Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 160
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Kush e çliroi Kosovën?

    Po i kthehem perseri kesaj teme qe ndoshta eshte diskutuar ne forum, por qe une nuk e gjeta.
    Disa thone se rolin kryesor e pati UCK-ja dhe populli i Kosoves.
    Disa se nderhyrja e Natos ishte vendimtare.

    Do doja te dija me mire se kush e pati rolin kryesor ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tema eshte nga me interesantet qe jan hapur ne forum..

    nuk do ishte keq qe te fillohet nga diskutimi i ceshtjes ..Kush e Cliroj Shqiperine..

    e kam fjalen per ate qe quhet " Clirimi i 1944-res..".

    ti qerim je burr me mend.. fillo e jepi mendimet e tua..

    kuptohet dhe un do i jap me vone kur te jem me ngeshem..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anëtarësuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Kush?

    Më mirë është të parashtrohet pyetja pse u clirua Kosova?
    Pa intervenim nuk do të ishte cliruar Kosova kurrë, por pyetja është pse
    u clirua? Pse intervenuan ata të cilët intervenuan?
    Për ta kuptuar këtë shko mbrapa në histori, në atë kohen pas luftes së dytë botërore, në atë kohë kur u zhvillonte lufta e ftohtë në mes dy forcave botërore. A e din cilat?
    Dua te jem e lirë,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe përjetoj, që ne momentin e vdekjes të mos mendoj që kurrë as nuk jetova!

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Brari dhe qerim sikur nuk po shoh ndonje mendim tuajin ne teme?!

    Megjithate une nuk kam qene ne 1944 qe te flas kush e cliroi shqiperine por ama di te them se ka pasur raste qe partizani ka qene ne ferre ka ardhur Gjermani ka urinuar mbi te e ky as qe ka pasur guxim te levize e jo me te luftoje.
    Nderkohe qe Im gjysh ka luftuar ne podgorice dhe nje Zot e di kujt i ka sherbyer kjo lufte, nje dicka eshte mese e qarte qe na shqiptaret kamis hskuar gjithmone kove pusi per interesat e te tjereve dhe per interesat tona nuk na bie ndermend fare.
    Po ju kuijtoj edhe me konfliktin e Kosoves, kur djem te rinj e te shendetshem laheshin plazheve te shqiperise e linin serbin te hedhe valle mbi kosove.
    Kam pare me syte e mi, ku ne kukes dilnin forca te uck-se dhe ndalonin me force djem qe donin te vinin ne shqiperi.
    Atehere? si mund te themi qe e cliruan shqiptaret?
    Nderkohe qe ne si popull kemi luftuar per interesa te te tjereve por jo edhe per tonat, kemi cliruar te tjeret por jo veten.
    Sa shqiptare te shqiperise ishin ne lufte gjate konfliktit te 99-es?
    Numurohen me kokrra, nderkohe qe me mijera numuroheshin djem te vete kosoves qe strukeshin neper ferra prane mak Albanias me nga dy dashnore...
    Sot qeveria e populli shqiptar krenahet qe mbajti "vellezerit kosovare" por harron se ne kujes ju a vodhen edhe Zetoret, harron sa here jane grabitur...
    Kam qene prezent vete kush shitesja ja ka shitur kosovarit dmatet me cmimin 3 $ nderkohe qe as 50 cent nuk benin ne ate kohe?
    Atehere perse tja bejme qefin vetes?
    Nuk ka dyshim qe kishte edhe njerez fisnike nga te gjithe trojet shqip[tare kishte nga ato qe sakrifikuan per token e shenjte kosovare, kishte edhe shqipate te shqiperise e maqedonise midis tyre, por ama shumica jone ka qene per te ardhur keq...
    Perfundimisht, pa ja humbur rolin popullit te kosoves e Uck_se mendoj se nakdaunin forcave militante serbe ja dhe bombardimi i natos.
    Sinqerisht.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Kosova nuk eshte çliruar akoma.
    Pyetja mund te shtrohet ndryshe :
    Kush e shporri serbin nga Kosova?
    Patjeter meriten e kane ne radhe te pare kosovaret te cilet u revoltuan, me pas u armatosen dhe ne radhe te dyte amerikanet, te cilet nderhyn ne Kosove per hir te demokracise ne bote ose ndoshta per interesat e veta.

    Vendosmeria e UCK-se, reagimi pacifik i Dr Rugoves, masakrat qe kryen serbet mbi popullin kosovar ishin faktor elementare.

  6. #6
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210

    Pershendetje...!

    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    Kosova nuk eshte çliruar akoma.
    Pyetja mund te shtrohet ndryshe :
    Kush e shporri serbin nga Kosova?
    Patjeter meriten e kane ne radhe te pare kosovaret te cilet u revoltuan, me pas u armatosen dhe ne radhe te dyte amerikanet, te cilet nderhyn ne Kosove per hir te demokracise ne bote ose ndoshta per interesat e veta.

    Vendosmeria e UCK-se, reagimi pacifik i Dr Rugoves, masakrat qe kryen serbet mbi popullin kosovar ishin faktor elementare.
    Jam Me Mendimin Tend Edhe Une

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Se pari ti Drita Love mos u ngut te besh keso gjykime.Eshte e vertete se po te mbetej liria e Kosoves ne duart tua, nuk do te realizohej kurre.
    Kosoven e kane çliruar pushket tona.NATO ka ardhur per interesa te veta.
    Nato nderhyri ne dy vende myslimane: Kosove dhe Bosnje.Masakra jane bere edhe ne Kroaci por aty nuk nderhyri.Pse??


    Gjenerali Kllark e konfirmon rolin pozitiv të UÇK-së në luftën e NATO-s

    Isuf Hajrizi (Uashington, 22 maj, 2001)
    Per gazeten Zeri, Prishtine

    Të hënën ish ambasadori amerikan në OKB Riçërd Hollbruk dhe kongresisti
    Eliot Engel sqaruan para një grupi shqiptaro-amerikanë në Nju Jork se sa të
    revoltuar ishin gjoja këto ditë administratorët në Uashington ndaj krahut të
    UÇK-së në Kosovë. Sipas tyre, administrata amerikane është e bindur se
    ushtritë çlirimtare në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni janë të
    mbështetura nga njerëzit e Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit.

    "Në Uashington nuk duan që t’ua ndëgjojnë emrin këtyre dy personave," i
    citoi njëri nga pjesëmarrësit në takimin në Nju Jork të kenë thënë Hollbruk
    dhe Engel.

    Por ky qëndrim negativ ndaj UÇK-së nuk ka ekzistuar edhe gjatë luftës së
    NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999.

    Në librin e tij që doli në shtije sot "Të Luftuarit Bashkohor" (Waging
    Modern War), gjenerali amerikan që komandoi forcat e NATO-s gjatë luftës për
    çlirimin e Kosovës, Uesli Kllark, e pranon rolin e rëndësishëm që ka luajtur
    UÇK-ja për forcat e NATO-s. Sipas tij sulmet e UÇK-së në malet e Pashtrikut
    dhe këmbëngulja e luftëtarëve kosovarë për ta mbajtur të hapur korridorin e
    Kosharës që lidhte Kosovën me Shqipërinë vazhdimisht i detyronte serbët të
    dalin sheshazi në shënjestër të aeroplanëve bombardues të NATO-s.

    Në librin e tij prej 479 faqesh të botuar nga PublicAffairs, Kllark shkruan:

    "Në mëngjesin e 6 majit kisha informacion të konsiderueshëm rreth planeve të
    UÇK-së për të sulmuar brenda Kosovës. Dukej se ishin katër ose pesë
    batalione, ndoshta rreth 1,800 deri në 2,000 ushtarë që do të sulmonin Majen
    e Pashtrikut, që krijonte një (platformë) të lart për ne në verilidje të
    Kukësit që do të ishte terreni qelës po që se do ta invadonim Kosovën sipas
    planit Opcioni B(-)."

    Në këto momente thotë gjenerali amerikan "e kuptova rëndësinë e ofanzivës së
    UÇK-së për ne. Po që se ky sulm do të ishte i suksesshëm, ai do t’i nxirrte
    disa batalione (serbe) nga fshatrat (ku ishin strehuar) në fushëbetejë të
    hapët, ku ne mund t’i godisnim nga ajri."

    Mirëpo nga rrëfimet e hapta dhe të hollësishme të Kllarkut del në shesh
    rezistenca që ka has plani i tij në Pentagon për përdorimin e helikopterëve
    Apaçi dhe përdorimin e trupave tokësore. Mohuesi kryesor, sipas ish
    gjeneralit karizmatik ishte ish Sekretari i mbrojtjes Uilliam Kohen, i cili
    që nga fillimi ishte kundër ndërhyrjes amerikane në Kosovë dhe Bosnje.

    Thirrjet e tij të përsëritura për përdorimin e apaçëve të sofistikuar që
    ishin pozicionuar dhe të gatshëm për sulm nga Shqipëria kundër forcave
    serbe, hasnin në heshtje nga Uashingtoni.

    "Kah dita e premtë, 28 maj, ofanziva e UÇK-së po përparonte fuqishëm,
    përkundër faktit se raportet që po mirrja, (forcat e UÇK-së) ishin të
    përbëra prej një kambësorie të lehtë të ballafaquara me forca të mëdha
    (serbe). Serbet ishin përforcuar nga shumë artileri dhe mortaja, kështu që
    kosovarët nuk ishin në gjendje që ta siguronin obkjektivin e tyre. Ata po
    hasnin në zjarr të fuqishmë nga serbët," shkruan Kllark.

    Sipas gjeneralit të frustruar, këto do të ishin momente ideale për
    helikopterët Apaçi, por prap nuk kishte përgjigje pozitive nga Uashingtoni.

    Siç shihet nga libri, zyrtarët amerikan të Forcës Skifteri të pozicionuara
    në Kukës të këshilluara nga Kllark kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me
    UÇK-në por kryesisht përmes Ushtrisë Shqiptare, e cila në anën tjetër
    komunikonte me UÇK-në. Sipas gjeneralit amerikan UÇK-ja luante rol të
    rëndësishëm në identifikimin e caqeve ku ishin fshehur serbët dhe ky
    informacion pastaj i dërgohej qëndres për bombardime në Itali nga ku
    sulmomin fluturakët bombarduese të NATO-s.

    Mirëpo informackioni i UÇK-së nuk ishte çdo herë i saktë, sipas gjeneralit
    Kllark. Sipas tij komanda e NATO-s në një moment po përpiqej që përmes
    UÇK-së të mësonte se cilat fshatra ishin të boshatisura nga banorët.

    Kllark shkruan: "Ideja ishte e atillë që UÇK-ja nëpërmjet ndërmjetësuesëve
    të na informonte se cilat fshatra ishin të pabanuara. Por shumë shpejt
    mësuam se kjo nuk ishte metodë e besueshme. Informacioni i UÇK-së mund të
    ishte i vjetër, ose serbët mund të infiltroheshin në komunikimin e (UÇK-së),
    ose ndoshta informacioni nuk ishte aq i saktë sa na duhej neve. Unë e
    sygjerova këtë sistem, por shumë shpejt u tërhoqa
    (sepse) siç mësuam më vonë
    kosovarët po ktheheshin në shtëpitë e tyre natën për t’u fshehur kështu për
    një ditë a dy, për t’u ushqyer dhe ndërruar rrobat dhe pastaj ktheheshin në
    male. Kishim fat që nuk u bazuam në raportet e UÇK-së."

    Në librin e tij Kllark prek shumë tema interesante. Një ndër to është edhe
    roli i dyshimtë i Rusisë në përpjektjet për okupimin e sektorit të vet në
    Kosovë për ta ndarë Kosovën.

    Zbigniev Brzezinski shprehet në këtë mënyrë për librin e Kllarkut rreth
    kësaj teme: "Rrëfimi i sinqert i Gjeneralit Kllark ma konfirmon bindjen time
    të kahmotëshme se në fund të luftës së Kosovës, NATO dhe Rusia gati sa nuk u
    përleshën për shkak të planit ruso-serb për ta ndarë Kosovën."






    Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe gazeta Zeri,
    Prishtine.




    Referenca: http://www.alb-net.com/pipermail/pri...ay/002277.html

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anëtarësuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101
    ATEHERE BABA-ALI, A ME TREGON SE CFARE GJENERALIZIME I BERA?
    CFARË MENDOVA ME LUFTEN E FTOHTE, TREGOM ALIBABI!?
    Dua te jem e lirë,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe përjetoj, që ne momentin e vdekjes të mos mendoj që kurrë as nuk jetova!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Kush e cliroi: ShBA. Dhe t'u jeni mirenjohes. Shpetuan shume jete shqiptaresh.
    Pse? S'ka c'na duhet: le te jemi pragmatiste.
    Ignore List: Den Bossi

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pa intervenim nuk do të ishte cliruar Kosova kurrë
    Ky eshte gjykimi yt.Si e mbron kete ide Drita love?

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •