Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    "The Economist": Në Shqipëri pengohet privatizimi

    Lajmet, / 31 01 2007/V.H.

    "The Economist": Në Shqipëri pengohet privatizimi

    Mungesa e një ligji ende të pamiratuar koncesioni si dhe vonesat e theksuara të privatizimeve lidhur me sektorët strategjikë, kanë bërë edhe njëherë që Shqipëria të renditet shumë prapa vendeve të rajonit, dhe kjo në kuadër të investimeve të huaja.

    Këtë e tregon fare mirë edhe numri më i fundit i publikuar i të përjavshmes britanike "The Economist" ku në një faqe të saj bëhet thirrje për investime në Maqedoni, thirrje kjo që shoqërohet edhe me argumentet përkatëse.

    Ajo çka bie në sy është edhe fakti se shteti fqinj ofron mundësinë e investimeve në Zona Industriale ku kushtet janë në nivele tepër të larta ndërkohë që për investime të huaja në këto zona krijohen edhe kushte shtesë si reduktim në 50 për qind të taksave për të ardhurat personale etj.

    Madje, një ndër faktorët e tjerë me të cilin Maqedonia kërkon të tërheqë investitorë të huaj është edhe regjistrimi i biznesit brenda vetëm 3 ditëve.

    Një shtet i vogël si Maqedonia dhe me një pozitë gjeografike shumë më të pafavorshme se vendi ynë, ofron lehtësira tepër më të mëdha për investitorët e huaj.

    Por duket se e keqja Shqipërisë i vlen nga neglizhenca e shtetit për të ndërmarrë reforma konkrete në kuadër të nxitjes së investimeve si dhe luftës politike e cila bën që qeveritë të hartojnë projekte të ndryshme sa herë që vijnë në pushtet duke anashkaluar ato ekzistente.

    Prej më shumë se një viti është folur për krijimin e zyrave One Stop Shop që do të mundësojnë kushtet për licensimin e biznesit brenda një dite ndërkohë që edhe projekti pilot nuk ka filluar të aplikohet ende.

    Madje, është fakt konkret që zonat industriale në Shqipëri janë në gjendje të mjerueshme çka bën që për investitorët e huaj të mos quhen më as zona industriale.

    Duke shfletuar The Economist, lind pyetja, në rast se do të shkruhej për investime edhe në Shqipëri, çfarë do të thuhej?!

    Sipas statistikave të ndryshme, duket se nga vendet rajonit, në Shqipëri krahu i punës ka filluar të vlerësohet më shtrenjtë, faktor ky që kohë më parë ka qenë primar për tërheqjen e investitorëve të huaj.

    Duket pra se në sytë e investitorëve të huaj, vendi ynë qendron shumë larg, edhe pse krahasuar me Maqedoninë është më pranë perëndimit.

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    "The Economist": Në Shqipëri pengohet privatizimi.
    Per nje moment besova se me te vertete "The Economist" kishte shkruar kete.


    Por pastaj lexova
    Duke shfletuar The Economist, lind pyetja, në rast se do të shkruhej për investime edhe në Shqipëri, çfarë do të thuhej?!
    Ne rast se do te kishte halla k.oqe do quhej xhaje.

    Keto artikuj i drejtohen atyre personave qe lexojne vetem titullin dhe jo permbajtjen e tyre.

    Kjo i dashur quhet demagogji.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga drity
    Per nje moment besova se me te vertete "The Economist" kishte shkruar kete.


    Por pastaj lexova


    Ne rast se do te kishte halla k.oqe do quhej xhaje.

    Keto artikuj i drejtohen atyre personave qe lexojne vetem titullin dhe jo permbajtjen e tyre.

    Kjo i dashur quhet demagogji.

    Edhe mua me beri pershtypje kjo teme. Shkova menjeher dhe bleva numrin e fundit te The Economist. Nuk kishte asnje shkir te ngjashem as per Maqedonine as per Shqiperine.

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Shkrime te tilla nuk kane qene te rralla ne forum.
    Por me afrimin e zgjedhjeve lokale po shumefishohen.

    Autoret e tyre jane pa pike kreativiteti dhe genjeshtrat e tyre zbulohen fare thjeshte, mjafton pak skepticisem.

    Po te isha une padroni i tyre do ti kisha pushuar nga puna per paaftesi.
    ZP GSH etc.. kane nevoje per gazetare te afte, ne qofte se duan te terheqin elektoratin e djathte drejt tyre.
    Siç ka thene i moçmi; nuk skuqet veja me pordhe.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga drity
    Shkrime te tilla nuk kane qene te rralla ne forum.
    Por me afrimin e zgjedhjeve lokale po shumefishohen.

    Autoret e tyre jane pa pike kreativiteti dhe genjeshtrat e tyre zbulohen fare thjeshte, mjafton pak skepticisem.

    Po te isha une padroni i tyre do ti kisha pushuar nga puna per paaftesi.
    ZP GSH etc.. kane nevoje per gazetare te afte, ne qofte se duan te terheqin elektoratin e djathte drejt tyre.
    Siç ka thene i moçmi; nuk skuqet veja me pordhe.

    Mendoj se kjo teme duhet hequr pasi eshte dizinformim. Shikoj qe niveli moderimit ne kete forum ka rene shume poshte.
    Kjo verejtje miqesore per Albon.

  6. #6
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Mendoj se kjo teme duhet hequr pasi eshte dizinformim. Shikoj qe niveli moderimit ne kete forum ka rene shume poshte.
    Kjo verejtje miqesore per Albon.
    Mendoj qe kjo teme nuk duhet hequr.
    Nuk eshte detyre e moderatoreve te ndajne shapin nga sheqeri, por e jona.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •