Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Sorros parashikon ngecjen e ekonomisë amerikane në vitin 2007

    Investitori miliarder, George Soros thotë se ekonomia amerikane mund të ngecë në vitin 2007. Ai e bëri këtë deklaratë sot në Singapor, ku tha gjithashtu se banka qendrore amerikane mund ta nxitë këtë rënie duke ngritur ndjeshëm interesat bankare, dhe si rrjedhim prekjen e tregut të banesave.

    Çmimet e larta të shtëpive janë arsyeja kryesore që ngritja e çmimit të energjisë nuk e dëmtoi rritjen ekonomike vitin e kaluar.

    Banka Qendrore amerikane, ose siç njihet ajo ndryshe, Rezerva Federale, i ka ngritur herë pas here interesat bankare për të mbajtur të ulët inflacionin, por zoti Soros pret që kjo të marrë fund pas dy ngritjesh të tjera me 0.25 përqind.

    Ekonomia amerikane është më e madhja në botë dhe Soros thotë se ngecja ekonomike në Shtetet e Bashkuara do të sillte edhe ngadalësimin e rritjes ekonomike në botë.

    Ai tha gjithashtu se e ardhmja e rritjes ekonomike botërore do të vinte nga Azia dhe u bëri thirrje qeverive aziatike të stimulojnë kërkesën brenda vendit për të pakësuar varësinë në eksportet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Investitori miliarder, George Soros thotë se ekonomia amerikane mund të ngecë në vitin 2007. Ai e bëri këtë deklaratë sot në Singapor, ku tha gjithashtu se banka qendrore amerikane mund ta nxitë këtë rënie duke ngritur ndjeshëm interesat bankare, dhe si rrjedhim prekjen e tregut të banesave.

    Renia ne tregun e banesave ka kohe qe perflitet po ndryshe nga bursa merr shume me teper kohe per tu ftohur. Te gjithe jane ne pritje.
    Edhe efektet e nje renie te mundshme do te ndihen me gjate ne ekonomi ndryshe nga bursa qe e morri veten brenda 2 viteve.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sistemi Amerikan i ekonomise eshte teper e fort dhe asnjehere nuk rrezoet edhe sikur te me qindra "Great Depression" kjo ekonomi nuk bie sepse menyra qe eshte krijuar, ligjet qe ka, dhe sistemin e fort nuk e bejn te mundshme!
    Sistemin qe kan eshte per ta adhuruar sepse asnjeher nuk bie ne krize dhe gjithnje mbetet i siguruar!

    Ket vit do shofim vetem problemet e Kines qe do dalin ne ekonomi!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Investitori miliarder, George Soros thotë se ekonomia amerikane mund të ngecë në vitin 2007. Ai e bëri këtë deklaratë sot në Singapor, ku tha gjithashtu se banka qendrore amerikane mund ta nxitë këtë rënie duke ngritur ndjeshëm interesat bankare, dhe si rrjedhim prekjen e tregut të banesave.

    Çmimet e larta të shtëpive janë arsyeja kryesore që ngritja e çmimit të energjisë nuk e dëmtoi rritjen ekonomike vitin e kaluar.

    Banka Qendrore amerikane, ose siç njihet ajo ndryshe, Rezerva Federale, i ka ngritur herë pas here interesat bankare për të mbajtur të ulët inflacionin, por zoti Soros pret që kjo të marrë fund pas dy ngritjesh të tjera me 0.25 përqind.

    Ekonomia amerikane është më e madhja në botë dhe Soros thotë se ngecja ekonomike në Shtetet e Bashkuara do të sillte edhe ngadalësimin e rritjes ekonomike në botë.

    Ai tha gjithashtu se e ardhmja e rritjes ekonomike botërore do të vinte nga Azia dhe u bëri thirrje qeverive aziatike të stimulojnë kërkesën brenda vendit për të pakësuar varësinë në eksportet.
    Fjalen Soros e ka qe ekonomia mund te jete stagnante....edhe mundet, ama eshte e pamundur qe te ngeci komplet. Rezerva Federale ben mire qe e ngrin interesin, sepse deri vitin e kaluar vetem e ulte nga 3 mujorshi ne 3 mujorsh (gje qe soros ka harruar te permend). Gjithashtu pregu i banesave nuk do preket po do ftohet, gje e mire kjo gjithashtu sepse kto vitet e fundit jane ndertuar aq shume banesa nga qe intersi per parane e marre hua ka qene i ulet. Kjo ka krijuar nje flluske sic i thone ekonomistet ne biznesin e banesave qe shume vete kane munduar ta perdorin dhe te perfitojne. Fedi thjesht po mundohet qe mos ta leje fllusken te cahet direkt dhe qe te mos mbeten shume ndertues me shpi bosh qe si blen njeri ose i blen me nje cmim shume te ulet. Fedi mundohet qe ti heqi ajer flluskes pak nga pak. Kete here ja paska futur kote Soros.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Ekonomia Kineze do te jete ne nje moment shume serioz per te, ajo qe ndodhi ne 1929 ne Amerike mund ti ndodhi Kines ndoshta edhe dhjete vjet te tjera dhe me pasoja edhe me te keqija. Me ato ritme te shpejta ngjitje ashtu do te zbresi poshte uuuuuuuuuu buummm

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kina dhe India parashikohen nga Organizatat Boterore te Ekonomise si vendet me potenciale qe do te kontrollojne ekonimine boterore pas 2015-tes.

    Nese sot lider ne tregun boteror kemi nje SHBA, Gjermani, France e Angli, shume shpejte kjo do jete ne duart e vendeve aziatike, edhe per ate per nje shkak te vetem. Fuqia punetore e madhe dhe e lire. Vendet evropiane jane ne kerkim te fuqise punetore nga shtetet Ballkanike dhe Evropa Lindore, ngjajshem edhe SHBA-te kane mungese fuqie punetore, pra kjo ndikon ne rrenien e pergjithshme te ekonomise ne keto vende. Fuqia e vogel punetore, shkaku i rrenies.

    Nese nje kinez apo indus, qe punon ne fabriken e Nike-t ose Adidas-it, paguhet me nje rroge mesatare prej +/- 200 dollaresh, per kete pune te njejte, nje amerikan apo gjerman duhet te paguhet +2000 dollare.

    Ja shkaku numer 1, pse Kina dhe India jane ardhmeria e ekonomise boterore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kina dhe India parashikohen nga Organizatat Boterore te Ekonomise si vendet me potenciale qe do te kontrollojne ekonimine boterore pas 2015-tes.

    Nese sot lider ne tregun boteror kemi nje SHBA, Gjermani, France e Angli, shume shpejte kjo do jete ne duart e vendeve aziatike, edhe per ate per nje shkak te vetem. Fuqia punetore e madhe dhe e lire. Vendet evropiane jane ne kerkim te fuqise punetore nga shtetet Ballkanike dhe Evropa Lindore, ngjajshem edhe SHBA-te kane mungese fuqie punetore, pra kjo ndikon ne rrenien e pergjithshme te ekonomise ne keto vende. Fuqia e vogel punetore, shkaku i rrenies.

    Nese nje kinez apo indus, qe punon ne fabriken e Nike-t ose Adidas-it, paguhet me nje rroge mesatare prej +/- 200 dollaresh, per kete pune te njejte, nje amerikan apo gjerman duhet te paguhet +2000 dollare.

    Ja shkaku numer 1, pse Kina dhe India jane ardhmeria e ekonomise boterore.
    Ka shume analiste qe e parkrahin kete mendim. Biles disa thojne se Amerika e ka rritur cmimin e naftes qe ta demtoje perparimin e Kines. Sepse ne punet e prodhimit qe i ben Kina nafta eshte shume e rendesishme. Para ca kohe(1vit apo 2) ne Amerike kushtonte 1$ nje gallon(3,78 lt) benzine kurse tani kushton 2 e ca $. Makismumi ishte afer 3$ ne shtete te caktuara. Pse rritet cmimi i naftes? Lufta e Irakut nuk duket arsye llogjike. Por edhe keto pohime nuk mund te merren si 100% te sakta. Noshta eshte e ndoshta s'eshte ashtu.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Sistemi Amerikan i ekonomise eshte teper e fort dhe asnjehere nuk rrezoet edhe sikur te me qindra "Great Depression" kjo ekonomi nuk bie sepse menyra qe eshte krijuar, ligjet qe ka, dhe sistemin e fort nuk e bejn te mundshme!
    Sistemin qe kan eshte per ta adhuruar sepse asnjeher nuk bie ne krize dhe gjithnje mbetet i siguruar!

    Ket vit do shofim vetem problemet e Kines qe do dalin ne ekonomi!

    hahahahhaaaa Per ca vazhdon per Accounting lol ??? Ah te keqen e mendjes ?!!Me shume se kaq Amerika nuk ben dot ..... prandaj po detyrohet te ngreje "interest rate-in" (federal reserve-i) ...biles tani ne fillim te shkurtit dhe Alan Greenspan do dale ne pension....

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kina dhe India parashikohen nga Organizatat Boterore te Ekonomise si vendet me potenciale qe do te kontrollojne ekonimine boterore pas 2015-tes.

    Nese sot lider ne tregun boteror kemi nje SHBA, Gjermani, France e Angli, shume shpejte kjo do jete ne duart e vendeve aziatike, edhe per ate per nje shkak te vetem. Fuqia punetore e madhe dhe e lire. Vendet evropiane jane ne kerkim te fuqise punetore nga shtetet Ballkanike dhe Evropa Lindore, ngjajshem edhe SHBA-te kane mungese fuqie punetore, pra kjo ndikon ne rrenien e pergjithshme te ekonomise ne keto vende. Fuqia e vogel punetore, shkaku i rrenies.

    Nese nje kinez apo indus, qe punon ne fabriken e Nike-t ose Adidas-it, paguhet me nje rroge mesatare prej +/- 200 dollaresh, per kete pune te njejte, nje amerikan apo gjerman duhet te paguhet +2000 dollare.

    Ja shkaku numer 1, pse Kina dhe India jane ardhmeria e ekonomise boterore.
    Davius perdor me pak copy and paste dhe me shume mendjen tende.......Kina gjithashtu e nenvlereson artificialisht monedhen e saj duke i bere exportet e saja me te lira duke e bere kshu me te vlefshme per nje firme qe ta zhvendosi procesin e prodhimit te saj ne Kine. Nenvlefsimi i monedhes artificialisht nga qeveria ne marketin e lire te sotem eshte njesoj sikur te besh hile.

    Ja dhe ca arsye pse kina dhe india nuk do jene fuqi ekonomike ne te ardhmen e shpejte:
    E vertete qe kina dhe india kane fuqi puntore ama gati 80 perqind e popullsise ne kto vende eshte brutalisht e varfer dhe ska capital ti bleje gjerat qe prodhon vete, prandaj shumica ekonomise te ktyre vendeve eshte e bazuar ne eksportimin e mallrave ne vend perendimore dhe vecanerisht Amerike. Amerika dhe perendimi kane fuqi shume te madhe blerse dhe nqftse kjo fuqi zvogelohet, gje qe do ti beje blersit amerikane te mos blejne aq shume mallra te prdhouar ne kine, cfare do bejne kinezet me gjithe ato mallra qe kane prodhuar?
    2. Kina kto vitet e fundit ka pasur rritje te papare ekonomike me 10 deri 17% ne vit gje qe pjesa derrmuese e ekonomistve thone eshte e papermbajtshme dhe zakonisht ndiqet nga nje depresion i ekonomise. Amerika ne anen tjeter ka rritje te ulet 3 deri ne 5% por kjo rritje ama eshte konsistente nga viti ne vit.
    3. Kina dhe India kane shume pak vite qe i jane hapur ekonomise se tregut te lire dhe kane shume pak eksperience me kapitalizmin. Amerika qe kur eshte themeluar ka qene ekonomi e lire dhe ka kaluar cdo gje te keqe qe ka te ofroje kapitalizmi dhe eshte e pergatitur per cdo katastrofe, gje qe kina dhe india se kane fare.
    4. shperthimi I Kines dhe indise eshte njesoj si shperthimi i tigrave te azise, si Indonesia Tajlanda Korea e jugut singapori etj, qe ksihin rritje te manitshe ne fundin e viteve 90 ama nqftse i ndjek lajmet ekonomike e di se cfare ndodhi ne 2000. Duke filluar qe nga monedha e Indonezise e me rradhe ato falimentuan dhe prune me vete gjithe ekonomine e vendeve te tyre. Nje gje e tille mund ti ndodhi dhe Kines dhe Indise.

  10. #10
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar më parë nga Newhost
    hahahahhaaaa Per ca vazhdon per Accounting lol ??? Ah te keqen e mendjes ?!!Me shume se kaq Amerika nuk ben dot ..... prandaj po detyrohet te ngreje "interest rate-in" (federal reserve-i) ...biles tani ne fillim te shkurtit dhe Alan Greenspan do dale ne pension....
    Amerikes ti thush faleminderit qe mba kombin tone gjalle dhe gjith boten dhe ne qofse Amerika nuk shpenzon ne gjith boten ata do ruanin me qindra biliona ne vite per ekonomine e tyre por zoti ja boft hallall se sot gjith bota do vdiste pa buke mos te kishin ket sistem ekonomie!
    Sistemi Amerikan gjithnje do rroj dhe bota do qendroj me buke deri sa Amerika dhe ekonmia e saj te jet gjalle...

    Do ishte mire ta studioje sistemin dhe ekonomine perpara se te flasesh ter qef per inat qe "me shume se kaq Amerika nuk ben dot"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  3. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •