Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Cilet jane autoret e gjenocidit Kosovar?

    Pervec Milosevicit, cilet jane autoret e gjenocidit ne Kosove? Nqs Milosevic s'do ekzistonte, mjafton sentimenti negativ i Serbeve per te shkaktuar te njejtin dem qe eshte bere tashme? Cilet jane emrat e vrasesve nacionaliste serbe? Cfare dokumentash ekzistojne per ti akuzuar? Nqs keni burime nga faqe interneti (te besueshme & serioze) ose edhe libra, verini ne perdorim
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Pervec Milosevicit, cilet jane autoret e gjenocidit ne Kosove? Nqs Milosevic s'do ekzistonte, mjafton sentimenti negativ i Serbeve per te shkaktuar te njejtin dem qe eshte bere tashme?



    Gjithmone nji paguan per te gjithe, sic ka ndodhur edhe me te tjere si puna e tij ne te kaluaren! Eshte e ditur qe gjithmone kerkohet dikush per tja vene fajin e te gjitheva, edhe pse ai ka shume dore ne kte ceshtje, shume te tjere kan bashkpunuar dhe kan vepruar ne menyre jo-njerzore pa qene i nevojshem nje urdher nga lart. Pra sic e ke thene dhe ti eshte ndjenja negative e serbeve qe e ka zmadhuar dhe ka bere te degjenerohet edhe me shume gjendja ne Kosove!


    Sa per emra ndonje me pas qe eshte me i informuar do ti sjelli besoj!

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Jam e sigurte se Milosevic nuk ishte vetem, pra ben pjese tek functionalist theory. Dua te di kush jane bashkepuntoret. Sic ishte Himmler et al. per Hitlerin, psh..
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Millosheviēi ishte koka e turkut nė kėtė rast.
    Unė mendoj se genocidi ndaj kosovarėve, nuk ėshtė i shkėputur nga ato tė vendeve tė tjera tė ish-Jugosllavisė.
    Cilido tjetėr qė tė kishte qenė nė vendin e Millosheviēit, atė do kish bėrė, tė njėjtėn politikė do kish ndjekur, atė politikė qė pėr disa dhjetra vjeēarė u pėrgjum sepse serbėt nuk ishin ata qė drejtonin Jugosllavinė.
    Emrat e ndyrė i di ēdo shqiptar mendoj, por kosovarėt mund tė flisnin me fakte reale pėr ta...nuk harrohen "bėmat" e Mlladiē, Karaxhiēit e tė tjerėve, qė i sollėn vendeve tė ish-Jugosllavisė mijėra viktima nė emėr tė shtazėrisė nacionaliste serbe.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ka me dhjetera prej tyre qe sot jane duke u gjykuar ne Hage si psh. Millan Millutinoviqi, Nikolla Shainoviqi, Jovica Stanishiqi, Vojisllav Shesheli, etj. etj. Poashtu, disa prej tyre jane duke vuajtur denimet edhe ne burgjet e Kosoves.

    Po te duash dokumenta, shfrytezo Google duke perdorur fjalet Kosovo crisis, Kosovo massacres, Kosovo genocide, Kosovo ethnic cleansing etj. dhe te dalin me mijera dokumenta dhe fotografi, nga burime shqiptare dhe te huaja.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    C'bene per varrimin e Milosevicit njerezia? E varrosen si hero kombetar? Nga se thuhet se vdiq?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Sa Kosovare thuhet te kene vdekur ne duarte e S. Milosevic? Po per kamionat me frigorifer ku fusnin trupat qe me vone i dogjen neper furra apo i varrosen ne mass graves (varre te pergjithshme) dini gje?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vetem ne lufte, 1997-1999, jane vrare e masakruar rreth 12 mije shqiptare (shumica civile, pleqe, gra e femije). Edhe sot pas shtate viteve te perfundimit te luftes, shume kufoma shqiptaresh po mbahen ne Serbi dhe nuk po ja u kthejne familjareve te tyre. Megjithese, dje apo pardje lajmeruan qe brenda ketyre dy muajve te ardhshem do i kthejne te gjitha kufomat.

    Ne lufte, edhe shqiptaret jane hakmarre pak, as serbet nuk kane kaluar aq mire, nja 5 mije veta edhe prej tyre jane vrare.

    Keto jane shifrat e vetem dy viteve te luftes 1997-1999, dmth. pa llogaritur viktimat tjera shqiptare te periudhes 1912-1997.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Flm Dodon... me duhet ndo nje liber (ose edhe nje faqe interneti serioze) qe mund te me tregoje shifrat, afersisht, deri diku. Ke ndo nje te tille?

    Tjetra... s'po gjej asnje te dhene asgjekundi ku flitet per maunet me frigorifer ku futen trupat dhe i transportuan jashte Kosoves (ne Serbi) per te fshehur gjurmet.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Njė rezervist i ushtrisė jugosllave, 27 vjeē, I mobilizuar pėr herė tė tretė nga Beogradi, rrėfen luftėn e ndyrė tremujore tė bėrė nė Kosovė. Bėnte pjesė nė njėsitin tankist qė rrethonte fshatrat derisa paramilitarėt apo njėsitet e tjera speciale vrisnin, dhunonin, torturonin dhe vidhnin. Borisi, rezervist serb, thotė : « Papritmas diēka mė pėlciti nė kokėn time »


    Ana-Maria Martac, Berane (Mali i Zi)
    E hėne, 12 korrik 1999 "Le Temps" (e pėrditshme zvicerane)

    Ushtarakė rezervė apo policė, serbėt dhe malazeztė, janė mobilizuar me dhjetra mijėra pėr luftė nė Kosovė. Pėr dy muaj e gjysmė ata ishin pėr ēdo gjė tė paktėn dėshmitarė, tė shumtėn e rasteve vegla tė njė krimi ekstrem : « pastrimi » i rreth njė million njerėzve, vrasja e civilėve, shkatrrimet e menduara mirė tė fshatrave tė tėra.

    Borisi (sigurisht njė pseudonim), rezervist i ushtrisė jogosllave, ka pranuar tė flasė. Ndoshta sepse ai ėshtė i zhgėnjyer qė pėr 27 vjetėt e tij tashmė ka marrė pjesė nė tri luftra. Me njė zė tė qetė, ngadalshėm, me shikim tė humbur nė kujtimet e tij, na rrėfen pse ai kurrė mė nuk do tė pranonte tė mobilizohej pėr njė luftė tė katėrt.

    « Unė jam mobilizuar nė mars. Aq shumė doja t’i pėrvidhesha, por policia ushtarake shkonte nga shtėpia nė shtėpi dhe lėshonte thirrjet. Nė refuzimin e parė dėnoheshe me njė gjobė prej 200 markave – dy rroga mujore. Refuzimi i dytė ndėshkohej me njė vit burgim, por para kėsaj, ata megjithatė tė detyronin me dhunė tė shkoje. Nuk kisha zgjedhje.

    Njėsiti im tankist ishte i stacionuar nė njė pyll kur filluan bombardimet e NATO-s. Katėr ditė mė vonė na kanė thėnė: “Pėrgatitni gjėrat tuaja, ju do tė shkoni nė Kosovė”. Kur ne kemi mbėrritur atje, ne nuk kemi parė asgjė pėrveē shtėpive tė djegura.

    Sė pari kemi fushuar nė njė kodrinė katėr ditė. Askush nuk na kėrkonte asnjė detyrė, e unė i lutesha Zotit qė kėshtu tė jet deri nė mbarim.

    “Njė natė avionėt kanė fluturuar mbi ne. Njėsiti ynė kundėrajror ėshtė gabuar nė lidhjen e radarėve dhe kėshtu avionėt kanė hedhur bombat e tyre. Mendoja se toka po digjet: baraka ime dhe tė tjerat pranė saj janė shkrumuar tė tėrat, e unė edhe sot e kėsaj dite pyes veten se si mbeta gjallė.

    Katėr shokė janė lėnduar – dy prej tyre kanė humbur kėmbėt. Njėsiti qė po fushonte jo shumė larg prej nesh, kishte katėr tė vdekur. Unė kamė qėndruar dy muaj e gjysmė nė Kosovė, e gjatė kėsaj periudhe, kishte 15 tė vdekur dhe 20 tė plagosur vetėm nė skuadrėn time, si nga pasojat e bombardimeve tė NATO-s ashtu edhe nga snajperistėt e UĒK-sė.

    “Por e keqja erdhi nė mėngjes: neve na urdhėruan tė sulmojmė njė fshat. Nuk ua them dot emrin, vetėm se ishte nė regjionin e Klinės (Kosova Qendrore). Kam hipur nė tankun tim dhe jemi nisur pėr rrugė. Neve na kishin thėnė se atje kishte terroristė. Nė tė vėrtetė ishte njė hakėmarrje ndaj avionėve tė NATO-s qė na kishin bėrė. Me tė mbėrritur nė fshat, ne kemi vėrejtur tre-katėr terroristė, tė cilėt iknin nė male. Nė vend nuk kishte tjetėr pėrveē civilėve.

    Papritmas, njėri nga rezervistėt e njėsitit tjetėr qė fqinji i dhomės sė tij kishte humbur jetėn gjatė natės, ka filluar tė shtjerė me armė. Ai ka vrarė rreth tridhjetė gra dhe fėmijė. Diēka mė ka pėlcitur nė kokėn time. Bashkėpiloti im mė ka mposhtur dhe mė ka thėnė se duhet tė mendoj pėr familjen time dhe duhet tė kthehem i gjallė nė shtėpi. Ai mė ka thėnė: “Nuk je ti ai i cili e ka kryer kėtė. “ Por kur diēka e tillė ndodh para syve tuaj, truri juaj, ndjenjat tuaja ndėrpriten krejtėsisht. Ndihesh sikur tė ishe njė bimė.

    “Kėshtu ne kemi vazhduar spastrimin fshat pas fshati. Njė ditė, ne ishim nė hyrje tė njė fshati. Pasi arriti komandanti i batalionit ai i tha komandantit tė njėsitit tim: “Ti ke tri mundėsi. Ti mund t’i vrasėsh tė gjithė banorėt, mund tė mos i prekėsh fare apo t’i ndjekėsh tė gjithė.”

    Komandanti ynė ishte njė oficer aktiv dhe qė Zoti e kishte falur njė njeri normal. Ai vetėm i ka ndjekur deri nė fshatin mė tė afėrt. Kėtu kishte gjithsej njė mijė njerėz, dhe ata kishin frikėn e madhe se do t’i vrisnim. Atėherė derisa po fillonte rrugėtimi, kam parė njė grua duke dal nga njė shtėpi, me disa gjėra dhe foshnjėn nė krahėror. Ajo ishte pesėmuajshe, e unė mendoja nė djalin tim. Tė paktėn e kanė lėnė tė gjallė.

    “Njėsiti im punonte me “djemėt e Frenkit” (Frank Simatoviq, i quajtur Frenki, ėshtė numri dy i policisė sekrete serbe). Mirė na kanė njoftuar se ata nuk ishin paramilitarė, por qė gjendeshin nė shėrbim tė shtetit. Ata ishin shumė mirė tė veshur, me uniforma tė kamufluara amerikane, shumė mirė tė armatosur, ata merrnin njė ushqim tė shkėlqyer dhe cigaret mė tė mira dhe me kualitet tė lartė – jo si ne.

    Ata kishin bile edhe ambulancė tė veēantė, me futjen e serumit, dersa ne nuk kishim shkalcė. Ata thoshin se kryesisht vinin nga Beogradi dhe nuk pėrgjigjeshin shumė nė pyetjet tona. Nganjėherė bartnin maska.

    “Ja se ē’ngjante. Derisa ne arrinim afėr njė fshati, ne me tanket tona shtinim disa projektilė.

    Pėrgjithėsisht ne merrnim nė shenjė tri shtėpitė e para, tri tė mbrama, e ndoshta njė apo dy nė mes.

    “Djemtė e Frankit” atėherė hynin nė fshat duke na urdhėruar tė qėndronim pėr rreth 2 kilometra. Por me anėn e dylbive tė tankeve tona ne mund tė vėzhgonim ēdo gjė. Ata hynin dy nga dy nė shtėpi, i shihnim se si i hidhnin jashtė kufomat e njerėzve qė posa i vritnin. Pėr njė ēast njėri nga ata dilte jashtė, derisa i dyti i vinte flakėn shtėpisė.

    Kur e mbaronin, kamionėt e tyre ia mbėrrinin. Ishin dy: nė tė parin ata ngarkonin televizorėt, videotė dhe ēdo gjė qė kishte vlerė. Nė tė dytin, qė ishte njė kamion frigorifer, futnin kufomat. Nuk e di se ku i ēonin.
    Krejt ajo qė di ėshtė se pas pak kohe qė kam ardhur, njėri nga kėta “djemtė e Frankit” ėshtė mahitur para meje: “A nuk po nxeheni mė mirė nė Serbi?” Nuk e kuptoja derisa ai shtonte: “Kjo duhet tė nxejė mirė, qėkur djegim shqiptarėt ditė e natė nė Obiliq” (Obiliqi ėshtė termocentrali nė Perėndim tė Prishtinės).

    Nė Kosovė kishte katėr trupa policore. “Djemėt e Frankit”, PJP (njėsi speciale tė Ministrisė sė brendshme), policia e zakonshme dhe grupi qė kurrė nuk i kisha parė, e qė quheshin “legjionarėt”. Ata punonin vetėm. Flitej se “atje ku ata shkelin, as bari nuk del mė”. Pėr tė gjitha kėto njėsite njė shqiptar i mirė ishte njė shqiptar i vdekur.

    “Njė ditė nė njė fshat njė shqiptar rreth 75 vjeē u afrua pranė nesh. Djemtė e Frenkit thoshin se ėshtė spiun. Unė iu thashė ta lėnė, sepse tashmė ai ishte me njė kėmbė nė varr. Por njė rezervist e vrau me urdhėrin e komandantit.

    Njė herė tjetėr ne po gėrmonim llogore pėr tanket tona, ndėrkohė qė ushtarėt e kėmbėsorisė kishin zėnė dy shqiptarė tė moshės 17 dhe 23 vjeē. Komandanti i njėsitit tonė ėshtė pėrpjekur qė ata t’i dėrgohen tė gjallė komandantit tė brigadės. Por dihej mirė se ēka nėnkuptonte me kėtė. Dy orė mė vonė, ata ishin ekzekutuar.

    “Mė 14 prill ne kemi dėgjuar njė shpėrthim tė fuqishėm, mė vonė ne kemi kuptuar se NATO-ja kishte bombarduar njė kolonė tė strehimkėrkuesėve afėr Gjakovės, rreth 1 kilometėr e gjysėm larg nga vendi ku ndodheshim. Ne kemi mbėrritur nė vendin e ngjarjes me rreth njė orė vonesė. Policia ishte aty dhe televizioni gjithashtu. Unė kam parė tri apo katėr kufoma dhe dhjetėra tė plagosur.

    Kishte gjithashtu poshtė rrugėve rreth pesėmbėdhejetė trupa, tashmė tė gjithė tė maviosur. Shihej mirė se ata kishin vdekur shumė ditė mė herėt dhe ishin sjellė pėr njė regjistrim (sipas Beogradit, si pasojė e kėtij sulmi kishte 75 tė vdekur dhe 28 tė plagosur).

    “Pa ndėrprerje ne shihnim kolonat e strehimkėrkuesėve qė kalonin pranė nesh, nė rrugė drejt Shqipėrisė. Nganjėherė dikush u thoshte se ata mund tė ktheheshin pas, e kėshtu ata rreshtoheshin nė drejtim tė kundėrt.

    “Nė muajin e fundit njėsiti im ka qenė i kantonizuar nė njė fshat shqiptar, i tėri me katolikė. Ata as nuk ishin pėr qeverinė e Beogradit, as pėr UĒK-nė dhe bashkėbanimi ka kaluar pa incidente.

    Flitej shumė pėr ndėrhyrjen tokėsore. Zoti na ka ndihmuar qė ajo nuk ka ngjarė. Mjaftonte t’i shihnin mjetet tona: radarėt e vjetėr prej njėzet vitesh, bateritė kundėrajrore qė kishin dyzet vjet.

    Nė fillim mė patėn dhėnė njė tank, i cili as nuk ecte. Nė rast tė ndėrhyrjes do tė kishte humbje nga tė dyja palėt, por NATO-ja kishte njė teknologji aq tė pėrkryer sa qė jam i sigurtė se 90% nga ne nuk do tė ktheheshim mė nė shtėpitė tona. Shokėt e mi mendonin si unė. Ne tė gjithė ishim fshatarė – nga 150 sish, nuk kishte pėrveē tre qytetarėve, sepse ua kishin frikėn atyre. Ne jemi fshatarė tė thjeshtė, ne nuk kuptojmė asgjė nė politikė, por ne themi: “Ditėn kur do tė lind dikush qė do tė na e heq qafe presidentin tonė, dielli do tė shkėlqej mbi Jugosllavinė.”

    “Pastaj, nė qershor, kemi marr urdhėr pėr evakuim nga Kosova.

    Kam parė serbėt qė lėshonin Gjakovėn dhe u vinin zjarrin shtėpive tė veta. Qyteti ishte aq shumė i shkatėrruar sa kjo mė kujtonte Vukovarin. Unė kam parė aq shumė tė vdekur, fėmijė, pleq. Pastaj vazhdimisht pyesja vetveten: “Pse kjo luftė, pse tė gjithė kėta tė vrarė?” Kurrė nuk e kam gjetur pėrgjigjen. Shihja ėndėrr, zgjohesha, ecja nėpėr shtėpi. Sikur dikush tė mė shihte do tė kishte menduar se isha i krisur.

    Por i kam ruajtur mendėt , shpresoj se kjo do tė pėrfundoi. Dhe ja, tetė vjet mė vonė m’u desht tė shkoja nė luftėn time tė tretė. Por ju betohem se kurrė mė nuk do tė shkoj.

    Nga frėngjishtja: Luftim Kelmendi

    PS: Aty ku flitet per fshatin shqiptaro-katolik, tamam puna te kishte thene fshati qe eshte me UCK-ne, do e pesonin te njejtin fat sikur tjeret. Poashtu, ka shume fshatra shqiptaro-katolike qe jane masakruar sikur psh. fshati Meje i Gjakoves me shumice katolike, ku jane masakruar diku rreth 500 veta. Ne UCK ka pasur edhe shume katolike, dhe gjithe shqiptaret pa dallim perkatesie fetare kane perkrahur UCK-ne ne lufte, ne nje menyre a tjeter. E them kete qe te mos krijohet pershtypje sikur shqiptaret katolike nuk kane ndihmuar UCK-ne ne lufte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 02-04-2006 mė 19:59
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Ish-kryebashkiaku Zilja: Piramidat e grekėt dogjėn Vlorėn
    Nga Hyllien nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-03-2007, 02:40
  3. Kombi Kosovar dhe Rexhep Qosja
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 03:01
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. “Mafia shqiptare” - njė libėr urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •