Nga K. B. (Gazeta Shekulli)

Incidenti i rėndė me grekėt

Ishte vjeshtė e vitit 1980. Incidentet e provokimet, kujton M. Qorduka, ish-ushtarak drejtues nė BDU (Sarandė) atė kohė ishin aq tė shpeshta, saqė njė urdhėr i ardhur nga Ministria e Mbrojtjes, kishte bėrė qė nė komandantėt e katėrsiluruesve tė vinim krevatin nė urėn e komandimit. Ishte koha, kur nė kėtė rajon, fare pranė bregdetit, kujton ai, pikėrisht nė Palermo, kishin nisur punimet sekrete pėr njė objekt tė rėndėsisė sė veēantė, ndėrtimi i bazės pėr strehimin e raketave qė pritej tė vinin nga Kina. Por, me gjithė fshehtėsinė, provokimet dhe incidentet e anijeve luftarake greke, kėtė radhė synonin dhe tė dhėna tė hollėsishme pėr kėtė objekt tė rėndėsishėm, duke ndėrmarrė dhe udhėtime tė rrezikshme deri nė afėrsi tė brigjeve tona. Nė njė nga kėto incidente, shton mė tej Qorduka, ishte dhe ai i tetorit 1980. “Njė anije luftarake greke, e maskuar si anije peshkimi, me mision grumbullimin e informacioneve rreth objektit strategjik qė kishte filluar tė ndėrtohej, nė gatishmėri me gjithė efektivin e arsenalin luftarak tė saj, merr rrugėn nga porti i Pireut, futet nė ujėrat tona, me synim afrimin sa mė shumė bregdetit. Por sapo shkel nė ujėrat tona, anija e huaj diktohet nga shėrbimi jonė dhe i jepet komanda tė qėndrojė. Kėtu, efektivit detar tė komanduar nga ushtaraku A. Ylviu, ju desh qė me gjakftohtėsi e me rrezik nė ēdo sekondė, tė pėrballojė me gjakftohtėsi e profesionalizėm kėtė incident tė radhės!”- shton Qorduka. Ai dhe kolegė tė tij kujtojnė se u desh tė verifikohej maskimi i misionit (anija luftarake greke ishte maskuar si anije peshkimi), por tė evitoheshin njėkohėsisht dhe pasojat e njė ndeshje me armė. Nė kėtė operacion, qė nga specialistėt evidentohet si nga mė tė vėshtirėt mes shumė incidenteve tė asaj periudhe, sipas drejtuesve tė FLD-sė, kanė meritė dhe kuadrot detarė, si Mystehak Balili, Ylli Molla e efektivat qė ata kishin nėn komandė. Nė kėto kushte, kujtojnė ushtarakėt, anija luftarake detyrohet tė dėshtojė nė misionin e saj, duke marrė njėkohėsisht dhe pėrgjegjėsinė e shkeljes sė ujėrave tona territoriale.


Provat rrėzojnė alibinė e ushtarakėve grekė

Incidenti i rėndė dhe suksesi i detarėve shqiptarė nė dėshtimin e misionit tė anijes luftarake greke, kujtojnė ish-drejtuesit e flotės, qe njėkohėsisht njė “leksion” konkret vigjilence jo vetėm pėr ushtarakėt fqinj, por dhe anijet tė tjera tė paktit perėndimor qė kishin vendqėndrimet e pėrhershme nė detin Mesdhe. Ndėrsa grekėt, sipas burimeve tė mėsipėrme dhe dokumenteve tė kohės, e interpretuan krejt ndryshe incidentin me anijen shqiptare. Gazeta greke “Kavallos”, mes tė tjerave, rreth incidentit shkruan: “..Komandanti i katėrsiluruesit shqiptar 314, ka hapur zjarr mbi anijen tonė tė pa armatosur..”. Por, faktet, dokumentimet rreth incidentit, tė bėra me profesionalizėm nga drejtuesit ushtarak shqiptar, treguan nė vazhdim tė vėrtetėn, duke rrėzuar alibinė e radhės tė ushtarakėve grekė.. Ndėrsa drejtuesit e FLD-sė dhe ata tė ministrisė sė Mbrojtjes, pėrgėzuar ushtarakėt qė morėn pjesė nė kėtė operacion detar nė gjirin e Sarandės.