjen e mbushur se do tė shkonte nė radhėt e UĒK-sė, por aty, nė fushėn e betejės, ai do tė jepte jetėn dhe duke e parandierė kėtė gjė, kurrsesi s'u kthye mbrapsht.
    Mesa duket, atė e ka tėrhequr sė tepėrmi e panjohura, njė e panjohur qė kish tė bėnte me vdekjen e tij (nė kėtė rast, vrasjen), dhe njėkohėsisht si besimtar qė ishte, sipas tij kėshtu qe shkruar: ai duhet tė shkonte tė luftonte pėr atdheun dhe pėr atdheun ai duhej tė vritej nė fushėn e betejės. Mė tregojnė se, ai u kish thėnė tė afėrmve tė tij se kėshtu do tė bėhej, se kėtė gjė s'mund ta ndalte askush nė botė, sepse sipas tij, kėshtu qe shkruar.
    I janė lutur qė, sė paku, ta shtynte dhe pėr pak kohė, pėr aq kohė sa t'i hiqej nga mendja ai ėndėrrim i mbrapshtė se do largohej nga kjo botė. Ai do tė vizitonte tė afėrmit, miqtė dhe shokėt e tij dhe do t'u thoshte se po shkonte atje ku liria do tė vinte mė shpejt se nė ēdo vend tjetėr, por, pėr veten e vet, ai do tė binte sheit, dhe pėr kėtė s'mund ta ndalte askėrkush nė kėtė botė, pasi ndjente se kėshtu do tė bėhej.
    Agim dhe Nuhi Coka, dy kushėrinj tė tij, tregojnė se nė janar kish mbėrritur nė Kukės dhe kish kėrkuar ta ndihmonin tė pėrfshihej nė radhėt e UĒK-sė. Kėtė punė e merr pėrsipėr Maliq Doēi, ushtarak, dhe e ndihmon tė dalė nė zonėn ku vepronin njėsi tė UĒK-sė. Haliti, mbas disa ditėve ėshtė kthyer prapė dhe ka marrė me vete pėr nė radhėt UĒK-sė edhe dy kushėrinj tė tij, Sami Cen Cokėn dhe Merė Ali Cokėn.
    Mė 2 prill vritet nė fushė tė betejės, por lajmin pėr vrasjen e tij, familja do ta merrte vesh vetėm disa ditė mė vonė, pėrmes komandės ushtarake tė njėsisė ku qė pėrfshirė Halit Riza Coka. Trupin e tij e kanė varrosur nė Malishevė, por tė afėrmit e tij thonė se, me t'u liruar Kosova, mund ta vendosin nė Arrėn, nė vendlindjen e tij. Mund ta vendosin edhe nė Bathore, aty ku ėshtė vendosur familja e tij qė para disa viteve. Por, mund ta lėnė edhe aty, nė Malishevė, aty ku ėshtė varrosur, pranė shokėve tė tij.
    Nuk qe mė tepėr se 21 vjeē.

    E enjte, 27 maj

    Nė Kukės, nė kėtė pranverė, askush s'ėshtė i ngeshėm. Asnjė nga banorėt e qytetit. Asnjė nga ata qė kanė ardhė. Tė ngeshėm s'janė as zyrtarėt vendorė dhe ata qė vijnė nga Tirana pothuajse ēdo ditė. As pėrfaqėsuesit e organizmave ndėrkombėtarė, tė cilėt kanė vizituar Kukėsin nė kėto dy muaj. Duket se njerėzit qė banojnė kėtu, janė pėrfshirė nė tė panjohurėn, nė jetėn e qytetit me popullsi disa herė mė tė madhe se dy muaj mė parė dhe me vėshtirėsi shpesh edhe tė paparashikueshme.
    Nė qytet veprojnė 41 organizata tė huaja humanitare dhe shumė nga banorėt e qytetit janė punėsuar aty, siē janė pėrfshirė shumė vetė nė punė si pėrkthyes pranė gazetarėve apo disa tė tjerė si shoferė tė tyre. Por tashmė dhe tregtia ka marrė tjetėr pamje: tregu i qytetit ka gjallėri qė s'ėshtė parė ndonjėherė dhe askush s'i vė ēmimet qė rriten nga dita nė ditė.
    Por nė qytet disa nga shtėpitė u jan dhėnė me qira jo vetėm tė huajve (kryesisht gazetarė), por edhe disa familjeve tė ardhura nga Kosova. Ēmimet e banesave shpesh janė nė stratosferė, sidomos ato banesa qė u jepen tė huajve, por pėrgjithėsisht, tė dyja palėt merren vesh mirė, nuk ka grindje, asnjėra nga palėt nuk bėhet pishman dhe ēdo gjė duket sikur shkon normalisht. Zakonisht, disa nga familjet e ardhura kėrkuan tė merrnin banesa me qira vetėm pas 10 prillit, atėherė kur u pėrgatitėn kampingjet dhe duhej tė dilnin aty.

    E hėnė, 31 maj

    Gazetarėt e huaj nė kėtė qytet kanė botėn e tyre tė patrazuar. Ata janė nga shumica e vendeve tė botės dhe mund tė them se janė kėta gazetarė qė kanė ditur ta kapin dramėn e njerėzve qė u pėrzunė me dhunė nga vatrat e tyre. Pėrgjithėsisht korrektė me njerėzit qė punojnė, qofshin kėta pėrkthyes tė tyre, shoferė, me sportelistėt e hoteleve, me kamerierėt apo dhe me tė zotėt e shtėpive, nė shtėpitė e tyre e tė cilėve banojnė me qira. Zakonisht pėrkthyesit i paguajnė mė mirė gazetarėt amerikanė, gjermanė e anglezė, ndėrsa rekordin e pagesės sė pėrkthyesve e mbajnė japonezėt. Ka raste ku ka mosmarrėveshje ndėrmjet pėrkthyesit dhe gazetarit tė huaj pėr punė tė pagesės, saqė kur gazetarit i me te veshtira, me vendimtare, por ndjehej e vetme. NATO vazhdonte bombardimet me intensitet poj dhe ndėrrimi i tij i kėtij termi mund tė krijojė probleme me shefat e tyre. Jam pėrpjekur t'u shpjegohem se tani shumė gjėra po ndėrrojnė dhe, ndėrsa po krijohet njė klimė realisht rreth Kosovės, kjo do ndodhė edhe me emrat gjeografikė tė saj. Vetėm Marie Laure Colson e Liberation-it mė ėshtė shprehur se do tė pėrqipej tė bėnte kėtė ndryshim. Ndėrsa Marcin Meller, gazetar nė Polityka tė Varshavės, thoshte se shefi i tij menjėherė do ta fshinte dhe do ta shkruante pėrsėri Kosovo. Pra, gazetarėt janė shumė idiferentė pėr gjėra qė atyre u duken tė vogla ose e kanė vėshtirė tė dalin jashtė njė modeli tė krijuar mė parė. Kur gazetarit turk, Alp Tekin, tė kanalit 6, i kam thėnė se sė shpejti Kosova do pavėrėsohet dhe atėherė, edhe tė gjithė gazetarėt e huaj do detyrohen tė shkruajnė saktė edhe emėrtimet gjeografike, atėherė ai ėshtė shprehur: e dhėnė zoti!
    Emrin e katundit Morin, aty ku ėshtė dogana dhe ende muri ndarės Shqipėri-Kosovė, gazetarėt e huaj e shqiptojnė dhe e shkruajnė jo saktė: Morina ose Morinė. Por nuk mbeten pas edhe gazetarėt e shtypit shqiptar apo dhe tė televizionit shtetėror. Madje, televizioni shqitar mė sė shumti pėrdor Qafa e Morinės. Nė anėn tjetėr, njė gazetar italian mė thoshte se ish i detyruar tė pėrdorete Morinė dhe jo Morin, sepse kėshtu e kishte gjetur nė njė hartė tė botuar nė Tiranė dhe mė tregoi edhe hartėn e botuar para njė viti. Duke vendosur gishtin mbi fjalėn Morinė, ai paraqitej triumfues sikur tė mė tregonte se ky gabim nuk rridhte pėr fajin e tyre.
    Ndryshe ndodh me gazetarėt vendorė qė punojnė me Televizionin apo Radio Kukėsin: gjithmonė e pėrdorin tė saktė emrin e kantundit Morin. Edhe ku pėrcjellin ndonjė informacion nė gazetat qėndrore, pėrgjithėsisht fjala Morin shkruhet e saktė, ndėrsa kur pėrdoret gabim, kjo mund tė shihet vetėm gabim i kompjuteristes.
    Gazetarėt shpesh kėrkojnė harta tė Shqipėrisė apo Kosovės. Por kėrkojnė edhe harta tė Kukėsit e Hasit. Librashitėsja e qytetit, thotė se shumė gazetarė vijnė ēdo ditė nė librari dhe pyesin pėr harta tė tilla dhe kur ajo u thotė se nuk gjenden, por mund tė gjenden nė Tiranė, ata ikin tė pezmatuar, por prapė nė krye tė javės ata mund tė vijnė nė librari me tė njėjtėn kėrkesė qė kthehet nė njė ritual tė pėrditshėm.
    Por shpesh gazetarėt dhe kameramanėt e huaj bėhen nervozė, sidomos kur e shohin se e kanė tė vėshtirė tė kapėrcejnė kufirin dhe tė futen mė nė brendėsi tė Kosovės. Ardian Elezi punon pėrkthyes me njė fotografi japonez qė kish punuar nė shumė vende tė botės. Kish qenė dhe nė Bosnje. Kish qenė dhe nė Kosovė nė fillim tė kėtij viti. Por nė Bosnje ai rastėsisht kish shpėtuar nga vdekja: pėr pak se kish rėnė nė njė vend tė minuar. Ardiani tregonte se fotografi japonez ndihej i shqetėsuar se nuk kish mundur ende tė siguronte lejen tė futej nė ato vende ku mendohej se nė Kosovė ishin tė lira ose nė fund tė fundit tė ishte pranė luftės, ose po tė qe e mundur tė futej edhe aty ku zhvillohej lufta. E takoj fotografin dhe mė thotė se po e shkatėrronte pritja, pritja e gjatė. Por s'ėshtė vetėm fotografi Murata Shinichi qė pret tė futet nė Kosovė. Tė gjithė gazetarėt e tjerė, kameramanėt dhe fotografėt qė ndodhen nė Kukės, e ndjejnė tė domosdoshme tė futen atje, aty ku s'dihet ē'bėhet. Shumė prej gazetarėve thonė se informacionet e tyre po bėhen monotone dhe vetėm futja nė Kosovė mund t'i shpėtojė ata nga ky siklet.

    E martė, 1 qershor

    Greg English, njeriu me njė mbiemėr tė kėndshėm, kameraman, ėshtė londinezi qė punon kėto ditė me grupin e gazetarėve gjermanė tė RTL-sė. Ai shpjegon se ka punuar nė shumė vende dhe thotė se shtėpia e tij ėshtė kudo dhe askund. Me Volker Albers-in, gazetarin gjerman, kanė formuar njė ēift simpatik, tė admirueshėm, nė njė harmoni pune dhe korrektesė njėkohėsisht. Kameramani ka njė humor tė tillė qė e pėrdor nė ēdo kohė: nė punė, gjatė kohės sė ngrėnies sė bukės, nė shėtitje. Nė njė rast ai tregon tri anektoda rresht. Si nė anektodat angleze. Unė thashė se edhe unė po tregoj njė anektodė tonėn. Duke i shpjeguar se dy personazhe tė kėsaj anektode janė Titoja dhe Enver Hoxha pėr tė cilėt ai kish dėgjuar dhe s'pati nevojė t'i jepja shumė shpjegime:
    "Njė ushtarė, aty nga vitet gjashėdhjetė, kish parė nė ėndėrr sikur po bėnte mundje Titoja me Enverin. Titoja e kish mundur Enverin tri herė, ndėrsa ai e kish mundur Titon vetėm njė herė. Ushtari tė nesėrmen ua tregon kėtė ėndėrr shokėve tė tij. Por komanda e merr vesh se ē'ėndėrr kish parė ushtari dhe e arrestojnė menjėherė. Atė e dėnojnė shtatė vjet burgim, me akuzėn: "Nuk ka parė nė ėndėrr qė Enveri e ka mundur Titon, por qė Titoja ka mundur Enverin. Ne s'mund tė pranojmė qė kapitalizmi e mund socializmin. Pėrkundrazi. Socializmi ėshtė i fortė, i pathyeshėm".
    Ai filloi tė qeshė me tė madhe dhe mbas pak tha se pėr sa kohė qė do punojmė sė bashku unė s'do bėj mė humor. Por s'kaluan as dy minuta dhe ia nisi pėrsėri nga tė vetat. Por s'kaluan as dy minuta dhe ia nisi pėrsėri nga tė vetat. Nja dy tri herė pat qėndruar nė tavolinėn tonė edhe Ibsen Elezi, qė punonte si pėrkthyes me njė grup tjetėr gazetarėsh. Ilbseni thoshte se nė grupin tuaj gjithė ditėn bėhet humor, kurse ata me tė cilėt punonte, as e hapin gojėn. Kurse Greg-u ia priti se, mesa duket ata punojnė, kurse ne punojmė e bėjmė humor.
    GazetariVolker Albers thotė se po pėrpiqet t'i kuptojė sadopak njerėzit qė i kanė larguar nga shtėpitė e tyre. Ai thotė se ata s'e japin veten dhe sikur kanė njė lloj fisnikėrie edhe nė vuajtjet e tyre. Kėta njerėz po pėrpiqen ta marrin veten pak nga pak. Kur unė i them se ata e kanė mendjen top pėr t'u ktyer dhe pėrveē kėsaj s'mund t'i qetėsojė asgjė nė botė, ai thotė dhe zemra e njeriut duron, duron edhe pak ditė.
    I them Volker-it pėr simpatinė qė kanė banorėt e kėtij qyteti pėr kombin gjerman dhe Gjermaninė, madje, kur u hapėn ambasadat nė verė tė '90-s, rreth 50 banorė tė kėtij qyteti, kryesisht tė rinj, ambasadėn gjermane nuk e ndėrruan me asnjė ambasadė tė botės. Ai thotė se ėshtė njė lidhje qė tashmė vetėm do forcohet. Aq mė tepėr qė tani edhe Kosova do hapet, pasi janė me mijėra e me mijėra shqiptarė tė Kosovės qė punojnė nė Gjermani. Njerėzit s'kanė kufi ndėrmjet tyre dhe kufijtė e shteteve, dalėngadalė do mbeten vetėm si nocione gjeografike.
    Nė njė rast, Fiqiri Cengu, shoferi qė punon me kėtė grup, thotė:
    - Millosheviēi e ka marrė teposhtėzėn.
    Volker-i ia pret:
    - Ka kohė, Fiqiri. Ka prapė kohė. Duhen tė paktėn edhe dhjetė ditė. S'ėshtė vetėm Millosheviēi.
    - Volker, - thotė Fiqiriu - E pat edhe Millosheviēi. Atij i ka dalė uji si qenit tė Hafuzit.
    Fazėn i ka dalė uji si qenit tė Hafuzit, ia pėrkthej: i doli boja, duke i dhėnė njė kuptim sa mė tė pėrafėrt me tė.

    E martė, 8 qershor

    Nė Bashki thonė se deri tani ka vdekur 150 vetė nga tė ardhurit. Vdekjet kanė qenė tė natyrės dhe kanė vdekur nė spitalin e qytetit, por ka pasur raste qė kanė ndėrruar jetė dhe nė shtėpitė e familjarve ku janė vendosur, ku janė kryer dhe ritet e zakonshme pėr tė vdekurin. Por tre vetė nga tė ardhurit janė mbytur nė ujėrat e liqenit: dy fėmijė 13 vjeēarė dhe njė i rritur 42 vjeē.
    Trupat e tė pajetėve janė varrosur nė varrezat e qytetit, por varret e tyre janė ndarė pak veēmas dhe kjo gjė nga kėrkesa e tė afėrmve tė tė vdekurve, tė cilėt janė shprehur se me tė marė fund lufta dhe me t'u ktyer nė shtėpitė e tyre, do tė kthehen tė marrin trupat e tė vdekurve pėr t'i rivarrosur nė varresat e katundeve apo qyteteve tė tyre.

    E mėrkurė, 9 qershor.

    Ditėt e fundit ka pasur incidente tė shumta pranė vijės kufitare. Forcat ushtarake serbe kanė goditur disa herė katunde tė zonės sė Hasit, madje edhe doganėn e Morinit.
    Pėrparim Kastrati qė punon me grupin televiziv tė TF1-it, mė tregoi pėr incidentin qė i kish ndodhur njė operatori kilian. Ai thotė se, para do ditėve, njė grup gazetarėsh, fotoreporterėsh tė huaj (kryesisht francezė, spanjollė, dhe kilianė), ndodheshin rreth 50 metra larg doganės sė Morinit dhe po filmonin. Fotoreporteri kilian ish shkėputur si nga 4 metra larg tyre. Ndėrkohė, ėshtė dėgjuar vetėm njė krismė, vetėm njė e tillė dhe kiliani qe shtrirė nė vend. Ushtarėt serbė kishin qėlluar me snajper. E kanė marrė kilianin, ashtu pa ndjenja, e kanė dėrguar nė kampin italian "Kukės 1", por me gjithė pėrkujdesjen e mjekėve (tė cilėt e kishin dėrguar dhe nė Itali), nė krye tė 24 orėve ai kish vdekur.
    Nė ditėn e sotme pika e kalimit nė doganėn e Morinit ka qenė e mbyllur.
    Nė mbrėmje vonė, bėhet e njohur se nė Kumanovė ėshtė nėnshkruar Marrėveshja e Paqes ndėrmjet gjeneralėve tė NATO-s dhe atyre tė ushtrisė serbe. Marrėveshja, ndėrmjet tė tjerave, parasheh largimin e ushtrisė serbe nga Kosova brenda pak ditėve.
    Tė lind pėrshtypja se, kėsaj here, paqja pėr Kosovėn do tė dalė nga ai rreth vicioz ku ėshtė zhytur. Ajo, autoritare, jashtėzakonisht autoritare, si njė krijesė e merzipritur ē'prej kohėsh, do tė zbresė nė Kosovė.

    E premte, 11 qershor

    Dje dhe gjithė ditėn e sotme, nė qytet kanė vėshuar edhe banorėt e tetė kampeve tė vendosura pėrreth qytetit. Ardhje tė shumta ka pasur edhe nga kampi i ngritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si kampi ku disiplina, rregulli i pėrgjithshėm, trajtimi me ushqim, etj. e kanė thyer atė nė njė institucion mė vete. Nė ēdo kohė tė ditės mund tė shohėsh kolona tė pambarimta njerėzish qė vėrshojnė dret qytetit, mbodhen grupe-grupe, dhe krejt tė shkujdesur bisedojnė, shpesh lidhen nė krahėt e njėri-tjetrit. Mesa duket, shtysa apo rendja drejt sė panjohurės, drejt asaj qė e kanė ėndėrruar dhe pritur me kohė, jo vetėm nė breznitė e tashme, por edhe nė brenznitė e mėparshme, pra rendja drejt lirisė, kėtyre njerėzve u ka dhėnė njė pamje tė shkėlqimtė. Nė qytet tashmė flitet pėr atė qė sė shpejti vjen, qė do jetė e pranishme dhe e palėvizshme nė mjediset ku ata do tė shkojnė. Shumė prej tyre thonė se do kthehen sė shpejti, sa tė hapet, por thonė se askush nė kėtė botė s'mund ta merrte me mend se vatrat e tyre do liroheshin kaq shpejt. Brenda pak ditėve ushtria pushtuese serbe do largohej nga toka e atyre njerėzve qė i pat dėbuar me forcė, nė fund tė marsit kur filloi fushatėn e pėrgjakshme tė pastrimit etnik.
    Po ndihet se qyteti po rizgjohet rishtaz. Mjete tė shumta po lėvizin nėpėr qytet, sidomos nė bulevardin kryesor i tij. Gjithė ditėn lėvizin me shpejtėsi dhe kalojnė nėpėr tė gjitha rrugėt dhe rrugicat e Kukėsit. Nė bulevardin kryesor tė qytetit qė merr nisjen tek Gjashtėkatėshi, shoferėt detyrohen tė ngadalėsojnė shpejtėsinė e automjeteve tė tyre vetėm nė atė pikė tė rrugės (ndėrmjet ndėrtesės sė Televizionit dhe shkollės "Lidhja e Prizrenit"), ku ėshtė njė pusetė e hapur, sė cilės i ėshtė hequr kapaku qė prej dy muajsh dhe vetėm kjo pikė e rrugės ėshtė mė e parrezikshmja pėr kalimtarėt e qytetit.
    Sot nė qytet kanė mbėrritur rreth 120 vetė (tė shpėrngulur nga trojet e tyre dhe tė vendosur nė Tiranė qė nė fillim tė prillit) pėr tė qenė mė pranė vendbanimeve tė tyre. Njėri prej tyre mė thotė se e kishin pasur nė mendje tė vinin nė Kukės mbas dy a tri javėsh, por nėnshkrimi i Marrėveshjes ua kish prishur planet e tyre.
    Ai thotė se ishin shumė tė lodhur dhe s'mund tė prisnin mė. Duke ardhė nė Kukės e ndjenin veten mė pranė, shumė mė pranė banesave tė tyre. Ai shton se nesėr mbrėma, nuk dihet sa tė tjerė do tė vijnė nė Kukės.

    E shtunė, 12 qershor

    Sot nė qytet kanė mbėrritur rreth 2000 vetė nga tė dėbuarit qė janė vendosur nė qendra tė tjera pritėse. Kanė lėnė kampet ku kanė qenė vendosur dhe kanė mbėrritur kėtu pėr tė qenė sa mė afėr qendrave tė tyre tė banimit. Lajmi se forcat paqeruajtėse tė NATO-s do kalojnė nėpėr Kosovė, ka bėrė qė shumė prej tyre tė nisen menjėherė drejt Kukėsit. Mesa shihet, Kukėsi qė shėrbeu si qendra e parė e madhe e pritjes sė tė dėbuarve me dhunė, do shėrbejė edhe si qendra e madhe e rikthimit tė tyre.
    Kėto ditė jam nė pėrkthim me njė grup gazetarėsh dhe kameramanėsh tė televizionit gjerman tė ZDF-sė. Ekipi i xhirimit disa herė sot ka ndėrruar vend. Fillimisht nė krye tė urės sė Drinit tė (pėrballė kafe-bar), mė mbas nė anėn tjetėr tė urės. Aty nga dreka pranė Gjashtėkatėrshit. Vetėm nga mbasditja ekipi i xhirimit zhvendoset pranė kampit "Kukės 1". Kameramanėt shpjegojnė se po pėrpiqen tė gjejnė njė pikė sa mė tėrheqėse xhirimi pėr tė fiksuar ardhjen e forcave paqeruajtėse gjermane tė KFOR-it. Nė njė rast, i them gazetarit Tom Sievers se rruga Kukės-Prizren ėshtė shumė e shkurtėr dhe nuk mban as njė orė. Ai thotė se e dinte kėtė gjė dhe shton me tė qeshur se rruga Kukės - Tiranė ėshtė mbase rruga mė e gjatė nė botė.
    Tė gjithė ata qė vijnė pėr herė tė parė nė Kukės, ankohen pėr rrugėn Tiranė-Kukės. Thonė se ėshtė njė rrugė qė ua ha shpirtin, por edhe kur u thua se banorėt e kėtyre anėve e bėjnė gjithė jetėn e tyre kėtė lloj rruge, atyre s'u bėn pėrshtypje kjo gjė, por ia nisin e ankohen pėrsėri. Mesa duket, u bie ndėrmend rruga e kthimit.
    Pothuajse gjithė mbasditen bie shi. Pikat e para tė shiut ia nisin tė stėrpikin aty nga ora 15.00 dhe mė mbrapa, masa stėrmadhe e shiut, mbulon qytetin dhe hapėsirėn rreth e rrotull. Shiu bie e bie dhe duket sikur po shkulet krejt qielli qė kemi pėrmbi krye dhe po zė vend nė rrugė, mbi tarraca tė ndėrtesave, dhe mbi ēadrat e panumėrta tė kampeve. Duke shkuar pranė kampit tė ndėrtuar nga italianėt dhe qė quhet "Kukėsi 1", menjėherė sapo dalloj kampin, ēadrat mė ngjajnė si deve tė pangarkuara qė po nisen pėr udhė tė largėt. Me grupin e gazetarėve tė ZDF-sė janė edhe dy vėllezėr egjyptianė (Ibrahim dhe Mahmoud El Batout), kamermanė, tė cilėt kėto ditė bashkėpunojnė me gazetarėt e ZDF-sė. I them Ibrahimit se ēadrat atje mė ngjajnė si deve tė pangarkuara qė nisen pėr udhė. Ibrahimi me tė qeshur shton se atij i ngjajnė si deve qė po lahen nė shi. Por edhe si deve qė s'do ecin, por do fluturojnė nėpėr qiell. Unė pėrsėri e plotėsoj mendimin duke thėnė se njerėzit qė kanė banuar n'ato qadra dhe qė shpejt do t'i braktisin, do tė mbajnė tani e mbrapa nė kujtesė vetėm si deve qė fluturojnė nė diell. Por edhe si pata tė egra qė fluturojnė e fluturojnė derisa humbin mė nė brendėsi.
    Pra, si deve qė s'ecin por fluturojnė nėpėr qiell, por edhe si pata tė egra qė fluturojnė. Mė vonė, shumė kohė mė vonė, njerėzve qė kanė banuar nė kėto shtėpiza tė vogla, nė kėto ēadra-shtėpiza, do t'u duket se dikur kanė parė nė ėndėrr ēadra qė u ngjanin deveve dhe patave tė egra qė po niseshin nėpėr qiell. Nėpėr qiell, mė nė brendėsi tė tij, nė njė rrugė tė largėt. Nė njė rrugė pa kthim. Njerėzit mbase mund ta harrojnė kėtė ėndėrr, por sė paku, kohėn kur e kanė parė atė, pikėrisht nė pranverė tė 1999-s, do tė kenė tė vėshtirė tė shkėputin nga mendja.
    Me gjithė shiun qė s'ka tė sosur, banorė tė kampit "Kukėsit 1", janė nė anėt e rrugės qė nė mėngjes dhe presin tė pėrshėndesin forcat paqeruajtėse gjermane tė KFOR-it qė do kalonin pėr nė Prizren. Aty nga ora 18.00 njerėzit fillojnė tė shpėrndahen, kur lajmėrohen si trupat gjermane do kalonin atypari pėr nė Prizren vetėm tė nesėrmen. Njėri nga tė pranishmit aty, Idriz Qusaj, qė kish qenė mėsues nė shkollėn "Muhamet Ēami" tė Pllajnikut (zona e Opojės), tė cilin e kam njohur qė nė ditėt e para tė mbėrritjes nė Kukės, thotė se nesėrmja pėr tė shkuar pėr tė parė se ē'ka ngjarė me shtėpinė e tij, i duket e largėt, shumė e largėt. Pyetjes sė gazetarit tė ZDF-sė se pėrse pi i priste me kaq padurim forcat gjermane, i pėrgjigjet: "Nuk e ke provuar tė dėbojnė nga shtėpia jote dhe vetėm po tė kesh pėsuar njė fat tė tillė, atėherė mund ta kuptosh mirė se ē'do tė thotė tė presėsh tė kthehesh nė shtėpinė tėnde".
    Nė qytetin e Kukėsit kthehemi aty nga ora 19.00. Shiu tashmė ka pushuar. Gazetari Tom Sievers thotė se nesėr qė nė mėngjes duhet tė ndodhemi nė doganėn e Morinit pėr tė ndjekur kalimin tė forcave paqeruajtėse gjermane, sė bashku me gazetarėt e tjerė. I them atij se nesėr do tė shihet se ē'do tė thotė kufi absurd dhe si kjo vijė e dhunshme qė ka ndarė shqiptarėt mund tė shkrihet si bora nė ujė.
    Pjesa e rrugės kryesore tė qytetit, qė nis nė fund tė gjashtėkatėshit dhe mbaron ndėrmjet kafe-bar "Avdi" dhe kioskave tė vendosura mbarė e mbrapsht, ėshtė e mbushur me njerėz, sa ėshtė e vėshtirė tė kalohet. Shumė nga tė rinjtė mbajnė flamuj shqiptarė dhe gjermanė. Duket se kalimi i trupave gjermane tė nesėrmen pėr nė Prizren, ka nxitur bisedat qė bėhen shkujdesshėm dhe me zė tė lartė. Grumbullimet e kėsaj mbremjeje pranė gjashtėkatėshit, ku mė sė shumti flitet pėr Gjermaninė, mė kujtojnė mbrėmjet e famshme nga fundi i viteve '80, kur luheshin ndeshjet e kampionateve evropiane dhe botėrore tė futbollit, dhe pjesa mė e madhe e tė rinjve tė qytetit, tifozė me skuadrėn e Gjermanisė Perėndimore, mbodheshin dhe diskutonin me entuziazėm tė papėrmbajtur. Por, veēse atėherė tė rinjtė s'mund tė mbanin flamuj dhe tė mbaje n'aė kohė njė flamur gjerman, do tė thotė tė shkoje vetė drejt burgut.
    Njerėzit shpėrndahen vetėm aty rreth orės 20.30 kur shiu ia nis pėrsėri. Shiu bie si ujėt e kroit. Qyteti nis e lahet prapė. Njė shi i rrėmbyeshėm, i frikshėm. Jashtėzakonisht i frikshėm.
    Nė orėn 21.00, bashkė me mikun tim Adrian Nela, inxhinier nė Televizionin e Kukėsit, jemi ftuar nga njė grup tė rinjsh tė qytetit nė njė mbrėmje tė shkurtėr. Agron Kryeziu (nga katundi Pagarush i komunės sė Malishevės) qė ka ardhė i dėbuar si gjithė tė tjerėt, mbush 20 vjeē. Ka ardhė me familjen e tij nė Kukės mė 3 prill, ndėrsa dy vėllezėrit e tij, Xhevdet dhe Isa Kryeziu, qenė pėrfshirė nė radhėt e UĒK-sė. Ai do niset qė nesėr, sė paku vetėm pėr tė parė se ēfarė ka ndodhur nė katundin e tij. Ai thotė se gjithherė ka pritur tė lirohet Kosova, por kjo qė ndodh tani, i duket si nė ėndėrr dhe duke qenė sa mė pranė lirisė, e nesėrmja e mbėrritjes atje, i duket e largėt, e largėt.
    E nesėrmja ėshtė dita kur thyhet kufiri absurd shqiptar-shqiptar, ashtu si thyhet njė tra i kalbur.

    Marrė nga libri "Kukėsi nė 79 ditė"
    Petrit Palushi

  6. #6
    Pjese e shkeputur nga romani i tij i fundit, te botuara ne gazeten Tirana Observer:

    Tri motra nė njė qytet

    Petrit PALUSHI

    1
    Tri motrat Lisi mbėrritėn n'atė qytet nė ēelje tė dimrit.
    Qyteti ndodhej shumė afėr vendit ku bashkoheshin dy lumenj me emra tė ēuditshėm, plot dritė, mjegull dhe terr pėrzier bashkė: Drini i Bardhė dhe Drini i Zi.
    Ardhja e tyre n'atė qytet, sikur e bėri mė tė butė vrazhdėsinė e atyre ditėve, tė paktėn, tė ditėve tė para kur mbėrritėn aty, por si pa u ndjerė nisi tė shtrihej edhe pėr shumė kohė mė mbrapa.
    Ato bėnė pėrshtypje pėr shumė gjėra, veēanėrisht pėr flokėt e tyre tė verdha, njė e verdhė si ngjyrė hėne, tė njė hėne tė plotė dhe me pak mjegull nėpėr tė, ngjyrė e cila, ēuditėrisht, krijonte gjithashtu ndjesinė e njė diēkaje tė ngrirė, tė trupėzuar si njė copėz statuje. Pėrpara ngjyrės sė flokėve tė tyre sikur u harrua tė flitej shpesh se ato kishin ardhur n'atė provincėz tė largėt, tejet tė largėt, mu n'atė vend ku dimri i vinte pėrsipėr pluhnajėn e tė ftohtit pothuajse pėr rreth pesė muaj, sikur t'ia zinte frymėn krejt pa i lėnė kurrfarė shtegu tė ēeltė, ndėrsa, atypranė, dy lumenjtė, pothuajse nė katėr stinėt sikur mbanin njė pėlhurė tė vranėt dhe tejet tė rėndė pėrsipėr qė lėshonte vetėm lagėshti dhe kurgjėtjetėr, por, edhe kur lėshonte ngrohtėsi, ajo mund tė qėndronte, pėr aq kohė sa qėndron nė lulėzim krahneza e brymės..
    Ato ngjanin shumė me njėra tjetrėn, sa, po tė mos kundroheshin me vėmendje, pamja e parė dilte e rrejshme; nuk qenė trinjake, por kishin vetėm nga dy vjet ndėrmjet: mė e vogla, Jehona, e ndėrmjetmja, Flaka dhe mė e madhja, Vesa.

    2
    Qe mbrėmje vonė kur mbėrritėn n'atė qytet.
    Kishin bėrė mbi dhjetė orė udhė me njė mikrobus tė vjetėr dhe u qe dukur se rrugėtimi i tyre s'do tė soste ndonjėherė. Kur ai rrugėtim i mbrapshtė mbaroi, e ndjenė se nuk e kishin fort tė kollajshme ta merrnin veten prej lodhjes, por sidomos prej turbullisė qė u kishin sjellė nė krye kthesat e shumta tė rrugės.
    Me tė mbėrritur tek zyrat e Kėshillit Popullor tė Qytetit, kujdesi mė i madh i dy nėpunėsve tė ulėt vendorė, qė dukej se mezi ē'pritėn ta hiqnin qafe atė detyrė, qe sa t'u kallėzonin ngutshėm njė dhomė tė ērregullt nė katin e dytė tė bujtinės sė vetme tė qytetit dhe pėr t'u thėnė gjithashtu se aty do tė qėndronin vetėm dy a tri ditė, ndoshta dhe mė tepėr, por kurrsesi nuk do tė shkonte java, dhe as kish mundėsi tė kalonin shtatė ditė, sepse ata i kishin marrė tė gjitha masat t'i rregullonin sa mė shpejt t'ish e mundur, derisa t'u gjenin njė vend tė hajrit tjetėrkund, pa harruar tė shtonin se pėrkujdesja s'kish pėr t'u munguar nė asnjė rast, sa, edhe pėr mungesėn mė tė vogėl, edhe mė tė pandjeshme, ata kishin tė drejtė ta ngrinin zėrin deri nė kupė tė qiellit; njėri prej nėpunėsve u tha tri motrave se i kishin pritur qysh nė mesditė dhe s'u kish shkuar mendja se do vonoheshin aq shumė, prandaj ata s'duhej tė shqetėsoheshin dhe s'kishin kurrfarė arsye ta merrnin me pėrtesė mbėrritjen n'atė qytet.
    U ndanė me nėpunėsit me njė pėrshėndetje tė vakėt.

    3
    Kur u ēel dita, Flaka, motra e ndėrmjetme, zbriti nė katin e parė tė bujtinės, u avit tek sportelisti dhe si ndėrdyshtas e pyeti se ku gjendej Shtėpia e Zotit n'atė qytet. Sportelisti, fillimisht nuk u ndje mirė, saqė u thartua nė fytyrė, mė mbrapa, mbasi e mblodhi veten dhe u gėzua se nuk qe mė i pakmėparshmi, krejt qetė-qetė, madje me njė lloj krenarie tė dukshme sikur t'i kumtonte njė lajm tė gėzueshėm, i tha Flakės se Shtėpitė e Zotit i kishin rrafshuar krejt, dhe jo vetėm n'atė qytet, por kahmos, madje edhe nė viset mė tė largėta deri aty ku mund tė shkohej me vėshtirėsi. Mandej ia bėri me dorė sikur t'i thoshte se ajo vajzė e hijshme qė qe shfaqur aty si rrufeja nė tė kthjellėt ndoshta qe rėnduar dhe prishur kah kryet tek kėrkonte njė gjė tė tillė si tė pakuptueshme, nga ato gjėra qė asaj kohe vėshtirė se mund t'i kėrkonte ndokush, dhe, as mund t'i shkonte mendja kujt t'i kėrkonte ato gjėra tė frikshme, por, dhe sikur t'i thoshte se ajo duhej tė ngjitej prapė nė dhomėn ku flinte, se qe shumė herėt tė dilte nėpėr qytet, se ende s'qe hapur asnjė nga bar-kafetė e qytetit, madje as edhe Klubi i Gjuetisė qė ēelej mė herėt se tė tjerėt; ēdokush qė mund ta shihte atė n'atė orė tė prapė rrugėve e rruginave tė atij qyteti, me shumė lehtėsi, por dhe pa kurrfarė pafajėsie mund ta merrte atė si tė pėrdalė, por mund ta merrte edhe si tė lojtur kah mendtė e kresė, siē mund ta merrte edhe pėr dikėnd tė ngritur trembshėm natėn dhe qė endej andej-kėndej t'i pushonte dhimbja e kresė dhe, nė fundin e mbramė, mund ta merrte lehtėsisht, thuajse pa e vrarė mendjen, edhe pėr djallin vetė qė qe shfaqur tė trembte ēdokėnd qė mund tė endej atypari n'atė orė tė pakuptimė ku njerėzit ende flinin. Sportelisti nuk e qiti nė harresė t'i thoshte gjithashtu se po pėrpiqej ta ndihmonte sadopak me ato gjėra qė po ia kallėzonte, duke shtuar se n'atė kohė nėpėr rrugėt dhe rruginat e qytetit nuk mund tė gjendej as edhe njė fshesar i natės kund, mbasi qe ftohtė, shumė ftohtė sa dhe bora qė pat rėnė do ditė mė parė ende nuk pat shkrirė krejt, prandaj ajo, njė vajzė krejt e panjohur qė sapo kish mbėrritur n'atė qytet, s'mund tė endej lirshėm dhe pa kryeēarje, thuajse kryemėvete, pa pyetur pėr kėnd dhe pa pyetur kėnd se kah tė shkonte dhe kah duhej tė shkonte.
    Fjalėt e sportelistit qenė kaq befasuese pėr Flakėn. U plogėshtua mė tepėr se nė rrugėtimin e lodhshėm tė njė dite mė parė: u verdh nė fytyrė dhe kryet iu rėndua. Mbeti pėr do kohė ashtu, pothuajse e ngrirė, mė pas e pa atė pėr njė grimėherė sikur t'i lutej ta linte tė qetė nė hallet e saj, dhe, sikur tė mos ishin tė mjafta ato, tashmė po i shfaqeshin tė tjera e tė tjera.
    Nuk e priste qė dikush t'i fliste ashtusoj.
    S'e kish pėrfytyruar qė ai qytet tė ish aq i rrudhtė dhe me mungesa tė tjera qė do ta lodhnin kah kryet pėr aq kohė sa tė rrinte aty. Ndėrkaq, ajo u egėrtua nė fytyrė, e pa ngultas sportelistin sikur tė hetonte nėse i kish pėrnjėmend fjalėt e pakmėparshme apo e kish pasur thjesht pėr mahi, por dhe sikur t'i linte tė nėnkuptonte se me ato qė thoshte nuk qe kurrnjėgrimė i arsyeshėm me tė. Kur nuk nxori gjė nga ai hetim i atypėratyshėm, u ngjit me shumė pėrtesė nė dhomėn ku pat zėnė vend me dy motrat e tjera, mu aty ku do tė shtynin ditėt derisa t'i ēonin nė banesėn e tyre, tė cilėn ua kishin premtuar qė nė krye tė herės, i trazoi menjėherė nga gjumi dhe, pėr shumė kohė, ato nisėn tė shihnin njėra-tjetrėn me habi, por dhe me frikė, sikur tė merreshin vesh ndėrmjet veti se po zhyteshin nė njė mjegullnajė tė pakuptimė: as dritė, as terr, por qė kujtdo qė mund tė zhytej nė tė, mund t'i sillte me lehtėsinė mė tė madhe njė si pėrzierje nė tru, ndėrsa trupin dhe kryet mund t'ia mbulonte ngrija.

    4
    Ē'deshėm qė erdhėm kėtu?! Kėshtu do t'i shtyjmė ditėt dhe netėt?! Nė tokė, nė qiell, apo nė pjesėn e ndėrmjetme: as nė tokė dhe as nė qiell?!
    Flaka nuk pati kohė, por as njė lloj dėshire tė brendshme t'u pėrgjigjej atyre pyetjeve fort tė rėnda dhe tė parrokshme qė e ngacmuan vetvetishėm trurin e saj tė lodhur, thuajse tė ngrirė, por, mbasi ua bėri me shenjė dy motrave tė tjera tė shtriheshin prapė nė shtrat, foli si vetmevete, mė tepėr sikur t'i jepte zemėr vetes, se nuk kishin as kohė dhe as vend pėr t'u lutur… As edhe tė ankoheshin kund… As edhe ta ngrinin zėrin deri nė kupė tė qiellit. Sado tė ngrihej zėri i tyre n'atė qiell tė vakėt, mund tė mbetej pėr shumė kohė njė zė i shkretėtirtė, qė dridhej vazhdimisht, derisa nė njė ditė mund tė shuhej krejt…
    Edhe shpresa qė tė largoheshin sa mė parė, me sa shihej, kish pėr tė mbetur e vakėt…

    5
    Njė ditė para se tė largoheshin nga bujtina, Flaka u avit thuajse si turbullas dhe kėqyri se mu aty ku merrte frymė e jetė Drini i Madh, ujėrat e dy lumenjve vazhdonin tė pėrplaseshin, ngrinin shkulme tė mėdha, pothuajse deri nė kupė tė qiellit; iu duk se ujėrat grindeshin si ata qentė e holluar nė trup dhe tė unshėm qė shkojnė fytas ndėr veti dhe kėrkojnė tė marrin frymė prapė duke hequr copėza mishi nga njėri-tjetri.
    Mori njė top bore (Njė borė e pėrhimtė, thuajse terr e zezė, e zezė terr, nė mes tė bornajės!?), dhe e hodhi aty ku shkulmet qenė mė tė mėdha: topi i borės u shkri menjėherė.
    Flaka qėndroi pėr do kohė aty, mė pas u kthye me shumė pėrtesė te dhoma e bujtinės, si pėr t'u kallėzuar dy motrave tė tjera se dimri i atij viti do tė shtrihej gjatė dhe do tė lodhte rėndshėm edhe shpirtrat e tyre; qėndroi nė dhomė sa pėr tė marrė frymė dhe zbriti nė katin e parė.
    Ndėrkaq, u drodh kur u ndėrmend trembshėm se kurrsesi s'mund ta mbushte zbrazėtinė qė kish nė shpirt.
    - Ti po lėviz si tepėr, - i tha sportelisti kur e pa atė qė zbriti aq shpejt. - Ti po lėviz si tepėr, - i foli prapė Flakės ai, sikur ta qortonte se e kish pėr tė mirėn e saj.
    Flaka bėri sikur nuk e dėgjoi.
    - Ti po lėviz si tepėr, - ia pėrsėriti sportelisti prapė ato fjalė tė pakmėparshme, sikur t'i tėrhiqte vėmendje jo vetėm pėr kryenaltėsinė, por dhe tė merrte mend se ajo hynte dhe dilte nė bujtinė sa herė i donte qejfi.
    Radhėn e mbrame, Flaka e pa me vėmendje, me njė lloj qortimi tė thjeshtė, por tė vranėt, si t'i linte tė kuptonte atij se nuk duhej ta kėqyrte ashtu sa herė hynte dhe dilte, se ajo mund tė ngjitej dhe zbriste nėpėr shkallė sa herė tė donte, pa trazuar ndokėnd, por, pa pasur dėshirė tė mėrzitej sadopak prej ndokujt. Megjithatė, nuk e kuptoi fort mirė nėse qe njė marrėzi e rastit e sportelistit, njė marrėzi e atypėratyshme, apo ashtu bėnte gjithsaherė me bujtėsit, sidomos me ata qė vinin pėr tė parėn herė aty, tė cilėve u fliste vend e pa vend dhe u shkaktonte kryeēarje.
    Sportelisti, e ndjeu se e kish tepruar dhe nuk foli mė, por nisi ta ndiqte atė me sy tek largohej prej bujtine dhe mori rruginėn pėr kah Ndėrtesa e Kėshillit tė Qytetit.
    Flaka u kthye shpejt dhe, me tė hyrė nė bujtinė, pa shpėrqendrueshėm kah sportelisti sikur t'i thoshte se qe pėr ngut, prandaj do tė dilte prapė, ndoshta sa herė qė t'i tekej, dhe, kur tė rikthehej aty, do ta gjente nė ritualin e tij tė zakonshėm tek mundohej ta shihte atė vajzė me vėmendje sikur tė pėrpiqej tė zbulonte nė lėvizjet e saj tė shpeshta njė thesar me shumė vlerė, qė, mė tepėr se tė kėndellte vetveten, tė kėnaqte dhe tė ngazėllente edhe tė tjerėt.
    Sportelistit nuk iu ndenjt pa folur prapė:
    - Bujtina nuk ėshtė han.
    Fjalėt e sportelistit e ftohėn nė shpirt.
    U turbullua rėndshėm nė fjalėt qė tha sportelisti, mė pas e pa me mospėrfillje sikur tė mos e kish dėgjuar ē'tha ai, por edhe sikur tė mos e kish pasur mendje askėrkund ēfarė u tha; u ngjit shpejt nė dhomėn e bujtinės si pėr tė marrė frymė; ra teposhtė shkallėve shpejt si vetima, nuk harroi tė shihte edhe njė herė kah sportelisti me njė zemėrim tė hapėt sikur t'ia bėnte me shenjė se u kish mbetur edhe njė ditė, vetėm njė ditė dhe as njė minutė tė vetme mė tepėr, kurrsesi mė tepėr, t'i linin lamtumirėn atij sportelisti tė bezdisshėm, por, gjithashtu, t'i linin lamtumirėn edhe asaj bujtine qė tri motrave u kish futur frikėn gjer nė palcė: bujtinė i thėnēin, njė bujtinė e zbrazėt, jashtėzakonisht e ftohtė, me dhoma tė vogla dhe tė errta, me mure tė lyera thuajse nė ngjyrė tė tymtė, ku bujtinėset e vetme tė tij gjatė gjithė javės kishin qenė vetėm ato tė trija dhe askush tjetėr! Kishin pritur shkret gjatė gjithė javės tė kishte bujtinės tė tjerė, qė, sė paku, tė mos ndjeheshin tė vetmuara, tejet tė largėta, si qenie tė zbrazėta qė vetėm ato merrnin frymė aty dhe s'ngopeshin me frymėn e pakėt qė frymonte atypari, por s'qe e thėnė: e vetmja qė hapte dyert e atyre pak dhomave, si tė bėnte ritualin e punės sė saj, qe pastruesja e bujtinės, njė grua e ėmbėl nė fytyrė dhe fort e kėndshme nė shpirt, e cila nuk ngurronte gjithashtu tė kalonte pjesėn mė tė madhe tė paradites nė dhomėn e tri motrave. (Ē'deshėt qė erdhėt gjer kėtu?, u tha me keqardhje dhe me njė zė thuajse tė shuar, qysh herėn e parė qė u fut tė pastronte nė dhomėn e tyre. Nuk ua pėrsėriti mė ato fjalė gjatė gjithė kohės qė ato ndenjėn aty, edhe pse ato rrinin tė heshtura. Vetėm ditėn e fundit qė po largoheshin nga bujtina, ajo, me njėfarė ngurrimi u tha: "Zoti qoftė me ju!", sikur tė lirohej nga njė peng i madh qė e shtrėngonte pėr fyti qyshkur tri motrat flokėverdha kishin mbėrritur aty).
    Kur Flaka doli jashtė bujtinės, sportelisti, tek e ndiqte me sy derisa ajo i humbi krejt, tha si vetmevete se atė bujtinė s'kishin pėr ta gjetur; do t'u binte ndėrmend pėr kushtet e saj vetėm kur tė shkonin nė banesėn e tyre: sė paku, le t'i mbanin mend ato ditė tė fillimit n'atė qytet, si nga ditėt me pak ankesa, pėr sa kohė do tė ngryseshin atypari, ndoshta me muaj, por ndoshta edhe me vite!
    Ndėrkaq, sportelisti mezi ē'priste tė ndėrronte turnin dhe tė nxitonte t'u kallėzonte shokėve tė tij, gjė qė e kish bėrė ēdo ditė dhe kish dėshirė t'ua pėrsėriste sa herė atė gjė, madje me njė qejf tė tepėruar dhe me njė farė ngazėllimi tė dukshėm, se n'atė bujtinė kishin ardhur bujtinėse tė ēuditshme, krejt tė pazakonta, qė s'qenė shfaqur ndonjėherė aty: tri motra flokėverdha, me ngjyrėn e flokėve si tė njė hėne tė zbehtė, deri diku tė njė hėne tė shpėlarė, por qė nė fund tė mbramė, ngjyra e flokėve tė tyre ngjante me ngjyrėn e kashtės, pra, sportelisti kėndellej tek u kallėzonte shokėve pėr tri motra flokėverdha, pėr Jehonėn, Flakėn dhe Vesėn, qė sipas tij, kryenin veprime tė pakuptueshme duke nisur qė nga ecja e tyre, hyrjet e daljet nėpėr bujtinė sa herė t'u tekej dhe, ē'ish mė e keqja, qė e mbanin kryet pėrpjetė, sa kujtdo qė i shihte ashtu mund t'i bėnte pėrshtypje dhe s'kish si tė mos i bėnte pėrshtypje, dhe, mbi tė gjitha, pėrbuzja e ushqimit tė atyshėm, si dhe shpėrfillja e dukshme ndaj atij vetė, sportelistit tė bujtinės, i cili, kish bėrė ē'ėshtė e mundur qė ato tė ndiheshin tė qeta, shumė tė qeta, madje tė ndiheshin mė mirė se nė shtėpinė e tyre prej kah kishin ardhur.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Dy Drina - Perodike kulturore

    Ditė Kukesi

    E shtunė, 1 maj 1999

    Pėgjithėsisht, disa qytete tė vogla janė bėrė tė njohur nė botė veēanėrisht nė kohė lufte. Edhe Kukėsi, me sa shihet, s'i ka shpėtuar rregullit. Nė pamje tė parė, mund tė krijohet pėrshtypja se qyteti ėshtė nė klimėn e paqes. Por paqja kėtu ėshtė e vrazhdė, trazuese. Njė paqe mashtruese. Qyteti duket sikur jeton me luftėn nė trup, por, askush s'e vė re ose nuk shqetėsohet pėr kėtė gjė. Megjithatė, ėshtė diēka normale tė jetosh nė kėtė qytet me rreth 200 mijė banorė dhe ku pėr asnjė ēast s'tė zihet fryma. Tani asgjė s'tė bėn pėrshtypje: as kufiri trazues, qė ėshtė 30 km jashtė qytetit, as bombardimet e ushtrisė serbe nė katundet matanė kufirit dhe qė dėgjohen nė qytet, sikur tė kryheshin brenda qytetit. S'tė bėn pėrshtypje as varfėria e banorėve tė kėtushėm dhe as varfėria e njė pjese tė tė ardhurve (pothuajse tė mbetur pa gjė, madje familje tė tėra kanė kapėrcyer kufirin vetėm me teshat e trupit). Tani edhe ardhja pothuajse e pėrditshme e tė dėbuarve u bė e zakonshme dhe njerėzit janė mėsuar me kėtė ardhje, siē mund tė jenė mėsuar me mėngjesin, drekėn dhe darkėn. Por tani s'tė bėjnė pėrshtypje as interesimet intensive tė qeveritarėve tė qendrės dhe ato vendorė, si dhe tė organizmave tė huaja se ata, tė zhvendosurit nga tokat e tyre nė Kosovė dhe qė janė vendosur nėpėr kampe, duhet tė largohen nga Kukėsi, nga frika se ushtria serbe mund tė bombardojė qendrat ku janė mbledhur tė ardhurit, dhe se, nė kėtė qytet vėshtirėsitė pėr tė janė shumė tė mėdha. (Pra, mund tė bombardohen kampet dhe vale e bombardimeve mund tė pėrfshijė vetėm ato, ndėrsa qyteti qė ndodhet vetėm njė kilometėr larg tyre, nuk llogaritet nė arsyetimin e zyrtarėve. Kjo do tė thotė se absurdi shpesh legjitimohet, merr frymė dhe bėhet autoritar, shumė autoritar).
    Qyteti sikur ėshtė veshur me tė zakonshme.
    Zyber Jata, nėpunės nė Bashkinė e qytetit, tregon se njė vėzhgues i OSBE-sė i kish thėnė para pak ditėsh se atij i vinte si ēudi se njerėzit nė kėtė qytet dhe rrethinat e tij, si kėmishėn ngjitur pas trupit. Ai thotė se kjo ėshtė normale dhe i kish cituar dy vargje nga njė kėngė popullore e trevės sė Lumės:
    "Mori Vilė, tė vraftė Zoti!
    S'piqet kafja kur kris topi",
    duke i shpjeguar se nė fillimet e kėtij shekulli, kur nė katundin Vilė po niste beteja kundėr pushtuesit, njė banor i kėtij fshati, pushkėn e mbante nė dorė dhe nė zjarr kish vėnė tė piqte kafenė. Njerėzve qė kish pranė u kish vėnė tė piqte kafenė. Njerėzit qė kish pranė u kish thėnė se po merrte pak zjarr, pak fuqi, dhe ish nisė me tė tjerėt nė luftė. Mbas kėtij shpjegimi, pėrfaqėsuesi i OSBE-sė qė shprehur se pėrsėri kish tė drejtė t'ia mėshonte me forcė mendimit tė tij se njeriu nė kėto treva e ka luftėn pran siē e ka tė ngjitur kėmishėn pėr trupi, dhe s'i bėn kurrfarė pėrshtypje. Po prapė, ai kish korreguar veten se njerėzve kėtu s'u bėn pėrshtypje lufta se janė mėsuar me tė dhe pėr kėtė ėshtė diēka tjetėr qė vihet re: ata qėndrojnė pėr t'u mbrojtur dhe jo pėr tė sulmuar kėnd, ndonjė tokė tė huaj apo ndonjė vend tė huaj.

    E hėnė, 3 maj - E martė, 4 muaj

    Mirishahe Xani thotė se shpesh trazohet nga ėndrrat. Ajo kallėzon se kohėve tė fundit ka parė disa ėndrra, por njė ėndėrr tė vetme, njė ėndėrr krejt ndryshe nga tė tjerat qė e quan dhe si ėndrra e korbave, ėshtė ėndrra mė e frikshme qė e ka parė gjatė gjithė jetės sė saj, deri nė kėtė moshė qė ka mbushur tė njėzet e njė vjetėt. Ajo ka parė ėndrra e ėndrra, por nė natėn e tretė tė mbėrritjes nė Kukės, nė njė natė tė lagėsht, tė frikshme dhe tė rėndė, iu shfaq ajo me korba, qė vazhdon ta ngacmojė pėrsėri, edhe tani qė kanė kaluar dhjetė ditė nga ajo natė:
    "Kur po vinim kėtu, dy kilometra sa kaluam Prizrenin, kėshtu mė duket mua, kėshtu mė duket mua tani, pranė rrugės pamė njė tė vrarė. Ia mora fytyrėn nė duart e mia. Mė dukej si fytyrė e njohur. Nė kėtė kohė mbėrritėn katėr ushtarė serbė. Filluam tė flisnin:
    - Kėtij duhet t'ia heqim sytė me bajonetė.
    - Ta lėmė t'ia hanė korbat.
    - Jo, jo. Korbat kanė ku hanė. T'ia heqim e t'ia flakim sa tė mundim. Ta provojmė kush ia hedh mė larg".
    Asaj i duket se fytyrėn e tė vrarit e ka parė diku, s'dihet se ku, por e ka parė. I duket se atė fytyrė e ka parė gjithkund: i vrari i ngjan me njė moshatar tė saj.
    Por, sa bėhet gati t'ia kujtojė fytyrėn dhe t'ia pėrmendė emrin, menjėherė pamja i zhduket nga kujtesa, e ka vėshtirė t'ia kujtojė emrin dhe prapė i duket se kėtė fytyrė s'e ka parė ndonjėherė nė jetėn e saj, por sa mendon kėshtu, fytyra e tė vrarit i del prapė parasysh dhe i duket se e ka parė diku tjetėr, se e ka parė tjetėrkund, i bėhet se e ka parė nė Prekaz, nė Skėnderaj, nė Polac, nė Llaushė. Por i bėhet se e ka parė edhe Prizren. Sapo i bėhet se e ka parė diku, prapė pamja e tė vrarit i del nga kujtesa. Menjėherė.
    Ajo thotė se me 5 mars 1998 qė granatuar Polaci, katundi ku ka lindur. Po atė ditė, nga Polaci dhe Skėnderaj, forcat ushtarake serbe granatuan edhe Prekazin, katundin e Adem Jasharit. Nė Polac, granatimet ranė aty nga ora 5 e mėngjesit, nė kohėn kur po ēelej drita. Babai i Mirishahes nuk ndodhej nė shtėpi. Njė natė mė parė kish shkuar nė Prishtinė, ndėrsa nėna e saj, nė kohėn kur ndodhėn granatimet, me zė tė dridhshėm, u tha njerėzve tė tjerė tė familjes tė largoheshin nga shtėpia, kurse pėr veten e saj, ajo kurrsesi s'mund tė shkonte me ta, pasi nėna e burrit tė saj qe shumė e sėmurė dhe e rėnduar prej sėmundjes, prandaj nėna e madhe, siē e thėrrisnin fėmijėt e shtėpisė, nuk mund tė lėvizte. Nėna e madhe, tregon Mirishahja, ē'prej ditėsh fėmijė, edhe ky mjedis i shkatėrruar qė prej pesė vjetėsh. Qė nė fillim tė prillit edhe ky mjedis i braktisur ėshtė i mbushur me tė ardhurit nga Kosova dhe pothuajse gjithė banojnė nė ēadrat e ngrehura mbi karroceritė e traktorėve. Nė mjedisin e Kėndit tė Lojrave gjenden 98 traktorė tė tillė, tė vendosur dy metra larg njėri-tjetrit.
    Salla e katit tė parė tė ndėrtesės ku ėshtė vendosur familja e Mirishahes dhe e njėbėdhjetė familjeve ėshtė e rrethuar nga tė gjitha anėt me traktorė. Salla ėshtė e madhėsisė tetė me tridhjetė dhe me lartėsi 5 metra dhe kėtu janė grumbulluar 60 anėtarė tė 12 familjeve, tė gjithė prej krahinės sė Drenicės, por familjet kanė kėtu vetėm njė pjesė tė anėtarėve tė tyre. Pjesa qė pėrfshin mė tepėr se gjysmėn e anėtarėve (ata qė mungojnė), ose janė vrarė nga forcat ushtarake serbe, nė Kosovė, ose janė pėrfshirė nė formacionet e UĒK-sė, ose kanė mbetur nėpėr male dhe pranė rrėnojave tė shtėpive tė tyre. Janė 12 familje tė ndryshme, por ngjajnė si njė familje e madhe 60 anėtarėshe, dhe anėtarėt e 12 familjeve pėrmendim emrat e kryefamiljarėve tė tyre, pavarėsisht se asnjėri prej tyre nuk ndodhet pranė: Gani Bekaj, Haxhi Bekaj, Sejdi Bekaj, Ismet Bekaj, Halim Osmanaj nga Kllodernica, Shefqet Koca dhe Bislim Xani nga Polaci, Xheladin Shala nga Jashanica dhe Rustem Rrecaj nga Llausha. Nė kėtė familje 60 anėtarėshe ndodhen vetėm gra, vajza tė rritura dhe fėmijė tė moshės nėn 15 vjeē. Jetesa e tyre nė kėtė vend i ngjan jetesės nė njė komping tė vogėl: kujdestarja e kėtij kampingu apo kryezonja e kėsaj shtėpie ėshtė Mirishahe Xani. Ajo thotė se nė Kukės kanė mbėrritur ditėn e enjte, me 15 prill 1999, dhe njė ditė mė vonė janė vendosur nė kėtė ndėrtesė, nėn tė njėjtin kulm, me tė njėjtin fat, dhe shton se shpesh duket se tė 60 njerėzit nė kėtė kulm, marrin frymė njėlloj, zgjohen pėrnjėherėsh dhe kur flenė, flenė si tė vdekur, ndėrsa ajo trazohet shpesh natėn, jo nga lodhja, por nga ėndrrat, ėndrra tė cilat kanė filluar ta shqetėsojnė sė tepėrmi, sidomos pas mbėrritjes nė Kukės. Kur e lanė shtėpinė pėr herė tė parė mė 5 mars 1998, ajo s'e kish menduar kurrė se do tė shtegtonte nga njėri katund nė tjetrin. Po atė ditė, atė ditė marsi, ajo me familjen e saj dhe me bashkėkatundarėt e kaloi natėn e parė tė largimit nga shtėpia nė Prellovc. Mbas tre ditėsh kthehen prapė nė Polac dhe nuk qėndrojnė mė tepėr se tre muaj. Granatime tė tjera i detyrojnė tė largohen pėr nė katundin Galicė, ku qėndrojnė njė javė. Vijnė pėrsėri nė Polac dhe pėrsėri, pėr shkak tė granatimeve tė tjera mbi Polac, largohen pėr nė Kollė tė komunės sė Vuēiternės. Nė Kollė vetėm tre muaj. Pėrsėri nė Polac dhe njė muaj mė parė se tė vinte e diela e 11 prillit tė kėtij viti do tė qėndronin nė Kllodernicė, ku u detyruan tė lėnė Drenicėn e tė vijnė nė Shqipėri. Nė Kllodernicė kanė qėndruar pėr njė muaj nė shkollėn "Migjeni", si njėfarė strehimi mė i sigurtė nga granatimet e shpeshta. Ajo thotė se nė Kllodernicė nuk e ka pasur babanė dhe tre vėllezėrit. Ata kanė dalė nė mal, siē kanė dalė pjesa mė e madhe e tė rriturve tė Drenicės. Ata janė nė mal, dhe qė kur ėshtė ndarė me ta s'i ka parė mė dhe ende s'e di ku janė. Mund tė jenė tė strehuar, ose mund tė jenė edhe pa strehė, mund tė jenė edhe pa strehė si e gjithė Kosova, se Kosova ėshtė pa strehė, ose e ka strehėn shumė tė lagur, se vazhdimisht bie shi, se vazhdimisht bie shi, por bien edhe granatimet e ushtrisė dhe policisė serbe. Kur thotė se Kosova do tė ketė strehėn e vet, ajo pėrnjėherėsh shton se kjo strehė nuk do prishet mė kurrė dhe prapė shton se kur tė kthehen nė Kosovė, e kanė tė sigurtė se shtėpitė do t'i gjejnė tė djegura, por e kanė tė sigurtė se themelet e kėtyre shtėpive tė paprekura, ata e kanė tė sigurtė se nuk do ta fillojnė ēdo gjė nga e para.
    Tė dielėn, mė 11 prill, mbėrriti vala e ushtrisė serbe. Ushtria i nxori tė gjithė nga shkolla, pjesa mė e madhe e tė cilėve, qenė gra dhe fėmijė, ndėrsa burrat e paktė, ato pak burra qė ndodheshin me familjet e tyre dhe tė rinjtė nėn 20 vjeē, edhe kėta, tė paktė, shumė tė paktė nė krahasim me numrin e madh tė njerėzve, qė ndodheshin tė strehuar nė shkollė, i veēoi dhe futi nė njė rreth tė zi. Ushtarėt i kishin fytyrat dhe duart lyera me lloj-lloj bojėrash. Nė duar mbanin anutomatikė dhe klithnin, vetėm klithnin. Dhe ēfarė u kanė parė sytė gjatė rrugės pėr tė mbėrritur nė Shqipėri, e kanė tė vėshtirė t'a pėrshkruajnė. Sherife Koca, 64 vjeēe, thotė sidomos nė ditėt e udhėtimit nė kėmbė deri sa kanė mbėrritur nė Morin, ka pėr t'ia kallėzuar vetėm natės sė varrit.

    E mėrkurė, 5 maj

    Nėpėrmjet Fatri Bajraktarit (qė punon si pėrkthyes me njė grup gazetarėsh francezė), prezentohem me Marie Laure Colson, gazetare e Ligeration-it. Ajo kėrkonte tė dinte mė tepėr, pėr gjėra qė kanė tė bėjnė me kulturėn, zakonet, ndryshimet qė kish sjellė nė kėtė qytet ardhja e tė shpėrngulurve, etj. Nė mėngjes tė dy s'kishim kohė: unė duhet tė nisesha pėr nė Krumė, kurse ajo pėr nė Morin.
    Nė mbrėmje, takohem pėrsėri me tė. Mė thotė se para saj ka qenė njė gazetare pėr Liberationin. Ajo do qėndronte nė Kukės edhe rreth njė javė dhe do zėvendėsohej nga njė gazetare tjetėr. Thotė se nuk dihet me saktėsi se sa kohė do zgjasė kjo punė, por tė paktėn dihet fundi i Milosheviēit dhe i gardės qė drejton qeverinė e tij.
    I them gazetares se bota reagoi shumė vonė ndaj Milosheviēit, madje bashkėsia ndėrkombėtare e ka pėrkėdhelur atė. Ajo thotė: e di, e di. I them asaj se shpesh shihet si me habi qė tė ndodhė njė pastrim etnik i llahtarshėm nė fundin e shekullit tė njėzetė. Vitet nuk patėm me pe. Millosheviēi ka dhjetė vjet qė vepron kėsisoj dhe atėherė ishim dhjetė vjet para fundit tė shekullit. Por, edhe disa vjet mė parė, si nė Bosnje, pėr shembull. Qė atėherė bota duhej tė vepronte ndaj tij. Bota i mbylli sytė dhe veshėt, ai mbeti pėrsėri nė pushtet dhe po tė qėndrojė nė pushtet pėrsėri, ai do krijojė njė rast tjetėr pėr t'u kėnaqur, siē kėnaqen egėrsirat, me gjakun e njerėzve.
    I pėrmend asaj njė proverb amerikan: Shpresa ėshtė njė mėngjes i mirė dhe njė darkė e keqe. Ajo fillon tė qeshė. Mė pas shtoj se, kėtu pėrdoret shprehja: njeriun shpresa e mban gjallė. Apo: sa tė jetė shpresa, ėshtė njeriu. Ata njerėz, pra qė kanė ardhė nė Kukės, instikti pėr jetėn i ka shtyrė tė lėnė vatrat e tyre dhe do kthehen pėrsėri, ndryshe s'do kish kuptim reagimi i bashkėsisė ndėrkombėtare. Ata qė kanė ardhė besojnė se do kthehen. Ata rrojnė me shpresa. Ata s'mund t'i qetėsojė asgjė nė botė, pėrveē kthimit nė vatrat e tyre, por nė vatrat e tyre pa pushtues. Ajo qė ka rėnė mbi krye shqiptarėve tė njė komb, ėshtė e pėrbashkėt. Prandaj edhe fatkeqėsinė do ta kalojmė bashkarisht. Ne kemi njė gjuhė, njė kulturė, tė njėjtat zakone. Por, fatkeqėsisht kemi ende njė mur ndarės, njė kufi absurd. Por edhe kėtu, ky Mur i Berlinit do bjerė sė shpejti. Prizreni me Kukėsin janė shumė afėr, por ėshtė e pamundur tė shkojė njeriu atje. Mė parė mund tė shkosh nė Afrikė se nė Prizren. Por rasti e solli qė ky mur do bjerė.
    Gazetarja thotė se po bėjnė ē'ėshtė e mundur tė pėrcjellin realisht ato gjėra qė mund tė kapin kėtu dhe thotė se e traumatizon vazhdimisht pamja e trishtuar e tė shpėrngulurve. Ajo kallėzon se pėr njė javė rresht nė Morin ka parė dy fėmijė tė vegjėl, nga shtatė a tetė vjeē, qė gjithmonė qėndronin nė tė njėjtin vend. Asaj i kishte bėrė pėrshtypje kjo gjė. I kish takuar fėmijėt, i kish pyetur, dhe ata kishin thėnė se, ishin nga Prizreni dhe atė ditė qė po vinte njė kolonė e gjatė njerėzish me traktorė, ata tė dy qenė duke luajtur dhe njė polic serb i ka marrė dhe i ka vendosur nė njė traktor. Tani ishin nė Morin (i kish marrė njė familje) dhe dilnin ēdo ditė nė atė vend se mos vinin prindėrit e tyre.
    I them gazetares se fati i kėtyre njerėzve ėshtė tragjik, por kam pėrshtypjen se tani, sapo tė pėrfundojė lufta, ata do tė kthehen nė vatrat e tyre, por prapė duhet tė kapėrcejnė atė ēka ndodhur atje: katunde dhe qytete tė shkatėrruara. Do gjejnė edhe shumė varre masive dhe kjo ėshtė traumatizuese pėr ēdokėnd, sidomos kur njeriu ka tė afėrmit e vet atje, njerėzit e familjes.
    I pėrmend asaj njė thėnie tė para do ditėve tė njė shokut tim, Shkėlqim Dullės, se Hitleri pat bėrė krime, si krimet e Hitlerit, por atij nuk i janė regjistruar siē po i regjistrohen Millosheviēit. Atėherė, kur shfaqet ēdo gjė, bota do shohė se si ka vepruar kundėr shqiptarėve tė Kosovės.
    Gazetarja e aprovon kėtė gjė dhe shton se bota jo pak gjėra ka marrė vesh deri tani.

    E premte, 7 maj

    Ajo ēfarė ndodh nė Kukės, nuk mund tė pėrcillet nė televizorin shtetėror brenda ditės, por vetėm tė nesėrmen. Rastet kur kronika pėrcillet brenda ditės janė tė rralla, tepėr tė rralla. Mbase ėshtė njė nga rastet e rralla nė botė kur njė stacion shtetėror televiziv kombėtar, pėr njė ngjarje tė tillė si kjo e tė ardhurve nga Kosova, tė mos vendosė, tė paktėn, nė Kukės a Morin, njė ekip gazetarėsh dhe kameramanėsh. Kur vjen ndonjė grup xhirimi, nė tė shumtėn e rasteve vijnė me helikopterė dhe pėrcjellin vizitėn e zyrtarėve tė lartė tė Tiranės apo tė organizmave ndėrkombėtarė. Atėherė gazetarėt, ende pa marrė frymė mirė, realizojnė kronikėn dhe shpesh e mbushin dhe me pasaktėsi tė tilla, duke ngatėrruar edhe emrat e vendeve: ngatėrrojnė Morinin e Kukėsit mė Qafėn e Morinės nė Tropojė.

    E shtunė, 8 maj.

    A dua tė kthehem nė Kosovė? Kjo ėshtė njėlloj sikur t'i thuash tė verbėrit a do sy.
    Fjalėt e njė tė ardhuri nga Kosova nė njė emision nė TV shqiptar, para do ditėsh, shprehin nė mėnyrėn mė proverbiale atė dėshirė, atė kryedėshirė tė tyre pėr t'u kthyer prapė atje. Kjo dėshirė ėshtė kthyer nė njė ankth tė pandėrprerė, gati-gati tė papėrballueshėm prej shpirtrave tė tyre tė lėnduar. Ata qė e panė gjėmėn me sytė e tyre, atė qė pėrjetuan, pėr njė ēast sikur e mbajnė nė vetvete dhe i mundon moskthimi i shpejtė. Dėshira e padurueshme pėr t'u kthyer sikur ėshtė kthyer nė njė kumt, dhe ky kumt tani ėshtė legjitimuar tek secili. Ata mund tė mendojnė ēdo gjė, por jo moskthimin dhe kjo ėshtė kthyer nė njė recetė tė gatshme. Nė njė recetė ku ėshtė shkruar: "Sė shpejti". Pra fjalėt sė shpejti u krijojnė njė shqetėsim tė ri, njė pezmatim tjetėr. Ata e mendojnė se do tė kthehen, po kur s'e mendojnė saktėsisht se kur, kjo i zhyt nė dėshpėrim.
    Zakonisht kur ndodh njė gjėmė, njė fatkeqėsi, njeriu fillimisht s'e ndien sa duhet, i duket si e pabesueshme, si e pavėrtetė. Mė vonė, kur e ndien seriozisht afėr ēfarė i ka ndodhur, atėherė e mbulon dėshpėrimi. Kėshtu ka ndodhur edhe me tė ardhurit nga Kosova. Ata tani kanė filluar tė ndiejnė peshėn e humbjes sė atdheut. Peshėn e humbjes sė tė afėrmve. Tani ata e ndiejnė se janė mbushur me mungesė tė madhe. Dhe mungesa po i bren. Po kur mendojnė se do tė kthehen nė tokėn e tyre, kjo sikur i ngushėllon, ua heq dhimbjen. Nė tokėn e tyre tė lirė, pa ushtri pushtuese.
    Shumė prej tyre e kanė tė vėshtirė tė largohen nga Kukėsi pėr nė zona tė tjera tė Shqipėrisė. Thonė se e kanė mė afėr Kosovėn. Thonė se nuk u pret shpirti derisa tė kthehen dhe duke qenė kėtu, janė afėr, shumė afėr. Njėri prej tė ardhurve, Habib Ajazaj nga Zhuri, 51 vjeē, thot se edhe mund tė shkonin nė Tiranė a diku tjetėr, por kėtu janė shumė afėr dhe sa tė ēelet udha, rruga prej Tirane do t'u dukej shumė e largėt. Thotė se s'kanė mė fuqi, por as kanė mė frymė me pritė. Por disa prej tyre s'mund tė largohen nga Kukėsi edhe pėr njė arsye tjetėr: thonė se kanė traktorė me vete dhe s'u ka mbetur gjė tjetėr mbas shpirti.
    Dhe brenga, trishtimi vazhdojnė ritualin e tyre tė zakonshėm.

    E hėnė, 10 maj.

    Ėshtė rihapur pėrsėri pika e kalimit nė Morin. Gjatė gjithė ditės sė djeshme dhe deri nė orėn 14.00 tė ditės sė sotme, kanė mbėrritur nė Kukės rreth 14 mijė tė shpėrngulur me forcė nga trojet e tyre. Tė ardhurit e dy ditėve tė fundit janė banorė tė Mitrovicės dhe tė rrethinave. Ata thonė se kanė bėrė dhjetė ditė nė kėmbė pėr tė mbėrritur kėtu dhe janė shumė tė lodhur, janė aq tė lodhur sa po u merret fryma. Tė ardhurit vendosen nė ēadrat e mėdha tė ngritura nga UNHCR-ja pranė sheshit qėndror tė qytetit, si pėr tė marrė pak frymė, apo si pėr tė marrė avull, sepse menjėherė do tė largohen nga Kukėsi pėr nė vende tė tjera tė Shqipėrisė.
    Sheshi qėndror i qytetit ose sheshi qė ėshtė ende pa emėr, ndėrron formė disa herė gjatė ditės. Nė mėngjesin e sotėm, aty nga ora 08.00, sheshi qė i mbushur plot me tė ardhurit nga Kosova qė prisnin mjetet e transportit pėr t'u larguar nga Kukėsi. Aty nga ora 11.00 nė shesh qe krijuar njė vend i zbrazėt, por njė vend i zbrazėt ose ky vend pėrkohėsisht i zbrazėt, tė ngjante me njė amebė tė madhe, stėrmadhe. Aty nga ora 12.00, sheshi qe i mbushur pėrsėri plot me njerėz, por edhe me dhjetė mjete transporti qė mbusheshin ngutshėm me tė ardhurit e djeshėm ose dhe me tė sapoardhurit. Nė kėtė orė, s'tė shkonte mendja kurrsesi se nė kėtė shesh, pikėrisht vetėm njė orė mė parė mund tė shihje njė vend tė zbrazėt dhe aq mė tepėr, njė vend tė zbrazėt qė t'i ngjante njė amebe.
    Ē' prej mėngjesit tė sė premtes, linja telefonike e qytetit me qytete tė tjera dhe me atė jashtė shtetit ėshtė ndėrprerė. Pranė 14 kabinave telefonike tė vendosura nė pika tė ndryshme tė qytetit, nuk ta zė syri rendin e gjatė tė njerėzve. Tashmė vendi pėrreth tyre ėshė i zbrazėt. Aparatet telefonikė brenda kabinave duken si guacka tė hirta deti tė varura nė shkopinj tė hollė, qė sikur tė frynte njė erė e lehtė, do t'i hidhte menjėherė shkujdesshėm andej-kėndej.
    Nesėr pėrurohet pista e aerodromit, 950 m e gjatė dhe 70 m e gjerė, e ndėrtuar me fondin e Emirateve tė Bashkuara Arabe.

    E mėrkurė, 19 maj

    Halit Riza Coka, nga Arrni i Kukėsit, e kish parandierė se do tė vritej. Megjithatė, e panjohura ose mendimi se do tė ndrronte jetė sė shpejti, e tėrhiqte me njėfarė force magjike, tė pakonceptueshme.
    Nė dy muajt e fundit tė 1998-s kish punuar nė Greqi. Nė janar tė vitit tė sivjetėm, kthehet nga Greqia me mendjen e mbushur se do tė shkonte nė radhėt e UĒK-sė, por aty, nė fushėn e betejės, ai do tė jepte jetėn dhe duke e parandierė kėtė gjė, kurrsesi s'u kthye mbrapsht.
    Mesa duket, atė e ka tėrhequr sė tepėrmi e panjohura, njė e panjohur qė kish tė bėnte me vdekjen e tij (nė kėtė rast, vrasjen), dhe njėkohėsisht si besimtar qė ishte, sipas tij kėshtu qe shkruar: ai duhet tė shkonte tė luftonte pėr atdheun dhe pėr atdheun ai duhej tė vritej nė fushėn e betejės. Mė tregojnė se, ai u kish thėnė tė afėrmve tė tij se kėshtu do tė bėhej, se kėtė gjė s'mund ta ndalte askush nė botė, sepse sipas tij, kėshtu qe shkruar.
    I janė lutur qė, sė paku, ta shtynte dhe pėr pak kohė, pėr aq kohė sa t'i hiqej nga mendja ai ėndėrrim i mbrapshtė se do largohej nga kjo botė. Ai do tė vizitonte tė afėrmit, miqtė dhe shokėt e tij dhe do t'u thoshte se po shkonte atje ku liria do tė vinte mė shpejt se nė ēdo vend tjetėr, por, pėr veten e vet, ai do tė binte sheit, dhe pėr kėtė s'mund ta ndalte askėrkush nė kėtė botė, pasi ndjente se kėshtu do tė bėhej.
    Agim dhe Nuhi Coka, dy kushėrinj tė tij, tregojnė se nė janar kish mbėrritur nė Kukės dhe kish kėrkuar ta ndihmonin tė pėrfshihej nė radhėt e UĒK-sė. Kėtė punė e merr pėrsipėr Maliq Doēi, ushtarak, dhe e ndihmon tė dalė nė zonėn ku vepronin njėsi tė UĒK-sė. Haliti, mbas disa ditėve ėshtė kthyer prapė dhe ka marrė me vete pėr nė radhėt UĒK-sė edhe dy kushėrinj tė tij, Sami Cen Cokėn dhe Merė Ali Cokėn.
    Mė 2 prill vritet nė fushė tė betejės, por lajmin pėr vrasjen e tij, familja do ta merrte vesh vetėm disa ditė mė vonė, pėrmes komandės ushtarake tė njėsisė ku qė pėrfshirė Halit Riza Coka. Trupin e tij e kanė varrosur nė Malishevė, por tė afėrmit e tij thonė se, me t'u liruar Kosova, mund ta vendosin nė Arrėn, nė vendlindjen e tij. Mund ta vendosin edhe nė Bathore, aty ku ėshtė vendosur familja e tij qė para disa viteve. Por, mund ta lėnė edhe aty, nė Malishevė, aty ku ėshtė varrosur, pranė shokėve tė tij.
    Nuk qe mė tepėr se 21 vjeē.

    E enjte, 27 maj

    Nė Kukės, nė kėtė pranverė, askush s'ėshtė i ngeshėm. Asnjė nga banorėt e qytetit. Asnjė nga ata qė kanė ardhė. Tė ngeshėm s'janė as zyrtarėt vendorė dhe ata qė vijnė nga Tirana pothuajse ēdo ditė. As pėrfaqėsuesit e organizmave ndėrkombėtarė, tė cilėt kanė vizituar Kukėsin nė kėto dy muaj. Duket se njerėzit qė banojnė kėtu, janė pėrfshirė nė tė panjohurėn, nė jetėn e qytetit me popullsi disa herė mė tė madhe se dy muaj mė parė dhe me vėshtirėsi shpesh edhe tė paparashikueshme.
    Nė qytet veprojnė 41 organizata tė huaja humanitare dhe shumė nga banorėt e qytetit janė punėsuar aty, siē janė pėrfshirė shumė vetė nė punė si pėrkthyes pranė gazetarėve apo disa tė tjerė si shoferė tė tyre. Por tashmė dhe tregtia ka marrė tjetėr pamje: tregu i qytetit ka gjallėri qė s'ėshtė parė ndonjėherė dhe askush s'i vė ēmimet qė rriten nga dita nė ditė.
    Por nė qytet disa nga shtėpitė u jan dhėnė me qira jo vetėm tė huajve (kryesisht gazetarė), por edhe disa familjeve tė ardhura nga Kosova. Ēmimet e banesave shpesh janė nė stratosferė, sidomos ato banesa qė u jepen tė huajve, por pėrgjithėsisht, tė dyja palėt merren vesh mirė, nuk ka grindje, asnjėra nga palėt nuk bėhet pishman dhe ēdo gjė duket sikur shkon normalisht. Zakonisht, disa nga familjet e ardhura kėrkuan tė merrnin banesa me qira vetėm pas 10 prillit, atėherė kur u pėrgatitėn kampingjet dhe duhej tė dilnin aty.

    E hėnė, 31 maj

    Gazetarėt e huaj nė kėtė qytet kanė botėn e tyre tė patrazuar. Ata janė nga shumica e vendeve tė botės dhe mund tė them se janė kėta gazetarė qė kanė ditur ta kapin dramėn e njerėzve qė u pėrzunė me dhunė nga vatrat e tyre. Pėrgjithėsisht korrektė me njerėzit qė punojnė, qofshin kėta pėrkthyes tė tyre, shoferė, me sportelistėt e hoteleve, me kamerierėt apo dhe me tė zotėt e shtėpive, nė shtėpitė e tyre e tė cilėve banojnė me qira. Zakonisht pėrkthyesit i paguajnė mė mirė gazetarėt amerikanė, gjermanė e anglezė, ndėrsa rekordin e pagesės sė pėrkthyesve e mbajnė japonezėt. Ka raste ku ka mosmarrėveshje ndėrmjet pėrkthyesit dhe gazetarit tė huaj pėr punė tė pagesės, saqė kur gazetarit i me te veshtira, me vendimtare, por ndjehej e vetme. NATO vazhdonte bombardimet me intensitet poj dhe ndėrrimi i tij i kėtij termi mund tė krijojė probleme me shefat e tyre. Jam pėrpjekur t'u shpjegohem se tani shumė gjėra po ndėrrojnė dhe, ndėrsa po krijohet njė klimė realisht rreth Kosovės, kjo do ndodhė edhe me emrat gjeografikė tė saj. Vetėm Marie Laure Colson e Liberation-it mė ėshtė shprehur se do tė pėrqipej tė bėnte kėtė ndryshim. Ndėrsa Marcin Meller, gazetar nė Polityka tė Varshavės, thoshte se shefi i tij menjėherė do ta fshinte dhe do ta shkruante pėrsėri Kosovo. Pra, gazetarėt janė shumė idiferentė pėr gjėra qė atyre u duken tė vogla ose e kanė vėshtirė tė dalin jashtė njė modeli tė krijuar mė parė. Kur gazetarit turk, Alp Tekin, tė kanalit 6, i kam thėnė se sė shpejti Kosova do pavėrėsohet dhe atėherė, edhe tė gjithė gazetarėt e huaj do detyrohen tė shkruajnė saktė edhe emėrtimet gjeografike, atėherė ai ėshtė shprehur: e dhėnė zoti!
    Emrin e katundit Morin, aty ku ėshtė dogana dhe ende muri ndarės Shqipėri-Kosovė, gazetarėt e huaj e shqiptojnė dhe e shkruajnė jo saktė: Morina ose Morinė. Por nuk mbeten pas edhe gazetarėt e shtypit shqiptar apo dhe tė televizionit shtetėror. Madje, televizioni shqitar mė sė shumti pėrdor Qafa e Morinės. Nė anėn tjetėr, njė gazetar italian mė thoshte se ish i detyruar tė pėrdorete Morinė dhe jo Morin, sepse kėshtu e kishte gjetur nė njė hartė tė botuar nė Tiranė dhe mė tregoi edhe hartėn e botuar para njė viti. Duke vendosur gishtin mbi fjalėn Morinė, ai paraqitej triumfues sikur tė mė tregonte se ky gabim nuk rridhte pėr fajin e tyre.
    Ndryshe ndodh me gazetarėt vendorė qė punojnė me Televizionin apo Radio Kukėsin: gjithmonė e pėrdorin tė saktė emrin e kantundit Morin. Edhe ku pėrcjellin ndonjė informacion nė gazetat qėndrore, pėrgjithėsisht fjala Morin shkruhet e saktė, ndėrsa kur pėrdoret gabim, kjo mund tė shihet vetėm gabim i kompjuteristes.
    Gazetarėt shpesh kėrkojnė harta tė Shqipėrisė apo Kosovės. Por kėrkojnė edhe harta tė Kukėsit e Hasit. Librashitėsja e qytetit, thotė se shumė gazetarė vijnė ēdo ditė nė librari dhe pyesin pėr harta tė tilla dhe kur ajo u thotė se nuk gjenden, por mund tė gjenden nė Tiranė, ata ikin tė pezmatuar, por prapė nė krye tė javės ata mund tė vijnė nė librari me tė njėjtėn kėrkesė qė kthehet nė njė ritual tė pėrditshėm.
    Por shpesh gazetarėt dhe kameramanėt e huaj bėhen nervozė, sidomos kur e shohin se e kanė tė vėshtirė tė kapėrcejnė kufirin dhe tė futen mė nė brendėsi tė Kosovės. Ardian Elezi punon pėrkthyes me njė fotografi japonez qė kish punuar nė shumė vende tė botės. Kish qenė dhe nė Bosnje. Kish qenė dhe nė Kosovė nė fillim tė kėtij viti. Por nė Bosnje ai rastėsisht kish shpėtuar nga vdekja: pėr pak se kish rėnė nė njė vend tė minuar. Ardiani tregonte se fotografi japonez ndihej i shqetėsuar se nuk kish mundur ende tė siguronte lejen tė futej nė ato vende ku mendohej se nė Kosovė ishin tė lira ose nė fund tė fundit tė ishte pranė luftės, ose po tė qe e mundur tė futej edhe aty ku zhvillohej lufta. E takoj fotografin dhe mė thotė se po e shkatėrronte pritja, pritja e gjatė. Por s'ėshtė vetėm fotografi Murata Shinichi qė pret tė futet nė Kosovė. Tė gjithė gazetarėt e tjerė, kameramanėt dhe fotografėt qė ndodhen nė Kukės, e ndjejnė tė domosdoshme tė futen atje, aty ku s'dihet ē'bėhet. Shumė prej gazetarėve thonė se informacionet e tyre po bėhen monotone dhe vetėm futja nė Kosovė mund t'i shpėtojė ata nga ky siklet.

    E martė, 1 qershor

    Greg English, njeriu me njė mbiemėr tė kėndshėm, kameraman, ėshtė londinezi qė punon kėto ditė me grupin e gazetarėve gjermanė tė RTL-sė. Ai shpjegon se ka punuar nė shumė vende dhe thotė se shtėpia e tij ėshtė kudo dhe askund. Me Volker Albers-in, gazetarin gjerman, kanė formuar njė ēift simpatik, tė admirueshėm, nė njė harmoni pune dhe korrektesė njėkohėsisht. Kameramani ka njė humor tė tillė qė e pėrdor nė ēdo kohė: nė punė, gjatė kohės sė ngrėnies sė bukės, nė shėtitje. Nė njė rast ai tregon tri anektoda rresht. Si nė anektodat angleze. Unė thashė se edhe unė po tregoj njė anektodė tonėn. Duke i shpjeguar se dy personazhe tė kėsaj anektode janė Titoja dhe Enver Hoxha pėr tė cilėt ai kish dėgjuar dhe s'pati nevojė t'i jepja shumė shpjegime:
    "Njė ushtarė, aty nga vitet gjashėdhjetė, kish parė nė ėndėrr sikur po bėnte mundje Titoja me Enverin. Titoja e kish mundur Enverin tri herė, ndėrsa ai e kish mundur Titon vetėm njė herė. Ushtari tė nesėrmen ua tregon kėtė ėndėrr shokėve tė tij. Por komanda e merr vesh se ē'ėndėrr kish parė ushtari dhe e arrestojnė menjėherė. Atė e dėnojnė shtatė vjet burgim, me akuzėn: "Nuk ka parė nė ėndėrr qė Enveri e ka mundur Titon, por qė Titoja ka mundur Enverin. Ne s'mund tė pranojmė qė kapitalizmi e mund socializmin. Pėrkundrazi. Socializmi ėshtė i fortė, i pathyeshėm".
    Ai filloi tė qeshė me tė madhe dhe mbas pak tha se pėr sa kohė qė do punojmė sė bashku unė s'do bėj mė humor. Por s'kaluan as dy minuta dhe ia nisi pėrsėri nga tė vetat. Por s'kaluan as dy minuta dhe ia nisi pėrsėri nga tė vetat. Nja dy tri herė pat qėndruar nė tavolinėn tonė edhe Ibsen Elezi, qė punonte si pėrkthyes me njė grup tjetėr gazetarėsh. Ilbseni thoshte se nė grupin tuaj gjithė ditėn bėhet humor, kurse ata me tė cilėt punonte, as e hapin gojėn. Kurse Greg-u ia priti se, mesa duket ata punojnė, kurse ne punojmė e bėjmė humor.
    GazetariVolker Albers thotė se po pėrpiqet t'i kuptojė sadopak njerėzit qė i kanė larguar nga shtėpitė e tyre. Ai thotė se ata s'e japin veten dhe sikur kanė njė lloj fisnikėrie edhe nė vuajtjet e tyre. Kėta njerėz po pėrpiqen ta marrin veten pak nga pak. Kur unė i them se ata e kanė mendjen top pėr t'u ktyer dhe pėrveē kėsaj s'mund t'i qetėsojė asgjė nė botė, ai thotė dhe zemra e njeriut duron, duron edhe pak ditė.
    I them Volker-it pėr simpatinė qė kanė banorėt e kėtij qyteti pėr kombin gjerman dhe Gjermaninė, madje, kur u hapėn ambasadat nė verė tė '90-s, rreth 50 banorė tė kėtij qyteti, kryesisht tė rinj, ambasadėn gjermane nuk e ndėrruan me asnjė ambasadė tė botės. Ai thotė se ėshtė njė lidhje qė tashmė vetėm do forcohet. Aq mė tepėr qė tani edhe Kosova do hapet, pasi janė me mijėra e me mijėra shqiptarė tė Kosovės qė punojnė nė Gjermani. Njerėzit s'kanė kufi ndėrmjet tyre dhe kufijtė e shteteve, dalėngadalė do mbeten vetėm si nocione gjeografike.
    Nė njė rast, Fiqiri Cengu, shoferi qė punon me kėtė grup, thotė:
    - Millosheviēi e ka marrė teposhtėzėn.
    Volker-i ia pret:
    - Ka kohė, Fiqiri. Ka prapė kohė. Duhen tė paktėn edhe dhjetė ditė. S'ėshtė vetėm Millosheviēi.
    - Volker, - thotė Fiqiriu - E pat edhe Millosheviēi. Atij i ka dalė uji si qenit tė Hafuzit.
    Fazėn i ka dalė uji si qenit tė Hafuzit, ia pėrkthej: i doli boja, duke i dhėnė njė kuptim sa mė tė pėrafėrt me tė.

    E martė, 8 qershor

    Nė Bashki thonė se deri tani ka vdekur 150 vetė nga tė ardhurit. Vdekjet kanė qenė tė natyrės dhe kanė vdekur nė spitalin e qytetit, por ka pasur raste qė kanė ndėrruar jetė dhe nė shtėpitė e familjarve ku janė vendosur, ku janė kryer dhe ritet e zakonshme pėr tė vdekurin. Por tre vetė nga tė ardhurit janė mbytur nė ujėrat e liqenit: dy fėmijė 13 vjeēarė dhe njė i rritur 42 vjeē.
    Trupat e tė pajetėve janė varrosur nė varrezat e qytetit, por varret e tyre janė ndarė pak veēmas dhe kjo gjė nga kėrkesa e tė afėrmve tė tė vdekurve, tė cilėt janė shprehur se me tė marė fund lufta dhe me t'u ktyer nė shtėpitė e tyre, do tė kthehen tė marrin trupat e tė vdekurve pėr t'i rivarrosur nė varresat e katundeve apo qyteteve tė tyre.

    E mėrkurė, 9 qershor.

    Ditėt e fundit ka pasur incidente tė shumta pranė vijės kufitare. Forcat ushtarake serbe kanė goditur disa herė katunde tė zonės sė Hasit, madje edhe doganėn e Morinit.
    Pėrparim Kastrati qė punon me grupin televiziv tė TF1-it, mė tregoi pėr incidentin qė i kish ndodhur njė operatori kilian. Ai thotė se, para do ditėve, njė grup gazetarėsh, fotoreporterėsh tė huaj (kryesisht francezė, spanjollė, dhe kilianė), ndodheshin rreth 50 metra larg doganės sė Morinit dhe po filmonin. Fotoreporteri kilian ish shkėputur si nga 4 metra larg tyre. Ndėrkohė, ėshtė dėgjuar vetėm njė krismė, vetėm njė e tillė dhe kiliani qe shtrirė nė vend. Ushtarėt serbė kishin qėlluar me snajper. E kanė marrė kilianin, ashtu pa ndjenja, e kanė dėrguar nė kampin italian "Kukės 1", por me gjithė pėrkujdesjen e mjekėve (tė cilėt e kishin dėrguar dhe nė Itali), nė krye tė 24 orėve ai kish vdekur.
    Nė ditėn e sotme pika e kalimit nė doganėn e Morinit ka qenė e mbyllur.
    Nė mbrėmje vonė, bėhet e njohur se nė Kumanovė ėshtė nėnshkruar Marrėveshja e Paqes ndėrmjet gjeneralėve tė NATO-s dhe atyre tė ushtrisė serbe. Marrėveshja, ndėrmjet tė tjerave, parasheh largimin e ushtrisė serbe nga Kosova brenda pak ditėve.
    Tė lind pėrshtypja se, kėsaj here, paqja pėr Kosovėn do tė dalė nga ai rreth vicioz ku ėshtė zhytur. Ajo, autoritare, jashtėzakonisht autoritare, si njė krijesė e merzipritur ē'prej kohėsh, do tė zbresė nė Kosovė.

    E premte, 11 qershor

    Dje dhe gjithė ditėn e sotme, nė qytet kanė vėshuar edhe banorėt e tetė kampeve tė vendosura pėrreth qytetit. Ardhje tė shumta ka pasur edhe nga kampi i ngritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si kampi ku disiplina, rregulli i pėrgjithshėm, trajtimi me ushqim, etj. e kanė thyer atė nė njė institucion mė vete. Nė ēdo kohė tė ditės mund tė shohėsh kolona tė pambarimta njerėzish qė vėrshojnė dret qytetit, mbodhen grupe-grupe, dhe krejt tė shkujdesur bisedojnė, shpesh lidhen nė krahėt e njėri-tjetrit. Mesa duket, shtysa apo rendja drejt sė panjohurės, drejt asaj qė e kanė ėndėrruar dhe pritur me kohė, jo vetėm nė breznitė e tashme, por edhe nė brenznitė e mėparshme, pra rendja drejt lirisė, kėtyre njerėzve u ka dhėnė njė pamje tė shkėlqimtė. Nė qytet tashmė flitet pėr atė qė sė shpejti vjen, qė do jetė e pranishme dhe e palėvizshme nė mjediset ku ata do tė shkojnė. Shumė prej tyre thonė se do kthehen sė shpejti, sa tė hapet, por thonė se askush nė kėtė botė s'mund ta merrte me mend se vatrat e tyre do liroheshin kaq shpejt. Brenda pak ditėve ushtria pushtuese serbe do largohej nga toka e atyre njerėzve qė i pat dėbuar me forcė, nė fund tė marsit kur filloi fushatėn e pėrgjakshme tė pastrimit etnik.
    Po ndihet se qyteti po rizgjohet rishtaz. Mjete tė shumta po lėvizin nėpėr qytet, sidomos nė bulevardin kryesor i tij. Gjithė ditėn lėvizin me shpejtėsi dhe kalojnė nėpėr tė gjitha rrugėt dhe rrugicat e Kukėsit. Nė bulevardin kryesor tė qytetit qė merr nisjen tek Gjashtėkatėshi, shoferėt detyrohen tė ngadalėsojnė shpejtėsinė e automjeteve tė tyre vetėm nė atė pikė tė rrugės (ndėrmjet ndėrtesės sė Televizionit dhe shkollės "Lidhja e Prizrenit"), ku ėshtė njė pusetė e hapur, sė cilės i ėshtė hequr kapaku qė prej dy muajsh dhe vetėm kjo pikė e rrugės ėshtė mė e parrezikshmja pėr kalimtarėt e qytetit.
    Sot nė qytet kanė mbėrritur rreth 120 vetė (tė shpėrngulur nga trojet e tyre dhe tė vendosur nė Tiranė qė nė fillim tė prillit) pėr tė qenė mė pranė vendbanimeve tė tyre. Njėri prej tyre mė thotė se e kishin pasur nė mendje tė vinin nė Kukės mbas dy a tri javėsh, por nėnshkrimi i Marrėveshjes ua kish prishur planet e tyre.
    Ai thotė se ishin shumė tė lodhur dhe s'mund tė prisnin mė. Duke ardhė nė Kukės e ndjenin veten mė pranė, shumė mė pranė banesave tė tyre. Ai shton se nesėr mbrėma, nuk dihet sa tė tjerė do tė vijnė nė Kukės.

    E shtunė, 12 qershor

    Sot nė qytet kanė mbėrritur rreth 2000 vetė nga tė dėbuarit qė janė vendosur nė qendra tė tjera pritėse. Kanė lėnė kampet ku kanė qenė vendosur dhe kanė mbėrritur kėtu pėr tė qenė sa mė afėr qendrave tė tyre tė banimit. Lajmi se forcat paqeruajtėse tė NATO-s do kalojnė nėpėr Kosovė, ka bėrė qė shumė prej tyre tė nisen menjėherė drejt Kukėsit. Mesa shihet, Kukėsi qė shėrbeu si qendra e parė e madhe e pritjes sė tė dėbuarve me dhunė, do shėrbejė edhe si qendra e madhe e rikthimit tė tyre.
    Kėto ditė jam nė pėrkthim me njė grup gazetarėsh dhe kameramanėsh tė televizionit gjerman tė ZDF-sė. Ekipi i xhirimit disa herė sot ka ndėrruar vend. Fillimisht nė krye tė urės sė Drinit tė (pėrballė kafe-bar), mė mbas nė anėn tjetėr tė urės. Aty nga dreka pranė Gjashtėkatėrshit. Vetėm nga mbasditja ekipi i xhirimit zhvendoset pranė kampit "Kukės 1". Kameramanėt shpjegojnė se po pėrpiqen tė gjejnė njė pikė sa mė tėrheqėse xhirimi pėr tė fiksuar ardhjen e forcave paqeruajtėse gjermane tė KFOR-it. Nė njė rast, i them gazetarit Tom Sievers se rruga Kukės-Prizren ėshtė shumė e shkurtėr dhe nuk mban as njė orė. Ai thotė se e dinte kėtė gjė dhe shton me tė qeshur se rruga Kukės - Tiranė ėshtė mbase rruga mė e gjatė nė botė.
    Tė gjithė ata qė vijnė pėr herė tė parė nė Kukės, ankohen pėr rrugėn Tiranė-Kukės. Thonė se ėshtė njė rrugė qė ua ha shpirtin, por edhe kur u thua se banorėt e kėtyre anėve e bėjnė gjithė jetėn e tyre kėtė lloj rruge, atyre s'u bėn pėrshtypje kjo gjė, por ia nisin e ankohen pėrsėri. Mesa duket, u bie ndėrmend rruga e kthimit.
    Pothuajse gjithė mbasditen bie shi. Pikat e para tė shiut ia nisin tė stėrpikin aty nga ora 15.00 dhe mė mbrapa, masa stėrmadhe e shiut, mbulon qytetin dhe hapėsirėn rreth e rrotull. Shiu bie e bie dhe duket sikur po shkulet krejt qielli qė kemi pėrmbi krye dhe po zė vend nė rrugė, mbi tarraca tė ndėrtesave, dhe mbi ēadrat e panumėrta tė kampeve. Duke shkuar pranė kampit tė ndėrtuar nga italianėt dhe qė quhet "Kukėsi 1", menjėherė sapo dalloj kampin, ēadrat mė ngjajnė si deve tė pangarkuara qė po nisen pėr udhė tė largėt. Me grupin e gazetarėve tė ZDF-sė janė edhe dy vėllezėr egjyptianė (Ibrahim dhe Mahmoud El Batout), kamermanė, tė cilėt kėto ditė bashkėpunojnė me gazetarėt e ZDF-sė. I them Ibrahimit se ēadrat atje mė ngjajnė si deve tė pangarkuara qė nisen pėr udhė. Ibrahimi me tė qeshur shton se atij i ngjajnė si deve qė po lahen nė shi. Por edhe si deve qė s'do ecin, por do fluturojnė nėpėr qiell. Unė pėrsėri e plotėsoj mendimin duke thėnė se njerėzit qė kanė banuar n'ato qadra dhe qė shpejt do t'i braktisin, do tė mbajnė tani e mbrapa nė kujtesė vetėm si deve qė fluturojnė nė diell. Por edhe si pata tė egra qė fluturojnė e fluturojnė derisa humbin mė nė brendėsi.
    Pra, si deve qė s'ecin por fluturojnė nėpėr qiell, por edhe si pata tė egra qė fluturojnė. Mė vonė, shumė kohė mė vonė, njerėzve qė kanė banuar nė kėto shtėpiza tė vogla, nė kėto ēadra-shtėpiza, do t'u duket se dikur kanė parė nė ėndėrr ēadra qė u ngjanin deveve dhe patave tė egra qė po niseshin nėpėr qiell. Nėpėr qiell, mė nė brendėsi tė tij, nė njė rrugė tė largėt. Nė njė rrugė pa kthim. Njerėzit mbase mund ta harrojnė kėtė ėndėrr, por sė paku, kohėn kur e kanė parė atė, pikėrisht nė pranverė tė 1999-s, do tė kenė tė vėshtirė tė shkėputin nga mendja.
    Me gjithė shiun qė s'ka tė sosur, banorė tė kampit "Kukėsit 1", janė nė anėt e rrugės qė nė mėngjes dhe presin tė pėrshėndesin forcat paqeruajtėse gjermane tė KFOR-it qė do kalonin pėr nė Prizren. Aty nga ora 18.00 njerėzit fillojnė tė shpėrndahen, kur lajmėrohen si trupat gjermane do kalonin atypari pėr nė Prizren vetėm tė nesėrmen. Njėri nga tė pranishmit aty, Idriz Qusaj, qė kish qenė mėsues nė shkollėn "Muhamet Ēami" tė Pllajnikut (zona e Opojės), tė cilin e kam njohur qė nė ditėt e para tė mbėrritjes nė Kukės, thotė se nesėrmja pėr tė shkuar pėr tė parė se ē'ka ngjarė me shtėpinė e tij, i duket e largėt, shumė e largėt. Pyetjes sė gazetarit tė ZDF-sė se pėrse pi i priste me kaq padurim forcat gjermane, i pėrgjigjet: "Nuk e ke provuar tė dėbojnė nga shtėpia jote dhe vetėm po tė kesh pėsuar njė fat tė tillė, atėherė mund ta kuptosh mirė se ē'do tė thotė tė presėsh tė kthehesh nė shtėpinė tėnde".
    Nė qytetin e Kukėsit kthehemi aty nga ora 19.00. Shiu tashmė ka pushuar. Gazetari Tom Sievers thotė se nesėr qė nė mėngjes duhet tė ndodhemi nė doganėn e Morinit pėr tė ndjekur kalimin tė forcave paqeruajtėse gjermane, sė bashku me gazetarėt e tjerė. I them atij se nesėr do tė shihet se ē'do tė thotė kufi absurd dhe si kjo vijė e dhunshme qė ka ndarė shqiptarėt mund tė shkrihet si bora nė ujė.
    Pjesa e rrugės kryesore tė qytetit, qė nis nė fund tė gjashtėkatėshit dhe mbaron ndėrmjet kafe-bar "Avdi" dhe kioskave tė vendosura mbarė e mbrapsht, ėshtė e mbushur me njerėz, sa ėshtė e vėshtirė tė kalohet. Shumė nga tė rinjtė mbajnė flamuj shqiptarė dhe gjermanė. Duket se kalimi i trupave gjermane tė nesėrmen pėr nė Prizren, ka nxitur bisedat qė bėhen shkujdesshėm dhe me zė tė lartė. Grumbullimet e kėsaj mbremjeje pranė gjashtėkatėshit, ku mė sė shumti flitet pėr Gjermaninė, mė kujtojnė mbrėmjet e famshme nga fundi i viteve '80, kur luheshin ndeshjet e kampionateve evropiane dhe botėrore tė futbollit, dhe pjesa mė e madhe e tė rinjve tė qytetit, tifozė me skuadrėn e Gjermanisė Perėndimore, mbodheshin dhe diskutonin me entuziazėm tė papėrmbajtur. Por, veēse atėherė tė rinjtė s'mund tė mbanin flamuj dhe tė mbaje n'aė kohė njė flamur gjerman, do tė thotė tė shkoje vetė drejt burgut.
    Njerėzit shpėrndahen vetėm aty rreth orės 20.30 kur shiu ia nis pėrsėri. Shiu bie si ujėt e kroit. Qyteti nis e lahet prapė. Njė shi i rrėmbyeshėm, i frikshėm. Jashtėzakonisht i frikshėm.
    Nė orėn 21.00, bashkė me mikun tim Adrian Nela, inxhinier nė Televizionin e Kukėsit, jemi ftuar nga njė grup tė rinjsh tė qytetit nė njė mbrėmje tė shkurtėr. Agron Kryeziu (nga katundi Pagarush i komunės sė Malishevės) qė ka ardhė i dėbuar si gjithė tė tjerėt, mbush 20 vjeē. Ka ardhė me familjen e tij nė Kukės mė 3 prill, ndėrsa dy vėllezėrit e tij, Xhevdet dhe Isa Kryeziu, qenė pėrfshirė nė radhėt e UĒK-sė. Ai do niset qė nesėr, sė paku vetėm pėr tė parė se ēfarė ka ndodhur nė katundin e tij. Ai thotė se gjithherė ka pritur tė lirohet Kosova, por kjo qė ndodh tani, i duket si nė ėndėrr dhe duke qenė sa mė pranė lirisė, e nesėrmja e mbėrritjes atje, i duket e largėt, e largėt.
    E nesėrmja ėshtė dita kur thyhet kufiri absurd shqiptar-shqiptar, ashtu si thyhet njė tra i kalbur.

    Marrė nga libri "Kukėsi nė 79 ditė"
    Petrit Palushi
    Mirishahe Xani ėshtė mbesa ime. Ėshtė e martuar, ka vajzė e djalė si dy drita. Jeton nė Drenas.

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  3. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  4. Dr. Petrit Selenica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 11:37
  5. Petrit Kalakula
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-06-2002, 01:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •