Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Politika anti-kristiane e perandoreve Ilire te Romes

    Historia e Perandorise Romake me kritere te tjera por edhe me kriter maredheniet e saj me besimin e Krishtere mund te ndahet ne keto pese perjudha.

    1. (31 p.K - 96), Augusti - Domitiani 11 perandore
    2. (96 - 161), Nerva - Antonin Pius, 4 perandore
    3. (161 - 249), Mark Aureli - Filippi, 20 perandore
    4. (249 - 324), Deci - Konstandini, 65 perandore
    5. (324 - 395), Konstandini - Theodhosi I, 12 perandore

    Ne kete teme do merrem me periudhen e katert, qe kemi ne te vertete nje perandori Ilire, qe quhet akoma Romake. Perandoret e kesaj perjudhe, te gjithe Ilire (deri tek Konstandini qe mbyllet perjudha, Konstandini nuk ishte Ilir) shikonin qe perandoria te mos iki nga duart Ilire. Ne kete periudhe ndjeket kunder Kristianeve u bene akoma me te ashpra dhe per here te pare sistematike, sidomos ndiekjet e Decit dhe te Dioklitianit.

    Periudha e katert e perandorise Romake (249 - 324) fillon me ardhjen ne fuqi te te parit nga perandoret Ilire, te Decit, qe vrau Filippin ne 249, dhe mbaron me monokratorine e Konstandinit ne 324 pas fitores kundrejt perandorit te fund Ilir, Licinit. Keto 75 vjet ishte periudha e krizes se madhe te perandorise, dhe te ndheshjes se madhe te besimit Kristian me paganismin. Kjo krize e madhe kishte si rezultat a) kristianizimin e Prandorise Romake, b) ndryshimin e kryeqytetit nga Perendimi ne Lindje, c) copetimin e perandorise ne dy pjese, ate te lindjes qe mbizoteroi per 11 shekuj dhe ate te perendimit qe nuk mbizoteroi me shume se nje shekull.

    Perandoret Ilire ishin ne pergjithesi gjenerale, si njerez shume te ashper dhe kembengules. Feja e tyre nuk ishte kaq shume paganizmi greko-romak por me shume ajo persike e Diellit-Mithres. Ndjekja dyvjecare e Decit, nje paganisti fanatik, pervec se i ashper ishte dhe sistematik, kaq sa te Krishteret ishin ne prag te shfarosjes; sepse u pyeten te gjithe qytetaret ne qofte se jane te Krishtere, dhe sa ishin, u masakruan. Eshte interesante qe shpetuan ata qe shpetuan ndjekien me te cilen Deci ishte i bindur se do t'i shfaroste, sepse masakroheshin te gjithe pa dallim, edhe sikur te ishin ne renditje te dytet pas perandorit. Ata qe ishin pagane ose ata te krishtere qe nderronin bese mernin nje ''vertetim'', te cilin e tregonin sa here qe tu kerkohej nga autoritetet. Me kete menyre Krishteret e ndjekur gjendeshin kollaj. 22 papire te Theadhelfise (=Fajumi i sotem) i Egjiptit jane te tilla vertetime (ref. Papiret e Strasburgut 4435-55, 5943, te gjithe te vitit 250). Po paraqes p.sh. Papirin e Strasburgut Nr. 4435:

    (origjinali ne greqisht)

    Τοις επι των θυσιων παρα Αυρηλιου Ασησεως Σερηνου απο κωμης Θεαδελφειας.
    Και αει μεν τοις θεοις θυων διατετελεκα και νυν επι παρουσιν υμιν κατα τα προσταχθεντα εσπεισα και εθυσα και των ιερων εγευσαμην. Και αξιω υμας υποσημειωσασθαι μοι. Διευτυχειτε.
    Ασησις ως (ετων) λβ' επισυνεις.
    Αυρηλιοι Σερηνος και Ερμας ειδομεν σε θυοντα.
    Ερμης σεσημειωμαι.
    Ετους α' αυτοκρατορος Καισαρος Γαιου Μεσσιου Κοιντου Τραιανου Δεκιου ευσεβους ευτυχους Σεβαστου, Παυνι ιη'
    .

    (teksti ne shqip)

    Vertetim per kurbanet qe beri Aurel Asisei Serini nga qyteti e Theadhelfise
    Edhe gjithmone beja kurbane per perendite, edhe tani sipas urdherave bej prape dhe hengra nga keto te shenjta. Edhe kerkoj ta vertetoni. Lamtumire
    E beri Asisi 32 vjec
    Aurel Serini dhe Ermasi te pame qe beje kubrbanet.
    Ermisi e shkruan.
    Ne vitin e pare te perandorit Cezar Gai Messi Koint Traian Dec, i mocem, i lumtur, i Respektuar, Paini 18.


    Ne vitin 251 Deci u vra nga ai qe e trashegoi dhe ndjekja sistematike u ndalua. Metoda e Decit ishte kjo, se Kriastianet kur pyeten per besen e tyre duhet te thone te verteten dhe keshtu ishte menyre e mire per te gjetur te gjithe Krishteret.

    Perandoret Ilire ishin te guximshem dhe si gjenerale te suksesshem, por si njerez, pervec se te ashper dhe kembengules, ne pergjithesi ishin te pakulturuar dhe shume here me origjine shume te varfer. Aureliani p.sh. ishte djal prostitute, nga ato te tempullit te Mithres, Dioklitiani ishte skllav, i lindur prej sklleverish, Galeri dhe Maksimini ishin fshatare cobane. Afersisht ne fillim asnjeri nuk ishte njeri fetar dhe shume ndenjen ateiste deri ne fundin e jetes se tyre. Ne te tilla epoka te Krishteret kalonin mire se perandoret ishin neutrale dhe nuk i ndiqnin. Frika ishte nga governatoret e provincave ose nga oficere vendas qe ishin me fanatikes.

    Shume nga keta perandore kur ngopeshin me lavdi dhe me poste nuk ndiheshin mire qe nuk kishin arsim dhe kulture dhe kishin nje pasion qe te duken si te arsimuar ose te behen mbrojtes te inteligjenteve. Kishin shijuar te gjitha postet ushtarake dhe fetare, sepse Perandori Romak ishte dhe kleriku i madh (pontifex maximus) i fese shteterore dhe u mungonte vetem 'lavdia' e arsimit. Kur keta plakeshin kishin dhe hallin e jetes tjeter dhe c'do behej pasuria e tyre apo lavdite dhe u pelqente fakti qe perandori kur ishte i gjalle por sidomos pas vdekjes emerohej perendi dhe futej ne panteon dhe kishte tempuj dhe klerike te tij.

    Tek keto ambicie te tyre mbaheshin 'fillosofe' te ndryshem qe u benin elozhe si Celsi, Ameli, Porfiri apo poete si Luciani. Keta tipa u jepnin tituj te ndryshem padroneve te tyre dhe u silleshin si perendi dhe keshtu i bindnin se te gjitha te keqiat qe kishte perandoria vinin nga te Krishteret; dhe se keta te fundit ishin te vetmit qe nuk u silleshin si perendi perandoreve. Keshtu shpjegohet si p.sh Valeriani dhe Aureliani ne vitet e para te qeverisjes se tyre nuk i ngacmonin te Krishteret kurse ne vitet e fundit benin ndjekje te ashpera. Keshtu shpjegohet qe nga 21 vitet e qeverimit te Dioklitianit, ne 19 vitet e para nuk i ngacmoi fare te Krishteret, dhe ne fund te 19-it qe te festoi 20-vjecarin e tij, qe i beri kleri pagan, ndermori me te ashprin nga te gjithe ndjekjet deri atehere. Me te ashper akoma nga te Dioklitianit ishte ai i dhenderit te tij, Galerit, ish-cobani qe u be nga perkedhelesit e tij 'njeri i arsimit' dhe 'klerik i madh' dhe 'perendi' (ref. Dionis. Aleks. Epist. pros Ermammona, tek Eusebi, Ek. Ist. 7,10,2-4).



    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdo n

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Politika anti-kristiane e perandoreve Ilire te Romes (vazhdim)


    Nga ana politike kjo perjudhe dhe sidomos perjudha e tridhjetevjecarit midis Decit dhe Dioklitianit (251 - 284) ishte shume e trazuar dhe afersisht ne anarki. Perandoret vriteshin dhe trashegonin njeri-tjetrin ne kohe shume te shkurtera, shume here kishte perandore qe mbreteronin per vetem pak dite dhe nuk arritnin as te shkonin ne Rome nga fronti i luftes (ne kufi) qe emeroheshin. kishte dhe raste qe mbreteronin shume peandore bashke nga provinca te ndryshme ose nga kufij te ndryshem te perandorise; dhe ne dhjetevjecarin 260 - 270 mbreteruan se bashku 30 perandore qe me vone u quajten per ngacmim dhe ne menyre tallese tridhete tirranet (ref. Trebellus Pollio, Tyranni triginta, Historia augusta). Rreth 280 nuk ishte e mundur qe te egzistonte nje gjeneral Ilir i njohur dhe te mos kishte bere veten perandor.

    Pikerisht kete, pa gjenerali Dioklitian ne 284 dhe vrau ne menyre te drejtperdrejte ose terthorazi tre perandore, emeroi veten e tij perandor dhe ne te njejten kohe emeroi -kjo per te paren here- tre perandore te tjere dhe ndau me ta perandorine ne kater cope me keto kushte a) te te vazhdoi te jete perandoria nje shtet me nje ligj, b) te kete nje renditje midis perandoreve. Renditja ishte kjo: Dy perandoret do ishin Auguste, d.m.th. te paret dhe dy te tjeret Cezare, d.m.th te dytet (ne renditje).

    I pari ne kete renditje nga te katertit dhe me titullin August i madh (Augustus maximus) dhe klerik i madh (pontifex maximus) ishte vete Dioklitiani. Ky mund te emeronte edhe perandore te tjere ose te pushoje ndonje nga ata qe ishin ne fuqi. Dy Augustet, Dioklitiani dhe Maksimiani me vendndodhje ne Nikomidi i pari dhe ne Rome i dyti (nga ky cast Roma ra ne vend te dyte brenda perandorise) ishin te mbrojtur, i pari nga Perendia superme Dhias (Zeusi) dhe i dyti nga biri i tij Herkuli. Prandaj u quajten Iovius (nga latinishtia) i pari ose Dioklitian (i thirur nga Dhias, nga greqishtja) dhe Herculius i dyti.

    Cezaret ishin dhendri i tij (qe kishte mare vajzen e vetme) dhe djal i adoptuar Galeri me kryeqytet Sirmii e Balkanit dhe tjetri i vetmi jo-Ilir (me origjine gjermane), gjenerali i guximshem dhe inteligjent Konstandi me kryeqytet Treviret (Treves e sotme) te Galatise. Konsandin (ose Konstancin) e mbajten sepse a) ishte i fuqishem dhe u binte friken te tre te tjereve b) edhe pse i martuar me femi, pranoi te martohej me vajzen e Maksimianit, Theodhoren dhe te behej djal i tij i adoptuar sic u be Galeri te Dioklitiani dhe c) pasi Dioklitiani dhe Galeri i mbajten peng djalin e tij 13-vjecar nga martesa e pare (qe u quajt fallco). Ky djali qe Konstandini i Madh.

    Ne vitin 303 Dioklitiani, me presion sic thash me larte nga kleri pagan dhe nga vete Galeri ne fillim te festimit te 20-vjecarit te tij, urdheroi ndjekjen me te madhe te Krishtereve, qe mbajti 3 vjet kurse me me pak vrull vazhdoi deri ne 313, kurse ne Lindje deri ne 323. Vetem ne nderhyrje te Zotit mund te shpjegohet mbijetesa e Kishes Kristiane ne kete ore vdekjeprurese te historise.


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdo n....

  3. #3
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    nderkohe qe do vazhdohet kjo teme, vetem nje nderhyrje te vogel kisha..

    A dihet gje nese Julian Apostati ka qene ilir?

    Kjo po qe do te ishte vertete nje kenaqesi personale (si per mua dhe per ty.. pavaresisht se per arsye komplet te ndryshme) perzier me trishtimin per mos-arritjen e plote te vepres se tij per mbajtjen paster te Europes nga cdo lloj infeksioni masiv aziatik.

    Megjithate bravo u qofte dhe ketyre te tjereve para tij
    Prektora

  4. #4
    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdo n....

    Urojmė, sė shpejti!
    Alle Serben müssen sterben

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Po a ka lidhje mbiemri i tij me "apostazine"?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #6
    Me mohimin e fesė™, thua? S'ėshtė mbiemėr, ėshtė nofkė prej Kishe. Julian Kryengritėsi e ha shqipja, ose ca mė vonė Fe™mohuesi, Fe™lėshuesi (si dhe Shkelėsi nga tė tjerė).
    Alle Serben müssen sterben

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kjo eshte tema me qesharake qe kam pare ne forum.



    Mire tani greket na quajne si mysliman e te lidhur me lindjen po edhe me iliret duan te na krijojne te njejten gje. [Tannhauser sic ma ka pohuar eshte minoritar grek nga dropulli]
    Keta qe nuk na njohin ne si pasardhes te ilireve.

    Kjo teme qe do te manipuloj opinionin, e eshte sa ordinere e qesharake e aq ofenduse,qe te shtyn te futesh ne linjen qe ky Tani do ti fusi gjerat, se panden qe shqiptaret e si mendojne ate mund ta influencoj ai, mjafton te kujtoj kush qe perandori qe pranoi Krishterimin? apo ai emri i te cilit eshte lidhur me forminin e Kostandinopojen? ose ai qe mori vendimin per berjen e kishes se famshem te Shen Sofise ne Konstandinopoje? e nga qene keta?

    Eshte e kunderta e kesaj qe thote Tannhauser

    E mos fillo debate kote ky sqe ilir e ai qe , se sic e thashe me pare greket nuk njohin qe asnje nga ata qe ilire, e qe ne nuk kemi lidhje me iliret.

    E qe dihet qe Perandoria Romake qe kundra Krishterimit ne fillim, e ajo kishte te tjera rite, e pse ajo e pranoi Krishterimin etj etj e qe kjo teme eshte aq qesharake e lidhja me greket qe i referohet Tani per te bere paralele me tani.

    Tannhauser leri keto manipulime kaq te uleta , perpiqu te besh nje bisede jo kaq ordinere e manipuluse, se nuk ja hedh dote njeriu.

    Meso njehere kush kane qene perandoret ilire se referimin e ke gabim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 01-05-2006 mė 11:24
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Qesharake sepse qe po nje perandor Ilir(Tannhauseri e ka fut ne kllapa qe nuk eshte dhe e ka sanskionu ceshtjen alla greca si i thone) qe e futi Krishterimin ne tere perandorine.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Tema tjeter qe do hap Tannhauser ne vazhdim te kesaj llogjike

    Perandoret Iliret te Romes qe qene kundra Bashkimit Europian, Euros apo Luftes ne Irak etj [ se lidhjen e ben vet si te kjo tema ].
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  10. #10
    Qesharake mund tė jetė pėr shumė arsye, si p.sh. atė tonin grekortodoks priftėror qė ka teksti duke ngjyrosur ēdo fjalė me opinion -> kulti i Diellit prej Persie, prostitutė nga ato tė tempullit tė Mithrės, hehe, se sipas syzeve krishtere ēdo pagan ishte skandal qė tė shtinte nė mėkat <- por pėr anti-krishterizmin e perandorėve ilirė... ? Ē'patėt ju tė dy? Reaksion nga mallrat e importit?
    Alle Serben müssen sterben

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  2. Shoqėria Civile dhe Politika
    Nga liberal nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  3. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  5. Xhungla e Krishtit (nga David Kostincuk)
    Nga Shiu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •