Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Gumball 3000, për herë të parë edhe në Shqipëri

    Një nga turet me prestigjoze te makinave luksoze dhe rally ne bote GUMBALL 3000, qe niset cdo vit nga Londra ne destinacione te ndryshme te Europes dhe Botes, ka shprehur deshiren qe te përfshije ketë vit ne turin e saj edhe Shqipërinë. Sivjet kane konfirmuar deri me tani pjesëmarrjen ne gare emra te famshem si Robin Williams, Pamela Anderson, Exibit, Paul Allen (bashkëthemelues i kompanisë Microsoft, dhe njeriu i 5-te me i pasur ne SHBA), etj.

    Zyra e shtypit prane Ministrise se Integrimit, njoftoi se gjate disa muajve rresht përfaqësuesit e kësaj gare VIP kane qene ne kontakt te vazhduar me stafin e Kryeministrit Berisha dhe kane vizituar 2 here Shqipërinë për te diskutuar ne praktike ceshtjet organizative.

    Javën qe kaloi Kryeministrin Berisha dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve Z. Ylli Pango, priten organizatoret e kësaj gare dhe konfirmuan mbështetjen e plote te Qeverise Shqiptare për organizimin me sukses te këtij evenimenti ne Shqipëri ne datat 02-03 Maj 2007.

    Gara Gumball 3000 do te zhvillohet sivjet për te 9-ten here ne datat 29 Prill – 05 maj 2007. Itinerari fillon me nisjen nga Londra dhe përshkon Evropën, duke ndaluar ne mënyre te veçante ne Amsterdam, Frankfurt, Stamboll, Selanik, Athine, Tirane, Dubrovnik, Bratislave, Berlin për te përfunduar përsëri ne Londër.

    Ne Shqipëri gara do te hyje ne piken kufitare te Qafe Thanës, dhe do te kaloje ne qytetet e Elbasanit, Rrogozhinës, Durrësit, per te përfunduar rreth orës 17.00 - 20.00 te datës 02 maj 2007 ne sheshin Nene Tereza ne një atmosfere krejtësisht festive.

    Pas akomodimit ne hotel Sheraton, pjesëmarrësit do te jene te ftuar te Kryeministrit Berisha ne një pritje ne pallatin e Brigadave. Ne datën 03 maj 2007 ora 08.00 e mëngjesit gara do te vijoje me nisjen nga Sheshi Nene Tereza, drejt Shkodres, ku përmes pikës kufitare te Murriqanit do te vijoje drejt Dubrovnikut.

    Organizatoret kane testuar itinerarin e turit qe do te kryhet ne territorin shqiptar dhe ndihen mjaft entuziaste për angazhimin autoriteteve Shqiptare. Ky aktivitet do te shërbeje si mënyra me e mire për te lancuar sezonin e ri turistik veror, pa folur për impaktin e madh qe ka prezenca e kesaj gare dhe personave VIP, për imazhin pozitiv te Shqipërisë. Gara shoqërohet nga një sere mediash nderkombetare perfshi: CNN, Financial Times, Channel 4, Vogue, Rolling Stone, Glamour, Maxim & Vanity Fair, Esquire, GQ, etj, dhe pasqyrohet ne mijra te tjera ne bote.

    Gara ka mbi 3,000 klube fansash me 1.3 milionë anëtare, me një audience ne rritje prej te paktën 100 milion shikues ne mbare boten. Mbi 10,200 revista dhe gazeta ne mbare boten kane shkruar për garën, nga te cilat 3,000 vetëm 2 vitet e fundit. Siti i saj (www.gumball3000.com) deri me sot është vizituar nga 4.5 milion përdorues te cilët kane shkarkuar mbi 47 milion imazhe. Për garën janë prodhuar mbi 3,000 filma dhe dokumentare televizive te cilët janë shpërndarë ne 171 vende te botes. Vetëm vlera e brand-it te garës ne burse shkon rreth 160 milion US $.

    Ne shume raste mbi 0.5 milion kureshtare vizitojnë makinat e parkuara dhe VIP-at përgjatë ndalesave te garës. Gjate viteve te kaluara organizatoret kane bashkëpunuar ngushte me autoritetet vendase si: Mbreti Muhamed i Marokut, kryetari i Bashkise se San Franciskos (Willie Brown), i Parisit (Bertrand Delanoe), i Londres (Ken Livingstone), etj. Gara i angazhon personalitetet pjesëmarrëse edhe ne aktivitete bamirësie, përfshi ndihmën për Kryqin e Kuq, fushatat kundër SIDA-s, etj.

    Pjesëmarrësit ne gare vijnë nga gjithë bota, dhe ngasin makina nga me te kushtueshmet dhe me te çuditshmet, nga Ferrari dhe Lamborghini deri tek London Taxi, etj. Shumica e pjesëmarrësve janë njerëz të shquar nga bota e artit, kulturës, kinematografisë, modës, muzikës, sportit, biznesit, politikes, etj, si: ish-kampioni i F1 Damon Hill, anëtare te familjeve mbretërore, fituesi i çmimit Oscar Adrien Brody (The Pianist), Kate Moss, Paris Hilton, Johnny Knoxville, stari i hip-hopit 50 Cents, dhe mjaft te tjerë ku përfshihen 48 individë nga gjithë bota te listuar vitin e fundit nga “Furtune 500”.

    Prezenca e këtij evenimenti ne Shqipëri, dëshmon edhe një here për imazhin ne rritje te vendit ne planin global. Ajo është indikator rritjeje për stabilitetin politik dhe social si pasoje e përmirësimeve te ndjeshme ne ekonomi, infrastrukture dhe potencialeve turistike gjithnjë e me atraktive, te cilat çdo vit e me shume po rikthejnë përsëri normalitetin dhe zhvillimin ne ketë vend.

    Itinerari i 2007-es: http://www.gumball3000.com/rally/route
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    ...Pamela Anderson, aktori Robin Uilliams, Exibit apo njeriun e pestë më të pasur të Amerikës, Pol Alen
    .........Kejt Mos apo Paris Hilton, Zinedine Zidane apo ish piloti i Formula Unos Demon Hill.


    Ne Shqiperi kur do te v\kalojne u duhen nga nje veture rezeerve

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    "Gumball 3000" shkel Shqipërinë



    "Gumball 3000", mes vonesave dhe aksidenteve

    Rally i luksit shkel Shqipërinë

    Rruga drejt Shqipërisë nuk ka qenë ndër më të thjeshtat për pilotët pjesëmarrës në "Gumball 3000", të cilët kanë mbërritur në vendin tonë me shumë vonesë në orët e vona të mbrëmjes. Ndonëse të gjitha makinat priteshin të rreshtoheshin pasdite në sheshin "Nënë Tereza" dhe "Italia", kryeqytetasit kanë mundur t‘i admirojnë ato vetëm në orët e para të mëngjesit dhe para rinisjes së garës. Të parët që kanë shkelur në tokën shqiptare kanë qenë gjermanët e "Team Polizei" me BMW M5, por "finishin" e etapës në kryeqytet e ka prerë e para "Team Latvia" me BMW M6.

    Atmosfera

    Nëse në Greqi apo Maqedoni ka pasur shumë pak shikues të garës, me mbërritjen në Shqipëri, të gjithë pilotët kanë mbetur të çuditur nga popullariteti i tyre, pasi në të dy krahët e rrugës mes qyteteve shqiptare ka pasur shikues të shumtë. Duke filluar nga Librazhdi, Elbasani, Rrogozhina, Durrësi e më në fund Tirana, ata janë brohoritur nga njerëzit që kishin pushtuar rrugët për të parë makinat supersportive që kishin ardhur në vendin tonë. në kryeqytet, pavarësisht vonesës së madhe, makinat janë pritur nga mijëra njerëz, të cilët kanë mbushur sheshin edhe për shkak të një koncerti festiv. Më i brohorituri ka qenë Rreperi Xzibit, i cili ka qenë si zakonisht në timonin e makinës së tij, pasi patenta që i kishte bllokuar policia belge kishte qenë false.

    Greqia

    Pjesëmarrësit në garë janë nisur të gjithë dje në orën 10:30 nga Athina, duke u përpjekur që të gjejnë rrugët më të shpejta apo më të boshatisura për të kaluar drejt Maqedonisë. Por në fakt, një problem me transmetimin e të dhënave nga sistemi GPS ka bërë që të gjithë të ecin pa pasur idenë se nga po shkojnë në territorin helen duke u ndarë në shumë grupe të vogla. Një pjesë e tyre janë bërë të palokalizueshëm edhe nga sateliti ndërkombëtar që transmetonte të dhënat e makinave, duke rritur shqetësimin për mënyrën se si po vazhdonte gara. Shumë nga pjesëmarrësit janë detyruar të ndalen në fshatra grekë për të blerë harta apo për të pyetur vendasit mbi rrugët e mundshme për të shkuar drejt kufirit maqedonas. Nuk kanë munguar as skenat e çuditshme me policinë greke si në rastin e pilotëve të një Porshe, të cilëve u ishin kërkuar që të "xhironin gomat" para se të largoheshin. Mosnjohja e rrugës ka bërë që të gjitha makinat të vonoheshin dhe si rrjedhojë, ata i janë afruar kufirit maqedonas rreth orës 16:00.

    Maqedonia

    Ndërsa pjesa më e madhe e makinave vërtiteshin në rrugët greke, vetëm pak makina kishin gjetur itinerarin e duhur për të kaluar në Maqedoni, e para ndër të gjitha "Team Latvia". BMW M6 e drejtuar nga Janis Bazevics ka qenë e vetmja që ka gjetur rrugët e duhura, duke lajmëruar më pas makinat e tjera. Ka qenë pikërisht makina lituaneze që ka mbërritur e para në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke hyrë në territorin shqiptar para pjesës tjetër të grupit në orën 18:45, i cili është ndalur për shkak të problemeve në makina të veçanta, apo kontrolleve të shpeshta të policisë maqedonase. Rreth orës 19:45, në Shqipëri ka hyrë edhe një karavan i gjatë prej 25 makinash që ka kaluar në territorin shqiptar, duke u skortuar më pas drejt kryeqytetit nga makinat e policisë shqiptare.



    Problem në aksin Shqipëri-Maqedoni

    Mes problemeve të shumta me hartat, "GPS"-të që nuk punonin dhe defekteve mekanike, rally nuk ka kaluar pa aksidente. Në aksin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Porsche 911 e "The Wonder Team" është përplasur në male. Informacionet e para flisnin se aksidenti është bërë në vendin tonë, ndërkohë që sipas burimeve zyrtare gjithçka ka ndodhur në vendin fqinj. Në ndihmë të pilotit dhe bashkëpunëtorit të tij ka ardhur menjëherë policia dhe mjekët, të cilët i kanë shoqëruar drejt Tiranës.



    Paradë me Ferrari, Porshe dhe Ford GT

    Në garën "Gumball 3000" të këtij viti marrin pjesë shumë makina sportive luksoze, mes të cilave dallohen 21 modele Porshe, nga supersportivet deri në modelet 4x4. Makina e dytë për nga numri i pjesëmarrësve është Ferrari, pasi janë 12 të tilla. Më pas vijnë 6 Lamburxhini, një ndër makinat sportive më të njohura në botë, si dhe 5 BMW apo 4 Ford GT. Ndërkohë, nuk mungojnë makina të tjera supersportive si Bugati, Aston Martin, Maserati apo Mercedes Meklaren.



    E veçanta


    "Team Polizei", 30 minuta ndalesë në kufi dhe raki në afërsi të Gjirokastrës

    Padyshim që një nga ngjarjet më tërheqëse të rally-t "Gumball 3000" gjatë kalimit në Shqipëri ka ndodhur jashtë "skenarit" të parashikuar. "Team Polizei" e përbërë nga Aleksandër Roi me Mikael Ros, kanë ngatërruar rrugën pas nisjes në Athinë dhe ndryshe nga itinerari i parashikuar ata nuk kanë kaluar drejt Maqedonisë për të kaluar më pas në pikën e Qafë-Thanës, por në Larisa kanë marrë rrugën drejt pikës kufitare të Kakavijës. Prej orës 16:00 për afro dy orë, BMW M5 ka humbur të gjitha kontaktet dhe ka vazhduar aventurën në tokën shqiptare pa kurrfarë informacioni. Ndërkohë, rreth orës 19:30 në sajtet e shumta që kanë ndjekur "live" ecurinë e garës është lajmëruar se "Team Polizei" është frenuar për plotë 30 minuta në kufirin shqiptar. Mësohet se Roi dhe Ros kanë përfituar nga ndalesa dhe provuan pijen karakteristike të vendit tonë: rakinë. "Kemi ngatërruar rrugën për afro 320 kilometra, por fatmirësisht, arritëm të rifuteshin në kursin e duhur", ka qenë mesazhi i tyre për organizatorët. Më pas, ata janë nisur drejt Tiranës dhe pavarësisht se nuk kanë ndjekur rrugën e parashikuar, policia ka bërë të mundur që udhëtimi i tyre të vazhdonte pa probleme.

    Kryeministri Berisha, darkë me protagonistët

    Pavarësisht vonesave të mëdha të krijuara gjatë rrugës për në Tiranë, protagonistët "VIP" të "Gumball 3000" janë pritur nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një darkë ceremoniale në Pallatin e Brigadave. Gjithçka ka filluar gjatë orës 23:00, kur në kryeqytet ka hyrë karvani i parë i makinave luksoze, i përbërë nga rreth 30 automjete, ndërkohë që më pas është bashkuar edhe pjesa më e madhe e pjesëmarrësve. Për shkak të kohës së pakët, rrally është limituar vetëm me një parakalim në sheshin "Nënë Tereza". Në orët e para të paradites së sotme ata kanë startuar sërish marshin e tyre, këtë herë me 6 shtete për të kaluar (Shqipëri, Mal i Zi, Bosnjë, Kroaci, Hungari e Sllovaki) dhe 1,489 kilometra për të përshkruar, deri në mbërritjen e radhës, që është Bratislava.
    www.gazeta-shqip.com

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire qe s'ka rene ndonjeri ne ndonje humnere . Qenka bere gallate pse nuk thoni ju.
    Po se c'kishte nje rrally gare tjeter nga dimri i 2006-fillimviti 2007 ? Me ftuan disa Kosovare qe kishin ardhur nga gjermania por se morra vesh mire se per cfare behej fjale.(mbase gara ilegale, "Need for Speed Shkozeti drift" )
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Mire qe s'ka rene ndonjeri ne ndonje humnere . Qenka bere gallate pse nuk thoni ju.
    Po se c'kishte nje rrally gare tjeter nga dimri i 2006-fillimviti 2007 ? Me ftuan disa Kosovare qe kishin ardhur nga gjermania por se morra vesh mire se per cfare behej fjale.(mbase gara ilegale, "Need for Speed Shkozeti drift"

    e shef Berishen? , shume kam qeshur

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ta kishin marre per ndonje xhiro ta kishin perplas diku doktorrin e dreqit
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ja e morem e ku ta cojme? ... lol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139

    rrumpall3000

    ja disa nga makinat luksoze qe kaluan sot mbi uren e bunes (marre nga infoshkodra.com)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Kur u ndane, keshtu na rane.

  9. #9
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    sa keq ne ato rruge.....gjyna makinat e shkreta
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  10. #10
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Nëse në Greqi apo Maqedoni ka pasur shumë pak shikues të garës, me mbërritjen në Shqipëri, të gjithë pilotët kanë mbetur të çuditur nga popullariteti i tyre, pasi në të dy krahët e rrugës mes qyteteve shqiptare ka pasur shikues të shumtë.
    Po domosdo qe kane mbetur te cuditur, pasi Gumball eshte gare ilegale, dhe si e tille pilotet perpiqen qe te mos bien ne sy te policise dhe prandaj nuk bejne nisje gare masive, por vec e vec. Javen e kaluar e gjithe policia gjermane ishte ne alarm dhe benin kontrolle masive neper rruget nacionale dhe autostrada, per te parandaluar pjesemarresit e gares. Dhe ne Europe eshte paksa e veshtire te qendrosh pas pankinave te autostrades.

    Mua me vjen per te qeshur me Berishen, qe shtron edhe darka ceremoniale. Sic duket asnje nga keshilltaret nuk i ka permendur qe Gumball eshte gare ilegale. Ketu nuk dua te them qe jam dakort per ndalimin e kesaj gare, por te pakten nje kryeminister nuk ka pse ta ndjeje veten te detyruar te pershendese gara ilegale. Apo mos kerkon ta nxjerre veten cub?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •