Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 16 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..

    Lajme nga Dosier

    Lajme nga Dosier

    “Ju rrėfej pasionet e Petrit Dumes”
    Pasioni i Shefit tė Shtabit pėr hipizmin dhe dashuria e tij pėr kuajt e racės

    Autori i Lajmit: Leonard Veizi

    Njė nga dėmtimet e mėdha, qė solli furia e nxjerrjes sė grupeve armiqėsore gjatė ndėrtimit socialist tė vendit dhe, pa asnjė bazė loigjike, ėshtė ajo e shkatėrimit tė Qendrės Riprodhuese nė Lazaret, e cila ishte ngritur nėn kujdesin e veēantė tė ish-shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Petrit Dumes. Vetėm duke u mbėshtetur nė idenė, se “Petrit Dume shėtiste me kalė tė bardhė pėr qejfet e tij”, pas urdhrit pėr ekzekutimin e gjeneralit tė njohur tė ushtrisė, erdhi dhe njė urdhėr i dytė, i shkatėrimit tė asaj qė cilėsohej se kishte lidhje me grupin e tij “puēist”. Por, duket se jo ēdo gjė qė relatohej deri nė instancat mė tė larta tė partisė e tė shtetit, ishte pikėrisht ashtu. E nė rastin konkret, shteti kishte vetėm humbje, pasi deri nė atė kohė, kuajt e racave tė famshme nuk kishin ekzistuar nė Shqipėri, ndėrsa vetė Qendra Riprodhuese, kishte mundur qė tė mbarėshtronte pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr mė shumė se 300 ekzemplarė. Njė nga specialistėt e ish-Qendrės Riprodhuese, majori nė pension Qamil Gjonbibaj, gjatė njė rrėfimi pėr gazetėn “Ballkan”, rrėfen pėr punėn e tij nė gjenerimin e racave mė tė gjohura tė kuajve, si dhe pėr njohjen me ish-shefin e Shtabit tė Pėrgjithėshėm tė Ushtrisė, Petrit Dumen.
    Ju keni punuar me Petrit Dumen. Cili ishte pėr ju gjenerali qė u pushkatua nga regjimi?
    Gjeneral Petrit Dume ishte i rreptė nė kėrkesė llogarie, por mjaft i dashur dhe komunikues ndaj tė tjerėve. I disiplinuar dhe mjaft kėrkues ndaj vetes si nė paraqitjen e jashtme ashtu dhe botėkuptimin e tij si oficer. Kėtė pasqyrė e reflektonte edhe tek vartėsit. Thjeshtėsia dhe sinqeriteti i tij, me shumė takt e finesė, e rrezatonte tek tė pranishmit. Pyeste dhe merrte shumė mendimet e tė tjerėve, sidomos ato tė specializantėve tė fushave tė ndryshme tė veterinarisė e tė kalorsisė (nė rastin konkret, kur lindnin probleme) dhe kurrė nuk i kundėrshtonte nėn hijen e “unit” apo tė postit qė kishte. Hante ushqim nė mencė me oficerėt dhe me ushtarin mė tė thjeshtė, apo siē thuhej nė atė kohė “njėherėsh nė gavetė me ushtarin”. Kishte shumė dėshirė tė argėtonte dhe tė luante me ushtarėt, nė ēdo lloj sporti e aktiviteti. Mirėpo, gjithė kėto cilėsi, sjellje dhe dukuri tė sinqerta e pa bujė, s kishte se si tė mos linte gjurmė dhe mbresa tek ne, oficerėt e rinj, siē isha unė nė vitet 1971-1974.
    Nė cilat lloj sporti ushtrohej mė tepėr ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm?
    Ai kishte hobi dhe pasion tė gjitha llojet e sporteve dhe tė gjitha i ushtronte. Por sportin mė pėrzemėrt dhe mė fisnik (siē e cilėsonte ai vetė) kishte atė tė kalėrimit-hipizmit. Kjo ėshtė aq e vėrtetė, sa qė kur ishte student nė Akademi nė Moskė, pasi mbaronte programin zyrtar, bėnte disa kilometra udhėtim pėr t u stėrvitur mbi kuaj, nė njė fermė qė ishte shumė larg shkollės dhe kur kthehej, qėndronte deri vonė natėn pėr tė studiuar pėr tė nesėrmen.
    Ēfarė urrente mė shumė gjenerali?
    Petrit Dume urrente shumė gėnjeshtarėt dhe frikacakėt. Pėr kėtė shpesh herė thoshte: “Ēdo cilėsi tjetėr negative tek njeriu, mund tė zhduket, ose tė riparohet, ndėrsa frika, ose gėnjeshtra ka mundėsi tė jenė tė trashėguara, prandaj nuk zhduken kollaj. Kėto cilėsi, na prishnin shumė punė dhe gjatė luftės. Apo jo doktor Reshiti”, i drejtohej komandantit tė repartit, Reshit Shtėpani.
    Gjatė kalėrimit, a e dėgjonte gjenerali fjalėn e specialistit?
    Kur kalėronte, sidomos kur dilnim nė terrene tė thyera me ne qė e shoqėronim mbi kuaj, bisedonte lirshėm dhe sillej tamam si shok i sė njėjtės moshė. Ishte shumė i bindur ndaj kėrkesave tė shoqėruesve si pėr shembull: “Tani nuk duhet tė ecim me trok, por me hap”, apo “S duhet tė bėjmė mė tepėr malore se janė djersitur kuajt”, etj.
    Ishte i zoti nė fushėn e hipizmit?
    Ishte njė kalorės mjaft i mirė dhe zotėronte shumė mirė elementėt teknikė tė ecjes me kalė. Madje, komunikonte shumė mirė edhe me kalin. Kuajt me tė cilėt kalėronte i kishte ndarė sipas detyrave dhe destinacionit, qė i pėrshtatej temperementit tė secilit kalė. Kėshtu pėr shembull, pėr tė dalė nė terren pėr qėllime rikonjicioni se ku do tė stėrvitej Shtabi Pėrgjithshėm i Ushtrisė, apo ndonjė repart zbulimi, ai kalėronte hamshorin me emrin “Nakllon”, qė e kishte shumė pėr zemėr. Pėr raste festash dhe parakalime ceremoniale, pėrdorte kalin me emrin “Ēarli”, ndėrsa kohėt e fundit, pėrdorte dhe pelėn me emrin “Nakavalja”, e cila ishte njė perlė e vėrtetė pėr nga bukuria dhe vlera racore qė kishte. Por, nė stėrvitjen pėr kapėrcime pengesash, pėrdorte pelėn me emrin “Nazhenka”, e cila ishte njė pelė arabe, “Naukėn”, tė bijėn e Nakavales, por dhe vetė Nakavalen. Kėto dhe vetėm kėto krerė ishin ato me tė cilat stėrvitej Petrit Dume, tė rekomanduara nga vetė specialistėt.
    Si erdhėn nė Shqipėri kėta kuaj me vlera tė mėdha racore?
    Ishte viti 1957, kur marrdhėniet tona me ish-Bashkimin Sovjetik ishin tė konsoliduara dhe po vazhdonin tė forcoheshin gjithnjė e mė shumė. Nė atė kohė, po xhirohej filmi “Skėnderbeu”. Pėr realizimin e disa sekuencave tė kėtij filmi, nė Shqipėri erdhėn dy kuaj, Ēarli i racės “Alltekin” qė ishte njė kryqėzim i racave gjakpastėr arab me gjakthjeshtin anglez dhe Parku i famshėm i racės gjakpastėr arab i linjės Ruso-Polake. Qė tė dy kėta kuaj ishin tė pajisur me ēertifikata individuale, ku ishin tė shėnuara tė gjitha tė dhėnat gjeneologjike dhe kishin lindur dhe ishin rritur nė fermėn e famshme “Tverskaja Konji Zavod” nė Bashkimin Sovjetik. Kjo fermė, pėr nga rėndėsia dhe puna shkencore qė kryhej nė tė, ishte me famė botėrore. Mė pas erdhėn dhe 36 kuaj tė tjerė.
    Ku u stacionuan kėta kuaj?
    Fillimisht kjo tufė u vendos nė Burrel. Kėtu njėri nga tre hamshorėt bazė e racės arabe, i quajtur “Kaprizi” u dėmtua dhe “vdiq”, pa lėnė trashėgimtar tek ne. Dy tė tjerėt, Naklloni i famshėm me baba Kapotin dhe Filantropi i madh me baba Pribojn, nė tė ardhmen do tė linin pas trashėgimtarė tė shumtė, meshkuj e femra. Edhe sot e kėsaj dite, nipat e stėrnipat, mbesat dhe stėrmbesat e tyre i kemi tė ruajtur me dokumenta tė rregullta gjenetike dhe me ta punojmė e stėrvitemi me kalorės e kalorėse tė apasionuar, pavarėsisht nga mosha.
    Cili ishte roli i Petrit Dumes nė sjelljen e kėtij kontigjenti kuajsh tė rrallė?
    Tė gjithė kuajt erdhėn me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė Gjeneralit. Pėr tė bindur kėdo lexues, qė do tė marri nė dorė kėtė intervistė, se sa meritė dhe kontribut tė veēantė qė kishte Petrit Dume, qė solli kėtė bėrthamė kuajsh me famė botėrore nė vendin tonė, mjafton tė sjellim nė kujtesė kėto fakte: nė atė kohė vendi ynė shpenzonte fonde shumė tė mėdha pėr tė marrė nga jashtė 2-3 krerė damazė (meshkuj) race pėr kafshė tė ndryshme pėr pėrmirėsimin racor tė blektorisė tonė. Kėshtu pėr shembull janė blerė dema race, deshė, derra, cjepė, e deri dhe kėndezė e lepuj, ashtu siē janė blerė dhe hamshorė tė racave “Nonius”, “Haflinger”, apo gomar tė racės “Martinga Franga” nga Italia. Ndėrsa, Petrit Dume kėtė tufė kuajsh, i solli pa fonde, e pa i shpenzuar shtetit shqiptar asnjė qindarkė.

    (vijon nesėr)


    Ky lajm ėshtė publikuar: 21/10/2006

    Rusėt kėrkuan tė helmonin kuajt e dhuruar
    Cili ishte sekreti i fermės Ruso-Polake me famė botėrore “Tverskaja Konji Zavod”

    Autori i Lajmit: Leonard Veizi
    Gjatė rrėfimit tė tij, Qamil Gjonbibaj thotė se Petrit Dume kishte njė meritė tė jashtėzakonshme, pasi nė vitin 1957, futi nė Shqipėri 36 krerė, mes tė cilėve 16-17 krerė tė racės “Gjakpastėr Arab”, tepėr tė kėrkuar pėr vlerat e tyre tė Rralla. Kjo racė, nė bashkėkryqėzim me racėn “Gjakthjeshti Anglez” kanė ndikuar nė formimin e tė gjitha racave tė botės. Njė gjė e tillė ėshtė dokumentuar nė njė studim tė Doktorit tė Shkencave, Myslym Selenica. Kėshtu, pėrfaqėsues tė bashkėkryqėzimit janė pėrftuar racat “Orlovi” i madh dhe “Alltekini” i famshėm. Fillimisht, nė Shqipėri, nga ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod” erdhėn dy kuaj, tė cilėt do tė shėrbenin pėr tė luajtur nė filmin artistik “Skėnderbeu”. Kėta kuaj ishin Ēarli i racės “Alltekin”, i cili kishte Akademi Ushtarake nė fushėn e kalėrimit dhe Parku i racės “Gjakpastėr Arab”, i cili kishte pėrfunduar dy Akademi Ushtarake, si dhe mbante ēmime nė garat e hipizmit. Tė dy kėta kuaj, si dhe 36 krerėt e tjerė qė erdhėn mė pas mbetėn nė Shqipėri. Qamil Gjonbibaj thotė se gjeneral Petrit Dume, duke shfrytėzuar momentet mė tė mira tė miqėsisė Shqiptaro-Ruse, kėrkoi 36 kuaj tė racave tė pastra, me qėllim realizimin e njė filmi tjetėr me temė historike, gjė qė nuk u realizua kurrė. Duhet theksuar fakti tjetėr qė nga ferma e madhe e me famė botėrore, e futjes dhe mbarėshtrimit tė kuajve, siē ishte ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod”, mund tė blinin kuajt tė racave tė pastra, vetėm shtete qė kishin potencial tė lartė ekonomik. Kėtė tė vėrtetė e mėsojmė vetėm nėpėrmjet njė gazetari francez nė vitet 88- 89, kur ai erdhi pėr njė vizitė nė Shqipėri. Gjithsesi, me prishjen e marrėdhėnieve Shqiptaro-Ruse, edhe ferma “Tverskaja Konji Zavod”, u bė e ndjeshme nė kėrkesat e saj pėr kthimin e kuajve tė racės. Natyrish, kėta kuaj nuk ishin blerė, por vetėm ishin dhėnė hua pėr relizimin e njė filmi. Por nė atė kohė, Petrit Dume dha urdhėr qė asnjė nga kuajt tė mos kthehej nė bazė. Me iniciativėn e tij ai dėrgoi radiograme, ku pretendonte se pėr shkak tė mos aklimatizimit, kuajt e ardhur nga Bashkimi Sovjetik kishin “vdekur” nė Shqipėri. Por njė gjė tė tillė, administrata sovjetike nuk e besoi. Pėr shkak se kuajt ishin tė rrallė, ata nuk mund tė toleronin qė kjo racė e pėrpunuar tė mbetej nė njė vend tė vogėl si Shqipėria, e cila nuk kishte shpenzuar asnjė rubėl pėr blerjen e tyre. Kjo ėshtė dhe njė pjesė tjetėr e historisė, qė majori i kavalerisė Qamil Gjonbibaj e rrėfen eskluzivisht pėr gazetėn “Ballkan”.

    URDHRI
    Si u mbrojten kuajt e racave tė pastra
    “Ferma ruso-polake “Tverskaja Konji Zavod” mbahej sekret njėlloj si stacionet, ku pėrpunoheshin lėndėt radioaktive si puna e uraniumit. Ndaj dhe sovjetikėt ishin tė ndjeshėm qė 38 kuaj tė racės sė pastėr, mes tė cilėve dhe 16-17 “Gjakpastėr Arab” tė mbesnin nė Shqipėrinė armike. Nė kėtė mėnyrė, sovjetikėt angazhuan tė paktėn dy agjentura, me qėllim zbulimin e vendeve, ku qėndronin kuajt dhe helmimin e tyre. Nė kėtė mėnyrė do tė asgjėsohej dhe fara e zgjedhur e kuajve tė racave tė pastra, pėr tė cilėt ferma me famė botėrore kishte vite qė punonte pareshtur. Por, njė gjė e tillė ra nė erė tė ish-shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, i cili dha urdhėr tė menjėhershėm qė tė gjithė krerėt e kuajve tė racės tė shpėrndaheshin nė njėsi tė veēanta tė ushtrisė dhe nė terrene sa mė tė largėta. Nė vitin 1965, kur pretendohej se ēdo gjė ishte harruar, Petrit Dume dha urdhėr qė tė rimblidheshin kuajt, pėr tė formuar njė qendėr tė re”, rrėfen pėr gazetėn “Ballkan”, major Qamil Gjonbibaj.

    Major Qamil Gjonbibaj

    Petrit Dume



    Ky lajm ėshtė publikuar: 21/10/2006

    gazeta balkan

    -------

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    42
    Postime
    1,087
    Faleminderit
    6
    9 falenderime nė 7 postime
    Qamil Gjonbibaj thotė se gjeneral Petrit Dume, duke shfrytėzuar momentet mė tė mira tė miqėsisė Shqiptaro-Ruse, kėrkoi 36 kuaj tė racave tė pastra, me qėllim realizimin e njė filmi tjetėr me temė historike, gjė qė nuk u realizua kurrė
    Duhet theksuar fakti tjetėr qė nga ferma e madhe e me famė botėrore, e futjes dhe mbarėshtrimit tė kuajve, siē ishte ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod”, mund tė blinin kuajt tė racave tė pastra, vetėm shtete qė kishin potencial tė lartė ekonomik. Kėtė tė vėrtetė e mėsojmė vetėm nėpėrmjet njė gazetari francez nė vitet 88- 89, kur ai erdhi pėr njė vizitė nė Shqipėri
    Nuk ka qene vetem kjo momente por ne ate kohe ka patur ca koka si P. Dume apo B. Balluku qe vlersoheshin dhe kishin nje autoritet te madhe ne vendet Lindore.
    Nuk mendoj kemi qene ndonje vend me potencial te madh por ka patur ministra sovjetik qe kishin shoqeri te ngushte me kta ushtrise sone pasi kane mbaruar bashke neper akademi,

    Fillimisht, nė Shqipėri, nga ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod” erdhėn dy kuaj, tė cilėt do tė shėrbenin pėr tė luajtur nė filmin artistik “Skėnderbeu”. Kėta kuaj ishin Ēarli i racės “Alltekin”, i cili kishte Akademi Ushtarake nė fushėn e kalėrimit dhe Parku i racės “Gjakpastėr Arab”, i cili kishte pėrfunduar dy Akademi Ushtarake, si dhe mbante ēmime nė garat e hipizmit
    .

    Kuaj me akademi biles me dy akademi dicka fantastike. Une i kam qejf kuajt dhe kjo eshte dicka e mire. Sma merr mendja qe mund te eksitojne sot keshtu lloj fermash apo akademi. Kurse ne Shqiperi as qe nuk mund te flitet. Mos harrojme qe P Dume ma merrja 1/2 ushtrise e vente ne sherbim te kuajve. Dhe mjerr ata po tu ndodhte dicka kuajve.

    “Ferma ruso-polake “Tverskaja Konji Zavod” mbahej sekret njėlloj si stacionet, ku pėrpunoheshin lėndėt radioaktive si puna e uraniumit. Ndaj dhe sovjetikėt ishin tė ndjeshėm qė 38 kuaj tė racės sė pastėr, mes tė cilėve dhe 16-17 “Gjakpastėr Arab” tė mbesnin nė Shqipėrinė armike. Nė kėtė mėnyrė, sovjetikėt angazhuan tė paktėn dy agjentura, me qėllim zbulimin e vendeve, ku qėndronin kuajt dhe helmimin e tyre
    Une e lexova kete artikull dhe me pelqeu. Nuk e di sa i vertet mund te jete. Por pak a shume eshte nje mesage apo nje prove qe qe disa koka te prera ne shqiperi kane qene vertet te mdhenje.

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Artikull teper interesant. Pergezime hapesit...

    Nje pyetje kam une.. A ekzistojne akoma kto raca?
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    42
    Postime
    1,087
    Faleminderit
    6
    9 falenderime nė 7 postime
    Njė gjė e tillė ėshtė dokumentuar nė njė studim tė Doktorit tė Shkencave, Myslym Selenica.
    do eksitonin nese kta doktor profesorat te jen te gjall por sma merr mendja se ka fonde as ke ne as ne rusi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    ishte dhe me titullin Hero i Popullit i ngrati gjenerali Petrit Dume.. per merita ne luften Partizane.. por shoket partizane ne plenum nuk e kursyen.. ne pushkatim e cuan..
    Ky ishte respekti i shokve enveriste partizane per luftaret e luften e anti-fashistet..
    Ja benin heronjve ate qe sju a kish bere as SIMI me Gestapon..
    Gestapo edhe mund ta kish rrahur ndonje partizan te kapur ..edhe mund ta kish pushkatuar.. por ..Gestapua enveroiste jo vetem i pushkatonte pa qene gjendje lufte por u a syrgjynoste dhe femijet e grate dhe nenat plaka .. ne pafundesi..

    I madhi Azem i dha fund ketyre monstruoziteve te regjimit "anti-fashist" te Enverit..
    nuk e gezoj e shkreta e bija e petrit Dumes.. e bija e komandantit te famshem partizan.. te batalionit HAKMARRJA ate pak liri e demokraci mbas 30 vitesh internime sepse kelishet enveriste te xhelatve e vrane me tritol tek VEFA.. te mjeren Vera.. dhe u gezuan enveristet nga ky aksion spektakular i bandes se tyre Hakmarrja.. me arapo vampiro shyto ..edvino stervino brace igllo.. tosko-luiza..

    keshtu punet..

    kanibalet nuk kan brire..o vagu i nysit..

    ja me mend si ty jane..
    njeriut i dhimbset dhe nje kale qe thyen kembet apo qe eshte i semure e ska goje te tregoje.. (po shyqyr kemi doktore e doktoresha sot) e jo me njeriu..

    prandaj le te sherbeje ky shkrim per gjeneralin qe dal nga dale pa u influencuar nga khmer ruzhet qe ke ne fis.. formo Njeriun tek vetja jote e mos dil ne pension si kanibal..

    nje jete ka sejcili..
    eshte e tmerrshme ta mbyllesh si vampir..



    si flinin ata shoket e plenumit..?
    Nuk e mendonin qe shoku x apo y .. naten po rrihej ne biruce.. nga benet koleket e hekuran Isa enver Ramizit.. sikur te mos ishin heronj e te punes e luftes..sikur te mos ishin njerez ..baballare.. bij nenash.. por si te ishin dyshek kashte.. ushtari..

    si ka mundesi edvini sot ne 2007 var shpresat qe te fitoj pushtet me votat e enveristave te vjeter a te rinj si megi e vag nysat..

    ku te con kjo barbaro obskurantizem..

    ??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-10-2006 mė 06:35

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,813
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    me ka qelluar ta njoh nga afer Major Qamilin dhe eshte njeri qe i heq kapelen.
    Shpesh me tregonte plot pasion per lidhjen qe kishte pas gjenerali me kuajt.

    E respektoj kete njeri pasi kishte vite qe punonte ne BATALIONIN E SIGURIMIT dhe njihej si nje njeri i punes dhe shume i drejte ne vendime.

    Une besoj se shteti duhet ta respektoje ate brez ushtarakesh. I kane dhene vitet e jetes se tyre ketij vendi qe dite pas dite po i zhgenjen jashtezakonisht.


    RESPEKTE Major QAMILI
    vari leshte

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,683
    Faleminderit
    12
    69 falenderime nė 55 postime

    Dicka teper interesante

    Eshte fakt i pamohueshem se kontributi i gjeneral Petrit Dume ne fushen e mbarshtrimit te kuajve ne periudhen e pasluftes ka qene i madh.Por perveq se ishte shume i dhene pas kuajve Petrit Dume ishte nji nga tifozet me te flakte te skuadres se Partizanit. Ne kohen kur ai ishte ne pushtet Partizani duhej patjeter te fitonte ose do e pesonte nga gjenerali si ne rastin kur kjo skuader pasi humbi nje ndeshje me Besen ne Kavaje.Inatin e kesaj humbje gjenerali e derdhi mbi futbollistat qe e bene ne kembe dhe me vrap tere rrugen nga Kavaja deri ne Tirane.Po keshtu ky gjeneral i detyronte futbollistat e Partizanit qe me 50 kg rere ne shpine ti ngjiteshin malit te Dajtit.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    42
    Postime
    1,087
    Faleminderit
    6
    9 falenderime nė 7 postime
    o brari muhabeti dhe tema ishte per kuajt ti na e kthe per gomaret si sala. Nje gje ta dish enveri dhe sala ngjajne shume se te dy elemninuan shoqerine.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    887
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Pse u vra prej shokeve te vet Petrit Dume, kjo s'e ban hero, por viktime. Ai qe viktime e rruges ku kishte hy. Bani krimet me shoket e vet e mandej e pesoi prej tyne. E zakoneshme per gjitha vendet komuniste. E gjora Vera Dume qe pasi vuejti prej shokeve te babes ne internim ne Grabjan gjet vdekjen prej do terroristave te rij ne Tirane.

    Te jesh hero i luftes ēlirimtare don me thane se ke ba shume luftime me pushtuesit...por ēka ka mbete prej aktivitetit te tij jane veēse terrori e krimet mbi shqiptare.

    Kujtohet mire si udheheqes i terrorit ndaj popullsise SHQIPTARE prej Mirdites deri ne Kelmend.

    Po ju sjell nji pjese prej kujtimit te nji te pranishmi ne ngjarje prej nji shkrimit te Mergim Korēes (ku per kenaqesine tuej permenden edhe kuajt):

    Ishte ditė e djelė. Vjen para repartit, atėhere nėnkolonel, Petrit Dumja, i hipur mbi njė kalė arab tė hazdisur tė kontrollonte repartin tonė qė kishte tri orė i rrjeshtuar nė pritje tė vizitorit tė nderuar. Zbret nga kali dhe fillon e ecėn para rrjeshtit tė parė t’ushtarėve duke pyetur, herė mbas here, ndonjerin syresh ...sssi, ssi ee e ke emrin ti ? E kėshtu i erdhi radha edhe ushtarit Dodė Miri nga Kelmendi. Ai ish njė djalė mė i gjatė se ne tė gjatėt e repartit. Shum’i pashėm e fjalė pak. Tek ia mėsoi emrin Petrit Dumja i thotė : ... ee e dd di ti sss ss se ttt ty tt ta kam vrarė bb baban’ee edhe xhaxhanė ? E Doda krenar i pėrgjigjet : “ E si mor nuk e dikam. Po jo vetėm bab’edhe axhė, po ti na ke vra nāndė mashkuj t’ konakut shoku nėnkolonel e s’kem na se si me t’harrue ty ! ”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 28-10-2006 mė 13:11

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    949
    Faleminderit
    1
    5 falenderime nė 5 postime
    shkodra 13 ne qofte e vertete kjo atehere petro paska qene nje cop BQ pa burrni.
    aka ndonje kale(apo gomar) sot qe mban emrin e petros per kujtim?

  11. #11
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    846
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Jeteshkrimi per Petrit Dumen

    Jeteshkrimi

    Emri: Petrit
    Mbiemri: Dume
    Vendlindja: Starje, Kolonjė
    Shkollimi:
    Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Tė mesmen e la pėrgjysmė dhe u kthye nė Kolonjė. Sapo u kthye filloi veprimtarinė me ēetėn e atij rrethi, pastaj u bė komandant i batalionit partizan "Hakmarrja".
    Pas ēlirimit Petriti shkoi pėr studime dhe kreu me sukses Akademinė Komando-Shtabi gjitharmėshe nė Moskė.
    Aktiviteti:
    Qė nga vitit 1953 deri mė 1974 kreu detyrėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė shqiptare.
    1948-1974, deputeti Kuvendit Popullor nė tė gjitha legjislaturat.
    1948-1974 ka qenė anėtar i Komitetit Qendror dhe nė vitet e fundit edhe kandidat i Byrosė Politike.
    1974 Petrit Dume sė bashku me tre kuadro tė tjerė tė lartė tė ushtrisė shqiptare arrestohen si armiq tė popullit, pasi mendoheshin se kishin nė plan tė rrėzonin pushtetin.
    11 muaj pas arrestimit dhe gjykimit vendoset qė Petrit Dume bashkė me Beqir Ballukun dhe Hito Ēakon tė pushkatohen.
    Korrik 1994, Gjykata e Kasacionit e asaj kohe jep amnistinė pėr kuadro tė lartė ushtarak, duke deklaruar se gjyqi ishte i stisur dhe pa baza tė faktuara.

  12. #12
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    846
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Katėr misteret e Petrit Dumes

    Gjenerali qė luftoi dhe mbrojti me guxim vendin e tij, si gjatė Luftės Nacionalēlirimtare ashtu edhe pas saj, u tregua i pafuqishėm pėr tė mbrojtur veten pėrballė akuzave tė Enver Hoxhės. Jeta dhe misteret e gjeneralit Petrit Dume janė sot pjesė e rubrikės "Sekretet e njerėzve tė vdekur". Misteret e jetės sė gjeneralit tė shquar, akuzat, marrėdhėniet me Enverin dhe Mehmetin do jenė pjesė e rubrikės sė ditės sė sotme. Historia e "profecisė" sė gjeneralit, i cili vetėm pak para se tė ekzekutohej do tė deklaronte se ishte i pafajshėm dhe koha do ta vėrtetonte pafajėsinė e tij. Pra tė gjitha kėtyre pikave do t'u jepet pėrgjigje nė numrin e sotėm tė rubrikės "Sekretet e njerėzve tė vdekur"

    Pėrse u dėnua Petrit Dume? Cilat ishin tė fshehtat qė kishte zbuluar Enver Hoxha pėr "grupin e ushtrisė"?
    Nė pesė vjeēarin e parė tė viteve '70 nė Shqipėri ndodhėn tre episode tepėr tronditėse pėr fatet e diktaturės komuniste. Nė tri nga fushat e jetės shoqėrore, respektivisht nė kulturė e art, ushtri dhe ekonomi pati njė revolucion total, ku nė kėto fusha u gjetėn dhe armiqtė, siē u cilėsuan nė atė kohė dhe u dėnuan. Njėri prej tyre ishte dhe Petrit Dume, njė nga ushtarakėt mė tė lartė nė Ministrinė e Mbrojtjes. Ai nė atė kohė mbante postin e lartė tė shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Shqetėsimet dhe frika deri nė panik pushtuan udhėheqjen e lartė tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Duhej me ēdo kusht t'i pritej rruga katastrofės qė e kėrcėnonte. Nga tė tre sektorėt qė u goditėn, mė tepėr e pėsoi ushtria, sepse ishte dhe pika mė delikate e atij sistemi. Nė kėtė sektor ndodheshin dhe kuadrot mė tė lartė tė atij sistemi. Udhėheqjen e lartė tė Partisė e kishte shqetėsuar gjendja nė ushtri qė nė vitin 1966 dhe sidomos pėrplasjet qė kishte ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr stil pune e pėr kompetenca. Nė vitin 1974 Enver Hoxha dhe udhėheqja e lartė e Partisė iu kundėr vunė pikėrisht ministrit tė Mbrojtjes, Beqir Balluku, por nuk do tė pėrfundonte kėtu. Pas likuidimit tė Ballukut vjen radha edhe e Petrit Dumes. Pėr tė likuiduar kėta tė dy, duhej tė akuzoheshin si bashkėpunėtorė pėr njė komplot, pasi tė dy ishin kundėr tė ashtuquajturave materiale tė zeza. Petrit Dume asnjėherė nuk kishte pasur si synim qė tė dilte kundėr linjės sė Partisė, por kjo nuk vlejti, pasi pėr tė u gjetėn dhe fakte, tė cilat mblidheshin nė mėnyrė tepėr abuzive, pasi shumica e tyre niseshin nga thashethemet. Njė ndėr metodat mė tė preferuara tė Enver Hoxhės ka qenė fitimi i besimit dhe nėnshtrimit tė tjetrit, duke e afruar, mirėtrajtuar e duke e ngritur nė detyrė, pa hequr dorė pėr asnjė ēast nga survejimi dhe ndjekja hap pas hapi e veprimtarisė sė tjetrit. Po qe se dyshonte apo dispononte ndonjė provė qė tregonte se ky kishte filluar tė devijonte, nuk nguronte aspak deri nė eliminim e tij fizik. Kėtė e bėnte gjithnjė pa ekspozuar as shenjėn mė tė vogėl tė armiqėsisė personale me viktimėn, por gjithmonė duke nxjerrė si gjoks mburoje vijėn marksiste-leniniste tė partisė, luftėn pėr tė mbrojtur kėtė vijė dhe unitetin e radhėve tė partisė. Kėtė metodė e pėrdori edhe me Dumen. Petrit Dume gaboi rėndė qė i besoi shumė Enver Hoxhės dhe klikės sė tij. Petriti harroi qė virtytet e larta morale tė njerėzve ēdo ditė e mė shumė po zbeheshin e po ktheheshin nė antipod tė tyre, veēanėrisht nė sferat e larta tė superstrukturės. Harroi qė hipokrizia, intriga, padrejtėsia e pabesia nė majėn e piramidės partiake e shtetėrore ishin kthyer prej kohėsh nė normė morale e nė mjete pėr tė mbijetuar. Se pėr tė hir tė kėsaj mbijetese e jetėgjatėsie tė diktaturės dhe tė vetė Enver Hoxhės, jeta e njerėzve ishte shumė pak. Petrit Dume nuk kishte asnjė plan tė fshehtė, kėtė e deklaroi dhe nė gjyqin farsė qė atij iu bė. "Gjatė gjithė jetės sime qė kam punuar nė ushtri, kam ditur e ka menduar se gjithmonė kam vėnė tė gjitha forcat e mia pėr t'i shėrbyer sa mė mirė popullit dhe Partisė, se nuk kam menduar kurrė pėr tė ngritur ushtrinė pėr tė arrestuar apo asgjėsuar Komitetin Qendror e Qeverinė", deklaroi ai nė gjyq.
    A ekzistonte njė plan pėr tė rrėzuar pushtetin nga "grupi i ushtarakėve"? Ēfarė ishte Byroja e vogėl qė zbuloi Enver Hoxha, cili ishte roli i Petrit Dumes nė kėtė Byro paralele me atė tė Komitetit Qendror?
    Nė gjyqin qė iu bė katėrshes sė ushtrisė, Beqir Balluku, Petrit Dume, Rahman Parllaku dhe Hito Ēako u gjet motivacioni se kėta ishin duke hartuar njė plan kundėr pushtetit dhe kundėr vetė Enver Hoxhės. Por sipas tyre, ky plan nuk ekzistonte, sepse nėse do tė ekzistonte njė plan i tillė, ata nuk do ta kishin tė vėshtirė ta rrėzonin pushtetin. Gjyqtari i asaj kohe lexonte akuza qė vetėm ai dhe ata qė e kishin porositur mund t'i besonin. Puna armiqėsore, sipas tyre, paska ekzistuar vite me radhė tek Petrit Dume, ku akuzohej si tė ishte njė nga armiqtė e kėtij pushteti qė nga fillimi, ndėrkohė qė ishte krejt e kundėrta, pasi Petrit Dume e tė tjerė kishin dhėnė kontribut tė rėndėsishėm nė vendosjen e kėtij pushteti. Mister ngelet pa dyshim nėse kishte njė Byro paralele me tė Komitetit Qendror, siē u aludua. Nė materialet qė shfrytėzoheshin nė gjyqin e Petrit Dumes, shtrohej dhe njė problem tjetėr, krijimi gjoja i njė Komiteti Qendror brenda Komitetit Qendror tė PPSH-sė, si njė strukturė e veēantė. Pra, aludohej qė ushtarakėt e lartė, shtatė anėtarėt dhe kandidatėt e Komitetit Qendror kishin krijuar edhe organizmin e tyre, njė Komitet Qendror tė veēantė. Shkruhej nė material, madje se kėta persona kishin bėrė edhe mbledhje si aparat i KQ, se kishin shtruar probleme, pra ishin shkėputur nga aparati i KQ tė PPSH. Njė nga linjat e tjera, shkruhet nė materialet qė ishin nė disponim nga gjyqtarėt, qė shėrbeu edhe pėr hetimet, ishin problemet ekonomike. Sidomos normat, rregulloret qė ishin nxjerrė pėr administrimin ekonomik, ai i ndėrmarrjeve bujqėsore ushtarake, shpėrdorimet, pėrvetėsimet e tė tjera. Sipas materialeve, dilte se kėto norma ishin nė kundėrshtim me normat e pėrgjithshme tė drejtimit ekonomik. Kėshtu, i ashtuquajturi "grupi puēist i ushtarakėve tė lartė" dilte nga materialet shtet brenda shtetit. Pra, kėto materiale kishin krijuar fizionominė e ekzistencės sė njė komploti nė tėrėsinė e tij.
    Cilat ishin marrėdhėniet e tij me Mehmet Shehun, para arrestimit dhe gjatė arrestimit, pse ndryshuan raportet?
    Nė pamjen e parė duket si diēka e ēuditshme kur dy persona kanė mendime tė njėjta pėr njė ose disa probleme tė caktuara dhe pėr tė njėjtat probleme, zėnė pozicione tė kundėrta. Megjithėkėtė, njė fenomen i tillė takohet jo rrallė nė veprimtarinė praktike tė njerėzve. Kėshtu ka ndodhur edhe nė marrėdhėniet e ndėrsjella midis Petrit Dumes dhe Mehmet Shehut. Derisa Petriti u vu pėrpara akuzave qė dihen, midis tij dhe Shehut, me pėrjashtime tė rralla, kanė ekzistuar marrėdhėnie tė mira mirėkuptimi dhe se kanė pasur mė shumė pika takimi se sa pika ndarjeje nė fushėn e teorisė dhe tė praktikės ushtarake. Kjo pėr faktin se, si njėri ashtu edhe tjetri, e kanė treguar veten me vepra si komandantė tė zotė gjatė Luftės pėr ēlirim dhe mė pas si ushtarakė tė pėrmasave operativo-strategjike tė njohur si brenda dhe jashtė vendit. Po pse ndryshuan raportet midis Petritit dhe Mehmetit? Arsyeja qė filloi tė luhatej raporti i marrėdhėnieve tė ndėrsjella midis tyre. Mehmet Shehu shkroi tezat sipas orientimeve dhe nėn drejtimin apo kujdesin e Enver Hoxhės. Ky i fundit e kishte bėrė rolin absolut tė udhėheqjes sė partisė parim bazė nė gjithė jetėn dhe veprimtarinė e vendit. Pra ushtria nuk mund tė bėnte pėrjashtim nga ky parim. Pėr rrjedhojė Mehmet Shehu do ta shėnonte atė nė tezė me doemos. Pėrndryshe ai do tė binte ndesh me Hoxhėn, do tė hidhte poshtė vlerėsimet e konsideratat mė tė larta qė kishte diktatori pėr tė. Ndoshta ai do t'i thoshte lamtumirė edhe karrierės politike tė tij. Kjo ishte njė arsye pse ata i prishėn marrėdhėniet, pasi pėr Mehmet Shehun mė rėndėsi kishte ta mbante mirė me Enver Hoxhėn se sa me Petrit Dumen.
    Ēfarė iu deklaroi Petrit Dume ekzekutoreve para vdekjes?
    Nė gjyqin qė zgjati afro 11 muaj, ku tė pranishėm ishin Petrit Dume, Beqir Balluku, Hito Ēako dhe Rahman Parllaku, u morėn vendime vėrtet tė rėnda pėr katėr kuadrot e lartė tė ushtrisė. Tre tė parėt morėn dėnimin kapital, atė me pushkatim ndėrsa Parllaku u dėnua me 25 heqje lirie. Se sa i pa bazė ishte trajtimi i Petrit Dumes dhe ky vendim, si dhe dėnimi mė vonė i tij me vdekje, e pohon vetė Petriti kur atij i kėrkojnė tė thotė fjalėn e fundit para pushkatimit. Ai thotė: "Historia do ta vėrtetojė qė jam i pafajshėm". Nė tė vėrtetė historia tregoi qė ai ishte i pafajshėm. Nė gjyqin qė u bė nė gjykatėn e kasacionit tė asaj kohe, nė korrik tė vitin 1994, u rrėzua e gjithė akuza qė u ishte bėrė kėtyre figurave ushtarake tė shtetit tonė dhe doli qė gjyqi ishte nisur nga fjalimet e Enver Hoxhės dhe jo nga faktet reale tė cilat byroistėt e asaj kohe pretendonin. Me kėtė rast ata morėn amnistinė edhe pse nuk vlejti, pasi tre prej tyre u pushkatuan qė nė atė kohė.

    Misteret

    1. Pėrse u dėnua Petrit Dume? Cilat ishin tė fshehtat qė kishte zbuluar Enver Hoxha pėr "grupin armiqėsor" nė ushtrinė shqiptare?

    2. A ekzistonte njė plan pėr tė rrėzuar pushtetin nga grupi i ushtarakėve? Ēfarė ishte Byroja e vogėl qė zbuloi Enver Hoxha, cili ishte roli i Petrit Dumes nė kėtė Byro paralele me atė tė Komitetit Qendror?

    3. Cilat ishin marrėdhėniet e tij me Mehmet Shehun, para arrestimit dhe gjatė arrestimit, pse ndryshuan raportet midis dy personaliteteve?

    4. Ēfarė iu deklaroi Petrit Dume ekzekutoreve para vdekjes? Pse ishte i bindur qė historia do t'i jepte tė drejtė?

    Fakte mbi gjyqin

    3-4 korrik 1974, zhvillohet mbledhje urgjente e drejtorėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe komandantėve tė korpuseve nė Shtėpinė e Pushimit tė Ushtarakėve nė Durrės.

    4 korrik 1974, vendoset nė qendėr tė akuzave Petrit Dume, Beqir Balluku dhe Hito Ēako, si pėrgjegjėsit kryesorė pėr materialin studimor qė kėta ia kishin ngarkuar pėr ta shkruar, Rahman Parllakut, Spiro Shalėsit, Ernest Jakovės dhe kuadrove tė tjerė tė ministrisė, materiale qė u cilėsuan si "Tezat e zeza".

    25-26 korrik 1974, zhvillon punimet Kongresi i 6-tė i KQ tė PPSH-sė, qė e dėnon Petrit Dumen dhe e pėrjashton nga Komiteti Qendror dhe Partia, gjithashtu e shkarkojnė nga funksionet shtetėrore qė ai mbante.

    10 tetor 1974, zhvillohet mbledhja e Byrosė Politike, qė quan bashkėpunėtorė tė Beqir Ballukut, Petrit Dumen dhe Hito Ēakon, tė cilėt me kėrkesė tė Byrosė Politike arrestohen.

    Dhjetor 1974, nė bazė tė informacioneve tė ardhura nga Komiteti Qendror i PPSH-sė dhe nga Ministria e Brendshme, Prokuroria dhe Gjykata e Lartė formulojnė akuzat ndaj Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Ēakos, tė cilėt shpallen fajtorė dhe marrin nga Gjykata e Lartė dėnimin kapital, atė me vdekje.

    1975, viti kur ekzekutohen me urdhėr dhe vendim tė Gjykatės sė Lartė, ish-ministri Mbrojtjes, Beqir Balluku, ish-shefi Shtabit tė Pėrgjithshėm, Petrit Dume dhe ish-drejtori Politik i Ushtrisė, Hito Ēako.

    Marre nga Gazeta TiranaObserver
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Conquistador : 16-10-2008 mė 19:23

  13. #13
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,511
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime

    I Madhi Gjeneral,Petrit Dume

    Nga Novruz Zejnati Kolonel nė Rezervė

    Cilėsitė e Gjeneral-Leitnant Petrit Dumes

    Shefi i shtatmadhorisė shqiptare i njohur si "njeriu i hekurt i ushtrisė" dhe "yll i gjeneralisimit shqiptar", ishte njė prej ushtarakėve mė tė spikatur tė luftės dhe pas saj. Tepėr energjik nė organizimin dhe drejtimin e luftimeve, si Komandant reparti dhe i njėsive operativo-strategjike, i palodhur, i shkathėt, organizator dhe reformator i rreptė por dhe i drejtė, i arsyeshėm dhe i zgjuar. Gjeneral qė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij, e kaloi nė ēadrat fushore ushtarake. Njeri tepėr i moralshėm dhe me dinjitet.

    Petrit Dume, udhėhoqi gjithė "jetėn" e ushtrisė shqiptare. Kishte aftėsinė e jashtėzakonėshme pėr t'i njohur kuadrot e tij qė nė pamjen e parė. Kėto cilėsi ai i kėrkonte dhe tek tė tjerėt.

    Gjithnjė e mė shumė largohen nė thellėsi tė historisė vitet e tmerrshme tė luftės antifashiste pėr ēlirimin e vendit. Por koha nuk mund tė ketė fuqi t'i lėrė ato nė harresė e t'i fashitė nga kujtesa e popullit. Rrjeshtimi i vendit tonė me aleatėt si SHBA-sė, Anglia, ish Bashkimi Sovjetik nė luftė kundėr makinės nizisto-fashiste, fitorja e tij nė kėtė luftė,ishte orientimi mė i drejtė strategjik i vendit tonė nė kėtė luftė. Nga forcat tona tė armatosura, u provua pjekuria e artit tonė ushtarak, cilėsitė e luftėtarėve, kuadrove, shtabeve, komandave drejtuese, tė cilat u vendosėn ballė pėr ballė me gjeneralėt fashistė qė vlerėsoheshin si pjesa mė e regjur e ushtrisė armike.

    Gjeneral-Leitnant Petrit Dume, ndjehej i lumtur dhe krenar qė nė veprimtarinė e tij pėr atdheun, gjatė viteve tė luftės pėr ēlirimin e vendit, ka mundur tė marrė pjesė nė shumė beteja heroike dhe sė bashku me to ka ndarė hidhėrimin prej fatkeqėsive dhe gėzimin e fitores. Nė luftė e sipėr u rritėn dhe u kalitėn kuadrot tona ushtarake...

    Gjeneral-Leitnant Petrit Dume, i edukuar me ndjenjėn e atdhetarisė, ndoshta mė parė se tė tjerėt e kuptoi se njė popull-ushtri para se tė fitojė lirinė duhet tė jetė i pasuruar me ndėrgjegje, pa tė cilėn asnjė ndjenjė lirie nuk zgjohet dhe pa kėtė tė fundit s'ka ushtri-atdhe.

    Truri i kėtij gjenerali ishte mė i gjeri, mė i thelli, mė i dituri, i kohės sė vet, ėshtė i aftė pėr tė parashikuar tė ardhmen e ushtrisė. Ai besonte se tė gjithė njerzėzit, ushtarėt, nėnoficerėt, oficerat janė vėllezėr.
    Gjeneral Petriti mbetet mishėrimi i diturisė sė artit ushtarak shqiptar, njohės i shkėlqyer i terrenit, i paqes, i detyrės sė shenjtė pėr shėrbim tė ndershėm ndaj popullit, kombit dhe kujtdo qė pėrfaqėsonte edukatėn e mirėfilltė tė famijes shqiptare. Vizioni politik i tij ishte i lidhur ngushtė me edukatėn e mirėfilltė tė njeriut shqiptar. Zemra dhe mendja e tij ishte kudo, nė ēdo njėsi e repart. Ky gjeneral si personifikimi i bujarisė shpirtėrore dhe i guximit, i thoshte mendimet ashtu si i ndjente, hapur. Pėr ata qė e njohin gjeneral Petrit Dumen, nė krye tė ushtrisė e kujtojnė si njė gjeneral-ushtarak profesionist, mendimtar progresist, atdhetar dhe i ndershėm. Mjafton tė kujtojmė veprimtarinė, aftėsinė dhe trimėrinė e tij, nė luftėn antifashiste nacionalēlirimtare dhe nė provokacionet e 2 gushtit nga monarkofashistėt grekė nė Vidohovė ku ai tregoi shembuj strategu. Ėshtė dekoruar me titullin mė tė lartė "Hero i Popullit", ndėr tė parėt e vendit tonė qė e merrnin kėtė titull dhe nga mė tė rinjtė nė moshė pėr se gjalli.

    Petriti kishte pėrfunduar studimet nė dy nga Akademitė Ushtarake mė prestigjoze tė ish Bashkimit Sovjetik. Falė aftėsive tė tij prej mendimtari ushtarak. Ka pėrfaqėsuar me shumė dinjitet vendin dhe ushtrinė tonė nė ish paktin e Varshavės ku aderonin ushtritė e Vendeve Socialiste Lindore. Deputet i Kuvendit Popullor, nė shumicėn e legjislaturave. Tridhjet e katėr vjet mė parė, atėhere kur ishte 54 vjeē, nė kulmin e aftėsive dhe energjive pėr tė punuar e drejtuar nė krye tė ushtrisė, me njė akuzė absurde e qesharake, u dėnua me vdekje nga nomenklatura e lartė partiake e Enver Hoxhės. Bashkė me tė u dėnuan padrejtėsisht dhe u pushkatuan tė mrekullueshmit: gjeneral kolonel Beqir Balluku si dhe gjeneral leitnant Hito Ēako. Kėta ushtarakė mund t'i "akuzoje" pėr atdhetarė, por kurrėn e kurrės pėr tradhėtarė! Kush e hėngri ushtrinė? Kush i burgosi e vrau oficerat mė tė talentuar tė popullit?! Partia e Enver Hoxhės, se bashkė me ca servilė e karrieristė, qė erdhėn nga gjiri i masave gjoja tė shpėtonin partinė-ushtri?!... Me ndarjen nėpėr breza qė partia ju bėnte ushtarakėve tė gjorė dhe i fuste nė luftė (pėrēarje), pėr t'i sunduar. Partia, u kthye nė njė nocion qė merrej me ēdo gjė e s'pėrgjigjej pėr asgjė.

    Tė gjithė ata elementė besnikė, militantė spiunė, hodhėn baltė kundėr B. Ballukut, P. Dumes, H. Ēakos e oficerave tė ndershėm e puntorė, u shpėrblyen e graduan nė poste tė rėndėsishme. Vetėm kolonel Sul Domi ishte nga tė paktėt qė pati kurajon qytetare, morale duke u thėnė lakejve: - "dale o shokė se kemi tė bėjmė kėtu me kuadro tė larta qė i kanė dhenė kombit", por zėri i tij u mbyt nga pseudo shokėt e miqtė e gjeneral Petritit. Sot ēuditėrisht ata kameleonė qė dėnuan gjeneralėt, oficerat e ndershėm, ngrihen e tregojnė meritat e tyre, duke nxjerrė pėr ta lotė krokodili, "O'tempora, o'mores", a kanė normė morale kėta njerėz apo jo, mirė frikė qė s'kanė, por nuk kanė as moral.

    Gjeneral Petrit Dume, ka qėnė sinonim i mirėsė, llogjikaės zemėrgjerėsisė qė ka mbretėruar nė botėn njerzore ushtarake shqiptare. Petrit Dume famėn e kishte tė madhe dhe kėtė famė nė ushtrinė shqiptare askush s'e kishte merituar mė shumė se ai. Atė gjithmonė do ta gjeje nė ballė tė punėve e tė situatave, sado tė vėshtira tė ishin. Pėrherė i shoqėruar nga bashkėpuntorėt e tij, plot dinjitet e moral dhe i pastėr pėr detyrėn. Gjenerali tregonte zotėsi tė madhe nė punė. Ato i kryente me menēuri, siguri, thjesht e natyrshėm, pa ngatėrruar rradhėn, rėndėsinė e mundėsinė qė kishin ato. Njeri me njė tė menduar tepėr aktiv e aftėsi parashikuese pėr ngjarjet e situatat ai dinte tė bėnte vlerėsimin e pėrpiktė tė tyre. Karakterizohej nga zotėsia e madhe nė tė shqyrtuarit e rrethanave dhe fakteve, pa nėnvleftėsuar as mbivlerėsuar asgjė, po me njė realizėm konkret. Dinte tė parashikonte shpejtėsinė me tė cilėn mund tė lėviznin luftėtarėt, mjetet dhe teknikat e tė dy palėve nė luftim. Njihte shumė mirė pregatitjen dhe gjendjen e komandove, shtabeve, trupave e mjeteve, duke bashkėrenduar me shumė dije prioritetet e kėrkuara. Njihte logjistikėn dhe teknikėn, armatimin, municionet, si askush tjetėr. Kishte aftėsinė absolute pėr t'i pėrdorur kėto nė mėnyrė racionale e shkencore. Ai pėrkushtohej i tėri studimit dhe pėrgatitjes sė terrenit pėr luftė si dhe orientimit tė ekonomisė pėr problemet e mbrojtjes. Si kundėrshtar i bunkeromanisė, ai shpesh herė nė shtabin e pėrgjithshėm thoshte se fortifikimi ėshtė i vlefshėm jo vetėm pėr palėn mbrojtėse por dhe pėr atė mėsymėse, pasi rrajon mbrojtės tė pa pushtushėm nuk ka. Ai ishte pėr strehimet e popullatės, teknikėn, armatimit, spitalet, vend-komandat, rrugėt e manovrimit, por me kriter sipas planizimit tė luftės.

    Gjeneral P. Dume pėrfaqėsonte nė mėnyrė tė pakundėrshtushme njė burrė tė shquar tė mendimit dhe veprimit tė ushtarakut modern. Gjenerali model i ditės, i kohės, i pregatitur qė sinkronizonte nė mėnyrė tė pėrkryer tradicionalizmin me zhvillimet shkencore e kėrkesat bashkėkohore. Ushtarak fleksibėl qė ndiqte situatat e ndryshme kėtu e nė botė, i parashikonte ato e i pėrshkruante nė mėnyrė bindėse, duke i argumentuar nga tė gjitha anėt ushtarake, politike dhe ekonmike. Gjeneral Dume mbetet padyshim potenciali mė i fuqishėm i ushtrisė sonė, njeri me zemėr tė madhe dhe tė pastėr, me dije tė gjithanshme shkencore, plot energji vepruese e aftėsi mendore e parashikuese.

    Unė si gjithė ushtarakėt, pjestar i forcate tė armatosura e kujtoj gjeneral Petritin me nostalgji dhe dhimbje tė madhe, ashtu si njė prind. Kur nė vitin 1972 nė moshėn 31 vjeēare shkova nga Shtabi i pėrgjithshėm si Komandant i brigadės sė parė tė kėmbsorisė Tiranė, gjeneral Petriti gente gjithmonė kohėn tė tė mė takonte, mė pyeste, mėsonte pėr problemet e mija, por dhe tė argėtoheshim shpesh me futbollin. Ai mė thoshte se si komandant, duhet tė komunikosh me shtabin si shok dhe i barabartė me ta, t'i dėgjosh, vlerėsosh njerzit, tė jesh model i thjeshtėsisė, i drejtė dhe i moralshėm me ta. Pėr gjeneral Petritin dhe grupin e gjeneralėve tė pa pėrsėritshėm tė ushtrisė shqiptare tė asaj kohe unė gjej momentin tė pėrulem me shumė respekt e veneracion. Nė atė kohė qė pata fatin tė punoj me kėta luanė tė mendimit e veprimit ushtarak tė ushtrisė sonė isha nė moshė shumė tė re. Kontributi i gjeneral Petritit dhe gjeneralėve tė tjerė ishte njė bazė e fuqishme e konsolidimit dhe forcimit tė aftėsisė mbrojtėse tė vendit tonė nė ato vite plot probleme, provokime e kėrcėnime si kudo nė botė. Petrit Dumja, me gjeneralėt e ushtrisė tė asaj periudhe punuan qė teoria ushtarake kėtu tek ne tė ishte nė nivelin e kohės dhe praktika ushtarake tė mos mbetej mbrapa teorisė. Nė saje tė kėtij vlerėsimi atė do t'a gjeje duke u dhėnė pėrherė zgjidhje detyrave tė vėshtira si aftėsia manovruese dhe volumi i zjarrit tė trupave, fortifikimit, kabėlzimit, furnizimit, etj. Luftonte pėr njohjen dhe pėrdorimin luftarak tė terrenit si nė kushtet e sulmit dhe ato tė mbrojtjes.

    Gjeneral Petrit Dume kėmbėngulte pėr zhvillimin e stėrvitjeve tė mėdha si Korpus, brigadė, se donte tė njihte mungesat nė stėrvitjet e vogla, nė teknikė e armatim, duke zbuluar nė kėtė mėnyrė aftėsitė e tjera tė panjohura. Kėto stėrvitje nė praninė e udhėheqies ushtarake shtetėrore ishin shumė mėsimdhėnėse e mobilizuese. Pregatitja organizative e ushtrisė ishte nė qendėr tė vėmendjes dhe veprimtarisė sė gjeneral P. Dumes. Pėr tė ajo duhej t'u pėrshtatej situatave, tė ishte shkencore, bashkėkohore dhe bashkėvepruese nė rang korpusi, divizioni, brigade e batalioni, duke pėrfshirė kėtu edhe armėt speciale, si aviacioni, flotėn detare, artilerija e rėndė, etj.

    Gjerėsia, thellėsia, skalionimi, pėrbėrja, kompletimi, armatimi, dislokimi, normat, pregatitja e trupės, e shtabeve dhe kuadrit, pėrbėnin vizionin e stėrvitjeve tė tij. Ai e vinte theksin tek mundėsitė tona reale dhe nuk i lejonte ata qė fantazonin pėr gjėra qė hėpėrhė nuk mund tė realizoheshin pėr vetė kushtet tona. Dinte tė fliste hapur pėr vėshtirėsitė qė duheshin kapėrcyer, duke i shoqėruar me fjalė entuziaste dhe buzėqeshjen e tij karakteristike fisnike tė fisnikėrisė sė tij si atdhetar qė ishte.

    I prerė nė mendime, ai kėrkonte argumentet t'i paraqiteshin nė mėnyrė bindėse, dhe jo nė mėnyrė kategorike. Nuk i duronte dhe nuk i pėlqenin llafollogėt, ankesat e pėrlotura (njerėzit qaramanė, llafazanė), hipokritė, demagogė. Ja kishte ėnda fjalėn e fortė, tė vendosur, tonin kategorik ushtarak, po ca mė shumė veprimin e shpejtė, tė menēur, tė sigurtė dhe tė shkathėt.

    Kishte njė tė menduar aktiv e tepėr tė qartė, njė shprehje tė pėrsosur tė pėrkushtimit pėr detyrėn, tė cilėn ai e ndjente thellė. Ekipin e vet tė punės e plotėsonte me njerėz tė cilėt kishin njė tė menduar aktiv, optimist e realist, qė pėrqėndroheshin mė tepėr nė mundėsitė se sa nė vėshtirėsitė. Shpesh sytė e tij me atė shikimin si tė shqiponjės i pėrqėndronte tek bashkėbiseduesit, duke ndjellė vėmendje e respekt tek ta. Ishte i duruar, i qartė e llogjik nė shpjegimet qė bėnte pėr tė qartėsuar psenė e gjėrave, pėr tė cilat bisedohej, pranohej e diskutohej. Kush e mban mend paraqitjen elegante tė tij ende mrekullohet.

    Gjeneral Petrit Dumen, zor se e imagjinon pa qėnė nė mes tė njerėzve, ushtarėt e rezervistėt, oficerat e ndryshėm tė ēdo rangu. Duke folur shumė lirshėm, pėr probleme serioze dhe deri pėr sportin, ai dinte tė bėnte edhe shaka me kripė qė shkrinin akullin me vartėsit. Njihte pjesėn dėrrmuėse tė oficerave tė armatės pėr tė mos thėnė tė gjithė. Komunikonte lirshėm me ta duke ju folur nė emėr dhe jo funksion, gradė, etj. Ndėrsa pjestarėt e luftės antifashiste, qė shėrbenin nė rradhėt e ushtrisė i njihtet tė gjithė dhe i dėgjonte me shumė respekt. Po kėshtu i njihte edhe oficerat e rinj qė dalloheshin pėr mirė nė studime nė shkollat ushtarake dhe punė. Gjeneral Petrit Dumen nuk e pengonte gjithė kjo njohje e popullaritet pėr tė plotsuar detyrėn e ngarkuar dhe pėr tė patur njė kėrkesė shembullore tek tė tjerėt kushdo qofshin, pėr tė qėnė nė lartėsinė e detyrės: Detyra ėshtė detyrė, pėrsėriste ai vazhdimisht, ajo jepet nė bazė tė ligjeve e tė kompetencave, ashtu sikundėr edhe plotėsohet brenda ligjit e kompetencės.

    Pėr tė kontrolluar pregatitjen ushtarake nėn drejtimin e gjeneral Petrit Dumes, zhvilloheshin stėrvitje rigoroze me kuptimin e plotė tė fjalės: "Stėrvitje pėr Luftė".

    Si gjithė ushtria edhe efektivat e brigadės sė parė tė kėmbsorisė tė asaj periudhe (1972 - 1978) zhvillonin marrshime tė gjata si pėrshkimin e itinerarit, inkursioni i Br. I "S". Shkurt - Mars 1944; Tiranė-Makėrz tė Korēės e shumė tė tjera tė shpeshta. Ato ishin tė lodhshme i raskapitin efektivat. Ata kapėrcenin male tė larta tė mbuluara me dėborė, duke kaluar nėpėr shtigje tė ngushta, kalonin lumenj e pengesa qė u dilnin pėrpara nė mes tė shiut, tė baltės, nė tė ftohtė e nė vapė, ditėn e natėn, tė ngrėnė e tė uritur, tė ngarkuar me pajimet e armatimit personal, por prapė nė kolonė e nė rradhė efektivat ēanin pėrpara, duke i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė, tė durueshėm dhe me njė shpirt qėndrese tė admirueshme gjer nė vetmohim. Dhe gjeneral Petrit Dume ishte nė mes tė tyre, jo vetėm si ushtarak madhor dhe udhėheqės shteti, por si ushtar e shok i barabartė me ta, si shqiptar, atdhetar si e kėrkonte detyra, duke u pėrballur si gjithė tė tjerėt nė vėshtirėsi e privacione. Ai ishte korrekt nė ēdo situatė, gjatė viteve tė luftės antifashiste, nė provokacionet e gushtit 1949, ashtu edhe nė vitin 1961 kur filloi pėrēarja e Traktatit tė Varshavės dhe nė vitin 1968, kur ne e denoncuam botėrisht Traktatin e Vrashavės, si pakt agresiv dhe zyrtarisht u shkėputėm prej tij.

    Tek gjeneral Petrit Dumja, zoti dhe natyra i kishin dhuruar bukurinė, pastėrtinė e shpirtit. Njeri me shpirt e mendje tė madhe, i bukur si askush, nė themel tė tij ishte vėrtetėsia dhe sinqeriteti.

    Njeriu, thoshte ai shpesh, nuk duhet tė vritet, sepse jeta ka plot tė mira, dhe ne i duhemi atdheut tonė. Ndaj derdhim djersė e lodhemi nė stėrvitje. Pra, pregatitemi qė tė zgjedhim vendin mė tė mirė nė luftim, tė mos ekspozohemi e tė mos asgjėsohemi. Tė harxhojmė sa mė pak municione e tė asgjėsojmė sa mė shumė armiq. Me aftėsinė e cilėsinė tonė tė kompensojmė atė epėrsi numerike qė kanė armiqtė. Me shpejtėsinė e zgjurėsinė tonė tė pėrballim befasinė kundėrshtare.

    Nuk tepėrohet aspak kur thuhet pėr tė se ai sikur fluturonte nė tė gjitha repartet e "frontet imagjinare" tė ushtrisė sonė dhe ai ishte prezent aty. Ai ishte njė organizator i shkėlqyer i punėve. Duhet njė sesion i madh shkencor pėr tė zbėrthyer metodėn e punės sė gjeneral Petrit Dumes, nėse duam tė kemi nje ushtri euroatlantike.

    Duke i njohur vlerat e mėdha tė kėtij gjenerali, nga mė tė suksesshmit e ushtrisė sonė, emri i tij ėshtė kthyer tashmė nė legjendė nė ushtri dhe nė popull. Atė ushtria e donte sepse ai mėshironte mė sė miri masėn e gjerė tė ushtarėve, nėnoficerėve, oficerėve, tė njerėzve tė mirė, tė ndershėm, trima e patriotė.

    Gjeneral P. Dume dinte tė merrte vendime tė shpeshta tė drejta, tė realizueshme nga zbatuesit. Ai ndiqte proēesin e zbatimit tė detyrave. Edhe bashkėluftėtarėt e tij dhe ata qė bashkėpunuan me tė, e ndihmonin mjaft duke qėnė njerėz tė menēur e me moral tė lartė pėr zbatimin e detyrave. Populli ynė thotė: "Trimi i mirė me shokė shumė e tė mirė". Njerėzit qė punonin me tė ai i zgjidhte vetė dhe i pregatiste tė bėheshin strategė tė mbrojtjes sė atdheut. Duke punuar me cilėsitė e njė gjenerali tė madh si ai, Petrit Dumja ishte kurajua, mirėkuptimi, fuqia e tė shprehurit qartė dhe thellėsia e karakteri. Nė kėtė listė unė do tė doja tė shtoja dy veēori tė tjera: Kėtė e tregon (aftėsia pėr tė komanduar, pėr tė vendosur dhe pėr tė vepruar) fakti qė ai pėr 37 vjet rradhazi ka qėnė nė krye tė shtabit tė pėrgjithshėmtė ushtrisė njė gjenerėl i talentuar.

    Gjeneral Petrit Dumja ishte njė nga ushtarakėt e shquar tė botės ushtarake tė shekullit njėzetė, ai ishte profesionalisht i aftė, ekspert nė historinė e luftės (nė fushėn e strategjisė, tė taktikave dhe tė armėve moderne), i vendosur, i disiplinuar, me popullaritet te bashkėpuntorėt, te eprorėt dhe te vartėsit e tij. Nė shtatmadhori ai ishte njeriu qė realizoi refarmat pėr modernizimin e ushtrisė.

    Tepėr i qartė nė shijen muzikore, artistike dhe letrare, sportive, mjaft kurioz pėr njerėz dhe vende, shpesh tepėr i freskėt e pa tė keq nė shakatė e tij; Kėshtu do tė kujtohet ky njeri i shkėlqyer i ushtrisė sonė. Ai pėrjetėsisht jeton nė zemrat tona.

    Nė pleniumin famėkeq tė gjashtė tė K.Q. tė P.P.SH-sė., pikėrisht nė 16 dhjetor tė vitit 1974, Enver Hoxha, pasi e kryqėzoi gjashtė orė me pyetje, jep urdhėr nė sallėn e pleniumit tė arrestohet. Tė njejtin fat, patėn dhe Gjeneralėt si Beqir Balluku, Hito Ēako dhe Rrahman Perllaku qė pėrfunduan nė qelitė e burgut tė sigurisė sė lartė me numėr 313 nė kryeqytet. Pas mė pak se gjashtė muaj pyetjesh dhe torturash nė hetuesi, nė mesin e vitit 1975, Petrit Dume del nė gjyqin special ushtarak, ku sė bashku me Beqir Ballukun, Hito Ēakon dhe Rrahman Perllakun, dėnohet me vdekje me pushkatim. Po atė ditė, nė orėt e vona tė mesnatės, tė tre ushtarakėt e lartė: Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Ēako u pushkatuan nė njė nga tunelet e thella tė Linzės nė Dajt me nga njė plumb pas koke. Dihet qė Petrit Dumja nė momentin e lidhjes sė syve, ka thėnė: "Juve po qėlloni sonte mbi mua, por dijeni se po zbatoni njė urdhėr ėt padrejtė… Unė nuk jam armik. Armiq janė ata qė mė vrasin mua padrejtėsisht. Historia do t'a vėrtetojė kėtė gjė". Dhe ju kujtua fjala e Palamedit antik nė Trojė kur e vranė: - O e Vėrtetė, mė vjen keq pėr ty, se ti ke vdekur mė parė se unė… Me kėto fjalė nė gojė, dha shpirt mė i miri ndėr mė tė mirėt, mė fisniku dhe mė i urti ndėr tė gjithė heronjtė, gjenerali promotor i ushtrisė Petrit Dume. Atė nuk e shpėtuan dot gjithė ato shėrbime qė u pati bėrė Shqipėrisė. Sepse pėr diktaturat vlerat njerėzore, gjithmonė kanė qėnė tė dėnuara me vdekje Paturpėsisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 26-10-2008 mė 17:45

  14. #14
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,511
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime
    Akuza: Dume do rrethonte me tanke dhe do tė azgjėsonte Komitetin Qendror dhe udhėheqjen.

    Arkivat e KQ tė PPSH, 1974. Nga procesverbali i mbledhjes sė Pleniumit tė Komitetit Qendror tė PPSH 16-17 dhjetor 1974.


    Plenumi i 6-tė i KQ tė PPSH

    16-17 dhjetor 1974

    Nr.20

    Arkivat e KQ tė PPSH, 1974. Nga procesverbali i mbledhjes sė Pleniumit tė Komitetit Qendror tė PPSH 16-17 dhjetor 1974. GjeneralėtĒako, Dume, Bekteshi, Pėrllaku, Ramohito japin llogari para Pleniumit pėr veprimtarinė armiqėsore nė dėm tė ushtrisė e mbrojtjes sė vendit.

    Ėshtė 16 dhjetori i vitit 1974. Nė Tiranė nis punimet Pleniumi i 6-tė i Komitetit Qendror tė Partisė me rend dite: “Raport i Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė mbi pėrfundimet qė dolėn nga diskutimet nė Parti, nė ushtri e nė terren, mbi veprimtarinė armiqėsore tė Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos, etj.”Njė ditė mė parė, ashtu siē ishte vendosur nė mbledhjen e Byrosė Politike, 67 anėtarė tė Byrosė Politike, 40 kandidatė dhe 19 tė ftuar(sekretarė tė Parė tė rretheve qė nuk ishin anėtarė e kandidatė tė KQPPSH si dhe punonjės tė aparatit), kanė lexuar nė mėnyrė tė organizuar materialin tepėr sekret pėr veprimtarinė “puēiste” nė ushtri, e janė pėrgatitur pėr gjyqin politik ndaj gjeneralėve. Ėshtė ora 09.00, kur para Pleniumit, Enver Hoxha hap punimet e tij. Debatet nė kėtė Plenium mes anėtarėve tė tij e “armiqve”, tė shkėputura nga arkivat e KQPPSH(viti 1974) qė jepen nė vazhdim pėr lexuesin, sjellin pas kaq vitesh atė atmosferė tė rėndė qė do tė pasohej mė vonė me njė fund tragjik pėr krerėt kryesorė tė suhtrisė shqiptare nė luftė dhe nė 30 vite tė komunizmit.

    Datė 16 dhjetor 1974. Ora: 09.00 (Seanca e parė)

    Enver Hoxha:- Tė gjithė janė prezent, prandaj mbledhjen e deklaroj tė hapur. Sikurse jeni nė dijeni, punimet e kėtij plenumi do tė zhvillohen me rend dite: “Raport i Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė mbi pėrfundimet qė dolėn nga diskutimet nė Parti, nė ushtri e nė terren, mbi veprimtarinė armiqėsore tė Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos, etj.”. Meqenėse raporti ėshtė lexuar nga tė gjithė, atėherė fillojmė me diskutimet. Fjalėn ia japim Petrit Dumes:

    Petrit Dume:- Unė, duke u mbėshtetur nė fjalimet e 10 dhe 14 tetorit tė shokut Enver dhe tė punimeve tė aktivit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, kisha pėrgatitur diskutimin pėr mbledhjen e plenumit. Dje na u lexua Raporti i Byrosė Politike, pėrgatitur pėr Plenumin e Komitetit Qendror mbi rezultatet e punimit tė fjalimit tė shokut Enver, ku unė jam cilėsuar se kam bėrė punė armiqėsore, prandaj diskutimin qė kam pėrgatitur mbi bazėn e fjalimit tė shokut Enver, patjetėr qė ėshtė i papėrshtatshėm, se unė jam nisur nga ato baza, nga fjalimet e shokut Enver.

    Enver Hoxha:- Nga cilat je nisur ti, qė s’kishe bėrė apo kishe bėrė gjė?

    Petrit Dume:- Unė nisesha nga ato baza qė, nė punėn time kisha bėrė gabime tė rėnda, por nuk isha cilėsuar armik. Tani mendoj qė diskutimi im i pėrgatitur nuk vete, prandaj jam i detyruar tė flas me pika, pėr disa probleme qė ngrihen nė raportin e Byrosė Politike, ashtu siē i shikoj unė. Gjatė gjithė jetės, meqė kam punuar nė ushtri, kurrė nuk kam menduar se jam duke kryer njė veprimtari armiqėsore. Kritikat e rėnda qė mė bėn shoku Enver nė fjalimet e tij tė fundit, unė i pranova me ndėrgjegje dhe pėr ato isha pėrgatitur tė flisja, por qė t’i kem bėrė me ndėrgjegje, nė mėnyrė tė organizuar, me pikėsynime dhe tė koordinuar njė punė armiqėsore, kėtė nuk e kam bėrė.

    Mehmet Shehu:- Po tė ngresh nė kėmbė ushtrinė dhe tė arrestosh Komitetin Qendror dhe qeverinė, t’i likuidosh ato, ē’ėshtė? Tė rrethosh Komitetin Qendror me tanket e tua e ta asgjėsosh atė siē bėri Zhukovi nė Kremlin, ē’do tė thotė kjo?

    Petrit Dume:- Tradhti e lartė.

    Mehmet Shehu:- Tradhti e lartė! A nuk je ti njė Zhukov i Shqipėrisė?

    Petrit Dume:- Nuk kam bėrė ndonjė gjė tė tillė.

    Mehmet Shehu:- Ē’janė gradat e tua? Ti ke qenė kundėr Letrės sė Hapur tė Komitetit Qendror tė Partisė. Ti u pėrpoqe ta likuidoje rolin e Partisė dhe tė vije gradat... Kėto na shpjego, se tė gjitha tė tjerat pastaj dalin vetė.

    Petrit Dume:- Ta shpjegoj shoku Mehmet. Qė nga masat revolucionarizuese qė mori Partia nė vitin 1966 pėr ushtrinė, para Letrės sė Hapur, u diskutua dhe gjatė diskutimeve unė patjetėr kam pasur lėkundje. Kėto mė duket se vinin nga ajo qė ne ishim mėsuar dhe i qemė adoptuar deri nė atė kohė komandės. Pasi u diskutuan kėto probleme dhe shkuan poshtė, unė u thirra nė Kėshillin e Mbrojtjes, ku thashė se nė fillim nuk i kisha kuptuar kėto gjėra, kurse tan i kuptoj ashtu siē i kuptojnė tė gjithė kuadrot e Ushtrisė e Partisė.

    Mustafa Pajenga:- Na trego lidhjet qė ke pasur dhe me kė armiq i ke pasur kur ke hyrė nė kėto lidhje, format qė keni bashkėpunuar me armiqtė e jashtėm si dhe me tė brendshmit, si me Hito Ēakon, Rrahman Pėrllakun, Sadik Bekteshin, Dashnor Mamaqin etj. Na trego, kur dhe si keni bashkėpunuar me armikun, format e bashkėpunimit kėtu brenda, planin e bashkėpunimit qė keni hartuar, si do ta vinit nė zbatim, se tė gjitha kėto qė po na dalin, janė dokrra.

    Enver Hoxha:- E dėgjon ēfarė kėrkojnė shokėt? Me kė ke lidhje!

    Salla njėzėri:- Atė kėrkojmė!

    Petrit Dume:- Do tė mundohem t’u pėrgjigjem pyetjeve qė mė bėjnė shokėt.

    Enver Hoxha:- Se ato qė po na thua ti, shokėt i dinė qė nė vitin 1966.

    Petrit Dume:- T’i pėrgjigjem pyetjes qė mė bėri shoku Muēi; ē’lidhje kam pasur unė, me kė i kam pasur kėto jashtė dhe brenda dhe ēfarė qėllimi armiqėsor kam pasur? Unė nuk kam asnjė lidhje armiqėsore as me jashtė, as me brenda, as kam menduar, as mė ka shkuar nė mėndje njė punė e tillė. Nė qoftė se Byroja Politike, Komiteti Qendror do ta vėrtetojnė njė punė tė tillė tek unė, le tė mė japin dėnimin mė tė rėndė. Mund tė kem bėrė gabime nė vijėn e Partisė, kam lejuar gabime tė rėnda, ato i pranoj, por qė tė jem kundėr vijės sė Partisė me qėllim, kėtė nuk e kam bėrė.

    Aranit Ēela:- Ti the qė pas mbledhjes sė Kėshillit tė Mbrojtjes i kuptove tė gjitha problemet qė shtronte Letra e Hapur e Komitetit Qendror, ashtu si tė gjithė shokėt. Tani nė mbledhjen e fundit tė kanė ngritur ēėshtje qė tregojnė se ti nuk ke qenė kurrė dakord me vijėn e Partisė. Shokėt e ushtrisė sė Leskovikut thanė se nė njė bisedė telefonike qė ke bėrė me ta, ke shprehur tekstualisht kėto fjalė: “Me rivendosjen e rregullave tė disiplinės, ne fituam pozitat e humbura”. Ku i fitove kėto pozita tė humbura? Ēfarė ėshtė kjo, pa na e shpjego pak se ēfarė doje tė thoshe me kėtė?

    Petrit Dume:- Ta shpjegoj unė, shoku Aranit. Kjo ēėshtje ka dalė edhe nė organizatėn bazė ku bėj pjesė, por unė nuk e kam thėnė atė me qėllim. Nė vitin 1970, kur Byroja Politike mori nė analizė gjendjen nė ushtri, u arrit nė konkluzionin se nė punėn pėr drejtimin e ushtrisė ishin bėrė lėshime dhe kishte zėnė vend liberalizmi, ishin lėkundur kėrkesat e rregullores e tė disiplinės, prandaj nė konkluzionet e Byrosė Politike vihej theksi qė nė ushtri duhet tė kėrkohet nė bazė tė rregulloreve dhe disiplinės ushtarake.

    Aranit Ēela:- Po kur ėshtė thėnė qė nė ushtritė mos kėrkohet nė bazė tė disiplinės ushtarake?

    Petrit Dume:- Kėtė nuk e ka thėnė njeri, prandaj nė atė mbledhje dhe nė konkluzionet e Byrosė Politike tė vitit 1970 u qortuam dhe u orientuam dhe njė herė siē duhet, tė vendosim rregulla tė forta disipline, pasi kishim thyerje tė rėnda disiplinore. Pas vitit 1970 unė kam thėnė se mangėsitė qė patėm nė drejtim tė liberalizmit dhe lėshimeve nė rregullat dhe disiplinėn ushtarake janė humbje fronti, pėr tė cilėn ne tani duhet t’i pėrvishemi punės dhe ta marrim atė me sakrifica, se njerėzit vanė edhe nė gjyq pėr thyerjen e rregullave tė disiplinės. Kjo nuk ka kuptim.

    Enver Hoxha:- Po disiplinė e quan ti atė, qė e fusin ushtarin mes dy radhėve dhe oficeri i urdhėron ushtarėt ta pėshtynin shokun e tyre? Me kėto forma e vendos disiplinėn ti?

    Petrit Dume:- Po.

    Mihallaq Ziēishti:- Po ndryshimin e pozicioneve qė ka caktuar vetė shoku Mehmet dhe ti nuk e zbatove ashtu siē urdhėroi ai, si e quan ti, disiplinė? Apo e kėrkon disiplinėn vetėm tek ushtarėt?

    Pali Miska:- Raporti i Byrosė Politike dhe i gjithė diskutimi nė organizatat bazė tė Partisė, si nė ushtri dhe nė terren, nxorėn aēik punėn tėnde armiqėsore, tradhtare, puēiste, dhe tė gjithė tė tjerėve qė janė kėtu. Unė jam dakord me atė qė tha shoku Muēi, qė t’u pėrgjigjesh pyetjeve qė tė bėri ai, se pėrralla nuk duam. Po ta zesh nga vogėlsirat, nga ato ka sa tė duash, se t’i nxjerrė njė, po nxjerrim njėmijė nga ato qė kanė dalė nga organizatat e partisė, nga aktivet dhe kudo. Prandaj pėrgjigju pyetjeve nė lidhje me tradhtinė dhe pėr qėllimet qė keni pasur ju.

    Pirro Kondi:- Pse Petrit Dume ka qenė kundėr Partisė dhe drejtimit tė Partisė nė Ushtri dhe pse ka punuar pėr ndryshimin e karakterit popullor tė ushtrisė sonė? Nuk ėshtė ky njė komplot kundėr partisė dhe shtetit? Kėtė tė na thotė.

    Rrapo Dervishi: Kur thua ti qė nuk ke pasur lidhje, po vetė e ke pranuar se e ke humbur besimin nė udhėheqjen e Partisė e tė shokut Enver. Atėherė tek kush kishe besim, kur s’kishe kėtu? Na e shpjego pak kėtė!

    Fiqret Shehu:- Tė propagandosh tezat kapitullante si ato qė ke shkruar, si cilėsohet kjo? Petrit Dumja nė Akademi, nė vitin 1971, ka thėnė se nė rastin dhe nė momentin mė tė parė, kur armiku ėshtė mė i madh (dhe dihet nga tė gjithė, se ai do tė jetė mė i madh nė numėr) nė do tė tėrhiqemi. Tė shpartallosh ushtrinė, ta dėrgosh atė nė fshat, nuk ėshtė ky njė komplot i rrezikshėm kundėr atdheut dhe interesave tė popullit? Meqenėse ka shumė e shumė tė tilla, kėsaj t’i pėrgjigjet Petrit Dumja, prandaj tė futet nė kėto gjėra dhe tė hyjė nė rrugėn e shpėtimit.

    Rrapi Gjermeni:- Nė Brigadėn e 12-tė tė Lushnjes, Petrit Dume ka thėnė: “Pa Parti bėhet, pa komandė nuk bėhet!”. A nuk ėshtė kjo njė thirrje kundėr Partisė?

    Enver Hoxha:- Pėrgjigju pėr kėto gjėra.

    Sadik Boēaj:- Kush ju ka urdhėruar pėr pėrkthimin dhe botimin e literaturės sė huaj, qoftė ushtarake apo politike, revizioniste e borgjeze dhe e shpėrndanit atė nė ushtri, si Petriti, Sadiku, Hitoja e tė tjerė? A nuk ka kėtu shkelje e faje tė rėnda ideologjike?

    Petrit Dume:- Pėrsa i pėrket pyetjes qė bėri shoqja Fiqret, se unė paskam thėnė se ne, me tė parė forcat superiore tė armikut duhet tė ikim shpejt, kjo ėshtė nė kundėrshtim me Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes. Njė gjė tė tillė, unė nuk e kam thėnė shoqja Fiqret. Unė kam mbajtur njė leksion nė Akademi mbi tėrheqjen strategjike, nė bazė tė disa eksperimenteve qė ishin bėrė me grupe tė ndryshme. Nė atė leksion nuk ka asgjė nė kundėrshtim me Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes.


    http://www.shekulli.com.al/news/51/A...007-10-25.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 26-10-2008 mė 17:50

  15. #15
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,511
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 4 postime

    Si e pėrballuam sulmin e ushtrisė greke ne 1949

    Dyluftimi me artilerinė e rėndė dhe pėrballimi i mėsymjes monarke nė vijėn e kufirit


    L.Veizi


    Thotė se muaji gusht i vitit 1949 i kujton njė ngjarje tė hidhur nė marrėdhėniet shqiptaro-greke. Madje, ai shprehet se nė njė kohė kur populli shqiptar i ishte pėrveshur punės pėr ndėrtimin e jetės sė re, forca tė shumta monarko-fashiste greke ndėrmorėn njė provokacion nė shkallė tė gjerė kundėr vendit tonė, kryesisht nė rrethin e Korēės e Gjirokastrės, ku me kėtė akt tė paskrupullt ata donin ta justifikonin nė sy tė opinionit botėror, me pretekstin e hakmarrjes pėr asgjesimin e forcave tė ushtrisė demokratike greke, qė rezistonin nė malet e Gramozit e tė Vicit. E sipas tij, qėllimi i tyre i djallėzuar ishte i dyfishtė: duke dashur tė pėrfitonin nga situata e turbullt e atyre viteve nė Ballkan, shpresonin tė realizonin, qoftė edhe pjesėrisht, ėndrrėn e vjetėr, aneksimin e tė ashtuquajturit Vorio-Epir.
    - Ishte njė provokacion apo njė sulm frontal?
    - Ngjarjet e gushtit 1949 vetėm emrin kishin provokacione, sepse nė tė vėrtetė pėrbėnin njė sulm tipik fashist me paramendime aneksioniste. Dueli midis baterisė sė artilerisė sė parė antitank 76 m/m ZIS (prodhim rus) kundėr grupit grek 55 m/m (prodhim amerikan) u shkaktoi humbje monarkėve. Nga bateria mbetėn dėshmorė Riza Hoti, qė ishte shėnjues, dhe Nikolla Naēi (minoritar), i cili ishte komandant toge. Kėto ngjarje janė pasqyruar me realizėm dhe nė gazetėn “L’humanite” nga gazetari frances i ndodhur nė front Pier Cuortade.
    - Nė ē’pozicion ju gjeti kjo ngjarje?
    - Nė vitin 1949 unė isha komandant i grupit tė artilerisė kundėrtank. Ky grup, pas provokacionit grek u rrit e u bė regjiment. Fillimisht grupi e kishte vendin e dislokimit nė Zemlak tė rrethit tė Korēės. Pas formimit si regjiment artileria u zhvendos pėr nė Librazhd dhe mė pas u dislokua nė Mjekės tė Elbasanit
    - Ēfarė force kishte grupi nė fillimet e tij?
    - Kur u emėrova komandant i grupit tė artilerisė kundėrtank, sapo isha kthyer nga studimet nė Bashkimin Sovjetik. Nė tė njėjtėn kohė kishte ardhur nga Bashkimi Sovjetik dhe ishin montuar 8 topat e kalibrit 76 mm ZIS (Zavod Imenji Stalin), qė pėrbėnin grupin e Zemlakut. Ky ishte dhe njė armatim i kohės, pasi atėherė njė pjesė e madhe e ushtrisė ishte me armė trofe. Nė tė njėjtėn kohė, po me teknologji ruse, ishte formuar edhe regjimenti i artilerisė 52 milimetra me qendėr nė Elbasan. Ndėrsa makinat qė tėrhiqnin topat ishin prodhim amerikan tip “Xhejms”, tė cilat mund tė ngjiteshin nė tė pėrpjeta tė theksuara sė bashku me ngarkesėn.
    - A kishit dijeni se ushtria greke mund tė sulmonte Shqipėrinė?
    - Dy muaj pėrpara se tė fillonin provokacionet, edhe sinjalet kishin ardhur deri te ne, ndaj edhe vigjilenca ishte rritur nė buzė tė kufirit. Por nga qershori grupi ynė, qė ishte nė pėrbėrje tė Divizionit tė 8-tė, mori urdhėr nga Shtabi i Pėrgjithshėm qė tė merrte pjesė nė paradėn ushtarake, qė do tė zhvillohej me rastin e 10 korikut, krijimit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, nė Labinot tė Elbasanit nė vitin 1943.
    - Grupi merrte urdhėr nga Shtabi i Pėrgjithshėm apo nga Divizioni?
    - Megjithėse ishim nė pėrbėrje tė Divizionit tė 8-tė, grupi i artilerisė kundėrtank cilėsohet si rezervė e Shtabit tė Pėrgjithshėm. Megjithatė, detyrat luftarake merreshin nga komanda e Divizionit, komandant i tė cilit ishte nėnkolonel Petrit Dume.
    - Ju ishit i vetmi grup i dislokuar nė zonė?
    - Po me tė njėjtat pėrmasa, njė grup tė tillė kishte dhe Gjirokastra. Atje komandonte Lame Ēekani dhe grupi ishte nė pėrbėrje tė Divizionit tė 5-tė. Edhe ata ishin nė gatishmėri pėr tė njėjtėn gjė, edhe pse ushtria greke nuk arriti dot aq thellė sa tė vinte nė pėrdorim dhe njėsinė e Gjirokastrės.
    - Kur u nisėt pėr nė Tiranė?
    - Nė fillim tė korrikut ishim gati pėr tė shkuar te fusha e aviacionit nė Tiranė, ku po bėheshin pėrgatitjet pėr paradėn ushtarake. Duke qenė se rruga ishte e paasfaltuar, unė dhashė urdhėr qė “Xhejmsėt” tė mos i tėrhiqnin topat, po i ngarkova nė karroceritė e tyre pėr transport. Nė ato vite rrugė e asfaltuar ishte vetėm segmenti i Qafė-Kėrrabės deri nė Elbasan, ndėrsa pjesa tjetėr ishte vetėm zhavorr. Por rrotat e armatimit tė ri duhet tė mos konsumoheshin. E kėshtu zgjidhja u gjet.
    - Ndėrkohė kufiri vazhdonte tė ishte nė gatishmėri?
    - Natyrisht qė gatishmėria ishte e lartė. Por edhe parada duhej zhvilluar pėr tė treguar se Shqipėria e ēliruar kishte njė ushtri tė mirorganizuar dhe me armatime tė ndryshme. Por tėrheqja e grupit tė artilerisė kundėrtank patjetėr qė sillte dobėsimin e forcės luftarake nė kufi. Ndaj largimi ynė pėr nė Tiranė duhej bėrė nė fshehtėsi tė plotė, pasi grekėt nuk duhej tė merrnin vesh nė asnjė mėnyrė qė ky armatim po largohej nga venddislokimi.
    - Dhe si u organizuat?
    - Tė gjitha veprimet bėheshin natėn. Gjithēka ishte tepėr sekret. Edhe udhėtimi sėrish u bė natėn. Ditėn pushonim. I futnim makinat me topa tė ngarkuar nė vende tė sigurta larg syve tė njerėzve. Gjithashtu makinat ishin tė mbuluara me gjethe qė tė mos dalloheshin as nga aviacioni.
    - Kur mbėrritėt nė fushėn e aviacionit?
    - Nė fakt, nuk mbėrritėm. Kishim ndaluar nė Librazhd. Fare pranė vendqėndrimit tonė ishte njė garnizon ushtarak. Oficeri i rojės sė garnizonit erdhi te ne dhe kėrkoi komandantin e grupit. Kur u takuam, ai mė tha: “Komandanti i Pėrgjithshėm kėrkon tė bisedojė me ju nė telefon.” Shkuam nė vendkomandė.
    - Ēfarė ju tha Enver Hoxha?
    - Nuk u lidha dot me tė, por mė Shtabin e Pėrgjithshėm. Njė nga oficerėt madhorė mė dha porosinė e veēantė qė kishte lėnė Komandanti i Pėrgjithshėm. Ai mė tha: “Urdhri i komandantit tė Pėrgjithshėm ėshtė qė grupi i artilerisė kundėrtank tė kthehet nė venddislokim, tė zėrė pozicionet luftarake dhe tė jetė nė gatishmėri tė plotė. Hollėsitė e tjera do t’i merrni nga komandanti i Divizionit, nėnkolonel Petrit Dume.”
    - Petrit Dume ju priste nė Divizion?
    - Ato ditė nė Shkollėn e Bashkuar nė Tiranė po zhvillohej njė stėrvitje e madhe me komandantėt e tė gjithė divizioneve. Ajo quhet “stėrvitje shtabi”. Ishte i pranishėm gjithshtu edhe komandanti i Divizionit tė 8-tė, nėnkolonel Petrit Dume. Por duket se edhe ai e kishte lėnė pėrgjysmė stėrvitjen, pasi u paraqit shumė shpejt nė komandėn e Divizionit nė Korēė. Kur u takuam, Petrit Dume mė tha posaēėrisht: “Kemi udhėzim nga Komandanti i Pėrgjithshėm qė tė mos bėhemi nė asnjė rast sebep provokimi, pasi grekėt aq duan. Kėshtu dhe ē’nuk thonė pėr ne.”
    - Ishit nė gatishmėri deri ditėn e sulmit?
    - Gjatė gjithė muajit korrik ne bėmė stėrvitje. Pėrdornim njė poligon tė improvizuar nė Progėr. Bėnim qitje reale, ku njė makinė nė njė distancė tė konsiderueshme tėrhiqte njė tank gjithashtu tė improvizuar. Pėr tė mos lėnė vendin e dislokimit jashtė gatishmėrie, qitjen stėrvitore e bėnim me bateri, njė herė njėra dhe njė herė tjetra.
    - Ku mendohej se do tė sulmonin trupat greke?
    - Dihej se grekėt kishin afruar trupa tė shumta nė kufirin me Shqipėrinė. Ata donin qė me njė gur tė vrisnin dy zogj. Kėrkonin tė rrethonin forcat partizane greke duke u marrė krahėt nėpėrmjet teritorit shqiptar, si dhe donin tė vėrtetonin se si Shqipėria ndihmonte komunistėt grekė. Ndėrsa vendi ku mendohej mė i mundshėm pėr kalimin e tankeve tė ushtrisė greke, ishte midis malit tė Moraves dhe atij Ivan. Pėrveē pozicioneve tė para nė vijėn e kufirit, ne kishim pėrforcuar pozicionet e dyta, qė ishin nė Cangonj.

  16. #16
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    846
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga white-knight
    Mehmet Shehu:- Po tė ngresh nė kėmbė ushtrinė dhe tė arrestosh Komitetin Qendror dhe qeverinė, t’i likuidosh ato, ē’ėshtė? Tė rrethosh Komitetin Qendror me tanket e tua e ta asgjėsosh atė siē bėri Zhukovi nė Kremlin, ē’do tė thotė kjo?

    Petrit Dume:- Tradhti e lartė.

    Mehmet Shehu:- Tradhti e lartė! A nuk je ti njė Zhukov i Shqipėrisė?

    Petrit Dume:- Nuk kam bėrė ndonjė gjė tė tillė.
    Shikoni pra se si servili Mehmet Shehu hidhet kunder gjeneralit dhe strategut Petrit Dume. E ku ta dinte ai njeri i zi se me te njejten akuze do te ekzekutohej edhe vete....

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  3. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 06:22
  4. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 13:27
  5. Gjenerali i Natos: Nato mbetet e perkushtuar ndaj Kosoves
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 19:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •