Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1

    Anastasia Karakasidi: “Fushat e grurit, kodrat e gjakut”

    E Shtune, 25 Mars 2006

    MAQEDONIA "GREKE”" JO GREKE.

    “Fushat e grurit, kodrat e gjakut” nje liber ne te cilin autorja, e denuar me vdekje ne Greqi, shkruan per vendlindjen e saj.
    Studimi “Fushat e grurit, kodrat e gjakut” i autores Anastasia Karakasidi, i dale ne qarkullim diteve te fundit ne perkthimin e Ilirjana Angonit, hedh nje drite te re sqaruese ne rrjedhat historike, etnografike e antropologjike te jugut te Gadishullit tone.

    E lindur dhe e rritur ne Selanik, prej prinderish me prejardhje te ndryshme, ajo gjen arsyen per te hulumtuar mbi origjinen etnike te asaj popullsie qe rendom (por pa te drejte) emertohet zyrtarisht si “Maqedonia Greke”. Pasi shkon me nje burse kolegji ne SHBA ne vitin 1975, ajo i kushtohet studimeve ne ate vend, duke mbrojtur titullin per doktorature ne antropologji ne Universitetin e Kolumbias dhe duke u marre ne vazhdimesi me studimin e trevave prej nga kishte prejardhjen.

    Shpejt behet objekt sulmesh dhe kercenimesh nga qarqet greke te Athines, Selanikut dhe nga lobi grek ne SHBA. Madje kercenohet edhe me vdekje nga struktura te se djathtes greke, duke u cilesuar si tradhetare dhe “armike e popullit grek”.

    Mbas refuzimit te botimit te ketij libri nga qendra e Kembrixhit, si pasoje e frikes per britaniket rezidente ne Greqi, “Rasti Karakasidi” ngjalli interesin dhe ngriti opinionin e qarqeve akademike ne mbare boten. Me ne fund studimi botohet ne vitin 1997 nga Universiteti i Cikagos. Sot Anastasia Karakasidi eshte profesoreshe e antropologjise ne Kolegjin Eellesley te SHBA, dhe libri i saj eshte nder me te qarkulluarit mes studiuesve te antropologjise dhe historise se Ballkanit.


    Duhet shenuar se, ne aspektin historik, autorja ne fjale ne studimin e saj perpiqet te argumentoje multietnicitetin e Maqedonise jugore, duke u fokusuar ne nje periudhe kohore te vone, 1870 1990. Ne kete menyre, ajo anashkalon shtratin historik te kesaj treve, dhe per rrjedhoje nuk dallon elementin dhe protagonizmin shqiptar ne te. Por, ne anen tjeter, pasqyron me hollesi te gjithe veprimtarine e ethshme te shtetit grek per “greqizimin” e Maqedonise jugore, nepermjet instrumenteve si kisha, shkolla, ekonomia. Nje paralelizem i qarte mund te ravijezohet mes politikave te zhvilluara ne kete treve dhe atyre te zhvilluara ne Thesaline dhe Epirin shqiptar.

    Prej ketij studimi mund te nxirren konkluzione te qarta se perse sot shteti grek ne siperfaqe shfaqet si nje njesi unike, nderkohe qe nen te vlojne problematikat etnike te mbajtura perdhunshem nen zgjedhe. I botuar tashme ne shqip, libri shoqerohet me nje parashtrese nga Qemal Velija, te cilen po e botojme te plote ketu.

    Libri i Karakasidit dhe identiteti maqedonas

    Gjate viteve ne kapercyell te mijevjecareve, Ballkani eshte ngerthyer ne nje dualitet tendencash qe ne pamje te pare krijojne pershtypjen e nje kundershtie te papajtueshme mes tyre. Ne njeren ane shperfaqet nje politike globale drejt skemave integruese dhe europianizuese, dhe ne anen tjeter nxiten ethshem strukturat konkuruese te identitetit dhe afirmimit etnik mes grupeve shoqerore e entiteteve shteterore qe perbejne gadishullin, duke prodhuar edhe nje klime konfliktualiteti te pasqyruar deri ne luftera te pergjakshme ne disa raste, apo ne armiqesi politike e diplomatike ne raste te tjera.

    Dhe ne kete ajer dualiteti, si pjese organike dhe mekanizem manipulator i shoqerive, kane marre pjese, pervec politikaneve e grupeve te interesit, edhe studiuesit historiane, etnografe, gjuhetare, etj. Ne kete hulli duhet veshtruar edhe studimi “Fushat e grurit, kodrat e pergjakta” i etnologes dhe antropologes Anastasia Karakasidi, i vitit 1996, i cili vjen ne drite pikerisht ne kohen e debateve dhe aksioneve politike e diplomatike ne lidhje me nje entitet aq te diskutueshem gjeografik, historik, etnografik e gjuhesor, sic eshte Maqedonia.

    Ne pamje te pare studimi i Karakasidit, i cili qenderzohet vetem ne nje komune me disa fshatra te pellgut te Langades ne verilindje te Selanikut, vetem 25 kilometra larg tij, pergjate rruges per ne Seres e me tej ne Bullgari, duket sikur eshte me hapesire teper te kufizuar lokale dhe njekohesisht larg vemendjes dhe interesit te lexuesit shqiptar.

    Por ne te vertete, ai eshte nje dritare e vlefshme prej se ciles mund te shihet dhe kuptohet ai proces i dhunshem dhe brutal shnderrimi dhe tjetersimi qe ka ndodhur me identitetin dhe perkatesite etnike ne nje territor shume me te gjere te gadishullit tone gjate 130 viteve te fundit.

    Autorja ne fjale, realisht e lindur dhe e rritur ne Selanik, ne kete kryeqender urbane e ekleziastike te rendesishme ku kryqezoheshin rruget qe lidhnin Lindjen me Perendimin q` para Krishtit, ne vendlindje mbrun nje vetedije kontradiktore nen impresionin e imazheve te larmishme kulturore dhe trysnise shteterore per krijimin e nje homogjeniteti te siperfaqshem etnik, gjuhesor e kulturor.

    Duke qene e bija e nje te shpernguluri nga Kapadokia e Azise se Vogel ne vitin 1922, ne kuadrin e shkembimeve greko turke te popullsise, pra e nje greku turkfoles apo e nje turku te krishtere sic cilesohen nga pale te ndryshme, kjo vetedije kontradiktore e shpeton Anastasia Karakasidin nga te qenit rob i nje botekuptimi te verber dhe meskin ne hulline e politikes zyrtare greke.

    Per rrjedhoje ne punen e saj studimore ajo ndjek teorine hobsbaumiane te ikjes nga identiteti dhe te mohimit te cdo lloj perkatesie etnike apo kombetare, duke njohur paradoksin midis perjashtimit dhe perfshirjes (i cili shtrihet edhe ne thelbin e konceptit te “kombit” sipas Hobsbaumit), dhe arrin ne tezen volitese dhe thjeshtezuese te nje kulture te nderthurur dhe te nje perzierjeje te pafund etnish. Kjo edhe si pasoje e formimit te saj arsimor ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku edhe diplomohet e doktorohet ne Universitetin e Kolumbias.

    Dhe tashme, duke qene e cliruar prej skrupujve dhe “militantizmit patriotik” ne punen studimore, dhe njekohesisht e tunduar ne vetedije dhe nenvetedije per te hulumtuar mbi rrenjet e identitetit “grek” te asaj vete dhe te vendlindjes se saj, ajo merr pjese ne nje ekspedite hulumtuese etno arkeologjike pikerisht ne pellgun e Langades, dhe e vendos komunen e Asirit ne qender te studimit te saj mbi divergimin dhe konvergimin mes elementeve te ndryshem etnike, qe ajo i quan “vendas” dhe “refugjate”, mbas procesit shteteror grek te komb formimit dhe homogjenizimit te ndergjegjes kombetare ne popullsi heterogjene.

    Ajo perpiqet te hedhe drite mbi ate se si popuj te ndryshem nga ana kulturore, te cilet banonin ne ate krahine, kishin arritur t’a ndjenin vehten si pjese te nje kulture te vetme kombetare, asaj te Greqise, duke pasur parasysh perceptimin e natyrshem ne kujtesen e saj gjate jetes feminore ne ate vend se Maqedonia Greke banohej nga dy grupe qe vleresoheshin si greke: “vendasit dopyi” dhe “refugjatet prosfige” e luftes greko–turke te viteve 1922–1923.


    Karakasidi i shtrin hulumtimet e saj edhe midis sllavo folesve ne Maqedonine Greke perendimore, edhe midis muslimaneve te Thrakes Greke, por edhe me ne jug, ne Athine, prej nga dhe buron ndikimi trysnues ne ndergjegjen kombetare ne gjithe Greqine e sotme. E natyralizuar ne jeten amerikane dhe duke shkelur vendlindjen vetem gjate kohes se punes hulumtuese, ajo e sheh tashme Greqine nga larg dhe nga jashte, dhe si shkalle vleresimi bazohet ne teorine krahasuese te kryqezimit te kulturave ne antropologji, gje qe e ben ate te shqyrtoje ne menyre kritike themelet e identitetit kombetar grek dhe te pasqyroje vertetesisht historine e komb ndertimit bashkekohor te vendlindjes se saj.

    Dhe ne kete menyre, sic shprehet vete ajo, “duke ripare ne menyre kritike disa nga hamendesite qe kane hyre ne berjen e ideologjise kombetare ne Greqi, une jam vleresuar prej disave si nje bije bukeshkale e kombit, e cila ka dale nga udha e Zotit. Jam pyetur shpesh dhe ne menyre te perseritur nese ndihem ende greke dhe si mund t’i justifikoj veprimtarite e vecanta studimore, ne nje kohe kur kombi i heleneve dhe shteti i Greqise jane te rrethuar nga armiq qe kerkojne t’a shperbejne ate”.Ajo ka pesuar mbi kurriz nje fushate armiqesore e denigruese prej qarqeve greke, si ne Greqi ashtu dhe ne diaspore, prej klerikeve, gazetareve, politikaneve, etj.

    Eshte qortuar se nuk ka mbeshtetur interesat greke ne debatin mbi Maqedonine, eshte akuzuar deri dhe si agjente sekrete e FYROM it, eshte etiketuar per “kanibalizem” dhe se po perpiqej te percante kombin grek, madje eshte kercenuar deri dhe me jete. Presioni u shtri edhe mbi banoret qe kishin qene objekt i hulumtimit te Karakasidit, te cilet u detyruan te mbrohen publikisht se ishin “greke te paster, njezetekater karat, si ne gjuhe ashtu dhe ne ndergjegjen kombetare”.


    Dhe ne fakt, ne orvatje per ti qendruar besnike teorise hobsbaumiane qe ka perqafuar, pra te nderthurjes dhe perzierjes se kulturave etnike drejt zhvleresimit te identitetit dhe profilizimit kombetar, Karakasidi e shtrin hulumtimin e saj vetem mbi lenden faktike qe gjen ne terren, e cila i eshte nenshtruar nje procesi tjetersimi dhe trysnise se komb formimit grek, ne vertetim te tezes se kryqezimit te kulturave e etnive drejt homogjenizimit.

    Ne kete hulli, duke shperfillur vete thelbin dhe kriteret e percaktimit te konceptit te kombit, sipas shembullit te Hobsbaumit, ajo ndalon hulumtimin e saj deri ne caqet e volitshme ne favor te kesaj teze. Por ne kete lende faktike ajo gjen pikerisht elemente etnike qe turbullojne debatin politik mes paleve ne keto kohe, pra ate grek sllavofoles, sllav grekfoles, grek turkfoles, sarakacen, pontik, etj. Gje qe merret si objekt perdorimi nga palet “nderluftuese” greke e sllavomaqedone.
    E gjithe perpjekja shekullore greke per te helenizuar totalisht nje popullsi e nje territor te fituar nga pazarlleqe e rrethana historike, e jo nga ndonje e drejte kombetare, vihet ne dyshim nga studimi i Karakasidit qe, edhe mbas nje procesi te ethshem shteteror tjetersimi mbi ato vende, gjen gjurmet dhe rrenjet e identiteteve te tjere tek ata banore.


    E pare ne optiken dhe ne perceptimin e verber te politikes dhe shoqerise greke te sotme, ne te vertete kendveshtrimi i Karakasidit mbi kete objekt i ngjan nje sakrilegji. Greket, ashtu si dhe te tjere ne Ballkan, ende jetojne nen botekuptimin e kultivuar institucionalisht per mohimin dhe urrejtjen ndaj tjetrit, madje per asgjesimin e tjetrit. Keshtu qe nuk mund te kuptojne optiken teorike hobsbaumiane qe ka si parashtrat nje mendesi dhe pervoje jashtekombetare te ikjes nga identiteti. Per me teper, kur ky studim nderfutet ne vorbullen e skiftereve kombetare greke e sllave mbi pronesine historike dhe faktike te Maqedonise:

    Duke ndalur ne kohen historike jo me heret se ne gjysmen e dyte te shekullit 19 e ketej, evidentohen vetem realitetet e vonshme etnike dhe zhvillimet politike ne rrafshin e komb shtet formimeve, kur per Selanikun dhe Maqedonine Jugore perlesheshin tre shtete te rinj ekspansive te Ballkanit, Greqia, Bullgaria dhe Serbia.

    Duke pasur ne fokus vetem veprimin aktiv te ekzarkatit bullgar dhe kishes greke, te institucioneve politiko arsimore greke, bullgare e serbe mbi keto territore e popullsi, ngushtohet rrezja e vezhgimit te realitetit ne gjeresine e tij te njemendte.

    Duke u prirur drejt pasqyrimit te nje realiteti multikulturor e multietnik, shperfillet lenda ngjizese dhe vleresohen vetem grupimet e mbivendosura ne kohe te vona.

    Duke hulumtuar ne vlera gjuhesore, toponimi, antroponimi, qe vijne nga lindja, menjnohen gjurmet dhe te dhenat qe vijne nga popullsia perendimore e gadishullit, pra shqiptaret, dhe gjuha e tyre.
    Dhe pasi divergjenca dhe konvergjenca mes paleve etnike, e me tej politike e kombetare, ne keto treva, mbetet brenda kuadrit te konfliktit greko bullgar, edhe studimi i Karakasidit, pavaresisht qellimit dhe teorise mbi te cilen mbeshtetet, do te behej objekt sulmesh e perfitimesh nga palet ende sot e kesaj dite ne konflikt. Nje anamneze e cunguar ne kohe dhe hapesire e fut detyrimisht ne vorbullen e “sherrit maqedon” te rilindur mbas vitit 1990 e deri me sot.

    Por, gjithsesi, te dhenat dhe vezhgimet qe pasqyrohen ne librin e Karakasidit lene shteg per persiatje dhe konkludime te metejme qe padyshim ngerthejne edhe faktorin dhe gjurmen shqiptare ne ato treva, pavaresisht erresimit qe i eshte bere per shkak te mbivendosjes. Perqasja e ketyre te dhenave me lenden historike qe mungon tek Karakasidi, me elementin etnografik, gjuhesor, arkeologjik, antroponimik, etj. te shqiptareve, con padyshim ne perfundime te tjera dhe ne kendveshtrime te tjera.

    Permbledhtas mund te bejme nje rishikim te shpejte te disa pikave kruciale qe i japin nje permase te re identitetit maqedonas, por jo te pare sipas teorise hobsbaumiane dhe duke hapur ato shtigje ne te cilat autorja ne fjale nuk ka tentuar te shkele.


    Identiteti maqedon

    Gjate analizes qe Karakasidi i ben kujteses historike popullore te banoreve te marre ne shqyrtim, ne lidhje me trashegimine maqedone te lashtesise dhe evokimin e simboleve e personazheve te shquar te saj, del e qarte se madheshtia e Maqedonise dhe Aleksandri i Madh jane nje lende teper e turbullt dhe pa shtrat ne vetedijen e tyre. Ata ngaterrojne kohet historike, perziejne elementin aziatik (turk, asiras, pers) me elementin ballkanik, nderfusin sentimentin nenvetedijesor ne lenden propagandistike qe i ka trysnuar, dhe krijojne nje mishmash kujtesor per trashegimine.

    Pra, tek ata Aleksandri dhe Maqedonia e lashte nuk thone asgje. Ne te kundert me vetedijen popullore nder shqiptare, ku koncepti eshte mjaft i paster dhe shembelltyra e Lekes se Madh vjen ne nje vizion te qarte dhe te pandotur me elemente te tjere absurde. Ai vjen natyrshem si nje evokim i brendshem shpirteror e vetedijesor dhe pa asnje lloj ndikimi arsimor, edukativ apo propagandistik. Madje, duhet thene se keta elemente te fundit qe nderfuten prej institucioneve kane qene kryesisht perkunder kesaj vetedijeje trashegimore.

    Aleksandri i Madh i Maqedonise tek shqiptaret eshte nje figure mjaft e qarte, ndersa tek banoret e sotem te viseve aleksandrine, te cilet jane dhe lende shqyrtimore e Karakasidit duket se eshte nje konvencion i mesuar permendsh dhe i diktuar keqas nga faktore te tjere jashte kujteses trashegimore.
    Paradoksalisht, gje qe edhe Karakasidi pergjate punimit te saj e pasqyron, per nje trashegimi maqedone dhe aleksandrine grinden disa pale etnike dhe disa shtete qe s’kane te bejne aspak me to. Te flitet per nje trashegimi te Maqedonise se lashte nga sllavet apo sllavofolesit e atyre trevave perben nje absurd qe nuk kerkon argumenta te tjere, pasi mjafton vetem fakti i mirenjohur historik se dyndjet nistore sllave datojne rreth dhjete shekuj mbas Aleksandrit dhe Perandorise Maqedone te lashtesise.

    Dhe nese realisht gjendet ndonje gjurme maqedone ne grupet etnike sllavofolese kjo i dedikohet ose elementit autokton te sllavizuar ne kohe te hershme apo te vone, ose ndikimit te institucioneve politike. E njejta gje mund te thuhet per bullgaret qe ne te vertete jane fise avare te sllavizuar qe jane perzier me mbetjet e popullsise autoktone dako trake. Ndersa per greket, pavaresisht manipulimit te madh qe eshte bere ne historiografi, argumentat mbeten perseri te vobekte.

    Kjo qofte duke iu referuar autoreve te lashtesise, qofte dhe autoreve moderne, te cilet ne te gjitha format e shprehura te cojne ne te vetmin perfundim: Raca e vetme qe mund te pretendoje ne menyre te perligjur trashegimine maqedone dhe Aleksandrin e Madh jane vete pasardhesit e asaj popullsie qe mbizoteronte Gadishullin Ilirik, pra shqiptaret.


    Ne kete hulli, pa dashur te dalim nga caqet e nje fjale hyrese per librin e Karakasidit, po sjellim vetem disa pasazhe ne funksion te ketij argumenti. Ne Gjeografine e tij, Straboni shkruan se “Popullsia e Epirit, Ilirise dhe Maqedonise flasin te njejten gjuhe, bile dhe floket i presin ne te njejten menyre. Kane te njejtat zakone, dhe qeverisen nga kuvendi i pleqve te cilin e quajne Plakonia. Te vjeterve u thone Plaixh kurse plakave Plaixhe”. Nga Justini mesojme se maqedonasit ishin nje race pellazgjike. Ndersa tek Kuin Kyrsi dhe Plutarku shohim se midis greqishtes dhe maqedonishtes ekziston nje ndryshim i tille saqe, duke kuptuar njeren prej dy gjuheve, nuk mund te kuptoje edhe gjuhen tjeter. Trog Pompei shprehet: “...albanet (arberit), nje pjese e te cileve sot ka zene vend ne Peloponez, nje pjese ne Maqedoni, Iliri dhe ne Epir...”.

    Puarso dhe Kajks thone se “Mbreteria e Maqedonise ia detyron origjinen e saj nje kolonie pellazgesh te debuar nga Histiokotida prej kadmeneve rreth vitit 1302 p.e.s. Ata u vendosen ne Pind nen emrin maqedonas dhe u shtrine deri ne Ematia”. Po ashtu fon Hahni ne Albanesische Studien, nder te tjera, pohon se “Shqiptaret jane autoktone sepse zbresin drejtperdrejte nga Iliret, qe ashtu si dhe popullsite e Maqedonise dhe Epirit, rrjedhin te gjithe nga parahistoriket Pellazge”. E. Mashi ne Annales des Voyages shprehet se “eshte e drejte te besohet se gjuha moderne e Shqiptareve eshte ajo qe flisnin ne lashtesi Maqedonet, Iliret dhe Epirotet”.

    Petrota shkruan “...te gjithe ata qe kane pranuar tezen e origjines pellazgjike te Shqiptareve te sotem, te pranojne dhe te quajne si nje te vertete historike te padiskutueshme njejtesimin me ata te Ilireve, Maqedoneve dhe Epiroteve, dhe te ketyre me Pellazget e lashte.” Biondeli pranon se origjina e shqiptareve eshte pellazgjike dhe se “pa dyshim jane te nje gjaku me Maqedonasit e lashte, Traket, Daket dhe Iliret”.

    Ndersa per dallimin midis grekeve dhe maqedoneve te kohes se Aleksandrit, Vajgali veren “Per botekuptimin grek ishte dicka e vetekuptueshme qe nje njeri te ishte edhe perendi. Por per maqedonasit, me perjashtim te fisnikerise se helenizuar, ky mendim ishte po aq i huaj, sa c’eshte per ne sot”, duke dalluar nje ndryshim thelbesor ne sistemin konceptual te grekeve dhe popullsive te tjera rrenjese si maqedonasit, iliret e epirotet qe kishin te njejten rrenje pellazgjike.

    Ne Quarante Secoli, E. Bidera shkruan: “...qyteterimi pellazg nuk u nal vecse ne Epir. As nuk humbi, sic besohet, eshte ky popull fisnik, qe per tu kujtuar qendroi ende me gjuhen e tij teper te lashte ne Shqiperi, Thesali, Maqedoni, ne pjesen me te madhe te Dalmacise, te Serbise, etj...”. Dhe prof. M. Markiano shprehet: “populli shqiptar eshte, nese jo pellazgjik, me origjine pellazgjike, ose nje familje e asaj race shume te lashte qe populloi brigjet e Azise se Vogel, Greqine, Trakine, Maqedonine, Epirin, Mizine dhe Dakine...”.


    Evokimi i trashegimise maqedone te lashtesise dhe i figures qendrore te saj, Aleksandrit te Madh, ne menyre organike ze nje vend kryesor edhe ne trajtimin intelektual te kohes se ngjizjes se ndergjegjes kombetare shqiptare, Rilindjes, ku nuk verehet asnje sforcim apo manipulim propagandistik ne afirmimin e ketij elementi si shqiptar.

    Keshtu, ideologu i shqiptarizmes P.Vasa shkruan “na shqiptaret kemi qendruar tash tri mije vjet e ma teper, e kemi mbajtur gjuhen e mendimin, karakterin e trimnine, dashunine e lirine qe na kane lane te paret, njata Pellazge, qe i permenden e i ngulen mbretnite e Epirit, Maqedonise e Ilirise...”, dhe me tej “Sipas pohimeve te te gjithe historianeve, e folura maqedone ndryshonte nga gjithe idiomat qe perdoreshin ne Greqi; nga kjo del se per tu folur te veteve (maqedonasve) Aleksandri nuk mund te perdorte gjuhe greke...

    Pra, gjuha qe dinin dhe qe flisnin ushtaret e Aleksandrit e te Filipit, nuk mund te ishte vecse gjuha e pellazgeve te lashte, ajo qe flitej ne Epir e qe flitet sot e kesaj dite kudo ne Shqiperi...”. D. D’Istria shprehet “...ata pellazge qe mitet helenike i bejne te lindur “perpara henes” , keta bij te Pellazgut, z. Dorsa, qe ka mbledhur me kujdes dhe ka diskutuar me kaq mprehtesi traditat popullore te bashkatdhetareve te tij, rivendikon per racen shqiptare keto origjina te ndritura dhe nderin qe ka nxjerre Filipin, Leken e Madh, Aristotelin, Pirron, mbetereshen Teuta...”.

    Ndersa De Rada mbron tezen se popullsia parahelenike e Greqise se sotme, ashtu si dhe maqedonasit e Aleksandrit ishte e njejte me ate te shqiptareve te sotem, duke verejtur: “...pjesa e kombit shqiptar, e mbetur jashte shtypjes helenike, erresoi nen Filipin dhe te birin Aleksandrin, cdo lavdi te heleneve...”.

    Po ashtu rektori i kolegjit te Palermos, Nikolle Keta, shenon “Origjina e shqiptareve rrjedh nga maqedonasit dhe jane te njejte me ta (eshte fjala per maqedonasit e lashtesise), se gjuha shqipe eshte nje nga me te vjetrat ne bote dhe se Shqiperia ne kohe te lashta ka qene ajo pjese e Maqedonise qe shtrihej drejt Drinit te Bardhe, Epirit dhe nje pjese te Peloponezit dhe qe quhej Alvanitia prej shkrimtareve bizantine”.


    Pra, duke zhvleresuar pretendimet greke, e per me teper sllave, per nje trashegimi maqedone te lashtesise, dhe duke ia dedikuar ate pa medyshje shqiptareve, i gjithe konflikti qe eshte zhvilluar dhe zhvillohet ende sot nga keto pale eshte i privuar nga shtrati historik i lashtesise dhe i ka premisat ne kohe teper te vona.

    Ajo qe ben habi dhe ngjall trishtim eshte fakti se ne kete debat nuk jane perfshire trashegimtaret legjitime, pra shqiptaret, por vetem metuesit uzurpatore te vonshem ne ato treva. Nderkohe qe identifikimi dhe njejtesimi i shqiptareve edhe ne Mesjeten e vonshme me kete trashegimi eshte nje element qe verehet rendom ne shume burime historike te kohes, qofte bizantine, qofte perendimore.

    Etiketimet per shqiptaret (dhe nga vete shqiptaret) dhe per territoret e tyre si “maqedonas”, “epirote”, “Maqedoni”, “Epir”, qe pasqyrohen deri ne leterkembimet dhe shkrimet e kohes skenderbejane, por dhe ne kohe te mevona, tregojne qarte se kjo trashegimi per shekuj me rradhe iu eshte atribuar natyrshem pikerisht shqiptareve, dhe jo grekerve apo me keq sllaveve.

    Ndoshta duhet kujtuar fakti se Konstandin Araniti, i biri i Gjergj Aranitit te Madh, gezonte titujt fisnike te njohur nga Papa Juliani II, si Princ i Maqedonise, Thesalise, Ahaise, nder tituj te tjere.

    Koha e Jone

    Vijon ne numrin e neserm
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 25-03-2006 më 06:45

  2. #2
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Titulli i kesaj teme eshte shume bombastik dhe ne te njejten kohe i reme. Greqia nuk eshte shtet "ala _Kohmeini" qe te denoje me vdekje shkrimtare/intelektuale. Kercenime nga grupe ekstremiste nacionaliste nuk barazohen me veprime/politiken e nje shteti.

    Moderatoret ne fjale ta ndryshojne titullin sepse eshte tejet çorodites.

    Per temen: Autoria nuk eshte e vetmja qe ka shkruar per historine e shqiptareve ne greqi/maqedoni, biles edhe ne rolin kryesor qe kane luajtur shqiptatet (arvanitasit) ne luften çlirimtare greke kunder turqve. Do tju sugjeroja librin e Aristidh Koles" i quajtur "Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekeve" ne te cilin flitet me fakte te mbeshtetura ne kerkime shumevjecare per rolin dhe influencen e shqiptareve ne historine e ballkanit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 25-03-2006 më 13:29
    When in Doubt, Act Stupid!

  3. #3
    E Diele, 26 Mars 2006

    NJE VESHTRIM MBI LIBRIN “FUSHAT E GRURIT, KODRAT E GJAKUT” TE AUTORES GREKE ANASTASIA KARAKASIDI.

    Vijon nga numri i djeshem.
    Ne nje kendveshtrim tjeter, Maqedonia si shtrirje gjeografike e popullsie per dymbedhjete shekuj qe nga koha e perandorit ilir Justinian bente pjese ne juridiksionin e Primatise Ilire te Oher Justinianes dhe kishte kryesisht vule shqiptare.
    Pavaresisht kjo prej ardhjeve e dyndjeve te popullsive te tjera te mevonshme qe krijuan edhe ate “larmi” multietnike e multikulturore qe perpiqet te pasqyroje dhe vertetoje Karakasidi ne kete veper, se ciles i shpeton pikerisht kjo lloj perkatesie e Maqedonise ne shekuj e shekuj me rradhe. Kisha greke, bullgare dhe ajo serbe, behen aktive teper vone ne keto treva, vetem mbas suprimimit te kesaj Primatie ne vitin 1767 me intrigen e patriarkut grek prane Portes se Larte.

    Dhe eshte veprimtaria e ketyre kishave uzurpatore qe krijon ate panorame qe gjen Karakasidi ne gjysmen e dyte e ne vazhdim edhe ne ato treva te kufizuara qe merr ne shqyrtim, duke u shprehur nder te tjera se “...nje tjeter veprimtari kryesore ne kete proces ishte Kisha Ortodokse, e cila mbante monopolin mbi ikonat dhe simbolizmin ne krahine. Perpara bashkangjitjes se zones me shtetin komb ne zmadhim, Kisha ishte bartese kryesore e ndryshimeve ideologjike dhe kulturore ne krahine.
    Prifterinjte jo vetem ndermjetesonin martesat dhe pagezimet, por sistemonin krijimin e historise, identitetit dhe bestytnive nepermjet kontrollit te tyre mbi gjuhen, si ate te folur ashtu edhe te shkruar”.

    Ne kete aspekt, autorja merr ne shqyrtim dhe veren ne menyre kritike vetem perpjekjet e kishave greke e bullgare ne drejtim te tjetersimit te banoreve te rajoneve te nderthurura nen juridiksionin e tyre, dhe pasqyron ne menyre interesante turbulline dhe peshtjellimin qe krijohet ne vetedijet e banoreve e grupeve t` popullsise qe gjenden nen kete trysni e agresivitet te ethshem te ketyre kishave.

    Nese do te kishte zbritur me heret ne kohe, ajo mund te zbulonte se ne nje pjese te mire te banoreve ortodokse vendas apo te ardhur nga Thesalia, Peloponezi, Mali i Zi, mund te kishte nje nenshtrese zanafillore shqiptare qe erresohet perfundimisht nga mbishtresezimi asimilues i faktoreve qe veprojne ne kohe te vona. Me tej, ato popullsi muslimane qe iu nenshtruan debimit gjate dhe mbas aneksimit te territoreve nga Mbreteria greke, ne menyre thjeshtezuese ajo i quan si popullsi turke.

    Por, dukuria e rendomte dhe e perhapur ne viset ku jetojne e veprojne shqiptaret, e konvertimit ne muslimanizem (apo ne ortodoksizem nga katolicizmi, ne vise kufitare me veprimin e kishave perkatese), nuk mund te perjashtohet te jete zhvilluar edhe ne keto treva lindore qe sot quhen Maqedonia greke, qe per hir te se vertetes ishin te populluara edhe me shqiptare ne shumice.


    Madje, ajo dukuri qe ndodh rendom mes shqiptaresh, qe ne perqafimin e fese perkatese nuk mund te rrijne pa nderthurur edhe shprehi apo rite te besimit te tyre te vjeter pagan, gjendet edhe ketu. Keshtu Breilsfordi veren se, ndryshe nga peshkopet, shumica e prifterinjve vendas ne krahinen e Maqedonise ishin nje grup relativisht i paarsimuar, dhe theksonte bestytnite e popullsise maqedonase, duke argumentuar se besimi vendas tek Zoti dhe “legjioni i lavdishem i shenjtoreve, nganjehere i dukshem dhe perhere ne veprim nuk ishte i dallueshem ne menyre te qarte prej gojedhanave tradicionale sllavonike ...

    Rituali parahistorik i cili mbijeton ne zemrat e fshatareve te Ballkanit ishte nje paganizem me teper kombetar, me ne gjak, me rrenje me te thella se sa vete Kisha Ortodokse”. Megjithese Sigala sqaron pushtetin qe kishte Kisha Ortodokse brenda shtetit osman “Ndersa Sulltani duhej te miratonte emerimin e nje kryepeshkopi dhe te nje Mitropoliti, kleri ishte padyshim udheheqesi qytetar i komunitetit te krishtere nen sundimin Otoman. Ata dergonin perfaqesuesit e tyre per te mbledhur taksat publike si ne parà te thata ashtu dhe ne mall.

    Metropoliti, kishat dhe manastiret mund te zoteronin vreshta, kopshte, metohi, vakefe, kullota, burime, mullinj dhe manastire, gjithashtu shtepi, dyqane, toka, mobilje, parà dhe kafshe. Askush nuk perzihej ne drejtimin e kishes mbi kete prone”. Dhe ne saje te ketij pushteti dhe ndikimi qe kishte Kisha mbi banoret, e gjithe ideologjia kombetare greke e gjysmes se dyte te shekullit 19 e ne vazhdim, gjate perpjekjes per te realizuar zgjerimet territoriale, ngrihej mbi shtyllen e fese ortodokse, duke i quajtur te krishteret si greke. Ndersa bullgaret ne te njejten tentative u mbeshteten fort mbi shtyllen e gjuhes.

    Eshte ajo qe veren Durhami: “Maqedonia eshte nje term shume elastik qe kushdo mund ta perdore sipas qejfit per territorin qe deshiron ta aneksoje... une kam takuar njerez qe kujtojne se ka nje kombesi maqedone... ne krahinen e liqeneve te Ohrit e Prespes... shqiptaret me duket se jane te gjithe muslimane. Po te kishte te krishtere, keta do te regjistroheshin si greke...”.


    Por te dhenat jane te ndryshme nga ato qe paraqet propaganda e kishes dhe e politikes greke mbi Maqedonine jugore. Keshtu vete historiani grek Vokalopulo ne History of Macedonia ben te njohur se ne zonen e Halkidikise ka pasur nje numer fshatrash me popullsi shqiptare. Po ashtu Manastiret e Karakales dhe Filoteit qe ndodhen ne Aos prane manastirit te Laures se Madhe jane manastire shqiptare qe u kane sherbyer dhe u sherbejne shqiptareve te atjeshem.

    Ndersa per muslimanet, te cilet Karakasidi i quan te gjithe turq apo greke turkfoles te atyre trevave, deri dhe ne dekaden e dyte te shekullit njezet identifikohen shqiptaret muslimane atje. Dhe M. Frasheri njofton ne vitin 1919 se “Kishte gjithashtu klube edhe jashte tokes shqiptare: ne Stamboll, Smirne, Selanik, Drama, Katerina, Elasona, Karaferia e gjetke... ne Katerina dhe Elasona gjenden me shumice dhjetera familje shqiptare te cilat... zoterojne aty prona te medha. Ne Karaferia, pervec pronareve te tille, gjenden mese 200 shtepi shqiptare muslimane, me origjine nga Lala e Peloponezit...”.

    Ndersa shume me heret, studiuesi Gerlach, duke iu referuar grupeve te shqiptareve qe punonin ne Maqedonine Lindore, Trake dhe Azine e Vogel, te cilet edhe udhetari Belon du Mans ne shekullin 16 i vlereson si ndertues, mjeshter apo tregetare, thote “ata jane ndertues te mire, ngrene kisha te mrekullueshme, saraje dhe hane...”.


    Ky veprim i Kishes Ortodokse greke, e metej dhe Ekzarkatit bullgar, qe perfitonin nga dora e lire qe u kishte lene Porta e Larte mbi banoret e krishtere te Rumelise, realisht ndikoi fuqishem ne vetedijen e tyre. Qe sic shprehet Baron “kleriket, duke qene koka e inteligjences ne shoqerine mesjetare, ishin gjithashtu pararendesit kryesore te letersise kombetare dhe dokumentimit te historise kombetare”. Por, gjithsesi, me se shumti krijoi popullsi te paqarte ne identitet, qe nga njera ane siperfaqshem pranonte se ishte greke apo bullgare, e nga ana tjeter nuk shkeputej dot prej elementeve zanafillore te etnise si gjuha, zakonet, ritet dhe ndergjegja kombetare.

    Procesi dhe kriza e identifikimit ne territore qe ishin prane kryeqendres perandorake dhe ekleziastike bizantine ka pasur nje rrjedhe qe Vokalopulo e ndjek qe ne periudhen pas kryqezatave te para ne vitin 1204, kur bizantinet ndermoren betejen kunder pjesetareve te Kishes Latine.
    Ai veren se njerezit arrinin te kuptonin se te qenit qytetar bizantin ishte ne vetvete disi e pakuptimte dhe prandaj njerezit kerkonin te vendosnin nje kuptim te perkatesise dhe per te ndare nje identitet te perbashket te perqendruar mbi trashegimine greke, qe duhet thene ne pjesen e fundit kohore te perandorise i kishte ndryshuar fizionomine reale te origjines si Perandori Romake e Lindjes, dhe kishte uzurpuar perkatesine e kesaj perandorie.

    “Prania e vazhdueshme e grekeve ne vende te larta pune intelektuale dhe administrative, argumenton Vokalopulo, ishte teper terheqese per ate njerezi bizantine, te cilet kerkonin vete te helenizoheshin”. Sic shpreh Cukala “gjuha greke, e cila nder shekuj ishte gjuha zyrtare e Kishes Ortodokse, u perdor afersisht qe nga viti 1750 si lingua franca e tregetareve te mesem qe shkonin drejt borgjezimit”.

    Dhe ne kete aspekt, tashme te jetes dhe interesit shoqeror del nje mekanizem tjeter qe i sherbeu ideologjise greke, bashke me kishen dhe arsimin ne kohe te mevonshme, ai i tregetareve te cileve, pavaresisht identitetit te tyre etnik apo kulturor, iu mungonte nje ndergjegje kombetare vetjake, dhe ne te vertete ishin helenizuar nepermjet fese, punesimit dhe arsimit.
    Perdorimi i gjuhes greke dalengadale i dha dore hegjemonise ne rritje te identitetit kombetar grek. Greqishtja ka qene gjuha e Kishes Ortodokse Lindore per me gjate sesa ekzistoi Perandora Otomane. Ne fakt, edhe po te kthehemi me pas ne ditet e Bizantit ajo ka qene lingua franca e administrates, tregetise, fese, arsimit dhe studimit te metejshem.

    Por perseri ai peshtjellim ne identitet, ajo perplasje mes sentimentit organik dhe ndikimit institucional, ndjehet fuqishem edhe ne kapercyellin e shekujve 19 20 mes grupimeve ne krize identiteti. Kjo e detyron Irshikovin te pranoje me trishtim se ndjenja kombetare mungon ne nje pjese te madhe te sllaveve te Maqedonise.
    Ndersa sllavomaqedoni Misirkov, i cituar prej te parit, shprehet se sllavet e Maqedonise jane sa bullgare aq edhe serbe, por nuk jane as njeri e as tjetri. Ashtu si dhe autore te tjere, keta perforcojne mendimin se sllavet e Maqedonise jane perzierje vllehesh, shqiptaresh ortodokse, serbesh, bullgaresh te orientuar ne nje drejtim prej ekzarkatit bullgar. Kujtojme Cvijicin qe shprehej me percmim per banoret e ketyre trevave “sllavofolesit e Maqedonise mund te jene bere bullgare po aq thjesht sa mund te beheshin serbe”.

    Dhe ne perpjekjen mes grekeve e bullgareve per te perthithur sa me teper lende “kombetare” nepermjet fese, sic njofton Kristov, ne vitet perpara ngritjes se Ekzarkatit Bullgar ne vitin 1870 nje delegacion i Bullgarise beri nje udhetim per ne Rome ne nje orvatje per te negociuar per nje bashkim midis Kishes Bullgare dhe Kishes Katolike.
    Disa qyteza dhe fshatra ne kazane e Avret Hisarit, te tilla si Kukushi (Kilkis) dhe Todoraki, u bene katolike romane. Vete Karakasidi i referohet Uilkinsonit ne lidhje me perberjen e popullsise se Maqedonise, i cili identifikonte ne vitin 1903 tete grupe “sllavo maqedone”: ata qe flisnin dialektin sllavomaqedon; sllavet pa ndonje prirje specifike kombetare; vllehet e sllavizuar; sllavomaqedonet greke; sllavomaqedonet bullgare; sllavomaqedonet serbe; sllavomaqedonet e shqiptarizuar dhe sllavomaqedonet muslimane.

    Ne te vertete, shume te dhena historike e dokumentare bejne me dije se me teper se gjysma e objekteve te kultit te krishtere pergjate shtrirjes se Maqedonise jugore, jo vetem ishin ngritur nga shqiptare, por edhe sherbenin per shqiptaret e atyre zonave.
    Deri dhe ne ishujt e Egjeut, nen rajonin e Halkidikise me kryeqender Selanikun, shqiptaret jane te pranishem ne shumice. Vokalopulo veren se grupe shqiptaresh gjendeshin edhe ne ishujt e Egjeut si Kea, Kithnos, Hios dhe me tej

    “...grupe te tilla u vendosen edhe ne Samo, Psara, Kos dhe Kopello, ... ne to duhen pare deri emertimet qe ata u bene vendbanimeve, fshatrave te tyre, si Leka, Ano, Kato Arvaniti, Morja, etj...”. Ndersa ne numrin 1790 te fletores greke Mellon ne fundshekullin 19, nder te tjera, shkruhet “Nder krahina te Epirit dhe Maqedonise... gjenden popuj te tjere te cilet ndjejne peshtire dhe nuk duan te treten, te behen nje me greket... keta ruajne nje jete te tyre te vecante dhe te pavarur dhe kane frike mos humbasin ekzistencen e kombesine e tyre...”.


    Vete qyteti i Selanikut sjell nje panorame te ndryshme nga cfare u pretendua dhe u arrit ne kapercyellin e shekujve 19 20 prej grekeve. Nje deshmi interesante vjen nga fundi i shekullit 18, kur, ne perpjekje per te shuar revoltat dhe inkursionet e cetave te komiteve nga territoret e Maqedonise jugore (deri ne rrethinat e Selanikut), Porta e Larte dergoi nje sere ekspeditash ushtarake, por sic veren Vokalopulo

    “...komandanti turk Abdi Pasha, ne vitin 1779, me mbi njemije ushtare, endroi ne Selanik per te perfunduar misionin qe kishte nisur me kohe para tij Kapudan pasha dhe per te nxjerre jashte territoreve te ketij qarku shqiptaret. Por, numri i shqiptareve qe jetonin ne keto zona si dhe brenda qytetit te Selanikut ishte jashtezakonisht i madh...”. Po Vokalopulo, ne History of Macedonia, shkruan “Ne shekullin 18, ne vitin 1787, ne kohen e rebelimit te Pashes se Shkodres, Mahmut Pashes te birit te Mehmetit, kur ai mori Manastirin dhe me ushtrine e tij iu drejtua Selanikut, brenda ne kete qytet ishte shpallur alarmi dhe per faktin se aty banonin rreth 3000 shqiptare, te cilet nuk perjashtohej te ndihmonin brenda qytetit Mahmut Pashen i cili kercenonte...”.

    Po per kete ngjarje konsulli francez ne Selanik njofton te njejten gje dhe veren se ne qytetin e Selanikut jetojne rreth 4000 shqiptare. Nderkohe qe ne ate kohe ky qytet numeronte rreth 9000 banore, me nje perzierje tjeter vllehesh, turqish, cifutesh, latinesh, grekesh, sllavesh, etj. Ne nje hamendesim te thjeshte i bie qe shqiptaret te ishin shumica relative ne ate qytet.

    Dhe ne kete hulli nuk duket perjashtim qe dy shqiptaret e medhenj, Mustafa Kemal Ataturku dhe Mehmet Alia i Egjiptit, dolen pikerisht nga shqiptaret e ketij qyteti. E me tej veprimtari i gjuhes e arsimit shqip Jovan Kosturi punonte dhe u vra prej grekeve pikerisht ne kete qytet.

    Per realitetin dhe perkatesine e shume viseve te tjera te Maqedonise vijne edhe burime te tjera te kohes se perplasjes se madhe per keto territore. Megjithese realitetet kishin ndryshuar mjaft ne fillimshekullin e njezet, ne harten e Shqiperise te Komitetit Shqiptar te Londres ne vitin 1913, qe kryesohej nga Aubrey Herbert, botuar ne nje fletepalosje “The Plea of Albania”, shihen qarte territoret qe perfshijne nder te tjera edhe Prilepin, Manastirin, Follorinen, Kosturin brenda kufijve te Shqiperise.

    Kujtojme se Karakasidi gjate trajteses se saj Follorinen cuditerisht e quan si nje qytet sllavofon dhe nuk dallon aspak perkatesine shqiptare, ashtu si dhe gjithe hapesirat e tjera ku shperfill ne menyre krejt te paperligjur kete prani te konsiderueshme te shqiptareve. Nderkohe kur vete bullgari Vasil Kencov ne harten etnografike te vitit 1900 te botuar ne “Makedonija...”, megjithe tendencen per pranine sllavo bullgare, ai nuk i shmanget realitetit shqiptar qe e shenon edhe ne verilindje te Gramozit, ne juglindje te Manastirit, ne jug dhe juglindje te Follorines me qender Bellkamenin, te gjithe shqiptare te krishtere.

    Ndersa ne Albania te Brukselit ne vitin 1900 gjejme nje korrespondence qe ankohet se grekomanet dhe bejleret fanatike nuk linin mesimin e shqipes dhe meshimin shqip, ceshtje qe fitohet nga qeveria ne favor te shqiptareve te Follorines ku filloi mesimi shqip.

    Gjithashtu, per ti vene perballe shperfilljes se legjitimitetit shqiptar mbi Shkupin, nje kryeqender e Maqedonise se sotme, te cilen greket dhe sllavet e identifikojne me nje qytet sllavomaqedon deri sa vete entitetin shteteror te sotem FYROM greket e quajne me kete emer dhe banoret e tij “shkupjane”, mjafton te kujtojme se pervec morise se te dhenave qe vijne per perkatesine shqiptare te tij, ne raportin e konsullit austro hungarez ne Shkup Valdhart te 4 shkurtit 1881 drejtuar Vjenes gjejme njoftimin per clirimin e Shkupit nga forcat e Lidhjes se Prizrenit dhe per nje tubim te madh te popullsise se Shkupit ku jepej besa se do te perkrahnin Lidhjen dhe do te zbatonin urdherat e saj.

    Per me teper edhe vetedija shqiptare per perkatesine e territoreve qe legjitimisht iu perkisnin atyre per ti perfshire ne nje shtet kombetar ne kohen e ndarjes se madhe te territoreve te Rumelise shkonte deri ne ato qe quhen sot Maqedonia Greke. Madje ka pasur edhe levizje te fuqive te medha, posacerisht Austrise, per te perfshire edhe vilajetin e Selanikut ne nje shtet unik shqiptar. Keshtu, ne Drita te Sofjes, Sh. Kolonja ne shtator 1903 veren
    “...Po kabineti i Petropojes (Rusise) u tremb se zbriste Austria ne Novi Pazar e se andejmi ne Selanik e mund te thoshin Austria e mbreterite e tjera: Te pese vilajetet, domethene Kosova, Shkodra, Manastiri, Janina dhe SELANIKU te jene nje qeveri me vehte me gjuhen shqip, se ndryshe trazimet e turbullimet nuk shuhen...”. Dhe me tej, ashtu si dhe ne Shpnesa e Shqypnise e Triestes ne gusht 1907, flitet per “bashkimin e pese vilajeteve, domethene Kosoves, Shkodres, Manastirit, Janines dhe Selanikut me nje qeveri te vecante te shqiptareve ...”.

    Kurse Shpnesa e Shqypnise e e tetorit 1906 shkruan “4.000.000 shqiptare, te cilet jetojne ne kater vilajete te Shqiperise prej Spicit (Tivar) deri ne Preveze dhe prej Selanikut deri ne Leskovc...”, kurse ne shtator 1907: “...edhe Greqia dergon ceta kriminelesh ne krahinat e ndryshme te Shqiperise: ne Iliri, Epir e Maqedoni”, duke denoncuar praktiken greke qe synonte kete krahine maqedone dhe zhvillonte nje veprimtari kishtare, arsimore, politike, diplomatike e terroriste mbi keto treva me qellimin ti aneksoje. Protagonizmi i shqiptareve edhe ne Selanik, ashtu si dhe ne Janine, del dhe nga pohimi ne Drita te Sofjes ne nentor 1901, kur shkruan se “Te mos kishin qene shqiptaret, grekte kembeshpejte do ta hiqnin vallen ne Janine e Selanik”.

    Nje deshmi qe sjell Karakasidi ne lidhje me perberjen, qofte dhe te kufizuar te rajonit qe merr ne shqyrtim, eshte dhe origjina e familjeve kryesore te komunes. Gjejme nder to emigrante nga Thesalia qe natyralizohen duke u martuar me vendaset “sllavofolese”, te ardhur nga Mani i Peloponezit (Tamtako), nga Atika (familja Marici), nga Mali i Zi (Asteriu), etj. Dhe keto familje perbejne dhe shtyllen e popullsise aktive e mbizoteruese atje. Por ajo qe i rreshket vemendjes se autores eshte se: te krishteret e Thesalise ishin kryesisht shqiptare apo vllehe ne origjine, pavaresisht se te indoktrinuar fetarisht shpesh kane qene aktive ne levizjen e helenizmit; Mani dhe Lala e Peloponezit jane nder krahinat qe evidentohet pergjate gjithe historise se atij gadishulli katerciperisht shqiptare (arvanite); se Mali i Zi nuk mund te sjelle vetem sllave, pavaresisht ngjyreses fetare ortodokse te emrave.

    Pra, edhe pse pothuaj e gjithe popullsia e zones se marre ne shqyrtim, sipas vete autores, eshte e ardhur ne ato zona, gjithsesi perkatesise etnike e tyre (pavaresisht vetedijes se kultivuar me perdhune nga institucionet shteterore greke) nuk mund ti perjashtohet gjurma shqiptare. Madje ne perforcim te kesaj, mund te sjellim edhe nje deshmi teper te vonshme te gushtit 2005 (botuar ne shtypin e dites), sic jane mbiemrat e punedhenesve ne rajonet e Maqedonise Jugore.

    Edese, Pela, Imathia, ku gjurmet e emertimit shqiptar mund te dallohen pavaresisht deformimit sipas variantit gjuhesor grek. Ne to gjejme mbiemra te tille si Nano, Kociu, Xhavella, Gaci, Kara, Arvaniti, Garela, Kuludheci, Vanioti, Simo, Ditura, Kuco, Makri, Mosho, Laz, Partali, Bairli, Rosi, Galani, Caka, Caci, Mina, Bolla, Bozini, Qehaja, Tiko, Papazisi, Dumci, Dima, Babali, Cakiri, Topka, Rizo, Zisopupo, Vranioti, Pejo, Mekshi, Koka, Butha, Katrana, Godria, Sepka, Agjelina, Galaci, Bojaxhi.

    Pavaresisht se nje pjese mund te jene emra qe dalin nga fjalori i ortodoksise ne pergjithesi, duhet verejtur se karakteristike e shqiptareve, si muslimane ashtu dhe te krishtere, eshte varianti i shkurtuar i atyre emrave. Realisht Lazo eshte nje shkurtese e emrit Llazar qe perdoret rendom nga te gjithe ortodokset, por variantin e shkurtuar e perdorin zakonisht shqiptaret.
    Kjo vlen edhe per emra te tjere, qe nuk eshte vendi ti bejme analize gjuhesore. Po ashtu edhe toponimia e vendeve te asaj zone mund te shihet me nje sy te vemendshem, sidomos kur gjen edhe fshat me emrin Flamuri apo Baltza (Balta), apo me tej kur flitet per elemente etnografike si fustanella apo zakonet familjare e te bashkesise. Vete emrat e familjeve apo prifterinjve (Suljoti nga arvanitet e Peloponezit) qe popullojne sot rajonin duhen pare ne nje optike tjeter.

    Duke marre parasysh padyshim ndryshimet rrenjesore qe jane bere gjate shekullit njezet ne emrat e njerezve, fshatrave, rrugeve e objekteve te tjera, ne rruge administrative e institucionale nga shteti grek per te eleminuar cdo gjurme qe prish “homogjenitetin helen” te Maqedonise Greke, dhe fushaten qe behet sot e kesaj dite ne drejtim te mbrujtjes se “vetedijes greke” te popullsise se saj. Pa harruar ketu edhe elementin e reformes pronesore qe shteti grek zhvilloi me urgjence pas aneksimit si te Maqedonise ashtu dhe Thesalise, pasi shumica e tokes ishin cifligje dhe zoteroheshin nga muslimane apo te tjere qe veshtire se mund te identifikoheshin si greke prej politikes asimiluese dhe tjetersuese greke.

    Politika qe padyshim kishin si mekanizem te fuqishem represionin dhe dhunen shteterore. Autorja sjell nje pasazh te koheve te vona kur nje fshatar ne Asiri e keshilloi: “Mos shkruaj per keto gjera, perndryshe ata do t`iu fusin ne burg”.


    Pra, ne mbyllje te kesaj fjale hyrese per studimin e Anastasia Karakasidit duhet thene se ai sjell nje deshmi te qarte se si jane zhvilluar ngjarjet etnike, gjuhesore, politike e fetare gjate 130 viteve te fundit ne nje treve aq te diskutueshme mes shtetesh qe realisht kane me pak te drejte mbi te sesa shqiptaret. Pavaresisht anesise, nese leximi behet duke pasur parasysh edhe faktorin shqiptar te pranishem e shpesh protagonist ne ato treva, sjell nje lende te vlefshme per krijimin e nje perfytyrimi te qarte se c’kane humbur shqiptaret dhe c’kane fituar te tjeret ne kurriz te tyre.

    Padyshim kjo duke pasur parasysh edhe rrethanat dhe fatet historike te kohes, kur shqiptaret, pasi kishin humbur Pashalleqet e Medha shqiptare si njesi shtet e komb formuese, u gjenden ne dekadat e fundit te shekullit 19 perballe agresivitetit dhe ekspansivitetit te tre shteteve te krijuar se voni, Greqise, Bullgarise dhe Serbise. Pervec vlerave studimore etnografike e antropologjike, libri i Karakasidit sjell edhe njehere te qarte ne fokus se Greqia e shekullit njezet u be prej emigranteve te ardhur nga Azia e Vogel, pasi sic shprehet Kandioti, “nese Greqia ekziston sot si nje etnos homogjen, per kete i detyrohet katastrofes se Azise se Vogel.

    Neqoftese ata qindramijera refugjate nuk do te kishin ardhur ne Greqi, Maqedonia Greke nuk do te ekzistonte sot. Refugjatet krijuan homogjenitetin e vendit tone”. Dhe Klogu me tej, “megjithese shkembimi i popullsise patjeter shkaktoi shume fatkqesi njerezore ... ai siguroi qe vete Greqia te behej nje shoqeri etnikisht homogjene ... Rezultati ishte se Greqia u shnderrua ne nje vend virtualisht pa probleme minoriteti, te pakten sipas standarteve ballkanike”. Ndersa Cukala vlereson se kombi grek ose trupa kombetare helene, “u formua nga shuma e minoriteteve”.

    Mbas ketyre rrethanash dhe fatesh historike, identiteti maqedonas eshte tjetersuar dhe Maqedonia eshte ajo qe Dragumisi, heroi kombetar grek, veren “Maqedonia i perket kujtdo qe e merr”.
    Qemal Velija

  4. #4
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Une mendoj se Maqedonia jugore me qender ne qytetin metropolitan, Selanik eshte shembulli me i mire i nje udhekryqi qyteterimesh sepse aty nuk ka vetem nje influence te vetme sic pohojne Greket. Maqedonia per Ballkanin eshte si New York-u per Ameriken Veriore.
    Tannhauser, mos u dorezo kaq lehte...
    Ne Selanik ka pasur shume cifute,turq,shqiptare,sllave,bullgare, dhe vete ndertimet, si sinagogat,xhamite,dhe kishat e provojne ate.
    Nuk eshte kineze pra por shumekombeshe, dhe e jona ne zemer, nese duam ta quajme veten te qyteteruar. Shendet.

  5. #5
    Shqiptari Maska e J-X
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    maqedonia ka folur si gjuhe zyrtare greqishten prandaj pretendojne greket qe ka qene greke. po ama nuk mund te thuash qe jamaica eshte angleze sepse flisnin anglisht. per te komunikuar me popujt e tjere ate duhet te njihnin greqishten dhe ta shkruanin ate. Eskili tek luteset shkruan per vendin e Pellazgeve se kishin per kufij Strimonin ose struma (lume i thrakis dhe krahin e qytet po aty) dhe argosin gje qe tregon sipas niburit(historian) qe poeti grek perfshinte gjithashtu edhe maqedonin ne vendin e quajtur Pellazgjia.
    Ne syte e grekeve maqedonasit nuk ishin grek kete e ka then edhe dhimostheni, dhe para tij edhe Homeri na rrefen se ata renden ne ndihme te trojes se rrethuar nga greket.
    Justini na siguron se Mqedonasit ishin pellazge dhe straboni(historian) thote qe ata kishin te njejten veshje, flisnin te njejten gjuhe dhe te njejta zakone me epiriotet dhe se per tu mare vesh me greket duheshe nje perkthyhes.
    ne kohen e Arkelaut 413 p.k u vendosen mardhenie politike midis maqedonis dhe greqis dhe te rrinjte maqedonas shkonin ne greqi per studime me mesues privat.

    Per mua ne ngatrojme nje gje. Shqiptare eshte popull. grek eshte besim ne fund te fundid jemi i njejti popull dhe zihemi per ceshtje qe qe te dy kemi te drejte.

    Lyco Jay

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Kerkoni dhe mendimin tim? Interesante me duket...

    Lexoni, atehere me vemendje... (eshte pergjigja ime ne temen per Aleksandrin e Madh)

    Qe ta quajme nje njeri te etnicitetit grek duhet, per mendimin tim, te plotesoje ky njeri disa kushte:

    1. Origjina

    2. Gjuha

    3. Feja

    4. Kultura

    Le te shikojme ne qofte se plotesohen keto kushte tek Aleksandri:

    Perdhikkas I (700-652 p.K)
    Argeos I (652-621 p.K)
    Filippos I (621-588 p.K)
    Aeropos I (588-540)
    Amyntas I (540-498)
    Aleksandros I (498-454)
    Alketas II (454-448)
    Perdhikas II (448-413)
    Arhellaos I (413-399)
    Aeropos II (399-393)
    Amyntas B (393-391)
    Argeos B (391-390)
    Amyntas B prape (390-369)
    Aleksandros II (369-368)
    Ptolemeos Aloritis (368-365)
    Perdhikkas III (365-359)
    Filippos B (359-336)
    Aleksandros III i Madhi (336-323)
    Antipatros (323-319)

    mund te vazhdoj deri tek Andriskos (148-146 p.K) por ska kuptim.

    Shikojme pra se te gjithe mbreterit e Maqedonise kishin emra te pasterta greke bile ne nje epoke te erret (shek. i 6 p.K) kur kombi helen ishte nje nje komb i 'panjohur' midis te tjereve te Mesdheut Lindor, perpara se te zhvillohet dhe te perhapet letersia e famshme greke. Emri 'Aleksandros' haset nja dyzet here tek Homeri (iliadha) dhe emri Ptolemeos tek Iliadha gjendet tek IV, 228.

    Per etimologjine greke kam shkruajtur ne dhome tjeter te forumit. Te tilla pra emra te lashta homerike kishin Maqedonet. Edhe Karanos, krijuesi legjendar i dinastise se mbreterise Maqedonase kishte te njejtin emer me nje Spartan te epokes se luftrave persike dhe qe e referon Herodoti (7,173,2). Se kam thene qe maqedonasit ishin dorike si spartanet.

    Le te shikojme disa nga emrat e mbreteve maqedonas te shtetit Indobaktirian. Shume monedha kane keto emra mbreteve: Seleukos I, Antiohos II, Dhiodhotos I, Dhiodhotos II, Euthydhimos I, Dhimitrios I, Menandhros, Eukratidhas I, Antimahos I, Agathoklis, Apollodhotos I, Lysias, Pantaleon, Stratos, Ilioklis I, Ilioklis II. Monedhat keto quheshin dhrahme.

    Vazhdoj. emrat e muajve te kalendarit Maqedonas (kaluan emra greke edhe tek emrat e muajve??? gje te tij nuk kishte kypopull???)

    Peritios

    Dhystros

    Ksandhikos

    Artemisios

    Dhesios

    Panemos

    Loos

    Gorpieos

    Ypervereteos

    Dhios

    Apeleos

    Audhineos

    Te shenoj ketu se si maqedonet, Apeleo quanin ne Dhelfi muajin qe ne atike quanin Memaktiriona. Artemisio, si maqedonet, thoshin Spartanet dhe Dhelfite muajin atik Munihiona. Maqedonet quanin Skiroforiona Panemo kurse Panamo quanin Spartanet dhe Biotet muajin Voidhomiriona. Dhio quanin Vithinet muajin Anthestiriona, kurse Maqedonet muajin Ptanepsiona.

    Se fundi, Yperveteo quanin maqedonet muajin Voidhomriona kurse Yperveteo Kritet (qe ishin dhe ata dorike) quanin muajin Skiroforiona. (Ne fund te fundit duhet te themi se me te njejtat emra quanin te njejtit muaj por nuk eshte analize qe duhet bere tani). Por per kete muaj do shkruaj me vone. Natyrisht, te gjitha emrat jane greke. Te them ketu se muajin Ksandhikos e perdor dhe Ioannis Krisostomi (Joannes Chrisostomi) ne epoken e tij, kur paganet perdornin emrat latine te muajve.

    Maqedonas do te thote i gjate, shtatlarte. Makos ne dorike eshte gjatesia (sot mikos ne greqisht) dhe maqednos, i gjati. Tjeter tip i te njejtes fjale eshte Magnis (shumes Magnites, prandaj kemi dhe Magnisia). Ne latinishte i madhi prape magnus quhet. Domethene Magnites jane rezultivisht Maqedonasit e jugut. Tek Starboni Maqedonia quhet edhe Maketia dhe gruaja maqedone Maketis.
    Vemi me poshte.

    Profiti Jeremia duke parashikuar sundimin e Egjiptit nga Aleksandri thote: ''edhe populli yt u dobesua dhe ra, dhe cdo kush te afermit te tij i tha: te ringjallim dhe te kthejme popullin tone ne atdheun tone nga sundimi i thikes greke'' (Jerem 26,16). Pra thike GREKE thika e Aleksandrit sipas Jeremise. Per danielin kam thene me lart.

    Kryeqyteti i lashte i Maqedonasve dhe me vone nekropoli i mbreterve quhej Ejes (Αιγαι=Dhite), emer ky vero grek si edhe emri i qytetit Veria. Veria (Βεροια) dhe Feria (Φερεια) eshte e njejta fjale, thjesht maqedonasit i thoshnin 'V'-se 'F' (Β Φ) prandaj thoshnin Vilippos per Filippos dhe kuajt e ushtrise maqedonase kishin tek sverku te djegur shenjen B si iniciale e emrit Βιλιππος (Vilippos).

    I pari Filippi organizoi kaloresi luftarake shteterore, deri atehere kuajt luftarake ishin personale dhe i ushqente pronari i tyre. prandaj vetem te pasurit kishin mundesine te sherbenin si kaloresi. Prandaj kuajt quheshin vukefale (Βουκεφαλαι, qe kane ne koke B) sic quheshin kopaties kuajt qe kishin te shkruar germen koppa (Q) ose samfores, kuajt qe kishin te shkruajtur germen sigma (Σ). Referon te tilla Aristofani. Feria (Φερεια) eshte perendia e lashte e fshatareve qe sjell prodhimin (nga folja fero=sjell, ferusa-ajo qe sjell).

    Emri i saj gjendet per here te pare ne tabelen qeramike te Linearit B qe u gjet ne Pilos (ΠΥ Tn 316 faqja e dyte, rjeshti 4). Keto tabela kronologjikisht i perkasin 1450-1200 p.K. Tani pak filologji! Kthimi i ει ne οι (Φερεια-Βεροια) quhet eteriosi dhe eshte fenomen i gjuhes greke, ε-ja kthehet ne o. Keshtu nga folja τρεχω (vrapoj) del τροχος (rota), nga folja τρεφω (ushqej) del τροφη (ushqimi), nga κλεπτω (vjedh) del κλοπη (vjedhja) e keshtu me radhe. Idiorithmi e qarte greke. Sa per thirjen e F-se si V nuk duhet te na cuditi (mua te pakten nuk me cudis). Keshtu edhe Homeri ne vend qe te thote Fivi (Φοιβη) thote Vivi dhe Viviis (Βοιβη dhe Βοιβηις Il. B 711-712).

    Rapsodia B (e dyta) sipas te gjithe specialisteve homerike eshte me e vjetra dhe keshtu nje thirje -V- e F-se ngeli nga aksenti i lashtesise tek maqedonet edhe ne vitet qe kaluan. Keshtu edhe muaji qe ka me shume dite nga te tjeret (yperferi=υπερφερει ne greqisht), quhet Ypervereteos d.m.th. Yperfereteos. Nuk di sa i kuptueshem u bera deri ketu se keto jane gjera te holla qe duan shume studim por edhe njohje te greqishtes.

    Vazhdojme. Herodoti per Aleksandrin e I (5,17-21) tregon si vrau taksambledhesit perse me hile kur akoma se kishte mare thronin. Tregon edhe shume te tjera. Se shpetoi qytete viotike nga perset, se tradhetoi sekretet e Kserksit tek greket para betejes ne Platees. Tek 8,21 na thote se dedikoi statuje prej floriri te tij ne Dhelfi. Pra ishte grek dhe nuk e provoi kombesine vetem per te mare pjese ne lojrat Olimpike. Per betejen ne Thermopiles Pausania na informon se midis 25.390v grekeve qe luftuan ishin dhe 500 maqedonas.

    Referon: 10500 Viote, 7.790 Etole, 3.500 Fokiane, 1.500 Athinas, me shume se 700 Lokre, 500 Maqedonas, 500 nga Azia e vogel (Ionike) dhe me shume se 500 nga Megarat. Pra 500 maqedonas ne kohen kur ishin te pushtuara Maqedonia dhe Thesalia.

    Te mos them prape per Strabonin qe tha: Εστι μεν ουν Ελλας και η Μακεδονια (Strabo Geog. 7a.1.9.3) ne shqip: 'Pra eshte pjese e Greqise edhe Maqedonia'. Nuk e them une, e thote Straboni!!! Apo e kaluat per ndonje shovinist, fraksionist apo ku di une edhe Strabonin???

    Ata qe thone per mos-helenizmin e Maqedonise referojne argumente fallco qe nuk ekzistojne. Gjeten tek Plutarku (Aleks 51) se aleksandri 'εβοα μακεδονιστι' d.m.th. bertiti ne maqedonishte dhe thone se eshte gjuhe tjeter. Argumente pa baze sepse fjaloret e lashte greke jane plot me fjale si: αττικιστι (ne dialekt attik), βοιωτιστι (ne dialekt viotik) δωριστι (ne dialekt dorik), θετταλιστι (ne dialekt thesalik) etj etj.

    Gjeten edhe 150 fjale qe nuk gjenden ne dialektet e tjera greke pervec te maqedonishtes edhe gezohen! !30 nga keto gjenden tek fjalori i Isihiut (Ησυχιος) dhe te tjerat hasen ne shkrimtare te tjere. Por Isihiu ka edhe 152 fjale vetem viotike, 512 fjale vetem spartane dhe te tjera. C'do te thote kjo, se nuk flisnin greqisht? Mos mendojme se ne lashtesi kishte gazeta, mjete te tjera dhe gjuhe zyrtare?? Vendet ishin te izolizuara dhe sigurisht do kishte diferenca ne dialekte. Krahaso ketu me shqipen, midis dialkteve te Gegerishtes apo te Toskerishtes.

    Maqedonasit vijne ne vendin e 11 nga renditja e fjaleve te vecanta ne dialektin e tyre. C'prisni pastaj se e nxjerin si gjuhe me vete??? Ketu do na nxjerin austriaket se flasin gjuhe tjeter nga gjermanet!!!

    Pastaj moren Dhimosthenin qe quante Filippin barbar. Kush, Dhimostheni??? Qe kishte nene skithe dhe qe nuk ishte nga te dy prinderit Athinas dhe qe mblidhte greket e jugut kundra maqedonasve dhe ne betejen e Heronies hodhi mburojen poshte (akti i turpshem ne greqine e lashte) dhe ia mbathi.

    Dhe marin Dhimosthenin per serioz, njeriun qe vishej si grua dhe tradhetonte greket (edhe ata te Athines) duke kembyer letra me satrapet perse qe e paguanin (Plutark Dim. 14,2 dhe 20,4-5).

    Kaq kisha per te thene.....

    Por edhe pse faktet e tregojne si greke Maqedonine une mendoj se eshte Kineze.. Qe ta them dhe latinisht: Ceterum censeo Macedonia Chinesam est...

  7. #7
    Greqia antike ka qene themeli i civilizimit te sotem evropian dhe per kete askush nuk ka dyshim, mirepo kjo nuk do te thote se greket e sotem (qe vetem emri i lidh me te kaluaren) jane ata qe i dhane Evropes kete civilizim.
    Njejte do te ishte sikur italianet e sotem te pretendonin se jane ata latinet antike dhe pasardhesit e vetem te te gjithe kultures latine.
    Kur dihet fare mire se grek dhe helen jane terma te perdorur per te treguar nje kulture apo civilizim te caktuar, sepse ne brendesi te kesaj kulture dhe civilizimi ishin shume popuj e njeri nder ta ishte dhe popullsia maqedonase (jo maqedonasit e sotem), popullsia epirase etj.
    Harta e Greqise antike ishte me te vertete "megallo", por kjo nuk duhet te sherbente kurresesi si shkak qe ne shekujt e 19-te dhe te 20-te, kjo harte te perdorej apo edhe te perdoret ende si nje synim per t'u rikthyer serish tek "megalloja" antike, me te gjitha mjetet dhe me te gjitha menyrat (ndonese greket e sotem dhe po te duan nuk mundin dot ta realizojne).
    Keshtu nese gjuha zyrtare ishte greke, nese kultura njejsohej me greqishten, nese i civilizuar quhej vetem ai qe studjonte ne Greqi apo nese ne Olimpiade merrnin pjese vetem ato qe pranonin te ishin pasardhes te Akilit, kjo kurresesi nuk verteton se maqedonasit e vjeter ishin greke!
    Se nese Aleksandri i Madh i priu helenizmit deri ne Indi, kjo nuk do te thote se automatikisht ai ishte nje grek. Ai i perkiste civilizimit grek dhe kishte mesuar ne shkolla gjuhen dhe kulturen greke, por kjo nuk eshte bindese qe te deklarosh se ai eshte grek.
    Eshte njesoj sikur ti thuash nje shqiptari qe fliste gjuhen turke, ishte rritur dhe shkolluar ne gjuhen turke (rasti i shume shqiptareve te njohur), kishte luftuar ne krye te ushtrive turke (Qyprilli qe sulmoi Vjenen) se automatikisht ai ishte nje turk.

    Maqedonia nuk ishte as greke e as me pak sllave!

    Burimet historike u shkruan ne gjuhen greke dhe kjo ishte nje praktike e historianeve greke, qe te helenizojne emrat e huaj.
    Ka burime qe thone se greket nuk i kuptonin maqedonasit kur flitnin ne gjuhen e tyre, sa njehere Aleksandri i Madh nuk u kuptua nga greket kur ai dha nje urdher ne gjuhen e tij ametare dhe per kete komandanti grek Eumenes pati nevoje per nje perkthyes qe t'ua transmetonte urdherin ushtareve te tij maqedonas te falangave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-04-2006 më 23:01

  8. #8
    Shqiptari Maska e J-X
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    eskili te Luteset shkruan: Pellazget kishin per kufij Strimonin(struma) dhe argosin gje qe tregon sipas Niburit se poeti grek perfshinte gjithashtu edhe maqedonin ne vendin e quajtur pellazgjia. Si e shpjegon kete tannhauser???
    Ndryshuar për herë të fundit nga J-X : 29-03-2006 më 12:16

    Lyco Jay

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Shikojme pra se te gjithe mbreterit e Maqedonise kishin emra te pasterta greke bile ne nje epoke te erret (shek. i 6 p.K)
    Ashtu si dhe faraonët e Egjyptit elinisti muhabeti. Edhe priftërinjtë rezervohen ca para se të kpusin nai kumbull ksisojshe. Ma pret menja ata kostat e jano-andreat e nji milionshit të padeklarum duhet të jenë "puro" grekë, meqë ndriçuesit e botës me "gjuhën më të zhvilluar në univers e multivers" s'ua shqiptojnë dot emrat.

    Në lidhje me temën, maqedonsit u kanë qenë qujt gjithnji "barbarë" prej xhaxhallarve me çarçaf që përbëshin a s'përbëshin 5% të popullsisë të regjimeve të federatës t'u llomotit majë kodrës, e në atë kohë "barbaria" kishte vetëm nji kuptim dhe jo atë tjetrin që erdhi mas pilafi. Aleksandri ky toç me gjysëm ushtrie me ushtarë ilirë, e mshteste fushatën e vet "helenizuse" ke mercenarët jo-helenë që kishin pa dritën e plotkuptimptë në qiell, si puna e atij që fiton në qiellin pa re? hmm - jo për gjë po kto modelet kanë ngelë pa bojë. sofistikohuni içik pai zotin tuj, se s'ka as lezet muhabeti

    Po Aleksandri vete e thoshte se ishte grek dhe jo vetem se fliste greqisht.
    pai zotin tuj

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Kerkoni dhe mendimin tim? Interesante me duket...

    Lexoni, atehere me vemendje... (eshte pergjigja ime ne temen per Aleksandrin e Madh)

    Qe ta quajme nje njeri te etnicitetit grek duhet, per mendimin tim, te plotesoje ky njeri disa kushte:

    1. Origjina

    2. Gjuha

    3. Feja

    4. Kultura

    ...

    Zotëri:

    Argumentin e gjuhës e kishe qarë e nuk ta mohon njeri. Tani të kanë ngelur edhe tre pika të tjera për të plotësuar: Origjina, Feja, Kultura.

    Meqënëse refuzon të dallosh midis grekëve të lashtë dhe atyre të sotëm, për të plotësuar argumentin tënd duhet të na bësh edhe lidhjen e pikave më lart gjatë tre-mijë vjetëve të fundit.

    Ne shqiptarët sado të "qytetërohemi", e kemi në gjak kokëfortësinë, kështu që shfrytëzoje në kulm këtë tipar tëndin të trashëguar për të na sjellë sa më shumë fakte deri sa të na zbutet pak koka. Në dy vezë që përplasen, njëra do thyhet.

    Ja disa pyetje, për të të frymëzuar pak:
    Cila është origjina greke? Ka qënë gjithnjë 99.9% helene/greke? Po ortodokse?
    Po dyndje jo-helene ka pasur gjatë shekujve, apo është fenomen i ri ky?
    Kur gjuha paska patur kaq shumë dialekte, mos vallë edhe kultura ka qënë po aq e larmishme? Si vallë mësoi bota kulturën e lashtë greke pa ndikuar në atë kulturë? Si vallë lulëzoi greqia e lashtë në tregti dhe shpëtoi nga ndikimi i tregtarëve jo-helen? Po emigrantët barbarë të kenë ndikuar vallë?
    Po fqinjët kanë arritur të fqinjëzojnë (shiko asimilojnë) me forcë popullin helen ndonjëherë? Po ndryshimi i fesë ka ndikuar gjë në kulturë?

    Do më falësh për pyetjet e shumta, por thashë të kontribuoja sadopak në veprën tuaj historike. Meqënëse prindërit të kanë mësuar shqip, aman të keqen përktheje edhe në shqip veprën pasi të mbarosh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 30-03-2006 më 04:05
    Edi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptaret dhe Greket
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 267
    Postimi i Fundit: 01-09-2008, 20:20
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •