Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Erihoi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Erihoi

    Orikumi Atje ku bashkohen perėnditė Iliriane

    Nga Laureta Petoshati



    Njė diell kaq tė bukur, qė bėn tė shkėlqejnė valėt si mijėra pasqyra vezulluese, tė gėrshetuara nga rryma detare nė mėnyrė tė tillė, sa qė tė duket se vetė deti ashtu, luspa-luspa ėshtė nė sfidė tė hapur edhe me shtatė ngjyrat e ylberit. Kėtu, ku bregu zbret shkallė-shkallė, edhe ngjyra zbret shkallė-shkallė, kemi dhjetėra nuanca tė bojė-qiellit, po aq tė jeshiles, po aq tė sė bardhės. Nė kėtė bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisė qė je bir i kėsaj toke Arbėnore, pėr tė gjithė shqiptarėt, edhe mrekullia qė ka bėrė zoti, shkrihet me mrekullitė qė po ndėrton njeriu shqiptar ditė pas dite. Kėtu, fillon dhe njėsohet deti Jon me atė Adriatik, kėtu njėsohet era e detit me tė malit, kėtu njėsohet rėra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndėrtesave njėsohen e luajnė me natyrėn pėrreth si luan pranvera me ngjyrėn e luleve tė saj. Sa kemi lėnė pas Vlorėn dhe kemi kaluar nė atė qė quhet “Pėrroi i Vrizit”, jemi futur nė atė kufi institucional, qė i pėrket bashkisė sė Orikumit. Nuk ka njeri tė kėsaj zone qė tė mos e dijė se futesh nė Radhimė , ku tė vjen nė mend njė kėngė e kėtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimė/ U derėzeza o djem” .Kjo ėshtė zona ku tre fshatrat e njė krahine qė quhet Dukat, janė tė lidhur me njėri –tjetrin me gjak, vėllazėri e krushqi tė pėrjetshme. Kjo zonė, qė kufirin fillestar e ka direkt mbas shkėmbit natyror qė ngrihet si njė ballkon madhėshtor mbi det e qė vlonjatėt e quajnė me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafėn e Llogorait, kur zbret pėr nė Palasė, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, nė njė vijė natyrore ku qielli, toka, deti bėhen njėsh, ashtu bėhet njėsh dhe e shkuara me tė sotmen, duke folur me tė njėjtėn gjuhė, duke kėnduar tė njėjtat kėngė.

    Kur ecėn nė rrugėn gjarpėruese tė Radhimės, aty ku mushmollat, limonėt, ullinjtė, ndėrthurėn me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzė rrėzomave, qė herė bėhen njėsh me detin, e herė bien thikė duke u zvarritur nėpėr hone, mahnitesh se sa shumė ka ecur kjo zonė nė kėta pak vjet, sa bukur ka ndėrhyrė njeriu e sa afėr dukesh me Mesdheun e pėrtejmė, ku konkurrenca kalon deri nė marrėzi. Kohėt e fundit, kėtu kanė ardhur dhe turistė qė ecin e lėvizin shpateve nė kėmbė, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta qė as kėtu nuk mungojnė. Duke i parė kėshtu grupe-grupe, tė kujtohet koha qė kjo zonė u pėrshkua nė tė njėjtėn mėnyrė nė 29 maj 1920, kur u bė Kuvendi i Barēallait qė pėrgatiti Ultimatumin dhe u morėn vendimet e rėndėsishme tė Luftės sė Vlorės. Me mendje, po tė kthehemi mbrapa nė ato vite, lexojmė se ēfarė ka lėnė tė shkruar pėr kėtė krahinė njė nga udhėheqėsit kryesor tė asaj lufte, mėmėdhetari i madh Osmėn Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit pėr nė Barēalla e Radhimė nėpėr penxhere kishin vėnė flamurė kuq e zi me shkabė. Njerėzit ishin gati tė linin punėn dhe tė vinin nė luftė. Kurse nėpėr sokakėt ndihej era e fortė e petullave. Nė Tragjas e mbyllėn shkollėn dhe ishin gati qė burra dhe gra tė vinin me mua. Piva dhallė tė ftohtė nė shumė stane. Nė Dukat ishin mbledhur tė gjithė burrat dhe ata qė nuk kishin dyfek kishin marrė kėrrabėn ose shkopin prej drize. Aty pashė dhe gjeta njė nocion nacional qė Shqipėria ėshtė Dukati, apo Dukati ėshtė Shqipėria”.

    Ėshtė bukur kur sheh njerėz qė vijnė pėr mallin e largėt, pėr kureshtje, pėr gėzim nė kėto anė, qė mė shumė kanė pritur ushtri tė huaja dhe i kanė pėrballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Nė horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janė aq afėr dhe aq larg, si dhe rrėfenjat qė flasin gjuhėn e sotme. Dikur ishte vetėm njė gadishull, por si pasojė e njė tėrmeti dhe shkėputje nėnujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonė dikur pėrfshihej nė zonėn e Himarės prej 50 fshatrash, dhe nga njėri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbėreshi i famshėm Jeronim De Rada. Pra pak kohėsh kėto gurė i preku dhe studiuesi francez me origjinė shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipėria-Odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen” i cili duke studiuar ato qė shkruan Hamond se nė malet Akrokeraune (nė malet e Vetėtimės) nė Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi kėtu pėr t’i parė e shkelur kėto troje mitike. Ndoshta, studiuesin qė ka bėrė tė mendohen shumė shkencėtarė, e kanė shtyrė pėrpara dy fakte: i pari ėshtė fakti se dijetari C.Roth nė librin e tij shkruan se nė malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethėnė Albanopoli i dikurshėm, dhe i dyti se E.Gilbert thotė se emri Labėri ėshtė emri i vjetėr i Albanopolit qė ndodhet nė malet e Akrokeraunėve.

    Ptolemeu nė hartat e tij tė famshme ka dhėnė koordinata tė sakta pėr Vlorėn, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet qė s’ka si tė ketė gabuar kur Albanopolin e ka vendosur nė juglindje tė Keraunisė, nė krye tė rrjedhės sė lumit tė Celydnos. Si pėr koincidencė, lumi i Dukatit burimin lindor e ka nė Vrizė. Kėtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeēare, qė dikur ėshtė thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrėnojat e lashta tė tij, me amfiteatrin, qė i kanė dhėnė tė drejtė ministrisė sė Turizmit e Kulturės pėr ta shpallur atė “Park Arkeologjik Kombėtar”. Nė fakt, koha e saktė pėr themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumė gjasa qė kjo qytezė ėshtė themeluar si koloni mbi ndonjė vendbanim ilir mė tė vjetėr, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe pėr shumė qyteza tė tjera ilire, sepse dihet qė Orikumi ėshtė pjesė e tokės sė fisit ilir tė amantėve. Nė gjithė kėtė zonė ka shumė shpella qė brenda tyre ka shumė histori pėr tė dalė nė dritė. Dikur Lukiani shkruante se “kėtu strehohen varkėtarėt, kur Adriatiku tė gjitha fuqitė e veta i vė nė lėvizje dhe kur Keraunia fshihet ndėrmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet njė liman qė quhet Gramata e banorėt i thėrrasin Grama. Ky liman, nė ditėt e sotme, ėshtė njė kompleks, me tuma, qeramikė, amfora nėnujore, aty ėshtė gjetur dhe njė anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenė limani i fisit tė vogėl ilir Encheler, qė nuk mund tė dilte drejtpėrsėdrejti nė Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndėrsa mitologu grek Apolonius Phoius thotė se Zeusi i drejtonte vetėtimat pėr tė dėbuar gjindin e racės sė Encheler. Nė njė nga shpellat e famshme tė kėsaj zone do tė strehohej, pėr tu ruajtur nė shekujt qė do tė vinin mė pas edhe ulqinakasi i famshėm Haxhi Aliu, emrin e tė cilit e mban kjo shpellė sot e kėsaj dite.

    Nga gėrmimet qė ka bėrė nė trevėn e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza tė lashta ilire tė mijėvjeēarit tė tretė p.e.r. Nė thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera tė stolisjes, qė u gjendėn nė ato tuma, tregohej qartė se ilirėt kaonė kanė jetuar nė kėto troje nė periudhėn kur shoqėria fisnore ishte duke u shkatėrruar. Nė Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtė “Gropa e Epirit”, ku i pirė do tė thotė i pjerrėt, qė laget nga uji. Kėtu ndodhet edhe njė hon qė quhet Gėrxhinė, qė s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė gėrxh i vogėl, banorėt fjalės Greqi i thonė Gėrqi, dhe njerėzit e gėrxheve, i quajnė me fjalėn “grekėrit” apo “gėrxhianėt” dhe ėshtė plotėsisht e mundshme qė romakėt t’i kenė quajtur banorėt e gėrxheve, “graccianė” e vendin “Grecia”, nga qė bregu ka qenė gjithmonė gėrxhe-gėrxhe. Kėtu shtrohet dhe pikėpyetja e aludimi i madh i shumė shkencorėve, gjuhėtarė e historianė, se s’ka pasur kurrė grekė tė vjetėr, por ata ishin pallazgo-ilirėt e gėrxheve. Nė se duam tė studiojmė tė vėrtetat tona tė mohuara, duhet gėrmuar thellė nė kėtė zonė, sepse kėtu ėshtė filli qė pėshtjellon lėmshin, kjo zonė ėshtė palca e shqiptarisė.

    Nė Orikum gjendet dhe Kisha e Marmiroit, e ngritur nė kodėr me gurė tė punuar tė ardhur nga Paleokastra. Kėtu, thuhet se rrugėn bregdetare, nė rrėzė tė sė cilės ndodhet kisha, Akili e bllokoi me dy anije. Mė vonė, Pompeu i Ri, sulmoi dhe mori me flotėn egjiptiane hyrjen e bllokuar tė Limanit, dogji e shkrumboi muret e qytetit. Nė vendin ku ėshtė kisha e lashtė, qė ėshtė shpallur monument kulture, janė dhe varret e lashtė tė mbuluar me gurė, shumė prej tyre janė ndėrtuar me tulla. Si pėr tė bashkuar historinė e re me atė tė vjetėr krahas rrėnojave tė lashta, ndodhet pak mė tutje Tragjasi i vjetėr, njė shkrumbim i mėvonshėm. Tragjasi i djegur dy herė, njė herė nga italianėt e njė herė nga gjermanėt... Kush tha se hebrenjtė vuajtėn dhe u persekutuan mė keq! Edhe mbas luftės, thonė se bijtė e Tragjasit, vendit tė “Heroinės sė Popullit” Zonja Ēurre e patriotit Alem Mehmeti, qė i kish ngritur kullat e tij, atje ku ishin rrėnojat amante, bėnin karrierė deri diku, por jo mė shumė se ē’duhej, se nė fund tė fundit, ata ishin pjellė, gjak e mish me dukatasit, kėta disidentė tė pėrjetshėm. Nuk e thotė kot dhe kėnga e dy shekujve mė parė kur ata nėn komandėn e Dervish Ali Dukatit, shkonin e vriteshin bashkė nė luftė kundėr turkut: “Dukat e Tragjas shumė /Djemuria njė furtunė/ Ngrehu Kanina me vulė.”

    Ka aq shumė histori, aq sa ka dhe gurė e shkrepa. Nga Tragjasi ishte dhe shoqėruesi i Ismail Qemalit. Kur vajti nė Tragjas, Ismail Qemali pyeti: “A ka ndonjė djalė nga fisi i Kamber Delos, bashkėluftėtarit e mikut tė babait tim?” “Po ka!”-ishte pėrgjigjja. Plaku i urtė i tha Xhafer Halil Xhuvelit: “Biro, Atdheu, ėshtė nė rrezik. Ti do tė vish me mua!?”

    Xhuveli nuk iu nda mė Ismail Qemalit dhe bashkė me miqtė e tij dukatas e mbajtėn fjalėn para e mbas pavarėsisė. Lufta e tyre kundėr andartėve grekė nė vitin 1914, ishte ajo qė vendosi edhe njė herė fatin e atdheut. Nuk mund tė flitet pėr trimat e Dukatit si Hamit Selmani, Imer Ēelo, Skėndo Kulluri, Pilo Andoni, Mezin Hasko si dhe “Heroina e Popullit” Sado Koshena, Hodo Zeqiri, pa pėrmendur dhe trimat e Alem Mehmetit, aq sa pėrmendet edhe sot e kėsaj dite fjala profetike e Ismail Qemalit : “Llogorai s’bie se Dukati e bastuni im e mban frontin e Llogorait.” Dhe kur thoshte Dukati, kishte ndėr mend njė krahinė tė tėrė, sepse Dukati ėshtė i madh si ajo shprehja : “Dukat e gjysmė e Misirit”.

    Pėr kėtė zonė janė mijėra shkrime, pėr historinė, bukurinė, traditat. Jo mė kot ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, zoti Ylli Pango, kur bėri ēeljen e sezonit turistik tė kėsaj zone tha se “bukurinė kėsaj zone ia ka falur natyra, por ne do t’i japim pėrparėsi turizmit kulturor dhe atij rural”. Kryetari i Bashkisė sė Orikumit, dukatasi Kanan Braho, e shpreh qė kjo zonė ėshtė lėnė mbas dore dhe gjithēka qė ėshtė bėrė nė infrastrukturė ėshtė bėrė nga vetė njerėzit dhe jo nga shteti. Edhe pse kjo ėshtė njė e vėrtetė qė dhėmb, duhet thėnė se Orikumi po vihet nė rrugė tė mbarė. I pari, e ēeli rrugėn ish kryeministri Ilir Meta, duke zgjeruar e shtruar rrugėn deri nė Palasė, pastaj ish ministri vlonjat i Kulturės Bujar Leskaj me pėrpjekjet e tij pėr Parkun Arkeologjik. Edhe deputeti i zonės Ardian Kollozi, bėn pėrpjekje qė kjo zonė, nga mė tė bukurat e Vlorės dhe Shqipėrisė tė futet nė turizmin elitar. Por kėtu, nuk mungon me vizitat e tij tė shpeshta e me mall edhe ministri i Komunikacionit dhe Punėve Publike, Sokol Olldashi, i cili ka kaluar fėmijėrinė e tij nė Orikum si bir i njė ushtaraku tė Flotės Detare. Konsulli italian nė Vlorė, Tomassoni ėshtė bėrė si i shtėpisė sepse nė Orikum ngrihet dhe Porti Turistik i Jahteve qė popullohet ēdo verė nga italianėt, ai ka vendosur qė kėtu tė festojė dhe Ditėn e Republikės Italiane. Duhet thėnė se pothuajse nė tė gjithė fshatrat turistikė tė kėsaj zone, kamerierėt gjatė verės vijnė nga Tirana sepse Vlora mbipopullohet.

    Tek kjo zonė, qė tashmė mbushet me pushues, dikur, kanė ardhur e shkuar shumė pushtues. Orikumi zilepste romakėt jo vetėm pėr bukurinė, por edhe pėr pozicionin gjeografik. Nė Llogora shkoi dhe Qesari nė luftėn e tij me Pompeun, sot e kėsaj dite ka njė rrugė qė quhet Rruga e Qezarit. Tė parafundit ishin rusėt e bazės ushtarake, tė fundit kinezėt...

    Kjo zonė, qė tė josh me gjithēka, ka pushues tė veēantė sidomos ata nga Kosova, qė tashmė nuk porosisin mė dhoma 15 ditore, por porosisin blerje shtėpish e pallatesh. Ėshtė peshku i famshėm, i quajtur “koce Dukati”, ėshtė mishi i pjekur nė hell nga meratė e Llogorait, ėshtė dhia e zezė qė kacavirret shpateve, ėshtė misri i bardhė qė bėhet arapashi i famshėm me zorrė qengji, ėshtė kėnga labe “treshja e Dukatit”... ėshtė hėna qė bie mbi det e pasqyruar. Kėtu ėshtė mrekullia qė duhet jetuar, kėtu flenė tė vėrtetat qė duhen zbuluar. Kėtu ndodhen edhe restorantet qė ndoshta edhe shtetet mė tė zhvilluara do t’i kishin pasur zili. E dini ē’ka thėnė njė udhėtar i famshėm qė ka kaluar para dy shekujve nė Llogora, qė edhe kjo ėshtė pjesė e Dukatit brez pas brezi ? Ēdo shqiptar duhet tė mbajė shėnim kėto qė ai ka shkruar : “ Nė kėtė udhėtim mbėrrita nė Qafė tė Llogorait, pėr tė shijuar magjinė e atij vendi, qė ndoshta ėshtė mė i bukuri qė unė kam parė nė tė gjitha udhėtimet e mia tė shumta nė Evropė e Azi. Ėshtė Qafa e Llogorait”, njė simfoni e mrekullueshme e pėrbėrė prej pyjeve, livadheve, luleve, shkėmbinjve, ujit dhe ajrit balsamik. A duhen tė zhduken trupat madhėshtorė tė pishės sė rrallė nė Llogora!? Shpėtoni Llogoranė pėr stėrnipat e brezat qė do tė vijnė!”

    Tė parėt tanė e kanė bėrė punėn e tyre, kanė luftuar, na kanė mbrojtur, na kanė lėnė histori, kulturė, dinjitet, tani e kemi radhėn ne, pėr tė ecur mė shumė, mė shpejt, sepse mrekullia pėr shqiptarėt, ndodhet vetėm nė Shqipėri, sepse ajo nuk ėshtė kalimtare por ėshtė brenda nesh, perceptohet me ndjenjat tona dhe shihet me sytė e dashurisė, me sytė e perėndive qė e kanė zanafillėn nė detet tanė e janė treguar nė djep nga nėnat tona, nga gjuha jonė e madhėrishme shqipe. Orikumi ėshtė ajo pjesė e Shqipėrisė, qė si vetė trojet tona me tė shkuarėn na nxisin pėr njė tė ardhme mė tė mirė.



    E Merkure, 30 Maj 2007-gazeta ndryshe

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Oriku, Qyteti i gdhendur nė shkėmb

    Ėshtė qyteti antik mė i mbrojtur, sepse ėshtė nė hapėsirėn e paprekur tė Pasha Limanit. Kėtu janė bėrė luftėra historike mes trupave tė Pompeut dhe Ēezarit, qė vinin nga pėrtej, njė borxh qė 16 shekuj mė vonė Gjedik Ahmet Pasha, ia ktheu latinėve, kur e pushtoi blic Otranton. I pakapshėm pėr turistėt, sepse ėshtė nėn mbrojtjen e ushtrisė, qyteti ėshtė njė nga vendet mė interesante nė almanakėt e turizmit historik shqiptar.

    Me Adnand Agastrėn, kapitenin e Rangut tė Dytė, kemi rėnė dakord tė mbarojmė shpejt. Njė ditė mė vonė do tė jetė nė udhėtim. Ndaj, nė hapėsirėn e pamatė tė Pasha Limanit, tė dy nxitojmė. Ai pėr ikje. Ndėrsa ne, pas shpjegimit qė na bėn shefi i shtabit tė Pasha Limanit pėr nėndetėset, nė kėrkim tė njė emocioni historik. Tre muaj mė parė, nė postbllokun e parė tė Bazės sė Vlorės, mė kot, jemi munduar tė bindim oficerin e rojės pėr tė vizituar Orikumin, qytetin e vjetėr antik. “Duhet leje”, na ka thėnė oficeri thatė dhe pastaj, pa asnjė ‘arsye’ ėshtė larguar. Leja nuk ėshtė gjendur. Qytetin e arkivuam nė kujtesė. Asnjėherė nuk e kemi kuptuar sepse qyteti duhej tė mbyllej kėshtu. Vetėm se, historia gjithmonė e ka fshehur Orikumin. Pas luftėrave tė shumta tė Pompeut me Ēezarin, pėr kėtė vend, flitet pak fare pak. Thjesht si vend traziti. Arkeologu i parė qė e vizitoi kėtė vend ishte Karl Paēi. Shumė larg. Ai vuri re gjurmėt e njė rruge tė qytetit tė vjetėr, qė zbriste me shkallė faqet e kodrės nė njė gjatėsi 27 metra dhe gjerėsi 2,40 metra,duke kaluar anas shtėpive me dhoma tė gdhendura po nė shkėmb. Ashtu, ėshtė edhe para syve tanė, pak minuta mė vonė, gjithēka e bardhė dhe e ngjitur me shkėmbin.

    Dikur
    Ēezari u nis nga Brindizi me 30,000 ushtarė nė anije transporti, pėr tė kaluar Adriatikun nė anėn e ngushtė. Pėr fat brenda njė dite e gjithė flota e kaloi Otranton, ndihmuar nga njė erė fatlume. Ai zbarkoi mė 5 janar tė vitit 48 p.Kr. nė njė breg tė quajtur Paleste nė tokėn e fisit Kaon tė Germinėve. Pa humbur kohė, Ēezari u nis nė krye tė ushtrisė pėr nė Orik, duke iu ngjitur gjatė natės malit “nėpėr njė shteg tė ngushtė dhe tė vėshtirė”. Pranė qafės sė Llogorasė, barinjtė vendas edhe sot tregojnė njė shesh qė quhet qafa e Qezarit... Nė mėngjes, ushtria e tij, u shfaq para mureve tė kėshtjellės sė Orikut, e cila mbrohej nga njė garnizon i pėrbėrė nga ushtarė parthinė dhe banorė vendas, tė komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati.

    Njėsoj si ne, nė kėtė qerthull, nxitet tė ecė dhe shoferi ynė. Ka dėgjuar Orikumin, por asgjė mė shumė. Kohė mė parė i jemi afruar njėherė sė bashku nga Kisha e Marmiroit. Nga tutje, nėpėr ca vende tė zhveshura, gjurmėt e Orikumit kanė qenė tė pakta. Rrugės sė pakėt nga nėndetėset, nė qendėr tė Pashait, shkėmbejmė me Adnandin historitė tona. Shumė herė nuk pėrkojnė. Diku afėr Palasės zbarkoi Ēezari nė luftėrat civilo romake. Njeriu, qė e bėri tė njohur nė kujtime kėtė qytet. Por sot, qyteti brenda kėsaj zonė ushtarake nuk thotė shumė. Pak njohuritė qė shkėmbejmė me Adnandin na mjaftojnė qė tė orientohemi pėr simbiozėn e qytetit me bazėn. Kalojmė disa magazina, ndėrsa mjerimi i Pasha Limanit, duket nė zbrazėtinė e pamėshirshme tė mjediseve dhe nė mungesėn e personelit. Duket se koha ka fashitur gjithēka. Kėtu ka qenė kjo..., vazhdon oficeri, ndėrsa me shumė kujdes mundohet tė na tregojė disa mina tė vjetra dhe ndėrtesa qė janė shkrumbuar nga viti i tmerrshėm i vitit 1997. Derisa shfaqet ai. Qyteti antik i Orikumit gjendet nė fund tė gjirit tė Vlorės, pranė portit tė sotėm tė ushtarak tė Orikumit. Tradicionalisht mbahet si qendėr e themeluar nga kolonialistėt Eubeas, qė u kthyen nga lufta e Trojės, por nė tė vėrtetė duhet tė jetė themeluar nga Apolonia pėr tė kontrolluar guroret e Akrokerauneve, thuhet nė literaturėn historike. Prej tyre merreshin blloqet gėlqerore dhe kolonat pėr ndėrtimet monumentale. Mė e madhja ėshtė gurorja e Gramės, nė bregun perėndimor tė gadishullit tė Karaburunit, ku detarėt qė strehoheshin gjatė shtrėngatave, kanė skalitur dhe mijėra mbishkrime.
    Nė burimet historike, Orikumi pėrmendet pėrciptas, me pėrjashtim tė pėrshkrimeve tė luftimeve, qė zhvilluan forcat e Ēezarit me ato tė Pompeut, rreth kėtij qyteti nė vitet 49-48 para Krishtit. Pak muaj mė parė, kemi parė ndoshta nekropolin e qytetit, por bagėtia dhe mos-njerėzia, na kanė bindur se qyteti ėshtė i paarritshėm. Tė vetmit, disa kuaj tė azdisur, qė qėndronin tė patrazuar andej, kanė qenė edhe justifikimi i paktė i vendit tė braktisur. Tre km nga Orikumi, kisha e vogėl e Marmiros nė njė kodėr tė ulėt, futur nė disa ferrishte, ku kulmojnė njė ferrnajė me cazė si shtiza, ka qenė kėnaqėsia jonė e pakėt. Qė andej kemi admiruar mė kot, njė qytet, qė e kishim parė vetėm nė foto. Njėsoj, Edward Lear kaloi disa kohė qė kėndej nė Dukat, atėbotė quajtur si Dukates, nė udhėtimin e tij nė Shqipėri mė tetor tė vitit 1848. Pastaj kapi Qafėn e Llogorasė. Llogoraja ėshtė Park Kombėtar dhe ndoshta ėshtė mė i bukuri nė bregdetin Adriatik (e kanė pėrcėlluar shqiptarėt pas viteve 2000). Ėshtė terreni, ku ndėrsa qėndrojmė nė qytetin antik, oficeri na shpjegon se Qafa ėshtė rreth 1055 m e lartė dhe nga kėtu duket Korfuzi. “5 km poshtė nė anėn tjetėr ėshtė fshati Palasa. Qė andej erdhi ai”, na thotė krenar?!

    Vetė qyteti
    Por ndėrsa gjendemi nė qytet, ai ėshtė zhgėnjyes me fotot, qė kemi parė. Ngrihet mbi njė kodėr tė ulėt shkėmbore, e cila kontrollonte dikur kanalin, qė lidhte detin me lagunėn. Vėzhgimet dhe kėrkimet arkeologjike kanė vėrtetuar qenien e njė muri rrethues, i cili pėrmendet edhe nga Ēezari. Monumenti mė i njohur ėshtė teatri, i cili ėshtė hapur gjatė gėrmimeve arkeologjike tė vitit 1958. Shkallaret e tij janė gdhendur nė shkėmb, ndėrsa orkestra me diametėr 10 metra, pėrbėn njė rindėrtim tė periudhės romake. Aty pėrveē shfaqjeve teatrale zhvilloheshin dhe ndeshje me gladiatorė. Kėta ta tregon pareti i lartė i saj. Ka kullesa tė mira. Pėrpara teatrit ėshtė gėrmuar dhe njė altar, i cili lidhet me njė tempull ende tė pazbuluar, duke lėnė tė kuptohet se aty shtrihej agoraja e qytetit.
    Zona e banuar shtrihej mbi teatėr; edhe banesat ishin kryesisht tė gdhendur mbi shkėmb. Njė pjesė e rrugėve, gjithashtu ėshtė gdhendur nė formė shkallėsh. Pjesa mė e ruajtur ka gjatėsi 17 m, gjerėsi 2,4 m dhe ka 27 shkallė. Vendosja paralele e rrugėve dėshmon pėr zbatimin urbanistik hipodamik. Porti i qytetit siē e pėrmend Ēezari, ka qenė nga ana e lagunės, ku dallohen dhe muret nėn nivelin e detit. Kjo dėshmon se gjatė shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nėn ujė, si edhe mbushja me aluvione e portit.
    Oriku dhe nė kohėn romake luajti rolin e njė stacioni nė rrugėn antike tė Akrokerauneve. Nė periudhėn bizantine, siē tregojnė rindėrtimet nė muret rrethuese, ai u rifortifikua, pėrmend profesor Neritan Ceka, nė librin e tij “Kėshtjellat ilire”. Nė vitin 1958, aty ka gėrmuar me sukses Dhimosten Budina. U zbulua teatri i qytetit me shkallaren e gdhendur nė shkėmb. Skena e thellė dėshmonte qė teatri kishte qenė rindėrtuar nė periudhėn romake dhe ishte pėrshtatur dhe pėr gladiatorė. Njė mbishkrim greqisht i shekullit tė I dėshmonte se punimet ishin paguar nga njė romak i pasur nga familja e Atikėve, qė njihej si pėrkrahėse arti. Oriku humbet, por u rindėrtua nė shekullin e VI m.Kr nė kohėn e dyndjeve sllave.. Ushtaraku nxiton, por njohuritė e tij nuk na ndihmojnė pėr ndonjė gjė mė shumė. Shiu po afrohet. Era nuk rresht.

    Fshatarėt
    Era nuk i bezdis ata. Madje, mė mirė nga tė gjithė e kanė gjetur fshatarėt. Disa bagėti i kanė lėnė qė tė kullosin nė atė qė dikur ka qenė qyteti i famshėm. Nuk i trazon askush. “I kemi lėnė fshatarėt, janė pjesė e bazės. Kanė qenė dhe do tė jenė. Kjo bazė ka qenė njėsoj si shtėpia pėr ta, mė sqaron ushtaraku, duke justifikuar lirinė e tyre. Nė fakt, kujtimi mė i kaluar pėr bazėn ka qenė kur bariu, qė e interpreton Kadri Roshi, i thotė njė fshatari tjetėr nė filmin “Ballė pėr Ballė”, se po na marrin bazėn. Pėr sa i pėrket ushtarėve, ata janė gjithmonė zhgėnjyes pėr emrin e bazės. Kafshėt qė baresin tutje na hedhin sytė. Janė tė vendosura tutje shkallareve dhe kullosin tė patrazuara. Duket si njė vend mitik. Kullosin pa bari. Diku duhet tė jetė dhe ai, bariu, mbase tutje rrethimit. Por kafshėt, qė mund t’i shkojnė mė shumė njė kurbani nė teatrin e qytetit, nuk trazohen. Ndoshta njė shpresė e madhe e banorėve do tė jetė kur qyteti antik t’i shpėtojė rrethimit tė bazės, njė pėrpjekje qė tash janė duke e bėrė instancat shqiptare tė turizmi, pėr t’i shtuar atraksioneve tė tyre dhe njė pikė. Por ka kohė, qė flitet dhe deri mė tash asgjė. “Do tė bėhet”, mė thotė oficeri, qė tash nxiton vėrtetė.
    Nė periudhėn e pushtimit osman, Oriku shėrbeu si bazė e flotės sė vezirit Gjedik Ahmet Pasha, qė duke u nisur nga Gjiri i Vlorės sulmoi dhe pushtoi Otranton. Qė nga ajo kohė vjen dhe emri Pasha Liman, qė nė turqisht do tė thotė Pasha Liman... Shoferi tash ėshtė i kėnaqur, ndėrsa sytė i mbesin larg nė format e pėrkryera tė teatrit dhe nė paretet e tij. Por i pėlqejnė bash kullonjėset. Gjithēka i duket e arrirė dhe e pėrkryer. Por, jo shiut. Kurse, Adnani e ka gjetur arsyen, qė duhet tė ikim, ndėrsa ne baresim drejt fundit tė shkallareve tė mbetura nė shkėmb.
    Nė fund tė tyre duhet tė largohemi. Rrėshqasim pak. Ka njė bardhėsi Orikumi, qė tė dorėzon. Ka njė madhėshti qė pret tė hapet. Ka njė histori qė pak dihet. Janė ditėt e dimrit tė vitit 2007.

    Ben Andoni : Revista Mapo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ka njė bardhėsi Orikumi, qė tė dorėzon. Ka njė madhėshti qė pret tė hapet. Ka njė histori qė pak dihet. Janė ditėt e dimrit tė vitit 2007.
    Arsyeja e postimit te ketij shkrimi....
    Madheshti ne pritje, histori qe s'dihet; si e gjithe Shqiperia...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •