Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 116

Tema: Pellazgėt

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Pellazgėt

    kam pare ketu ne forum shume here qe te referohet per pellazget dhe se kishte nje interes per kete popull dhe mendova te hap nje teme per keta te fundit.

    Hyrje

    Per identitetin e pellazgeve dhe maredheniet me popujt e tjer jane paraqitur jo me pake se 17 teori (hipoteza). njera eshte negative: d.m.th mohon ekzistencen e pellazgeve si popull historik. Nje tjeter pranon se ky emerim (pellazg) i referohej nje populli konkret, ne tekstet e lashta qe shpetuan ka mare nje forme te gjere po jo-konkrete duke treguar fise prohelenike te ndryshme.

    Me te shumtit nga historianet e sotem u munduan tu japin pellazgeve nje identitet duke mare parasysh, pervec informacineve te autoreve te lashte, edhe disa te dhena linguistike, arkeologjike dhe fetare. Nje nga teorite qe u degjuan ishte se ishin popull indoevropian (dhe vetem ne 1958 emri pellazg u shpjegua nga keto teori si: bhel-cohem, cel dhe osgho-dega, d.m.th dege qe cel, ose ngrihet) por e meta ishte se ishin vrojtuar shume te dhena para-indoevropiane ne kete popull. Nje tjeter teori lidhte iliret me pellazget. Kjo teori edhe pse kishte fakte te ndryshme u hodh poshte si jo e besueshme sepse nuk dha pergjigje ne disa pyetje themelore.

    Emri i Pellazgeve dhe shtrirja e tyre e hershme

    Ne unazen bregdetare te vendeve te meshdheut lindor shume kombe te lashta, sigurisht me te lashta nga dyndjet ne to te indoevropianeve dhe te semiteve aziatike, emeroheshin me emra qe jane etimologjikisht te aferta dhe kane te gjitha ne teme tre bashketingellore: p l s ose f l s, Piluset (dhe Pilusion), Filistiim (Plstim) ose Filistei ose Palestine (dhe Palestina), Pellazge (dhe Pellazjia), Pelsine ose Felsine ne luginen e lumit Pado (dhe felsina, qyteti i madh Etrusk ne kete lugine, ajo qe u quajt Bononia dhe me pas Bollonia), Falisci ose Falisk ne luginen e lumit Tiber reth Romes (dhe Faliscus ose Faliskon qyteti i madh i Etruskeve ne vend te Romes, dhe Terra Falisca ose Faliscus ager lugina qe me vone u quajt Campania.) Dhe Fellahet e Egjiptit te sotem, dmth Piluset, edhe Ferezejte (p r z i), dege e Filistejve ose Palestineve qe permenden tek Bibla. Se bashketingelloret f r z jane forme e forte e bashketingelloreve p l s. Dhe duket se keta popuj me larte kishin te njejten gjuhe, fe dhe tradita. Ishin nje komb hametik dhe afrikan, i luginave, me zeshkan (ose me brune ne doni) dhe me trup me te ulet nga indoevropianet dhe semitet, te palufte dhe qe u pelqente rahatlleku, shume fetar, me kaste ieratike dhe orgjiastike, me vendlindje delten e Nilit, delten me keneta dhe siperfaqe te rafshore qe quhej Pilusion qe do te thote pilos (ne greqisht balte) ne qofte se fjala eshte pellazgjike. Mundet ama kjo fjale te jete e perafert etimologjikisht me fjalen fallos (gjendra mashkullore) d.m.th emri ishte ne fillim fetar sic ishin shume emra popujsh te lashte. Sepse popujt hametike te mesdheut lindor kane nje karakteristike te njejte. Adhuronin se tepermi gjendren mashkullore (fallos-in) dhe kishin shume festa orgjiastike, falike, fetare. Te gjitha emrat falike te grekeve jane me origjine pellazge. Ky popull pra, hametik, qe pervec deltes se Nilit banoi avash avash gjithe unazen e mesdheut lindor e kishte kolonizuar ate deri ne 2000 p.K dhe me teper greqine dhe kuroren e Egjeut me polinezine e saj. Me kalimin e shekujve kolonite e vecanta perbenin fise (ose kombe) te vecanta, kurse gjuhet dhe traditat fetare u ndryshuan ne nje pjese te madhe dhe ato. Pellazget ishin nje nga keta popuj, kombi i kurores se Egjeut.

    Greket dhe Pellazget

    Greket ishin popull indoevropian si Kitiet ose Xetitet e Azise se vogel, Svinet dhe Latinet e Italise Iliret, Keltet dhe Gaulet ose Galatet e Frances dhe te gjithe te prejardhur nga veriu evropian, nga Danubi.

    Pellazget, rreth 2000 p.K. ose dhe pak me pare banonin ne greqine e ulet dhe ne gjithe kuroren e Egjeut dhe ne polinezine e saj. Qe nga Durresi deri ne Thrake dhe qe nga maqedonia deri ne peloponez, kjo ishte Pellazjia. Pellaget ishin popull me i zhvilluar nga Kiliket dhe Etrusket dhe qe ne fillim popull detar, se nepermjet detit erdhen nga Nili.

    Greket zbriten rreth 2000 p.K nga lugina e madhe e Danubit, qe ishte origjina e tyre duke ndjekur se prapthmi lumin Margo ose Vargo (Morava) dhe me pas duke ndjekur lumin Aksios (Vardar) ose nga te dya brigjet ose te pakten nga bregu perendimor. Prandaj natyrisht e quajten lumin Aksios nga folja ago (qe do te thote udheheq) se ai udhehoqi greket ne vendin perfundimtar, Greqine. Nga pellazget lumi quhej Sindhos. Kur greket u gjeten ne fushen e Selanikut-Katerini, Votiene e lashte, qe e kalojne lumenjte Aksios dhe Aliakmon, dhe qe derdhen njeri afer tjetrit, atehere sepse gjeten keta vende fushore te zena nga pellazget ndoqen se prapthmi lumin Aliakmon dhe u gjenden ne Vargmalet e Pindhos, ne greqine e larte dhe ndenjen atje per disa shekuj sa u shumezuan dhe zbriten ne greqine e ulet perpara, ne kuroren e Egjeut pastaj dhe se fundmi ne ishujt.

    Pellazget nuk perbenin ne fillim nje shtet te bashkuar, u zhvilluan te pakten ne 13 fise keshtu: ne Krete Kritet, ne Azine e vogel nga lumi Eurimedon deri tek lumi Ksanthos Lyket, nga Ksanthos deri ne lumin Kaustros Karet, nga Kaustros deri tek lumi Kaekos Lydet, nga Kaekos deri tek lumi Evros Tirrinet, dhe ne Evrope nga lumi Evros deri ne lumin Aksios Kristonet, nga Aksios deri ne Pinios Votet, nga Pinio deri ne Sperhio Fthiet, nga Sperhio deri ne Pelloponez Kranaet, nga Isthmoi deri ne Aheloo Kaukonet, nga Aheloo deri ne lumin Kalama Dodonet, nga Kalamas deri ne Durres Haonet (ose Kaonet) ose Honet dhe ne Peloponez Leleget.. Keta ishin emrat e fiseve kurse te gjithe quheshin pellazge. Mundet qe me kohe te ndryshuan disa gjera ne traditat e tyre dhe ne kulture.

    Mga vitet 2000-1700 p.K disa nga keto fise sunduan fiset e tjera. Prandaj permenden pustimi i Kareve ne Qiklladhes dhe ne Viotia dhe ne Attike. Pushtim i Tirrineve ne po te njejtat vende dhe pushtim i Lelegeve ne azine e vogel, ne vendin e kareve qe ndertuan dhe keshtjella , te ashtuquajturat lelegia. Te fundit qe pushtuan ne menyre me te forte, ne gjithe Pellasjine, ishin Kritet dhe mbreti i tyre minos. Eshte emri minos emer i grekezuar i egjiptianit min dhe do te thote mbret (kam thene per kete gje ne faqe tjeter te forumit dhe do shkruaj nje artikull me te madh, nje here tjeter). Shteti minoik i Kriteve u perhap per ne detin e zi ne azine e vogel, ne Italine e jugut, ne Qipro, edhe ne bregdetin e fenikes, ne bregdetet e Spanjes dhe te Frances, ne ishujt Valearide, ne bregdetin e Libise dhe Afrikes veriore deri ne Gjibraltar.


    vazhdon.....vazhdon.....vazhdon.....vazhdon.....

  2. #2
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Per ate perendine qe po flet. Eshte gjithandej neper qytetet e lashta greke ne Anadollin perendimor. Pra `forme burri me penis te madh`. Ja kam harruar emrin grek por vetem me kujtohet se ne turqisht i thone `perendia e bereqetit`.
    Kjo ka te bej me greqine antike dhe kur nuk kam degjuar te behet fjale per pellazget.
    Ty si historian ta kane prishur mendjen greket sepse shume here shkruan gjera qesharake ketu qe as femijt nuk mund ti thone. Na shkruj pak referenca. A ka historiane perendimore qe i perkrahin keto ide?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga panchovilla : 11-12-2005 mė 11:38
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    po prit o pancho prit, akoma se mbarova artikullin fillove ti...dale ta mbaroj njehere dhe pastaj flasim. Une me faktet e mia dhe ti me tendet (ne ke se perndryshe nuk do ri te mbush mendjen tende)..

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Disa mund te zgjedhin te shtjellojne gjithe origjinen e furrtareve te zeza para se te kalojne ne teme per “Pellazget”. Por me qe ju jeni historian i bazuar ne 800 volume te Greqise Antike, hapja e nje teme kaq te precizur ju ka ngarkuar me pergjegjesine per te na dhene opinionin tuaj ne se ekzistonin pellazget, cilet ishin, gjuha dhe kultura qe perfaqesojne, dhe se fundi ku banonin. Hedhja e copave (te ashtuquajtuara “kuotime”) pa lidhje, vetem corienton lexuesit e papergatitur.

    Po ashtu, pellaget nuk jane cdo kulture parahistorike qe njeh bota. Keshtu qe diferenconi kulturen e Amazonave (scythe, matriarkale, dhe phalluese), nga ajo e pellazge. Edhe kultura e tyre mund te quhen pushtuese, ndonese rezidente ne territoret ne fjale.

    Na sqaroni ne se Dodona ishte pellazge, perse Zeusi quhej pellazg dhe ishte kryeperendi mashkull, ne se pellazget cilesoheshin te kene folur nje gjuhe barbare (jo-greke), dhe nese Troja (rrjedhimisht Dardania) qe Pellazge.

    Me ne fund duam te degjojme se si quheshin njerezit e pare pas permbytjes te krijuar nga guret e Epires (Phyrres) /Dheukalonit, dhe cilat qene emertimet e lashta perkatesisht te lumejve te quajtur me vone Shkumbin, Seman dhe Aoos.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162
    Lemnos Linear eshte skripta me e vjeter ne Evrope



    Lexo (nese din Greqisht, se une nuk di) cfar don te thote Iakovo Thomopulos per kete skripten...

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Pellazget (vazhdim)

    Nga 1900 deri ne 1800 p.K. duhet te kishte nje fare invazioni paqesor te grekeve ne vendet pellazgjike te greqise se ulet, dhe qe grekerit u perdoren si skllave, sherbetore apo ushtare (mercenare). Gjate shekullit te 15 p.K. kaq nga dekadenca e shtetit Minoik si dhe nga katastrofa qe pesoi ky qyteterim nga shperthimi i vullkanit te Theres (Santorini), shteti u shperbe dhe u sundua nga greket. Ndryshoi keshtu sundimi i Greqise (nga pellazget tek greket) dhe fise te tjera grekesh zbriten nga greqia e larte pa mbajtur ama keta te dytet komunikim me greket qe mbeten lart.

    Keshtu u krijuan shtetet e reja Aheike, te cilat vonuan te sundojne gjithe kuroren e Egjeut dhe kurre nuk hariten te zoterojne gjithe pushtimet qe kishin me pare Pellazget apo Kretasit. Ne kete periudhe te renimit te shtetit pellazgjik-minoik dhe para zhvillimit te atij Aheik, pasi Aheiket nuk ishin ne fillim popull detar, filluan invazione ne polinezine dhe ne kuroren e Egjeut Feniket, popull detar, i dyti ne detari atehere pas Kretasve. Keshtu kemi deshmime Fenike ne shume vende te Egjeut dhe te Jonit, ishuj apo ne bregdete dheri ne rizen e Pangjeut dhe ne Iliri. Prezenca e Fenikeve ishte e shkurter. Si prezence kryesore paraqitet qyteti i Viotise i cili nga pellazget quhej Potnie (Ποτνιαι), nga Feniket u quajt Kadhmia (Καδμεια) kurse nga Aheiket me pas Thiva apo Thive (Θηβαι). Prijesit e qytetit quheshin Kadhmi (Κάδμοι) dhe populli Kadhmii (Καδμείοι). Ne vitet historike emri Kadhmos u mor si emer vetiak ashtu si u be dhe me emrin Minos.

    Perhapja e pare Greke

    Ne kohen e zhvillimit Aheik, greket perbeheshin nga te pakten shtate fise dhe shtete. Nga lumi Pinios deri tek lumi Sperhios quheshin Elines dhe vendi i tyre Ellas apo Elladha, ate vend qe pellazget me perpara e quanin Fthia dhe doriket me pas Thessalia. Kryeqytet i ketij shteti i shte Iolkos qe rinte dhe prijesi Aheik. Nga lumi Sperhios deri ne Isthmos quheshin Iones dhe vendi Ionia kurse kryeqyteti dhe vendi i prijesit ishte Athina dhe me pas Salamina qe ishte timar i prijesit. Nga Isthmos deri ne gjirin e Ambrakise quheshin Qefalines dhe vendi Qefalinia, ishulli Samos qe eshte matane quhej Qefalinia Samos qe te vecohet nga Karia Samos dhe Thrakia Samos (ose Samothraqi), kurse kryeqyteti i shtetit ishte Ithaqi. Tre fise te tjera dhe shtete ishin ne Peloponez. Ne Peloponezin e veriut quheshin Arkadhes dhe vendi Arkadhia dhe kryeqyteti ishte Mikini ose Mikine (Μυκηνη dhe Μυκηναι). Ne Peloponezin jugor quheshin Lakones dhe vendi i tyre Lakonia dhe kryeqyteti ishin Amikle (Αμυκλαι) dhe qe afer tyre u zhvillua Sparta dorike. Ne Peloponezin perendimor quheshin Thrakes dhe vendi i tyre Thraki dhe kryeqyteti ishte Pillos (kryeqytet alternativ ishte ishulli Sfajie ose Sfajia ose Sfaktiria). Kjo eshte Thraka e Thamirozit dhe jo ajo qe mendohet. Se fundi ne Krete quheshin Qidhones kurse vendi mbajti emrin e pare, Kreta ose Kriti, dhe kryeqyteti ishte Qidhonia (Haniat e sotme).

    Keto shtate shtetet Aheike kure u bashkuan nen administraten e mbretit te Arkadhise, qe ishte dhe me i forti, si te ishte ky mbret dhe te tjeret princa, bene dy operacione serioze luftarake. Prezenca e Fenikasve ne Egje dhe sidomos ne Vioti, qe shtate fiset-vellezer i cilesonin si fis dhe gjuhe te huaj (nje gozhde ne brinje) i beri qe te bashkohen dhe te shvillojne nje ndjenje etniciteti; te mblidhen ne nje ushtri dhe te luftojne Feniket duke shperbere shtetin e tyre dhe duke vrare ose skllaveruar Feniket. Te fudit sunduan kryeqytetin e tyre Kadhmia, operacion qe u be ne dy faza, dhe zhduku prezencen e fundit Fenike nga Greqia. Ly operacion ngeli ne histori si 'Luftat e Thives' ose 'Thivaika' ose 'Epta epi Thivas' (Shtate kunder Thives qe ngeli ne letersi dhe ne mitologji). Sepse shtate ishin aleatet dhe jo dyert e qytetit, sic kaloi ne mitologji. Ky pushtim duhet te jete bere reth viteve 1330-1290 p.K. sepse ngeli ne histori se mbretet qe ndermoren operacionin e dyte ishin bijte e atyre te operacionit te pare (kata mbreter pushtuan dhe Trojen). Pas suksesit te ketij operacioni, Aheiket, duke patur te sigurt prapavijat e tyre pushtuan Egjeun dhe brigjet e Azise se Vogel. Dhe me nje operacion te dyte, shumeviteshe dhe me te nderlikuar sunduan brigjet Lindore te Egjeut. Ky operacion ngeli ne histori si lufta e pare e Trojes, sepse referohen dy luftera. Dhe lufta e Trojes quhet ose Troika sepse qyteti i fundit, me i fortifikuari dhe me i rendesishem ishte ai i Trojes, ne gryken e Ellispontit. Troja ngeli e fundit sepse kishte shume furnizime ekonomike dhe ushtarake ne gjithe unazen e Detit te Zi. Tirrinet e dikurshem dhe Tirrinia pas pushtimit Aheik u quajten Teukroi (Τευκροι) dhe vendi i tyre Teuthrania (Τευθρανια). Nuk gjeta si quheshin shtetet Aheike ne juge te Teuthranise dhe nese perbenin shtete te ndryshme apo ishin pjese te Teuthranise.

    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdo n

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Pellazget vazhdim

    Aheiket nuk dominuan buzen e siperme te Egjeut nga Lumi Evros deri ne lumin Pinios se ne kete periudhe zbriten nga veriu te ashtuquajturit Vrijes, duke ndekur lumin Evros dhe e sunduan duke pushtuar dy fiset Pellazge qe gjendeshin atje, Kristonet dhe Votet. Greket me vone u dhane Vrigeve emrin grek Thraqes per nje arsye qe nuk do ta shpjegoj ketu. Keshtu ngelen me kete emer grek dhe u bene te njohur. (keshtu emertuan dhe greket Etrusket Tirrine). Prandaj dhe keto vende bregdetare deri ne epoken klasike greket i quanin Thrake.

    U perhapen Aheiket me koloni sporadike dhe jo te organizuara ne unazen e Detit te Zi, ne Sicili dhe Itali, ne Francen e jugut dhe deri ne Qipro nga lindja sic kishin bere me pare Pellazget, te cilet i 'trasheguan' ne te njejten hapesire gjeografike. Lufta e pare Trojane duhet te jete bere rreth 1300-1260 p.K.

    Zbritja e dyte greke, Doriket

    60 vjet pas luftes se Trojes, sic ngeli ne kujtesen historike te grekeve, u be invazioni ose zbritja e Dorikeve. Nje vale e re dhe e fuqishme greke qe perfitoi nga dekadenca e shteteve Aheike dhe nga fakti se kishin zbuluar hekurin, zbriti nga Greqia e larte (malore) ne ate te ulet dhe e sundoi ne nje periudhe te vogel (afersisht ne nje brez). Zbritja u be ne tre drejtime te pakten. Drejt lindjes nga Pindi lidor dhe jugor per ne Votia dhe Fthia (Thessalia), drejt perendimit nga Pindi perendimor dhe jugor per ne Qefalinia dhe se fundi drejt Jugut nga malet Aselinon (Gjona) dhe Parnasos per Ionian dhe Peloponezin. Nuk eshte e ditur nese u drejtuan dhe nga veriu per Kaonine fushore. Ne qofte se u drejtuan edhe andej nuk gjeten Aheike por mbeturina Pellazge ose nje trazire Iliro-Pellazge. Iliret kishin zbritur ne nje periudhe te perafert me Vriget apo Thraqet. Keshtu shpjegohet prezenca e grekeve ne jug te ballkanit, thrakeve ne lindje dhe ilireve ne perendim. Nese Iliret ishin te paret atehere do zbrisnin ata ne jug te ballkanit. Vala e re greke quhej Dhoriis ose Eolis dhe Arjii (Δωριεις, Αιολεις, Αργειοι). Zbritja e tyre u be rreth viteve 1240-1200. Pushtimi i greqise epirotike dhe peloponezit ishte hapi i pare nga te tre hapat e zbritjes. Ne kete periudhe doriket nuk ishin detare. Sa u bene detare bene hapin e dyte dhe pushtuan ishujt e Jonit dhe te Egjeut. Dhe me hapin e fundit pushtuan dhe keta Azine e Vogel dhe bregdetin lindor. Ky operacioni i fundit eshte e ashtuquajtura lufta e dyte e Trojes dhe duhet te jet bere ne vitet 1180-1100 p.K. Me zbritjen e Dorikeve u be perzierje e madhe e grekeve te pare me keta te fundit, shume largime masive te popullsise dhe prerje e kombit ne shume shtete te vogla e cila zgjati deri ne shekullin e katert p.K. Dolen dhe shume emertime fisnore qe ishin me perpara emra familjare. U perhapen Doriket edhe ata duke ndjekur Aheiket dhe pellazget deri ne Giblartar, ne Sicili, Afrike te veriut dhe ngjetke.

    Ne kuroren e Egjeut u duk nje prezence e dobet Fenikase, ne kohe qe Doriket nuk ishin bere akoma detare. Kjo prezence e dobet ishte qe u dha Dorikeve Alfabetin. Dhe keshtu greket kaluan nga pre-historia ne histori.

    Ne shekullin e tete p.K. kemi tre ngjarje te rendesishme 1. Greket e Greqise se Poshtme quhen Helene qe transferohet ky emer ne Azine e vogel dhe me pas ne te gjitha kolonite, 2. fillon kalendari grek me olimpiadhen e pare (776 p.K.) dhe 3. kemi shkrimin e pare alfabetik grek.

    Greket e Greqise se lartme, te cilet ishin vetem komb, por jo shtet i organizuar ndaheshin ne tre grupe. Grupi i Pindit lindor quheshin Maqedone, grupi i Pindit perendimor quheshin Molose dhe grupi i jugut Etole. Kishte dhe nengrupe dhe emertime te nengrupeve. Emri Greke filloi te mos perdorej dhe per pake te harrohet, deri ne ardhjen e Romakeve qe e perhapen ne gjithe boten. Prandaj Helenet nga popujt e Perendimit quhen Greke kurse nga popujt e Lindjes quhen Iones. Iyn ne Djaten e Vjeter quhet Greqia dhe Iynim, greket dhe qe ne perkthimin e te 72-ve keto fjale perkthehen Ellas dhe Elines. Ne tekster Rabinike quhen Ionan kurse nga turqit dhe nga popujt e tjere te lindjes quhet greqia Junanistan dhe greket Junan.

    Dominimi i Athines dhe i Spartes

    Brenda shekullit te peste p.K. (ne vitet 479-404 p.K.) shteti i Athines behet per pak sundues i gjithe kurores se Egjeut dhe i shume kolonive te Greqise se ulet, afersisht arrit kulmin e shtetit Minoik dhe te atij Aheik por shperbehet nga shteti i Spartes ne 404 p.K (pas luftes se peloponezit 431-404) dhe Sparta me radhen e saj krijon nje shtet te madh por jo kaq te fuqishem sa te Athines derisa edhe ky shtet shperbehet nga shteti i Thives (362 p.K.). Edhe Thiva u mundua te krijonte nje shtet panhelenik ne greqiine e ulet por nuk e realizoi endren e saj qe zgjati vetem 7 vjet (362-355 p.K.).

    Zbritja e trete greke. Maqedonet

    Pas tre mundimeve te greqise se ulet te bashkohej ne nje shtet dhe mos realizimin e tyre u be zbritja e trete e grekeve nga Greqia e lartme, zbritja e Maqedoneve qe ishte e treta dhe e fundit. Vetem qe kohet kishin ndryshuar dhe nuk ishin te ngjashem me ato te pre-historise. Zbritja nuk u be ne menyre masive por ne menyre Ushtarake. Dhe nuk u bene masakra te gjera (si radhet e para te cila referon herodoti) por u vendos pushtimi Maqedonas. Vetem nje ngjarje kujton zbritjen e Dorikeve, masakrat e gjera te qytetit te Thives (qe ishte dhe shteti sundues i fundit) nga Aleksandri i Madh dhe qe u be per arsye shembellimi te gjithe grekeve qe te rine urte kur Aleksandri do nisej per pushtimin e Azise. Zbritja e trete u be nen mbreterine e Filippit te II dhe te Aleksandrit te III. Hapi i pare i zbritjes u be nga Filippi me pushtimin e gjithe greqise, deri ne Danub dhe det te zi (355-336).

    Ky ishte artikulli im per Pellazget dhe zevendesimin e ketij popull afrikan nga popujt indoevropiane (Greket, Iliret, dhe Thraket).

    Ka 17 teori per pellazget sic thash ne fillim. Une zgjodha ate me me pak gabime dhe qe pershtatet me mire ne faktet qe kemi gjetur deri sot. Ne qofte se nuk ju pelqen mund te shkruani nje nga 16 te tjerat ose te beni nje tuajen.

  8. #8
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162
    A mund ta perkthesh ate faqen me shkrim Grek?

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Se pari:

    Lemnos Linear eshte skripta me e vjeter ne Evrope
    Kjo qe shkruan eshte gabim. Shkrimi i pare i grek me alfabet eshte i shekullit te tete p.K. Ketu kemi nje shkrim te shekullit te 6 p.K. Te mos them edhe per Linearin B qe shkruhej 15 shekuj p.K.

    Se dyti:
    E bej perkthimin, pse jo (le ta besojme se ti nuk di greqisht)...

    Ky eshte varri i prijesit te Amoreneve dhe i sunduesit te ishujve te Theres (Sandorini), Astipaleas, Paros dhe Anafit i vdekur me (?) te Elziut muajit te dyte te vitit. I quajturi Zeroneth Efistho ishte mbret i madh i Lidise dhe i Eolides.

    Pas ketyre me larte, te cilat mendojme se do na ndihmojne ne ceshtjen qe kemi, deftojme lexuesit c'ka thote Nochmanson per perpjekje te tilla te perkthimit te mbishkrimit te Limnos (shih f.2, shen 2-te).

    SHTESE
    ELEGJI SHQIPE PER LUFTETARIN

    Qe te tregojme sa ngjan e folura shqip ne shprehje me ate Pellazge te lashte, dhe si ky popull ne te njejtat rethana tregon te njejtat ndjenja, po japim per krahasim me mbishkrimin tone te Limnos elegjine (shqip ligja 1) e meposhtme te mare nga Hahn (A.S Gram. f. 134) e cila thuhet ne Shqiper per vdekjen -....

    1) Shqip ligja eshte kenge vajtore qe thuhet ne dy vargje. Krahaso me greqishten elejion, lijenin, adhin, melpin, klavin, idheos imnin (Isihios).

    Ky eshte perkthimi i faqes qe me dhe.

  10. #10
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162
    Kjo qe shkruan eshte gabim. Shkrimi i pare i grek me alfabet eshte i shekullit te tete p.K. Ketu kemi nje shkrim te shekullit te 6 p.K. Te mos them edhe per Linearin B qe shkruhej 15 shekuj p.K.
    Nuk po flasim per Greket po per Pellasget!

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Pellazgo-Iliro-Shqiptareve.
    Nga gladiator nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 10:06
  2. Shqiptaret, populli parahelen-perla e rradhes
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 02:11
  3. Gjuha e Perėndive
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-08-2004, 03:32
  4. Pellazget Flasin Shqip
    Nga Jonian nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-06-2004, 12:12
  5. Greqishtja e ka prejardhjen nga Shqipja
    Nga KinG_MousE nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 23-03-2003, 19:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •