
Postuar mė parė nga
PRI-LTN
Nė librin e A.Kolės, Gjuha e Perėndive, thuhet se Muzat kanė pėr at Pieron tė birin e Kronosit dhe pėr nėnė Kujtesėn.
Emrin Piero, me sa kam dėgjuar dhe lexuar unė rreth mitologjisė, nuk e kisha hasur asnjėherė. Pėr herė tė parė e ndesha kėtė emėr ne librin e Kolės, bashkė me shpjegimin etimologjik, i cili mu duk shume i logjikshėm.
Mė tėrhoqi kjo Perėndi pasi njė shoku im mban te njėjtin mbiemėr (Piero). Ai ėshtė me origjine nga krahina e Himarės. E pyeta nėse mund tė mė thoshte ndonjė gjė rreth mbiemrit tė tij, por nuk dinte tė mė thoshte shumė, me tha vetėm qė, tė parėt e tij kishin ardhur ne Palas te Himarės 300-400 vite mė parė nga Athina.
N.q.s ndonjėri nga ju di ndonjė gjė mė shumė rreth kėsaj Perėndie dhe rreth lidhjes me kėtė mbiemėr shqiptar, (pjesėtarėt e fisit Piero e mbajnė veten pėr shqiptarė) jeni te mirėpritur te merrni pjesė nė kėtė temė.
Krijoni Kontakt