Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 16 prej 16
  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,680
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime

    Ndahet nga jeta Sulejman Pitarka

    Aktori i portreteve tė paharruara nė teatrin e kinematografinė shqiptare
    Aktori me zėrin dramatik dhe herė-herė imponues


    Ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 83-vjeēare Sulejman Pitarka, njė ndėr aktorėt mė tė suksesshėm tė teatrit dhe kinematografisė. Protagonist i mbi 70 roleve nė teatėr dhe rreth 20 roleve nė kinematografi. Ai kujtohet nga publiku pėr secilin nga kėto role, tė vlerėsuara nga kritikėt si mjaft realiste. Nė historinė e dramaturgjisė shqiptare Sulejman Pitarka zė njė vend tė spikatur si dramaturg dhe pedagog i aktrimit i shkollės shqiptare pranė Akademisė sė Arteve.

    Tė gjitha rolet e Sulejman Pitarkės janė vlerėsuar nga kritika shqiptare si portrete origjinale, qė aktori i krijoi me zėrin dramatik, herė-herė imponues nė skenė.

    Kėto karakteristika i dhanė njė sinqeritet gati tė rrallė skenik Sulejman Pitarkės, aq sa rreth 20 vjet mė parė, njė nga admiruesit e tij i shkruante njė letėr shumė domethėnėse, ku nė pak rreshta pėrmblidhte ēdo vlerėsim: "Ju mė pėlqeni", i shkruante ai Pitarkės. "Mė pėlqeni, sepse mė duket se mė gėnjeni me lezet".


    Ai filloi punė nė majin e largėt 1951, kur u emėrua aktor profesionist nė Teatrin Kombėtar, ndėrsa mė pas Sulejman Pitarka, fitues i disa ēmimeve nė teatėr dhe kinematografi, mes tyre ēmimin pėr Karrierėn si edhe Medaljen "Mjeshtėr i Madh i Punės", ka manifestuar fuqi artistike pėr t'u ngjitur nė skenė edhe pasi i kishte kaluar tė tetėdhjetat.


    I lindur mė 2 Shkurt tė vitit 1924 nė Dibrėn e Madhe, Sulejman Pitarka i braktisi shumė shpejt studimet, pėr t'i ardhur nė ndihmė tė atit, pasi varfėria e skajshme e familjes nuk mund tė pėrballohej vetėm nga ai. Prej vendlindjes, vendoset nė qytetin portual tė Durrėsit, ku fillimisht detyrohet tė punojė si hamall, jo vetėm nė port, por edhe nė kriporet e Kavajės.

    Shumė shpejt, Pitarka fillon punėn si ndihmėsllogaritar nė njė firmė tė njohur italiane dhe mė pas nė Bankėn e Durrėsit, por, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ai i braktis financat pėr t'iu pėrkushtuar teatrit. Pas vitit 1945 ai interpretoi nė teatrin amator tė Durrėsit role nė dramat "Ishulli i paqes", "Invadimi", etj.

    Me ndihmėn e aktorit tė madh shqiptar, Mihal Popi, nė 1951 bėhet pjesė e Trupės sė Teatrit Popullor. Kanė mbetur tė paharruara pėr spektatorėt kryeqytetas rolet e realizuara prej tij nė skenėn e kėtij teatri nė dramat "Trimi i mirė me shokė shumė", "Syleshi", ''Orėt e Kremlinit", "Familja e peshkatarit", "7 shalianėt", "Vajza nga fshati", "Doktor Aleksi", "Epoka para gjyqit", etj.


    Ēuditėrisht, Pitarka ka luajtur role dytėsore deri nė vitin 1964, ndėrsa nė vitin 1956, i frymėzuar nga kujtimet e fėmijėrisė dhe nga pėrvoja e vėshtirė jetėsore, shkruan njė dramė tė spikatur tė dramaturgjisė shqiptare: "Familja e peshkatarit", tė cilėn e pason me vepra tė tjera.
    Kėsaj kohe i pėrkasin disa nga rolet e tij mė tė paharrueshme nė teatėr, si nė pjesėt "Halili dhe Hajria", "Borgjezi fisnik", "Epoka para gjyqit", "Vajza me flokė tė thinjura", "Prefekti", "Karavidhet", "Arturo Ui", "Njė nuse pėr Stasin", etj.


    Pas suksesit nė filmin "Debatik", Sulejman Pitarka do tė siguronte njė karrierė tė pasur edhe nė kinematografi. Nė fakt, ai e filloi me filmin "Furtuna" dhe pas "Debatikut" interpretoi edhe nė "Horizonte tė hapura", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Gjeneral Gramafoni", "Pas gjurmėve", etj. Roli i tij mė i spikatur ėshtė ai i Zheleznovit, komandantit rus, nė filmin "Ballė pėr Ballė". Ky film ka marrė pjesė nė Festivalin e Filmit nė vitin 1981 dhe ėshtė shpallur fitues i kėtij edicioni.
    Tė tjerė filma ku ai ka interpretuar janė: "Tinguj lufte" (1976), "Guna pėrmbi tela" (1977), "Rrethimi i vogėl" (1986), "Vdekja e burrit" nė vitin 1989, etj.


    Shumė studentė tė tij, sot aktorė tė njohur, thonė se pasaporta e krenarisė sė tyre ėshtė kur shprehen se kemi qenė studentė tė Prof. Sulejman Pitarkės, aktori i madh, i cili pas njėzet vjetėsh shkėputje, nė vitin 2005, u ngjit me shumė sukses nė skenėn e Teatrit Kombėtar, me interpretimin e shkėlqyer nė dramėn "Pjata e drunjtė". Pėr Sulejman Pitarkėn zėnė ndoshta mė shumė vend fjalėt e njė filozofi, i cili thotė ,"vlerat e njė kombi nuk varen nga madhėshtia e personaliteteve tė tij, por nga vlerėsimi qė populli u bėn kėtyre personaliteteve".ATSH.

    Nė teatėr

    "Ishulli i paqes"(1945)
    "Trimi i mirė me shokė shumė"
    "Syleshi"
    “Orėt e Kremlinit"
    "Familja e peshkatarit"
    "7 shalianėt"
    "Vajza nga fshati"
    "Doktor Aleksi"
    "Halili dhe Hajria"
    "Borgjezi fisnik"
    "Epoka para gjyqit"
    "Vajza me flokė tė thinjura"
    "Prefekti"
    "Karavidhet"
    "Arturo Ui"
    "Njė nuse pėr Stasin"
    "Pjata e drunjtė"(2005) etj


    Filmat

    "Debatik" (1961)
    "Furtuna"
    "Horizonte tė hapura"
    "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"
    "Gjeneral Gramafoni"
    "Pas gjurmėve",
    "Ballė pėr Ballė"
    "Tinguj lufte"
    "Guna pėrmbi tela"
    "Rrethimi i vogėl"
    "Vdekja e burrit"(1989) etj


    Pėr Sulejman Pitarkėn zėnė mė shumė vend fjalėt: "Vlerat e njė kombi nuk varen nga madhėshtia e personaliteteve tė tij, por nga vlerėsimi qė populli u bėn kėtyre.

    marr nga Koha Jone
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 25-03-2007 mė 14:23
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Lajm i hidhur jo vetem per familjen, por per krejt publikun qe e ka njohur dhe cmuar si aktor!

    Shigjeta, tek ky shkrim mund te lexohet qe z.Pitarka ka shkruar vete dramen "Familja e Peshkatarit" dhe disa vepra te tjera. Cilat jane veprat e tjera, ti a do te dije te sillje ndonje ketu?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    Ngushellime Familjes, miqve e kolegeve te tije ne teater e kinematografi..!!!

    Pitarka ishte nje artist i madh..

  4. #4
    Aleanca Kuq e Zi Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit Michigan U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,401
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ngushellime nga thellesia e zemres per familjen

    nje artist i madh ka per tu kujtuar gjithmone . shqiperia humbi nje njeri te madh .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,053
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ngushellime familjes
    ai ishte dhe mbetet aktor i madh
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #6
    ► ☆☆☆ ◄ Maska e AlbaneZ
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    5,007
    Faleminderit
    62
    76 falenderime nė 58 postime
    Ishte vertete i madh.

    Ngushellime familjes dhe u prehte ne paqe.

  7. #7
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,680
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Dita nuk gjeta ndonje informacion me shume per dramat qe ka shkruar perveē atyre qe permenden me poshte ne artikull.
    Ngushullime familjes!

    *****
    Lamtumirė Sul Pitarka!

    Pėr herė tė fundit u ngjit nė skenė nė dramėn "Streha e tė harruarve". Homazhet pėr artistin e skenės dhe ekranit bėhen nesėr paradite nė Teatrin Kombėtar
    Sulejman Pitarka vdiq dje, 24 mars, nė moshėn 83-vjeēare. Skena dhe ekrani humbi njė nga emrat mė tė rėndėsishėm tė historisė sė tij nė gjysmė shekulli. U lind nė Dibėr nė vitin 1924. Nė vitin 1927 kur ishte nė moshėn trevjeēare, familja e tij u vendos nė Durrės. Kėtu kaloi fėmijėrinė. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, filloi punė nė bankė.
    Disa pėrvoja skenike, pothuaj rastėsore, gjatė shėrbimit ushtarak (1945-'47) e shtynė tė interesohej mė shumė pėr teatrin dhe tė pėrfshihej nė lėvizjen amatore tė Durrėsit.

    Mė 1951, u pėrzgjodh pėr t'iu bashkangjitur trupės, ende nė formim, tė Teatrit Popullor (sot Teatri Kombėtar) nė Tiranė dhe po kėtė vit ai merr rolet e parė atė tė Hysen Agės, te komedia "Prefekti" i Besim Levonjės dhe tė Halilit tek drama "Toka Jonė" e Kol Jakovės, duke u bėrė menjėherė njė nga aktorėt kyē tė skenės ku interpretoi rreth 50 role qoftė nė dramė, qoftė nė komedi. Nė 1952 i bie tė luajė Ljapkin Tjoplinit nė komedinė e Gogolit "Revizori". Deri nė vitet '60 figura e tij do tė sprovohet mirė me personazhet e kryeveprave tė dramaturgjisė botėrore, dhe pikėrisht tė Shekspirit me Otellon, Pejxhin te "Gratė gazmore tė Uinsdorit" dhe Gildesernin te "Hamleti". Nė vitet '63-'64 shquan me interpretimin e "Borgjezit fisnik" tė Molieirit dhe Monseratit. Pas njė ndėrprerjeje disavjeēare Pitarka i kthehet Teatrit me role qė kanė mbetur nė vemendje tė shikuesit si aktori te Arturo Ui. Ai realizoi mjeshtėrisht karaktere tė dramaturgjisė shqipe, ndėr mė tė rėndėsishmit pėrmendin: "Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur", Bako te "Zonja nga qyteti", Sulemjan Vokshin te "Epoka para gjyqit", Turhani te "Kėshtu tė dua", Faiku te "Karavidhet".

    Kur pėrmendet emri i Sul Pitarkės nė teatėr, nuk ka si tė mos pėrmendet edhe autori i dramės "Familja e peshkatarit" njė vepėr qė pėr kohėn ėshtė vlerėsuar mjaft. Pitarka dramaturg ka shkruar edhe komedinė "Burri me pėrparėse", dramat "Trimi i mirė me shokė shumė" (1957), "Heronjtė e Linasit" (1967), "Kulla e Linasit".

    Ishte regjisori Gėzim Kame ai qė e ktheu nė skenė pas shumė vitesh, mė nė fund nė 2005 me dramėn "Pjata prej druri" pėr interpretimin nė tė cilin vlerėsohet nė festivalin e aktrimit "Apollon 2005" si aktori mė i mirė. Drama e Ruzhdi Pulahės "Streha e tė harruarve" ku Pitarka interpreton edhe me disa aktorė tė brezit tė tij, ishte interpretimi i tij i fundit nė Teatėr. Ai u ngjit nė atė skenė nė vjeshtė tė 2006 kur Teatri Kombėtar i dha titullin honorifik "Kalorės i skenės".

    Artisti i Popullit, Sulejman Pitarka ka edhe njė karrierė kinematografike. Edhe kėtu ai ka provuar ashtu si nė teatėr tė shkruajė skenar filmi. Ėshtė autor i "Oshėtimė nė bregdet". Si aktor kinemaje ka realizuar rreth 20 role qė nė filmat e parė tė Kinostudios. Pėrmendim rolet e mėsuesi te "Debatik", Sokrati te "Horizonte tė hapura", Galipi te "Tinguj Lufte", Lipja te "Pas gjurmėve", Zheleznovi te "Ballė pėr ballė", Xha Avdiu te "Gjeneral Gramafon", kasapi Ēelo te "Nxėnėsit e klasės sime", llambi te "Rrethimi i vogėl" dhe deri tek interpretimet e fundit "Vdekja e burrit" (1991) dhe tek filmi francez i regjisores Liri Begeja "Larg barbarėve".

    Ceremonia e homazheve pėr nder tė Sulejman Pitarkės do tė mbahet nesėr, mė 26 mars, nė orėn 11:30 nė sallėn "Kadri Roshi" tė Teatrit Kombėtar.

    Kinema

    Larg barabarėve (1994)
    Vdekja e burrit (1991)
    Historiani dhe kameleoni (1989)
    Rrethimi i vogėl (1986)
    Nata e parė e lirisė (1984)
    Nė prag tė lirisė (1981)
    Shtėpia jonė e pėrbashkėt (1981)
    Goditja (1980) (TV)
    Ballė pėr ballė (1979)
    Gjeneral gramafoni (1978)
    Pas gjurmėve (1978)
    Gunat mbi tela (1977)
    Tinguj lufte (1976)
    Horizonte tė hapura (1968)
    Debatik (1961)

    marr nga Shekulli
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,734
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dikur u ngjit ne skenen hyjnore te perjetesise Naimi,Sandri me vone,Ndreka,Kadriu,dhe tani Sul Pitarka.
    Ne i kemi perjetesuar mes roleve te paharruarra.
    Ishin heronjte e mbremjeve tona,ashtu bardhe e zi,si vete monitori i Televizoreve Iliria,si vete ditet e ftohta,te varfera te frikshme te diktatures.

    Ngushellime familjes Pitaraka,gjithe njerzve te tij te dashur kudo qe te ndodhen.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,212
    Faleminderit
    16
    87 falenderime nė 60 postime
    Shume lajm i hidhur. Po ikin njeri mbas tjetrit dhe bashke me ta nje epoke e tere e lavdishme e artit shqiptar.

    I pushtofte shpirti ne paqe dhe ngushellime familjes qe humbi njeriun e dashur por edhe skena shqiptare qe humbi nje talent te madh dhe figure te paharruar.

  10. #10
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,110
    Faleminderit
    126
    74 falenderime nė 54 postime
    NGUSHLLIMET E MIJA ME TE SINQERTA PER FAMILJEN DHE SHQIPTARET
    KJO ME KTHEU HIQ ME PAK SE 30 VITE PAS KUR SI NXENESE E SHKOLLES SE MESME LUAJTA NJE ROL NE 7 SHALJANET......KURR NUK ME KISHTE SHKUA MENDJA SE DO KEM RASTIN QE TE BEJE DIQKA TE VOGEL PER TE MADHIN SULEJMAN PITARKA E KJO ESHTE :SHPREHJE NGUSHLLIMI TE GJITHE ATYRE QE JETUAN ME TE E ATA JEMI NE TE GJITHE! e panjohura

  11. #11
    Bac, u kry! Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,055
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Filmat bejne pjese ne jeten e cdo njeriu, e sidoms per ne qe nuk kemi pas filma tjere pervec atyre Shqiptare......duhet thene qe Pitarka ka qene dhe do ngelet per nje brez te tere, pjese e jetes se tyre cdo her per mire.

  12. #12
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Do te jete nje humbje per kinematografine shqiptare

    Shpirti i tij u prehte ne paqe
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2005
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sa per te korrigjuar Shigjeten, jam dakort me te gjitha ato qe thote per aktorin e madh, dhe un shpreh ketu ngushellimet e mia te sinqerta per familjen dhe krejt publikun, por roli i tij i fundit nuk ka qene aspak te "streha e te harruarve" por te "pjata prej druri"j. Nje rol tejet i realizuar nga Pitarka, ku luante rolin e nje babai familjeje, dhe ku femijet e tij e hedhin dhe e presin per ta mbajtur dhe ne fund ai perfundon ne azil te pleqve...
    Nje rol ne nje drame ku i gjithe publiku dilte duke qare nga salla dhe kete e mbaj mend mire.
    Por Pitarka nuk shkoi aspak ne nje azil, por ne piedestalin e me te mireve.
    ISHTE ME I MIRI.

  14. #14
    Perjashtuar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Lagana, Larg dy Zemrave te bardha! Afėr Dashurisė pėr Atėdhe,kisha dash tjem SHQIPONJ,tė shkoi vend e mė vend kur t'jem i vetmuar tulem nė krahun tėnd,Nėna ime Shqipėri.nė zemrėn time,ke pėr tė qėn e vetmja ti. Firma: BaB-SaKaPi. RaKi_BMW@hotmail.com
    Mosha
    30
    Postime
    3,868
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ngushellime per Familjaret e Sulejman Pitarka ,
    ishte nje Aktor i pa pare Filmin qe ka ba ne France me pelqente jashtzakonishte dhe biles e kam par ate filmin 100000000 here saqe mu prish vidjoja nga te kthyerit .

  15. #15
    chacha Maska e diviner
    Anėtarėsuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    Dibra F*** City ; Dibra e Madhe
    Mosha
    29
    Postime
    351
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Ngushllime per SULEJMAN PEIARKEN

    me shum hidherim mora lajmin per Sulejman Pitarken
    si nxenes garova ne gara nderkombetare per recitim
    dhe si shkrimtar me prejardhje Dibrane zgjodha nje monolig nga vepra e tij"Familja e Peshkatarit" edhe se ishte konkureca shum e madhe mora vendin e pare, merita ishte e Ti
    Ngushllime familjes
    dhe te gjithe atyre qe e kane njohe SULEJMAN PITARKEN
    ngushllime ne emer te te gjith qytetareve te Dibres dhe nga une personalisht Lulzim Aziri qe u rita duke pershperite nje monolog nga "Familja e peshkatarit"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diviner : 28-10-2007 mė 22:45

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,346
    Faleminderit
    25
    21 falenderime nė 14 postime
    mir bet qe e kujtuat te ngratin sulejman.. se mu kujtua dicka qe duhet thene..

    drama familja e peshkatarit..qe u be dhe film dikur.. oshetim ne bregdet.. u shkrua nga sulejman pitarka bazuar ne kujtimet e tij te djalosherise te cilat i kaloj ne durres..
    pikerisht aty ku sot eshte pak a shume picaria 4 stinet.. ne vitet 1930 e ca ishte nje fushe me leshterik deti.. qe ndryshonte cdo vit sipas qejfit te valeve te detit.. por aty rrotull peshkataret kishin ndertuar ca kasolle e ca ureza me hunj ku meremetonin barkat e rrjetat e dilnin per peshkim..
    aty mes kasolleve rreth leshterikut te detit.. kishin shtepiz-kasollen e tyre dhe hasnedaret.. nje familje origjin dibrane e ardhur ne durres diku ne vitet 1900-1920.. e ca ndoshta..
    e pikerisht plakun e asaj shpije pershkruan sulejmani.. te cilin e njihte mire sepse tek ajo familje ai ka jetuar..e ka ngrene e me djemt e asaj familje eshte rritur..
    pra ishte nje familje e ndershme qe nxirrte buken me peshkim e tjera pun te rendomta..
    me vone diku nga vitet 1940 e ca djemte e asaj familje u lidhen me ate qe quhej ne ate kohe "Levizja" pra me levizjen komuniste apo nacional clirimtare..
    ne drame ..si veper artistike qe eshte.. ka dhe sajime.. pra devijime nga e verteta..
    pra djemte e plakut.. ishin te gjithe me levizjen e asnje me fashizmin.. por nejse..cdo krijim artistik i lejon trillimet..

    mbas clirimit keta djem u shkolluan e punuan kush oficer kush drejtor e kush arsimtar e zanatci..
    kuptonet se sulejmani shkonte vinte te miqte e tij .. te femijerise e rinise..
    mirpo nje dizaj i bie rrufeja kesaj familjeje..
    njeri nga djemte i derguar jashte nga vet partia e punes.. per te shpartalluar "armiqte e jashtem" na del sipas sinoptikave enveriste diversant qe don te vrase dullen e qe ka dale ne divjake.. me njefar xhevdet mustafe e tjere..
    edhe qe thoni ju..kalamaqer.. nje te sulmuar bene nje ushtri me police ne familjen e hasnedareve te shkrete.. (shtepia diku mbas shkolles tek posta qendrore) e ti ngarkon kafsherisht demonstrativisht (jo vetem Hasnedaret por dhe tjera familje) neper makina qe kishin gdhire tere naten prane dyerve te ketyre familjeve ( qe nuk dinin c baterdi po i pret) me pleq e plaka e gra e femije e vajza te reja.. e burra 50 60 70 80 vjecare pra.. krejt fisin e hasnedareve.. e ti degdis neper gulaget enveriste..
    tere qyteti e pa ate skene te turpshme te frikshme..
    10 - tra kamione usharako policore.. u ngarkuan me rraqe e njerez .. te mjere te pafajshem.. nga nje familje vertet fisnike e atdhetare e te edukuar.. e me reputacion ne qytet.. e ti vidhisin te shkretet ne firifistun.. e me dekada nuk u pane me ..
    fale demokracise se azem hajdarit e jo te sulejmanit e violet kadri manush rrushajve.. erdhen kush mbeti gjalle nga ai fis i nderuar.. ne qytetin e tyre prane shtepise se tyre e sot me nder mundohen te prosperojne e ti sherojne plaget e vjetra..

    lavdi azem hajdarit me shoke.. qe i zbardhen faqen mijra e mijra njerzve qe regjimi despotik enverist..( nomenklatura e te cilit militon sot ne ps te edvin arapo brace ruco gjinush zabitve) ..i cnderoj egersisht.. per 5 dekada..



    keshtu punet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-10-2007 mė 14:41

Tema tė Ngjashme

  1. Familjet e nderuara shqiptare
    By alumni in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 20:51
  3. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 10:20
  4. Sulejman Naibi - 1772
    By militanti1980 in forum Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2004, 05:06
  5. Si u vra Beqiri, nipi i Sulejman Vokshit,
    By Albo in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 03:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •