Midis poetėve bejtexhinj, qė u shqua nė shekullin XVIII, ėshtė edhe Sulejman Naibi. Ai ishte nga Berati dhe jetoi e vdiq aty duke qenė bashkėkohės me Nezim Frakullėn.
Sulejman Naibi ka shkruar njė divan nė shqip por kopja e plotė e tij nuk ėshtė gjetur. Krijimtarinė e tij e njohim vetėm pėrmes 4-5 vjershave nė dorėshkrim. Megjithatė, ato e paraqesin si njė nga bejtexhinjtė mė tė talentuar, me frymėzim e kulturė poetike. Karakteristikė pėr vjershat e Naibit ėshtė lirizmi i kėndshėm, qė u jep atyre ngrohtėsi.
Ai i kėndon vashės sė bukur, natyrės, dhe ėmbėlsisė sė jetės. Pėrmes njė figuracioni tė pasur e plot ngjyra tė gjalla, Naibi e jep me shumė natyrshmėri bukurinė e femrės, ndjenjėn e dashurisė. Vjershat e tij janė shumė afėr natyrės sė kėngėve popullore edhe ndonjėra prej tyre si: "Mahmudeja e stolisurė„ kėndohet edhe sot nė Elbasan e nė Berat. Ja disa vargje tė saj;

Kėjo sevdaja e insanit(1)
Gjallė njerinė ē'e pėrvėlon,
Mahmudeja e Sulejmanit
Me gazep sokakut shkon.
Jelek kadife veshurė
Si mosnjeri nė kėtė dhč,
me buzė duke qeshurė,
ē'tė ka hije moj Mahmude!

Veēanėrisht e bukur dhe e frymėzuar ėshtė vjersha "Si kandil i djegurė„ , me njė figuracion tė pasur e plot ngjyra.

Cullufet e tua-lulet e zymbylit,
je vet'bukuriae kopshtit ku ke hyrė,

Pra, ka hak bilbili tė shikonj' me sy,
ta lėr trėndafilin, tė kėndonj' pėr ty.

Tė kėndoj pėr buzėt tė kuqe shafran,
tė kėndonj' pėr ballin, qė nuk zihet kurrė…

Nė krijimet e Naibit bie nė sy se gjuha ėshtė mė e pastėr, pa shumė fjalė orientale, si te bejtexhinjtė e tjerė. Ky kujdes i Naibit duhet tė ketė qenė i vetėdijshėm. Naibi ka pėrdorur tetėrrokshin dhe dymbėdhjetė rrokėshin.
Nė rrymėn e bejtexhinjve Sulejman Naibi mbetet nė shkallėn e njė liriku me talent tė vetėdijshėm.