“Miss Shqiperia”, nis gara e bukurise shqiptare
Per tre dite me radhe, bukuroshe nga e gjithe Shqiperia, por edhe nga diaspora kane marre pjese ne fazen e seleksionimit te konkursit mbarekombetar te bukurise shqiptare. Mbarekombetar, pasi sikunder dihet, jane vajza jo vetem brenda kufijve te Shqiperise, ato qe garojne per kuroren e me se bukures. Madje nje pjese e mire e tyre jetojne ne shtete te ndryshme te botes, prej Amerikes apo ne shtetin helen. Kete vit jane 31 vajzat qe kaluan fazen e seleksionimit, per t’ia lene radhen turneut te shtegtimit nga nje monument i trashegimise kulturore ne nje tjeter. Dhe kete vit regjisori e producenti, Petri Bozo, ka vendosur te jete Kalaja e Elbasanit, vendi ku do te organizohen mbremjet e medha. Me 29-30 qershor shenohet edhe edicioni i nente i ketij konkursi, duke ardhur kete vit me ndryshime rrenjesore nga viti i kaluar. “Nga te gjitha prurjet dhe regjistrimet qe kane ardhur prane zyrave te “Deliart”, mendojme qe do te kete nje pjesemarrje dhe nje numer te madhe te vajzave ne kete eveniment, pavaresisht se numri i konkurrenteve qe konkurrojne ne finale, eshte i njejti pothuajse ne kater vitet e fundit, ku ka qene 31 veta” eshte shprehur producenti dhe regjisori, Petri Bozo, gjate fazes se seleksionimeve. Sipas tij, vihet re qe eshte rritur interesi gjate ketyre viteve te fundit, ne lidhje me vajzat shqiptare qe jetojne ne vende te ndryshme te botes, per te marre pjese ne Miss Shqiperia.
Vitin e shkuar, “Miss Shqiperia 2006” u kurorezua ne Memorialin e Skenderbeut ne qytetin e Lezhes. Dhe kete vit, bukuroshja Silvi Skenderaj, do e heqe prej kokes se saj kuroren ne Elbasan, kurore qe do e mbaje per nje vit te tere, bukuroshja shqiptare qe do te zgjidhet ne Elbasan.
Suksese dhe fitofte me e mira.
fLr
Krijoni Kontakt