Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Krishterimi dhe Islamizmi - pėrputhjet dhe shpėrputhjet!

    KRISHTĖRIMI DHE ISLAMIZMI - Pėrputhjet dhe shpėrputhjet




    Besimi Islam

    BESIMI ISLAMIK: si dihet ėshtė themeluar nga Muhamedi /570-632/ si fe monoteiste, pra, beson nė njė Zot, qė nė gjuhėn arabe quhet ALLAH, dhe si nen tė pare tė fesė e ka pikėrisht besimin nė Allahun si madhėri kozmike, i gjithėpushtetshėm, i gjithėdijshėm, i pėrsosur, burim jete…

    Theks tė vacantė ka vepra e krijimit dhe sundimit tė botės, pra, disi ana kozmologjike. Nė Kur’an pėrmendet Zoti me emėrtime tė ndryshme qė janė po ashtu edhe cilėsitė e tija.

    IHAHA-ILLA-‘ALLAH qė doemthėnė s’ka tjetėr Zot pėrpos Allahut. Formula pėr tė hyrė nė bashkėsinė dhe nė fenė islamike ėshtė kjo: UNĖ DĖSHMOJ SE ĖSHTĖ VETĖM NJĖ ZOT; UNĖ DĖSHMOJ SE MUHAMEDI ĖSHTĖ SHĖRBĖTORI DHE I DĖRGUARI I TIJ.

    Zoti ėshtė krijuesi i dy botave: asaj qė shihet dhe qė nuk shihet, engjujtė.
    Islamizmi e thekson nė veēanti Zotin si fuqi, pushtet, ligj, sundim, qė ishte deri diku edhe botėkuptimi i Besėlidhjes sė Vjetėr, kurse njeriu, edhe pse ėshtė krijesa mė e madhe dhe mė e pėrsosur e Zotit, para Zotit nuk ėshtė askush dhe asgjė.


    Ky botėkuptim ka krijuar dhe krijon gjithnjė njė dasi dhe largėsi nė mes tė Zotit dhe njeriut.



    Besimi i Krishterė

    BESIMI I KRISHTERĖ: e beson dhe e dėshmon Zotin si krijues tė gjithėsisė, tė botės qė shihet dhe nuk shihet, por edhe mė tepėr kujdesin dhe dashurinė e tij ndaj njeriut dhe mbarė njerėzimit, sidomos nėpėrmjet mishėrimit tė Zotit nė Jezu Krishtin. Lindja e tij nė mesin tone, jeta e tij ndėr ne dhe pėr ne, si ne nė ēdo gjė me pėrjashtim tė mėkatit, sidoms mundimi, vdekja dhe ngjallja e tij pėr shėlbimin tonė, janė shtyllat e fesė dhe tė mundėsisė sė shėlbimit, bashkėpunimit dhe bashkėjetesės nė mes tė Zotit dhe njeriut.

    Pėr ne Zoti nuk ėshtė DIĒKA por DIKUSH, PERSON, DASHURI, MIRĖSI, FALJE, mbi tė gjitha BABĖ. Nė dritėn e zbulimit tė Jezu Krishtit as njeriu nuk ėshtė mė DIĒKA, por DIKUSH, edhe mė tepėr VĖLLA-MOTĖR, sepse i krijuar prej tė njėjtit Zot - Atė, i shėlbuar me vdekjen dhe me ngjalljen e Jezu Krishtit.

    Pra krishtėrimi ka krijaur njė botėkuptim krejt tė ri tė personalizmit tė krishterė, ku Zoti dhe njeriu s’janė mė tė largėt, tė panjohur, por shumė tė afėrt, tė bashkuar nėpėrmjet Jezu Krishtit Zot dhe Njeri, Kishės dhe sakramenteve si komunikim dhe bashkėpunim i vazhdueshėm.


    toni77


    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 18-10-2009 mė 17:03

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTËRIMI DHE ISLAMIZMI - Përputhjet dhe shpërputhjet



    Islamizmi:

    ZOTI FUQI krijon një bashkësi më tepër grumbull, masë, mori, turm, apo bashkësi të të nënshtruarëve që kanë një ligj themelor të përbashkët : ÇKA CAKTON BASHKËSIA IME ËSHTË E VËRTETË!


    Në këtë botëkuptim njeriu si qenie e lirë s’ka rendësi, por më tepër kolektiviteti fetar, deri diku edhe “diktatura” fetare apo teokracia, me pak liri, nderim të mendimeve të ndërsjellta dhe demokratike. Mu për këtë arsye është mjaft vështirë të ketë demokraci të mirrëfillët atje ku sundon islamizmi me rregullore të rrebta kuranike dhe traditore.



    Krishterizmi:

    ZOTI DASHURI krijon një bashkësi të mbështetur në drejtësi, falje, mirësi, nderim, bashkëpunim në mes të Zotit dhe njeriut, njerëzimit, gjithnjë në kërkime, bisedime, dialog dhe në komunikim të ndërsjellët.


    toni77



    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 09-01-2006 mė 20:39

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTĖRIMI DHE ISLAMIZMI - Pėrputhjet dhe shpėrputhjet


    Islamizmi:

    Islamizmi pohon se feja e nėnshtrimit, myslimanizmi, ėshtė ajo pėrfundimtare nga fetė e zbuluara, pra, pėrfundimi i tė gjitha profetizimeve. Ajo ndėrlidhet me Bibėl nė disa pika: studjuesit e Biblės dhe tė Kuranit thonė se 40% Kurani bazohet nė BV dhe 30% nė BR.

    Sipas Kuranit Zoti pėr ēdo kohė ka dėrguar profetėt me porosi bazore: S’KA TJETĖR ZOT POS MEJE! MĖ SHĖRBENI! / Krh. 13, 7; 35, 24; 21, 15, 16, 36/.

    Kurani i pranon tė gjithė profetėt e BV dhe lidhet me ta si vazhdimėsi, si p. sh. Abrahami ose Ibrahimi si ati i tė gjithė besimtarėve /60, 4, 6; 2, 124/; Moisiu apo Musa, nėpėmes tė cilit morėm Ligjin - Torah /4, 160; 6, 146-147; 43, 63/.

    Po ashtu e pranon edhe Jezu Krishtin dhe Ungjillin, pėr tė cilin thotė se “ėshtė udhėheqės dhe dritė”, e pėrforcon dhe plotėson Ligjin- Torah, dhe e pėrmirėson atė /3, 50; 43, 63/.

    Pas Jezusit vjen Muhamedi dhe Kurani, si vazhdim i Torahut dhe Ungjillit, dhe si zbulim pėrfundimtar i Zotit dhe Ligjit tė tij, si fe e pėrsosur e cila pėrfshin dhe pėrfundon ēdo gjė, dhe mu pėr kėtė duhet shkatėrruar fetė tjera, sepse Muhamedi ėshtė “vula e profetėve”/ 33, 40/, kurse islamizmi e vetmja fe e vėrtetė / 3, 19; 48, 28, 5, 5, 6/.


    toni77



    vazhdon-->

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTĖRIMI DHE ISLAMIZMI - Pėrputhjet dhe shpėrputhjet



    Islamizmi:

    Pėrjashtimi i ēdo fesė shprehet me kėto fjalė :

    “E, kush kėrkon fe tjetėr pėrpos islamike, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpruarit” / 3, 85/.

    Edhe pse nė njė numėr mė pare thotė se ne i kemi besuar Zotit “edhe asaj qė ėshtė zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakupit dhe pasardhėsve. Edhe asaj qė i ėshtė dhėnė Musait dhe Isait…”/3, 84/.


    toni77



    vazhdon-->

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTĖRIMI DHE ISLAMIZMI - Pėrputhjet dhe shpėrputhjet


    Islamizmi si fe monoteiste bazohet nė kėto tė vėrteta:

    1. Njė Zot i gjithėpushtetshėm, krijues, udhėheqės dhe sė fundi edhe gjykatės.
    2. Ai iu ka zbuluar njerėzve nėpėrmes profetėve, shkrimeve tė shenjta.
    3. Njerėzit do tė ngjallen ditėn e fundit dhe do t’iu nėnshtrohen gjyqit.
    4. Engjujt ua kujtojnė njerėzve vullnetin e Zotit dhe janė nė shėrbim tė tij.



    Pėr Jezu Krishtin thuhet nė Kuran se ėshtė Profet dhe i Dėrguari i Zotit /19, 30; 3, 48-49; 4, 171/, dhe Mesi . Ja teksti : “Oj Merjeme, Allahu tė pėrgėzon me fjalėn e vet / me lindjen e njė fėmije si rezultat i i fjalės sė Zotit” /3, 45/; Fjala e Zotit /9, 30/, Shpirti i Zotit /4, 171/, por jo edhe Biri i Zotit / 9, 30/.

    “Mesihu ėshtė djali i Allahut. Ato ishin thenie tė tyre me gojėt e tyre/ fraza tė thata/, qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm. Allahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta!) / 9, 30/.

    Jezusi paraqitet si njė njeri i posaēėm me plot hir / 4, 171-172/ : “Mesihu Isa, biri i Merjemes, ishte vetėm i dėrguari i Allahut… Allahu ėshtė vetėm njė Allah…” /43, 59/.

    Shi pėr kėto arsye islamizmi dėnon rreptė besimin e krishterė me kėto fjalė: “Zoti ėshtė Krishti, biri i Marisė” /5, 17, 22/.




    Krishterimi:

    Krishtėrimi nuk e mallkon dhe pėrjashton askėnd, sepse Jezu Krishti i pėrmblodhi Ligjin dhe profetėt nė njė ligj, atė tė dashurisė, ndaj Zotit dhe ndaj tė afėrmit, njeriut, duke pėrfshirė kėtu tė gjithė, bile edhe armiqėt.


    toni77


    vazhdon-->

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTĖRIMI DHE ISLAMIZMI - Pėrputhjet dhe shpėrputhjet


    Detyrat kryesore tė Fesė Islame:

    Zoti kėrkon prej myslimanėve dėgjesė tė pakusht dhe nėnshtrim tė plotė.
    1. Besimi /shakada/: s’ka tjetėr Zot pėrpos meje. Mė shėrbeni. Muhamedi ėshtė i dėrguari im.
    2. Lutja /shalat/: pesė herė nė ditė, publike dhe private.
    3. Agjėrimi /sann/ nė muajin e Ramazanit.
    4. Shtegtimi/ kagj apo hagji/, sė paku njė herė nė jetė nė Mekė.
    5. Dėshmia e lėmoshės apo ndihma ndaj tė varfėrve / zakat/.

    Detyrimet islamike mund tė krahasohen deri diku edhe me Dekalogun, dhjetė Urdhėrimet e Zotit /Krh. 17, 22-29; 6, 151-153/.

    Feja dhe nėnshtrimi vullnetit tė Zotit si dhe plotėsimi i detyrave fetare mund tė krahasohet me tri urdhėrimet e para tė Zotit /Kurani 2, 2-24/.

    Ndalimi i vrasjes/ 5, 32/, por i pėrmbahet mė tepėr ligjit: sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb, ku lejohet hakmarrja, por porositet qė mundėsisht mos tė zbatohet / 2, 178/. “ I liri pėr tė lirin, robi pėr rob, femra pėr femėr…”.

    Lejohet dashuria njerėzore nė martesė /30, 21; 2, 187/, kurse dėnohet homoseksualiteti/ 4, 16, 7, 80-81/, prostitucioni /24, 33/, si dhe kurorėthyrja dėnohet me pėrjashtim nga familja / 4, 15/.

    “Ato nga grate tuaja qė bėjnė imoralitet /zina/, kėrkoni qė kundėr tyre tė dėshmojnė katėr vetė prej jush /burra/; nėse vėretohet me dėshmitarė /imoraliteti/ mbyllni ato nė shtėpi deri sa t’i marrė vdekja ose deri sa Allahu tė pėrcaktojė ndonjė rrugė pėr to”; ose edhe dėnimi me vdekje, sipas traditės e cila gati tėrėsisht pėrputhet me botėkuptimin hebraik tė BV.

    Kėrkohet nderimi ndaj tė varfėrve, udhėtarėve dhe tė pafeve paqėsorė .60, 8/.



    toni77


    vazhdon-->

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTĖRIMI DHE ISLAMIZMI - Pėrputhjet dhe shpėrputhjet


    Familja Islamike

    Martesa trajtohet si njė lloj marrėveshje, kontrate, me katėr gra /4, 3/, pėr tė gjithė tė aftėt pėr kėtė /24, 32/, pėr t’u dashur, krijuar dhe edukuar fėmijėt. Ndalohet martesa me tė afėrt dhe me paganė/ 2,221; 60, 10//, por jo edhe me gra hebrenje dhe tė krishtėra/ 5, 5/ : “Nga ata qė u ėshtė dhėnė libri para jush, kur atyre u jipni pjesėn e caktuar tė kurorės, por duke pasur para sysh martesėn e jo imoralitetin, si dashnore ilegale… E kush mohon /tradhton/ besimin, ai ka asgjėsuar veprėn e vet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė prej tė shkatėrruarėve” /5, 5/.

    Pra, myslimanėve ju lejohet vetėm marrja e femrave, grave hebrenje dhe tė krishtėra, si kurorė, martesė, kurse rreptėsisht ju ndalohet martesa e femrave myslimane me burra hebrenj apo tė kriushterė.

    Martesa, pasi trajtohet si kontratė, nuk ėshtė e pandashme, por mund tė shkatėrrėhet apo ndahet nė disa mėnyra : me pėrjashtimin e gruas nga ana e burrit, me marrėveshje tė dyanshme, por duhet pritur njė kohė pėr ta vėrtetuar shtatėzėninė e femrės. Femra e lėshuar ka tė drejtė tė martohet rishtas dhe tė ketė njė lloj dėmshpėrblimi /2, 228; 65, 1/.

    Burri ėshtė zotėruesi apsolut i tėrė familjes, pra, i gruas dhe i fėmijėve “sepse burrave iu takon njė pėrparėsi ose burri ėshtė mė i madh se grauaja “ / 2, 228; 4, 34/.




    Krishterimi:

    JEZU KRISHTI lidhjen e natyrshme martesore nė mes tė burrit dhe gruas e ka ngritur nė nivel mbinatyror me sakramentit e kurorės sė martesės, si bashkim tė pandashėm nė dashuri, si dhurim tė ndėrsjellėt dhe burim i jetės sė re dhe i edukimit.


    toni77



    vazhdon-->

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTËRIMI DHE ISLAMIZMI - Përputhjet dhe shpërputhjet


    Shoqëria Islamike

    Sipas Kuranit shoqëria islamike “është më e përsosura” sepse urdhëron të mirën dhe ndalon të keqen /3, 110/, dhe i ka këto veçori: solidaritetin, vëllazërimin dhe bashkimin.


    Edhe këtu, si edhe në çështjet fetare apo morale, hetohet një lloj skajimi apo përjashtimi, sepse islamizmi disi bazohet në ekstremizma: më e mira fe, përfundimtare, morali më i mirë, më e mira familje, më e mira shoqëri, dhe kështu mbyllet në vete, nuk përparon dhe nuk ec me kohë. Veçoria tjetër është kjo: si e mira si e keqja urdhërohet apo ndalohen, pra, janë në mënyrë të jashtme, pa pjesëmarrje dhe pa bindje, por me diktat dhe me sanksione.


    NË KRISHTERIM; Jezusi na paraqiet si mundësi, risi, ofertë me ftesë: nëse do, nëse pranon, nëse bashkëpunon, beson, dashuron… duke respektuar lirinë e njeriut, pa imponime apo kushtëzime të jashtme.


    toni77

    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 10-01-2006 mė 19:03

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTĖRIMI DHE ISLAMIZMI - Pėrputhjet dhe shpėrputhjet


    Shteti Islamik

    Shteti islamik bazohet nė Kuran dhe nė traditėn e profetit Muhamed /sunna/, ėshtė njė lloj teokracie apo nėnshtrimi tė domosdoshėm Zotit dhe bashkėsisė islamike. Shi pėr kėtė ėshtė i padrejtė edhe pėr vetė besimtarėt myslimanė, sepse iu imponohet, ata i nėnshtron dhe sundon plotėsisht, e sidomos ndaj besimtarėve tė tjerė, pėr tė cilėt pothuaj s’ka as hapėsirė jetėsore.

    Shteti islamik, apo edhe vetė bashkėsia islamike, paraqitet si model i vetėm njerėzor mbi mbarė botėn /9, 33, 61; 48, 28/, sepse i “dėrguari Rasul do tė mbizotėrojė mbarė njerėzimin. Kėtė detyrė e kanė tė gjithė besimtarėt : pėrhapjen dhe sundimin e islamizmit” /gjihadi/, mbrojtjen e tokave islamike /5, 57; 9, 23/; pėrforcimin dhe pėrhapjen deri te “lufta e shenjtė”.


    Tė krishterėt dhe hebrenjėt nėn sundimin islamik do tė kenė njėfarė lirie fetare dhe kulturore, por jo baras me myslimanėt, si dhe duhet t’i paguajnė tagrat / 9, 29/ dhe s’mund t’i kenė sidomos tė drejtat politike.


    Sot bota islamike lidhur me gjihad ndahet nė dy drejtime:

    - Disa prapė me luftė dėshirojnė tė sundojnė mbi tė tjerėt, bile edhe mbi mbarė botėn, nė njė mėnyrė si nė strategjitė mesjetare;
    - Tė tjerėt mė tepėr theksojnė paqen dhe bashkėjetesėn si qėllim dhe parim islamik, dhe sundimin e trajtojnė mė tepėr si pėrhapje tė fesė/ 8, 61/.




    Krishterimi:

    Krishtėrimi dėshiron tė jetė si fara e mirė, si tharmi, si krypa, si drita, pra, si elemente dalluese dhe frymėzuese, bartės i risisė, mirėsisė, mėshirės, faljes, paqes, dashurisė pėr Zotin dhe pėr vėllaun-njeri, pėr familje dhe pėr shoqėri, por pa kurrfarė pretendiumesh sundimi, nėnshtrimi, vetėm si shėrbim, mundėsi, pėrsosmėri me ndihmėn e Zotin dhe me bashkėpunimin tonė vėllazėror.

    Jezu Krishti thotė : “Ju e dini se sunduesit zotėrojnė mbi popujt e vet e princat e tyre i mbajnė nėn pushtet. Porse, ndėrmes jush nuk duhet tė jetė ashtu! Pėrkundrazi…sikurse edhe Biri i njeriut, qė s’erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė shėrbyer e pėr ta flijuar jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė” /Mt 20, 23-28/.


    toni77



    vazhdon-->

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    vazhdim
    KRISHTĖRIMI DHE ISLAMIZMI - Pėrputhjet dhe shpėrputhjet



    Tė krishtėret dhe Myslimanėt:

    Jemi mjaft afėr nė disa pikėpamje: monoteizmi, tradita biblike, pranimi i Jezusit si profet, si dhe i Ungjillit si porosi hyjnore, morali, pavdeksia e shpirtit, gjyqi i fundit dhe ngjallja e trupit…

    Jemi mjaft larg: mospranimi i Trinisė Shenjte, si edhe i hyjnisė sė Jezu Krishtit, Kishės dhe sakramenteve si mjete tė komunikimit, lidhjes me Zotin dhe tė shėlbimit. Krishtėrimi nuk e pranon misionin e Muhamedit si zbulim hyjnor, as atė tė Kuranit.


    Lypset ende shumė duresė, gatishmėri pėr ta njohur sa mė mire njėri-tjetrin, pėr krijimin e atmosferės sė dialogut, pastaj edhe tė bashkėpunimit nė shumė lėmenj, nė dobi tė tė gjithėve. Kėtė e pohon edhe dokumenti zyrtar kishtar “Nostra Aetate”, nė tė cilin trajtohet qėndrimi i Kishės Katolike ndaj feve jo tė krishtėra.
    Sipas mendimit dhe vlerėsimit tim ja dallimet kryesore mes krishtėrimit dhe islamizmit:



    Ndaj Zotit:

    - Tė krishterėt: botėkuptimi dhe qėndrimi ndaj Zotit Babė, afėrsi, dashuri, falje, mirėsi, mėshirė qė nėpėrmjet Jezu Krishtit Zot i vėrtetė dhe Njeri i vėrtet na zbulohet dhe dhurohet gjithnjė. Zoti ėshtė Person dhe ai krijon persona, njerėzit, si parafytyrim tė tij, edhe mė tepėr si bij dhe bija tė tija me komunikim dhe bashkėpunim tė vazhdueshėm, pa rivaliet apo nėnshtrim pasiv.

    - Myslimanėt: Zoti ėshtė mė tepėr fuqi, sundim, ligj, i largėt, i pakapshėm dhe i panjohur, dhe si i tillė nuk trajtohet si Person, prandaj as njeriu nuk ėshtė mė person, me personalietet dhe identitet sė pari personal, pastaj familjar dhe shoqėror.



    Ndaj njeriut:

    - Tė krishterėt: njeriu grishėt tė lidhet dhe tė bashkėpunojė, tė dialogojė me Zotin, besėlidhja e re nėpėrmes Jezu Krishtit dhe Kishės - sakramenteve.

    - Myslimanėt: njeriu para Zotit Madhėri s’ėshtė askush dhe asgjė, prandaj vetėm nėnshtrimi i plotė dhe adhurimi, mbajtja e ligjeve tė tija mund ta shėlbojė njeriun.




    Botėkuptimi i bashkėsisė:

    - Tė krishterėt: besimtarėt krijojnė bashkėsinė e popullit tė Zotit, Kishėn, e cila i pėrfshinė tė gjithė tė pagėzuarit, por jo si masė, grup, grumbull, por si bashkėsi, si anėtarė aktive, pa dallime gjinore, rasore, kastore, kombtare…

    - Myslimanėt: bashkėsia e besimtarėve thekson mė tepėr nėnshtrimin, sundimin, masėn pa fytyrė dhe pa krye, ku disa sundojnė nė emėr tė Zotit, sė pari Muhamedi, pastaj edhe pėrfaqėsuesit e tij, ndėrsa tė tjerėt dėgjojnė dhe iu nėnshtrohen rregullave tė caktuara. Kjo gjė vėrtetohet edhe sot nė vendet islamike, ku s’ka demokreaci tė vertetė, bashkėpunim, por nėnshtrim dhe sundim tė disave mbi popullin.



    toni77

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •