Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Dy shoket , Parisi dhe Shiraku me Skenderbeun

    gazeta shqiptare


    DOSSIER I

    Historia e dy intelektualėve, Lec Shllaku dhe Isa Ndreu, qė botuan pėr 30-vjet nė Firence revistėn "Koha Jonė". Si u lidhėn me presidentin Shirak dhe si ndihmuan nė zgjedhjen e tij

    Dy shqiptarėt qė ndihmuan presidentin Zhak Shirak


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kush ėshtė Jonuz Ndreu

    Jonuz Ndreu u lind nė vitin 1932 dhe ishte djali i parafundit nga fėmijėt e Cen Elezit, tė birit tė Elez Isufit nga Sllova e Dibrės, i cili edhe gjatė periudhės sė regjimit komunist, ėshtė njohur dhe vlerėsuar si njė nga patriotėt mė tė mėdhej pėrkrah Bajram Currit. Duke qenė se Cen Elezi ishte njė nga nacionalistėt dhe antikomunistėt mė tė njohur nė tė gjithė Veriun e Shqipėrisė, nė marsin e vitit 1946, regjimi komunist e shpalli atė armik. Nisur nga kjo dhe pėr t'i shpėtuar arrestimit nga brigadat e ndjekjes, Cen Elezi u largua nga shtėpitė e tij nė Sllovė e qėndroi i fshehur nė mal sė bashku me disa nga vėllezėrit dhe djemtė e tij. Pasi qėndroi pėr disa kohė nė arrati, nė vitin 1949 ai u arratis nga Shqipėria dhe doli nė Jugosllavi, ku dhe vdiq nė tortura nga komunistėt sllavo-maqedonas nė burgun e Shkupit. Qė nė vitin 1946, kur Cen Elezi doli nė mal nė arrati, familjen e tij me gra dhe fėmijė, ia internuan nė Kalanė e Beratit. Njė nga ata fėmijė qė u internuan nė atė kohė nė Berat, ishte dhe djali i parafundit i Cenit, Jonuzi, i cili nė atė kohė nuk ishte mė shumė se 14-vjeē. Po si mundi Jonuz Ndreu tė arratisej nga Shqipėria dhe tė vendosej me banim tė pėrhershėm nė SHBA? Lidhur me kėtė ai dėshmon: "Pasi na lanė disa kohė nė qytetin e Beratit, ne pėrsėri na internuan familjarisht nė kampin e tmershėm tė Tepelenės ku vdisnin mesatarisht nga shtatė-tetė vetė nė ditė. Pasi qėndruam disa kohė nė atė kamp, mua me vėllanė tjetėr, Tafilin, na lėvizėn pėrsėri dhe na ēuan me punė tė detyrueshme nė njė fshat tė Gramshit. Duke qenė se nuk mund ta pėrballonim dot shtypjen dhe persekucionin e egėr ndaj familjes sonė, unė me Tafilin vendosėm tė arratiseshim nga Shqipėria. Pas kėtij vendimi ne ikėm nga Gramshi dhe pasi qėndruam disa kohė tė fshehur nė malet e Dibrės, aty nga fundi i vitit 1949 kaluam kufirin ilegalisht e dolėm nė Jugosllavi, sė bashku edhe me disa persona tė tjerė si Djali i Fiqėri Dines, Xhelali, Abdulla Kaloshi e Muhamer Kadriu. Nė Jugosllavi ne na lanė disa kohė nė kampin e Gerovės nė Kroaci dhe mė pas me ndihmėn e njė shoqate bamirėsie ne mundėm qė tė shkonim nė Itali si azilantė politikė. Pasi qėndruam disa kohė nė Itali, unė munda qė tė shkoja nė Gjermani ku shėrbeva pėr disa kohė nė njė nga bazat amerikane qė ishin vendosur asokohe nė atė vėnd. Pasi shėrbeva pėr pesė vjet pranė asaj baze ushtarake, dola nė lirim si civil dhe qė andej emigrova pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku u bashkova me disa pjestarė tė tjerė tė fisit tonė, tė cilėt prej vitesh jetonin aty si azilantė politikė", kujton Jonuz.Ndreu largimin e tij nga Shqipėria dhe vendosjen nė SHBA. Qė nga ajo kohė e deri mė sot, Jonuz Ndreu vazhdon tė jetė me banim nė New York ku aktualisht ai punon si kujdestar nė njė kompleks apartamentesh tė njė firme tepėr tė njohur. Krahas asaj pune private, Jonuz Ndreu ėshtė i njohur nė tė gjithė komunitetin e shqiptarėve qė banojnė nė SHBA, si anėtar i Kryesisė sė Shoqatės patriotike "Vatra" dhe pėr aktivitetin e tij nė rradhėt e mėrgatės antikomuniste qė jeton prej vitesh nė atė vėnd tė largėt pėrtej Atlantikut. Aq popullaritet tė madh gėzon Jonuz Ndreu nė komunitetin e shqiptarėve tė Amerikės, sa qė kur ai u shtrua nė njė spital pas njė aksidenti automobilistik, shkuan pėr ta vizituar me qindra shqiptarė. Ajo gjė iu bėri pėrshtypje tė madhe mjekėve tė atij spitali, tė cilėt pyesnin tė habitur se kush ishte pacienti i tyre.


    Dashnor Kaloēi

    Mbas disa pėrpjekjeve disavjeēare qė bėri vėllai im, Isa Ndreu, me gjithė mikun e tij, publicistin e njohur tė mėrgatės antikomuniste shqiptare, Lec Shllaku, arritėn qė t'i merrnin mikut tė tyre, Zhak Shirak, qė asokohe ishte nė funksionin e Kryetarit tė Bashkisė sė Parisit, miratimin pėr t'i dhėnė njė sheshi nė qėndėr tė kryeqytetit francez, emrin e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Shllaku me Isain e kishin mik tė ngushtė Shirakun dhe ata e kishin ndihmuar atė nė fushatat elektorale kur ai kandidonte pėr postin e Kryeministrit apo tė Kryebashkiakut tė Parisit.

    Pas shumė bisedimeve qė Isai me Lec Shllakun zhvilluan me mikun e tyre tė ngushtė Zhak Shirak, ai mblodhi Kėshillin Bashkiak tė Parisit, i cili nė datėn 10 korrik tė vitit 1978, me rastin e 100-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, mori vendimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skėnderbeut, njėrit prej shesheve nė qendėr tė Parisit, i cili mė parė quhej "Villa Lumier". Pas marrjes sė aėtij vendimi, ceremonia zyrtare pėr dhėnien e emėrit "Skėnderbej" atij sheshi, u zhvillue mė datėn 6 dhe 7 maj tė vitit 1980-tė, ku morėn pjesė me dhjetra personalitete tė mėrgatės antikomuniste shqiptare nga shumė vende tė Botės. Nė atė ceremoni madhėshtore, mungoi vetėm ambasadori i Shqipėrisė. Pas kėsaj nė shėnjė mirėnjohje dhe respekti Lec Shllaku me Isa Ndreun, i akorduan njė medalje ari zotit Shirak, e cila iu dhurue me njė ceremoni madhėshtore nė Paris, ku morėn pjesė personalitete nga e gjithė mėrgata antikomuniste shqiptare". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 70-vjeēari Jonuz Ndreu, (djali i parafundit i nacionalisit Cen Elezi nga Sllova e Dibrės) me banim nė New York tė SHBA-sė, i cili rrėfen gjithė historinė se si i vėllai i tij Isa Ndreu, sė bashku me publicistin e njohur tė mėrgatės antikomuniste shqiptare, Lec Shllaku, me ndihmėn e ish-Kryetarit tė Bashkisė sė Parisit, bėnė tė mundur vendosjen e emėrit tė Skėnderbeut, nė njė prej shesheve nė qėndėr tė Parisit. Po kush ėshtė Jonuz Ndreu, cila ėshtė e kaluara e tij dhe ku ndodhet ai aktualisht? Kush janė Isa Ndreu e Lec Shllaku, cila ėshtė e kaluara e tyre dhe si arritėn ata tė pėrjetėsonin emrin e Skėnderbeut nė qėndėr tė kryeqytetit francez?

    Cilėt janė Isa Ndreu e Lec Shllaku
    Isa Ndreu u lind nė 7 mars tė vitit 1919-tė nė fshatin Sllovė tė Dibrės dhe ai ishte djali i gjashtė i Cen Elezit. Mėsimet e para Isai i mori nė Internatin "Dibra" tė fshatit Kastriot dhe pasi doli me rezultate tė mira, u dėrgua pėr tė ndjekur mėsimet nė shkollėn "Normale" tė Elbasanit. Pasi e mbaroi edhe atė shkollė me rezultate shumė tė mira, babai i tij, Cen Elezi, e dėrgoi pėr tė studjuar nė Itali, pranė fakultetit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Firences ku ai i diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė degėn e Filozofisė. Mbarimi i Luftės e gjeti Isa Ndreun nė qytetin e Firences nė Itali dhe duke parė qėndrimin qė regjimi komunist mbajti ndaj familjes sė tij nė Shqipėri, ai nuk u kthye mė nė atdheun e tij, por vazhdoi tė qėndronte nė qytetin e Firences nė Itali. Qė nga mbarimi i Luftės e deri mė sot, Isa Ndreu ėshtė marrė me njė aktivitet biznesi privat dhe ai njihet nga e gjithė diaspora shqiptare, jo vetėm si industrialist i madh, por edhe pėr veprimtarinė e tij antikomuniste dhe si publicist e botues i revistės sė njohur "Koha e Jonė". Atė revistė qė nga krijimi i saj e nė vazhdim deri sa u mbyll nė vitin 1991, Isa Ndreu ia besoi pėr ta drejtuar si editor, mikut tė tij tė ngushtė, publicistit e intelektualit tė njohur, Lec Shllaku, me origjinė nga Malėsia e Shkodrės. Lec Shllaku u lind nė vitin 1915-tė nė fshatin Shllak tė Shkodrės prej nga fisi i tij ka trėshėguar edhe mbiemėrin. Pasi mori mėsimet e para nė Kolegjin e Franceskan tė Shkodrės, Leci u dėrgua nė shkollėn "Normale" tė Elbasanit, ku vijoi rregullisht mėsimet dhe mbaroi me rezultate tė shkėlqyera. Nė mesin e viteve 1930-tė, Lec Shllaku shkoi nė Itali dhe ndoqi studimet nė degėn e Pedagogjisė pranė Universitetit tė Firences. Gjatė asaj kohe nė atė universitet studjonte dhe bashkėatdhetari i tij, Isa Ndreu dhe qė nga ajo kohė ata tė dy zunė njė miqėsi tė ngushtė tė cilėn nuk e prishėn asnjėherė. Ashtu si Isai, edhe Lec Shllaku nuk u kthye mė nė Shqipėri, pėr arsye se regjimi komunist e persekutoi nė mėnyrėn mė barbare familjen e tij nė rrethin e Shkodrės. Qė nga mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore, Lec Shllaku u vendos me banim nė kryeqytetin francez, Paris, dhe gjatė gjithė kohės ai ėshtė marrė me studime albanologjike dhe nė mėnyrė tė veēantė me publicistikė. Lec Shllaku ka drejtuar si editor disa gazeta e revista tė njohura tė mėrgatės antikomuniste shqiptare, si "Kombi Shqiptar", "Shkumbini" dhe "Koha e Jonė" si dhe ka botuar vazhdimisht artikuj tė ndryshėm nė "Shenjzat" (tė Ernest Koliqit) "Dielli" dhe nė "Progresso" Italo-amerikano tė Neė Yorkut. Krahas kėsaj nė vitin 1983, Lec Shllaku nxori edhe librin "Skėnd-erbeu". Pėrveē kėtyre aktiviteteve studimore dhe publicistike, Lec Shllaku me mikun e tij Isa Ndreun, qė nga viti 1962 kanė nxjerrė revistėn "Koha e Jonė" dhe gjithashtu qė nga ajo kohė ata kanė drejtuar gjithė aktivitetin e partisė "Bashkimi Demokrat" nė diasporė dhe pas vitit 1991, edhe nė Shqipėri.

    Shllaku dhe Ndreu, botuesit e revistės
    Ndonėse Isa Ndreu vazhdoi tė qėndronte me banim nė qytetin Firence tė Italisė dhe Lec Shllaku, nė kryeqytetin francez, Paris, ata tė dy nuk i shkėputėn asnjėherė lidhjet e tyre dhe vazhdimisht takoheshin me njėri tjetrin sa nė Francė dhe nė Itali. Lidhur me kėtė dhe aktivitetin e tyre nė drejtimin e revistės sė njohur me pėrmbajtje antikomuniste "Koha e Jonė" dhe atė politik nė drejtimin e Partisė "Bashkimi Demokrat", 70-vjeēari Jonuz Ndreu, dėshmon: "Vėllai im Isa Ndreu sė bashku me mikun e tij tė ngushtė publicistin e njohur tė mėrgatės antikomuniste shqiptare, Lec Shllaku, miqėsinė e vjetėr qė ata e kishin nisur qė kur ishin bashkė ne bankat e shkollės "Normale" tė Elbasanit dhe e kishin vazhduar gjatė studimeve nė Universitetin e Firences, e mbajtėn pėrsėri edhe gjatė viteve tė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vėllai im Isai nė ato vite iu kushtua biznesit privat duke u marrė me tregėti, ndėrsa Lec Shllaku, vazhdoi punėn studimore si intelektual dhe publicist. Nė vitin 1962, kur Bashkimi Sovjetik i udhėhequr nga Nikita Hrushovi dha shenjat e njė politike liberale dhe u afrua me Amerikėn, atyre iu lindi ideja qė tė botonin dhe tė nxirrnin njė revistė me pėrmbajtje antikomuniste. Kėtė ide ata e bėnė realitet po atė vit duke e nxjerrė revistėn me titullin "Koha e Jonė", tė cilėn vazhduan qė ta botonin rregullisht njė herė nė muaj pėr mė shumė se 30 e sa vjet me rradhė. Nė faqet e asaj reviste u mblodhėn dhe u botuan shumė shkrime nga personalitete tė njohura tė mėrgatės antikomuniste shqiptare, publicistė e shkrimatrė tė njohur tė vendosur nė shtete tė ndryshme tė Botės, si Arshi Pipa, Tahir Kolgjini, Martin Camaj, Petėr Prifti, Xhevat Kallajxhi, Hasan Dosti, Monsinjor Zef Shestani, Ragip Frashėri, Prof. Miftar Spahia, Ndue Pjetėr Gjomarkaj, Gjon Gjomarkaj, Hiqmet Ndreu, Fehmi Kokalari, Adem Hodo, Isuf Luzaj, Ago Agaj, Rreshat Agaj, Mentor Qoku, Gjon Sinishta, Kimete Basha, Renzo Falaski, Nermin Vlora (Falaski) Vebi Imam Ismaili, Baba Rexhepi etj. Nė faqet e asaj reviste u pasqyruan me vėrtetėsi, kultura, tradita, folklori dhe historia e popullit shqiptar, e cila shtrembėrohej nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės nė Shqipėri. Ajo revistė u bė njė tribunė e mendimit tė lirė tė dhjetra intelektualėve shqiptarė nga gjithė bota, fjala e tė cilėve nuk u censurua asnjėherė siē bėhej nė atdheun tonė tė okupuar prej klikės sė komunistėve tė Enver Hoxhės. Ndonėse vėllai im Isai ishte financuesi i vetėm i asaj reviste, ai asnjėherė nuk pretendoi qė tė fitonte prej saj asnjė dollar, por pėrkundrazi ai e shpėrndante atė falas nė tė gjithė botėn ku jetonte komuniteti shqiptar. Por edhe ajo revistė pati problemet e saj dhe dy botuesit, Isa Ndreu me Lec Shllakun, patėn konsekuenca tė shumta nga presionet qė iu bėheshin tė inicuara dhe kurdisura nga Tirana komuniste. Duke qenė se nė Itali e majta komuniste ishte e lidhur ngushtė dhe finacohej rregullisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, Isai dhe Lec Shllaku qė e nxirrnin atė revistė nė Firence, u detyruan qė ta vinin adresėn e saj sikur ajo nxirrej nė Paris", dėshmon 70-vjeēari Jonuz Ndreu, pėr vėllanė e tij Isa Ndreun dhe Lec Shllakun, tė cilėt pėr mė shumė se 30 e sa vjet me rradhė botuan nė Firence tė Italisė revistėn "Koha e Jonė".

    Ndreu dhe Shllaku, miqtė e Shirakut
    Duke qenė me banim tė pėrhershėm nė kryeqytetin francez, Paris, Lec Shllaku, arriti tė krijonte miqėsi me politikanin e shquar dhe presidentin e sotėm tė Francės, Zhak Shirak, i cili nė atė kohė ishte nė postin e Kryetarin tė Bashkisė sė Parisit.

    (vijon nesėr)
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Vazhdon.(gazeta shqiptare)

    DOSSIER II

    Nė korrikun e vitit 1978 Kryetari i Bashkisė sė Parisit, Shirak, miratoi kėrkesėn e Ndreut, Shllakut dhe Zogut pėr dhėnien e emrit "Skėnderbeg" njė sheshi nė Paris

    Si e pagėzoi Shiraku sheshin "Skėnderbeg" nė qendėr tė Parisit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė biografi tė shkurtėr tė 70-vjeēarit Jonuz Ndreu, i cili qė nga viti 1952 jeton nė qytetin e Nju- Jorkut tė SHBA-sė. Jonuzi ėshtė njė nga djemtė e nacionalistit tepėr tė njohur, Cen Elezit nga Sllova e Dibrės i cili u masakrua nga komunistėt sllavo-Maqedonas nė burgun e Shkupit nė vitin 1949. Po kėshtu sipas dėshmisė sė Jonuz Ndreut, u njohėm edhe me tė kaluarėn e vėllait tė tij, Isa Ndreut, i cili pasi kishte mbaruar Normalen e Elbasanit nė mesin e viteve '30, shkoi nė Itali dhe u diplomua nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Firences. Nė atė qytet ku Isa Ndreu jeton edhe sot, ai u takua me ish shokun e tij tė Normales sė Elbasanit, Lec Shllakun, nga Shkodra, i cili u diplomua nė Fakultetin e Pedagogjisė po nė atė Universitet. Si Lec Shllakun ashtu dhe Isa Ndreun, mbarimi i Luftės i gjeti nė Itali dhe ata nuk u kthyen mė nė Shqipėri, pasi familjet e tyre u persekutuan nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Qė nga viti 1952 e deri nė fundin e viteve '80, Isa Ndreu (botues) me Lec Shllakun (editor) nxorėn revistėn "Koha e Jonė" nė qytetin e Firences, nė tė cilėn u angazhuan personalitetet mė tė rėndėsishme tė mėrgatės antikomuniste shqiptare tė Perėndimit.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Lidhur me kėtė, 70-vjeēari Jonuz Ndreu, dėshmon: "Po kėshtu nė atė kohė me kryebashkiakun e Parisit, Zhak Shirak, u njoh dhe zuri njė miqėsi tė ngushtė, edhe Isa Ndreun, i cili sė bashku me Shllakun, botonin revistėn "Koha e Jonė". Isai bisedoi me Lec Shllakun dhe Skėnder Zogun, (nipin e Mbretit Ahmet Zogu, qė jetonte nė Paris) dhe tė tre hodhėn idenė e ranė nė njė mėndje, qė duke pėrfituar nga miqėsia qė Shllaku me Ndreun kishin me Kryetarin e Bashkisė sė Parisit, Zhak Shirak, t'i kėrkonin atij qė tė shihte mundėsinė qė njė nga sheshet kryesore nė qėndėr tė kryeqytetit francez, tė pagėzohej me emėrin e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Kjo ide e tyre u prit mjaft mirė jo vetėm nga komuniteti i shqiptarėve tė Parisit, por edhe qyteteve tė tjera deri dhe jashtė Francės. Dėshira e Ndreut dhe Shllakut e Zogut ishte qė ajo gjė tė bėhej me rastin e festimeve tė 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, qė pėrveēse nė Shqipėri, organizoheshin kudo nė tė gjithė vėndet e botės ku kishte komunitete shqiptarėsh. Pas kėsaj Isai me Shllakun e Skėnder Zogun, ndėrmorėn shumė takime me autoritetet e larta tė pushtetit vendor tė Parisit dhe pas pėrgjigjies pozitive qė morėn prej tyre, ata iu vunė punės duke pėrgatitur tė gjithė dokumentacionin e procedurat e nevojshme qė kėrkonte ajo gjė. Po kėshtu qė nga fillimi i viteve 70-tė e e nė vazhdim, Isai, Shllaku e Skėnder Zogu shfrytėziuan tė gjitha njohjet dhe popullaritetin qė kishin nė komunitetin e shqiptarėve tė Parisit, pėr t'i dhėnė gjithė pėrkrahjen e mundshme zotit Zhak Shirak, nė fushatat e ndryshme elektorale qė ai zhvillonte sė bashku me partinė e tij, nė zgjedhjet pėr postin e Kryeministrit tė Francės dhe tė kryebashkiakut tė Parisit. Ajo ndihmė konsistone jo vetėm nė dhėnien e votave nga ana e shqiptarėve, por edhe nė forma tė tjera tė ligjshme, duke e pėrkrahur zotin Shirak edhe me shkrime tė ndryshme nė revistėn "Koha e Jonė" qė ata drejtonin. Me gjithė dėshirėn e mirė tė autoriteteve Bashkiake tė Parisit, ajo gjė nuk u bė e mundur qė tė realizohej nė vitin 1968, si rezultat i procedurave tė shumta qė zgjasnin pėr njė kohė tė gjatė", kujton Jonuz Ndreu lidhur me pėrpjekjet qė i vėllai i tij, Isa Ndreu, sė bashku me Lec Shllakun e Skėnder Zogun, ndėrrmorėn gjatė viteve '70-tė, pėr tė pagėzuar me emrin e Skėnderbeut njė nga sheshet nė qėndėr tė Parisit.

    10 korrik 1978, Shiraku miraton sheshin
    Por ajo dėshirė e Ndreut, Shllakut, Skėnder Zogut dhe e tė gjithė komunitetit shqiptar tė Parisit, qė njė nga sheshet e kryeqytetit francez tė merrte emėrin e Heroit tonė Kombėtar, Skėnderbeut, u bė realitet vetėm mė 10 korrik tė vitit 1978. Ajo gjė konēidoi pikėrisht atė ditė qė tė gjithė shqiptarėt kudo nė botė, festonin me madhėshti 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizėrenit. Miratimi i kėrkesės sė komunitetit tė shqiptarėve tė Parisit, tė pėrfaqėsuar prej Lec Shllakut, Skėnder Zogut dhe Isa Ndreut, u bė pas shumė pėrpjekjeve tė zotit Zhk Shirak, i cili nė atė kohė mbante funksionin e Kryetarit tė Bashkisė sė Parisit. Lidhur me kėtė, Jonuz Ndreu dėshmon: " Me dhėnien e emėrit tė Skėnderbeut, sheshit Villa Lumier tė Parisit, Zoti Zhak Shirak, jo vetėm qė plotėsoi njė kėrkesė tė shqiptarėve qė jetonin nė atė qytet, por ai ngriti lart prestigjin dhe krenarinė e Shqipėrisė duke bėrė qė Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, tė njihej akoma edhe mė shumė nė Botė". Po si e pėrjetoi komuniteti i shqiptarėve tė Parisit atė eveniment? Kjo gjė dėshmohet mė sė miri edhe nga njė shkrim i zotit Isa Elez Ndreu, i botuar nė ato ditė revistėn e tij "Koha e Jonė" , ku midis tė tjerash thuhet: "Edhe nė Paris, nė Kryeqytetin e Francės, do tė kemi "SHESHIN SKĖNDERBEG". Vendimi u muer prej Kėshillit Bashkijak i cili mė datė 10 korrik 1978 dha pėlqimin e vet dhe vendosi qė Sheshi AZ / 19 tė pagėzohet me emėrin e Heroit tonė Kombėtar. Pėr tė mbėrri nė kėtė pėrfundim, qė ka gėzue tė gjithė Shqiptarėt, janė dasht gati dhjetė vjet, historikun e tė cillit do ta botojmė nė njė vėllim tė veēantė ma vonė. Nga letra qė zoti Lec Shllaku iu ka drejtue bashkėatdhetarėve, kuptohet se si janė zhvillue bisedimet dhe korespodenca nė mes Bashkisė dhe tij, dhe sa vullnet tė mirė dhe durim i asht dashtė bashkėatdhetarit tonė, deri sa ia ka arrijtė qėllimit: me pėrjetėsue kujtimin e Skėnderbeut nė Paris. E pėrkohshmja "Koha e Jonė" po e jep kėtė lajm tė gėzueshėm e kėnellės, e bindun se tė gjithė shqiptarėt, kudo qė ndodhen, do tė ndjejnė tė njėjtėn sedėr dhe mallėngjim. E ndjejmė pėr detyrė morale e Kombėtare, t'i drejtojmė nė rradhė tė parė, Shkėlqesisė sė Tij, Zotit JACQUES CHIRAC-ut, e Kryetar i Bashkisė sė Parisit, tanė mirėnjoftjen tonė se dhe falenderimet ma tė sinqertat qė, me ndėrhymjen e vet, e bani tė mundshme njė mbrekulli tė tillė. Falenderimet tona ia drejtojmė edhe Komisionit Kulturor tė Bashkisė nėpėr mjet Zotit Roger ROMAN-it, qė me mirėsi e kopetencė, ka dhanė mendimin tė favorshėmrreth meritave tue e cilėsue Skėnderbeun tė meritueshėm dhe tė denjė qė njė shesh a rrugė tė nderojė emrin e Tij. Ma nė fund njė mirėnjohje tė thellė ia drejtojmė Kėshillit Bashkijak, me anėn e pėrsonės, sė Mr. Bernard ROCHER, i cili Kėshillė vendosi tė pėrjetėsojė emnin e Skėnderbeut tue i kushtue njė shesh tė kryeqytetit. Nuk mund tė rrimė pa pėrgėzue edhe mikun e bashkėpunėtorin tonė, Lec Shllakun, i cili me ndėrhymjen e vet kėmbėngulėse, ia arriti qėllimit. Isa Elez Ndreu.

    Medalja shqiptare pėr Shirakun
    Nė shenjė mirėnjohje pėr atė qė bėri zoti Zhak Shirak, pėr shqiptarėt, Ndreu, Shllaku dhe Skėnder Zogu, ndėrmorėn nismėn dhe i akorduan atij njė Medalje Ari, e cila iu dorzua nė njė ceremoni madhėshtore nė Paris.Nė atė ceremoni morėn pjesė dhe shumė personaliste tė mėrgatės antikomuniste shqiptare nga e gjithė Bota, pėrveē ambasadorit tė Shqipėrisė qė ishte i akredituar asokohe nė Paris. Lidhur me kėtė bėhet fjalė edhe nė njė shkrim tė botuar nga Lec Shllaku, nė dhjetorin e vitit 1987, me rastin e dhjetė- vjetorit tė dhėnies sė emrit Skėnderbej, sheshit nė qėndėr tė Parisit. Nė mes tė tjerash aty shkruhet: "Mbasi qe realizue me shumė durim e kokėēamje, pagėzimi i Sheshit kushtue Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, nė Paris, objektivi i dytė ishte ai i njė avenimentit tjetėr, tė afėrt nė kohė, si ngrehja e monumentit dhe i njė medaljes pėrkujtimore, sė pakut, me rastin e 10-vjetorit tė parė. Ideja e njė monumenti nė vehtėvete paraqet njė rradhė problemesh e sidomos vėshtirsinash nga ana e Ministrisė sė Kulturės dhe tė Punėve Botore, pėrpos gjetjes sė skulptorit tė aftė, pėr tė pėrkrye njė vepėr arstistike. Por pengesa kryesore asht zgjidhja e problemit financiar, i cili nė kushtet qė ndodhemi, paraqitet i pazgjidhshėm, pa pasė pėrkrahjen e autoriteteve Bashkijake tė Parisit. Vetėkuptohet se monumenti i Skėnderbeut mbetet njė dėshirė, por ai i medaljes qė kėrkon njė shumė tė hollash relativisht tė ulėt, pėr njė rradhė rrethanash tė favorshme u realizue. Pėrvjetori i Vendimit tė kėshillit Bashkijak tė Parisit, pėr tė pėrjetėsue Emnin e Skėnderbeut nė Kryeqytetin e Francės, u muer mė 10 korrik 1978, kėshtu qė nė korrikun e ardhėshėm (1988) mbushen plotė dhjetė vjet dhe pėr atė datė u shkri Medalja Pėrkujtimore, nė formėn ma artistike nga Miku i Shqiptarėve, Zoti Josef Baier, nė uzinat e tij nė Austri. Inagurimi i Sheshit u zhvillue mė datat 6 dhe 7 maj tė vitit 1980-tė, nė Paris dhe ishte zoti Baier ai qė gjeti kohė dhe mundėsinė pėr realizimin dhe shkrimjen e Medaljes, duke e parė atė edhe nga vėshtrimi historik. Duhet tė theksojmė kėtu me dashamirėsi dhe simpati se zoti Baier e ka prodhue medaljen pa asnjė shpėrblim, falas, vetėm me realizue dėshirėn tonė: atė qė tė pėrkujtojmė edhe njėherė Skėnderbeun nė dhe tė huej por Mik. Por na medaljen e vejmė nė dispozicion tė bashkėatdhetarėve me njė ēmim tė arsyeshėm, dhe shuma qė do tė mblidhet nga shitja e medaljes, do tė pėrdoret pėr shkrimjen e njė cope prej ari.pėr t'ia dhurue zotit Jacues Chirac, tė cilėn do t'ia dorzojė njė pėrfaqėsi shqiptare, tue i shprehun, njėkohėsisht mirėnjohjen tonė pėr ndėrhymjen e tij nė favor tė pėrjetėsimit tė Skėnderbeut nė toponiminė Ville Lumierė. Tue konsiderue ēmimin e naltė tė arit (metal) dhe se medalja ka pėrmasa (dimensione) tė konsiderueshme dhe njė peshė prej 90 gramėsh, u drejtohemi bashkėatdhetarėve tė na pėrkrahin tue ble medaljen, nė mėnyrė qė tė kryejmė nė kėtė rast, njė gjest fisnik ndaj zotit Chirac, tue ia kthye nderin qė na ka ba. Dėshira jonė asht qė me rastin e 10-vjetorit (korrik 1988) tė bajmė njė mbledhje bashkėatdhetarėsh nė Sheshin Skėnderbej nė Paris. Pėr kėtė arsye iu drejtohemi miqėve dhe dashamirėve qė dėshirojnė tė marrin pjesė nė atė eveniment, qė tė kenė mirėsinė qė tė na njoftojnė mė parė duke kontaktuar me ne. Po nė atė rast mendohet tė themelohet "Cercle Franco-Alabnias Scanderbeg" i cili do tė merret ekskluzivisht me ēėshtje kulturore e shoqnore dhe nė krye tė tij do tė jetė njė personalitet francez. Pėrfitojmė nga rasti tė theksojmė se projekti pėr njė pėrmendore tė Skėnderbeut dhe tė tejtimit nė gjuhėn shqipe nga Radio Franceze Internacionale, nė bazė tė letėrshkėmbimeve me Ministrinė pėrkatėse, do tė ketė rezultate pozitive. Tue ju urue gjitha tė mirat dhe festat e ardhshme, ju pėrshėndes me miqėsi". Paris, Dhetor 1987. Lec Shllaku.

    Shqiptarėt pėrkrahin Shirakun

    Nė shenjė mirėnjohje pėr politikanin e shquar francez, zotin Zhak Shirak, asokohe komuniteti i shqiptarėve tė Parisit, e mbėshteti atė pa asnjė rezervė nė tė gjitha fushatat elektorale. Pėr kėtė bėhet fjalė edhe nė njė shkrim tė zotit Lec Shllaku, i botuar nė revistėn "Koha e Jonė" nė vitin 1987, ku midis tė tjerash shkruhet: "Jemi nė prakun e zgjedhjeve presidenciale nė Francė, tė cilat do tė zhvillohen nė prendverėn e vjetit 1998. Nga zgjedhjet e fundit (1981) ku verdikti popullor zgjodhi Z, Franēois Mitterrnand, pėr President tė Republikės Franceze dhe si rrjedhim, ardhjen nė fuqi tė socialistave, tė majtat kanė zhvillue pėrherė e ma tepėr, fazėn negative tuj humbė kredinė nė popull, aqsa nė marsin e vjetit 1986 Z. Jacues CHIRAC me R.P.R. dhe aleatėt e U.D.F-it ngadhėnjej nė zgjedhjet politike. Nė vjetin 1981 RPR dhe UDF humbėn rastin tė kenė njė President nga rradhėt e tyne, dhe kjo erdhi nga rivaliteti qė tregoi UDF-i ndaj kandidaturės sė Z. Chirac, kėshtu qė ata qė nuk dėshirojnė rizgjedh-jen e Zotit V.G. D'Estaing i dhanė votėn Z. Mitterrand. Gjatė kohės sė qeverimit socialist dhe kur personalitete tė UDF-it dhe tė organizatave tė tyne kishin ra nė letargi, vetėm zoti Chirac si Kryetar i Bashkisė sė Parisit dhe President i RPR me bashkėpunėtorėt dhe militanėt e partisė, treguen njė gjallėni tė jashtėzakonshme e me aktivitetin e tynė. Nė zgjedhjet komunale, krahinore dhe parciale, u gryene socialistave nė fuqi, vota dhe poste, aqsa nė marsin e vjetit 1986 socialistat e zotit Mitterrand humbėn zgjedhjet. Por, nėse votuesat do tė mbajnė parasysh, e pa pasion, veprimtarinė pozitive tė Z. Chirac nė lamina tė ndryshme tė jetės franceze, e sidomos pėr dy herė si Kryeministėr, Franca ndėr kandidatėt qė parashef tė paraqiten, nė Z,Chirac, do tė gjente personalitetin ma adapt. Kėtė solucion na e pėrkrahim dhe e urojmė qė tė realizohet". Pasi jepet pėrkrahja e plotė nga shqiptarėt e Parisit pėr zotin Shirak, nė mbyllje tė atij artikulli, publicisti Lec Shllaku iu kujton bashkėatdhetarėve tė tij, nderin qė iu ka bėrė zoti Shirak me dhėnien e emrit tė Skėnderbeut nė njė nga sheshet e Parisit. Lidhur me kėtė ai shkruan: "Nė ditėt e para tė korrikut 1998 mbushen Dhetė Vjet nga vendimi zyrtar i Kėshillit Bashkijak tė Parisit, me tė cilin i kushtoi Heroit tonė Kombėtar Skėnderbeut njė shesh tė Kryeqytetit. Ky vendim qė pavdekėsoi Skėnderbeun nė Francė, u pėrkrah nga Zoti Chirac, e vetėm tuj kujtue kėtė fakt miqėsor ndaj Shqiptarėve, duhet t'i jemi jo vetėm mirėnjoftės, por edhe tė pėrkrahim kandidaturėn e tij nė zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
    Me rastin e dhjetėvjetorit tė parė tė pagėzimit tė sheshit (1978-1988) Komisioni asht tue shqyrtue mundėsinė e nji manifestimi nė Paris, me pjesmarrje tė gjanė tė Huejsh dhe shqiptarėsh, dhe nė atė rast do tė shpėrndahet Medalja Pėrkujtimore, e cila asht pėrgatit pėr atė rast dhe asht shkri nga miku i ynė, Austriaku Baier. Hollėsina tė tjera nė lidhje me kėtė ngjarje, do tė japim me anė letrash dhe me "Koha e Jonė". Paris. Korrik 1987 Lec Shllaku.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3

    Nė Nderim tė njė patriotiti tė madh shqiptar nė Itali - Isa Ndreut

    Nė Nderim tė njė patriotiti tė madh shqiptar nė Itali - Isa Ndreut




    Firence, Italy : Dy ditė mė parė, u nda nga jeta Isa Ndreu. Ai u lind nė Sllovė tė Dibrės mė 7 mars 1919. Mėsimet e para i mori nė Kastriot tė Dibrės nė atė shkollė qė sot nuk ekziston. Mė pas e arsimit fillor, djali i zgjuar dhe inteligjent do ta ndjente teper te nevojshme dhe tė arsimimit dhe, duke pasur edhe pėrkrahjen e familjes, vijoi shkollėn Normale tė Elbasanit. Por pėr shumė aresye, duke pasuredhe pėrkrahjen e babait, Cenit, shkollėn e mesme do ta pėrfundonte ne Institutin "Manzoni" tė Firenzes nė Itali, ku edhe u diplomua nė Fakultetin e Drejtėsisė.


    Mjedisi ku u rrit dhe vetė personaliteti i tij u brumosėn si antikomunist. Edhe pse nuk ishte nėn thundrėn komuniste, veprimtaria dhe puna e tij, do tė ishte gjithnjė nė njė pėrpjekje pėr krijimin ose konsolidimin e njė grupi antikomunist i cili tė punonte pėr ndėrgjegjėsimin e gjithė diasporės qė tė qėndronte e bashkuar rreth ideve antikomuniste, tė ruante identitetin dhe tė mos humbiste traditėn dhe gjuhėn shqipe.



    Diaspora Shqiptare jo vetėm qė e ka njohur por edhe e ka nderuar e respektuar veprimtarinė e tij, duke, duke e lartėsuar deri nė nivelet mė tė larta qė i takon njė patrioti. Éshtė me tė vėrtetė njė akt tepėr atdhetar dhe dinjitoz veprimtaria patriotike e Isa Ndreut pėr pėrkrahjen e madhe dhe tepėr modeste qė i ka dhėnė shtypit tė gjuhes shqipe nė gjithė diasporėn shqiptare. Duke arritur nė shkallėn e njė industrialisti tė njohur ai do tė vinte nė shėrbim tė ēėshtjes kombetare njė pjesė tė mirė tė kapialit.



    Nė njė fjalim me rastin e pėrvjetorit tė revistes "Koha e Jonė" ai shprehet: "Natyrisht nė kėtė ndėrmarje jam frymėzuar nga tė parėt e mi, tė cilėt nė epoka tė ndryshme dhanė pėr ēėshtjen kombėtare gjithēka qė patėn, shkrinė jetėn dhe pasurinė sakrifikuan, ēdo gjė... dhe se pėr ideale, principe e tradita morale shqiptare ata, po tė ishin gjallė do tė kishin vijue tė luftonin". Me punėn dhe me pėrkrahjen e pareshtur tė gjithėpatriotėve dhe intelektualeve tė diasporės, krijoji Partinė Bashkimi Demokrat. Kjo parti doli si shkrirje e grupeve antikomuniste tė Bashkimit Kombetar Shqiptar, si dhe tė Partisė Katundare. Marrėveshtja pėr shkrirjen e kėtyre grupeve dhe krijimin e Partisė Bashkimi Demokrat, u arrit ne New York me 28 nėndor 1972 ku u zgjodh edhe njė kėshill provizor i cili do tė pėrgatiste platformen, rregulloren, programin dhe statu tin e Partise Bashkimi Demokrat. Vendimi per krijimin e Partise Bashkimi Demokrat u muar ne Kuvendin e Parė qe u mbajt me 8 shtator 1974 ne nje nga Hotelet me presticioz te Firenzes, Joily Hotel, qe me pare njihej si Grand Hotel Carlton.



    Veprimtaria politike dhe propaganduese e Partisė Bashkimi Demokrat jo vetėm brenda kufijve tė Italisė, ku ajo u shpall, por edhe jashtė saj ka pasur njė jehone tė madhe dhe ka gėzuar njėmbėshtetje politike edhe nga qarqet perėndimore. Nėkuvendet e saj, ku dy prej tyre jane zhvilluar jashtėatdheut dhe dy nė Shqipėri, kanė marrė pjesė dhe kanė pėrshėndetur veprimtarinė e saj, intelektuale te huaj dhe veprimtare politik duke pėrfshirė jo vetėm ato tė Italisė dhe gjithe botės perėndimore por edhe tė kongresmeneve amerikane.



    Qė nė ditėt e para tė formimit tė Partise Demokratike Isa Ndreu do tė bėnte pėrshėndetjen dhe do tė uronte Partine Demokratike pėr misionin e saj historik por edhe pėr detyrat e rėnda qė e prisnin atė. Jo vetėm kaq por ai e paranjoftonte kėtė grup politik pėr rivalin komunist qė po pėrgatitej tė shndrrohej ne Parti Socialiste, ashtu si~ kishin vepruar aleatet e saj serbė. Me mbrritjen e refugjateve tė parė shqiptare nė tokėn italiane, Isa Ndreu, nė emėr tė Partise Bashkimi Demokrat Shqiptar, do t'i drejtohej kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave tė Italisė Xhulio Andreoti duke i bėrė tė ditur se ardhja e kėtyre refugjateve nėpermjet njė rrugė kaq tė rrezikshme,duke i shpėtuar mbytjes dhe rojeve tė kufijve, duhet vleresuar dhe te behen te gjitha perpjekjet per sistemimin e lyre. Pėr veprimtari patriotike Presidenti i Republikės e ka dekoruar z. Isa Ndreu me medaljen e Patriotit.


    Falė me shėndet prej Isa Ndreut


    Ē'po na vjen ky fllad prej detit
    E sjell biri i Cen Elezit
    Zemra e bardh, zemra bujare
    Fal me shndet tokės shqiptare
    Drinit i kndojne valt, Korabi buet
    Nuk t'patm pran o pr pesdhjet vjet
    Ti na hape kraht, ne e itm mallin Isa Elez Ndreu
    Dibra ta'puth ballin

    Kush e sillka sot kushtrimin
    Besa - Besė pr vllaznimin
    Prej Firence fjalė ka ēue
    Ju kam dash, s'ju kam harrue
    Nuk harrohen gurt e atdheut
    Njė mijė tė fala prej Isa Ndreut

    Kemi besė, sjellim betimin
    S'e mbulon kurr reja trimin
    Di t'i ngrejm kullat e bardha
    Mu ke trojet qė t'la baba
    Ja ke ngrite nalt emnin fisit
    Ja ke rrit degėt e lisit
    Me shum mall po tė pret nana
    Mirse tė vish nė vatrat tona



    --------------------------------------------------------------------------------

  4. #4
    Kam pasur fatin te njohe nga afer keta pishtar te nacionalizmes SHQIPETARE si Z.ISA NDREU dhe Z LEC SHLLAKU I pari i njohur ne diasporen shqipetare si industrialist dhe botues i te njohure Revistes KOHA E JONE dhe Z LEC SHLLAKU si Redaktor i kesaj reviste ,qe per rreth 30 vjete u botua dhe u shpernda diaspores antikomuniste falas (1974-1992).

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Shokėt e kėsaj kohe (Enveri ėshtė i gjallė)
    Nga Nice_Boy nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 05:22
  4. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •