Close
Faqja 1 prej 12 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 232
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169

    Banda e Durrėsit: Vendimi i gjyqit, “burg pėr jetė” pėr 4 anėtarė

    Ministria e Brendshme njofton arrestimin e 6 pjesetareve te "organizates kriminale te drejtuar nga Lulzim Berisha". Ne kerkim, Lulzim Berisha dhe bashkepunetoret e tij te ngushte. Hetimet qe filluan pas zgjedhjeve te 3 korrikut dhe ekzekutimet e kryera nga banda ne Tirane e Durres permes rekrutimit te vrasesve me pagese

    Sokol COBO

    Shpartallohet banda e Lul Berishes ne Durres. Ndersa biznesmeni i njohur eshte shpallur ne kerkim, bashke me dy nga bashkepunetoret e tij me te ngushte, policia ka vene ne pranga 6 persona te tjere, qe sipas saj, jane anetare te organizates kriminale te drejtuar nga Berisha. Te konsideruar si "sundimtare" prej 10 vitesh te qytetit te Durresit, ata jane vene nen hetim menjehere pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005. Hetimet jane finalizuar dje me goditjen e kesaj organizate, te perbere nga dy krahe kundershtare; njeri i drejtuar nga biznesmeni Berisha dhe tjetri nga Indrit Dokle, nipi i is-zevendeskryeministrit socialist Namik Dokle.

    Pas nje hetimi disamujor, Policia e Shtetit, ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, bene te mundur shkaterrimin e nje organizate kriminale prej 21 personash, te kryesuar nga biznesmeni Lulezim Berisha (ne gjendje te lire), Klodian Saliu (i vrare) dhe Indrit Dokle (i arrestuar). Altin Ndroqi, zedhenes i Ministrise se Brendshme beri publik detaje te operacionit "top secret". Berisha, Saliu dhe Dokle akuzohen per "krijim, organizim dhe drejtim te grupit te strukturuar kriminal, per vrasje, trafik nderkombetar droge, armesh dhe prostitucion".

    Hetimet per kete bande kriminale kane filluar pas zgjedhjeve politike te 3 korrikut te vitit te kaluar dhe, sipas Ndroqit, ekzistojne prova se, fillimisht banda drejtohej nga Lulezim Berisha dhe Klodian Saliu. Nga nje mosmarreveshje banda u nda. Klodian Saliu u vra ne vitin 2005, pas nje prite ne autostraden Tirane-Durres. Ekzekutoret e tij ende nuk jane identifikuar, por hetuesit hedhin dyshime mbi Berishen, i cili u ka shpetuar prangave te policise dhe mendohet se fshihet jashte shtetit. Sipas policise dhe prokurorise, "sundimtaret" e Durresit bashkepunonin mes tyre ne arste te caktuara, pavaresisht kontradiktave qe kishin.

    Vrasjet ne Tirane dhe Durres

    Banda kriminale, me drejtues te perbashket Lulezim Berisha dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 ne qytetin bregdetar. Sipas Ministrise se Brendshme, "ajo eshte autore e nje sere vrasjeve te ndodhura ne Durres e Tirane, nga viti 1998 e ne vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, me 17 tetor 1998, ne qytetin e Durresit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, me 29 tetor 1998 ne fshatin Rrashbull te Durresit. Ndersa ne vitin 1999, pasi kishin deshtuar nje vit me pare per vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndermori nje aksion dhe e ekzekutoi ate me 22 gusht, ne zonen e Plazhit. Ne vitin 2000, banda akuzohet per vrasjen e Dritan Dishes, me 9 qershor, ne fshatin Shenavlash te Durresit. Nder vrasje te tjera, zedhensi Ndroqi permendi edhe ate te Ervin Lames, me 14 janar 2002, ne lagjen nr. 3 te qytetit te Durresit. Pas vrasjes se Saliut, organizata qe u vendos nen drejtimin e Dokles, akuzohet per vrasjen e Avni Gashi, me 13 tetor 2005, ne Tirane. Kufoma e Gashit u hodh ne fshatin Romanat te Durresit. Ndersa me 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi ne Tirane, prane stadiumit 'Qemal Stafa', shtetasin Ilir Koldashi. "Per qellimet e tyre, drejtuesit e organizates edhe vrases me pagese, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli", shtuan burimet zyrtare te Ministrise se Brendshme.

    PJESETARET E ORGANIZATES

    Te arrestuar me pare

    Indrit Dokle

    Kujtim Buna

    Serdian Sulejmani

    Te arrestuar dje

    Dritan (Adriatik) Coli

    Elvin Hoxhosmani

    Alban Neli

    Spartak Kalthi

    Selman Heti

    Altin Olloni

    Te arrestuar ne Itali

    Altin Nikolla

    Julian Mece

    Jurid Xhunga

    Ende te pa-arrestuar

    Lulzim Berisha

    Plaurent Dervishaj

    Indrit Taullaj

    I vrare

    Klodian Saliu


    Korrieri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    Indrit Dokle, biznesmen karburantesh

    Pas goditjes se grupeve kriminale te Durresit, hetuesit filluar verifikimin e pasurive te tyre. Nga te dhenat e para eshte konkluduar se Indrit Dokle eshte aksioner ne depozitat e karburanteve, me filial ne Durres. Sipas burimeve te Ministrise se Brendshme, kjo eshte depozita me e madhe ne Shqiperi e karburanteve, ku shkarkohen thuajse te gjitha importet e ardhura nga jashte. Policia e Tiranes e ka vene ne pranga Doklen, me 31 tetor te vitit te kaluar, si nje nga nga autoret e dyshuar per vrasjen e Ilir Koldashit, ngjarje e ndodhur ne oborrin e bar-klub "Fashion". 23-vjecari Dokle, nipi i deputetit te Partise Socialiste, Namik Dokle, nga Durresi, arriti te largohej ne momentin e vrasjes se Koldashir e plagosjes se Kujtim Bunes, ndersa Sarian Sulemani u vu ne pranga qe ne ate moment. Ai u ka shpetuar bresherive te plumbave ne oborrin e barit dhe mundi te largohej me vrap, ne momentin kur policia ishte duke mberritur. Pas vrasjes, policia tha se shkaku i ekzekutimi jane pazaret pambyllura te droges e trafiqeve te tjera. S.C.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,247
    shume mire sali berisha hallall ja bofshte zoti

    sa me shpejt te vendoset rendi ne shqiperi aq me mire do jete per shqiperine dhe shqiptaret kudo qe te jene brenda dhe jashte

    ka ik koha e te forteve ,shqiperia nuk ka per tu bere kurre si napoli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Mosha
    42
    Postime
    672
    Urime e suksese te metejshme per policine shqipetare. Dhe ti o njeri i mire ( Te shkon me teper njeri i keq ) shko beji tjeterkund ato shkrimet e tua te helmeta. Shqiperia nuk do te ndahet kurre ne veriore dhe jugore. Te gjithe jemi shqipetare.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,543
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Indrit Dokle, biznesmen karburantesh

    Pas goditjes se grupeve kriminale te Durresit, hetuesit filluar verifikimin e pasurive te tyre. Nga te dhenat e para eshte konkluduar se Indrit Dokle eshte aksioner ne depozitat e karburanteve, me filial ne Durres. Sipas burimeve te Ministrise se Brendshme, kjo eshte depozita me e madhe ne Shqiperi e karburanteve, ku shkarkohen thuajse te gjitha importet e ardhura nga jashte. Policia e Tiranes e ka vene ne pranga Doklen, me 31 tetor te vitit te kaluar, si nje nga nga autoret e dyshuar per vrasjen e Ilir Koldashit, ngjarje e ndodhur ne oborrin e bar-klub "Fashion". 23-vjecari Dokle, nipi i deputetit te Partise Socialiste, Namik Dokle, nga Durresi, arriti te largohej ne momentin e vrasjes se Koldashir e plagosjes se Kujtim Bunes, ndersa Sarian Sulemani u vu ne pranga qe ne ate moment. Ai u ka shpetuar bresherive te plumbave ne oborrin e barit dhe mundi te largohej me vrap, ne momentin kur policia ishte duke mberritur. Pas vrasjes, policia tha se shkaku i ekzekutimi jane pazaret pambyllura te droges e trafiqeve te tjera. S.C.



    eheheheheehh Indritin e kam pas shok...ska qene cun i keq po kohet e fundit mora vesh se i kishte hy keq xhiros!

    Nga ajo lista njof disa nga ato cunat...gjynof se shpesh te bo halli ne Shqiperi me u mar me kto gjona, nga pamundesia per te punuar i hyjn atyre rrugeve!

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Deri tani eshte bere vetem gjysma e punes. Ceshtja eshte qe te marrin denimin e merituar (fatkeqesisht Europa na pengon t'u japim 5-lekshin pas qafe)!
    Komente te tipit jug-veri jane sa naive aq dhe dashakeqese, Zani e te tjere mesa di une nuk i shin nga Tropoja apo Kuksi!
    Krimi nuk ka parti apo gjeografi!
    Nuk pajtohem me apologjine e tipit "Ishin cuna te mire po skamja i beri te....." Ne Shqiperine Kapitaliste te Ekonomise se Tregut 40% e popullsise tashme shijon frytet e kapitalizmit nen nivelin e varferise absolute, 30 e popullsise ha buke me lista.......
    Jo cdo i varfer shkon drejt rruges se krimit!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    Kreu nė arrati i organizatės ishte shpallur nė kėrkim nga interpoli gjerman dhe turk. Verifikohen pasuritė e tij

    Lul Berisha, i kėrkuar pėr trafik droge nga Turqia e Gjermania

    Dashamir Biēaku

    TIRANE- Organizata e drejtuar nga Lul Berisha hetohet pėr trafik narkotikėsh nė drejtim tė Gjermanisė. I arratisuri gjatė operacionit tė fundit tė policisė, Lulzim Berisha, ėshtė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar nga autoritetet gjermane tė drejtėsisė, pasi akuzohet pėr trafikim lėndėsh narkotike nė drejtim tė kėtij vendi. Ky ėshtė fakti mė i ri, i cili bėhet i ditur pėr “Shekullin” nga burime tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt pohojnė se Berisha ka qenė i shpallur nė kėrkim nga autoritetet gjermane pėr trafikim droge. Madje, nė bazė tė kėtij urdhėr-arresti, Berisha ėshtė arrestuar nė vitin 1997 nė Durrės, por nuk ka qėndruar veēse disa ditė nė qeli. Nė tė njėjtėn kohė qė kėrkohej nga policia gjermane, Lul Berisha gjykohej nė mungesė edhe nė njė proces nė Turqi. Sipas burimeve tė Ministrisė sė Brendshme, Lulėzim Berisha tashmė ėshtė i kėrkuar edhe nga policia turke, pėr akuzėn e organizimit tė trafikut tė lėndėve narkotike. Nė vitin 2000, sipas burimeve tė policisė, Berisha ėshtė pėrfshirė nė njė organizatė tė fuqishme tė trafikut tė drogės, qė niste nga Turqia dhe mė pas kalonte nė Bullgari, Maqedoni, Shqipėri, Itali dhe nė vende tė tjera perėndimore. E fundit nė listė, pėrsa i pėrket shpalljes nė kėrkim tė Lul Berishės duket se ėshtė policia shqiptare, e cila e akuzon atė pėr njė seri eliminimesh nė Durrės dhe Tiranė.
    Pasuritė
    Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, menjėherė pas shkatėrrimit tė anėtarėve tė bandės sė Lulėzim Berishės dhe asaj rivale, tė kryesuar pas vrasjes sė Klodian Saliut nga Indrit Dokle, ka nisur verifikimin e pasurive tė tyre. Fakti i mėsipėrm pohohet nga burime tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt shtojnė se grupe tė posaēme qė merren me hetimin e veprimtarisė kriminale tė grupeve tė mėsipėrme dhe anėtarėve tė tyre, kanė nisur verifikimin e pasurive qė ata disponojnė. Burime tė policisė pohojnė se do tė verifikohen nė mėnyrė paralele pasuritė e tė gjithė personave tė arrestuar prej tyre, apo pėr tė cilėt ekzistojnė urdhėr-arreste dhe qė rezultojnė tė jenė lidhur me kėto dy organizata kriminale. Sipas burimeve tė policisė, Berisha ėshtė pronar i ish- pikės sė fermentimit nė qytetin e Durrėsit, i njė vile luksoze dhe i njė lokali tė tillė nė qytetin bregdetar. Ndėrkaq, rivali i tij, Indrit Dokle, i akuzuar edhe si organizator i disa atentateve ndaj Berishės mėsohet tė jetė pronar i disa karburanteve nė Durrės. Ndaj kėtyre pronave tė evidentuara tashmė nga prokurorėt e ēėshtjes, ende nuk ėshtė marrė ndonjė masė sekuestrimi.
    Organizata
    Javėn e kaluar, policia e Durrėsit nė njė operacion tė organizuar nė shkallė tė gjerė mundi tė vinte nė pranga disa nga pjesėtarėt e bandės sė Berishės dhe rivalit tė tij, Indrit Dokle, duke shkatėrruar nė kėtė mėnyrė dy bandat, rivaliteti i tė cilave kishte shkaktuar shumė viktima. Nė prangat e policisė pėrfunduan sė paku 7 persona tė pėrfshirė nė veprimtarinė kriminale tė bandave tė mėsipėrme. Po sipas njoftimit zyrtar tė dhėnė nga policia tė dielėn, 4 nga personat e arrestuar ishin rekrutuar si vrasės me pagesė nga Indrit Dokle me qėllim eliminimin e Lul Berishės. Ky i fundit akuzohet se ka vrarė nė plazhin e Durrėsit Klodian Saliun, banda e tė cilit drejtohej sė fundmi nga Indrit Dokle. Policia e Shtetit i akuzon anėtarėt e dy bandave rivale pėr vrasjen e 8 personave, ndėrkohė qė po heton edhe pėr zbardhjen e vrasjeve tė vjetra, tė cilat dyshohet se mbajnė vulėn e Lul Berishės. Ky i fundit i shpėtoi operacionit tė policisė sė Durrėsit, ndėrkohė qė destinacioni i tij mbetet ende i paqartė pėr policinė.

    2003
    Nė vitin 2003, si pasojė e kontradiktave tė brendshme, organizata ėshtė ndarė nė dy organizata tė tjera, tė kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Tė dyja kėto organizata tashmė janė bėrė rivale tė njėra- tjetrės duke filluar njė luftė ndėrmjet tyre

    26 shkurt 2005
    Pas kėsaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrė hak ndaj rivales sė saj duke organizuar atentatin pėr vrasjen e Klodian Saliut. Kjo vrasje ėshtė kryer nė autostradė mė datė 26 shkurt tė vitit 2005, pranė fshatit Maminas tė rrethit tė Durrėsit

    13 tetor 2005
    Vetėm 9 muaj ka vonuar kundėrpėrgjigjja e ish- organizatės sė Klodian Saliut. Tashmė ajo drejtohet nga Indrit Dokle dhe akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, mė 13 tetor 2005 nė Tiranė. Pas vrasjes trupi i Gashit ėshtė hedhur nė fshatin Romanat tė Durrėsit

    30 tetor 2005
    Hakmarrja e grupit tė kryesuar tashmė nga Indrit Dokle nuk ėshtė ndalur me kaq por 27 ditė mė vonė ai ka organizuar vrasjen e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishės. Kjo vrasje ka ndodhur mė 30 tetor tė vitit 2005 pranė stadiumin ndėrkombėtar “Qemal Stafa”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,084
    lul berisha
    seanca

    Rrėfehet Selman Heta, gjykata burgos gjashtė anėtarėt e bandės, njėri vetėm 17 vjeē


    “Lul Berishen tentova ta vras pėr 150 mijė euro”




    Keti Banushi (panorama)

    “Pėr tė vrarė Lulzim Berishėn mė kanė ofruar njė shumė 100 deri nė 150 mijė euro, por m’u bllokua pistoleta dhe munda vetėm ta plagos atė dhe dy personat qė po e shoqėronin. Pėr kėtė mora vetėm 25 mijė euro”. Kjo ishte deklarata e pazakontė qė bėri dje nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda 20-vjeēari Selman Heta, i arrestuar javėn e kaluar nė qytetin e Durrėsit, pasi dyshohet si autor i atentatit tė Lulzim Berishės mė 5 maj tė vitit 2005.

    Ai u arrestua sė bashku me tė pandehurit Alban Neli, Altin Nikolla, Elvin Hoxhosmani, Altin Ollani dhe Spartak Kalthi, pėr tė cilėt dje Gjykata e Krimeve tė Rėnda vendosi masėn e sigurisė “arrest me burg”, deri nė pėrfundim tė gjykimit. Por, ndėrsa ka pranuar autorėsinė e plagosjes sė Lul Berishės, Heta ka pohuar se nuk ka pasur njohje me asnjė nga tė pandehurit e tjerė, pėrveē njė djali me emrin Tiku, cili i kishte dhėnė shumėn e 25 mijė eurove, duke e rekrutuar nė kėtė mėnyrė pėr vrasjen e personit qė ishte vėnė nė shėnjestėr. Pyetjes sė kryetarit tė seancės se cila ishte arsyeja pėr tė cilėn i akuzuari donte tė vriste Lul Berishėn, 20-vjeēari i ėshtė pėrgjigjur se kėtė e ka bėrė vetėm pėr para, pėr asnjė arsye tjetėr. Pavarėsisht dėshmisė sė Selman Hetės, deklarimet e tė akuzuarve tė tjerė kanė qenė tė ndryshme. Ata kanė mohuar akuzat qė u janė bėrė nga Prokuroria dhe kanė thėnė se nuk kishin njohje me njėri-tjetrin pėrveē ndonjė pėrshėndetjeje tė zakonshme.

    Seanca nė gjykatė
    Kryetari i Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, Sandėr Simoni, bėri vlerėsimin e masės sė sigurisė pėr gjashtė tė pandehurit. Akuza pėrfaqėsohej nga dy prokurorėt e ēėshtjes, Anton Martini dhe Sokol Malaj. Nė mbrojtje tė tė pandehurve ishin avokatėt Vjollca Pustina, Qazim Gjoni dhe Ilir Murati. Fillimisht seanca ka filluar me tė pandehurin Selman Heta, i cili pranoi autorėsinė e plagosjes sė Lul Berishės njė vit mė parė. Heta tha se pėr kėtė ngjarje kishte marrė 25 mijė euro si shpėrblim pėr atentatin. I pandehuri tjetėr, Altin Nikolla ka pohuar se, ditėn e atentatit ka pasur detyrėn e shoferit, por ka mohuar tė kishte dijeni mbi ngjarjen. Ndėrkohė, i akuzuari tjetėr Altin Ollani, i cili sipas Prokurorisė ka qenė personi qė rekrutonte vrasėsit me pagesė, gjatė deklaratės sė tij kundėrshtoi plotėsisht akuzėn, duke u shprehur se nuk kishte lidhje shoqėrore me asnjė nga tė pandehurit. Sipas tij, ata kishin vetėm pėrshėndetje tė thjeshta. Anėtari tjetėr i organizatės, Elvin Hoxhosmani nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, tė cilat u komunikuan nga prokurorėt e Krimeve tė Rėnda. Vetėm i pandehuri tjetėr, 17-vjeēari Spartak Kalthi nuk ka pranuar tė flasė gjatė seancės gjyqėsore, duke ia lėnė fjalėn avokatit tė tij, Qazim Gjonit. Ky i fundit tha se klienti i tij ėshtė i pafajshėm dhe nuk ka asnjė lidhje me tė pandehurit e tjerė. Sipas avokatit, gjykata duhet tė marrė parasysh dhe faktin se Kalthi ėshtė minoren. Kryetari i seancės vendosi edhe pėr 17-vjeēarin masėn e sigurisė arrest me burg, por ndryshe nga tė pandehurit tjerė, ai nuk do tė qėndrojė nė tė njėjtin paraburgim me ta.

    Akuzat e Prokurorisė
    Prokuroria e Krimeve tė Rėnda i akuzon gjashtė tė pandehurit Alban Neli, Altin Nikolla, Elvin Hoxhosmani, Altin Ollani, Selman Heta dhe Spartak Kalthi pėr veprat penale tė “pjesėmarrjes nė organizatė kriminale tė armatosur”, “veprime nė organizatė kriminale”, “vrasje me dashje”, “tentativė vrasje me dashje”, “mbajtje pa leje tė armėve dhe municioneve luftarake”. Gjithashtu, tė pandehurit Alban Neli, Selman Heta, Spartak Kalthi dhe Elvin Hoxhosmani akuzohen si vrasės me pagesė. Sipas burimeve zyrtare, ndaj tė pandehurve pritet tė ngrihet dhe akuza e “trafikut tė lėndėve narkotike”. Prokuroria tha se, personi qė rekrutonte vrasėsit me pagesė ka qenė Altin Olloni, i cili akuzohet si njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Indrit Dokles, nga i cili kryesohej organizata. Sipas burimeve, Olloni duke shfrytėzuar njohjet e tij nė qytetin e Burrelit, siguronte personat, tė cilėt paguheshin me 100-150 mijė euro pėr vrasjet qė kryenin. Burimet shtuan se, nėse vrasja nuk arrihej tė realizohej, por objektivi vetėm plagosej, atėherė pagesa ishte mė e vogėl. Sipas akuzės, banda e kryesuar nga Indrit Dokle akuzohet se ka kryer atentatin ndaj Lul Berishės, ngjarje e ndodhur nė datė 5 maj tė vitit tė kaluar.



    Si i qėlloi papritur autori 20-vjeēar
    Atentati i 5 majit qė plagosi Lulzim Berishėn

    DURRES – Disa vjet pas kthimit nga Italia dhe lėvizjeve me makina tė blinduara dhe njė grupi tė madh shoqėruesish, mė 5 maj 2005, Lulėzim Berishės i kryhet njė atentat para lokalit tė familjes sė tij. Si pasojė e disa plumbave pistolete, tė cilat u qėlluan nga njė i ri qė nuk tė linte hije dyshimi pėr atė qė do tė bėnte, Berisha, bashkė me dy miq tė tij mbetėn tė plagosur, ndonėse pa rrezik pėr jetėn. Ngjarja ndodhi rreth 10:00, para picerisė “C’era una volta”, pranė ish-fermentimit nė Durrės. Megjithėse nė atė kohė kishte njė numėr tė madh kalimtarėsh, autori ėshtė afruar qetėsisht dhe pasi ka nxjerrė armėn e zjarrit nga poshtė xhaketės ka qėlluar 8 herė drejt njė tavoline tė vendosur nė ambientet e jashtme. Lulzim Berisha, 34 vjeē, ishte nė prani tė kushėririt tė tij, Isuf Morina, si dhe tė njė shoku, Kujtim Haxhiajt. Tė tre kanė pėsuar plagė nė pjesėn e kėmbėve, por pas shtrimit nė spital ata kanė marrė mjekimin e nevojshėm, pa probleme pėr jetėn. Dėshmitarėt dhe vetė 3 tė dėmtuarit kanė pohuar pas ngjarjes se nuk e kishin vėnė re personin qė po u afrohej. Bėhej fjalė pėr njė djalė tė ri, rreth 20-22 vjeē, me flokė tė zeza, tė prera shkurt me njė model tė kohėve tė fundit. Ai nuk e kishte tė maskuar fytyrėn, kėshtu qė me lehtėsi ka mundur tė depėrtojė mes njerėzve dhe t’i afrohet tavolinės-shėnjestėr. Mė tej, sipas dėshmitarėve, po me qetėsi autori ėshtė larguar pas pallateve, ku mund ta ketė pritur ndonjė makinė, me tė cilėn ėshtė arratisur nga vendi i krimit. Tė dėmtuarit e atentatit pėrjashtuan nė dėshmitė e tyre tė kenė pasur ndonjė lidhje me ndonjė konflikt qė tė ketė shtyrė dikė tė marrė hak duke qėlluar mbi ta. Madje, vetė Berisha e pėrjashtoi mundėsinė qė tė ketė qenė ai shėnjestra e krimit, duke ia kaluar dyshimet dy personave tė tjerė. Autori i plagosjes nuk u kap dot nė atė periudhė, ndonėse forca tė shumta policie mbėrritėn nė vendngjarje me shpejtėsi, pasi patrullonin jo shumė larg zonės ku ndodhi tentativa e vrasjes. Sipas ekspertėve tė policisė, personi qė qėlloi me armė mund tė ishte ngarkuar pėr ta kryer kėtė vepėr, pasi dhe tė plagosurit nuk e klasifikuan nė listėn e personave qė njihnin.



    I akuzuari Altin Ollani, i cili sipas Prokurorisė ka qenė personi qė rekrutonte vrasėsit me pagesė, gjatė deklaratės sė tij kundėrshtoi plotėsisht akuzėn, duke u shprehur se nuk kishte lidhje shoqėrore me asnjė nga tė pandehurit. Sipas tij, ata kishin vetėm pėrshėndetje tė thjeshta. Anėtari tjetėr i organizatės, Elvin Hoxhosmani nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, tė cilat u komunikuan nga prokurorėt e Krimeve tė Rėnda





    Mbrojtja: Klientėt tanė nuk njohin njėri-tjetrin, kėshtu funksiononte grupi. Fshihet dėshmitari

    Akuza: Organizata “pėrēahet” nė qeli
    Prokuroria: Tė arrestuarit treguan krimet e njėri-tjetrit

    Nėse tė arrestuarit e akuzuar si anėtarė tė organizatės sė Lulzim Berishės e Klodian Saliut nuk do tė kishin folur pasi kanė pėrfunduar nė qeli, atėherė ata nuk do tė mbanin mbi supe “malin” e akuzave tė publikuara nga Ministria e Brendshme.

    Pas vendimit tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, e cila la nė burg gjashtė personat e arrestuar pesė ditė mė parė, Prokuroria tha zyrtarisht se tė dyshuarit kanė zbuluar njėri-tjetrin. “Ata kanė folur pėr veprimet e njėri-tjetrit, pėr aktivitetin dhe lidhjet e tyre me personat qė qėndronin nė krye tė grupeve”, thanė burimet zyrtare nga organi i akuzės. Institucioni hetimor pretendoi se, pas arrestimit tė gjashtė personave qė bėnin pjesė nė organizatė, ata kanė pėsuar njė “pėrēarje” gjatė qėndrimit nė qeli. Pasi ishin ndaluar, katėr nga gjashtė tė arrestuarit kanė zbuluar krimet e njėri-tjetrit gjatė dėshmive qė kanė dhėnė para grupit hetimor tė ēėshtjes. Dy prej personave tė tjerė nuk kanė treguar pėr krimet e anėtarėve tė organizatės qė ėshtė drejtuar nga Klodian Saliu. Selman Heti, i akuzuar si vrasės me pagesė, ka folur vetėm pėr “bėmat” e tij, duke thėnė se nuk i njihte anėtarėt tjerė tė grupit.

    Pėrēarja
    Pikėrisht ai konfiktualitet i krijuar mes katėr personave tė arrestuar, pretendohet prej Prokurorisė si njė sukses i saj qė ka ēuar nė zbardhjen e krimeve enigmė. Katėr nga gjashtė tė arrestuarit kanė treguar pėr njėri-tjetrin veprimet qė kishin kryer, duke denoncuar nė kėtė mėnyrė anėtarėt e grupit ku bėnin pjesė. Pavarėsisht se Prokuroria pretendoi nė “pėrēarjen” mes katėr tė arrestuarve, njė gjė e tillė nuk ėshtė konfirmuar dje nė gjykatė. Gjashtė tė arrestuarit kanė dalė para togave tė zeza dhe vetėm Selman Heti ka pranuar se ishte rekrutuar pėr tė vrarė Lul Berishėn. Pesė tė arrestuarit tjerė jo vetėm qė nuk kanė folur pėr krimet e njėri-tjetrit, siē pretendon akuza, por nuk kanė pranuar akuzat e ngritura ndaj secilit prej tyre. Gjithsesi, “pėrēarja”, tė paktėn siē pretendon Prokuroria, ka ndodhur nė birucat e policisė dhe ende mund tė cilėsohet e mbuluar me mister. Dėshmitė e tė akuzuarve janė marrė atje ku menjėherė pas arrestimeve tė javės sė kaluar, prokurorėt kanė shkuar me vrap pėr tė marrė deklarimet e atyre qė u cilėsuan si anėtarė tė grupit qė ishte udhėhequr nga Klodian Saliu dhe pas vrasjes sė tij, nga shtetasi Indrit Dokle.

    Organizata
    Njė fakt qė bie ndesh me pretendimin e Prokurorisė pėr pėrēarjen e “grupit” ėshtė dhėnė dje nga avokatėt e tė akuzuarve. Ata thanė se klientėt e tyre nuk e njihnin njėri-tjetrin e si rrjedhim, nuk kishin mundėsi tė tregonin pėr krimet qė kishin kryer. Nga ana e Prokurorisė ėshtė pretenduar se njė prej tė pandehurve kishte treguar gjatė dėshmive nė dhomat e izolimit se vrasėsit paguheshin 100 mijė euro pėr ēdo ekzekutim. Madje, kėto deklarime shkuan deri aty sa u deklarua se pėr njė plagosje pagesa ishte mė e ulėt, 25 mijė euro. Deklarata tė tilla nuk u konfirmuan dje nga i arrestuari Selman Heti. Ai pohoi para gjykatės se pagesa pėr vrasjen e Lulzim Berishės ka qenė 150 mijė euro dhe jo 100 mijė euro. Burimet nuk kanė konfirmuar nėse deklarata pėr “pėrēarjen” mes tė arrestuarve ėshtė njė tentativė pėr tė realizuar qėllimin e hetuesve, apo njė pėrpjekje pėr tė fshehur faktin se njė anėtar i organizatės ka treguar gjithēka. Njė fakt i tillė u konfirmua dje nga burimet e ēėshtjes, tė cilėt thanė se “i penduari” qė nuk e ka fituar statusin ende ėshtė arrestuar muaj mė parė, para prangosjes sė gjashtė personave javėn e kaluar.



    Tė pandehurit

    1-Alban Neli
    2-Altin Nikolla
    3-Elvin Hoxhosmani
    4-Altin Ollani
    5-Selman Heta
    6-Spartak Kalthi

    akuzat

    Pjesėmarrje nė organizatė kriminale tė armatosur
    Veprime nė organizatė kriminale
    Vrasje me dashje
    Tentativė vrasje me dashje
    Mbajtje pa leje tė armėve dhe municioneve luftarake


    Hetimi i pasurive
    Tashmė Prokuroria ndodhet nė fazėn e hetimit tė pasurive qė zotėrojnė tė gjithė personat e akuzuar si anėtarė tė organizatės sė Lul Berishės e Klodian Saliut. Nė rrugė zyrtare ėshtė mėsuar se nė Prokurori hetohet njė dosje pėr privatizimin e ish-fabrikės sė fermentimit tė duhan-cigares nė Durrės. Burimi i financimit nė kėtė rast, sipas hetimeve tė Prokurorisė, ėshtė bashkėpunimi mes disa biznesmenėve nga Durrėsi, tė cilėt nuk kanė probleme nė aktivitetin e tyre. Kjo dosje pritet tė ndėshkojė punonjės shtetėrorė qė kanė lejuar shitjen nėn kosto tė objektit.

    Rivaliteti i grupeve
    Shkaqet e vrasjes sė Klodian Saliut nuk janė deklaruar ende nga policia dhe Prokuroria. Bosi i disa bizneseve nė Durrės u ekzekutua mė 26 shkurt 2005, dy vite pasi, sipas Ministrisė sė Brendshme, Klodian Saliu kishte marrė drejtimin e njė grupi tė shkėputur nga organizata qė kryesohej prej Lulzim Berishės. Sipas Ministrisė sė Brendshme, organizata ėshtė ndarė nė vitin 2003 dhe pas kėtij zhvillimi, grupi i drejtuar nga Klodian Saliu e mė pas nga Indrit Dokle ka tentuar vazhdimisht vrasjen e Lulzim Berishės.

    Zbulimi i krimeve
    Prokuroria e Durrėsit ka deklaruar se, lidhja me njėra-tjetrėn e krimeve qė janė kryer prej grupeve tė Lul Berishės e Klodian Saliut u zbulua pas njė rishqyrtimi tė vrasjeve qė kanė ndodhur vitet e fundit nė Tiranė e Durrės. “Tre muaj mė parė kemi nisur nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe te Krimet e Rėnda disa dosje atentatesh qė ndodhura nė Tiranė e Durrės. Nga hetimet pėr kėto ngjarje u mėsua se ato kishin pėr autorė njerėz qė ishin anėtarė tė grupit, ose persona qė ishin pėrdorur prej tyre”, kanė pohuar zyrtarėt e organit tė hetimeve.

    Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kanė konfirmuar se po bashkėpunojnė me Interpolin dhe me organet e drejtėsisė italiane pėr hetimin e veprimtarisė sė dy anėtarėve tė organizatės kriminale, tė cilėt janė arrestuar nė Itali. Sipas burimeve zyrtare, me policinė italiane hetuesit po bashkėpunojnė edhe pėr identifikimin e vendndodhjes sė Lulzim Berishės, i shpallur zyrtarisht nė kėrkim gjashtė ditė mė parė nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda nė Tiranė, e cila po heton dosjen.




    panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    I arrestuari nga Mati, Selman Heti, rrėfen para gjykatės bashkėpunėtorėt e tij nė atentatin kundėr Lul Berishės

    Lul Berisha, miliona nė emėr tė motrės

    Prokuroria: Banda rivale jepte 150 mijė euro pėr vrasjen e Berishės. Katėr akuza tė arrestuarve

    Flamur Vezaj

    TIRANĖ- “Unė kam tentuar tė vras Lulzim Berishėn mė 5 maj tė vitit tė kaluar, por m’u bllokua pistoleta. Vetėm sa munda ta plagosja dhe pėr kėtė gjė, Adriatik Coli mė ka dhėnė 25 mijė euro”. Kėshtu u shpreh mėngjesin e djeshėm 23-vjeēari nga fshati Koms i qytetit tė Burrelit, Selman Heti, para gjytarit tė Krimeve tė Rėnda, Sandėr Simoni. Nė prani tė avokates sė caktuar kryesisht nga gjykata, Vjollca Pustina, dhe dy prokurorėve tė ēėshtjes, 23-vjeēari nga Burreli pranoi se ka tentuar tė vrasė Lulzim Berishėn dhe dy shoqėruesit e tij, Isuf Morina dhe Kujtim Haxhiaj, ku gjatė kėtij atentati mbetėn tė plagosur, ngjarje kjo e ndodhur mėngjesin e 5 majit tė vitit tė kaluar para piceri “C’era una volta” nė Durrės. Nė kėtė mėnyrė, 23-vjeēari nga Burreli pranoi se ishte paguar pėr tė eleminuar Lul Berishėn, ndėrkohė qė kishte mundur tė fitonte vetėm 25 mijė euro, pas dėshtimit tė atentatit.
    Dėshmia
    “Unė nuk njoh asnjėrin nga kėta qė pėrmend prokuroria, pėrveē Adriatik Colit. Kėtė e njoh se kam biseduar me tė pėr vrasjen e Lul Berishės, ku mbeti i plagosur. Kėtė e kam pranuar dhe e pranoj se e kam bėrė”,- tha 23-vjeēari i zverdhur nė fytyrė. Sipas prokurorėve tė ēėshtjes, Sokol Malaj dhe Anton Martini, gjashtė tė arrestuarit: Edvin Hoxhosmani, Alban Neli, Altin Nikolla, Altin Olloni, Selman Heti dhe Spartak Kalthi dyshohen se kanė kryer veprat penale tė “pjesėmarrjes nė organizatė kriminale”, “kryerjen e veprave penale si organizatė kriminale” dhe “vrasje me paramendim, tė mbetur nė tentativė” dhe “mbajtje pa leje tė armėve luftarake” nė bashkėpunim. Sipas neneve tė parashikuara nė Kodin Penal, tė dyshuarit nėse shpallen fajtorė pėr kėto vepra kriminale rrezikojnė tė dėnohen nga 15-vjet burg deri me burgim tė pėrjetshėm. Mėngjesin e djeshėm, pėrveē tė dyshuarit Selman Heti, i cili pranoi akuzat, para togave tė zeza, dolėn edhe 5 shokėt e tij, tė arrestuar fundjavėn e kaluar. Pesė tė dyshuarit, para kryegjyqtarit Sandėr Simoni nuk pranuan akuzat, duke pretenduar se: “nuk kemi tė bėjnė me kėto akuza tė organizatės kriminale, siē e quan prokuroria”.
    Akuza
    Kuksiani Altin Olloni, i cili dyshohet se ėshtė kreu nr. 2 i organizatės kriminale tė udhėhequr nga Indrit Dokle, sipas organit tė akuzės, ėshtė personi, i cili gjente dhe rekrutonte “vrasėsit” me pagesė. “Kuksiani me banim nė kryeqytet, nė lagjen “Komuna e Parisit”, pas vrasjes sė Klodian Saliut nga djemtė e ish-shokut tė tij, Lulzim Berisha, ka gjetur dhe rekrutuar vrasėsit me pagesė, Edvin Hoxhosmani, Alban Neli, Altin Nikolla dhe Spartak Hersi, tė gjithė nga qyteti i Burrelit”-pohuan prokurorėt. Sipas akuzės, vrasėsve u ėshtė premtuar se kush vret Lulzim Berishėn ka njė shpėrblim prej 100 deri 150 mijė euro. Katėr matjanėt, gjatė njė periudhe tė gjatė kohė kanė pėrcjellė dhe vėzhguar tė gjitha lėvizjet e Lulzim Berishės dhe kanė dėshtuar nė katėr atentate tė tyre, pasi ky i fundit lėvizte me makina tė blinduara. Nga ana e tyre, tė akuzuarit si vrasės me pagesė nuk i kanė pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, edhe pse nuk kanė preferuar tė japin shumė shpjegime lidhur me mospranimin e akuzave, duke i lėnė fjalėn avokatėve tė tyre mbrojtės, Qazim Gjoni dhe Ilir Murati. Sipas prokurorėve tė ēėshtjes, e gjithė historia e vrasjesve mes ish-shokėve Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu filloi nė vitin 2002, menjėherė pas ndarjes sė tyre nė dy grupe. Bashkėpunėtorė qė prej vitit 1994, ata u ndanė nė dy grupe , njėri i udhėhequr nga Lulzim Berisha dhe grupi tjetėr criminal, i udhėhequr nga Klodian Saliu, tashmė i vrarė gjatė njė atentati tė kryer mė 26 shkurt tė vitit 2005, nga djemtė e ish-shokut tė tij, Lulzim Berisha. Nga viti 1994 e deri nė vitin 2002, Berisha dhe Saliu punonin sė bashku duke kontrolluar trafikun e lėndėve narkotike dhe vrasjet me pagesė nė qytetin e Durrėsit. Pas ndarjes sė tyre nė vitin 2002, mes tyre filloi konflikti pėr influencėn e kontrollit tė trafikut nė qytetin bregdetar. Sipas prokurorisė, pas njė debati mes ish-dy shokėve, Lul Berisha urdhėron djemtė e grupit tė tij qė tė vrasin Klodian Saliun.

    RIVALITETI

    Atentatet e dėshtuara ndaj Lul Berishės

    TIRANĖ- Pas atentatit qė i kushtoi jetėn Saliut, udhėheqjen e grupit e merr Indrit Dokle, Adriatik Coli dhe Altin Olloni. Pėr vrasjen e kundėrshtarit tė tyre, Lulzim Berisha, ata rekrutojnė “vrasės” me pagesė. Kėshtu, Altin Olloni dhe Adriatik Coli rekrutuan katėr djem nga Mati, Edvin Hoxhosmani, Alban Neli, Altin Nikolli dhe Spartak Kalthi, tė cilėt vėzhgonin tė gjitha lėvizjet e Lulzim Berishės pėr tė gjetur rastin qė ta ekzekutonin. Pas katėr atentateve tė dėshtuara me antitank, mė 5 maj tė vitit tė kaluar, Selman Heti gjendet pėrballė Lulzim Berishės dhe qėllon nė drejtim tė tij me pistoletė. Pas disa gjuajtjeve, pistoleta e “vrasėsit” bllokohet dhe Heti largohet me vrap, duke lėnė mbrapa Lulzim Berishėn tė plagosur. Atentatet nuk kanė tė mbaruar dhe mė 30 tetor, Sardjen Sulejmani vret Ilir Koldashin afėr stadiumit “Qemal Stafa”, ku i pranishėm nė kėtė vrasje ishte edhe Indrit Dokle, i dyshuar si kreu i kėsaj organizate pas vrasjes sė Klodian Saliut.

    DĖSHMIA

    Heti: Si u planifikua vrasja e Berishės

    Gjyqtari: Nga jeni dhe kur keni lindur?
    Kam lindur nė fshatin Koms tė rrethit tė Burrelit nė vitin 1993. Jam beqar dhe vetėm me tetė klasė shkollė.
    Gjyqtari: Si jeni njohur me tė arrestuarit tjerė?
    Unė njoh vetėm Adriatik Colin, me tė kam biseduar pėr vrasjen.
    Gjyqtari: Pėr cilėn vrasje keni biseduar?
    Atė tė cilėn e kam bėrė, plagosjen e Lul Berishės dhe dy tė tjerėve, pasi m’u bllokua pistoleta.
    Gjyqtari: Nė ēfarė rrethanash ėshtė bėrė vrasja?
    Mė 5 maj, pasi e kanė vėzhguar tė tjerėt, isha i informuar se nė 9:00 tė mėngjesit del nga lokali dhe kam qėlluar nė drejtimin e tyre. Por m’u bllokua pistoleta dhe u largova me vrap.
    Gjyqtari: Me kė keni biseduar pėr ta vrarė Lul Berishėn dhe me kė veprove?
    Unė kam biseduar vetėm me Colin (Adriatik Colin), tė tjetėr nuk i njoh dhe nuk e di kush ka qenė tjetėr organizator i kėsaj.
    Gjyqtari: Po ju pėr ē’farė e bėtė kėtė tentim vrasje?
    Pas kėsaj plagosje, Adriatik Coli mė pagoi 25 mijė euro.
    Gjyqtari: Po tjetėr kush ka qenė nė dijeni pėr kėtė?
    Asnjė tjetėr nuk e dinte

    Provat shkresore

    Procesverbali i kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes ku mbetėn tė plagosur Lulzim Berisha, Ram Haxhiaj dhe Isuf Morina tė datės 5.5.2005 nė Durrės
    Procesverbali i marrjes sė provave nė vendin e ngjarjes sė plagosjes sė tre shtetasve tė datės 5.5.2005
    Akt-ekspertimi i provave tė gjetura nė vendin e ngjarjes
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Adriatik Coli i pyetur si person nėn hetim tė datės 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Edvin Hoxhosmani i pyetur si person nėn hetim tė datės 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Alban Neli i pyetur si person nėn hetim tė datės 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Altin Nikolla i pyetur si person nėn hetim tė datės 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Altin Olloni i pyetur si person nėn hetim tė datės 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Selman Heti i pyetur si person nėn hetim tė datės 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Spartak Kalthi i pyetur si person nėn hetim tė datės 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Endrit Dokle i pyetur si person nėn hetim tė datės 1.11.2005
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Kujtim Bunės i pyetur si person nėn hetim tė datės 1.11.2005
    Procesverbali i deklarimit tė shtetasit Sardjen Sulejmani i pyetur si person nėn hetim tė datės 1.11.2005

    STATUSI

    Sulejmani, i penduari i organizatės

    TIRANĖ- Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, nė shkatėrrimin e kėsaj organizate qė funksiononte qė nga viti 1994 ka siguruar njė tė penduar tė drejtėsisė. Sipas burimeve pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, bėhet e ditur se i akuzuari pėr vrasjen e Ilir Koldashit, tė ndodhur mė 30 tetor tė vitit tė kaluar, Sardjan Sulejmani, ėshtė personi qė ka treguar tė gjitha vrasjet e bėra nga grupi i tij, i udhėhequr fillimisht nga Lulzim Berisha dhe pastaj nga Klodian Saliu e Indrit Dokle. Po kėto burime shtojnė se organi i akuzės ėshtė duke pėrgatitur dokumentet qė i penduari i kėsaj organizate tė merret nė mbrojtje nga Drejtoria e Mbrojtjes sė Dėshmitarėve, pranė Ministrisė sė Brendshme. Javėn e kaluar, policia e Durrėsit nė njė operacion tė organizuar nė shkallė tė gjerė prangosi disa nga pjesėtarėt e bandės sė Berishės dhe rivalit tė tij, Indrit Dokle, duke shkatėrruar nė kėtė mėnyrė dy bandat, rivaliteti i tė cilave kishte shkaktuar shumė viktima nė kryeqytet dhe nė qytetin bregdetarė tė Durrėsit. Policia e Shtetit i akuzon anėtarėt e dy bandave rivale pėr vrasjen e 8 personave, ndėrkohė qė po heton edhe pėr zbardhjen e vrasjeve tė vjetra, tė cilat dyshohet se mbajnė vulėn e Lul Berishės dhe Klodian Saliut apo Indrit Dokles.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Mosha
    31
    Postime
    1,532
    Bo bo ca paskan qen kta mer jahu.

  11. #11
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Mosha
    33
    Postime
    706
    Me te vertete eshte kapur banda?
    Mos besoni aq shume.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  12. #12
    musketjeri Maska e dardajan
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    ke shpia ime
    Postime
    1,591
    Ne nje shkrim timin ne temen se si linden bandat kriminale ne shqiperi kam patur parysysh pikerisht keta autore pasi e kane filluar aktivitetin e tyre jo larg nga ku ndodhem une aktualisht dhe gjithshka kam shkruar eshte pjese e atij grupi i cili ne fillim ishte nje, por me vone sic dihet ne keto lloj punesh hyn sherri dhe vetem plumbi i rregullon hesapet prandaj dhe banda u nda ne dy pjese kjo edhe per arsye politike pasi banda e Klodian Saliut ishte mbeshtetse e PS-se ndersa ajo e Lul berishes me PD-ne.
    Kete e verteton edhe fakti qe varrimin e Klodit thuhet qe morri pjese edhe Namik Dokle.
    Kete e verteton edhe fakti qe Klodi u denua me burg te perjetshem por pas nje muaji u lirua mbas nje pagese te majmshme diku ne sferat e larta te politikes Shqiptare.

    Krimet e tyre jane te panumurta dhe shum te pa zbuluara si brenda dhe jasht vendit.


    Klodi para se ta vrisnin i ishte mbushur mendja se me para mund te behej edhe deputet.

    Vrasjet , mashtrimet ,korruptimet e tyre i dinte gjith durresi sidomos lagja e tyre SPITALLE i dinte mire NARD KOKA ,TER KOKA edhe Sokol Olldashi pasi dikur kane qene shoke klase me disa prej tyre , por mungonte vetem vullneti i mir dhe forca e ligjit per ti kapur gje qe po zbatohet keto dite.

    Keta njerez kishin nderlidhsit e tyre me politiken prandaj ishin edhe te pa prekshem prej ligjit.

    Kjo bande eshte si oktapodi ka shume kebe neper bote qe punojne per ta si per drogen ashtu edhe per prostitucionin mund t'ju duket qesherake por edhe sot pas vdekjes Klodi vazhdon te marre te ardhura nga keto trafiqe, dhe njesoj si oktapodi aty ku ngelet nje pjese e kembes se tyre ato riperterien dhe krijojne nje trup tjeter keshtu qe loja vazhdon edhe me pas.

  13. #13
    Kalimtar i rastit.. Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,452
    Po sikur te ishin vetem dy..!

    Duhet te kapen te gjitha , kryesore jan ato bandat te mdha qe bejn kesi gjona sikur keta dyja qe qenkan.! njeashtu ti shikojn edhe disa Banda neper Kufi qe po jan dhe pi malltretojn njerzit ne sy te Policis... sikur qe i ka ndodh familjes time n'vitin 2001/2002..
    Nejse ne at koh ka qen tjeter ligj ku krimi ka qen n'vend te pare po tani kemi tjeter politik dhe ndoshta jan ndalu pak.!

    Gjith te mirat
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    Arrestohet ne Maqedoni i shumekerkuari Lulzim Berisha. Biznesmeni, kreu i nje organizate kriminale

    Nga Elona Mamushi

    TETOVE/TIRANE (6 Prill)-Eshte arrestuar ne Maqedoni i shumekerkuari i drejtesise shqiptare Lulzim Berisha. Arrestimi i Lul Berishes, per te cilin ekzistonte nje mandat arresti nderkombetar, eshte bere mesditen e sotme ne Tetove fale nje bashkepunimi mes policise maqedonase dhe asaj shqiptare. Arrestimi i tij eshte konfirmuar edhe nga policia shqiptare, ndersa behet e ditur se policia maqedone e mbante ate nen mbikqyrje prej disa ditesh dhe ne pranga kane rene edhe disa persona qe e shoqeronin ate.

    Biznesmeni Lul Berisha eshte kreu i nje organizate kriminale, 6 pjestare te se ciles u arrestuan muajin e kaluar, ndersa vete biznesmeni Berisha se bashku me 2 bashkepunetoret e tij me te ngushte u shpall ne kerkim.

    Te konsideruar si “sundimtare” prej 10 vitesh te qytetit te Durresit, ata ishin vene prej kohesh nen hetime te cilat u finalizuan ne 19 mars me goditjen e kesaj organizate, te perbere nga dy krahe kundershtare; njeri i drejtuar nga biznesmeni Berisha dhe tjetri nga Indrit Dokle.

    Berisha, Dokle dhe Klodian Saliu (I vrare) akuzohen per “krijim, organizim dhe drejtim te grupit te strukturuar kriminal, per vrasje, trafik nderkombetar droge, armesh dhe prostitucion".

    Banda fillimisht drejtohej nga Lulezim Berisha dhe Klodian Saliu. Nga nje mosmarreveshje banda u nda. Klodian Saliu u vra ne vitin 2005, pas nje prite ne autostraden Tirane-Durres. Ekzekutoret e tij ende nuk jane identifikuar, por hetuesit hedhin dyshime mbi Berishen, i cili u ka shpetuar prangave te policise dhe mendohet se fshihet jashte shtetit. Sipas policise dhe prokurorise, “sundimtaret” e Durresit bashkepunonin mes tyre ne arste te caktuara, pavaresisht kontradiktave qe kishin.

    (/BalkanWeb)

  15. #15
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Mosha
    31
    Postime
    1,532
    SHum mire po bjen miti e krimit me ritem shum te larte. Po ju a ulin hunden gjithe atyre qe ju kishte beri deti kos edhe benin ca te donin. Se per 8 vjet e ps luzezuan ato se ose punonin per to ose i blenin me lek individed e korruptuar.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    1,002
    Kjo qe ky i kerkuar i shpetoi ne shqiperi po e ndoqe kudo ku vajti, dhe e kapen eshte nje sinjal per gjithe ata te botes se krimit, se shteti te kap kudo, e demotivim per ta.

    E uroj Ministri Sokol Olldashi qe me sa shikoj deri tani eshte ministri me i mire i qeverise.
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  17. #17
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,440
    Citim Postuar mė parė nga arturo
    shume mire sali berisha hallall ja bofshte zoti

    sa me shpejt te vendoset rendi ne shqiperi aq me mire do jete per shqiperine dhe shqiptaret kudo qe te jene brenda dhe jashte

    ka ik koha e te forteve ,shqiperia nuk ka per tu bere kurre si napoli
    Para se te thuash rrofte Nastradini per kapjen e milingonave te tipit Lulzim Berisha ? Hajde i ēik shoku shife kush e kontrroll qendren me te madhe te prosituconit dhe droges (Soho square )? Ish bodigardet dhe bashk-fshataret e tij nga tropoja qe Berisha i njeh shume shume mire .
    Ke 600 vajza shqiptare qe konsiderohen te humbura dhe shfrytezohen nga pimpat e Sales . Kshu qe mos u mundo ta kthesh Djallin - ne engjull se te gjithe e dim se kush eshte .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 06-04-2006 mė 16:15

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    941
    Citim Postuar mė parė nga Titi
    Para se te thuash rrofte Nastradini per kapjen e milingonave te tipit Lulzim Berisha ?

    Mire e ka Tyta.

    Lulzim Berisha megjithese ka qene kryetar i nje bande me 15 vrasje eshte nje milingone perpara Gramoz Rucit, Edvin Rames, Anastas Angjelit, Agron Dukes.
    Gaz Demi administratori i ciftit Nano ne Sarande, e shiti dje per llogari te Nanove 12 milion dollare Hotel "Butrintin" e blere vetem me 800 000$ para 7 vjetesh.

    Dhe megjithate

    Olldashi meriton nje duartrokitje te fuqishme, pasi po nxjerr maksimumin nga ato cfar i lejojne kopetencat, gjykatat dhe prokuroria e mafies se kuqe.

  19. #19
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,440
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia
    Mire e ka Tyta.

    Lulzim Berisha megjithese ka qene kryetar i nje bande me 15 vrasje eshte nje milingone perpara Gramoz Rucit, Edvin Rames, Anastas Angjelit, Agron Dukes.
    Gaz Demi administratori i ciftit Nano ne Sarande, e shiti dje per llogari te Nanove 12 milion dollare Hotel "Butrintin" e blere vetem me 800 000$ para 7 vjetesh.

    Dhe megjithate

    Olldashi meriton nje duartrokitje te fuqishme, pasi po nxjerr maksimumin nga ato cfar i lejojne kopetencat, gjykatat dhe prokuroria e mafies se kuqe.
    I nderuar karafil
    Mos zgjatem me shume
    Ke zotin Basha qe ua kalon gjithe atyre qe permende me siper .

    Qe politikanet vjedhin ate e di dhe nje budalla , kshu qe mos mu kap me lista te kota si ato kalamojt e ēerdheve ,Demokratet thyejne rrekord. Gjitha fondet qe i dha evropa ne permisimin e ekonomise shqiptare 91-97 i mori Nastradini me shoke !!

    Shife i cik mbesen e Nastradinit qe eshte akoma ne universitet dhe po depoziton mbi 100 milion euro ne bankat e zvicres , kshu kshu ti zoti tullum , sdo as laps as kalem qe ta kuptosh

    hajt shnet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 06-04-2006 mė 17:59

  20. #20
    shtriga Maska e shtrigaa
    Anėtarėsuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    kudo midis jush
    Postime
    275
    Fiorentina Kotorri ka kaluar kufirin tri ditė pas Berishės. Targa e makinės sė studentes nga Gramshi ndihmoi arrestimin

    E dashura tradhtoi Lul Berishėn


    Ened Janina

    TIRANĖ- Lulėzim Berisha, i akuzuar si ideatori i njė organizate kriminale, i arrestuar paraditen e djeshme nė Maqedoni ėshtė “tradhtuar” nga njė femėr, me tė cilėn ai kishte lidhje tė ngushtė. Pas operacionit tė dėshtuar tė disa javėve mė parė pėr arrestimin e Berishės, policia dhe prokuroria kanė hetuar lidhjet dhe personat e tij mė tė afėrt. Pikėrisht duke monitoruar kėto lidhje, ka dalė nė skenė Fiorentina Kotorri, njė vajzė e re nga Gramshi. Informacionet e marra, tė siguruara nė rrugė operative nga policia dhe prokuroria tregonin se Lul Berisha kishte lidhje shumė tė ngushtė me kėtė femėr. Tre ditė pas “arratisjes” sė Berishės, vajza ka dalė nga Shqipėria dhe nėpėrmjet Qafė-Thanės ka shkuar nė Maqedoni. Ndėrkohė, burimet operative tė policisė dhe prokurorisė tregonin se Lul Berisha kishte shkuar nė Kosovė. Nė kėtė moment ka filluar edhe “gjuetia” e tė fortit tė Durrėsit nė Kosovė dhe Maqedoni. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burime tė Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda dhe Ministrisė sė Brendshme.
    Kėrkimi
    Si disa “tė fortė” tė tjerė, edhe Lulėzim Berisha ka rėnė nė grackėn e policisė pėr shkak tė njė femre. Pasi i shpėtoi operacionit pėr kapjen e tij njė muaj mė parė, i forti i Durrėsit ėshtė gjetur nga uniformat blu nė sajė tė njė vajze, me tė cilėn kishte lidhje. Vetėm njė muaj mė parė, policia realizoi njė operacion, gjatė tė cilit u prangosėn pjesa mė e madhe e anėtarėve tė bandės sė Berishės, por vetė kreu i saj shpėtoi. Nė rrugė operative policia dhe prokuroria filluan hetimet pėr vendndodhjen e mundshme tė Berishės dhe brenda pak ditėve siguruan njė informacion se ai ishte larguar pėr nė Kosovė. Ndėrkohė, hetimet e tjera nuk tregonin se ai ndodhej ende nė Kosovė. Rreth dy javė mė parė, prokurorėt filluan njė verifikim tė hollėsishėm tė tė gjithė personave qė kishin lidhje tė ngushta me Lulėzim Berishėn. Hetuesit mundėn qė tė zbulonin se njė vajzė e re nga Gramshi, studente pėr Gjeologji-Miniera nė Tiranė me tė cilėn Berisha kishte miqėsi kishte lėnė Shqipėrinė. Vetėm tre ditė pas “arratisjes” sė Lul Berishės, Fiorentina Kotorri kishte shkuar nė Maqedoni, nėpėrmjet pikės kufitare tė Qafė- Thanės. Tė dhėnat pėr kalimin e saj nė Maqedoni ishin regjistruar nga sistemi TIMS i policisė shqiptare. Kaq i ka mjaftuar prokurorėve pėr tė nisur kėrkimin e kėsaj vajze. Hapi i parė i hetimit ka qenė marrja e kasetės filmike tė kamerave tė pikės kufitare tė Qafė- Thanės, tė cilat kishin regjistruar ēdo lėvizje tė ndodhur nė datėn qė ishte larguar Kotorri. Nė kėtė kasetė dukej shumė qartė se Fiorentina Kotorri kishte shkuar nė Maqedoni me njė makinė, targa e sė cilės ėshtė shėnuar nga ana e hetuesve tė prokurorisė.
    Gjetja
    Targa ėshtė zbuluar rreth dy javė mė parė dhe menjėherė i ėshtė pėrcjellė policisė shqiptare, e cila ia ka dhėnė homologėve maqedonas pėr tė kryer verifikimet e rastit. Brenda pak ditėve, policia maqedonase ka zbuluar se kjo makinė ishte parė tė lėvizte shumė shpesh nė qytetin e Shkupit. Nė kėtė moment, policisė shqiptare i janė pėrcjellė tė dhėnat se vajza me tė cilėn kishte lidhje i forti i Durrėsit, Lul Berisha, mund tė ishte nė qytetin e Strugės. Pėrveē fotografisė dhe targės sė makinės sė Kotorrit, policisė maqedonase i janė dhėnė edhe detaje tė hollėsishme: njė fotografi e Lulėzim Berishės si dhe vendimi i arrestit, i firmosur nga Gjykata pėr Krimet e Rėnda. Me anė tė kėtyre tė dhėnave dhe fotografisė, policia maqedonase ka mundur qė tė lokalizojė vendndodhjen e Berishės. Paraditen e djeshme policėt kanė gjetur njė moment tė mirė, kur Lulėzim Berisha dhe Fiorentina Kotorri nuk e kishin mendjen dhe ka kryer arrestimin nė qytetin e Tetovės, pa i lėnė kohė tė fortit tė Durrėsit qė tė reagonte. Menjėherė pas kėsaj, Prokuroria pėr Krimet e Rėnda ka filluar procedurat dhe pėrpilimin e dosjes qė do tė shėrbejė pėr ekstradimin e tij nga Maqedonia nė Shqipėri.

    Altin Arapi

    Altin Arapi, i dėnuari me burgim tė pėrjetshėm pėr vrasjen e shoferit tė kryeprokurorit Sollaku, Genci Sina, ėshtė “tradhtuar” nga e fejuara e tij, Imelda Tasho. Policia kishte zbuluar se vajza e re, e cila punonte nė Ministrinė e Jashtme, mbante lidhje tė vazhdueshme me tė fejuarin e saj. Nga pėrgjimi i telefonit tė saj ėshtė bėrė i mundur gjetja e numrit tė telefonit tė Arapit. Pasi gjetjes sė numrit tė telefonit ėshtė zbuluar se ai fshihej nė Belgjikė. Sėrish nėpėrmjet telefonit, policia belge ka kryer arrestimin e tij

    Aldo Bare

    Kreu i bandės sė Lushnjes, Alfred Shkurti (Aldo Bare) ėshtė gjetur nga Interpoli nė sajė tė tė dashurės sė tij. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, njė pjesė e pronave tė tij kaluan nė emėr tė njė vajzė tė re qė studionte nė Rumani. Menjėherė janė filluar verifikimet nė lidhje me vajzėn nga Shijaku, Denada Kodra, dhe policia arriti qė tė zbulonte se Aldo Bare takohej shpesh me tė. Nė gjurmėt e tė dashurės, policia ka arrestuar Baren nė Ankara tė Turqisė, ku kishte gjetur strehim prej rreth pesė vjetėsh.

    Emiliano Shullazi

    Emiliona Shullazi, i njohur ndryshe edhe si “Mili i Parkut” ėshtė arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ėshtė ndjekur pėr shumė kohė e dashura e tij. Nė rrugė operative, policia kishte mėsuar se i kėrkuari ndodhej gjithmonė nėn shoqėrinė e tė dashurės sė tij, Elona Fuga. Fillimisht uniformat blu kanė gjetur numrin e telefonit qė pėrdorte vajza dhe e kanė vėnė nėn pėrgjim. Pak orė mė pas, policia ka mundur qė tė gjejė shtėpinė se ku strehohej i kėrkuari Shullazi. Nė sajė tė kėtij informacioni, policia ka kryer arrestimin e Shullazit dhe dy personave tė tjerė qė ndodheshin me tė




    07/04/2006
    shekulli
    Kur linda qava dhe te tjeret qeshen......
    Kur te vdes tjeret do te qajn dhe une do qesh
    Jam_Ajo

Faqja 1 prej 12 12311 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    By ORIONI in forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    By DriniM in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    By BARAT in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    By ORIONI in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    By liridashes in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •