Histori e pabesueshme kjo që sapo e msova... Pirati më i tmerrshëm që njihet në ujërat e Mesdheut paska qenë Hajredin Mjekërrkuqi ose Khayr ad-Din Barberousse siç ësht njohur nga Francezët dhe Spanjollët të cilët kanë vuajtur më shumë e më nga pirateria e tij...

Hajredini ishte njëri nga katër vëllezërit që kanë ngel në histori si vëllezërit Mjekërrkuq ( Barberousse ). Ai ka arritur të pushtojë Tunizinë dhe Algjerinë megjithëse aftësia e tij kryesore ishte mjeshtëria e detit.

Katër vëllezërit e paskan origjinën nga ishulli i Lesbos mu përballë Turqisë. Thuhet se i ati i tyre paska qenë kap nga Turqit dhe është detyruar të kthehet mysliman dhe të hyjë në shërbimin e Sulltanit pasi edhe ai paska qenë datar shumë i zoti.

Vëllezërit Barberousse kanë hyre në legjendat e ndryshme Europiane të asaj kohe dhe edhe sot e kësaj dite mbahen mënd si përfaqësuesit më të mëdhej të piraterisë në ujërat Europiane. Emri i tyre nuk është harruar as nga arti perendimor. Nuk është rastësi që perzonazhi i piratit në filmin e Johnny Depp "Pirates of The Caribbean" quhet Barbarossa...

Ja pra edhe u zbulua edhe një tjetër bir Shqiptari i njohur anembanë përveç se nga njerzit e vet... Megjithëse mund të thuhet që pirateria nuk është profesioni më i ndershëm që një njeri mund të ketë dhe si i tillë nuk duhet të mbahet mend nga brezat e ardhshëm ne si Shqiptarë duhet të mbajmë mend një gjë: Pirateria në gjakun e Shqiptarëve nuk është aspak një veprimatri e re ngaqë mbretërit e mbretëreshat ( Agroni, Teuta e shumë të tjerë... ) më të shquara të Ilirëve të lashtë kanë qenë gjithashtu komandantët supremë të një Marine Pirate që ka hy në sherr me Romakët mijëra vjet para Hajredin Mjekërrkuqit...

Nqs doni të dini më shumë për vëllezërit Mjekërrkuqë kërkoni thjesht në Google: Barberousse + Albanais + pirate. ( Keni më shumë rezultate në Frëngjisht... )