Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shqipëria Veriore në vështrim të Franz Nopçës

    Shqipëria Veriore në vështrim të Franz Nopçës

    Lidhjet shumëfijëshe të Nopçës me Shqipërinë, sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndriçohen e ridimensionohen në aspekte të ndryshme. E tërë vepra e shkruar e Nopçës për Shqipërinë, e botuar ose jo deri më sot, përcjell një mesazh shumë domethënës: “Shqipëria u bë atdheu im i dytë. Duajeni dhe përkushtojuni si unë!”

    ALI MUKA
    Nopça dhe Shqipëria


    Në vitin 1993, me rastin e 60 vjetorit të vdekjes, respektivisht në Shkodër dhe në Tiranë, u mbajtën takime përkujtimore për Franz Nopçën nën okelon: “Nopça dhe Shqipëria”. Thelbi i kumtimeve të mbajtura nga studiues të njohur të fushave të ndryshme, mund të përmblidhej: Nopça mbetet një personalitet i huaj, padyshim ndër më të mëdhenjtë e ndër më të shquarit në mjaft fusha të dijes. Ai na shfaqet njëherazi si një figurë e rrallë poliedrike në fushën e shkencës e të kulturës shqiptare, njëri prej miqve më të sinqertë të popullit tonë.

    Dhe vërtet, kush njeh sado pak veprimtarinë shkencore të Nopçës, e ndjen se ka të bëjë me një të huaj që shfaqet i lidhur ngushtë, përzemërsisht dhe relativisht gjatë me Shqipërinë sa rrallë kush tjetër, e ndjen se ndodhet përpara një mendjeje universale që koha, kjo gjykatëse e “rreptë” e njeriut, dhe historisë, vështirë ta zhvleftësojë. Prandaj dhe tema Nopça dhe Shqipëria mbetet gjithmonë e hapur. Lidhjet shumëfijëshe të Nopçës me Shqipërinë, sa më shumë kalon koha, aq më shumë ndriçohen e ridimensionohen në aspekte të ndryshme, për dukuri, do të thoshim, nga më interesantet. Fjala vjen, personalisht me kanë tërhequr vëmendjen, ndër të tjera, vite më parë, informacioni i gjerë e indikacionet me vlerë që na ofron gjuhëtari ynë i nderuar, i ndjeri Prof. Kostallari. Ai në një studim të botuar në vitin 1966 na bën të ditur se “në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës ruhen edhe shumë dorëshkrime në vlerë të albanologut Franz Nopça”.

    Ndër to i ka tërhequr vëmendjen një listë e shkruar me dorë nga vetë F. Nopça, ku renditen emra të njohurish që ka pasur në Shqipëri gjatë kërkimeve të tij shumëvjeçare (A. K. f.70). Kjo listë e shkruar me dorë nga vetë Nopça, që mban titullin “Të njohur, miq”, përfshin 190 emra personash nga vise të ndryshme të Shqipërisë së Veriut. Për çdo person jepet fshati nga është, si edhe ndonjë karakteristikë plotësuese. A. Kostallari, ndalet sidomos te një vepër e panjohur e Nopçës, zbuluar në bibliotekën e Vjenës. Indikacione dhe argumente të një karakteri të dyfishtë, të drejtpërdrejta e të tërthorta, e kanë bindur shkencëtarin tonë të nderuar se edhe vjershat e ciklit “Nga Shqipëria”, të përfshira brënda këtij vëllimi, kanë për autor Nopçën. Madje Kostallari thekson: “Ato duket se janë shkruar nga një dijetar që ka ardhur disa herë në malësitë e Shqipërisë Veriore dhe ka jetuar gjatë në këto vise, duke njohur thellë gjuhën, traditat, doket, zakonet dhe karakterin e popullit tonë.” (A. K. f.69,72).

    Ky cikël poezish për Shqipërinë botohet edhe si pjesë e artikullit të sipërcituar të A. Kostallarit. Duke komentuar në vijat më kryesore ciklin, ky i fundit, jo pa ndjenjë të thellë respekti për Nopçën pohon: “Veprat e botuara deri më sot prej Nopçës, e në mënyrë të veçante ky ditar i fshehtë i ndjenjave të tij, na dëshmojnë se, pavarësisht nga arsyet që e shtynë atë të vijë në Shqipëri, kur e njohu vendin e popullin tonë ai i deshi ata me gjithë shpirt.”. Dhe më tej vazhdon: “Në të gjithë ciklin “Nga Shqipëria” tingëllon mirënjohja e thellë jo vetëm e dijetarit, e albanologut, por në radhë të parë mirënjohja e njeriut për popullin tonë që i dha atij një atdhe të dytë.”.

    (A. K. f.77). Për të hedhur sado pak dritë mbi sa më sipër, kemi shkëputur vetëm pak radhë nga ky cikël: Unë di një vend, / ku çmohet lart besa / ku çmohet lart fjala e burrit, / ku pendimi i rremë s’ka nder. (A. K. f.79). Erdha në atdheun / Që zgjodha vetë. (A. K. f.80). Kështu, pra, nuk u gënjeva, / Kështu, pra bëra mirë. (A. K. f.81). Më thuaj, shtegtar i huaj, thuajmë / E njeh ti vendin e shqiptarëve? / E njeh lumin e Matit, ti i huaj? / Dhe kullën buzë lumit e ke parë? (A. K. f.82). Në një poezi kushtuar malësorëve ai pohon: Ju përshëndes, ju shokë të vjetër, / Ju përshëndes, ju miqtë e mij. (A. K. f.84). Ndërsa në poezinë me titull “Ndarja e fundit nga Shqipëria”, Franz Nopça shkruan: Disa herë jam ndarë nga ky vend, / Dhe pastaj kam vështruar prapa, / Dhe kam thirrur, kur ai i zhdukej syrit, / Në çastin e fundit: / Mirë u pafshim! Mirë u pafshim! / Dhe kështu ka ndodhur gjithnjë. (A. K. f.85). Edhe lexuesi, natyrshëm, pasi ta ketë lexuar ciklin e përmendur të poezive, do të thoshte me ndjenjë respekti: “Po! Nopça bëri shumë mirë që erdhi shpesh e punoi me përkushtim në Shqipëri e për Shqipërinë.”. E tërë vepra e shkruar e Nopçës për Shqipërinë, e botuar ose jo deri më sot, mendoj se përcjell një mesazh shumë domethënës:

    “Shqipëria u bë atdheu im i dytë. Duajeni dhe përkushtojuni si unë!”. Dhe të mos harrojmë: Eshtë mesazhi i veprave dhe i qëndrimeve të një të huaji që i shkeli këto troje që në agimet e shekullit tonë dhe mbi të gjitha, e një të huaji të ardhur nga Evropa plakë! Jo rastësisht, një i huaj tjetër, mik i Shqipërisë, ka vënë në dukje: “Me kulturën e tij të thellë Nopça ishte në biseda si një korife i vërtetë dhe, kur binte fjala për Shqipërinë e shqiptarëve, nuk lodhej duke biseduar me orë të gjata, me pasion të madh e dashuri të thellë.”.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Franz Nopça si etnolog

    Në veprat e tij, Nopça na shfaqet edhe si etnolog i mirëfilltë. Tri vepra të njohura të Nopçës, siç janë ajo për ndërtimet, veshjet dhe orenditë e Shqipërisë së Veriut, dhe dy mbi fiset e Malësisë së Veriut, dhe të drejtën e tyre dokësore e mitologjinë, A. Buda i quan “trilogji” dhe thekson se “përbëjnë një inventar të plotë të kulturës materiale, shoqërore e shpirtërore, të malësorëve të veriut, në fund të shekullit XIX”.

    A. Buda vë me të drejtë në dukje gjithashtu se “këtu etnografi, me metodat e arkeologut duke larguar shtresë pas shtrese elementet e reja, përpiqet të arrijë deri në themelet e asaj ndërtese të lashtë e aq komplekse, siç është kultura e këtij populli. Edhe studiues të tjerë eminentë brenda e jashtë vendit, kanë shprehur për të vlerësime nga më seriozet. Dhe të gjithë piqen në një pikë: Nopça erdhi në Shqipëri si etnolog, gjeograf apo gjeolog plotësisht i formuar. Mund të kujtojmë sidomos vlerësimet në veprimtaritë e përmendura të vitit 1993, kushtuar figurës poliedrike të Nopçës. Kur është fjala për Nopçën si etnolog, atë e ka shqyrtuar vitet e fundit relativisht më gjerë kolegu M. Tirta. (K. P. 1993, në shtyp).

    Ai ndër të tjera, e konsideron “një nga tre pionierët më përfaqësues të kërkimeve etnologjike në Shqipëri në agim të këtij shekulli”. Po ashtu M.Tirta thekson se “Në studimet etnologjike Nopça qe nën ndikimin e teorive më të përparuara të dijetarëve gjermanë të asaj kohe”. Njëherazi etnologu Tirta na kujton se Nopça “duke njohur shqipen hyri në brendësi të jetës materiale e shpirtërore, të dokeve, zakoneve e riteve të tyre”. Pa lënë në harresë trajtesën tanimë të përmendur të A. Kostallarit, apo referimet ndaj Nopçës në bibliografinë e mjaft studimeve të botuara dekadat e fundit nga etnologët tanë, këtu duam të potencojmë posaçërisht vlerësimin objektiv, me sens kritik, që i ka bërë Nopçës si etnograf, një nga figurat madhore të historiografisë shqiptare, i paharruari prof. Aleks Buda, i cili pohon se “vepra etnografike e Nopçës, e studjoi Malësinë e Veriut si diçka të veçuar, të shkëputur nga studimi kompleks i gjithë shoqërisë shqiptare, ç’ka do t’i kishte dhënë asaj një aspekt historik të plotë dhe unitar”.

    A. Buda, duke i bërë një lloj anatomie nga pozitat e shkencëtarit dinjitoz, gjithnjë për t’u admiruar në gjykimet e holla e të thella të tij, na i zbulon me tërë dimensionet e veta Nopçën, këtë “aristokrat të disiluzionuar nga shoqëria bashkëkohore” edhe si etnolog. Jo pa domethënien e tyre janë edhe vlerësimet kritike që i kanë bërë Nopçës historianë të arkitekturës shqiptare, në një maket të kësaj historie, nxjerrë në qarkullim për specialistët në fillim të viteve ‘80 të këtij shekulli. Këtu pasi vihet në dukje se “fillimi i shekullit XX shënon rritjen e interesimit për banesën shqiptare”, na bëhet e njohur që “Nopça u ndal më gjatë dhe më thellë se të gjithë paraardhësit e tij mbi banesën fshatare të Shqipërisë së Veriut, duke u ndalur veçanërisht mbi tipin e kullës si banesë fshatare”. Veçse pa mohuar vlerësimin e mirë që kanë gëzuar këto studime, theksohet, jo pa sens kritik, se “Gjurmimet e dekadave të fundit sistematike për Shqipërinë e Veriut, kanë dhënë interpretime të reja të bazuara mbi një material më të gjerë faktik”. Veçanërisht vihet në fokus kulla si banesë, ku, sipas studiuesve tanë, në vlerësimin e saj si tip ndjehet te Nopça “Rruga e gabuar... në kërkimin e gjenezës së këtij tipi, duke bërë hipoteza të pabazuara mbi prejardhjen e saj”.

    Njëherazi vihet në dukje se “...kapja kryesisht vetëm pas disa tipave dhe lënia pas dore e shfaqjeve të tjera të banesës fshatare të Shqipërisë së Veriut, është një dobësi tjetër me rëndësi e veprës së këtij autori...” Me gjithë sa thamë, sa më shumë që hyn në cilëndo vepër të Nopçës, aq më shumë e ndjen se për portretizimin e tij edhe si etnolog ka ende mjaft për të thënë. Ai, edhe në këtë fushë të dijes, mbetet pa mëdyshje, figurë shumë dimensionale e një shkencëtari të kompletuar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485

  4. #4
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Per Baron Nopcen, "Pretendentin" e fronit mbreteror shqiptar

    Studjuesi i madh hungarez, Franc Nopca, ka vdekur me 14 tetor ne vitin 1933. Asgje nuk do te kishte ndonje vlere te madhe per te, sikur ai te mos kishte nje kontribut te vecante per shkencen shqiptare dhe sidomos studimet albanologjike . Ne te gjalle te tij, ai ka jetuar shume kohe ne vendin tone dhe madje ka ndermarre disa here udhetime ne malesite e veriut te Shqiperise, nw fushwn e tij tw studimeve. Kete pune e beri parreshtur qe nga viti 1905 dhe deri me vitin 1922, kur u mundua qe te eksploronte Shqiperine jo vetwm ne fushen gjeologjike, por dhe ate albanologjike. Ai ishte njekohesisht gjeolog, paleontolog, albanolog dhe etnograf .
    Hungarezi i talentuar hulumtoi me kujdes trevat, ku ka udhetuar, per te hedhur drite per kulturen shqiptare popullore, pasurine dhe vecantine e saj. Baroni Nopca arrinte deri me aty sa kontributin shqiptar, ai e shihte si nje pike mbeshtetje per historine dhe kulturen e kontinentit. Shqiperia per te ishte nje pike referimi, nje muze i gjalle, nje koleksion qe nuk duhej qe te humbiste. "Do te mesoj te heq dore nga Bota e Perendimit...ka akoma nje vend ketu, qe kurre s'e ka mposhtur genjeshtra, eshte Shqiperia ne kenge e kenduar"- ka shkruar ai. Por, keto do te ishin shume pak, po mos te trajtohesh fakti, qe ai u mor si askush me studimin e ndertimit gjeologjik te veriut te Shqiperise. Ai beri dhe harten e pare gjeologjike te Shqiperise Veriore ne shkallen 1:200.000. Botoi per kete dhe nje studim te mire qe quhej "Gjeografia dhe gjeologjia e Shqiperise Veriore", e cila u botua ne Budapest me 1922. Ndersa, ne rrugetimet e tij ne veri te vendit, ai kreu shume e shume studime etnografike, ku edhe shkroi "Shqiperia-ndertime, veshje, ene dhe orendi" (U botua ne Laipcig me 1925), si edhe vepren tjeter "Fiset e Malesise se Shqiperise se veriut dhe ligji i zakoneve". Ai ishte me origjine fisnike dhe nuk duhet te harrohet se ishte nje nga rivalet per te marre fronin e Shqiperise ne kohen e Princ Vidit. Ne te vertete, edhe pse nuk e arriti kete, ai do te mbahet mend sepse mbeti nje princ per studimet kushtuar Shqiperise albanologjike. B.an

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria Veriore në vështrim të Franz Nopçës

    Portretet e malësorëve shqiptarë: Franc Nopça, kujtimet e baronit hungarez për Shqipërinë e 1920

    Botohen kujtimet e etnografit, shqipëruar nga Mihal Zallari.

    Fiset e Malësisë dhe të drejtat zakonore në fillim të shekullit të 20-të, parë me syrin e një të huaji.

    Shqipëria vazhdimisht ka qenë një vend që ngjallte kureshtje. Udhëtarë, studiues, shkrimtarë, etnografë, kanë ardhur gjatë shekujve, duke marrë me vete edhe kujtimet nga një vend i panjohur me njerëz po aq të ashpër sa edhe natyra e tij. Përshtypjet kanë qenë nga më të ndryshmet, kush u mburrte besnikërinë dhe mikpritjen, kush i shante për pabesinë e tyre, edhe pse besa ishte kodi i nderit për shqiptarët. Një nga të huajt që ka ndenjur gjatë në Shqipërinë e Veriut është paleontologu dhe etnografi hungarez Franc Nopça. Si një vëzhgues i hollë, ai mbajti shënim gjithë sa pa dhe njohu në malësitë e Veriut, njerëzit, doket, zakonet. Vetëm pak kohë më parë, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë promovuan librin “Fiset e Malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyre”. Një vepër voluminoze e përkthyer në shqip nga Mihallaq Zallari dhe përgatitur për botim nga akad.assoc. Marenglen Verli dhe dr. Edmond Malaj. Libri hedh dritë mbi Shqipërinë veriore të fillimshekullit XX, sigurisht parë me syrin e një të huaji. Ai flet për karakterin e malësorëve, ndjenjat fetare, kodet e nderit, martesën, marrëdhëniet bashkëshortore, pronën, dënimin, gjakmarrjen etj. Përmes një qëmtimi të kujdesshëm ai na sjell historitë e çdo fisi të Malësisë. Janë 25 syresh, që nga Kelmendi, Boga, Kastrati, Hoti, Gruda, Shkreli, Shoshi, Komani etj. Nga kjo vepër kemi shkëputur disa momente që lidhen me lidhjen e një çifti, që nga fejesa, si një kontratë tregtie e pastër, që paguhej me para në dorë, e me afate, tek detyrat e gruas, e cila së pari duhet të lindte djem e të bënte punët e shtëpisë. Nëse lindte vajza nuk ishte një bashkëshorte e “mirë”… al.mi

    Nga libri Fejesa

    Emri:  nopca-1.jpg

Shikime: 848

Madhësia:  63.3 KB
    Fotografi e realizuar nga Franc Nopça, në Shqipërinë e Veriut

    Fejesa, siç del nga ligjet që rregullojnë fejesën, në esencë është fillimi i një kontrate tregtare për t’u martuar, që lidh ati i djalit ose zëvendësi i atit, por gjithmonë kryetari i familjes së djalit, me atin e një vajze, ose me zëvendësin e atit, pra kryetarin e familjes tjetër. Meqenëse kryetari i familjes nuk është kurrë në gjendje t’ia ngarkojë këtë funksion dikujt tjetër, del që një kryetar familje i pamartuar detyrohet të kërkojë të gjejë vetë bashkëshorten e tij dhe ky është një nga rastet e pakta… Kur rastësisht një djalosh dëshiron për bashkëshorte një vajzë të caktuar, edhe në këtë rast forma e jashtme e fejesës ruhet: fejesën e shpall kryetari i familjes. Por kur në një rast të tillë të fejesës ngrihen pengesa, atëherë këto dendur shpien në grabitjen e nuses.
    Si në çdo kontratë tregtare, edhe në kontratën e martesës, caktohet dita kur ajo hyn në fuqi. Nga ky parim del që mund të fejohen edhe fëmijë të mitur dhe bile, në disa kushte, edhe fëmijë të palindur. Meqenëse në fejesë nusja përbën objektin e shitjes, nuk është nevojë të kërkohet pëlqimi i saj. Në parim nuk mund të prapësohet një fejesë, përveç rasteve të jashtëzakonshme, ku të dhëna të reja pengojnë zbatimin e kontratës.
    Meqenëse i ati i një djaloshi nuk e merr nusen për veten e tij, por për atë, për t’ia dorëzuar më vonë, atëherë djaloshi mundet të mos e pranojë dhuratën; por në këtë rast djaloshi nuk mund të kërkojë kthimin e shpenzimeve që kishte bërë vullnetarisht deri atëherë për të fejuarën e tij. Që në fejesë, d.m.th. në blerjen e nuses, ati i fal djalit të fejuarën e tij. Që djali nuk është i ngarkuar, provohet nga fakti se ai në fejesë nuk pyetet për shijet dhe dëshirat e tij, kështu që fejesa bëhet pa pjesëmarrjen e tij dhe, shumë herë, pa arritur as në moshën e plotë…
    Gjetja e një nuseje për djalin është një dhuratë si të tjerat, që bën kryetari i shtëpisë, me ndryshim se kryetari duhet të mbajë rregullin sipas të cilit i duhet gjetur në fillim nuse djalit të parë, pastaj të dytit e kështu me radhë. Rregulli shkapërcehet, kur njëri nga djemtë heq dorë shprehimisht.
    Shenja e jashtme e dukshme se fejesa e një vajze është blerja e saj, është mëçiri që i paguajnë prindërit e djalit prindërve të vajzës. Edhe mëçiri u nënshtrohet në esencë dispozitave, që kanë fuqi sa herë paguhet një shumë për gjënë e blerë. Mëçiri paguhet përnjëherë ose me këste, krejt në të holla, ose në të holla dhe në gjëra me vleftë. Në Malësinë e Madhe mëçiri plotësohet vetëm me armë, por jo me kafshë…
    Mëçiri për nusen ishte më parë 220 korona, prej të cilave vajza merrte 100 korona dhe familja e saj 120 korona; në Malësinë e Madhe e merrte familja e nuses shumën dhe nusja asgjë. Sot në Malësinë e Madhe, mëçiri lëviz midis 140 dhe 600 korona. Edhe në Mirditë, si në Malësinë e Vogël, ia paguajnë mëçirin prindërve të vajzës…

    Martesa

    Emri:  nopca-2.jpg

Shikime: 849

Madhësia:  125.4 KB
    Malësor shqiptar, foto e realizuar nga Franc Nopça

    Kontrata e blerjes, që fillon me fejesën, merr fund me dorëzimin ceremonial të këstit të fundit të çmimit të blerjes së nuses dhe në këtë mënyrë kjo bëhet pronë e blerësit. Midis fejesës, d.m.th pagimit të këstit të parë të mëçirit dhe martesës, me anën e të cilit plotësohet kontrata, koha e afatit ndryshon sipas rasteve. Me anën e ceremonisë së martesës nusja hyn në pronësinë e ngushtë të bashkëshortit. Pronësia është e kufizuar, sepse në disa rrethana burri ka leje ta godasë gruan, por ai mund ta vrasë vetëm kur ajo shkel kurorën. Gruaja mban emrin e çupërisë edhe pas martesës, por këtij i shtohet emri i fisit me fjalët: e bija p.sh. Len Koi bija e Reçit.

    Kur vdes bashkëshortja, burri është i detyruar të lajmërojë familjen e saj. Kur gruaja vdes, pa pasur kohë burri të lajmëronte më parë familjen, atëherë kjo familje ka të drejtë të kërkojë që burri të betohet në praninë e 12 dëshmitarëve se gruaja ka pasur vdekje të natyrshme, dhe se nuk është vrarë. Bashkëshorti në sy të botës, në vitet e para, i flet gruas me zë urdhërues/ Ajo prapë duhet të tregohet e bindur. Përgjithësisht në sjelljet e gruas duhet të duket fakti se gruaja i nënshtrohet burrit. Kur takohen udhës burrë e grua, kjo si në shkallë më të ulët, sipas zakonit oriental, pret ta nderojë burri i pari dhe, kur gra dhe burra takohen në shpatin e një mali, atëherë gjithmonë gratë lëshojnë udhë në mënyrë që të mos rrëzohen gurë mbi burrat. Kur ndodhen mysafirë në shtëpi, gruaja ha me fëmijët, dhe kur burri përshëndetet para udhëtimit me anëtarët e familjes, atëherë gruaja nuk duhet të dalë.

    Detyrat e gruas
    Detyra kryesore e gruas është të lindë djem dhe, meqenëse në Shqipëri fuqia mbrojtëse dhe ndikimi i familjes mbështeten në numrin e meshkujve, është e natyrshme që në Shqipëri, më tepër se në çdo vend tjetër, dëshirohet lindja e djemve. Një grua, pra, që lind vetëm vajza, quhet bashkëshorte e keqe dhe disa dispozita rregullojnë gjendjen e saj. Në shek. XVII në Shqipëri ishte zakon të vinin kurorë pasi të lindte djalë. Ky zakon u hoq në 1703 nga Koncili Kishtar i Shqipërisë; ishte një nga detyrat e këtij koncili.
    Edhe sot kalon ndonjëherë një javë nga martesa civile, para se burri të shkojë te prifti me gruan e re. Kjo ndodh për të mundur të çlirohet më lehtë nga një grua që nuk lind fëmijë. Dëshira për të pasur fëmijë nga gruaja është kaq e madhe, sa që fëmija, që ka lindur 3-4 vjet pas vdekjes së burrit, quhet fëmijë legjitim. Për të lindur fëmijë përdoren mjete të ndryshme. Mjeti i parë është mundësisht largimi i një bashkëshorteje që nuk lind; mjeti i dytë është blerja e një gruaje të dytë. Natyrisht të dy këto raste kisha i ndalon, por të dy martesat, kishtarja dhe civilja, në malësinë e Shqipërisë formojnë, si me thënë, dy ceremoni të ndara. Martesa kishtare është, si me thënë, vetëm një vërtetim i martesës civile. Prandaj ndodhin martesa mes muhamedanëve dhe katolikëve. Sot në Malësinë e Madhe dhe në Mirditë nuk është zakon të mbahet një grua e dytë, në Malësinë e Madhe ka kohë që është zhdukur ky zakon, por në Mirditë vetëm në këta 30 vjetët e fundit.
    Gruaja, përveç lindjes së fëmijëve, ka për detyrë të bëjë punët e shtëpisë. Duhet të përgatisë bukën dhe gjellët, të sjellë ujë dhe drutë e nevojshme; pastaj duhet të kujdeset për veshmbathjet e gjithë anëtarëve të familjes. Kjo detyrë e fundit përfshin natyrisht të tjerrurit, të endurit dhe, së fundi, të qepurat. Që gratë të jenë në gjendje të plotësojnë detyrat shtëpiake, ato stërviten qysh vajza të tjerrin lesh, të endin, të qepin, të përdorin shtizat, pastaj të merren me përgatitjen e bulmetit, të mbledhin dru dhe të mbushin ujë…
    …Meqenëse në Shqipëri martesën e shikojnë nga pikëpamja praktike, shumë pak kujdeset burri nëse gruaja humbet bukurinë shumë shpejt. Sipas Koçit (Cozzit), një fjalë e popullit thotë që bukuria mban vetëm një ditë, pastaj shikojnë punën. Si muhamedanët, ashtu dhe katolikët shqiptarë, janë të mendimit se njerëzit nuk kanë përse të interesohen për gruan e tjetrit dhe, prandaj, nuk dëgjojnë me dëshirë kur dikush lavdëron bukurinë e trupit të gruas së tij. Kurrë nuk pyesin “Si e ke gruan”, por vetëm tërthorazi: “Si i ke robt?”. Ky, si duket, është një zakon turk…

    “Lakmia e shqiptarëve: të duket mbi të tjerët”
    Si tipar të karakterit shqiptar dua të përmend një ambicie personale, intensive të veçantë. Midis shumë qindrave shqiptarë të njohur nuk njoh gati asnjë që të quhet me të vërtetë modest. Më duket se dëshira intensive e çdo shqiptari është të dallohet në një mënyrë nga të tjerët, qoftë edhe për armët e mira, veshjet e bukura, t’i përmendet emri, t’ua shkojë shokëve të fisit. Malësori lakmon të nderohet ose t’ia kenë frikën, duke u mbajtur pas zakoneve të fisit të tij, duke u përzier në çështjet e vendit. Frika se mos përbuzet e nxit atë si malësor të zbatojë kodin e nderit në mënyrë të përpiktë. Shqiptarët me kulturë më të lartë lakmojnë të holla, për të fituar ndikim më të madh. Politikani shqiptar lakmon së paku të lozë rolin e një shefi partie etj. Për një kohë të gjatë ishte modë të shkëlqente si krijues i një alfabeti të ri. Intensiviteti me të cilin shprehet ambicia personale e shqiptarëve është shkaku përse të huajt formojnë gjykime të ndryshme përmbi këta njerëz. Malësori shqiptar është në gjendje, për ½ kg duhan që i takon, të vrasë një njeri dhe të shkatërrojë veten dhe familjen e tij, siç është në gjendje një politikan shqiptar për një ofendim të vogël, të mohojë të gjithë jetën e tij politike të mëparshme.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria Veriore në vështrim të Franz Nopçës

    Shtatë ditarët e udhëtimeve të baronit hungarez
    Emri:  nopca-189x300.jpg

Shikime: 626

Madhësia:  14.5 KB

    Baron Franc Nopça, gjeolog, paleontolog dhe etnograf hungarez, lindi në 1877 dhe u vetëvra në Vjenë më 23 prill 1933. Nga viti 1903 deri në 1922 erdhi disa herë në malësitë e Shqipërisë Veriore, madje banoi për disa kohë në Shkodër. Udhëtimet e tij i ka përshkruar në ditarët e tij. Janë 7 syresh që nisin me udhëtimin e vitit 1905. Gjashtë prej tyre flasin për gjeografinë, folklorin, kanunin dhe gjuhën shqipe, ndërsa i shtati për Bullgarinë. Ato u blenë nga Mit’hat Frashëri e më pas u konfiskuan nga regjimi komunist, për të përfunduar në Bibliotekën Kombëtare.

    Mihal Zallari, 30 vjet burg në diktaturë
    Emri:  Mihal_Zallari-Frasheri-150x150.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  6.8 KB

    Mihal Zallari, i datëlindjes 1894, u diplomua në Universitetin e Gracit, Austri. Pas kthimit në atdhe dha mësim në gjimnazin shtetëror të Tiranës. U zgjodh deputet në zgjedhjet e 1 tetorit 1943, më pas kryetar i Kuvendit Kushtetues e më pas i Parlamentit. Me vendosjen e regjimit komunist u dënua me 30 vjet heqje lirie, në të ashtuquajturin “gjyq special”. Doli nga burgu në vitin 1962, pasi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit në Burrel. Punoi disa kohë në ndërmarrjen botuese të kryeqytetit. Vdiq në Tiranë më 17 mars 1976.

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. BDSH propozon emrin “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore”
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 19:56
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •