Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121

    Islami, origjina e tij dhe Muhamedi në këndvështrimin orthodhoks

    Efektet e politikes se Bizantit

    Eshte e sigurte se politika e Bizantit kunder Gassanideve, te Arabeve Kristiane te Sirise dhe te Palestines, dhe te provinces jugore te Arabise perbente njerin nga faktoret te cilet shkaktuan suksesin e Islamit duke zhvilluar nje urejtje ne shpirtin arab kundrejt Krishterimit Orthodhoks duke i barazuar te Krishteret me politiken e Bizantit. Duke ndjekur vazhdimisht Monofisitet, Bizanti i udhezoi keta tek Arabet. Por Monofisitizmi nuk mund te perdorej si baze e nje levizjeje kombetare prandaj kerkoi ndihme nga jashte, pra nga Islami.


    Mekka gjate shfaqies se Muhamedit

    Mekka, si qender tregetare e rendishme ne bregdetin e hexhazit perbente nje qytet te vertete ne fillimet e shfaqies se Islamit dhe kjo sepse kishte vendin e shenjte te Kaabes. Traditat arabe e cojne lindjen e saj shume prapa, para se te shfaqet Islami. Kur profeti mesoi nga Hebrenjte e Medines historine e Abrahamit dhe te Ismaelit u the besimtareve te tij se Kaaben e ndertoi ai plaku i mocem. Dhe mendoi pas Egjires, d.m.th. largimin nga Mekka, sepse, ne mesimin e tij ne Mekke nuk i jep kaq rendesi Kaabes.


    Kaaba dhe burimi Zemzem

    Kaaba ishte nje vend i hapur, ne te cilin ishin vendosur idhujt e shume perendive. Muhamedi numeron 360, nga te cilet c'do nje ishte komandonte nje dite te vitit. Me i fuqishmi nga keta te gjithe ishte perendia moavite Hobal i njohur dhe nga nje mbishkrim navateik. Kaaba d.m.th ishte nje panteon politeist, edhe pse myslimanet thone shume here se atje adhurohej me perpara All'llahu, i vetmi Zot, krijuesi. E rendesishme per te theksuar eshte dhe guri i zi, qe e adhuronin Arabet pagane pre-islamike.

    Muhamedi gjeti menyren qe te mbaje Kaaben duke i dhene nje 'ngjyre' (dhe nje kuptim) jo-pagan. Dhe prandaj mbajti dhe bijat e All'llahut, perendeshat El Bat (Allat), El Otta dhe Manat, si koriere para Perendise dhe jo si idhuj te te njejtit besim. Per kete u pendua me vone. Sipas historianit te Mekkes El Atraki, egzistonin dhe idhujt e Jezuit dhe te Marias. Egzistonte dhe dhe idhulli i prijesit te dinastise Xhorhom, te cilet komanduan Mekken shekuj para Muhamedit, te Abdel Meshih d.m.th ''skllavit te Messise'', mundesisht te ndertuara rreth 100 pas Krishtit.

    Zhvillimin e saj Mekka ia kushtonte dhe ia kushton pilgrimazhit. Me i rendesishmi organizues para Muhamedit qe e zhvilloi kete ishte Kosaji (Zaid ben Kilab) nga fisi i Koreisiteve. Ky, si administrues i qytetit ndau ne pjestaret e familjes se tij dhe ne ata qe e ndihmonin, token perreth Kaabes dhe i detyroi te ndertonin shtepi duke e shnderuar Mekken nje vendbanim te qendrueshem. U la pergjegjesi psesetareve te familje te gjitha detyrimet qe kishin te benin me pilgrimazhin dhe keshtu familja e Koreisiteve mori nje pozite te madhe socialo-fetare. Nga keta u pasurua sidomos familja e Hasim-it babait te Abdel Motalibit, gjyshit te Muhamedit. Muhamedi gjeti burimin Zemzem, ku Xhorhomitet kishin hapur pus dhe keshtu u perhap pastaj si 'mrekulli' qe doli uji me bekim te Ismaelit, birit te Ibrahimit dhe te skllaves Agar.


    Popullsia e Mekkes

    Ne Mekke te gjitha punet qe kishin te bejne me pilgrimazhin ishin te lidhura me tregetine dhe me punet bankare (huamarese, huadhenese). Gjate pilgrimazhit dhe lutjes takoheshin mijera fise per te shkembyer mallrat e tyre ne token e shenjte perreth Kaabes. Nje pazar i tille ishte ai i Okaz-it ku Muhamedi i ri kishte degjuar peshkopin e Nezhran-it, Kush ben Saida te perhapte Krishterimin. Mekka ishte stacioni me i rendesishem i karavaneve nga Siria dhe Messopotamia per ne Jemen dhe Abissini, Oman dhe Bahrein kurse banoret e saj ishin mjeshtra te organizimit te karvaneve. Tek keta banoret dergonin fiset perreth femijet e tyre qe te punonin dhe te mesonin artin. Kjo shpjegon sesi para Muhamedit egzistonin atje te Krishtere. Nga keta me te shumtit ishine nga Abissinia te cilet i rekrutonin si mercenare organizuesit e karvaneve per ti mbrojtur ato. Dhe Mahzumitet, nga fisi i Koreisiteve, blenin skllave nga bregdeti afrikan per punet e dores ose i shisnin prape. Nje nga keta, duke pranuar qe ne fillim Islamizmin, u be muezini i pare i profetit.


    Kristianet e Mekkes

    Kete ushtri mercenaresh e perbenin dhe shume Kopte Monofisite. Nje te tille trashegoi Muhamedi nga xhaxhai i tij Ali, nje tjeter Pahomios (Bakum), qe ishte marangoz, ndertoi me urdher te Muhamedit, catine e pare te Kaabes. Nga Siria vinin shume tregetare gruri, nga te cilet me te shumtit ishin te krishtere. Edhe pjesetare te familjes se Gassanideve gjenden ne Mekke nen titullin ''kalif'', d.m.th. te perbashkuar sepse ishin miqe me degen Banu Asat Koreisite dhe prandaj ishin te vendosur jo ne cadra por ne shtepi afer Kaabes. Kur erdhi Muhamedi, lejoi ne nje kalif te familjes se Omeyadeve ne martohet nje Koreisite. Ne Mekke egzistonin dhe te krishtere te Kiras te cilet mesuan tek banoret e Mekkes shkrimin. Por edhe Nexhranitet kembeheshin me banoret e Mekkes dhe mbanin ne Mekke korespodente si ambasadore dhe agjente. Nje Arab i deges kristiane te Bakr-eve u vendos ne Mekke dhe u be kalif i fisit koreisit te Shamh-eve. Gjenden dhe Rumi (Romake, d.m.th Bizantine), nga keta financuesi i pare i Muhamedit ishte pasaniku Sohait ben Sinan. Te krishtere ishin dhe ne Familjen e koreisiteve, si i famshmi Baraka ben Nofal, kusheriri i Hatixhes, gruas se Muhamedit, me i kulturuari nga bashkeatdhetaret e tij i cili njihte Hebraishten, Greqishten, lexonte librat e shenjta te hebrenjve dhe perktheu nje pjese te ungjilleve.

    Thuhet se ky i krishtere influencoi shume Muhamedin. Kusheriri i tij Osman ben Hovairoth vajti ne Konstandinopol dhe u pagezua. Ishte me pare i krishtere, donte te behej kryetar fisi ne Mekke ose ngjetke por nuk ishte i suksesshem dhe duke u kthyer, u drejtua ne Oborin e Gassanideve ku vdiq i helmuar nga paganet e Mekkes. Nje tjeter kristian qe u dallua ishte Obeidallah ben Xhahs, burre i pare i nje gruaje te profetit. Me pas poeti Zait i cili luftoi paganizmin. Shume te krishtere jetonin edhe jashte mekkes ne luginat veriore. Duhet shenuar se Hebrenjte i quanin te huaj kurse te krishteret, banoret e Mekkes i konsideronin bashke me banoret e krishtere si te aferm dhe i nderonin.

    Babai i Ommeyadeve Abu Sofian u martua me nje te krishtere dha dha vajzen e tij tek krishteri Obeidallah. Qe atehere martesat me krishtere u shumezuan ne familjen e tyre. Pervec ketyre nuk duket se te krishteret ishin te organizuar dhe me ierarki te tyre. Tradita myslymane te hershme po referojne tek tuk prifterinj ose peshkope por jo konkretisht dhe keshtu nuk mund te nxjerim ndonje gje pozitive. Baraken p.sh. e duan disa si ''prift'', se kush tjeter po e referon si ''peshkop i krishtereve'' dhe ky kishte parashikuar lavdine e ardhshme te Muhamedit. Nje profeci te tille tha dhe ''kahin''-i krishter Mamun ben Moavin para se te lindi Muhamedi. Kahin ishte titulli me i madh tek Arabet pagane.

    Mosorganizimi i mire i krishtereve te Mekkes, shumica e dogmave fetare, qe ndalonte bashkimin e tyre, dhe dendesia e vogel e tyre u hoqi mundesine atyre te fuqise qe te ndalojne vepren e profetit ne fillimin e saj ose ta c'orientalizojne per ne Krishterim. ne Mekke pervec krishtereve jetonin dhe shume Hebrej. Keta nuk kishin kaq nderime kurse ne Medine, Haivar, Taief, Fadak dhe Teima ishin me shume dhe kishin me shume respekt.

    Ne keto rrethana, ne diten qe u lind Muhamedi, Arabia e tere ishte gati te pranoi monoteizmin judaik ose te krishtere sepse ishte e pjekur per nje reforme-rilindje fetare. Krishterimi kishte probabilitet te madh qe te perhapej. Ne qofte se krishterimi vendas ishte i organizuar ne nje Kishe dhe kishte ndonje At te madh atehere besimi i Muhamedit do do ishte nje heretike vendase, topike sic parashikonte ne te vertete ne fillim vete Muhamedi.

    vazhdon....

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Islami, origjina e tij dhe Muhamedi në këndvështrimin orthodhoks (vazhdim)


    Muhamedi


    Lindja dhe vitet e para

    Muhamedi u lind ne vitin 569 pas krishtit ne Mekka nga fisi i Koreisiteve dhe nga kjo paraqiste origjinen e tij nga Ismaeli, i biri i Abrahamit dhe i Agares. Deri me sot nuk njihet se ciles fe i perkisnin prinderit e Muhamedit. Prinderit e tij vdiqen te rinj dhe i biri i tyre u adoptua nga gjyshi i tij Abdel Motaleb dhe me pas nga nje xhaxha i tij Abu Taleb. Duke menjanuar mrekullite, qe u krijuan nga tradita, rreth lindjes se tij, po referojme se qe femi u dallua per gjallerine e tij dhe per tendencen e tij ne misticizem.

    Abu Talebi ishte tregetar, si te gjithe pothuajse ne Mekka, dhe shkembente mallra me karvane me Sirine. Transportonte atje mallra te Arabise dhe sillte nga Siria mallra Bizantine te cilat i shiste tek Arabet. Muhamedi ishte 14 vjec kur xhaxhai i tij e mori nje dite bashke ne karvan. Kur u kthyen gjeten bashkeqytetaret e tyre ne lufte me fiset perreth dhe Abu Talebi e mori bashke me te dhe ne luftime.

    Me pas Muhamedi hyri ne shebim te Hatixhes, nje grua e pasur dhe e ve, te ciles i drejtoi te gjitha punet tregetare. Hatixha vleresoi mire te riun dhe te ndershmin Muhamed dhe u martua me te edhe pse ishte dyzet vjece. Ne kete menyre Muhamedi u be ekonomikisht i pavarur. beri administrim te mire te pasurise se tij dhe ndihmoi familjen e Abu Taleb-it qe kishte rrene ekonomikisht. Ne 15 vitet e para te marteses Muhamedi po merrej me rritjen e femijeve te tij, kater djemeve dhe kater vajzave.

    Vizionet e para

    Duke qene i pasur, Muhamedi filloi te kete ambicie per me shume fuqi dhe pushtet. Keshtu filloi te veteizolohete per te terhequr vemendjen e shoqerise. per c'do vit terhiqej per nje muaj ne nje shpelle ne anet e malit Hara, pak larg Mekkas. Me pas u rrefente miqeve te tij se engjelli Gabriel (Xhebraili) po vinte dhe e vizitonte, duke i dhene urdherat e Perendise, e cila vendosi te shembte me te paganizmin dhe te rivendosi fene e Abrahamit dhe profeteve. E para e cila besoi ne keto vizionet e Muhamedit ishte Hatixha, gruaja e tij.

    Muhamedi fillimisht konvertoi shume pak njerez, me i rendesishmi nga te cilet ishte Abu Bakr, i cili ishte kalifi qe e trashigoi. Ishte perjudha atehere qe Islamizmi po perhapej si 'shoqeri sekrete'. Nga mistet e pare duhen shenuar sherbetori Abissin, Billa, i krishter, Ali ben Abu Taleb, kusheri i Muhamedit dhe me pas burre i Fatimes, vajzes se Profetit. Me pas u konvertua Zait ben Haritha, me perpara i krishter, te cilin Sunitet, si kunderpergjigje per Shiitet qe perkrahin Aliun, e karakterizuan si bir te adoptuar te Profetit.

    Profetet e tjere

    Me perhapjen e Islamizmit e gjithe Arabia u pushtua prej tij. Komandantet e Muhamedit te derguar ne te gjitha provincat e Arabise perhapnin fjalen e Profetit. Shume nga keta duke u nisur nga motivet e tyre personale u munduan te bejne te pavarura provincat e tyre. Krishteri Masllama i Yemamase, Tullaia ne Nexhd, Asuat-i ne Jemen u shpallen profete. Nderhyrja e menjehershme dhe fitimprurese e komandanteve qe bindeshin tek Muhamedi nuk lejuan perhapjen e zerave skismatike por vdekja e Profetit nuk i lejoi te shikonte mbarimin e suksesshem te ketyre luftimeve.

    Vdekja e Muhamedit

    Duke kuptuar se fundi ishte afer, nga shendeti i dobet i muajve te fundit, vendosi ne vitin 632 te kurorezoje vepren e tij me nje falje te madhe. Me pas vizitoi tokat e shenjta, te quajturen Omra. Me 140 000 myslymane beri faljen e madhe e cila vendoset nga Kur'ani per muajin Xhul Hixhe. Me pas foli tek populli tek mali Arafat dhe duke u drejtuar qiellit foli: << O Zot! E mbarova urdherin tim>> dhe populli iu pergjigj njezeresh: << Po, e mbarove>>, dhe Muhamedi shtoi: <>.

    Me kthimin ne Medine vazhdoi te vuante me teper. ishte atehere gjashtedhjet e tre vjec. Shpejtoi pergatitjet per lufte ndaj Sirise dhe i dha komanden Ukaman-it, birin e Zajt-it. Por shume shpejt kuptoi se fundi ishte afer. deri ne diten e trete para vdekjes po falej publikisht. ne 8 Qershor 632 shkoi ne xhami dhe u dha keshilla te urta myslymaneve. Pas disa oresh vdiq ne duart e njeres prej grave, te Aisses.

    Kur'ani

    te paret te cilet besuan u quajten myslymane, domethene <> dhe bindeshin urdherave te Muhamedit, i cili u tregonte se i merrte nga i derguari i Zotit dhe i shkruante ato. Keshtu u formua Kur'ani (leximi, libri). Per tre vjet nuk kishte konvertuar vecse njerezit e familjes dhe keshtu vendosi te perhapi publikisht urdherat.

    Ngjarjet per Profetin i marrim nga Kur'ani dhe nga tradita. Kur'ani permban 'zbulesat' qe u bene tek Profeti dhe eshte i mbushur me fakte nga periudha qe u shkruajt, permban polemike fetare, te trazuara me vendime dogmatike, ligje dhe profecira. Kjo permbledhje do ishte vetem nga permbajtja e saj paradokse ne qofte se nuk na arrinte ne forme paradokse. Kapitujt e Kur'anit (sura) nuk jane te renditura as sipas permbajtejes as kronologjikisht, por ne baze te madhesise (nga e madhja ne te voglen) pervec te pare qe ka shtate vargje dhe perben lutjen e perditshme te myslymaneve.

    C'do kapitull nuk ka emer qe ka lidhje c'do here me permbajtjen. Mendohet se teksti perfundimtar u mblodh ne vitet e kalifit Osman, pas seleksionimit nga Abu Bakr. Ne te vertete mendohet se forma e sotme i kushtohet Al Haxhaz-it ne kohen e kalifit Omeiad, Abdel Malek dhe ka shume fakte qe e argumentojne dhe per shkrimin e Jakub al Kidi, historian i krishtere (204 i Egjires).

    Traditen , e vendosen shkrimtare te mevonshem te cilet referoheshin isnat-it, dmth deshmise se njerezve dhe tradites qe kalonte brez pas brezi. Quhen hadith keto tradita qe flasin per vizionet e Profetit qe nuk shkruhen ne Kur'an kurse suna quhen tratit qe flasin per veprat e viteve te para te te Profetit dhe te shokeve te tij. I pari i cili mblodhi keto tradita ishe Ibn Ishaq, por kritika e sotme u tregua shume e rrepte per kete punim, qe e karakterizon si veper apokrife.



    vazhdon....

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    A duhet te flasim sipas doktrines sone orthodhokse?
    Postimi i mesiperm nuk jep ndonje gje por vetem nje permbledhje te kuaranit.
    A nuk eshte Zoti yne Jisu Krisht Mbreti, Prifti dhe Profeti i fundit? A nuk eshte Ai, Alfa dhe Omega?
    Ne duhet te jemi te prere ne qendrim, si ndaj herezive katolike, protestante,......, etj., deri me sot, po keshtu edhe ndaj islamit dhe kuranit.
    Megjithate seicili perfaqeson vetveten.
    Une them se muhameti nuk ka qene kurre profet, pra ka qene profet i rreme, atij asgje nuk i ka zbritur prej se larti por kurani eshte nje perzgjedhje (herezi) citatesh te shkeputura nga Shkrimet tona te Shenjta dhe genjeshtra te tjera te shpikura nga ky i ashtuquajtur muahamet.
    Ndaj tij duhet te mbajme qendrim mohues dhe te mos pranojme te hame nga mishi i kurbaneve te therrura ne ditet e tyre te shenuara.
    Ne nuk duhet ta mbajme kuranin ne shtepite tona, gjoja per hir te "tolerances fetare", tolerance e cila e kuptuar ne kete menyre nuk eshte vecse herezi.
    Ketu po bej nje supozim personal: muhameti ka lindur ne vitet 600, pra nje "gjashte". muhametit nuk i shfaqej fytyra. satanait nuk i del fytyra ne pasqyre dhe shpesh fshihet.
    Une po ju drejtohem te gjithe orthodhokseve, ne marredheniet me islamin, me fjalen: kujdes nga satanai i cili ka qene dinak qe ne fillim dhe eshte e keqja vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 19-07-2009 më 07:03
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •