Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ramizi per pluramizmin.

    mbledhja e byrose
    dokumenti

    Zbardhet mbledhja e Byrosė Politike e 11 prillit 1991


    Alia: Si mund t’i kontrollojmė partitė dhe organizatat e tjera




    Afrim Imaj

    “Ne duhet tė mundohemi qė t’i kemi nėn kontroll ose tė ndikojmė mbi partitė, organizatat dhe shoqatat qė dalin si kėrpudhat”. Ky ėshtė mesazhi i fjalės sė Ramiz Alisė nė vijim tė mbledhjes sė Byrosė Politike tė datės 11 prill 1991, ndėrkohė qė diskutohej mbi qėndrimin e Partisė sė Punės ndaj kėrkesave tė partive opozitare, organizatave dhe shoqatave tė krijuara rishtaz.

    E veēon kėtė aspekt lideri i Partisė Komuniste, duke bėrė prezente strategjinė personale me “investimin” pėr organizatat dhe partitė opozitare, nėpėrmjet infiltrimit nė radhėt e tyre tė elementėve afėr Partisė sė Punės dhe “pėrkujdesjen” sipas mekanizmit tė kulaēit. Ndėrkaq, Ramiz Alia tregon se njeh edhe gjuhėn tjetėr: Teksa i kthehet veprimtarisė sė sindikatave tė pavarura, sidomos nė Shkodėr dhe Tiranė, shumė problematike gjatė asaj periudhe me presionin dhe kėrkesat ultimative ndaj shtetit dhe institucioneve tė tij, shfaqet edhe njeriu i kėrbaēit. “Duhet tė kėrcasė druri, madje jo nė kuptimin figurativ tė fjalės”, del haptaz lideri i Partisė sė Punės gjatė shqyrtimit tė rastit tė protestave tė sindikalistėve tė stacionit hekurudhor tė Mjedės, qė ato ditė kishin bllokuar tėrė aktivitetin e tij. Gjithsesi, ashtu si edhe nė shqyrtimin e ngjarjes sė 2 prillit, edhe gjatė diskutimit tė kėsaj ēėshtjeje, Ramiz Alia mjaftohet me retorikėn e vet, pa pritur mendimet e kolegėve tė tjerė. Ndėrkohė, nga kampi tjetėr i opozitės shpaloset tjetėr pamje, ku masakra e Shkodrės i faturohet tėrėsisht shtetit dhe Partisė sė Punės dhe kėmbėngulet me ēdo kusht pėr ēuarjen e fajtorėve nė bankėn e drejtėsisė. Mė shumė se kaq, forca kryesore e saj, Partia Demokratike, paralajmėron hapur se nuk do tė marrė pjesė nė Parlamentin e porsazgjedhur, nė qoftė se nuk do tė hetohet e plotė tragjedia qė pėrgjaku Shkodrėn mė 2 prill. Po si projektohet qėndrimi nė mbledhjen e Byrosė Politike ndaj kėtyre kėrkesave dhe ultimatumeve tė njėpasnjėshme? Si vendosin tė procedojnė nė Parlamentin e ri komunistėt qė kanė fituar shumicėn e tij? Cili do tė jetė reagimi pėr pėrgjegjėsitė e shtetit komunist tani, kur partia nuk mund tė urdhėrojė e tė japė direktiva e porosi...

    Ēėshtja e dytė e rendit tė ditės: “Mbi qėndrimin ndaj kėrkesave tė sindikatave dhe organizatave e shoqatave qė krijohen”.

    SHOKU RAMIZ ALIA : Lidhur me ēėshtjen e parė (tė dy momenteve tė reja, grevės, nė qoftė se nuk plotėsohen 17 kėrkesat dhe mospjesėmarrjes nė Parlament), pėr tė parėn unė i thashė shokut Fatos (Nano, kryeministėr), qė tė thėrrasė ata tė sindikatave tė pavarura, me qėllim qė tė diskutojnė me ta, sepse duhet ndjekur rruga e diskutimit, e dialogut, me qėllim qė tė shkėmbejmė mendime dhe tė evitojmė (ekseset).
    Shokėt tanė duhet tė jenė tė kujdesshėm, se pavarėsisht se si janė kėto organizata, pėrgjithėsisht unė do tė shtroja njė problem tė kėtillė: tani me pluralizmin po dalin si kėrpudhat dhe do tė dalin prapė, herė organizata, herė parti, herė shoqata tė ndryshme, mirėpo kam pėrshtypjen se nė tė tėra kėto po i quajmė armiqėsore, kundėrshtare dhe i lėmė nė fatin e tyre, deri organizatėn “Ēamėria” ose shoqatėn e miqėsisė me Izraelin, me Amerikėn etj. Na duket sikur tė tėra kėto janė kundėr nesh. Nuk ėshtė kėshtu, prandaj duhen qėndrime mė korrekte dhe luftė e pėrpjekje pėr t’i tėrhequr nė anėn tonė, se ėshtė tendenca pėr tė nxjerrė shoqata tė ndryshme. Ne jemi mėsuar tė ekzistojė njė parti dhe tė japė porosi ajo parti, po tė mos japė porosi ... Pse? Tani nuk jep partia porosi, atij i teket tė krijojė njė shoqatė. Ne duhet tė mundohemi qė t’i kemi nė kontroll ose tė ndikojmė mbi to, jo t’i braktisim se pėr t’i braktisur ėshtė shumė e lehtė. Kėtu e kam fjalėn dhe pėr organizatėn e sindikatave tė pavarura, tė cilėn jo vetėm kam pėrshtypjen, po ėshtė fakt qė bashkimet profesionale ekzistuese i konsiderojnė armiqėsore. Me siguri ato kanė pikėpamjet e tyre janė kundėr vendimeve tė partisė sonė, me siguri se dhe vetė kėrkesat e peticionit tregojnė se nuk mund tė thuash qė janė nė favorin tonė, ato bėjnė lojėn e opozitės. Pavarėsisht nga kjo ne nuk duhet tė pushojmė veprimtarinė tonė komuniste, me qėllim qė kėto organizata apo kėta individė t’i bėjmė pėr vete ose tė ndikojmė mbi ta.

    Rol tė madh, sidomos kėtu nė Tiranė, ka puna qė bėjnė organizmat drejtuese te Tiranės. Llambin (Gegėpriftin) kemi kėtu nga shokėt e Tiranės, por tė gjitha forcat mendoj unė duhen trajtuar ndryshe. Veēanėrisht organet e pushtetit nė Tirane duhet tė vihen mirė nė rolin e tyre. I njėjti fenomen qė duket nė Shkodėr, natyrisht nė anėn mė ekstreme, nė njėfarė mėnyre vihet re edhe ne Tiranė, nė qendrat e tregtisė, nė qėndrimin ndaj fshatarėsisė, nė shpėrndarjen e qumėshtit, tė ushqimeve etj., ku vetė punonjėsit e sektorėve tė ndryshėm po kryejnė shėrbimet sipas pėrkatėsisė partiake. Shoku Llambi dhe shokėt e Komitetit Ekzekutiv tė rrethit nė qoftė se duan tė punojnė, Policia Financiare etj, duhet tė jenė rigoroz. Nė qoftė se na ndodh ajo qė po shkruhet nė gazetė, qė nė Mjedė venė makinat dhe nuk ngarkohen, se u thonė se ju keni votuar pėr PPSH, atje duhet tė kėrcasė druri, jo nė kuptimin figurativ, por ata duhen qėruar tė tėrė nga puna, organet shtetėrore duhet tė ndėrhyjnė, Prokuroria duhet tė denoncojė, organet e kontrollit duhet tė bėjnė punėn e tyre. Ndryshe, nė qoftė se lejojmė qė politika shtetėrore tė bėhet sipas dėshirave tė njėrės apo tjetrės parti, vaj halli, nuk ėshtė gjė e mirė.

    Problemet qė dalin pėr hapjen e Kuvendit Popullor

    SHOKU RAMIZ ALIA: Ne do tė shkojmė me versionin qė siē ėshtė pėrcaktuar Kuvendi Popullor duhet tė hapet ditėn e hėnė (15 prill 1991). Duke marrė parasysh qė Partia jonė nė Kuvendin Popullor ka shumicėn absolute, ose siē thuhet ndryshe shumicėn cilėsore tė votave, i takon tė ketė vendet kryesore tė drejtimit tė Kuvendit. Pėr kėtė ēėshtje ėshtė e nevojshme tė pėrcaktojmė ne si Byro Politike disa kritere bazė. Kėtu nuk e kam fjalėn pėr punėn qė do tė bėhet nė Kuvend, sepse atė detyrė e ka organizimi i partisė qė do tė kemi atje, nuk ėshtė mė punė e Byrosė Politike dhe nuk ka pse futet nė ato ēėshtje. Byroja Politike do tė pėrcaktojė vijat e pėrgjithshme tė politikės sonė, tė cilat shokėt qė janė nė Kuvend do t’i zbatojnė duke i konkretizuar me ligjet, diskutimet etj., qė do tė ketė Kuvendi.
    Dėshiroj tė theksoj njė gjė : Kuvendi Popullor nuk do tė jetė i lehtė. Ai do tė jetė njė arenė lufte shume i vėshtirė. Shokėt tanė janė mėsuar tė ngrenė dorėn “do vemi nė Kuvendin Popullor dhe dy a tri ditė pushim”, kurse tani Kuvendi mund tė vazhdojė dhe 10 ditė mė shumė. Prandaj do tė dalė problem i rishikimit tė detyrave tė disa individėve tė Partisė sonė, ta zėmė a do tė vazhdojė tė jetė mė sekretar partie dhe deputet? Pėr mendimin tim do jetė e vėshtirė, sepse ata do tė jenė tė angazhuar shumė dhe duhet t’u futen punėve tė Kuvendit me seriozitet shumė tė madh. Nuk do tė ketė kohė atje qė tė shkojė nė rreth kur tė ketė pushim Kuvendi, se nė atė kohė do t’i duhet tė studiojė ligjet tė bisedojė me specialistėt etj.
    Unė nuk e shoh kėtė Kuvend tė jetė njė gjė e lehtė. Unė ngarkova shokėt e Ministrisė sė Jashtme pėr tė pyetur se si funksionon Kuvendi Popullor nė Bullgari.
    Aparati i Parlamentit atje drejtohet nga Byroja e Kuvendit Popullor ku bėjnė pjesė: Kryetari i Kuvendit Popullor dhe tre zėvendės tė tij (ne kėtė e quajmė kryesi tė Kuvendit).
    Detyrat qė ka Byroja e Kuvendit (kėto shoku Ramiz i lexon):
    Detyrat administrative ndiqen nga sektori i pėrgjithshėm i Parlamentit. Nė varėsi tė kėtij janė dhe dy sektorė, njėri prej tė cilėve pėrgjigjet pėr problemet juridike dhe informative tė Parlamentit, tjetri pėr punėt administrative. Organizimi i brendshėm bėhet me disa sektorė: sektori juridik dhe informativ, administrativ, kancelari, financė dhe llogari. Pranė sektorit vepron sektori i lidhjeve me jashtė dhe protokolli. Nė shėrbim tė Parlamentit ėshtė njė personel prej 250 vetash, duke filluar nga juristėt deri tek daktilografistet. Kėto janė nė shėrbim tė kryesisė sė Kuvendit, jo tė Presidencės. Kancelaria ka njė shef, i cili pėrballon detyrat e sekretarisė, stenografisė, shėrbimet kseroks dhe deri administrimi i brendshėm i sallės sė mbledhjes. Personeli administrativ nuk ėshtė nė njė vend, njė pjesė e tij ėshtė atashuar pranė komisioneve. Ka komisione tė pėrhershme dhe tė pėrkohshme. Ēdo komision ka administratėn dhe sekretarinė e tij qė ka vartėsi tė dyfishtė nga komisioni dhe administrata e Parlamentit. Pėrveē anėtarėve tė komisionit, secili komision ka nė pėrbėrje dy kėshilltarė specialistė jashtėparlamentarė, tė cilėt janė kompetentė pėr fushėn pėrkatėse, qė mbulon komisioni.
    Komisioni ka tė drejtė tė marrė dhe specialistė tė tjerė dhe t’i paguajė ata me honorare, pėr sa kohė janė tė nevojshėm. Secili komision ka ambientin e vet tė punės.
    Ka shumė rėndėsi sesioni i parė i Parlamentit tė ri. Nė seancėn e parė nuk duhen lejuar ceremoni dhe diskutime tė tjera, veē zgjedhjes sė udhėheqjes sė Parlamentit. Deputeti mė i vjetėr nė moshė nuk duhet tė lejojė asnjė njeri qė tė diskutojė politikė, veē zgjedhjes sė kryetarit dhe zėvendėskryetarėve. Mė shumė rėndėsi ėshtė vendosja e sistemit elektronik tė votimit. Nga praktika e Parlamentit bullgar, kjo mungesė ka shkaktuar shumė probleme dhe orė tė tėra debatesh.
    Rėndėsi ka gjithashtu miratimi sa mė mirė qė tė jetė i mundur i Rregullores sė brendshme tė Parlamentit. Ai sugjeroi qė tė mos bėhet praktike transmetimi direkt nė radiotelevizion i punimeve tė Parlamentit, se kėto vendosen njė herė nė Rregullore dhe mbeten. Kėto i thashė sa pėr kuriozitet pėr t’i ditur se ne jemi mėsuar me praktikėn e vjetėr, kurse ka njė praktike tė madhe tė re, e cila ėshtė krejt e ndryshme nga e jona. Natyrisht nuk ėshtė fjala qė tė kemi dhe ne 250 veta.
    Konkretisht sot na duhet e para tė pėrcaktojmė cili do ta hapi Kuvendin. Sipas normave mund ta hapė njė ndėr 10 deputetėt mė tė moshuar.
    E dyta, do tė zgjidhet komisioni i Mandateve, qė sipas Rregullores sė Kuvendit, ėshtė i pėrhershėm prandaj ka rėndėsi pėrbėrja e tij. Nuk ėshtė si dikur qė i pėrgatiste njė njeri, por do tė merren tė gjitha dokumentet, do t’i shikojė komisioni njė pėr njė, do tė ketė probleme, se tė tėra kėto qė thonė sikur janė bėrė manipulime nė votime etj. Do tė diskutohen atje dhe do tė hidhen poshtė, qė tė mund tė hartohet njė raport i pėrbashkėt qė do tė dalė para Kuvendit Popullor. Nuk do tė jetė komision i lehtė ky, do tė jetė mjaft i ndėrlikuar.
    Ėshtė parashikuar qė Kuvendi tė miratojė njė Rregullore tė pėrkohshme, qė t’i japė mundėsi funksionimit tė Kuvendit, siē ėshtė parashikuar njė Rregullore definitive, e cila do tė dalė pasi tė aprovohet Kushtetuta, sepse duhet tė pėrputhen tė dyja. Fillimisht nuk mund tė aprovohet njė Rregullore e plotė, prandaj do tė jetė e pėrkohshme derisa tė aprovohet Kushtetuta. Pasi tė aprovohet Rregullorja do tė zgjidhet kryesia e Kuvendit dhe komisionet e Kuvendit Popullor. Pas kėsaj fillon procedura konkrete, qė nė kėtė sesion tė Kuvendit Popullor, duke marrė parasysh se ėshtė nevoja tė zgjidhen organet udhėheqėse tė shtetit, nuk mundet tė procedohet nė zgjedhjen e kėtyre organeve pa aprovuar Kushtetutėn. Pra, nė rend tė ditės do tė jetė aprovimi i Kushtetutės, qė ėshtė njė kapitull mė vete pėr kėtė Kuvend dhe do tė ketė vėshtirėsitė e veta.
    Ne duhet tė mendojmė pėr komisionet e Kuvendit Popullor qė do tė zgjedhim.
    Sė pari: kush do ta hapė Kuvendin Popullor? Pėr mendimin tim, mirė do tė ishte qė ta hapė shoku Adil (Ēarēani) se besoj hyn nė ndėr 10 mė tė moshuarit, ku hyjnė Haxhi Lleshi, Ēun Jonuzi etj.
    Shoku Adil natyrisht do tė mbajė njė fjalim tė shkurtėr hapjeje. Kanė rėnė dakord me Partinė Demokratike qė fill mbas hapjes sė Kuvendit tė kėndohet himni i flamurit (me incizim dhe duke pasur secili tekstin).
    Pas kėsaj duhet tė aprovohet Rregullorja, proces tė cilin do ta udhėheqė shoku Adil, prandaj do tė duhet t’i studiosh pėrpara. Aty mund tė ketė tentative pėr tė bėra deklarata politike, qė zgjedhjet janė bėrė kėshtu apo ashtu, apo lidhur me ngjarjet e Shkodrės, prandaj tė duhet tė dish t’i manovrosh, tė vendosim njėherė rregullat do thuash, pastaj ke kohė pėr deklarata politike nė seance tė tjera.
    Komisioni i Mandateve pėrbėhet nga shtatė veta. Sipas normave tė Kuvendit, ėshtė parashikuar qė katėr veta tė jenė tė partisė sonė, duke pėrfshirė dhe kryetarin, dy tė jenė tė Partisė Demokratike dhe njė i Omonias. Propozimet konkrete mundet t’i thotė shoku Xhelil kėtu. Pėr miratimin e kėtyre duhet kohė, se atje do tė lindin probleme, do tė bėhen pushime, do fillojnė tė bėjnė naze etj., po mbase dhe nuk bėjnė shumė, varet nga ata.
    Mbas zgjedhjes sė komisionit tė Mandateve bėhet betimi i deputetėve qė e udhėheq prapė (deputeti mė i moshuar). Pas kėsaj do tė bėhet zgjedhja e kryesisė sė Kuvendit Popullor. Sipas Kushtetutės dhe Rregullores sė pėrkohshme nė kryesi do tė jenė tre veta, kryetari dhe dy zėvendėskryetarėt. Pėr sekretarė nuk ka nevojė tė ketė siē kishte mė pėrpara. Pranė kryesisė sė Kuvendit do tė ketė aparat. Nuk do tė jetė formale, siē kishim me Sali Shijakun (sekretar tė kryesisė), por do tė jetė sekretari e organizuar mirė qė do tė ketė tė gjitha procesverbalet e tė gjitha. Presidiumi do tė ketė aparatin e vet, qė ka tė bėjė me kontrollin mbi qeverinė, marrėdhėniet me Parlamentin etj.
    Nė bazė tė rregullit, nė kryesinė e Kuvendit ne do tė kemi njė kryetar, i cili do tė jetė pėrfaqėsues i partisė sonė, dy nėnkryetarė, njėri nga tė cilėt i partisė sonė, tjetri i Partisė Demokratike, Omonia nuk ka si tė pėrfaqėsohet nė kėtė kryesi.
    Kryetari i Kuvendit pėr mendimin tim merr rėndėsi tė veēantė nė kėtė Kuvend, ku ėshtė prezenca e partive tė tjera, prandaj duhet njė kryetar i shkathėt tė lozė rolin e moderatorit, tė jetė hazėrxhevap, kur i thonė fjalės, megjithėse ndėrhyrjet e tij duhet tė jenė sa mė tė pakta se zakonisht, kryetari i mbledhjes ndėrhyn pak, por veprimet e tij duhet tė jenė shumė tė sakta. Kėtu kam parasysh procedurėn, jo tė hezitojė siē bėnte njė pyetje, i bėhej dhe ai mbetej. Ai duhet t’i ketė shumė tė qarta procedurat, idetė, mendimet. Ligjet, rregulloret, pėr ēdo material duhet tė jetė konsultuar me pėrpara me konsulentėt juridikė, qė ēdo gjė qė del nga pikėpamja e procedurės ai duhet tė jetė tepėr korrekt dhe tepėr i prerė, mos tė lejojė tė bėhet ēorap nė Parlament, se tendenca do tė jetė pėr t’u bėrė han...




    Arbnori: Demokratėt bllokuan Parlamentin pėr hetimin e tragjedisė sė 2 prillit

    “Plumbat nė gjokset e martirėve tė 2 prillit nuk mund tė na lejonin ne tė zgjedhurve nga vota e lirė tė pajtoheshim me rrjedhėn normale tė punimeve tė Parlamentit. Prandaj vendosėm qė pa proceduar mė parė me hetimin e ngjarjes sė rėndė, tė bllokonim ēdo gjė nė praktikėn e institucionit ligjvėnės”. Kėshtu pohon pėr “Panorama”-n Pjetėr Arbnori, njė nga liderėt kryesorė tė PD-sė gjatė asaj periudhe. Dhe nė fakt, deputetėt opozitarė u paraqitėn tė gjithė nė seancėn e parė tė Parlamentit dhe menjėherė pas zgjedhjes sė kryesisė sė Kuvendit bėnė njė deklaratė, me anėn e sė cilės pohuan se pa zbardhur dosjen e tragjedisė sė 2 prillit, ata do tė bojkotonin punimet. Fill pas leximit tė saj nga kreu i grupit parlamentar, Neritan Ceka, dolėn tė gjithė nga salla. “Pas kėtij presioni, - kujton Arbnori, - u krijua njė komision, tė cilin e zvarritėn ata qė kishin shumicėn, deputetėt e Partisė sė Punės. Ndėrkohė nė tė morėn pjesė edhe deputetė tė Partisė Demokratike, njerėz qė nuk ishin tė zotėt e punės, pėr tė mos thėnė mė keq, qė u munduan pėr ta mbyllur atė punė ose pėr ta kaluar lehtė”. Sipas ish-kreut tė PD-sė sė Shkodrės, procesverbalet e raportimeve tė kėtij komisioni, tė cilat janė tė arkivuara nė Kuvendin e Shqipėrisė, dėshmojnė se njė pjesė e atyre qė i kanė hartuar ato “janė munduar pėr ta kaluar ēėshtjen butė e butė dhe pa lagur njeri”. Megjithatė, Pjetėr Arbnori veēon nė kėtė detyrė rolin e doktor Ali Spahisė, tė cilin komisioni Nismėtar i Partisė Demokratike tė Shkodrės dhe ai i qendrės, e kishin caktuar pėr tė marrė pjesė nė bisedimet e zhvilluara nė ish-Komitetin Ekzekutiv tė qytetit dhe nė organet e hetimit e tė policisė, detyrė tė cilėn e kreu me shumė pėrkushtim dhe korrektėsi. “Doktor Spahia, - nėnvizon ish-lideri i PD-sė, - ka luftuar shumė pėr zbardhjen e 2 prillit dhe pėr demaskimin e tė gjithė vrasėsve tė vėrtetė, pa u tėrhequr nga vėshtirėsitė dhe presionet e shumta qė asokohe vinin nga shumė drejtime”. Aktiv e kėmbėngulės, objektiv dhe inteligjent, Ali Spahia do t’i pėrgjigjej detyrės si i deleguari i Partisė Demokratike gjatė bisedimeve tė zhvilluara enkas pėr ngjarjen nė Prokurori, nė organet e Sigurimit tė Shtetit, nė Ministrinė e Brendshme, nė Kryeministri etj. Mė tej, Arbnori thotė se doktor Spahia u bė njė nga denoncuesit mė energjikė, por edhe protagonisti kryesor i dokumentimit, me aq sa u realizua, i shkaktarėve tė ngjarjes sė rėndė. Gjithsesi, pasi u pėrgatit njė raport hetimi nga grupi parlamentar, deputetėt demokratė u futėn nė Parlament dhe atje kėmbėngulėn edhe mė shumė pėr denoncimin e masakrės sė 2 prillit dhe arrestimin e autorėve tė masakrės, pėrmbledh Arbnori.



    neser do te lexoni

    Byroja Politike shqyrton skemėn me tė cilėn do tė organizojė infrastrukturėn e Parlamentit. Xhelil Gjoni propozon Adil Ēarēanin nė detyrėn e nėnkryetarit tė Kuvendit. Ramiz Alia ka mendimin se ai nuk e bėn dot kėtė detyrė.
    Udhėheqėsit e lartė tė Partisė sė Punės konstatojnė me shqetėsim, se pėrbėrja e grupit tė tyre parlamentar ėshtė kritike pėr nga niveli. Nė sasinė prej 54 deputetėsh, me profesion agronomė dhe 34 tė tjerėve inxhinierė, numėrohen me gishtat e njėrės dorė deputetėt juristė.
    Byroistėt propozojnė Aleksandėr Meksin, "njeriun mė tė mirė tė PD-sė" pėr detyrėn e nėnkryetarit tė Parlamentit. Nė Byronė Politike porositet procedura pėr tė ftuar pėr njė vizitė nė Shqipėri, Betino Kraksin.


    panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Te gjitha keto bema e fjalime te lidereve komuniste prane epokes se perendimit te komunizmit jane derivate te fjalimit te mbajtur nga Gorbachev ne Katowice te Polonise. Variantet per kete pune ekzistojne ne fund te fundit...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo nuk eshte asgje... pak paskan nxjerrur, te shohim sa do dalin ne te ardhmen. Eh i shkreti popull, nga keta fare plerash udhehiqet akoma... dhe ben tifo per Sali e Fatos.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Nexhmija dhe Ramizi
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2007, 16:00
  4. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  5. Ramizi per Enverin..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-06-2005, 17:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •