Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb At Mark Sopi do të mbetet një burrë i madh që gjithë jetën punoi për fe e për atdhe

    Presidenti Rugova: Imzot Mark Sopi do të mbetet një burrë i madh që gjithë jetën punoi për fe e për atdhe


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 12 janar 2005 /TN /QIK - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e vdekjes së imzot Mark Sopit, ka ngushëlluar Ipeshkvinë e Kosovës, duke e cilsuar imzot Sopin si "një burrë i madh që gjithë jetën punoi për fe e për atdhe".

    Më poshtë po japim tekstin e plotë të ngushëllimeve të Presidentit Rugova:

    Ipeshkvi e nderuar,

    Me rastin e vdekjes së Imzot Mark Sopit, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të thella dhe të popullit të Kosovës.

    Në historinë më të re të Kosovës Imzot Mark Sopi do të mbetet një burrë i madh që gjithë jetën punoi për fe e për atdhe. Duke vepruar për forcimin e kishës katolike shqiptare, pra të Ipeshkvisë së Kosovës, që e drejtoi për një dekadë të tërë, u bë njeri i dashur dhe i nderuar për të gjithë popullin e Kosovës.

    Imzot Mark Sopi gjithmonë ishte me popullin e Tij dhe me Zotin. Kjo i bën njerëzit të jenë të mëdhenj e të nderuar përgjithmonë.

    Imzot Mark Sopi me vite të tëra u angazhua për pavarësinë e vendit tonë, Kosovës, duke na dhënë zemër e forcë se ajo do të bëhet së shpejti nga miqtë tanë.

    Sot në këto momente të dhembjes, ndihem krenar që pata një mik të tillë, çfarë ishte Imzot Mark Sopi, të cilin gjithnjë e kisha krah të fortë pranë vetes në punët shtetërore në momentet më të vështira e më të mira.

    I falemi kujtimit të Tij të përjetshëm.
    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë.
    Zoti e bekoftë Imzot Mark Sopin, siç e ka bekuar.
    Zoti e bekoftë Familjen Sopi.
    Zoti e bekoftë Ipeshkvinë e Kosovës.
    Zoti e bekoftë Kosovën.

    Dr. Ibrahim Rugova,
    President i Kosovës.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Biografia e imzot Mark Sopit



    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 12 janar 2005 /TN /QIK - Imzot Mark Sopi u lind më 26 shkurt të vitit 1938 në fshatin Binçë të komunës së Vitisë. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Pazin të Kroacisë. Studimet në filozofi dhe teologji i ka filluar në Zagreb, ndërsa i ka përfunduar në Romë.

    Në vitin 1968 ka filluar të shërbejë si prift i ri në Ferizaj, ndërsa nga viti 1974 ka shërbyer si famullitar në kishën e Zllakuqanit në Kosovën Qendrore. Nga viti 1991 e deri më 1995 ka shërbyer si prift në Durrës.

    Në nëntor të vitit 1995, Selia e Shenjtë e emëroi atë ipeshkv të komunitetit katolik shqiptar të Kosovës, post në të cilin ai trashëgoi imzot Nik Prelën. Për shkak të rrethanave që ekzistonin në atë kohë në Kosovë, imzot Mark Sopi është shuguruar në Romë në janar të vitit 1996, post ky në të cilin ai ka shërbyer për dhjetë vjet me radhë.

    Ai ishte njëri ndër miqtë më të mirë të Papa Gjon Palit II, dhe thuhet se kjo miqësi vinte që nga koha kur Papa e bëri prift atë.

    Zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë, institucionalë, partiakë e publikë e kanë cilësuar të ndjerin Mark Sopi si një personalitet që ka kontribuar shumë në ngritjen e tolerancës ndërfetare e ndërnjerëzore, është angazhuar për humanizëm dhe ka dhënë një kontribut të vlefshëm për pavarësinë e Kosovës.

    Imzot Mark Sopi ka qenë i angazhuar në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës. Gjatë një debati në Kongresin Amerikan, nga përfaqësuesit e shtetit amerikan, përfaqësues të qeverisë serbe, përfaqësuesve të Kosovës dhe të një institucioni prestigjioz joqeveritar amerikan "Institutit Amerikan për Paqe", në Capitol Hill, Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, më 18 maj 2005, Sopi pati thënë se pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropë e botën.

    Pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri, jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropën e botën", pat thënë imzot Mark Sopi.

    Në mesazhin e tij të fundit me rastin e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, më 24 dhjetor 2OO6, imzot Mark Sopi porositi:

    "Viti i Ri na gëzoftë me përfundim fatlum të proceseve të filluara: Kosova shtet sovran, i barabartë me shtetet e tjera. Po ashtu, urojmë vazhdim të mbarë e të mirë të fillimit të katedreles Nënë Tereza në Prishtinë.

    Për shumë mot e me gëzim Kërshëndellat, urime për një Vit të Ri, të lumtur dhe frytdhënës" theksonte mes tjerash në mesazhin e vet imzot Mark Sopi.



    --------------------------------------------------------------------------------
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Në vend të përkujtimit
    Imzot Mark Sopit




    13 janar 2006 /TN

    Nga I. Sadiki

    Me keqardhje e dhembje të thellë e mora lajmin për kalimin në Mashim nga kjo jetë të Ipeshkvit të Kosovës Mark Sopit. Vdekja e Sopit është një goditje e rëndë për proceset e tanishme në Kosovë, ngase zëri i tij ishte zë i ndërgjegjes së thellë të shqiptarëve për liri, të drejta dhe pavarësi.

    Imzot Mark Sopin e njofta gjatë disa vizitave që ai ia bëri Arbonit (Zvicër) dhe kishës katolike në Arbon, me të cilën lidhi një miqësi të fortë dhe të përhershme.

    Se pari ne Arbon, Imzoti ishte me rastin e Simpoziumit “Dymijë vjet e krishtenizmit te Shqiptaret” . Më pas ishte edhe disa herë të tjera me ftesë zyrtare nga vetë kisha Katolike ku murrë pjesë ne shumë ceremoni fetare dhe udhëhoqi shumë meshe për vendasit.

    Imzot Sopi me zemërgjerin, urtësinë dhe si njeri i zotit, shpejtë hyri ne zemrat e vendasve (Zviceranëve) dhe me shumë deshi merrnin pjesë ne lutjet që i udhëhiqte i madhi Imzot Sopi.

    Imzot sopi bëri edhe një vizitë Bashkësisë shqiptare në Arbon, ku ishte i çiltër dhe i dashur për të gjithë, pa dallime.

    Gjatë njërës nga vizitat qe ishte këtu ne Arbon pata rastin ta intervistoi imzot Sopin me një intervistë te shkurtër te cilën po e përsëris tani edhe një herë sepse e ka peshën e vetë.


    Intervistë me Imzot Mark Sopin - Ipeshkin e Kosovës
    Mars 2000 / I. Sadiki

    Kemi vetëm një Mitrovicë
    Ditë më parë Imzot Mark Sopi i bëri një vizitë pune dhe miqësore Kishës Katolike në Arbon (TG) të Zvicrës. Shfrytëzuam rastin për një intervistë të shkurtër rreth situatës në Kosovë dhe qëllimit të vizitës së tij në Zvicër.

    PYETJA: Imzot Sopi, vini nga Kosova a mundeni në pika të shkurtra të na përshkruani situatën momentale atje?

    Mark Sopi: Situata në Kosovë është në përmirësim e sipër si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë të mbijetesës. Kemi kaluar një dimër shumë të vështirë me një temperaturë Siberie deri në -27 gradë... Shumë familje tërë dimrin e kanë kaluar nën tenda,por të lumtur,që gjinden pranë pragut të shtëpive shekullore.

    E tërë bota perëndimore është e befasuar me zellin dhe punën,që po bëjmë për të ndërtuar Kosovën. Ata njëherë u befasuan pas kthimit të menjëhershëm të shqiptarëve e tani u befasuan se si i përvjelën mëngët dhe ia filluam ndërtimit ,të paktën,të një dhome banimi. Problem për ne është sot Mitrovica dhe Kosova Lindore.

    Sa i përket Mitrovicës kam besimin e plotë se së shpejti do të gjendet një zgjidhje. Në mbledhjen e Këshillit Transitor,(ku jam anëtarë i rregullt i saj,së bashku me përfaqësuesit e të dy feve të tjera), unë vetë i kam tërheqë vërejtjen z. Kushner,që të mos e përdorë më,në të ardhmen termin Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut. Ne kemi një Mitrovicë e ajo do jetë një e vetme dhe pjesë integrale e Kosovës.


    PYETJA: Jeni në Zvicër. Keni ardhur privatisht apo zyrtarisht dhe cili është qëllimi i vizitës tuaj?


    Mark Sopi: Kam ardhë me ftesën e Priftit të kishës Katolike të Arbonit, një Miku të madh të shqiptarëve. Ky mik i yni, ishte njeri ndër organizatorët e Simpoziumit të "2000 Vjetorit të Krishtenizmit të shqiptarëve". Po ashtu ka dhënë ndihma në çdo drejtim dhe ishte e pa mundur që ta refuzoj një ftesë të tillë. Edhe pse nuk kam shumë kohë ( do qëndroi vetëm tre ditë) prapë se prapë jam i kënaqur me mikpritjen e tyre.

    PYETJA: Prifti i kishës Katolike të Arbonit, e ceket edhe ju, është një mik i madh i shqiptarëve. A pajtoheni edhe Ju se kjo miqësi ka lidhje të forta me popullin shqiptarë sidomos në Kosovë?

    Mark Sopi: Po është plotësisht e vërtetë se z. Leo Rüedi është mik i madh i yni. Po ashtu e tërë kisha Katolike është e lidhur jo vetëm me kishën Katolike të Kosovës po me tërë popullin shqiptarë të Kosovës.

    Jam shumë i lumtur që kemi një mik të këtillë dhe se i përgëzoi nga zemra ata persona të cilët vunë kontaktet e para me të. I dijë me emër e mbiemër ata persona po për shkaqe të asaj se ata thonë se krejt këtë e kanë bërë në të mirë të Kombit, nuk dua ti përmend. I falënderoi nga zemra këta djelmosha poashtu edhe vetë priftin.

    Unë i porosita këta djelmosha që ishte shumë lehtë të grindet një njeri i tillë,po është edhe më lehtë që të humbet, prandaj punoni në këtë drejtim. Në bazë të seriozitetit që kanë,kam shpresë se miqësia vetëm se do të shtjellohet-rritet-zgjerohet edhe më shumë.

    PYETJA: Për kujdesin dhe ndihmën,që ka dhënë Prifti i Arbonit a do ta ftoni për një vizitë miqësore në Kosovë?

    Mark Sopi: Po si. E kemi ftuar dhe na ka premtuar se në muajin qershor do ta vizitoi Kosovën. Çdo person që vije nga kisha e Arbonit do të jetë i mirëseardhur. Do ta zbuloi edhe një fshehtësi të këndshme.

    Kisha Katolike e Arbonit na ka premtuar që do të na ndihmoi financiarisht për të ngritur një shkollë të mesme në Gjakovë.
    Shkolla do të jetë për aftësimin e kuadrove në fushën e Informatikës dhe të gjuhëve të huaja.

    Edhe pse ideja ishte nga kisha Katolike e Kosovës, kjo shkollë apo Gjimnaz ta quajmë, nuk ka aspak të përbashkët me kishën. Ne e pamë të arsyeshëm këtë projekt dhe ia prezantuam Kishës së Arbonit dhe këta e shprehen pëlqimin të na ndihmojnë. Vendi për ndërtim na është caktuar. E kemi marrë edhe lejen për ndërtim nga UNMIKU si dhe Këshilli komunal i Gjakovës. Vlera e paraparë për ndërtim do të jetë diku-deri në 2,5 milion DM. E tërë ndihma do jetë e Kishës së Arbonit.

    PYETJA: Ku ju zuri lufta dhe si u gjendet?

    Mark Sopi: Lufta më zuri në Prizren. Aty ku e kam edhe Selinë. Gjatë tërë kohës së bombardimeve qëndrova duke ju dhënë ndihmë dhe shpresë popullatës pa marr parasysh besimin. Në kishën e Prizrenit u mblodhën shumë familje për të kërkuar ndihmë.

    Numri i familjeve arrinte deri në 450-me disa mijëra anëtarë. Pastaj gjatë luftës kam vizituar shumë pleq e plaka nëpër shtëpia, të cilët nuk patën mundësi të lëviznin e lere më ta lëshojnë Kosovën. Isha pranë fëmijëve,të cilët filluan të traumatizohen tek dëgjonin bombardimet.

    Mora pjesë vet në shpërndarjen e ndihmave, ato ndihma që kishim në dispozicion për momentin. Dhamë edhe kafshatën e fundit për nevojtarët. Sot jam i lumtur që munda dhe u gjenda afër popullit tim në ditët më të vështira,që i kaloi.

    PYETJA: Para ca kohësh u rrënuan varrezat Katolike në Prizren dhe Pejë. Njëra ndër to ishte edhe përmendorja e Nikprelës. Si e shpjegoni një vepër të tillë makabër dhe se kush qëndron prapa sajë?


    Mark Sopi: Po është e vërtetë-fatkeqësisht. Një KRIMB i tillë ndaj objekteve të shenjta të popullit tonë, siç janë varrezat, nuk është vepër shqiptari. Ai ndoshta vetëm fletë shqip por fare pikë gjaku Shqiptari nuk kalon nëpër venat e tija. A thua pse nuk ndodhi një gjë e tillë më parë ku ishim të robëruar, po mu tani kur jemi në liri?

    Ky ishte vetëm një krimb ditorë,që të komprometohemi ne si popull para opinionit të huaj e posaçërisht KFOR-it. Ne e ditëm qëllimin e këtij krimbi dhe se nuk e polemizuam. Pastaj i jam mirënjohës z. Rexhep Bojës i cili me tërë delegacionin e tij e vizitoi vendin e ngjarjes dhe e dënoi krimbin. Po ashtu e dënuan të gjitha partitë politike.

    E dënoi edhe z. Adem Demaqi i cili edhe e vizitoi vendin e ngjarjes. Prandaj neve si popull nuk na ka përça, as që mundet, por vetëm e ka treguar fytyrën e një të ligu. Pa marr parasysh se a kanë qenë ato varreza të katolikëve a po të myslimanëve,vepra ishte e drejtuar kundër shqiptarëve prandaj e luftuam dhe gjithnjë do t'i luftojmë veprimet e tilla të paskrupullta.

    Unë mendoi se autori i një vepre të tillë i ka rrënjët diku në Beograd

    PYETJA: Çfarë janë marrëdhëniet e kishës Katolike të Kosovës me kishat e tjera në botë dhe bashkëpunimi i sajë me KFOR-in?

    Mark Sopi: Kisha jonë ka marrëdhënie të mira me të gjitha kishat dhe çdo institucion tjetër fetar qoftë katolik, mysliman apo ortodoks. Jemi të njohur nga selia e shenjtë si kishë e pavarur ashtu sikur çdo shtet tjetër dhe se kjo ka domethënie të madhe për ne dhe për të ardhmen tonë.

    Me KFOR-in kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme. Shumë pjesëtarë të tyre vijnë të dielave për mesha pa kurrfarë dallimi. Pastaj sivjet organizuam Karnavalet, që ishin të parat e një lloji të këtillë, ku përpos shqiptarëve, kënaqësinë dhe bukurinë e tyre e ndjenë dhe shikuan edhe një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it.

    PYETJA: Porosia juaj për shqiptarët e Zvicrës dhe të diasporës-në përgjithësi?

    Mark Sopi: Do t'ju them se Ju jeni ambasadorë të Kosovës. Ju jeni ata që do e ndërtoni Kosovën. Gjithë këtë miqësi dhe ndihmesë që ka dhënë Kisha e Arbonit është fryt i një apo dy personave. Merreni me mend po të kishim persona të këtillë më shumë-së paku në çdo Kanton nga një apo në çdo shtet!.

    Do të ndërtonim nja 26 shkolla apo spitale, shtëpi të shëndetit apo diçka tjetër të nevojshme. Andaj doajeni njëri-tjetrin para së gjithash si vëlla e jo,se kujt i takon. Kjo është gjëja më e shtrenjtë që mundeni dhe duhet ta bëni. Keni treguar veten para lufte dhe gjatë luftës. Andaj mos e harroni Kosovën e pas luftës. Ajo kërkon ndihmën tuaj. Ja sot ja kurrë! Shëndet dhe çdo të mirë në jetë dhe familje.

    Intervistën e bëri I. SADIKI, Mars 2000, Arbon (Zvicër)


    Imzot Mark Sopi mbetet kolosi i shekullit, një model i mishërimit të dashurisë së Zotit për njeriun. Në këtë mënyrë, duke u bërë njeriu i cili me kurajë, besim e dashuri jashtëzakonshme përhapi Paqen, Mirëqenien, Lirinë, të drejtat e njeriut duke thyer barrierat, çfarë do qofshin ato, dhe duke ofruar njerëzit, përmes tolerancës,
    dashurisë dhe bamirësisë dhe shembull i njeriut të zotit.

    I falem kujtimit të Tij të përjetshëm.
    Jam i lumtur që pata rastin ta njoftoi për së afërmi Imzot Sopin
    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë.
    Zoti e bekoftë Imzot Mark Sopin, siç e ka bekuar.
    Zoti e bekoftë Familjen Sopi.
    Zoti e bekoftë Ipeshkvin e Kosovës.

    I. Sadiki
    Arbon (Zvicër) 12 janar 2005

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Qeveria Serbe ka derguar nje proteste zyrtare ne Vatikan

    Sat, 14 Jan 2006

    Qeveria Serbe ka derguar nje proteste zyrtare ne Vatikan kundra
    peshkopit Katolik te Kosoves, `Mark Sopi, i cili gjate meshes se Krishtlindjeve
    u shpreh se krishtelindja e Krishtit mund te krahasohet me lindjen e nje realiteti
    te ri ne Kosove dhe me pas i nxiti besimtaret te luten per pavaresine e
    Kosoves.
    .....................................


    Ne lajme te tjera nga Kosova, qeveria Serbe ka derguar nje proteste
    zyrtare ne Vatikan kundra peshkopit Katolik te Kosoves, `Mark Sopi, i cili
    gjate meshes se Krishtlindjeve u shpreh se krishtelindja e Krishtit mund te
    krahasohet me lindjen e nje realiteti te ri ne Kosoves dhe me pas i nxiti
    besimtaret te luten per pavaresine e Kosoves.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    45
    Papa Benedikti i XVI, me dekret te vecante ka emeruar sot, arqipeshkvin e Tivarit, imzot Zef Gashin per ipeshkv te Ipeshkvise se Kosoves.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Qeveria Serbe ka derguar nje proteste zyrtare ne Vatikan

    Sat, 14 Jan 2006

    Qeveria Serbe ka derguar nje proteste zyrtare ne Vatikan kundra
    peshkopit Katolik te Kosoves, `Mark Sopi, i cili gjate meshes se Krishtlindjeve
    u shpreh se krishtelindja e Krishtit mund te krahasohet me lindjen e nje realiteti
    te ri ne Kosove dhe me pas i nxiti besimtaret te luten per pavaresine e
    Kosoves.
    .....................................


    Ne lajme te tjera nga Kosova, qeveria Serbe ka derguar nje proteste
    zyrtare ne Vatikan kundra peshkopit Katolik te Kosoves, `Mark Sopi, i cili
    gjate meshes se Krishtlindjeve u shpreh se krishtelindja e Krishtit mund te
    krahasohet me lindjen e nje realiteti te ri ne Kosoves dhe me pas i nxiti
    besimtaret te luten per pavaresine e Kosoves.
    .................................................. ...............................................
    Ignore List: Den Bossi

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  3. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •