Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Esat Toptani: Ju tregoj komplotin ndaj meje

    Kujtimet e personazhit tė njohur historik mbi ngjarjet e viteve 1913-1914 nė Shqipėri

    Esat Toptani: Ju tregoj komplotin ndaj meje

    Lavdosh AHMETAJ

    Jetėshkrimi i Esat Pashės

    Emri: Esat
    Mbiemri: Toptani
    Datėlindja: 13 qershor 1863
    Vendlindja: Tiranė
    Aktiviteti:
    Ishte mbėshtetės i xhonturqve, si dhe deputet i Parlamentit turk nga pala shqiptare.
    Gjatė luftėrave ballkanike ishte komandant i forcave otomane nė hapėsirėn Shkodėr - Mali i Zi.
    Ministėr i Brendshėm pėr pak kohė gjatė qeverisjes sė princ Vidit
    Arrestohet nga regjimi i Vidit pėr trazira.
    5 tetor 1914 pas largimit tė Vidit dhe vendosjes sė influencės sė tij nė Tiranė, ai deklarohet kryeministėr i Shqipėrisė.
    13 qershor 1920 ekzekutohet nga Avni Rustemi nė Paris, me motivin se tradhėtoi vendin


    Gazeta “Tirana Observer” boton pėr herė tė parė pjesė nga kujtimet e personazhit tė njohur historik, Esat Pashė Toptani. Ish-kryeministri i qeverisė sė katėrt tė shtetit modern shqiptar, tregon ngjarjet e viteve tė trazuara 1913-1914. Toptani fokusohet nė ardhjen e princ Vidit nė Shqipėri dhe ngjarjen e arrestimit tė tij nė Durrės. Revoltėn e Shqipėrisė sė Mesme, apo dhe largimin nė Paris. Duke treguar gjendjen e trazuar politike tė atyre viteve, Esat Toptani shkruan pėr rikthimin e tij nė atdhe, marrjen e drejtimit tė shtetit tė asaj kohe dhe ditėt e vėshtira tė pushtetit. Tė gjitha kėto, tė shkruara nė frėngjisht dhe tė siguruara nė kryeqytetin e Francės, Paris.

    Nė vazhdim tė luftėrave ballkanike, Fuqitė e Mėdha u gjendėn pėrpara dilemės sė rregullimit tė ēėshtjeve tė Ballkanit, duke gjetur rastin e shumėpritur pėr tė pushtuar Shqipėrinė me manifestacionet turbulluese dhe situatat kronike tė kaluara nė pesė shekujt e mėparshėm, duke ringjallur shqetėsime ne popullin shqiptar. Pas negociatave tė gjata, ambasadorėt u mblodhėn nė Londėr, duke vepruar nė emėr dhe nėn instruksionet e qeverisė qė pėrfaqėsonte krijimin e njė principate shqiptare tė pavarur, autonome dhe tė trashėgueshme. Disa muaj mė vonė ata zgjodhėn princ Vidin nė krye tė fronit tė ri. (Konferenca e Londrės 1913). Nė kėtė moment, dy qeveri ndanin qeverisjen e administratės sė Shqipėrisė: 1- Ajo e Vlorės me nė krye Ismail Qemalin dhe 2) – Ajo e Durrėsit me nė krye Esat Pashė Toptanin. Qeveria e Vlorės pėrbėhej nga bashkėrendimi i punės sė disa burrave, nė tė kundėrt ajo e Durrėsit pėrfaqėsonte vullnetin e lirė tė popullit e shprehur gjatė njė mbledhjeje nė tė cilėn secili pėrfaqėsues i ēdo rajoni tė Shqipėrisė Qendrore dha lirisht votėn e tij. E tillė ishte situata pėr momentin nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit dhe mbledhja e dytė e Konferencės sė Londrės u mbajt nė tetor 1913.

    Zbulimi i komplotit
    Gjatė zbulimit tė komplotit, i cili kėrkonte tė ngrinte myslimanėt e Shqipėrisė kundėr vendimeve tė Fuqive tė Mėdha nė favor tė Esat Pashė Toptanit, Ismail Qemal Bej u detyrua tė jepte dorėheqjen dhe tė linte postin e tij. Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit mori pėrkohėsisht drejtimin e Shqipėrisė nė vend tė qeverisė qė sapo dha dorėheqjen. Duke dėshiruar qė t’ia linte vendin njė administrate tė bashkuar dhe pėr tė shmangur tė gjitha pėrēarjet, komisioni me dashamirėsi mė kėrkoi tė jepja dorėheqjen nga funksioni im. Por, megjithatė, unė lirisht do t’i shprehem bashkėqytetarėve tė mi, qė unė kurrė nuk kam hezituar tė pranoj kėrkesėn qė shpreh qartė vullnetin e Fuqive tė Mėdha, tė po atyre qė mė zgjodhėn nė krye tė delegacionit shqiptar pėr t’i ofruar fronin princit tė sapozgjedhur. Dokumentet zyrtare qė buruan nga komisioni i bėnė homazhin qė unė e kisha bėrė gjatė presidencės sime dhe patriotizmit qė unė tregova. Ngjarjet qė unė ju kujtova, do t’ju lejojnė, zotėrinj, tė kuptoni qė, ditėn e parė tė krijimit tė Principatės Shqiptare, unė kam vetėm njė merak: atė tė plotėsimit tė tė gjitha dėshirave tė Fuqive tė Mėdha. Pėr momentin, komisioni mė ngarkoi tė kthehesha nė Neuwied, unė e dija me siguri qė myslimanėt pėrbėnin mazhoritetin e popullsisė shqiptare, tė cilėt njėkohėsisht nuk ishin tė kėnaqur nga zgjedhja e bėrė nga Evropa, por unė gjithashtu, dija qė influenca e autoritetit tim me tė cilin unė veprova me cilėsi si shef i principatės sė familjes mė tė vjetėr shqiptare, jo vetėm qė u diktoi qetėsi dhe paqe bashkėfetarėve tė mi, por gjithashtu, pranuan qė Evropa mė ngarkoi tė zbatoja dhe realizoja ēdo gjė qė ata mė ngarkonin. Vetėm njė veprim modest e bėri Komisionin e Kontrollit qė unė tė bėhesha personi i vetėm nė Shqipėri, i cili mund tė ndėrhynte dhe tė qetėsonte pakėnaqėsitė e popullit. Unė e dija gjithashtu, qė kjo do tė mė vinte nė njė pozitė tė tillė me bashkėqytetarėt e mi, qė do tė krijoja mjaft armiqėsi.

    Ardhja e princ Vidit
    Nė shkurt 1914, princ Vidi zbarkoi nė Durrės. Mungesa e pėrvojės e njohurive mbi: zakonet, traditat, servilizmi nė qėndrime tė caktuara, ngathtėsia e gabimet zgjuan pakėnaqėsitė popullore, tė cilat nuk ishin fashitur plotėsisht. Disa javė pas zbarkimit nė Durrės, revolucioni i detyroi Fuqitė tė dėrgonin njė flotė nė Portin e kėtij qyteti si shkak i aspiratave dhe pakėnaqėsive. Pėr fat tė keq, i bindur nė kontrollet e pėrfaqėsuesve diplomatikė austro-hungarezė, princi bėri njė veprim qė unė nuk do tė guxoja ta komentoja, pasi ai mė bėri njė vizitė personalisht. Natėn e 19 maj 1914, njė bateri (armė) e instaluar nė kopshtet e pallatit, qėlloi kundėr shtėpisė sime nė qendėr tė qytetit, gjatė tė cilave disa dėshmitarė panė trupat austriake teksa hynė nė banesėn time dhe shefi i tyre, oficeri holandez i ngarkuar nga Evropa pėr organizimin e xhandarmėrisė, isha me urdhėr arresti nė shtėpi. Nė atė kohė, unė isha ministėr i Luftės, ministėr i Ministrisė sė Brendshme dhe president i Kėshillit tė Ministrave. Unė pranova, por me kusht qė ministria italiane tė mė merrte nė mbrojtje nė gjykatėn Shqiptare. Kėshtu, rrodhėn ngjarjet qė mė detyruan tė lija postin tim dhe tė largohesha si refugjat nė Romė e mė pas nė Paris. Ky akt i shtoi akoma dhe mė shumė pakėnaqėsitė. Ndėrhyrja e vazhdueshme e pjesėtarėve tė Komisionit tė Kontrollit nuk e qetėsoi aspak gjendjen. Durrėsi pushoi se pasuri lidhje me pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė dhe autoriteti i princit ishte nė fuqi vetėm brenda njė perimetri 2 – 3 km. Kjo ishte situata para se tė shpėrthente Lufta e Parė Botėrore.

    Largimi i princ Vidit
    Katėr javė mė vonė ( shtator 1914 ) Vidi braktisi vendin duke u larguar me njė akt italian pėr nė Venecia. Tė gjithė pjesėtarėt e kabinetit e shoqėruan. Nė kėtė kohė unė isha nė Francė. Duke kuptuar se prania dhe pozicioni im do tė luante njė rol tė rėndėsishėm, i rrethuar nga armiqėsi, tė cilat donin tė mė bėnin pre tė ndikimeve qė unė disaprovova, unė lashė Parisin menjėherė dhe nga Shqipėria u nisa pėr nė Athinė e mė pas nė Nish. Pasi arrita nė Dibėr, mua mė ndanin ende disa orė nga Shqipėria dhe kur unė hyra nė Durrės u mirėprita nga masat e gjera tė pakėnaqura tė popullsisė. 24 orė mė pas, senati me unanimitet me emėroi president tė qeverisė, funksion qė kishte aprovimin e Fuqive tė Mėdha.

    Dy kampet
    Nė atė kohė vendi ishte ndarė nė dy kampe ndikimi: 1)atė tė austriakėve dhe 2)atė turk, i cili pėrfshinte njė masė mė tė gjerė. Unė isha kundėr tė dyjave. Mua mė takonte detyra tė rivendosja rregullin, qetėsinė, sigurinė. Drejtimi im mė siguroi aprovimin dhe pėrgėzimet e pėrfaqėsuesve diplomatikė tė mbetur nė Shqipėri pas largimit tė princ Vidit (arkivat e qeverive tė ndryshme mund ta vėrtetojnė kėtė). Gjatė kohės qė merresha me situatėn e brendshme tė vendit, nuk humba as rolin qė kisha nė luftėn qė sapo kishte filluar. Pas njė orė tė mbėrritjes sime nė Durrės, diplomatėt austro–hungarezė u mbėshtetėn nė miqėsinė e vjetėr tė qeverisė, pėr tė mė ofruar mrekullira, nėse do tė shpallesha pro Bllokut Qendror. Unė e refuzova kategorikisht kėtė ofertė. Ju lutem, zotėrinjtė e mi, tė rikujtoni qė ishim nė tetor 1914, agjentėt diplomatikė bullgarė mė afirmuan vendimin e sapomarrė kundėr Fuqive dhe pra kundėr Serbisė. Por unė prapė refuzova kategorikisht dhe nė tė njėjtėn kohė informova Ministrin e Punėve tė Brendshme tė Francės pėr qėllimet e Bullgarisė.
    Vendimet e mia ia lexova Fuqive, tė cilat vendosėn tė mblidheshin solemnisht pėr tė njohur kombėsitė e vogla dhe duke marrė vendime tė menduara drejt dhe mirė. Ishte nė kėtė moment qė unė guxova tė veproja me kurajė. Situata militare e aleatėve nuk ishte nė gjendje tė pėrkryer, marina viktoriane ishte e panjohur akoma dhe unė nuk gjeta mjaft pėrkrahje ndaj partisė qė zgjodha dhe adaptova. U trondita paksa nga arsyetimi i tyre pesimist, por kurrė nuk e vura nė dyshim triumfin final tė aleatėve.

    Toptani i shpalli luftė Austrisė
    Nė emėr tė qeverisė nė tė cilėn unė jam president, unė i deklaroj luftė Austrisė. Unė nuk vonova tė gjendesha pėrballė njė lėvizjeje tė re tė brendshme. Turqia u radhit nė Bllokun Qendror dhe shpalli luftėn e shenjtė. Dihet qė pjesa mė e madhe e popullsisė shqiptare ishte myslimane dhe ashtu si unė e paramendoja, ata u ndikuan mjaft nga kjo deklaratė, sipas sė cilės shkrimet e Kuranit ishin detyra tė domosdoshme pėr t’u zbatuar. Unė u shpalla kundėr myslimanėve tė mi, me tė gjitha energjitė qė kisha, njė lėvizje popullore u deklarua kundėr meje dhe po nė tė njėjtėn kohė Gjykata Ndėrkombėtare e Kostandinopojės, mė dėnoi me vdekje dhe informoi gjithė botėn islamike pėr kėtė. Por unė nuk u shqetėsova si nga njėra anė edhe nga tjetra.
    Me energjinė qė unė shpalosa, pėrmasat qė mora, pėrfundova duke i dhėnė njė arsye lėvizjes, e cila ishte pritur se do tė sillte pasoja tė mėdha, duke mos u kompromentuar kurrė nga detyrat pėr tė cilat unė u vetėsakrifikova. Nė kėto rrethana shtypėse, unė munda tė kapja rreth 30.000 pushkė dhe municione klandestine tė futura nė Austri. Nėse kėto armė do tė binin nė duar jo tė sigurta, ato me siguri do tė ktheheshin kundėr Serbisė. Veprimi im largoi rrezikun. Trupat serbe ranė pėrpara forcave shtypėse tė armikut dhe kėrkuan tė tėrhiqeshin, kundėr procesionit armik, unė duhet t’u shėrbeja, nė tė njėjtėn kohė mė erdhėn falėnderimet nga aleatėt, nga ana e Francės e Anglisė, tė shoqėruara me ngritje nė gradė me njė urdhėr ndėrkombėtar. Disa javė mė vonė, unė lehtėsova aktivitetin e kėtyre trupave mbi portin ku do tė zbarkonin, nė Korfuz. A duhet ta ndieja nevojėn tė insistoja mbi rėndėsinė e bashkėpunimit tim nė kėto rrethana? Trupat serbe tė rraskapitura nga marshimet nėpėr malet e mbushura me dėborė, duke duruar nozullimet, shpartallimet, pėrndjekjet e partizanėve austriake do tė ishin pre e lehtė e armikut dhe do tė ishte pjesė e njė marrėveshjeje tė ēmueshme. Princi Regant i Serbisė, gjatė njė pritjeje zyrtare nuk nguroi tė proklamonte me kryelartėsi qė nuk do tė pranonte kurrė tė bėnte pjesė nė marrėveshjen qė unė solla nė kėto rrethana tragjike, nė anėn tjetėr, Franca mė ofroi mirėkuptimin e saj. Meqenėse unė e rikujtova kėtė detaj, kjo nuk ėshtė absolutisht nė qėllim pėr tė titruar fitore, por pėr tė treguar ndihmėn qė unė mundėsova atėherė.

    Ngjarjet e Durresit

    Kriza e parė e rėndė e qeverisė sė princit ndodhi mė 19 maj. E nisur si njė incident i vogėl, si njė revoltė fshatarėsh, falė njė sėrė keqkuptimesh, mosmarrėveshjeve e dyshimeve, brenda pak orėsh do tė shndėrrohej nė njė konflikt kompetencash ndėrmjet xhandarmėrisė ndėrkombėtare dhe qeverisė shqiptare, pėr tė degjeneruar shumė shpejt nė akuza tė ndėrsjella tradhtie, qė shpunė nė arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashės. Mė 17 maj, nė Shijak, njė fshat midis Durrėsit dhe Tiranės, banda shqiptarėsh tė armatosur ishin ndeshur me njė kompani tė veēuar tė xhandarmėrisė. Mesa dukej, ata kėrkonin pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak pėr njė dhjetėvjeēar ndoshta edhe largimin e Esatit dhe, pas tė gjithė gjasave, synonin tė hynin nė Durrės pėr tė paraqitur kėrkesat e veta. Esat Pasha i dha urdhėr majorit Sluys tė vendoste dy mitraloza nė rrugė pėr tė mbrojtur kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu pėrgjigj se merrte urdhra vetėm nga princi ose eprorėt e tij holandezė. Kjo ishte njė fyerje, qė njė ministėr i Luftės, i porsaemėruar gjeneral nga vetė princi dhe, pėr mė tepėr, kreu i njė fisi me influencė dhe pasha osman, nuk mund ta duronte. Pėr pasojė, Esati i kėrkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevojė pėr majorin holandez, madje i kėshilluar edhe nga ministri i Italisė, Aliotti, vendosi t’i japė leje pėr njė kohė tė papėrcaktuar dhe mė pas pėr ta transferuar nė Shkodėr, Esati dha dorėheqjen nga qeveria. Princi e ktheu prapa dorėheqjen e ministrit tė tij, por nė kėtė pikė u vu re njė pėrmbysje pozicionesh krejt e beftė dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys arriti ta bind qė pashai ishte tradhtar dhe e shtyu qė tė merrte ndaj tij masėn e arrestit. Mė 19 maj, Sluys i ngarkuar tė kryente arrestimin, rrethoi shtėpinė e Esatit. Pas disa shkėmbimesh zjarri pashai u dorėzua.

    Ferdinando Salleo per Esat Toptanin

    Mė 12 shkurt, Esati u nis nga Shqipėria pėr tė kryer misionin e vet solemn, pasi kishte mbajtur njė fjalim himnizues pėr princin. Tri ditė pas vizitės sė Vidit nė Romė pa ia bėrė syri tėrr, pashai deklaroi para gazetarėve nė Romė se “vetėm pak ngatėrrestarė kishin arritur pėr njė moment ta shtynin Evropėn tė besonte se nė Shqipėri ekzistojnė pėrnjėmend pėrēarje”, dhe u shpreh krenar e mirėnjohės pėr misionin qė e kishin ngarkuar, duke shtuar: “Delegacioni qė unė kryesoj ėshtė manifestimi i parė i ndėrgjegjes kolektive qė populli shqiptar ka dėshmuar qė nga koha e Skėnderbeut”.
    Esati e siguroi princin se “tė gjithė shqiptarėt, pa asnjė pėrjashtim, do tė jenė nėnshtetas tė Madhėrisė Suaj dhe pėrherė tė gatshėm pėr t’ju ndihmuar nė pėrpjekjet tuaja pėr ta shpėnė Shqipėrinė drejt njė tė ardhmeje tė begatė e tė lavdishme”, dhe e pėrfundoi fjalimin me shprehjen rituale “Rroftė mbreti!”.
    Ndėrkohė, rrugės sė kthimit pėr nė Durrės, Esat Pasha qėndroi nė Vjenė, ku mė 1 mars, sipas tė njėjtit ritual qė ndoqi edhe nė Romė, u prit nga perandori plak dhe Berchtold-i, i cili e dekoroi me Kryqin e Urdhrit tė Franc Jozefit. Kėtu kemi njė hollėsi interesante, por jo tė padobishme pėr tė kuptuar konkurrencėn ndėrmjet austriakėve dhe italianėve. Po atė ditė, ambasadori italian nė Vjenė, Avarna, e ftoi Esatin nė ambasadė dhe i dorėzoi medaljen e Kavalierit tė Kurorės sė Italisė. Ndėrkohė, pėshtjellimi nė Shqipėri sa vinte dhe rritej. Nė Durrės u organizua njė manifestim patriotik ortodoks nė pėrkrahje tė Vidit, ku, myftiu i popullsisė myslimane, nga ana e tij, mbajti njė fjalim himnizues rreth bashkimit tė shqiptarėve pa dallim feje dhe besimi. Nė tė njėjtėn kohė, Zografosi i telegrafonte Komisionit tė Kontrollit nga Korfuzi, ku i bėnte tė ditur se “njė kuvend i epirotėve”, i mbajtur nė Gjirokastėr, kishte vendosur tė mos e njihte sovranitetin e Shqipėrisė dhe se e konsideronte akt armiqėsor hyrjen e trupave shqiptare nė “Epir”. Udhės pėr nė Durrės, Princi u prit nė mėnyrė festive mė 5 mars, nė Trieste, jo vetėm nga autoritetet austriake, por edhe nga ofiqarėt katolikė shqiptarė tė lidhur me Austrinė, arqipeshkvi Bianchi, si dhe kanoniku i fuqishėm i kryeqytetit, imzot Kaēorri. Pas hipjes nė “Taurus” qė kishte ngritur flamurin shqiptar dhe vizitės nė kėshtjellėn e Miramare-s, kujtime ogurzeza prej Maksimilianit tė Habsburgasve- i pėrshėndetur sipas ritit me tė shtėna topi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-01-2013 mė 18:16

Tema tė Ngjashme

  1. Paskal Milo: Ju tregoj prapaskenat e Rambujesė
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-03-2017, 15:39
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 12:22
  3. Thanas Nano: Ju tregoj historinė e jetės time
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:54
  4. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •