Dr. Skėnder GASHI - Vjenė (Austri)
(Kushtuar mikut dhe presidentit tim Dr. Ibrahim Rugova)
Nė hapėsirėn gjuhėsore tė shqipes, nė Kosovė e nė Maqedoni, ka 4 vendbanime, emrat e tė cilave kanė dalė nga varianti sllav kos i emrit tė shpendit mullenjė/mėllenjė, mullizezė zool. Merops apiaster. Nė kėtė pjesė tė kėtij punimi nuk do tė trajtohet gjerėsisht etimologjia e pakontestueshme sllave e kėsaj fjale. Megjithatė, e do puna tė thuhet shkurtazi se pėr fjalėn kos tė sllavishtes besohet se ėshtė me prejrdhje sllave dhe se dėshmohet nė sllavishten e vj. si kosъ, rus. kosъ, ēek. e pol. kos .
Prejardhja e kėsaj fjale konsiderohet pėr e errėt. Nė gjuhėt sllave tė jugut kjo fjalė gjallon nė trajtat kos, kosovac, kosovica dhe kosović. Fjala kos e emėrton shpendin „merula merula”; trajtė deminutive e kėsaj ėshtė kosov, pėrkatėsisht kosovac e kosović qė shėnojnė tė voglin e mėllenjės „pullus merulae”, pėrkatėsisht zogėzėn e mėllenjės si edhe mėllenjėn e bardhė „Turdus iliacus”.
Ėshtė pėr t’u vėrejtur se toponimet (Kosovo- zgjerim i mbiemrit, pėrkatėsisht gjinorja kosov nga kos) qė janė sajuar nga emri i kėtij shpendi, emėrtojnė gjithandej kryesisht lugina dhe rrjedha uji apo vedbanime tė ngritura buzė rrjedhash tė ujit. Katunde me emrin e kėtij shpendi ka: nė rrethin e Banjallukės (: Kosovo); nė rrethina tė Požega -s nė Sllavoni (: Kosovac); nė Dalmaci (: Kosovo polje) dhe nė rrethina tė Jagodinės nė Serbi (: Mirkovo Kosovo).[1]
....vazhdon!
--------------------------
Artikullin i plote eshte i bashkengjitur ne atach, sepse ishte teper i gjate per ta postuar ne forum.
Krijoni Kontakt