Historia e “Volsvagenit” tė Qirko Cikos, tė cilėn ia mori Sulo Gradeci dhe ia riktheu Sali Berisha

"Makina e Enverit", historia e Volksvagenit tė Qirko Cikos

Makina-relike-Nuk ishte kurrė e Enverit

Belina Budini

Ėshtė njė makinė me tė vėrtetė fotozhenike. Ka “luajtur” edhe filma, por nuk ėshtė nga ato makinat-aktore tė ish-Kinostudios. Nė fakt, ėshtė njė model i vjetėr “Volsvageni” dhe makinė e zakonshme pėr vitet tridhjetė. Duket sikur sapo ėshtė zgjuar nga njė gjumė i gjatė dhe nuk e ka shkundur ende pluhurin e kohės qė e ka mbuluar fillimisht nė bodrumin e njė shtėpie nė Durrės dhe mandej nė njė prej ambienteve tė Piramidės, pasi e kanė ekspozuar pėr pak kohė nė muzeun e Enver Hoxhės, kinse si makinėn qė ai kishte pėrdorur gjatė luftės. Qirko Ciko, tė cilit dje iu rikthye makina e tij, pas afro 40 vjetėsh, beson mė pak se askush tjetėr nė atė diēiturėn muzeale, ku shkruhej se ajo ishte makina me tė cilėn kishte lėvizur Enver Hoxha gjatė luftės.
I pasionuar pas makinave, por jo aq i pasur sa pėr tė pasur koleksione, 76-vjeēari nga Durrėsi, qė ka punuar si shofer gjatė regjimit, duket i rilindur nė timonin e makinės sė tij tė vogėl, qė mė nė fund ka arritur ta rimarrė, pas njė pritjeje vėrtet tė gjatė.
Duke rrėfyer pėr “Shekullin”, historinė e makinės sė tij, ai thotė se priste prej 16 vjetėsh qė ajo t’i rikthehej, ndėrsa e kishte ruajtur pėr mė shumė se 20 vjet pa e pėrdorur nė bodrumin e shtėpisė sė tij. Sigurisht, me shpresėn se njė ditė do tė mund ta pėrdorte. Edhe pse kjo shpresė e tij supozonte, nė fakt, rrėzimin e regjimit ose sė paku njė transformimin thelbėsor tė tij deri nė rikthim tė pronės private, sepse vetėm atėherė ai do tė mund ta pėrdorte makinėn e vet, tė cilėn qė pas ligjit tė vitit 1967 pėr pronėn private e kishte tė ndaluar ta pėrdorte. Por nuk i kishte shkuar kurrė nė mendje qė ta braktiste dhe vazhdonte ta ruante me kujdes, pa mundur ta nxjerrė jashtė oborrit tė shtėpisė.
Nuk i ka kushtuar pak kur e ka blerė nga nė vitin 1964 nė Qytetin Stalin (Kuēova sot). “62 mijė lekė! Nuk ishte njė shumė e vogėl atėherė, aq mė tepėr qė ai, i cili ma kishte shitur mua, e kishte blerė fare lirė nė shtet, ndoshta pėr 5 franga, ndėrsa mua ma shiti shumė mė shtrenjtė, sigurisht. Unė kisha njė kushėrirė nė Qytetin Stalin dhe ajo mė tregoi pėr kėtė makinė qė e shiste njė shofer atėherė. Ai vetė mė pati thėnė qė e kishte blerė nė shtet. Nė fakt, shteti nė atė kohė i shiste makinat e vjetra pėr t’i zėvendėsuar me tė reja”, - rrėfen shoferi i Volsvagenit. “Tani nuk e di sa mund tė vlejė, por unė nuk kam ndėrmend ta shes. Do ta pėrdor vetė dhe do tė shėtis me tė me gruan time”, - tregon 76-vjeēari.
Model Volsvagen, 1 100, data e saj e prodhimit, sipas pronarit tė saj, ėshtė viti 1935 dhe ka punuar shumė mirė nė atė kohė, por ende vazhdon tė punojė, edhe pse ka nevojė pėr disa riparime, tė cilat Ciko thotė se mund t’ia bėjė edhe vetė. Ėshtė aq i thjeshtė, sa duket si makinė nga ato tė parkut tė lojėrave. Tė gjithė sharmin e ka sė jashtmi dhe sidomos nė pjesėn e pėrparme, ku dy stopat, kur ndizen, ngjajnė si fare pėr tė orientuar anijet. Ka humbur shumė nga ngjyra e saj e dikurshme, ngjyrė ulliri e errėt, me sa duket. Xhamat duhet t’i ulėsh e t’i ngresh me ndonjė mjet ndihmės, pasi mekanizmi nuk funksionon mė, por motori dhe gjithė ē’ėshtė mė e rėndėsishme, vazhdon tė funksionojė nė rregull. Kaq i duhet 76-vjeēarit qė rikthehet nė timonin e makinės sė tij, 40 vjet mė i plakur, por i kėnaqur qė pėrmbushi atė shpresėn e tij tė vjetėr...
“Kisha njė vėlla tė pushkatuar nga regjimi dhe nuk mund t’i thosha jo kėrkesės sė tij pėr ta ekspozuar nė muzeun e Enver Hoxhės”

“Si ma mori makinėn Sulo Gradeci”

Kur Sulo Gradeci e ftoi pėr njė kafe, Qirko qė e kishte njė vėlla tė pushkatuar, nuk kishte se si tė mos e ēonte mendjen pėr keq. Por pėr asnjė ēast te Volsvageni qė e kishte mbyllur nė bodrum, qė nga viti 1967. Kėsisoj, kur mėsoi se bėhej fjalė pėr njė makinė, u lehtėsua pakėz, por i ngriu edhe njė shpresė e vjetėr. “Kur Sulo Gradeci ma kėrkoi makinėn pėr ta ekspozuar nė muzeun e Enver Hoxhės, si makinėn me tė cilėn Enveri kishte udhėtuar gjatė luftės, unė nuk kisha se si t’i thosha jo. Aq mė tepėr, po tė merrja parasysh rrethanat e familjes sime, duke qenė se e kisha njė vėlla tė pushkatuar nga regjimi”, - tregon 76-vjeēari historinė e vitit 1988, kur u detyrua ta dorėzonte makinėn e tij. Por nuk e braktisi kurrė me mendje, dhe kishte shkuar disa herė ta shihte nė muze, me shpresėn gjithnjė e mė tė fshehtė se njė ditė do ta rimerrte.

SMS Berishės, rifiton makinėn-muzeale

Pasi kishte kėrkuar disa herė ta rimerrte makinėn e tij, qė mbahej ende nė njė magazinė tė katit tė sipėrm tė Piramidės (QNK), por pa rezultat, Qirko Ciko nuk e la sėrish me kaq. Kėmbėngulės, ai i dėrgoi njė mesazh kryeministrit Sali Berisha, nė numrin e tij tė telefonit. Dhe ajo qė kishte vonuar pėr 40 vjet, mbėrriti me shpejtėsinė e njė sms-je. Me urdhėr tė kryeministrit Berisha, Qirko Cikos iu rikthye dje, me njė ceremoni nė ambientet e QNK-sė, makina qė i pėrkiste qė nga viti 1964.

RELIKET E ENVERIT
I kėrkoi nusja e Enverit, Teuta Hoxha, pėr ndėrtimin e muzeut familjar, por nuk iu dhanė

Muzeu i Enverit, tani nė bodrumin e Piramidės

Volsvageni ėshtė vetėm njė nga objektet e muzeut tė Enver Hoxhės qė ėshtė ruajtur nė njė bodrum tė Piramidės, aty ku mund tė zbulosh tė tjera relike qė mund tė kenė qenė ose jo tė tij, por sė paku si tė tilla janė ekspozuar nė muzeun e tij. Nga dysheku i mbushur me kashtė, ku supozohet se ka fjetur apo shiltet fshatēe deri te tavolinat dhe karriget ku ėshtė ulur; kutia e tij duhanit, karriget, kasketat dhe bastunėt. Disa prej objekteve vazhdojnė tė ruajnė shėnimet identifikuese, ndėrsa gjen edhe piktura tė cilave u ėshtė fshirė emri i piktorit. (A thua tė ketė qenė vetė piktori qė e ka bėrė kėtė mė pas?) Punonjėsja e magazinės na thotė se njė nga kolegėt e saj pretendon se e ka pas bėrė vetė atė pikturė, kur ishte student. Ndėrsa ai qė ka realizuar skulpturat e vogla qė gjen nė njė kthinė tė bodrumit, ėshtė i lumtur qė ato kanė mbijetuar dhe ka shkuar t’u hedhė njė sy atyre pėr nostalgjinė e punės sė vet apo tė imazhit qė ka pėrjetėsuar ndoshta. Ruhen edhe objekte tė tjera tė ēuditshme si, pėr shembull, shumė skulptura tė vogla lopėsh apo njė traktor dhe disa imazhe fabrike si dhurata pėr Enverin nga njerėzit. Njė skulpture tė madhe tė tij i ka mbetur vetėm pjesa e poshtme e trupit, ndėrsa koka tė tjera tė prera tė tij i gjen hedhur andej-kėndej. Njė pjesė e objekteve tė tij i kanė kaluar muzeut tė luftės qė ėshtė hapur rishtazi nė Muzeun Kombėtar, ndėrsa kėrkesė pėr objektet ka paraqitur edhe nusja e Enver Hoxhės, Teuta, qė ka pohuar se i duhen familjes pėr tė ndėrtuar muzeun familjar. Por kėrkesa e saj ėshtė refuzuar.





18/07/2006
KATEGORIA: Metropol


shekulli