Nata kriminele

Sonte zbriti plake e lodhur,
dhe thith gazin, vajin, gjemimet e dites
thelle, thelle ku krrat terri.
Si nata vete, bota u be memece.

E ndjeva kur jehoi vone
ne gjirin e saj prej korbi,
kur jehoi shurdhet si vdekja nje fshame

Dikush humbi nje yll,
nje shok ne naten memece!

E pashe kur ia thithi syte
thelle ku krrat teri -
kur ai thithti lehte si gjakun e tij

Dije!
Sonte u shuan edhe dy xixa
ketu poshte, ne fund te nates
Sonte vdiq nje njeri shurdhazi si nata!


Tim et

Me doli gjumi. Llampa e ndezur!
Ti i mbeshtetur po rrije ne skaj
dhe shikoje driten -
ndoshta dhe fluturen qe sillej rreth saj

Veshet ushtonin ne qetesine e nates...

Flutura u dogj...

Ne syte e tu dallova lote
e thashe: ē'brenga Baba ka?!
Sot mendoj:
Babė, u dogje pa leshuar zė!


Ne pritje

Kam pritur - si shkembi,
si ylli skaj horizontit - ne pikellim,
vite me radhe...

Larg jam,
aty ku puthen jeta dhe vdekja -
aty i pertyp ditet e mia te gastarta...

Kur te vije,
ndoshta do te me gjeje te mplakur
e s'do te mund te qesh si flladi i pranveres

Te vdes - nga gezimi,
do te mundem!