Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Simbolet e Krishtelindjes: Pema e bredhit dhe Shen Kolli

    Pema e Krishtelindjes eshte simbol i pavdekesise, jetegjatesise edhe rilindjes.

    Duke u rritur neper erera te forta, debore edhe shi, bredhi neper pyje simbolizon pervuatjen, qendrueshmerine ne miqesi, edhe durueshmeri. Fuqia e bredhit perkarshi veshtiresive e ben ate simbol te atyre qe jane fuqizuar prej vuajtjeve, ose te atyre qe u jane mbajtur bindjeve edhe premtimeve megjithe kundershtite qe kane hasur. Ne Skandinavi, nje mit i dashurise qe zgjat ,qendron perreth nje bredhi. Thuhet se kjo peme hodhi shtat prej gjakut te te dy te dashurve qe u ekzekutuan gabimisht ne pyll. Gjate sezonit te Krishtelindjeve, ne deget e pemes shihen drita vezulluese si deshmi e dashurise se tyre te pafajshme.

    Nje dite Krishtlindjeje ne shek. VIII ne Gjermani, misionari Shen. Bonifati, i mblodhi te gjithe te ata te sapopagezuar qe te mohojne paganizmin duke prere nje Lis te shenjte qe ata i faleshin dikur. Duke rene, Lisi u nda ne dy pjese, duke zbuluar nje Bredh qe po rritej ne mes te tij. Bonifati u sugjeroi qe ata te merrnin Bredhin si simbol te fese se re Kristiane te sapogjetur, pasi maja e saj drejtohej nga qielli edhe gjethet gjithnje te jeshilta u rikujtonin jeten e perjeteshme.

    Ne Rome, Bredhi i pavdekshem, perdorej per festim te festivalit pranveror. Per cdo vit, me 22 Mars, anetare te kultit Cibele prenin nga nje Bredh edhe e sillnin ne Tempull. Atje fashitej, mbulohej me vjollca edhe vajtohej sikur te ish trupi i Atis-it, bir i Cibeles, i cili i merzitur prej qortimeve te nenes, e kishte tredhur veten edhe vdiq nen nje bredh. Shpirti i tij besohej te ish strehuar ne bredh edhe gjaku i tij shkaktoi qe te celnin vjollca deri siper tij. Tre dite me vone, ai u ringjall mrekullisht. Egjiptianet, nga ana tjeter, e perdornin bredhin si nje simbol te ringjalljes edhe i zbukuronin shtepite e tyre me deget e tij gjate Solsticit dimerore.

    Vertikaliteti simbolik i bredhit u theksua se shumti nga te krishteret. Kjo peme, qe vazhdimisht tregon per nga qiejte, ishte nje perkujtues qe te kerkohej se pari thesaret qiellore se sa ato tokesore. Ishte nje simbol i shenjteve, vetemohimit te tyre, edhe durimit te tyre. Si nje simbol i goditur i krishtere, bredhi luajti gjithashtu rolin e simbolit komunikues edhe ndermjetesuesit midis qiellit edhe tokes, pasi rrenjet i kishte ne toke, ndersa deget canin qiellin.

    Edhe sot bredhi-Jesus eshte ne perdorim. Me teper e njohur eshte ne shekullin 13 kur kjo peme krishtlindje u zbukurua qe te dukej si nje peme familjare e Krishtit femije. Adami edhe Eva vihen nen kembet e pemes, ndersa Krishti prehet siper ne maje. Gjarperi dinak pershkohet perreth trungut. Kjo lloj tradite mund te kete ardhur prej profecise mesianike: "do te shfaqet nje shkop prej burimeve te Jeseut, edhe nje dege do te dale prej rrenjeve te saje." (Is 11:1)

    Pema e njohjes edhe Pema e njohurise te Kopeshtetit te Edenit u pershkruan ne shume zakone edhe legjenda ne lidhje me bredhin. Dita e Adamit edhe Eves festohej ne 24 Dhejtor. Gjate Mesjetes ishte per zakon qe te jepeshin shfaqjeje mbi Parajsen ne oborret e Kishave ne ate dite. Nje bredh i vetem i stolisur me molle, perdorej si simbol i Pemes se Kopeshtit.

    Legjenda na thote se Bredhi eshte Pema e Jetes. Kur u krijua ka patur lule, gjethe, edhe frute si cdo peme tjeter. Por kur Eva hengri prej frutit te ndaluar, ajo u shnderrua ne gjemba sic eshte edhe sot. Bredhi, sidoqofte, lulezoi shkurtimisht edhe naten kur lindi Krishti. Mban gjithashtu emrin "Pema e Jetes", pasi besohet se eshte Pema ne te cilen vdiq Krishti.

    Legjendat gjermane edhe franceze e quajne "Pema e Humanitetit". Nje mbremje Krishtlindjeje, Bonshevalier gjeti nje Bredh i ndricuar me qirij edhe me nje Ylle ne maje te tij. Disa prej qirijve qendruan drejt, ndersa te tjeret ishin kokeposhte. E ema i thote Bonshevalierit se kjo eshte "Pema e Humanitetit". Qirijte e drejte, perfaqesoni njerezit e drejte, ndersa ato te kthyerit mbrapsht, perfaqesonin te ligjte. Ylli ne maje ishte Krishti Femije, duke soditur te gjithe boten. Nje peme e tille na kujton Atin qiellor qe na dergon diellin edhe shiun, te drejteve edhe te ligjve. (Math 5:45-46)

    Sipas Virgjilit, romaket e hershem i zbukuronin bredhat me maska te Bahus (zot i frutshmerise). Kur era i kthente keto maska mbrapsht, besohej se Bahu i dhuronte frutshmeri seciles ane me fytyre maskash te kthyera mbrapsht. Pema e tyre mithraike e jetes ishte nje bredh ne te cilen qendronin zogj edhe krijesa simbole te frymerave te te vdekurve apo te te palindurve.

    Legjendat e krishtera thone se Naten e Krishtlindjeve, me gjithe deboren e madhe edhe akullin, lulezuan te gjithe pemet e dheut nga gezimi, edhe dhane frut. Edhe per me teper, te gjithe lumejte e dheut lundruan me uje te kthyer ne vere. Ne nderim te kesaj legjende, austriaket sillnin lloj lloj pemesh (degezash) naten e Krishtlindjeve ne shtepi ne nje vaze uji, ne menyre qe keto te lulezonin.

    Nje histori tjeter e njohur thote se ne nje Krishtlindje me fortune, nje druvar edhe familja e tij degjuan nje te trokitur ne deren e kasolles se tyre. Me te hapur deren, ata pane nje Femije te vogel te cilin e ushqyen edhe i dhane te fleje, megjithe varferine e tyre. Te nesermen ne mengjes ata zgjohen nga nje tingull kori engjellor. Vizitori i tyre kish qene Krishti! Si nje shperblim per mikepritjen e tyre, Ai keputi nje dege prej nje bredhi afer edhe e mbolli ne dhe. Ai u rrit menjehere edhe u mbulua me frute, bajama, ar edhe drita. Krishti u premtoi se kjo peme do ti pajiste pergjithmone per dimer familjen e druvarit.

    Vendosja e Pemes qershi eshte ne nje kopesht, ku Josefi eshte ne mendime dyshimi mbi shtatezanine e Marise. Kur Maria e lut qe ti jape ca qershia, ai i pergjigjet me zemerim:"Le te te kepuse ca ai, qe te solli kete femije." Paskesaj, ende i Palinduri Krisht urdheron: "Perulu poshte atehere o peme e gjate, qe te marre ca ime Me."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-12-2008 mė 14:21

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Smile Kush eshte Santa Klaus?

    Santa Klaus (plaku i vitit te ri) ka nje varietet te shumellojshem emrash ne vende te ndryshme, por te gjitha i referohen personit te Shen. Nikolles, i cili lindi me 245 A.D edhe fjeti me 350 A.D ne Licia, nje province ne jug-perendim te Azise se vogel (Turqia e sotme). Ai lindi ne Patara, nje port detar.

    >>>NJIHUNI ME JETEN E SHEN NIKOLLA<<<
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-12-2008 mė 14:23

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17
    Kush eshte Plaku i Vitit te Ri qe na sjell dhurata?

    >>>NJIHUNI ME JETEN E SHEN NIKOLLA<<<

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19
  2. Ē'mendoni pėr flamurin e ri tė Kosovės?
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 346
    Postimi i Fundit: 03-06-2007, 12:31
  3. Mendimi i jot per simbolet fetare
    Nga Arcimedes nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 11:05
  4. Simbolet fetare dhe institucionet publike
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 24-04-2004, 14:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •