Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Paraardhësit e shqiptarëve

    Banorët e hershem të vendit tonë!

    1. Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës

    Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Në fillim u banuan to zona që ishin në kushte gjeografike më të përshtatshme. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konipsol, në malin e Dajtit dhe në vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitive jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të thata,, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga erërat. Veglat e punës i punonin më gurë stralli dhe më rrallë prej kocke. Prej këtyre gurëve me anë të ashkëlzimit nxirrnin pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t'i përdorur si gërryese, shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjeve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin, njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër, rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjestarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë të plotë në periudha të mëvonshme, 6000-3000 vjet më parë, në epokën e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave të banuaras sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike përqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në Shqipëri, në Kosovë, në Malë të Zi e në Maqedoni. BBanorët e hershëm, nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë të qëndruehme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me lulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re martese, në martesën me çifte.

    2. Zbulimet e hershme teknike

    Ndër shpikjet më të rëndësishme të epokës së paleolitit është zbulimi i zjrrit, i cili i ndihmoi shume banorët e lashtë për të përmirësuar ushqimin dhe për t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anën e zjarrit solli ndryshime cilësore në organet tretëse të njeriut. Ndryshimet në ekonomi dhe në organizimin shoqëror të epokës së neolitit ndikuan për zbulime të tjera teknike, të mëdha për lashtësinë. Njerëzit mësuan të punonin enët prej balte, të cilat shpeshherë i zbukuronin me një shije të vërtetë artistike, mësuan të thirrnin dhe thurnin pëlhura që i përdornin për veshje, shtroje e mbulesë, filluan të ndërtonin kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe ishin të rrethuara me thupra e kallama të lyera me baltë nga jashtë për t'u mbrojtur nga era e të ftohtët. Në epokën neolitike, veglat e punës, veçanërisht ato prej stralli, u përsosën shumë, në krahasim me epokën e mëparshme. U shpikën vegla të reja pune. Për buarjen e drithit u shpikën gurët e blojës, për punimin e tokës filloi të përdorejk shatii i përgaditur prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin e rrjetave dhe të grepave për zënien e tij. Po kështu u përgaditën edhe mjete të reja për gjuetinë e kafshëve të egra. Ekonomia në epokën neolitike u gjallërua më tej me zbutjen e kafshëve të egr e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake. Ndonëse primitive, gjuetia i ndihmoi njerëzit e kësaj epoke të zbutnin delen, dhinë, kalin, qenin. Të gjitha këto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan lidhjet me grupet e banorëve të tjerë dhe nsitën marrdhëniet e këmbimit në mes tyre, deri edhe në krahina të largëta. Në epokën pasardhëse, në atë eneolitike (të bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bënë nryshime të reja. Ukrijua ndarja e ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore. Disa grupe banorësh merreshin kryesisht me kujqësi dhe grupe të tjera merreshin me blegtori. Blegtorët qenë më shumë banorë endacakë. Këta filluan të popullonin përsëri shpellat. U krijuan vendbanime të reja edhe në qendra të hapura malore. Buzë lumenjeve u krijuan vendbanime të tipiut palafit, ku dyshemetë e shtëpive viheshin mbi trarë të ngulur në fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe më shumë. Risi teknike e madhe e kësaj kohe ishte fillimi i punimit të veglave të punës prej bakri. SHoqëria njerëzore hyri kështu në një epokë të re, në atë të punimit të metaleve. Po kështu toka filloi të punohet me parmendë, duke përdorur kafshët tërheqëse,kalin dhe qetë. Ekonomia blegtore i dha përparësi punës së burrave. Filloi të dobësohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit në ekonomi dhe në grupet shoqërore filluan ta merrnin burrat. Lindi kështu në epokën eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua më shumë në epokën e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe në atë të hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.).

    3. Pellazgët

    Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të dytë p.K. erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popullatash blegtore. Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge, për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Rgjeut. Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme, ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti, historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ILIRËT

    1. Origjina e Ilirëve

    Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

    2. Fiset kryesore ilirie

    Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

    - TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

    - ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

    - DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

    - ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

    - ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

    - DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

    - DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

    - PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

    - MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

    - KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

    - THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

    3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire

    Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen në vende të ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe një mbrojtje të sigurt natyrore. Përreth tyre kalonin rrugët tradicionale të komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve më të lashta, bronzit e fillimi i epokës së hekurit. Vendbanimet ilire ishin të fortifikuara dhe të hapura. Vazhduan të përdorëshin edhe vendbnime të tipit palafit. Tipi i parë i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim të drunjtë. Kishte edhe vendbanime të rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (në afërsi të Shkodrës) është vendbanimi më tipik për trevat e Ilirisë së Jugut. Ajo është e ngritur mbi një lartësi jo të madhe. I gjithë vendbanimi është i fortifikuar me mure guri të trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janë të punuara me mure guri të thyer. Fortifikimet në këtë kohë nuk kanë qenë të pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit të Gajtanit është e punuar me gurë të mëdhenj, të latuar më mirë. Banesat kanë qenë prej druri, në trajtë kasollesh, të ngritura në faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipërfaqja e këtyre vendbanimeve është 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me përmasa më të mëdha, deri në 15 ha. Vendbqanimet e kësaj kohe kanë pasur ekonomi fshatare, me një artizanat të zhvilluar të qeramikës e të metaleve. Mënyra karakteristike e varrimit për ilirët ishte varrimi në tuma, në kodra artificiale prej dheu. Përmasat e këtyre tumabe shkojnë në lartësinë 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Në mesi e çdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parë. Ai vihej në sipërfaqe të tokës ose i futur në taban. Herë-herë ky varr rrethohej me një unazë të madhe prej gurësh. E gjithë kjo sipërfaqe mbulohej me dhe e gurë, duke krijuar një kodër ku vazhdonin të bëheshin varrimet.

    4. Kolonitë helene në Iliri

    Helenët themeluan kolonitë e para të tyre në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut Lindor, në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i FIerit), mbi bazën e vendbanimëve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Dyrrahu, që mbante edhe emrin Epidamm, që në shek. V p.K. u kthye në një qytet-shtet (polis) të zhvilluar. Interesat e mëdha që kishte Greqia për këtë qytet bënë që për shkak të grindjeve që kishin plasur në Dyrrah, të fillonte lufta e Peloponezit, e cila fërfshiu Greqinë dhe vazhdoi për 30 vjet rresht. Ilirët lejoheshin të vendoseshin në Dyrrah, prandaj kjo koloni pati një numër të madh ilirësh. Dyrrahu shumë shpejt u shndërrua në një port të rëndësishëm dhe u njoh si porti më i madh i Adriatikut. Që në shek. V.p.K ky qytet preu monedhën e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotë se Dyrrahu u kthye në koloni romake. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet qe në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet, që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jshtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Këtu vinin edhe nga vende të tjera për të mësuar. Cicerroni e quan Apoloninë "qytet i madh e hijerëndë". Këtu, shtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arnë luftimesh ndërmjet ilirëve, epiriotëve, maqedonasve e romakëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SHTETET ILIRE

    1. Mbretëria e Enkelejve (shek IV-335 p.K.)

    Që nga shek. XI p.K. ekonomia ilire mori një zhvillim dheorganizim të ri. Në disa degë të ekonomisë, si në blegtori, në zejtari e më vonë edhe në bujqësi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi në dendësimin e marrdhënieve tregtare të brendshme dhe me vendet fqinje, si me Greqinë, me Italinë e me krahina të tjera lindore. Kjo bëri që të veçohet aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu në krye të fiseve të veçanta. Këto filluan të bashkonin edhe fise të tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Që nga shek. VII p.K. u krijuan federatat e taulantëve, e molosëve dhe e fiseve të tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri. Nga fundi i shek. V p.K. u krijua shteti ilir. Mbreti i parë që njohim është Sirra. Qendra e kësaj mbretërie ndërroi vend që nga juglindja, ku u formua Mbretëria e Enkelejve, në jugperëndim, në Mbretërinë e Taulantëve dhe më vonë tek ardianët, në krahinat veriore. Në shek.IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm. Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylitpati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t'i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilirëve tribut vjetor. Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lishën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shunte grindjet politike në end, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua. Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dh përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin nga varësia maqedonase.

    2. Mbretëria e Taulantëve (335-231 p.K.)

    Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enklejtë me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t'u shkëputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët, ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore. Politika e mbretërve të dinastisë së Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë. Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Pas kësaj maqedonasit u përpoqën të futnin nën varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë, që do t'i bënte ata zotër të Adriatikut. Pas kryengritjes së vitit 312 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K. Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhës i Glaukisë, krijoi marrëdhënie miqësore me Epirin, por këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën e paraardhësve vazhdoi më me forcë dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bë edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti të rikëmbënte e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha e sundimit të dinastisë së Glaukisë shënon faqe të rëndësishme për historinë ilire. Shteti Ilir i Ultësirës Bregdetare të Adriatikut u bëri ballë synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe pushtimeve epirote, duke siguruar një zhvillim të hovshëm ekonomik e kulturor në të gjithë Ilirinë. Ekonomia qytetare gjatë pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim të plotë. U ngritën shumë qytete të reja me arkitekturë urbane bashkëkohore dhe me mure mbrojtëse të fuqishme. Arti e kultura morën një zhvillim të paparë deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet kryesore ilire që morën zhvillim janë Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenë edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Këto qytete luajt¨n rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonominë e kulturën e vendit, por edhe në historinë politike të Ilirisë. Përfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe përzirja e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në zgjerimin e marrdhënieve tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtë tij.

    3. Mbretëria e Ardianëve (231-168 p.K.)

    Kjo mbretëri u formua në shek.III p.K., pas dobësimit të pushtetit të taulantëve. Mbretëria Ardiane përben bashkimin më të rëndësishëm politik që u formua nga ilirët. Themeluess i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbretëroi gjatë viteve 231-168 p.K. Mbretëria Ardiane bashkoi nën pushtetin e vet gjithë tokat ilire të Veriut me ato që u përkisnin më parë enklejeve dhe taulantëve, duke shtrirë kufijtë shtetërorë që nga lumi Vjosa, në jug, deri në Dalmacinë e mesme, në veri, dhe në lindje që nga trevat rreth liqenit të Ohrit deri në bashkimin e dy Drinave, në Kukës. Kryeqytet i Mbretërisë Ardiane u bë Shkodra. Në këtë kohë shteti ilir arriti organizimin më të larztë social-politik. Lindën edhe një sërë qytetesh të reja ilirie. Baza e shoqërisë ilirie ishin qytetarët e fshatarët e lirë dhe skllevërit. Fshati ilir tek ardianët kishte një numër të madh fshatarësh të shpronësuar, të cilët ishin të detyruar qe një pjesë të prodhimit t'ua dorëzonin zotërve të vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbretëri trashëgueshme. Drejtimi i mbretërisë bëhej edhe me bashkësundues ose me miqtë e mbretit. Fronin mbretëror kishin të drejtë ta zinin edhe gratë. Qytetet kishin të drejtën e vetëqeverisjes së tyre, brenda kuadrit të shtetit ilir; në krye të tyre qëndronin polidinastët, sundimtarët e qyteteve. Në kohën e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbretërisë Ardiane gjatë tri luftërave kundër sulmeve të pushtusve romakëve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lufta e Ardianëve kundër pushtimit romak

    1. Lufta e Parë Ilire-romake (229-228 p.K.)

    Armë dhe pajisje luftarake ilire Në fillimet e Mbretërisë Ardiane, shteti ilir arrit fuqizimin më të madh ushtarak, duke u bërë një forcë shumë e madhe detare në Adriatik. Mbreti Agron e rriti ushtrinë e tij dhe ndërtoi flotën detare më të madhe që kishin pasur ndonjëherë mbretërit e mëparshëm ilirë. Kjo shtoi ndikimin politik të Mbretërisë Ilire në Ballkan. Pas vdekjës së Agronit fronin e mori Teuta, një grua e vendosur që të vazhdonte politikën e paraardhësit të saj për forcimin e shtetit ilir. Ajo mori masa ushtarake për ta bërë shtetin ilir zotërues të anëdetjes së Adriatikut. Për këtë në vitin 229 p.K. ushtritë ilire pushtuan Korkyrën dhe qytetin më të pasur të Epirit, Foiniken. Epirotët u shkëputën nga aleanca me grekët dhe u lidhën me shtetin ilir të ardianëve. Fuqizimi i shtetit ilir vinte në kundërshtim me interesant e romakëve, fqinjëve perëndimorë. Në këto rrethana filloi Lufta e Parë Ilire-romake. Në vitin 229 p.K. ushtritë romake me 200 anije u nisën kundër ilirëve. Demetër Fari, komandant i Teutës, që ndodhej në Korkyrën e pushtuar nga ilirët, ia dorëzoi qytetin romakëve, të cilët më pas pushtuan Apoloninë e Dyrrahun, duke kaluar në veri kundër Isës e Farit. Romakët zunë pozitat kyçe tregtare e ushtarake të Adriatikut. Duke mos qenë në gjendje t'u bëjë ballë romakëve, Teuta u tërhoq në qytetin Rizon (Risani, në gjirin e Kotorrit), duke kërkuar paqe. Në vitin 228 p.K. u bë paqja me romakët, të cilët e ngushtuan së tepërmi shtetin ilir, duke kufizuar nga Neretva deri te qyteeti i Lisit. Si sundimtar i shtetit të ardianëve u vendos Demetër Fari. Dyrrahu e Apolonia u vunë nën protektoratin romak. Ne këtë humbje të madhe me romakët ndikun qëndrimi separatist i aristokracisë taulante dhe tradhtia e Demetër Farit, i cili u dorëzoiromakëve edhe të gjithë flotën ilire. Fillimin e luftës së romakëve kundër ilirëve, historianët romakë e shpjegojnë me piraterinë ilire dhe me sjelljen e keqe të Teutës ndaj përfaqësuesve romakë. Në fakt ky ishte vetëm preteksti që përdorën romakët për të filluar luftën, kurse shkaku i vërtetë i pushtimeve romake ishin synimet hegjemoniste të Romës në atë kohë, kur ajo ishte kthyer në një nga shtetet më të fuqishme meshdhetare. Fuqizimi ekonomik ilir po dëmtonte interesat e tregtarëve dhe të skllavopronarëve romakë. Prandaj edhe agresioni ushtarak romak u parapri nga masa ekonomike. Meqenëse monedhat prej argjendi të Dyrrahut e të Apolonisë kishin hyrë në qarkullim edh në tregjet romake, për të ndaluar vërshimin e tyre, romakët vendosën që edhe ata të prisnin monedhën e tyre prej argjendi.

    2. Lufta e Dytë Ilire-romake (219-218 p.K.)

    Kjo luftë erdhi si kundërvënie e romakëve kundër përpjekjeve që bënë ilirët për të rikëmbur shtetin e tyre dhe për ta shkëputur atë nga varësia romake. Demetër Fairi, pasi kishte plotësuar ambicjet e tij për pushtet, filloi t¨ndiqte një politikë të pavarur, në kundërshtim me paqen e nënshkruar me romakët, në vitin 228 p.K. Kjo gjë pajtohej edhe me intresat e vendeve fqinje. Demetri përfshiu përsëri nën sundimin e tij të gjith¨territorin e Mbretërisë Ardiane, duke lidhur edhe aleancë me Maqedoninë. Së bashku me të, Demetër Fari invadoi Peloponezin, kurse më vonë me ushtrinë e vet mori disa nga qytetet që Roma i kishte vënë nën varësinë e saj, forcoi ushtrinë ilire dhe ripërtriu flotën detare. Ndërkohë gjendja politike e brendshme në mbretëri u dobësua nga përçarja ndërmjet drejtuesve të shtetit ardian. Skerdiladidi, i cili qe bërë bashkësundimtar me Demetër Farin, u bashkua me romakët. Kjo gjendje e lehtësoi senatin romak për të ndërhyrë përsëri ushtarakisht në Iliri. Pas dy betejave që u zhvillun në qytetin e Dimalit dhe në Far, romakët e thyen Demetër Farin, i cili u detyrua të largohej në Maqedoni. Kështu Mbretëria Ardiane, në vitin 218 p.K., hyri përsëri nën varësinë e Romës, duke qnë e detyruar të jepte tribut vjetor. Sundimtar i Mbretërisë Ardiane u bë Skerdiladidi.

    3. Lufta e Tretë Ilire-romake (168-167 p.K.)

    Kjo luftë u parapri nga një gjendje e vështirë politike e krijuar në mbretëri. Skerdialdidi prishi aleancën me Maqedoninë dhe u bashkua tërësisht më romakët. Filipi II i Maqedonisë, ndërkohë thurrte plane për të dalë në brigjet e Adriatikut, prej nga mendonte të hidhej në Itali. Këto synime filloi t'i realizonte me pushtime të gjera në Mbretërinë Ardiane, duke u përpjekur të bëhej edhe zot i Apolonisë. Kjo bëri që ushtritë romake të hidheshin përsëri në Iliri, në vitin 205 p.K., për të mënjuar rrezikun maqedonas. Lufta e gjatë romake-maqedonase, që u zhvillua kryesisht në truallin e Mbretërisë Ardiane, e dobësoi këtë ekonomikisht e politikisht. Në Iliri u forcuan grindjet ndërmjet përkrahësve të Romës dhe përkrahësve të Maqedonisë dhe kjo shkaktoi përçarje. Në vitin 181 p.K. në krye të Mbretërisë Ardiane u vu Genti, i cili për të rikëmbur mbretërinë e tij, filloi të ndiqte një politikë antiromake, duke u bashkuar përsëri me Maqedoninë. Genti ndoqi një politikë të brendshme të vendosur për të bashkuar vendin e tij të përçarë. Për këtë mori masa për ngushtimin e pavarësisë që kishte aristokracia e qyteteve, duke forcuar kështu pushtetin qendror të mbretërisë. Me flotën detare ilire filloi të vinte përsëri nën kontroll anëdetjen e Adriatikut. Për të përballuar sulmet romake, në vitin 171 p.K., u krijua koalicioni iliro-maqedonas-epirot, i cili nuk dha rezultat, meqë Perseu, mbreti Maqedonasë, nuk i mbajti premtimet e dhëna. genti lidhi aleancë edhe me Mbretërinë Dardane. Senati romak veproi me ashpërsinë më t¨madhe kundër politikës së pavarur të Gentit. Një ushtri e madhe romake zbarkoi në vitin 168 p.K. në brigjet e Ilirisë dhe rrethoi kryeqendrën e mbretërisë, Shkodrën. Politika romake "përça e sundo" bëri që shumë qytete e krahina ilire të mos i shkonin në ndihmë Gentit. I ndodhur në gjendje të vështirë, Genti i kërkoi armëpushim pretorit romak Luc Anicit. Pas bisedimeve që duket se patën përfundime paqësore, romakët me pabesi e burgosën Gentin dhe familjen e tij dhe pushtuan Shkodrën. Kjo shënoi edhe rënien përfundimtare të Mbretërisë Ardiane, në vitin 167 p.K. Me këtë luf¨te së Shkodrës, në territorin e Mbretërisë së mundur Ardiane u krijua një njësi e re politike, Federata e Dalmatëve, që e kishte qendrën në pjesën veriore të mbretërisë. Kjo federatë u krijua në shek.II p.K., duke zgjeruar seundimin e vet deri në kufi me liburbnët, në veri, dhe daorsët, në jug. Dalmatët vazhduan luftën kundër zgjerimit të pushtimeve romake në Iliri deri në shek. I p.K.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shteti i Epirit

    1. Mbretëria e Molosëve (shek. V-IV.p.K

    Shteti i Epirit ndodhej në jug të shtetit të ardianëve. Ai shtrihej nga lumi Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë dhe nga deti Jon deri në malet Pindit. Popullsia e këtij shteti ishte ilire, prandaj edhe shkrimtarët grekë i quajnë epirotët "barbarë", sipas traditës së kohës antike, kur të gjithë popujve jogrekë u vihej ky epitet. Në Epir jetonin 14 fise të mëdha me shumë fise të tjera më të vogla. Fiset kryesore ishin molosët, kaonët e thesprotët. Organizimi shtetëror i Epirit filloi që në shek.V p.K. Mbreti i parë epirot që njohim, është Admeti, mbret molos. Mbretëria Molose krijoi një oraganizim politik e ushtarak më të fuqishëm se të tjerët. Kjo i dha mundësi asaj të njihej në Ballkan si shtet i fortë në qendër të Epirit, aq sa në fundin e shek.V p.K. Separta e Athina bënë përpjekje të mëdha që secila të kishte përkrahjen e shtetit molos. Tharypa, mbret molos (42-85 p.K.), i edukuar që në moshë të re në shkollat e Athinërs, ndërmori një sërë reformash, duke përsosur organizimin e mbretërisë së tij. Me këto reforma ai përshpejtoi njëkohësisht ndikimet greke në Epir. Forcimi i organizimit shtetërorë i dha mundësi Mbretërisë Molose të zgjeronte kufijtë e vet. Edhe pasardhësit e Tharypës, Alketa dhe Neoptolemi, që sunduan në në gjysmën e parë të shek.IV p.K., e vazhduan politikën e zgjerimit të territorëve shtetërore. Prandaj në shkrimet e vjetra, Alketa përmendet si "sundimtari më i lartë i Epirit". Kjo bëri që molosët të viheshin në krye të bashkimit të parë politik të epirotëve, me krijimin e Lidhjes Molose, në fillimet e shk.IV p.K.

    2. Lidhja Molose (shek. IV- 0 p.K

    Lidhja Molose kishte karakter federativ monarkik. Në të merrnin pjesë disa fise epirote, në krye të të cilave qendronin molosët. Çdo fis merrte pjesë në qeverisjen e shtetit me anë të përfaqësuesve të zgjedhur prej tij. Në krye të shtetit qëndronte mbreti, që vinte nga dinastia molose e Ajakidëve. Ai kishte pushtet të trashëgueshëm. Mbreti ishte edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Pas mbretit qëndronte prostati, i cili ishte mbrojtës i ligjeve të vendit dhe i interesave të atyre që e kishin zgjedhur, duke kufizuar pushtetin mbretëror. Përkrah tij vinte sekretari. Të dy këta fuksionarë të lartë të shtetit zgjedheshin çdo vit nga Kuvendi i Popullit, i cili përgadiste ligje e vendime. Lidhja Molose e vazhdoi politikën e zgjerimit të kufijve të vet. Në mesin e shek. IV p.K., nën varësinë e saj u vunë tokat e koinonit të thesprotëve e të kaonëve. Me këtë molosët siguruan daljen në detin Jon. Lidhja Molose krijoi një aleancë të qëndrueshme me Filipin II të Maqedonisë, kur kjo ishte kthyer në një mbretëri kryesore në Ballkan. Në vitin 4 p.K., me kërkesën e Tarantit (Taranto), mbreti molos Aleksandër kaloi në Italinë e Jugut për të mbrojtur kolonitë helene që po kërsënoheshin nga fiset italike. Në fillim ushtria e tij pushtoi Apuljen, Heraklenë e qytete të tjera. Fitoret ushtarake të epirotëve i detyruan shumë qytete italike, madje edhe Romën, të lidhnin marrëveshje me Aleksandrin. Por pas disa vjetësh fiset italike, me forca të mëdha të bashkuara, i thyen epirotët në luftën e zhvilluar në afërsi të Kozencës në vitet 1-0 p.K.

    3. Symahia (330-233 p.K.)

    Pas dështimit të ALeksandrit në Itali, në shtetin e Epirit shpërthyengrindje të brendshme politike, që çuan në prishjen e marrdhënieve të mira me Maqedoninë. Në një gjendje të tillë u kriju symahia (aleanca) epirote, e cila zgjati nga viti 0 deri në vitin 2 p.K. Symahia u krijua nga bashkimi i shtetit të molosëve me aleatët e vet. Shteti epirot e ruajti karakterin federativ me bazë monarkike, por ndryshoi baza juridike e tij, e cila dobësoi pushtetin e sundimtarëve molosë. Çdo bashkësi fisi që bënte pjesë në symahi, kishte të drejta të barabarta me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Çdo krahinë merrte pjesë në qeverisjen e përgjithshme të vendit me përfaqësuesit e saj. Symahia i vuri bazat kushtetuese krijimit të një shteti të vetëm epirot. Për rreth 0 vjet symahia përjetoi një periudhë tarazirash politike, nga lufta që bënin pretendentët për fronin mbretëror. Në vitin 297 p.K. në krye të shtetit të Epirit erdhi Pirroja. Ai me vendosmëri arriti plotfuqishëm ushtarak. Këto masa e forcuan shtetin e Epirit si nga ana e organizatave, ashtu edhe nga ajo ushtarake. Gjatë sundimit të Pirros (297-272 p.K.) Epiri zhvilloi një politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtete të fuqishme të kohës. Epiri njohu një lulëzim t¨jetës qytetare, me një veprimtari të dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja. Pirroja, me anë luftërash e pushtimesh, i zgjeroi kufijtë e shtetit të Epirit në kurriz të shteteve fqinje. Në veri pushtoi tokat ilire deri te lumi Shkumbin, në lindje tokat deri në Vardar, kurse në jug pushtoi tokat e Greqisë deri në Kroint. Me kërkesën e qytetit Tarant në vitin 280 p.K. Pirroja zbarkoi me një ushtri të madhe Italinë e Jugut. Në luftërat që zhvilloi, i theu keqas romakët, por edhe epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve që arriti edhe në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 27 p.K., u kthye në Epir, ku përsëri nuk ndenji qetë. Me ushtrinë e tij hyri në Greqi, por u vra gjatë luftës që zhvilloi më 272 p.K. në qytetin Argo, në gjirin e Korintit. Pas kësaj Epiri u përfshi përsëri në grindje të brendshme dhe kjo çoi në ngushtimin e kufijeve të shtetit. Në vitin 24 p.K. Epiri u shndërrua në republikë të federuar të quajtur Lidhja Epirote, me kryeqytet Foiniken (Finiqi, afër Sarandës). Shteti epirot nga pushtuesit romakë në vitin 167 p.K. Romakët kthyen në robër 150 000 epirotë dhe shkatërruan 70 qytete të tyre, duke grabitur tërë arin e argjendin që kishin banorët.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    MBRETËRIA DARDANE

    1. Krijimi i Mbretërisë Dardane

    Në shek.IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri t qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët. Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin sklavvopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte sklleverit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqëshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plgosurit e tyre. Forca e kësaj ushtrie u tregua sidomos në shek.III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dynjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme. Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me Mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe konflikte, të shtyrë nga aristokracia skllavpopronare, që luftonte për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët. Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrinin kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut, duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në kifijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi uishtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijv të Maqedonisë.

    2. Luftërat e dardanëve kundër maqedonasve

    Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në ;aqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ishtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.K. ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri. Në vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të rrreja në jug të kufirit të tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset klte të bastarnëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtritë klte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.

    3. Luftërat e dardanëve kundër romakëve

    Luftërat e dardanëvekundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë në provincë romake. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithkëtë në vitin 97 p.K. romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I p.K dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Arti dhe Kultura Paganizmi

    1. Arti ilir në prehistori

    Gjatë periudhës së prehistoris, ilirët kishin tëzhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës. Motivet gjeometrike që zbukuronin qeramikën punoheshin me tekniken e gërvishjes dhe të mbushjes së figurave me ngjyrë të bardhë. Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin. Parimet estetike të zbatimit të artit dekorativ ilir janë simetria dhe harmonia e kompozimit të motive, përshtatja e kompozimit me formën e objektit dhe hijeshimi i pjesëve më të dukshme të sendeve. Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve, që, së bashku me parimet e tij bazë, i kanë dhënë artit deokrativ ilir një bukuri të veçantë, shumë të pëlqyeshme edhe për artëdashësit e kohëve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.

    2. Arti ilir në periudhën qytetare

    Në periudhën qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua në një drejtim të ri më të lartë, me teknikë bashkëkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerëzish me veshje ilire tek ilirët. Modelet më të mira të kësaj skulpture janë zbuluar në trevat e fiseve ilire të amanetëve, bylinëve, taulantëve, japodëve e liburnëve. Përhapje të gjerë mori në të gjithë Ilirinë arti i punimit të terrakotave prej balte (figurina të vogla, të punuara kryesisht me kallëpe), të cilat paraqesin zakonisht kultet e kohës. Këto terrakota shpeshherë i gjejmë të punuara me frymëzim vendës. Edhe arti dekorativ mori një zhvillim të ri, ndonëse u përdor më rrallë. Ai u shtri kryesisht në artizanatin ilir. Shfaqjet më të arrira i gjejmë në punimin e enëve prej balte ose prej bronzi dhe në pafat metalike të brezit. Në shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enë kozmetike të zbukuruara në reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet më të njohura janë pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcës së Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftërash, figura shpendësh e kafshësh, po kështu edhe paftat e Gostilit (në Malin e Zi) në veri të liqenit të Shkodrës. Arti dekorativ zbatohet në këtë kohë edhe në arkitekturë, sidomos në varret monumentale.

    3. Kultura e ilirëve

    Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të saj dhe për veçoritë etnike që ka. Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V p.K., kur një sërë objektesh morën forma të përkthyera, tipike ilire, me një art dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo kulturë u formua në sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet e fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjë. Në bazën e kulturës ilire qëndron niveli i lartë i punimit të qeramikës dhe veçanërisht i punimit të objekteve prej argjendi e prej ari, veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh tryeze, enë për mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enë rituale. Karakteristike për ilirët janë enët me dy vegla të ngritura lart mbi buzë, që përdoreshin për të pirë. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdorëshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndër to ka forma që janë tipike ilire, siç janë hanxhari me kurriz të përkulur dhe përkrenarja ilire. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej hekuri. Gjatë shek. V-II p.K. kultura ilire arriti një nivel të ri lulëzimi, me zhvillimin e kulturës qytetare. Karakteristikë dhe meritë e ilirëve është se ata nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por ditën të huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore, si në ekonomi, në organizimin politik, ahtu edhe në fushën kulturore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua me përhapjen e ndikimit helen në Iliri, ashtu si në të gjithë Mesdheun. Një sëre qendrash prehistorike u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit të qyteteve bashkëkohore të Greqisë, që në ate kohë u përhap në gjithë pellgun e Mesdheut. Banesat një-e dykatëshe ishin të ngritura me gur të punuar, me panimetri të njëjtë me banesat helene. Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetëm teatri i Bylisit, i ngritur në shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesë e jetës së kulturuar ishin edhe shëtitoret e portikët ku njerëzit, veçanërisht aristrokraciam, duke shëtitur, zhvillonin biseda shoqërore, filozofike e politike. Në këto vende, gjatë shëtitjes, jepeshin edhe mësime. Monumente të këtilla kulturore janë zbuluar në gërmimet erkeologjike në Bylis e në Nikaja të Fierit si dhe në Dimal (në rrethin e Beratit). Në Bylis, pranë teatrit ishte ndërtuar stadiumi, gjimnazi dhe shëtitorja. Një teatër është zbuluar në Nikaja, kurse në Amantie (Plloça e Vlorës) është zbuluar një stadium. Krahas teatrit, muzikës dhe gjimnastikës, u zhvillua edhe letërsia. Edhe pse nuk kemi tzë trashëguara vepra të këtilla, kjo nënkuptohet nga vetë niveli kulturor i qyteteve ilire. Siç mësojmë nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra për artin ushtarak. Rritja e tregtisë me qendrat helene bëri që të përlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u përshtatej kërkesave të tregut dhe të prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatë, traditat ilire në artizanat u ruajtën në shumë krahina ilire, sidomos në punishet dardane. Përhapje të gjerë mori gjuha greke, e cila përdorej si gjuhë tregtare dhe zyrtare. Megjithëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë evropianë, nuk kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë. Për këtë dëshmojnë mbishkrimet e zbuluara, të cilat japin rreth 1000 fjalë ilire, të shkruara me alfabetin grek ose latin. Këto fjalë paraqesin emra ilirë të njerëzve, të fiseve, të perëndive, të lumenjve, të qyteteve etj. Gjuha ilire është gjuhë indo- evropiane dhe ka elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisë së Jugut. Nga kjo gjuhë janë ruajtur400 mbishkrime të shkruara me një alfabet të veçantë. Për një jetë të kulturuar të ilirëve dëshmojnë edhe shkrimtarët e jashtëm grekë, sipas të cilëve ilirët bënin një jetë shumë të hijshme, e donin jetën shoqërore dhe ishin shumë të drejtë e mikpritës.

    4. Paganizmi

    Paganizmi është besimi në shumë perëndi. Është forma më e lashtë e besimit që kishin njerëzit. Një përhapje të gjerë tek ilirët pati kulti i Diellit, që simbolizohej në formën e rrethit, të kryqit të thyer, të spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtën edhe banorët e Apolonisë. Mjaft i përhapur ka qenë edhe kulti i gjarprit. Atë e konsideronin mbrojtës të luftëtarëve dhe mbrojtës të të vdekurve; kurse në mitologjinë e lashtë, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirëve. Nën ndikimin grek, në besimet ilire u futën edhe kultet e perëndive greke, si Zeusi, perëndia e gjithësisë, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perëndia e blegtorisë etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Iliria nën perandorinë Romake

    1. Politika e pushtuesve romakë në Iliri

    Në vitin 167 p.K. pas pushtimit të Shkodrës, senati romak shpalli se ilirët do të ishin të lirë, se ata që u bashkuan me romakët në luftën kundër Gentit do të përjashtoheshin nga taksat, kurse të tjerët do të paguanin gjysmën e taksave. Pas kësaj romakët e ndanë Ilirinë në disa njësi administrative. Tokat ilire në veri të lumir Mat deri në Danub u përfshinë në Provincën e Ilirikut, kurse tokat në jug të Matit u përfshhinë deri në Provincën e Maqedonisë. Në shek.IV pasuan ndarje të tjera. Iliria e Jugut u nda në 4 provinca: Prevali (me qendër Shkodrën), Dardania (me qendër Shkupin), Epiri i Ri (me qendër Durrësin) dhe Epiri i Vjetër (me qendër Nikopojën). Liria e premtuar nga romakët nuk ishte tjetër veçse fillimi i nënshtrimit të plotë ushtarak të Ilirisë. Ndarjet administrative që u bënë dhe një sërë masash të tjera ekonomike e politike dëshmojnë see romakët që në fillim u përpoqën me çdo mënyrë të pengonin ribashkimin e tokave ilire. Ilirëve nuk u lejohej të mbanin flotë detare ose të ndërtonin anije. Ashtu si në Maqedoninë e pushtuar, edhe në Iliri asnjërit nuk i lejohej të tregonte ose të martohej përtej krahinës ku jetonte. Mbledhjet popullore mund të bëheshin vetëm brenda çdo krahine. Shtypja dhe shfytëzimi romak erdhi duke u shtuar. Një pjesë e banorëve u shpërngulën nga trojet e tyre. Shumë banorë u kthyen në skllevër. Taksat erdhën duke u rritur.

    2. Kryengritjet ilire

    Pesha e rëndë e pushtimit dhe e shfrytëzimit bëri që ilirët të ngriteshin herë pas here në kryengritje, të cilat u shtypën mizorisht nga romakët. Në vitin 50. p.K., ngritën pirustët, dalmatët dhe më vonë parthinët. Por kryengritja më e fuqishme ilire është ajo që shpërtheu në vitin 6 e që vazhdoi vjet. Në kryengritje morën pjesë panonët, dalmatët, pirustët, desidiatët e shumë fise të tjera. Kryengritësit krijuan një ushtri të madhe e përbërë prej 200 000 këmbësorësh e 9000 kalorësish. Drejtimi i përgjithshëm iu ngarkua dy udhëheqësve, Batos dhe Pinit. Komandantët e kryengritjes ishin shumë të guximshëm e të stërvitur mjaft mirë. Zemërimi i kryengritësve u drejtua veçanërisht kundër ushtarëve, tregtarëve dhe qytarëve romakë që ishin vendosur në Iliri, një pjesë e madhe e të cilëve u vranë. Kjo ngjalli tmerr te romakët. Perandori shpalli në senatin romak se, po të mos merreshin masa të shpejta, për 10 ditë armiku do të hynte brenda në Romë. Në dy vjetët e parë kryengritësit e ruajtën përparësinë ushtarake mbi romakët, por më pas fiset panone u përçanë. Batoja i tradhtoi kryengritësit prandaj ata e kapën dhe e vranë. Pini, udhëheqësi tjetër i kryengritësve, u dorëzua te romakët. Kryengritjen e vazhduan dalmatët, desidiatët dhe pirustët. Kryengritësit treguan shkathtësi e vendosmëri të veçantë. Në raste rrethimi, për të mos u dorëzuar, ilirët udhëheqëshin me rrënjë e barishte, kurse gratë e qyteteve Metul e Arduba, që të mos u dorëzoheshin romakëve pushtues, u hodhën në zjarr bashkë me fëmijët e tyre ose u mbytën në lumë. Lufta që bënë romakët për të shuar këtë kryengritje të madhe u quajt atë kohë si lufta më e tmerrshme që bënë romakët jashtë iItalisë. Pas shtypjes së kryengritjes, në vitin 9 qendresa ilire mori forma të reja. Përhapje të madhe në tokat e pushtuara ilire mori lëvizja e kaçakëve, të cilët sulmonin tregtarët dhe ushtrinë romake. Janë shumë të njohur në histori kaçakët dardanë e dalmatë, të cilët u shtuan në një numër tepër të madh.

    3. Ndryshimet në jetën qytetare

    Amfiteatri i Durrësit

    Të gjitha këto luftëra në Iliri u shoqëruan me shkatërrime të mëdha dhe rënie ekonomike. Gjendja u keqësua edhe më shumë nga masat kufizuese që morën romakët. Në tërë shtrirjen e ilirëve u pakësua shumë numri i qyteteve. Disa u shkatërruan, të tjera u kthyen në fshatra ose në qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua në një numër të pakët qytetesh. Qytetet që u ruajtën morën organizim social.politik romak dhe mbështeteshin në rritjen e shfrytëzimit skllavopronar. Ato qytete që morën statusin e kolonisë, si Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patën një hov të ri zhvillimi. Ngritje patën edhe municipet, qytete të vogla me pavarësi të kufizuar, si Ulpiana afër Prishtinës. Për shkak të interesave tregtare e ushtarake romake, një shtrirje të madhe mori rrjeti rrugor. Shumë e njohur në botën antike u bë Via (rruga) Egnatia, e cila lishte Dyrrahun e Apoloninë me Kostandinopojën. Në qytet morën një lulëzim të ri skulptura, mozaikët, ndërtimi i godinave zyrtare dhe i atyre argëtuese. Në Apoloni u ngritën odeoni, biblioteka dhe selia e këshillit të qytetit. Durrësi, me zhvillimin që mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri, ku bëheshin përleshje të gladiatorëve. Ndërtime të reja u bënë në Butrint, në Shkup etj. Në fshat gjendja u keqësua pa masë. Tokat më të mira u shpronësuan dhe iu dhanë në pronësi kolonëve dhe veteranëve romakë, të cilët krijuan latifundet. Gjatë periudhës romakë u ndie ndikimi i artit e i kulturës romake si dhe i gjuhës Latine. Në shek.III-IV në Perandorinë Romake shpërtheu kriza social- ekonomike e politike dhe në vitin 95 Perandoria u nda në dy pjesë, në Lindore e në Perëndimore. Që në periudhën e krizës ekonomike romake, në trevat ilire filloi një ripërtëritje e traditave etnike ilire në qytete e në fshatra. Efektet romanizuese të pushtimit nuk arritën të shuanin traditat etnike vendëse, meqenëse ilirët kishin një nivel të lartë kulturor dhe luftërat e vazhdueshme kundër pushtuesve e forcuan edhe më shumë ruajtjen e traditave vendëse në gjuhë e në kulturë. Krijimi i bashkësive të lira fshatare ilire që në shek.III-IV, i dha në një hov të ri ripërsëritjes së trashëgimisë kulturore. Pas dhënies së qytetarisë romake të gjithë banorëve të lirë të Perandorisë romake (viti 212), ilirët filluan të luanin rol të rëndësishëm në ekonomi, në administratë e në ushtri, aq sa disa komandantë ilirë u shpallën perandorë të të gjithë shtetit romak. Gjatë shek.III-IV njihen si perandorë romakë me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndër perandorët romakë më të mëdhenj ilirë janë Diokleciani dhe Konstandini i Madh.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shqipëria në Perandorinë bizante (Shek- IV-XIV). Principatat Shqiptare 9-10. Shqipëria në shekujt e parë të Mesjetës!

    1. Shqipëria- provincë e Bizantit

    Në vitin 95, Perandoria Romake u nda në dy pjesë të veçanta e të pavarura nga njëra-tjetra: Perandoria Romake e Perëndimit, me kryeqytet Romën, dhe Perandoria Romake e Lindjes, ose siç quhet ndryshe Perandoria Bozante. Kryeqytet i kësaj të fundit u bë Kostandinopoja, e quajtur për nder të perandorit të Konstandin i Madh, themelues i saj më 330. Provincat e Ilirikut, ndër të cilat Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër, iu bashkangjitën Perandorisë Bozante, në suazën e së cilës qëndruan për gati 10 shekuj. Pozita gjeografike në kufi me Italinë e rriti së tepërmi rolin e këtyre trevave në kuadrin e Perandorisë Bozante. Ato u kthyen në një nyje komunikimi ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Një rol të tillë e favorizonte ekzistenca e porteve të rëndësishme dhe e rrjetit rrugor që fillonte nga brigjet lindore të Adriatikut e të Jonit dhe shtrihej në thellësi të gadishullit, duke lidhur me bregdetin qendra të tilla të rëndësishme, si Nishi, Shkupi, Ohri, Kosturi, Selaniku, e vetë Kostandinopoja. Ashtu si në shekujt e mëparshëm, Via Egnatia vazhdoi ta luante rolin kryesor të komunikimit ndërmjet provincave të Perandorisë në rrafshin horizontal. Me zotërimin e kësaj rruge lidhen një sërë betejash të mëdha ushtarake që u zhvilluan në truallin shqiptar në shekujt e mesjetës: Durrësi, "metropoli i Ilirukut", ishte pa diskutim porti kryesor i Bizantit në krahun perëndimor të tij. Aty ndodheshin punishte dhe arsenale për pajisjen e ushtrisë dhe të flotës perandorake. Megjithëse u dëmtua nga tërmetet e viteve 345 e 518, qyteti u rimëkëmb e u pasurua me ndërtesa të reja publike e private. Në Durrës u zhvillua një shtresë e fuqishme e aristrokracisë civile, ushtarake e kishtare, që luajti rol të rëndësishëm në jetën e qytetit e më gjerë. Në vitin 491një përfaqësues i saj arriti të bëhej perandor i Bizantit, me emrin Anastasi I (491-518). Perandori Anastas bëri mjaft ndërtime në qytetin e tij të lindjes. Ai ngriti hipodromin dhe muret e fuqishme rrethuese që mund të shihen ende sot dhe që e bënë Durrësin të papushtueshëm në tallazet e shekujve. Përveç Durrësit, një numër qytetesh e kështjellash u trashëguan nga periudha antike, si Shkodra, Lezha, Vlora, Bylisi, Berati (Pulkeropolis), Amantia, Butrinti, Adrianopoja (pranë Gjirokastrës) etj. U krijuan edhe qytete të reja si Skampini (Elbasani) dhe Onhesmi (Saranda). Por në kushtet e reja historike, që u karakterizuan përgjithësisht nga kriza e jetës qytetare, një pjesë e këtyre qyteteve u rudhën në funksionet e tyre dhe mbijetuan thjesht si kështjella ushtarake ose si qendra kishtare, kurse kështjella të tjera, si Onhesmi, Skampini, Amantia nuk përmenden më pas shekullit VI.

    2. Përhapja e krishterimit në Shqipëri

    Ndër dukuritë më të rëndësishme që shoqëruan kalimin në mesjetë ishte përhapja e krishterimit, që u bë fe zyrtare në kohën e perandorit Kostandin (fillimi shek.IV). Krishterimi hodhi rrënjë në trevat e Ilirisë qysh në shekujt e parë të erës sonë. Si kudo, edhe këtu vatra të krishterimit u bënë qendrat qytetare, ku u ngritën bashkësitë e para fetrare dhe vendet e kultit të ri kristian. Me përsosjen e organizimit kishtar, në qytetet kryesore u krijuan peshkopatat, që e shtrinin juridiksionin e tyre në gjithë krahinën (dioqezën). Peshkopatat u ngritën në qytetet më të mëdha e më të vjetra, si në Lezhë, në Bylis, në Apoloni, në Amantia, në Aulona (Vlorë), në Butrint, në Adrianopojë, në Finiq, në Onhesëm, në Nikopojë etj. Peshkopatat vareshin nga metropolitë, të vendosura në qendrat e provincave. Në trevat shqiptare, në shekujt IV-IX funksiononin metropolitë e SHkodrës (Prevali), e Shkupit (Dardani), e Durrësit (Epiri i Ri), e Nikopojës (Epiri i Vjetër). Këto metropoli kishin përkatësisht , 3, 5, 8 e 9 peshkopata varëse (sufragane). Peshkopët e provincvave mblidheshin periodikisht, nën kryesinë e metropolitit, në sinodet provinciale, ku diskutohej dhe vendosej për çështje që kishin të bënin me besimin dhe me klerin lokal. Kursse metropolitët dhe krerët e peshkopatave më të rëndësishme shqiptare merrnin pjesë në koncilet ekumenike, ku diskutoheshin prebleme që kishin të bënin me dogmën e krishtere në përgjithësi dhe me hierarkinë e lartë kishtare. Kështu, në koncilin e Efesit, më 41, mori pjesë dhe metropoliti i Durrësit, Eukariti, i shoqëruar nga varësit e tij, peshkopët e Apolonisë e të Bylisit, si dhe metropoliti i SHkodrës. Ndonëse politikisht trevat shqiptare bënin pjesë në Perandorinë e Lindjes, nga pikëpamja kishtare ato u vunë nën autoritetin e papës së Romës. Për t'i forcuar lidhjet e tijh me kishën e këtyre vendeve, papa caktoi një vikar (mëmkëmbës) të përgjithshëm me qendër në Selanik, që kishte për detyrë të shuguronte peshkopët e Ilirikut, të kryesonte sinodet e provincave dhe të zgjidhte grindjet kishtare, përveç rasteve të rënda, që ishin në kompetencë të Romës. Në shek.V u shtuan përpjekjet e Patrikanës së Kostandinopojës për t'i shkëputur peshkopatat e Ilirikut Lindor nga Roma e për t'i futur nën varësinë e vet. Por këto përpjekje ndeshën në kundërshimin e papës dhe të vetë peshkopëve vendës, të cilët e shquan për besnikëri ndaj Romës, veçanërisht peshkopët e Dardanisë. Perandori Justinian (527-565) me origjinë ilire, e njohu pushtetin e papës mbi kishën e Ilirikut. Krahas Selanikut, ai ngriti një vikariat të dytë në Shkup, afër fshatit të tij të lindjes, Tauresium, që e quajti Justiniana Prima. Kisha e Dardanisë dhe e Prevalit u vu në varësi të këtij të fundit, ndërkohë që peshkopatat e Epirit të Ri e të Epirit të Vjetër vazhduan të vareshin nga vikariati i Selanikut. Të dy vikariatët, i Shkupit dhe i Selanikut, mbetën nën autoritetin e papës së Romës. Por gjendja ndryshoi krejtësisht në kohën kur në Bizant shpërtheu e ashtuquajtura "lufta kundër ikonave" (ikonoklastia) më 70. Në këtë rast, peshkopët e Ilirikut iu kundërvunë politikës zyrtare bizante. Perandori ikonoklast, Leoni III, e shfrytëzoi këtë rrethanë për ta shkëputur kishën e Ilirikut nga Roma e për ta lidhur atë me Patrikanën e Kostandinopojës (72). Megjithatë, mjaft peshkopë shqiptarë vazhduan edhe paskëtaj t'i mbanin lidhjet me Romën. Periudha e hershme e krishterimit në Shqipëri, përveçësee nga dokumentet historike, dëshmohet edhe nga një numër i konsiderueshëm monumentesh kulti. Shprehja më e arrirë e tyre janë bazilikat, mbeturina të të cilave shihen ende sot në Skampë (Elbasan), Amantie, Ballsh, Mesaplik (Vlorë), Arapaj (Durrës). Për t'u veçuatr është bazikika e Butrinit, që ruhet në gjendje mjaft të mirë. Kisha më të vogla paleokristiane janë zbuluar në Tiranë, Lin (Pogradec), Paleokastër (pranë Gjirokastrës), Jermë, Bylis etj. Ndër dëshmitë më me vlerë të arkitekturës dhe të artit paleokristian në Shqipëri është Baptisteri i Butrinit. Ai renditet ndër realizimet më të shquara në fushën e baptisterëve me planimetri qendrore. Salla e pagëzimit ka planimetri rrethore. Dy rrathë koncentrikë me 16 kolona e ndajnë sallën në tri unaza, në qendër të të cilave ndodhet vaska e pagëzimit. Kolonat janë marrë nga ndërtesa antike. Në Baptisterin e Butrinit si dhe në pjesën më të madhe të bazilikave dhe të kishave paleokristiane të zbuluara në vendin tonë ka gjetur zbatim të gjerë teknika e mozaikut. Me të janë zbukuruar sipërfaqe të tëra, lryesisht, dyshemetë. Në këta mozaikë mbizotërojnë motivet zoomorfe, floreale dhe gjeometrike, karakteristikë e artit dhe e simbolikës kristiane.

    3. Shqipëria në kohën e dyndjes së popujve dhe të vendosjes së sllavëve në Ballkan

    Kalimi nga antiketi në mesjetë u karakterizua nga ndryshime e përmbysje të mëdha politike, social-okonomike, kulturore dhe etnike në botën e vjetër. Ashtu si trevat e tjera ballkanike, edhe viset ilire nuk iu shmangën goditjeve të popujve "barbarë", që kapërcenin kufirin e Danubit e depërtonin në thellësi të jugut. Gotë, hunë, antë, herulë, gepidë, avarë, e më në fund edhe sllavë shkelën gjatë shekujve V-VI Ilirikun dhe mbollën kudo shkatërrim e pasiguri. Perandorët bizantë u përpoqën t'i frenonoim sulmet barbare duke ngritur sisteme të fortifikuara në viset e rrezikuara. Perandori Justinian (527-565) ndërtoi dhe rindërtoi për këtë qëllim 167 kështjella në provincat e Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Nga fundi i shek.VI, dyndjet e popujve, veçanërisht ato avarosllave u intensifikuan së tepërmi. Duke ardhur nga veriu, sllavët shpërthyen në Maqedoni, Trakë, Tesali, Atikë e Peloponez. Sulme të izoluara sllave u bënë edhe në provincat ilire të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Si pasojë e tyre, një numër qyteetsh të vjetra përfshirë edhe Durrësin, u dëmtuan rëndë. Qyteti i Lezhës u mor nga sllavët rreth vitit 590 dhe u mbajt prej tyre për disa vjet. Dyndjet sllave u shoqëruan me një dukuri të re, me atë të kolonizmit sllav, që njohu kulmin e vet gjatë sundimit të perandorit Herak¨¨el (610-649). Perandoria Bizante u detyrua të lejonte ngulitjen e masave sllave në vise të ndryshme të Ballkanit. Për rrjedhojë, në fillimet e shek. VII, mjaft treva si Dakia, Maqedonia, Traka e Peloponezi pësuan ndryshime të mëdha në strukturën e tyre etnike. Edhe bota e madhe ilire pësoi rrudhje të ndjeshme. Masa sllave u vendosën në viset e Ilirisë Veriore, kurse në provincat ilire të Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër pati infiltrime grupesh të vogla sllave, që me kohë u tërhoqën përsëri ose u asimiluan. Sidoqoftë, burimet historike dhe gjetjet arkelogjike e përjashtojnë kolonizimin sllav të këtyre katër provincave që përfaqësojnë hapërsirën etnike të shqiptarëve gjatë mesjetës e deri në kohët e reja. në Preval, i cili në kohët e mesme u quajt me emrat Diokle e Zetë, në Dardani (Kosovë), në Maqedoninë e sotme Perëndimore, në Epirin e Ri (Arbanon) e në Epirin e Vjetër (Shqipëria e Poshtme), popullsia autoktone shqiptare përbënte një masë kompakte dhe homogjene. Por ishuj të popullsisë së vjetër ilire vazhduan të mbijetonin deri në fund të mesjetës edhe përtej kësaj shtrirjeje, në viset e Raguzës (Dubrovnikut), deri thellë në Bosnjë e Hercegovinë, ose në brezin Maqedoni-Tesali, në kufi me Epirin. Deri në fund të periudhës osmane këtu dëshmohen vendbanime masive shqiptare. Elementi shqiptar ka qenë në jug të Gjirit të Artës, në Etoli dhe në Akarnani, ku edhe sot hasen gjurmë të toponimisë së vjetër Shqiptare.

    4. Shqiptarët pasardhës të ilirëve

    Në të gjithë këtë shtrirje gjeografike të përfaqësuar nga provincat e Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër, që njihet si atdheu mesjetar i Shqiptarëve, mbi bazën e elementit të vjetër ilir u zhvilluan proceset etno-gjenetike të formimit të popullit shqiptar. Bazuar në lidhjet gjenetike të shqipes me ilirishten si dhe me marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e vjetra greke-latine e trakorumune, shkenca ka arritur në përfundimin se folësit e hershëm të asaj gjuhe, arbrit, kanë populluar një trevë që ishte në kontakt me të tria këto grupe gjuhësore dhe që, për rrjedhojë, përputhet me trevën ku ata banojnë ende sot. Ky përfundim mbështetet edhe nga të dhënat e arkeologjisë. Kultura e hershme materiale e shqiptarëve (arbërve), e njohur përgjithësisht me emrin "kultura e Komanit", sipas emrit të fshatit, ku u gjetën më 1898 gjurmët e saj flet qartë për vazhdimin e traditave ilire dhe për marrëdhënie të pandërprera me kulturën romane-bizante të epokës së kapërcimit nga lashtësia në mesjetë. Gjurmë të kulturës arbërore të Komanit janë gjetur së fundi edhe në rrethet e Lezhës, të Krujës, të Tiranës, të Mirditës, të Pukës, të Matit, të Kukësit, të Ohrit etj. Së fundi, vetë emri i shqiptarëve të hershëm, i arbërve (lat. Albani, greq. Arbanoi) e ka origjinën te fisi ilir me të njëjtin emër, që Ptolemeu, gjeograf i shek.II e lokalizon në viset midis Durrësit e Dibrës. Po kështu, historiani bizantin i shek.XI, Ataliati, njofton se banorët e kësaj treve me rëndësi të veçantë gjeostrategjike vazhdonin të quheshin arbër (arbanoi) edhe në kohën e tij. Ky emër u përgjithësua edhe për popullsinë shqiptare të trevave të tjera që më parpara emërtohej sipas emrave të krahinave ose të qyteteve. Burimet historike tregojnë se viset shqiptare gjatë mesjetës shtriheshin nga Gryka e Kotorrit në veri, deri në Gjirin e Artës, në jug. Të gjitha ato treva në atë kohë përfshiheshin nën emërtimin Arbëria (Albania).

    5. Riorganizimi administrativ i trojeve shqiptare.

    Shqipëria dhe Mbretëria Bullgare (shek.IX-X) Pas dyndjeve sllave në ballkan, Shqipëria, ndonëse mbetej gjithnjë provincë bizante, i humbi lidhjet tokësore me Perandorinë. Në këto kushte, në qytete ose jashtë tyre po zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes, që përfaqësoheshin nga fisnikët e qyteteve (arkondët) dhe nga bujaria e fshatit. Por nga fillimi i shek.IX, situata politike në Perandorinë Bizantine ndryshoi. E çliruar nga presioni i arabëve në Lindje, ajo i drejtoi sytë nga provincat e saj perëndimore, si Italia e Jugut, Dalmacia e Shqipëria, që qenë bërë objekt i sulmeve arabe, bullgare e franke. Për këtë arsye, duke filluar nga ajo kohë, Perandoria Bizantine e forcoi praninë e saj në këto provinca nëpërmjet riorganizimit të tyre administrativ dhe krijimit të provincave ushtarake, themave. Trevat shqiptare u përfshinë në themat e Durrësit (shtrirja Tivar-Vlorë) të Nikopojës, që mbërrinte deri në Gjirin e Korintit, e të Selanikut, që përfshinte edhe viset lindore shqiptare (të Madeqonisë së sotme Perëndimore) dhe atë të Kosovës. Më vonë këtu u krijua një themë e re, ajo e Shkupit. Në krye të themës qëndronte një funksionar i lartë bizantin, strategu, i veshur njëherësh me pushtet ushtarak e civil. Strategu i themës së Durrësit dhe ai i Nikopojës quheshin edhe dukë. Nën urdhrat e tyre ishte një aparat i tërë nëpunësish ushtarake e civilë që shërbenin në qendër e në bazë. Organizimi i ri i themave synonte të konsildonte forcën ushtarake bizantine nëpërmjet krijimit të një ushtrie të rekrutuar në vend, nga radhët e stratiotëve (bujqve-ushtarë) që kishin të drejtën e shfrytëzimit të një parcele toke kundrejt kryerjes së shërbimit ushtarak. Integrimi i forcave vendëse në ushtrinë e themës së Durrësit bëri që shumë fisnikë shqiptarë të ngjitnin shkallët e karrierës ushtarake dhe të arrinin poste të larta, deri në atë të strategut. Regjimi i themave në Shqipëri nënkuptonte marrëdhënie të caktuara të pushtetit qendror bizantin me forcat dhe me strukturt vendëse. Shqiptarët do të jepnin ndihmesë ushtarake për të mbrojtur, në emër të perandorisë, në radhë të parë trevat e tyre. Në të njëjten kohë ata liroheshin nga detyrimet kryesore fiskale kundrejt arkës perandorake dhe ç'është më kryesorja, fitonin një shkallë të lartë autonomie politike. Megjithëse qëllimi kryesor për të cilin u ngritën themat e Perëndimit ishte frenimi i ekspansionit të shtetit bullgar, ky i fundit, nga gjysma e shek.IX e sidomos nën sundimin e car Simeonit (893-927), ankesoi dora-dorës territore të Tesalisë, të themës së Nikopojës dhe të themës së Durrësit. Pas Simeonit qe car Samueli (976-1014) që i dha Mbretërisë Bullgare shtrirjen e saj më të gjerë. Aty nga viti 990 Samueli pushtoi qytetin e Durrësit. Pastaj ai vuri nën kontroll edhe krahinën e Dioklesë. Princi i saj Gjon Vladimiri pranoi të njihte pushtetin e carit bullgar, dhe si provë basnikërie u martua me Kosarën, vajzën e Samuelit. Me ardhjen në fron të perandorit Bazili II, Perandoria Bizantine kaloi në sulm në të gjtiha frontet. Më 1105 patrici durrsak Gjon Krisili, pasi mori një sërë premtimesh, ia dorëzoi qytetin e tij perandorit bizantin. Po atë kohë Samueli e humbi kontrollin mbi Dioklenë. Më 1018 mbeturinat e fundit të forcave bullgare, të komanduara nga djemtë e Samuelit (cari bullgar ndërkohë kishte vdekur), pësuan afër Beratit disfatën përfudimtare në luftë bizantinët. Kjo ngjarje shënoi rivendosjen e pushtetit në trevat shqiptare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shqipëria në Shek. XI-XII

    1. Zhvillimi i marrëdhënieve feudale. Fisnikët shqiptarë

    Kapërcimi i mijëvjeçarit të parë u karakterizua nga ndryshime të thella në strukturat ekonomike e sociale të shoqërisë shqiptare. Si rezultat i një procesi që vazhdonte prej kohësh, në shek.XI ishte krijuar një klasë pronarësh të mëdhenj (dinatët), që përbëhej nga pjesëtarë të aristrokacisë civile dhe të klerit. Ndërkohë, në krahun tjetër qe shtuar masa e pronarëve të vegjël dhe e bujqëve ushtarë (stratiotë), që për njëren ose për tjetrën arsye i humbnin pronat e tyre dhe detyroheshin të vendoseshin në pronat e dinatëve e t’i punonin ato si qiramarrës (mortites) ose si punëtorë me mëditje (mistotes). Procesi i fedualizmit u përshpejtua së tepërmi me zbatimin e institucionit të pronjës nga shteti bizantin. Pronja përfaqësonte një numër të caktuar ekonomish fshatare që perandori bizantin me anë të një diplome të posaçme (krysobullë) ia jepte një personi për përdorim.Zotëruesi i pronjës kishte të drejtë të mbante për vete një pjesë të detyrimeve që bujqit e pronjës së tij më përpara ia dotëzonin shtetit. Nga ana e tij, pronjari ishte i detyruar që, për sa kohë mbante pronjën, të kryente bashkë me trupën e tij shërbim ushtarak për perandorin. Në Shqipëri, format e para të pronjës dëshmohen që në fillimet e shek.XI. Dokumente të tjera të mëvonshme vërtetojnë se marrëdhëniet feudale kishin përparuar në zonat bujqësore të vendit, në fushën bregdetare perëndimore si dhe në krahinën e Devollit, në atë të Dibrës, të Kosovës etj. Këtu përmenden gjithnjë e më shpesh bujarë nga familjet Skurra, Arianiti, Muzaka, Vrana etj., që ngjitënshkallët më të larta të karrierës ushtarake në provincë e në qendër. Kështu, aty nga viti 1001 patrici David Arianiti ishte caktuar strateg i Selanikut. Një i afërm i tij, Kostandin Arianiti, me titullin magistër, rreth vitit 1050 kryente detyrën e komandantit të provincave perëndimore, kurse durrsaku Gjon Vrana, më 1185, ishte dukë i themës së Durrësit. Një bujar nga Muzakajt e Oparit aty nga viti 1080 bënte pjesë në rrethin e komandantëve më të besuar të perandorit bizantin Aleski I Komnen. Perandorët bizantinë u dhanë bujarëve shqiptarë pronja, privilgje, si edhe tituj nga më të lakmueshmit. Ndonjë familje shqiptare, si p.sh., jo e princërve të Arbirit, në shek.XIII, e Skurrajve, e Topijave dhe e Shpatajve të Epirit, në shek.XIII-XV, arritën të krijonin edh lidhje familjare me dinastitë perandorike bizantine si dhe me dinastitë perëndimore. Zhvillimi i marrëdhënieve feudale u shoqërua edhe me tronditje të mëdha sociale. Gjatë gjithë shek.XI shqiptarët morën pjesë në një varg kryengritjesh që drejtoheshin kundër politikës fiskale të shtetit bizantin. Herë-herë këto lëvizje merrnin karakter të hapur politik. Kështu, më 1043 shqiptarët u bashkuan me kryengritjen e strategut bizantin të Sicilisë, Gjergj Maniakut.

    2. Normanët dhe kryqëzatat në Shqipëri

    Në gjysmën e dytë të shek.XI pozita e jashtme e Shqipërisë pësoi një ndryshim të madh në varësi me ngjarjet që po zhvilloheshin në Perëndim, posaçërisht në Itali. Në vitin 1071, nën goditjen e nomanëve, Perandoria Bizantine u detyrua të braktiste përgjithmonë zotërimet e saj në Sicili e në Italinë e Jugut. Nën drejtimin e prijësit të tyre Robert Guiskardit, normanët krijuan aty një mbretëri të fortë që zbatoi menjëherë politikën e pushtimeve në Lindje. Shqipëria, që përbënte kufirin perëndimor të Perandorisë Bizantine, merrte për normanët e Sicilisë funksionin e një kryeure ekspansionin e tyre në Ballkanin bizantin. Në pranverën e vitit 1081 ushtritë normane, të komanduara nga Robert Guiskardi dhe djali i tij Boemundi, zbarkuan në bregdetin shqiptar dhe pushtuan njërën pas tjetrës Vlorën, Kaninën, Orikumin, Bylisin e Butrintin. Prej këndej, normanët iu drejtuan Durrësit dhe e rrethuan atë nga toka dhe nga deti. Në tetor të atij viti mbërriti në Shqipëri vetë perandori bizantin Aleksi I Komnen, i cili i sulmoi forcat normane në një vend të hapur afër Durrësit. Bizantinët pësuan një disfatë të rëndë. Perandori ALeks Komneni, së bashku me dukën e Durrësit e me mbeturinat e ushtrisë së tij, u tërhoq në drejtim të Ohrit, ndërkohë që mbrojtja e ushtrisë së tij, u tërhoq në drejtim të Ohrit, ndërkohë që mbrojtja e Durrësit iu besua komandantit shqiptar të Arbanonit (treva midis Durrësit, Dibrës e Ohrit). Por, në shkurt të vitit 1082, qyteti ra në dorë të normanëve, si rezultat i tradhtisë së kolonëve venecianë që ndodheshin në qytet. Paskëtaj ushtritë normane u lëshuan në drejtim të lindjes, por sa më shumë përparonin në thellësi të vendit, aq më tepër dobësohej forca e tyre goditëse dhe aq më shumë fuqizohej qëndresa e ushtrive bizantine të ndihmuara nga popullsia vendëse. Kështu, në vitin 1084, Robert Guiskardi ishte i detyruar të tërhiqte trupat e tij nga Shqipëria. Më 1107, normanët e Iztalisë së Jugut, nën komandën e Boemindit, pushtuan përsëri bregdetin shqiptar. Në atë rast krahina e Arbanotit u bë vatra kryesore e qendresës. Normanët edhe kësaj radhe u tërhoqën. Rreth një shekull pas ekspeditës së tyre të parë, normanët bënë përpjekjen e fundit për të pushtuar Perandorinë Bizantine (1185). Atë kohë marrëdhëniet e shqiptarëve me Bizantin ishin në krizë të thellë dhe fushata e normanëve zhvillohej në një terren të favorshëm. Qysh përpara fillimit të ekspeditës, banorët e Vajenetisë (Çamërisë) kishin ngritur krye kundër perandorit bizantin. I pakënaqur ndaj këtij të fundit, strategu shqiptar i Durrësit, Gjon Vrana, ia dorëzoi pa luftë qytetin mbretit norman Guljelmi II. Të njëjtën gjë bënë me Selanikun luftëtarët nga Kunavia e Arbanotit, që qenë caktuar për mbrojtjen e tij. Fushata e vitit 1185, ndonëse përparoi më shumë se të tjerat, në fund të fundit përfundoi edhe ajo me tëheqjen e forcave normane nga Shqipëria. Por me atë rast u pa qartë se pushteti bizantin në Shqipëri ishte dobësuar si asnjëherë.

    3. Gjendja kishtare në Shqipëri

    Që nga shek.VIII, të gjtiha peshkopatat shqiptare u vunë në varësi të Patrikanës të Kostandinopojës. Megjithatë, disa nga këto i ruajtën marrëdhëniet me Romën. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për peshkopatat e Dioklesë. Në kuadrin e përpjekjeve të tyre për pavarësi nga Bizanti, princërit e Dioklesë i përkrahën përpjekjet e kishës së atjeshme për t'u shkëputur nga Kostndinopoja e për t'u lidhur me Papatin. Në këtë mënyrë, ndarja përfundimtare e kishave e vitit 1054, në kishë katolike të Perëndimit dhe në kishë ortodokse të Lindjes, i gjeti peshkopatat diokleate të Tivarit, të Ulqinit, të Shkodrës, të Pultit, të Drishit të lidhura administrativisht me Papatin. Selitë peshkopale në fjlaë u vunë nën varësinë e Tivarit, që u ngrit në rangun e kryepeshkopatës. Duke u nisur nga Dioklea, riti katolik filloi të përhapej edhe ndër treva të tjera që tradicionalisht kishin qenë të lidhura me kishën e Kostandinopojës. Në gjysmën e dytë të shek.XII rezulton se edhe Peshkopata e Arbrit (Arbnotit) kishte kaluar me papën. Riti katolik u përhap edhe në viset e Dardanisë së vjetër (Kosovë e Maqedoni Veriperëndimore), që deri në atë kohë kishin qenë në varësi të kryepeshkopatës së fuqishme bizantine-ortodokse të Ohrit. Duke filluar nga viti 1204 aty dëshmohet prania e kishave katolike-romane si në Prizren, në Shkup, në Graçanicë, në Trepçë, në Novobërde etj. Përhapja e ritit katolik në Kosovë e në treva të tjera veriore shqiptare është lidhur me pushtimin e tyre në atë kohë nga ana e shtetit serb të Rashës. Lëvizja fetare mori një karakter të theksuar kombëtar. Kjo qe arsyeja që shteti dhe kisha serbe ndërmorën një luftë të egër për t'i shkëputur shqiptarët nga "herezia katolike" e për t'i detyruar ata të futeshin e të ripagëzoheshin në kishën ortodokëse serbe. Ndonëse në Veri arriti suksese të rëndësishme, katolicizmi nuk mundi ta shtrinte ndikimin e vet në viset jugore shqiptare. Përpjekjet e Papatit në këtë drejtim nuk mundën t'i rrezikonin asnjëherë seriozisht pozitat e kishës së Kostandinopojës. Përveç kësaj u krijua një zonë katolike në veri dhe një tjetër ortodokse në jug. Midis tyre, në Shqipërinë e Mesme (Arbanon) u përvijua një trevë, që në pikëpamje kishtare mbeti e përcaktuar deri në kohën e pushtimit osman.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •