Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Nga shkrimtarët mbi shkrimtarët mbi shkrimet letërsinë

    D. H. Lawrence (shkeputur nga "Studime mbi Literaturen Klasike Amerikane.")

    Uitman, poeti i madh, do te thote shume per mua. Uitman, i vetmi njeri qe cau udhen perpara. Uitman, i vetmi pionier. Dhe vetem Uitman. Asnje pionier anglez, asnje francez. Asgje pionier-poet europian. Ne europe, te ashuquajturit pioniere jane thjesht novatore. E njejta gje ne Amerike. Perpara Uitman, asgje. Ne krye te gjithe poeteve, duke eksploruar xhunglen e panjohur te jetes, Uitman. Asnje pas tij. I madhi kamp i tij ne fund te nje rruge te ndritur. E shume nga poetet e rinj e te vegjel kane pushuar ne kampin e tij. Por askush nuk mundet te shkoje me tej. Sepse kampi i Uitman eshte ne fund te udhes, ne buze te gremines. Pertej saj hapesira blu, dhe zbrazetia blu e se ardhmes. Por nuk eshte udhe qe te con diku. Eshte qorrsokak.

    Male, male pafund. Dhe vdekje. Uitman si nje Moisi amerikan i cuditshem e modern. Tmerresisht i gabuar. E perseri nje udheheqes i madh. Funksioni esencial i artit eshte moral. Jo estetik, as dekorativ, as humbje kohe apo rikrijim. Por moral. Funksioni esencial i artit eshte moral.

    Por nje moralitet i brendshem, pasionant, jo didaktik. Nje moralitet qe ndryshon gjakun me teper sesa mendjen. Ndryshon gjakun fillimisht. Mendja ndryshon me pas, kur zgjohet.

    Tani, Uitman ishte moralist i madh. Ishte udheheqes i madh. Ishte ai njeri i madh qe nderroi gjakun ne venat e njeriut.

    ....

    Demokracia e vertete, ku shpirti takon shpirtin, ne udhe te hapur. Demokracia. Demokracia amerikane ku te gjithe ecin ne udhen e hapur. Dhe ku nje shpirt duket menjehere aty ku ecen. Jo nga rrobat apo pamja e jashtme. Uitman s'kish nevoje per to. Jo me ane te emrit familjar. Madje as me reputacionin e tij. Uitman dhe Melville, te dy nuk i llogariten fare keto. Jo me meshire progresive, as me vepra bamiresie. Pa pune fare. Me asgje, por thjesht vetveten. Shpirti kalon i pa stolisur, kalon ne kembe, dhe nuk eshte asgje me teper se vetvetja. Dhe u njohen, dhe u pane apo u pershendeten sipas asaj qe shpirti u tha. Ne qofte nje shpirt i madh, ka per tu adhuruar gjate rruges.

    Dashuria e burrit dhe e gruas: nje vleresim shpirti, nje adhurim i ndare mes tyre. Dashuria e shokeve: nje vleresim shpirti, nje adhurim i ndare mes tyre. Demokracia: nje vleresim shpirtrash qe ecin ne udhe te hapur, dhe nje shpirt i madh ne gjithe madheshtine e vet, ndersa ecen ne kembe midis turmes, teteposhte udhes se perbashket te te gjalleve. Nje vleresim i gezueshem i shpirtrave, dhe nje adhurim akoma me i gezueshem i shpirtrave te medhenj e me te medhenj, pasi ata jane e vetmja pasuri.

    Dashuria, dhe Bashkimi, e sollen Uitmanin ne buze te vdekjes! Vdekje! Vdekje!

    Por triumfi i mezashit te tij ende mbetet. I pastruar nga BASHKIMI, i pastruar nga VETVETJA, mesazhi triumfator i demokracise amerikane, i shpirtrave ne udhe te hapur, mbushur me vleresim te hareshem, me gadishmeri te qendrueshme, mbushur me gezimin e adhurimit, kur nje shpirt sheh nje tjeter shpirt te madh.

    Pasuria e vetme, shpirtrat e medhenj!
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Oscar Wilde - (shkeputur nga Eseja-Dialog "Kalbezimi i Jetes.")

    Asnje artist i madh nuk i sheh gjerat ashtu sic jane. Nese do ta bente kete, ai s'do te ishte me artist. Merr nje shembull nga ditet tona, e di qe ty te pelqejne gjerat Japoneze. Tani, a e imagjinon dot se Japonezet, ashtu sic na prezantohen ne art, ekzistojne vertet? Nese e imagjinon, ti s'e ke kuptuar kurre artin Japonez. Japonezet jane krijimi i vetedijshem, i qellimshem i artisteve te caktuar. Nese vendos nje pikture te Hokusai, apo Hokusain vete, apo cilindo piktor te atij vendi, perkrah nje zoteriu apo zonje te vertete Japoneze, ke per te pare se s'ka asnje ngashmeri sado te vogel midis tyre. Njerzit e vertete qe jetojne ne Japoni nuk ndryshojne nga Anglezet e pergjithshem, qe do te thote se ata jane mjaft te zakonshem, dhe s'kane asgje kurioze apo te cuditshme rreth tyre. Ne fakt e tere Japonia nuk eshte vecse nje hamendje. Nuk ka te tille vend, nuk ka te tille njerez. Nje nga piktoret tane me te mahnitshem shkoi kohet e fundit ne Boten e Luleve me shpresen prej budallai se do te shihte Japonezet. Gjithcka ai pa, gjithcka ai pati mundesine te pikturonte, ishin ca shendane dhe ca erashka.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Anton Cehov - mbi shkrimet e veta

    Ju ankoheni se personazhet e mia jane te depresuar. Ahhh, nuk eshte faji im! Behen keshtu vetvetiu, dhe kur jam duke shkruar nuk me duket se po shkruaj dicka depresive, e megjithate, une jam gjithmone ne humor te mire kur shkruaj. Vlen per tu theksuar se njerzit e depresuar apo melankolike gjithmone shkruajne per gjera te gezueshme, ndersa te gezueshmit depresojne te tjeret me shkrimet e tyre. Por une jam tip i gezueshem; te pakten, ashtu sic thone, e kam gezuar jeten time gjate 30 viteve te para.
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    (Thomas Mann mbi Geten)

    Getja e dinte se, me ze apo ne heshtje, njerzit do te benin "Ufff" kur ai vdiq. Ai e ndjente se ishte nje manifestim i asaj madheshtie qe i rendon botes, po aq sa e bekon ate. Ai misheronte kete madheshti ne formen me te lehte, formen me te bute qe madheshtia mund te marre--ate te nje poeti te madh. Por edhe nen nje maske te tille ajo nuk eshte aspak e rehatshme per kontemporanet. Corroditja dhe egersimi, si dhe dashuria e magjia jane pjese e saj.
    Summertime, and the livin' is easy...

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Kadare, i madh apo i famshem?
    Nga macia_blu në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 23:31
  5. Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •