Close
Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 62
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    18,769
    Faleminderit
    17
    196 falenderime nė 147 postime

    Simbolet fetare dhe institucionet publike

    Nje debat i madh eshte ndezur ne France ne lidhje me simbolet fetare qe nxenesit mbajne apo veshin ne shkollat publike. Franca eshte nje vend qe ka nje numer te konsiderueshem minoritetesh, kryesisht emigrante nga vende te tjera qe krahas gjuhes dhe kultures ndryshe, sjellin edhe rite apo stile te jetuari qe jane konform fese se tyre, por perbejne nje problem per nxenesit e tjere franceze qe keto rite fetare u duken te huaja, te cuditshme e deri ne fyese.

    Franca eshte nje prej vendeve qe mburret me sekularizmin e saj, duke patur nje ndarrje te plote te shtetit nga grupimet fetare. Shteti francez ka dale me nje ligj qe u pengon nxenesve ne shkollat publike qe te veshin/mbajne simbole te dukshme fetare. Kjo do te thote qe studentet hebrej duhet te heqin kapelet e tyre nga koka, studentet e besimit musliman duhet te heqin shamite apo ferrexhete nga koka, studentet e krishtere nuk mund te mbajne kryq, e keshtu me rradhe.

    Ky debat vertet behet ne France por eshte real per shume vende te botes, perfshi ketu edhe shtetet shqiptare si ne Shqiperi edhe ne Kosove. Si mendoni ju, cili duhet te jete qendrimi qe duhet te mbahet mbi kete ceshtje?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet. Unė jam larg cunamit
    Postime
    4,442
    Faleminderit
    68
    44 falenderime nė 36 postime
    Per mendimin tim rrobat as qe e prishin njeriun por as nuk te bejne njeri nese nuk je. Per mue eshte qesharake qe njerzit te besojne se eshte deshira e Zotit qe njeriu te vishet keshtu apo ashtu. E di qe ka njerz qe mendojne dhe besojne ne keto gjera dhe per kete mendoj qe duhet lene qe te vishen si te duane. Liria eshte per mue nr.1.
    Cka me cudite me se shumti eshte ajo se keta qe kerkojne te drejtat ne keto raste nuk ju japin te drejte tjerve qe nuk duan te vishen ose te veprojne si keto.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Mosha
    36
    Postime
    129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    S`mund te vendos per gjera qe prekin identitetin e njeriut...por mesa duket Franca ka pasiguri te theksuara....Per mua fete nuk nenkuptojne inferioritet ose superioritet...eshte edukimi ai qe i le dokrrat mbrapa...Keto gjera i takojne familjes dhe femijes per te vendosur....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  4. #4
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Mosha
    37
    Postime
    201
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shume e drejte.
    Shkolla dhe feja jane te ndara, ndoshta per besimtaret do jete pak e rende por mendoj se eshte e drejte.
    Presidenti Shirak mendon ne radhe te pare per qytetaret e vet dhe ben mire..
    Persa i perket Shqiperise jam kunder demontrimit te simboleve fetare ne shkollat tona.Jemi nje shtet laik dhe duhet ta ruajme si te tille.Ndoshta per keta persona do ishte me mire frekuentimi i shkollave private qe i lejojne keto gjera, por jo ama ne shkollat publike pasi keto shkolla drejtohen nga Ministria e Arsimit dhe jo nga kisha e xhamia..
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Mosha
    36
    Postime
    129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga elisabet
    Shume e drejte.
    Shkolla dhe feja jane te ndara, ndoshta per besimtaret do jete pak e rende por mendoj se eshte e drejte.
    Presidenti Shirak mendon ne radhe te pare per qytetaret e vet dhe ben mire..
    Persa i perket Shqiperise jam kunder demontrimit te simboleve fetare ne shkollat tona.Jemi nje shtet laik dhe duhet ta ruajme si te tille.Ndoshta per keta persona do ishte me mire frekuentimi i shkollave private qe i lejojne keto gjera, por jo ama ne shkollat publike pasi keto shkolla drejtohen nga Ministria e Arsimit dhe jo nga kisha e xhamia..
    Po edhe une jam dakord...nqs ka nje element qe duhet te influencoj te femijet duhet te jene prinderit dhe jo shteti...Shteti nuk ka te drejte te vendos ose te influencoj... dhe shkollat si institucione publike te tij duhet te jene ne funksion te rolit te tij primar...Megjithate nqs ka shtete te rrezikuara kjo nuk eshte Franca por do ti le supozimet e mija se ne fund te fundit Franca i takon Marthelit...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,544
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    C'do lloj veshje/simboli qe reklamon nje ideologji fetare eshte ne kundershtim me parimin e 'laicitetit'. Modestia e femres Islame mund te shprehet fare mire me menyra te tjera, pa qene nevoja te mbulohen floket me simbolin islamik te 'ferexhe/hixhab/burka' e blah blah blah... vete nuk kam asnje problem me ato vajza qe mbajne shami mbi krye por ne parim shteti laik eshte suprem si autoriteti me i larte temporal.

    Plus, duhet te merret parasysh qe mesazhi qe 'rrezaton' shamia eshte "ne jemi te moralshme...ju te tjerat jeni kurva te pakorrigjueshme'. Per keto gjera mendonte populli kur sajoi thenien e vertete 'ku eshte feja eshte shpata'.

    tung

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    18,769
    Faleminderit
    17
    196 falenderime nė 147 postime
    Arsyeja perse shteti nderhyn me ligj eshte se eshte po ky shtet qe paguan me taksat e shtetasve te vet koston e mbajtjes hapur te shkollave publike. Gjithashtu, segmentet shteterore perballen me ankesat dhe verejtjet e grupeve te ndryshme qe ndihen te fyera nga keto simbole.

    A do te shkonit jua ne shkolle publike nese do ty imponohej qe te hiqnit shamine nga koka, kapelen apo nje simbol te dukshem fetar?

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mendoj se simbolet si zinxhir kryqi apo edhe simbole tė kėsaj natyre tė feve tjera nuk janė tė dėmshme pėr askė dhe kėto duhet toleruar.
    Kurse, ēka nuk duhet toleruar janė simbolet fetare nė objekte shkollore sikur psh. Dhjetė udhėzimet apo edhe simbolet e feve tjera tė kėsaj natyre e sidomos shamitė e murgeshave tė krishtera dhe femrave muslimane. Shamitė e murgeshave tė krishtera dhe femrave muslimane nė publik jo vetėm qė krijojnė njė ambient jo tė mirė nė shkolla apo kudo nė publik por edhe vėshtirėsojnė identifikimin e tyre prandaj mendoj se shamitė duhet ndaluar medoemos. Ato mund tė kenė tė drejtė ti mbajnė ato nėpėr manastire apo xhamia apo edhe nė shtėpi tė tyre por jo nė rrugė e nė shkolla e ambiente tjera publike.
    Mendoj se kjo duhet tė bėhet ligj edhe nė Shqipėrinė tonė sikur edhe nė gjithė botėn.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Mosha
    36
    Postime
    90
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    zoteri ne po luftojme per demokraci e demokracia nuk ndertohet duke ja hequr shamine nga koka nese ajo vet nuk don ta heq sepse ligjet jan per lehtesimin e jeteses se njeriut e jo per ndalimin e asaj apo kesaj, sepse asnje demokraci ne bote nuk pranon intervenimin ne jeten e njerzeve te atij shteti,pra nese jemi per demokraci duhet te jemi demokrate e jo demokraci per mu e per tjeret jo sepse ajo do te ishte anarki e jo demokraci siq zoterinjt e frances ia inponojn gjysmes se botes ,,demokracin,, e vet ia ndalojne banoreve te vet ju pershendes
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

  10. #10
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    988
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Mendoj se shkollat duhet te kene nje uniforme per te gjithe nxenesit , keshtuqe nuk do behen dallime sociale (te varfer apo te pasur) , dallime fetare (muslimane apo cifute ) . Te gjithe nxenesit dhe familjet e tyre , perderisa jetojne ne France duhet ti pershtaten jetes dhe ligjeve te ketij shteti .
    ...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Mosha
    36
    Postime
    129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pse s`thua ti...te gjithe te veshin uniforme dhe shallin e pionerit...A eshte bere ndonji referendum apo shteti flet ne emer te popullit me parat e tyre??
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  12. #12
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Mosha
    37
    Postime
    201
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nuk dua te dal nga tema por mendoj se veshja e uniformes nuk ka asgje te keqe perveēse tregon rregull e disipline, e kjo ne shkolle eshte e domosdoshme..
    Shkon ne nje shkolle e se merr vesh kush eshte nxenes e kush vjen nga jashte...
    Te kthehemi te tema jone:
    Njoh vajza arabe te cilat kur shkojne ne shkolle me thone qe nuk bejne fiskulture, pra nuk zhvishen pasi nuk ua lejon feja, nuk pranojne te kontrollohen nga mjeku i shkolles pasi eshte mashkull...e gjera te tjera...
    Si thoni ju per keto vajza duhet te ndryshoje programi mesimor apo te nderrohet personeli..
    Gjithashtu ne kolegjet e femijeve kur behet fjale per te ngrene ka veshtiresi pasi femijet muslimane nuk e hane mishin e derrit.

    Sipas jush cila eshte zgjidhja??
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  13. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Problemi i shamise dhe i simboleve fetare eshte pak problem i fshehte sepse qe gjermania ajo dhe franca qe se perkrahen Ameriken ne luften e saj kunder Irakut dhe si pasoje ato jane te anashkaluara nga shfrytezimi i puseve te naftes dhe duhet te paguajne tani nje takse kundrejt muslimaneve ne vendet e tyre qe te perfitojne nga politika dhe tenderat e Irakut pas luftes.
    Kush eshte kjo takse.

    Padyshim lufta kundrejt muslimaneve nen emrin laicitet nen emrin "demokraci e brishte".Atehere filloi kjo me mesuesen gjermane e cila kishte nje shami dhe po vazhon me ligjin frances kunder shamiave te muslimaneve.Servilet shqiptare e politikave perendimore u hudhen ne sulm dhe kunder muslimaneve ne Shqiperi pa u menduar thelle.


    Tani demokracia e brishte francese sdi te bej dallimin midis te mires dhe te keqes.Sdi te bej dallimin midis lirise e cila permban virtyt dhe lirise qe permban brenda saj degjenerim.Kryetari i bashkise se Parisit eshte homoseksual .Pse nuk del nje ligj qe ti parandaloj kete gje .Pse nuk nxjerrin ligje te parandalojne homoseksualizmin prostuticionin drogen etj si keto.

    A mos valle shamia e muslimanes e paska fajin qe shoqeria francese po shkattarrohet.Jo por ato e dine mire se femra ne Islam eshte nena e shoqerise eshte ajo qe edukon rinine brezat dhe per te shkatarruar nje komb mjafton ti shkattarrosh femren atij kombi.Ato e dine shume mire qe shamia e muslimanes eshte pengese per te qe mos te bieri ne gjynahe ato e dine mire se shamia e muslimanes eshte flamur krenarie ne koken e saj dhe per te fituar luften kunder islamit ato mundohen te heqin kete flamur tek edukuesja e brezave tek edukuesja e rinise tek nena e njerzimit tek nena e vlerave dhe virtyteve.Atehere pse ato synojne tek simbolet islame.Ato e dine mire se ne muslimanet i vleresojme simbolet tona dhe i kemi baza te fese ato e dine qe zbatimi i fese nga ana jone eshte poshterimi laicitetit te tyre ato e dine se islami eshte i pamposhtur kur muslimanet e praktikojne ate.Kurse kur muslimanet nuk e praktikojne ate atehere iu gjejne shume rruge per ti humbur dhe sulmuar.

    Kliko tek tema

    Shamia e muslimanes ne Gjermani dhe France


    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=26106
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 05-02-2004 mė 07:36

  14. #14
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ja si e shikon kete problem nje studente muslimane

    E DASHURA VAJZE, ZONJA PROFESORESHE


    [ Dialogu mė poshtė zhvillohet nė mes tė njė vajze e cila pėr tė vazhduar studimet detyrohet tė hjek shaminė dhe njė profesoreshe e cila mundohet ta bindi pėr tė bėrė atė. ]


    Profesoresha - E dashura vajzė, je pranuar nė univerzitet. Por nuk do te regjistrohesh pėrderisa nuk e heq shaminė. Zbuloje kokėn dhe regjistrohu. Pse duhet te insistosh nė mbajtjen e shamisė. Me kėtė sjellje vetėm shpėnzon kohėn. Nėse zbulon kokėn ne do tė japim bursė dhe konvikt pėr tė qėndruar. Do tė jesh nė gjendje tė kompletosh studimet pa ndonjė problem.
    Studentja - E dashur profesoreshė nėse mė lejon do tė jam shum e sinqert me ty. Nuk ka dyshim se ti mendon pėr mirėqėnien time. Nuk kam arsye tė besoj ndryshe. Sė pari ta lemė anash ofertėn tėnde pėr bursė, konvikt etj. Ndoshta ti mėndon se dikush mė ka nxitur qė tė mbaj shami. Askush askujt nuk mund tia ndryshoj besimin pėr njė gjė tė tille. Je gabim nėse mėndon kėshtu. Mėndoj se unė dhe ti duhet ti pėrgjigjemi disa pyetjeve para se tė filloni me psikoterapi. A mund tė tė pyes, a beson ne Zot?
    Profesoresha - Po besoj.
    Studentja - Dhe a beson se Zoti i ka bėre disa ligje qė ne duhet t'u nėnshtrohemi?
    Profesoresha - Po natyrisht besoj se rregullat e Zotit jan qė ne t'u nėnshtrohemi atyre.
    Studentja - A beson se Kurani ėshtė fjala e Zotit.

    Profesoresha - Po besoj se Kurani ėshtė fjala e Zotit.
    Studentja - Ne kete rast a mund te te pyes, nėse mundohem tė jetoj duke u bazuar nė rregullat e Kur'anit a ėshtė gabim kjo.
    Profesoresha - Jo nuk do tė duhej tė ishte gabim.
    Studentja - Ēuditem se nėse e ke lexuar Kur'anin tė perkthyer nė turqisht duhet ta dish ēfar mėnyre e jetės ėshtė e thėnė nė Kur'an pėr qėnien njerėzore.
    Profesoresha - Nuk e kam lexuar tere Kuranin, kam lexuar vetem aty ketu disa pjesė.
    Studentja - Sa jan tė vlefshme pėr ty urdhėrat e Kur'anit.
    Profesoresha - Kam respekt tė madh pėr Kur'anin, por nuk mund tė them se jetoj duke u bazuar nė mėsimet e Kuranit.
    Studentja - Kur e di se ke bėrė diēka kundėr rregullave tė Kur'anit si ndihesh? Dhe nėse dikush beson ne Zotin si krijuesin e tij apo saj por nuk u nėnshtrohet rregullave te tij si do te ndihet?
    Profesoresha - E dashura vajzė po jetojmė nė njė kohė moderne. Ajo ka standardet e veta. Po pėr ato ēfar?
    Studentja - Zonja profesoreshė, standardet moderne mund edhe tė diskutohėn por lėjoje pacientin tėndė t'i shpreh ndjenjat e saja tė vėrteta pa e ndryshuar linjen e argumentit. Nėse mėndon se ke vepruar kundėr rregullave tė Zotit, cila do tė jetė pozita juaj para Zotit. A ke mėnduar pėr kėtė?
    Profesoresha - Nėse e pėrzien Zotin kėtu nuk do te dalim askund. Sikur ta kishim bazuar kushtetuten tonė nė shpallje atėherė ku do tė ishim ne sot?
    Studentja - Zonja profeoreshė kjo ėshtė seancė psikoterapie, duhet te me bindesh ne menyr qė tė mė shėrosh. Kushtetuta ėshtė njė gjė e bėrė nga njeriu. Nėse njeriu ende nuk i ka zgjedhur problemet bazė tė ekzistencės sė tij dhe natyrėn e marėdhėnjeve me Krijuesin e tij, si mundet njė krijes e till hamendese te insistoj qe njerezit ti ndjekin rregullat e tij. Ne te vertet ne po flasim se a munden rregullat e Kur'anit tė praktikohėn nė jetė ,dhe ti mundohesh tė mė bindėsh qė t'i shkel ligjet e Zotit duke hequr shaminė, pastaj sė pari duhet tė pyesesh vehten nėse kjo kėrkes e juaja ėshtė legjitime? A s'do te duhej qė sė pari tė mėndoje pėr marėdhėnjet tuaja me Krijuesin tėndė, dhe librin e Tij tė shenjtė, Kuranin.
    Profesoresha - E dashura vajzė, nga tė erdhi ky diskutim, le tė fillojmė nga fillimi.
    Studentja - Po zonjė le tė fillojmė nga fillimi. Siē po thosha, kur nuk i referohesh Kur'anit si ndihesh?
    Profesoresha - Deshe tė thoshe se Kur'ani do te duhej tė ishte standart i jetės sonė. Kemi ardhur nė njė pikė shumė interesante.
    Studentja - Po zonjė ėshtė pikė shum interesante . Kam sjellur me vhte perkthimin e fjaleve te Kur'anit nė gjuhėn turke, ėshtė perkthyer nga Dr Yasar Nuri Ozturk, Dekan i Fakultetit tė Teologjisė ne Univerzitetin e Stambollit.
    Profesoresha - Kam respekt te madh pėr Profesor Yasar Ozturk.
    Studentja - Mendova keshtu, nėse mė lejonė tė lexojė nga ky perkthim i Kur'anit..."Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vejnė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē... Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." Zonja profesoreshė ē'far kupton nga kjo pjesė e Kur'anit.
    Profesoresha - E dashura vajzė keto rregulla kanė qenė tė vlefshme vetėm pėr ate kohė kur eshtė shpallur Kur'ani. Tani jetojmė nė njė kohė tjeter.
    Studentja - Zonja profesoreshė a mund te me citosh ndonje vers qe thot se keto e keto verse janė te vlefshme vetem per njė kohė te caktuar dhe pastaj ato do tė jenė tė pa vlefshme.
    Profesoresha - Po ē'frė per kohėn moderne?
    Studentja - A ėshtė ndonjė zbulim i ri qe thot se disa modele tė veshjeve janė mė te civilizuara se tjerat. Per shembull, nese do te duhej te mbulonim vetem disa pjes tė trupit sikurse disa fise ne Afrikė, a do te ishte kjo me shum moderne.
    Profesoresha - E dashura vajzė, ne kemi rregullat tona revolucionare, kushtetutėn e vendit, Kuvendin Evropian pėr tė Drejtat Njerėzore etj. Te ftoj t'i respektosh ato nėse do tė jesh studente nė ketė Universitet.
    Studentja - Zonja profesoresh jemi nė mes tė seancės pėr psikoterapi. Me siguri pajtohesh se pėr tė arritur rezultate pozitive nė psikoterapi, atmosfera e besimit dhe bindjes ėshtė e nevojshme. Por siē shifet ju pėr vetėn e juaj nuk jeni e sigurt nė marėdhėniet tuaja me Zotin dhe librin e tij Kur'anin, nuk jeni e sigurt se a besoni ne mėsimet e Kur'anit. Ėshtė njė qėndrim i ndryshėm rreth Kur'anit nė mes meje dhe teje. Ti pret nga unė qe t'i injoroj mesimet Kur'anore. Pse do duhej ta beja kete? pse do duhej te preferoja opinionet tuaja apo tė atyre qė tė kanė dhenė ketė detyrė? e jo rregullat e Zotit. Sa pėr modernitetin ėshtė mė i diskutueshėm se sa besimi nė fjalėn e Zotit, pse duhet tė konsiderohet mė moderne ta ekspozosh trupin se sa te vishesh siē duhet, sipas Kur'anit fjalės sė Zotit. Nuk ka evidenca apo arsye pėr mua qė tė besoj nė njė modernitet tė tillė. Sė dyti a ėshtė ndonjė kriter qė thotė se sa pjes te trupit duhen zbuluar e sa duhen mbuluar qė njeri tė konsiderohet modern. Ju i referoheni kushtetutės, nuk kuptoj pse kushtetuta duhet te interesohet per veshjėn time. Per mua t'i thuash nje njeriu ē'farė te veshi ėshtė ndėrhyrje nė dinjitetin njrėzor. Le tė supozojmė pėr njė moment, dikush tė thot ty se tė vishesh ėshtė praktik reaksionare, ndėrsa tė zhvishesh ėshtė modernitet dhe nėse vishesh nuk do te lėjohesh nė universitet sepse nuk ėshtė moderne, a do ta pranoje kete?
    Profesoresha - Natyrisht se nuk do ta pranoja.
    Studentja - Ose nėse tė thonė se sa pjesė tė trupit t'i zbulosh nė publik, a do ta pranojė njė kėshill tė till?
    Profesoresha - E dashura vajzė unė pajtohem me ty se ėshtė e pa arsyeshme tė jipėn urdhėra tė tilla nga lartė.
    Studentja - Jam e kėnaqur se ke filluar te mėndosh si ne, por kam frikė se nėse autoritetet e universitetit mėsojnė kėtė gjė do te fusin nė trajtim tė njejtė sikurse edhe neve, dhe nuk do tė lejojnė te japėsh mėsim nė ketė universitet.


    __________________

  15. #15
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Mosha
    37
    Postime
    3,456
    Faleminderit
    2
    32 falenderime nė 30 postime
    SHAMIA NUK ESHTE SIMBOL FETARE!!!!

    Apo jan LEVI'S 501 simbol farmerash amerikan???, mos valle mbajn pantollonat si stema ne flamurat e tyre???

    flm
    e kur tokėn tėnde po ta shkel i huji, qysh po t'hahet buka, qysh po t'pihet uji ? !

  16. #16
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    35
    Postime
    355
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    TE MBULOHESH A TE ZBULOHESH
    KJO ESHTE CESHTJA!

    Personalisht jam pro mbajtjes se simboleve fetare edhe ne shkolle perderisa nuk ekziston nje ligj apo nje rregullore e qarte qe ndalon apo udhezon perdorimin e tyre neper shkollat publike.

    Por jam teresisht kunder mbajtjes se uniformave ne shkolle te larte. Dihet se "sheshimi" "nivelizimi", "uniformizmi" jane te barabarta me "komunizem" dhe ne shqiptaret me shume se te gjithe e dime se cfare ka pjelle komunizmi.

    Ne rregulloren e UT (universiteti i Tiranes) thuhet qarte se shkolla eshte laike dhe e moralshme por nuk shpjegohet aspak se cfare nenkuptohet konkretisht me laike dhe e moralshme.

    Ne realitet, neper shkollat e larta veshja eshte dhe fetare dhe e pamoralshme. 90% e veshjeve te studenteve femra shprehin nje ekstravagance dhe sensualitet te teprura te veshjet qe perdorin ne shkolle. Nje perqindje shume shume e vogel eshte e vajzave te mbuluara, kryesisht te fese muslimane. Per mendimin tim, me shume problem perben lakuriqesia e ketij 90% sesa shamia apo veshja normale e 10%. Futuni njehere ne nje fakultet te UT, vecanerisht ne vere. Keni per te pare se ngjan me shume me nje parade mishi se me nje institucion dijeje.

    Nga ana tjeter edhe vajzat "e mbuluara" sado te hijeshuara te duken per syte e besimtareve apo te kategorise se njerezve ku ato bejne pjese, ushtrojne nje presion te forte te pavetedijshem psikologjik mbi shoket apo shoqet e tyre te klases apo dhe te fakultetit.Mjaft bukur e kishte thene dikush me lart: duket sikur mesazhi qe 'rrezaton' shamia eshte "ne jemi te moralshme...ju te tjerat jeni kurva te pakorrigjueshme''. Dashur padashur hendeku i paragjykimeve dhe madje i gjykimeve thellohet shume.

    Gjithesesi, ta zeme se kjo trysni eshte thjesht e pavetedijshme, me e rrezikshme do te ishte ne rast se keto vajza do te predikonin ne klase mesime te fese se tyre, te cfaredolloj besimi qofshin. Kjo po qe do ishte e pafalshme.

    Persa i perket mbajtjes se simboleve fetare te tipit kryq apo gjysme hene apo dicka tjeter kjo eshte nje zgjedhje personale e cdo individi dhe duhet te mos cenohet.

    Ideja e mbajtjes se nje referendumi me duket shume normale. Madje referendumi duhet te zbatohet per shume ceshtje problematike ne Shqiperi si psh per denimin me vdekje. Ne vertet qe kemi zgjedhur deputete etj etj po vete e dime se sa keq na perfaqesojne ata. Kjo eshte menyra me e mire per te degjuar zerin e popullit por qe fatkeqesisht nuk praktikohet.

    Te kthehem dhe njehere te shamia, perfundimisht, jam e mendimit se perderisa nuk cenohet dinjiteti, liria e tjetrit, nje vajze nuk ka pse t'i hiqet e drejta e mbajtjes se shamise ne shkolle. Por ama ligji duhet te jete i njejte si per te moralshmen ashtu dhe per te pamoralshmen.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Mosha
    42
    Postime
    258
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une mendoj qe ky nuk eshte problem per vendin tone,ku simbolet fetare e konkretisht ferexheja te jete kaq e perhapur, dhe une per vete jam kundra mbajtjes se saj ne shkolla pasidihet qe shkolla eshte laike dhe e tille duhet te mbesi.
    Dikush me lart foli se duhet ti lejojme se keshtu e kerkon demokracia,por mendoj se ne radhe te pare demokracia egziston kur eshte ne perputhje me ligjin,dhe se dyti nqs vertete do te flasim per demokraci ti leme keta femije te rriten te qete e pa komplekse e mos ti detyrojme as te mbajne kryq e as shami,dhe kur te jene ne moshen madhore te zgjedhin vete edhe religjionin apo te jene ateiste .
    Nqs do ti leme keto gjera per demokraci mund te na ngihen ca te tjere me vone e te na thone duam te shkojme NUDO ne shkolle,edhe ata duhet ti pranojme pastaj ne emer te lirise individuale?
    E mira do te ishte qe neper shkolla perfshi dhe ato te mesme te jene me uniforma shembull per kete kemi Angline te pakten me sa di une.Kjo do te eleminonte te gjitha dallimet raciale ,religjioze etj.
    Keto simbole mundet pastaj ti mbaje gjithsecili jashte kohes se shkolles apo punes apo dhe ne fundjave.
    ndryshe do te flinsim pastaj nese femija studion ne nje Medrese apo ne nje shkolle per prift a murgeshe atje ai i mban pa problem edhe simbolet e fese se tij.
    Sa per ne shqiptaret ferexheja nuk ka qene asnjehere e jona,gjyshet apo nenat tona kane mbajtur shamite ,edhe veshjet tona popullore e tregojne kete,por nuk qe nje person qe e ka zgjedhur besim te vetin te mos e mbaje kete ne perputhje me rregullat e nje shteti.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,219
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    eh shamia

    Per ta pasur parasysh
    Per mendimin tim mbajtja e shamise ne shkolle nuk as duhet te ndalohet as nuk duhet te diskutohet. Sepse po ti pyesim ato vajza se pse e kane vene shamine ato vajza me po aq te drejte mund ti pyesin vajzat qe nuk kane shami se pse ato nuk e vene shamine. Dhe e kane ate te drejte, dhe per mendimin tim nuk eshte e detyruar qe te jape pergjigje per veshjen e saj. Ajo eshte zgjedhja e saj.

    Duhet pasur parasysh dhe nuk duhet harruar se atyre vajzave nuk ua ka vene njeri shamine me zor. Dhe nqs dikush shkon dhe mundohet ti detyroje ta heqin ate ne duhet te jemi kunder kesaj te fundit.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,219
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje frike qe shume shqiptare e kane kur vjen puna tek shamite eshte mendimi se do ngelim prapa Europes, nuk do te na ndihmojne, do ngelemi prapa. Pra referenca eshte Europa qe ne dukje eshte larg shamive.

    Mire pra po sikur une tju them tani se Europa si dhe ajo tjetra pertej Europes, Amerika, as nuk e mendon kete ceshtje dhe njerezit i vlereson sipas aftesive cfare do te bejme: A do te nderrojme mendim?

    Une kam qene edhe ne Europe edhe ne Amerike dhe kam pare si dhe kam degjuar se atje ka mesuese dhe profesoresha ne shkolla dhe universitete, edukatore neper kopshte, menaxhere dhe projektuese neper fabrika, drejtuese si dhe punonjese te thjeshta ne cdo vend pune.

    Kur vjen puna tek termi LAIK ai qe nuk e njeh kete term e perqafon menjehere kurse ai qe e njeh kete term perfiton ngaqe shumica nuk ja di kuptimin dhe prape e perdor. LAIK nuk do te thote antifetar, armik i fese, ndalues i fese, komunist por do te thote se ajo shkolle nuk eshte as medrese as shkolle per prift e per murgeshe.

    Pastaj edhe justifikimi i fundit: po te doje te shkoje per hoxhe a per prift le te shkoje ne shkolle per hoxhe a per prift. Ore vella: or po nuk don mer me shku per hoxhe, ai do me u be inxhinier. Kush te tha se don me u bo hoxhe ai? Ca do ti qe nderhyn se ca do te studioje biri i botes. Lene o vlla mos u perzi me jeten e tjetrit.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Mosha
    42
    Postime
    258
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kur themi qe shkolla jone eshte laike dua te them qe ajo ne programin e saj nuk eshte fetare klerike apo islamike dhe problemi nuk shtrohet vetem per shamite por edhe per kryqet etj.
    Nje shami apo nje kryq i mbajtur ne nje shkolle laike nuk eshte vetem se ajo mbahet kot,por ajo ka nje mesazh nga feja te ciles i perket dhe me vone kjo gje do te manifestohet edhe ne sjellje,edhe ne botkuptim ,dhe qe do te sjelle ndikim dhe te pjestaret e tjere.
    Nqs ne kushtetuten e nje vendi sanksionohet me ligj qe shkolla eshte e ndare nga feja(laike),e ndare nga politika(nuk mund te lejohet nje bluze psh e shkruar Fatos Nano ose me foton e tij)
    atehere keto duhet te zbatohen.
    Une pervete kam shume respekt per te gjitha fete por njekohesisht respektoj edhe kushtetuten e ligjet e vendit tim apo aq me teper te nje vendi ku jam mysafir.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e lindjes se komuniteteve fetare kombėtare
    By Albo in forum Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-01-2012, 09:59
  2. Pėrgjigje: 1385
    Postimi i Fundit: 07-10-2011, 09:52
  3. Berisha dhe ligji per komunitetet fetare
    By white-knight in forum Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 10:45
  4. Bursa
    By Gerrard in forum Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  5. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    By StormAngel in forum Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •