Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tartabiqet e Enver Ramizit.

    hekri pa dashje nxjerr nje sekret..

    qe enver ramizi kan perdorur "tartabiqet" ne pergjimin e njerzve..
    po ku i blene valle se vet nuk i prodhonte shqiperia..

    panorama..

    ----

    hekuran isai
    intervista

    “Peripecitė e drejtimit tė Ministrisė sė Brendshme”


    Hekuran Isai: Ja si na gėnjenin spiunėt e Sigurimit




    Fatos Veliu
    Hekuran Isai ėshtė njė ndėr emrat e njohur tė nomenklaturės sė lartė tė Partisė dhe tė shtetit komunist. Ndėrkohė qė ishte anėtar i Byrosė Politike, nė vitin 1982, pikėrisht kur Feēorr Shehu u ekzekutua si armiku i radhės i partisė–shtet, ai mori postin e ministrit tė Brendshėm, duke u bėrė kėshtu njė nga njerėzit dhe bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Enver Hoxhės.

    Ai kujtohet si njeriu qė ka shmangur gjakderdhje nė prag tė rrėzimit tė monumentit tė Enver Hoxhės.
    Ka lindur nė Peqin, mė 7 maj tė vitit 1933. Arsimin fillor (8- vjeēar) e kreu nė vendlindje, ndėrsa tė mesmin nė Cėrrik. Nė vitet 1964-1967 ka kryer shkollėn e Lartė tė Partisė nė Tiranė. Mė pas, nė vitet 1952- 1954, u specializua nė B.S. nė fushėn e naftės. Pas kėsaj rikthehet nė Cėrrik. Viti 1955 e vesh atė me uniformėn ushtarake pėr tė kryer shėrbimin e detyrueshėm. Dhjetė vite mė vonė, pra nė vitin 1966, ai shkoi sėrish nė shkollėn e Partisė, ku kėtė herė studioi nė degėn e Ekonomisė. Pas kėsaj, nė vitin 1967, emėrohet sekretar nė Komitetin e Partisė tė Elbasanit. Nė vitin 1970, emėrohet sekretar i parė i Komitetit tė Partisė sė Librazhdit, ndėrsa nė vitin 1973, sekretar i parė i Dibrės. Ka qenė shkurti i vitit 1975, kur Hekuran Isai u zgjodh anėtar i Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, njėkohėsisht dhe sekretar i Komitetit Qendror tė Partisė, ndėrsa nė vitin 1982 ai emėrohet ministėr i Punėve tė Brendshme.
    Sot, kur i ka mbushur 70 vitet, ai e kalon kohėn me ish-kolegėt e tij tė vjetėr, me tė cilėt ka qenė nė krye tė dikasterit mė tė rėndėsishėm tė shtetit komunist, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Ndėrsa ka pranuar jo pa vėshtirėsi tė flasė pėr periudhėn e 10-vjeēarit tė fundit, kur ai ka qenė njeriu i fuqishėm i shtetit dhe qė ka pasur nė dorė gjithė mekanizmat e diktaturės, ai mundohet tė tregohet modest, pasi nė shumė raste nuk i pėlqen tė flasė personalisht pėr veten.
    Nė numrin e kaluar keni lexuar pėr periudhėn e karrierės sė jashtėzakonshme tė tij nė hierarkinė mė tė lartė shtetėrore. Pse pikėrisht Enver Hoxha, pas ndėshkimeve ekstreme qė bėri nė Ministrinė e Brendshme, duke pėrfunduar me pushkatimin e ministrit Feēorr Shehu, gjeti si figurė tė pėrshtatshme pėr tė drejtuar atė ministri, Hekuran Isain.
    Mėnyrat dhe problemet e vėshtira qė ai haste gjatė drejtimit tė Ministrisė sė Brendshme nė periudhėn komuniste. Ēfarė mendoi kur mori detyrėn e vėshtirė, ndėrsa diktatura kishte pushkatuar tė gjithė njerėzit qė ishin ulur nė atė kolltuk. E kaluara e Hekuran Isait dhe peripecitė qė e shoqėruan derisa arriti nė majat e pushtetit komunist. Si e evidentoi Hysni Kapo dhe njohja qė pati me Enverin nė Plenumin e Partisė tė Elbasanit. Vizita e papritur nė Kinė, ku Hekurani do tė zėvendėsonte Mehmet Shehun nė krye tė delegacionit shqiptar. Ēudia e tij pėr pėrkujdesjen e veēantė tė autoriteteve kineze gjatė kohės qė qėndroi atje, dhe si i ndryshoi karriera sa erdhi nė Shqipėri. Jeta e tij e re si bashkėpunėtor i afėrt i Enver Hoxhės etj. Intervista e sotme e ish-ministrit Isai vazhdon pikėrisht me historitė e veēanta pėr specifikat e punės sė tij tė vėshtirė qė kishte tė bėnte me jetėn e njerėzve, tė cilėt bėheshin viktima tė spiunėve tė papėrgjegjshėm. Urdhri i Isait pėr tė verifikuar bashkėpunėtorėt, duke u vėnė pėrgjues nė astarin e xhaketave dhe masat qė merrnin nė rastet e shkeljeve tė tilla etj.
    Zoti Hekuran, do ishte me interes tė dinim se kush ka qenė njeriu i cili ju ka “piketuar” qė u ngjitėt nė majėn e lartė tė shtetit komunist?
    Duhet tė ketė qenė Hysni Kapo. Ai ka qenė dhe personi qė na pėrzgjodhi nė detyrat e larta tė sekretarit tė parė dhe po ai ka qenė qė na ka propozuar pėr mė lart. Pasi Hysni Kapo, qė ta dish ti, ėshtė marrė gjithnjė drejtpėrsėdrejti me problemet e kuadrit tė lartė.
    Nga e nisėt punėn pas aq pėrfoljeve pėr atė ministri?
    Mund tė thuash se njė nga shqetėsimet kryesore qė po e fuste atė ministri nė qorrsokak ishte papėrgjegjshmėria e bashkėpunėtorėve tė saj, nė drejtim tė kompletimit tė dosjeve tė elementėve, tė cilat viheshin nėn kontroll nga strukturat e saj.
    Nė ē’kuptim?
    Ishte forma e funksionimit tė bashkėpunėtorėve pėr tė sjellė informacione pėr dosjen qė, sipas ligjit, bėhej objekt i policisė hetimore. Nė disa raste, nga verifikimet e bėra, konstatova papėrgjegjshmėri nga vetė njerėzit qė policia i kishte marrė nė shėrbim, duke siguruar tė dhėna tė jashtėligjshme, tė cilat rrisnin artificialisht viktimat.
    Ēfarė konstatuat konkretisht?
    Duke bėrė kontrolle tė veēanta nėpėr degėt e brendshme tė rretheve pėr t’u njohur me situatėn dhe problemet e veēanta, unė, veē raportimeve gojore apo me shkrim qė mė bėnin drejtuesit e degėve, krijova dhe njė metodė tė re tė punės sime. Merresha vetė me dokumentet dhe me dosjet sekrete pėr tė parė se ēfarė bėhej mė konkretisht. Njė ndėr shqetėsimet e mia ishte se ēfarė bėhej me njerėzit, qė sipas ligjit, viheshin nėn kontrollin e strukturave tona. Mirėpo, qė tė jem shumė i sinqertė me ty, fillova tė dyshoja qė nė fillim nė lidhje me pasaktėsitė. Kjo mė la tė kuptoja se kishte bashkėpunėtorė tė pandėrgjegjshėm.
    Ēfarė bėtė?
    Nuk ishte e thjeshtė pėr njė ministėr qė tė arrinte njė konstatim tė tillė. E di ēfarė do tė thoshte qė kishe njerėz qė kishin keqkuptuar ligjin dhe kompletonin dhjetėra dosje pėr t’ia kaluar Prokurorisė? Isha i shqetėsuar, se nuk ishte qėllimi tė rregulloje njė apo dy raste. Nė kėtė formė po merreshin njerėz nė qafė. Ky nuk ishte orientim nga lart, por veprim nga poshtė.
    Mund tė jeni mė konkret?
    Unė mund t’ju them ndonjė shembull qė tė kuptoni idenė time. Po pėrmend njė rast; Duke kontrolluar Degėn e Punėve tė Brendshme tė Gjirokastrės, mes tė tjerash, gjeta njė dosje qė kompromentonte pėr “ideologji e propagandė” disa ēobanė, apo barinj t’u themi, qė ishin aty me bagėtitė e tyre nė lartėsitė e Ēajupit. Pra, qė kishin folur keq pėr pushtetin, sistemin, Enverin, e ku e di unė ēfarė tė tilla kishte nėpėr fletėt dhe nėpėr shiritat e incizimit. Mirėpo, do tė thoni ju se ēfarė tė keqe ka kėtu, se ata kishin shkelur njė nga ligjet mė tė rėndėsishme tė asaj kohe, dhe nė momentin qė bashkėpunėtori i Sigurimit kishte sjellė informacionin, mund tė quhej e konsumuar vepra penale. Pas kėsaj duhej qė normalisht tė bėhej arrestimi i tyre dhe dihej se si do tė vente filli i jetės jo vetėm i tyre, por edhe i familjeve. Pikėrisht kėtu ishte shqetėsimi im.
    Ku ishte shkelja e ligjit nė kėtė rast?
    Shqetėsimi qėndronte nė faktin se, nga tė gjitha strukturat nuk ishte kuptuar mėnyra, vendi dhe rregullat e funksionimit tė bashkėpunėtorėve. Qėllimi i tyre nuk ishte tė provokonin dhe tė detyronin elementėt qė tė bėnin gabime politike. Njė bashkėpunėtor nuk duhej tė shkonte me qėllim tė caktuar, siē kishte ndodhur nė rastin e bashkėpunėtorit tė Gjirokastrės me barinjtė e Ēajupit, pėr tė marrė me ēdo kusht atė pjesė tė bisedės qė bėnte vetėm vlerėsim negativ.
    Pse, si kishte vepruar bashkėpunėtori juaj nė radhėt e ēobanėve tė Ēajupit nė Gjirokastėr?
    Kishte shkuar me aparat incizimi nė xhep dhe kishte hyrė nė bisedė nė mėnyrė konfidenciale. Sigurisht ai njihej me ta, madje mund tė ishte dhe mik i tyre. Por ja qė nė njė moment, me papėrgjegjshmėrinė e tij, ai mund t’i merrte nė qafė. Nė rastin konkret, ai i kishte provokuar duke u folur vetė i pari pėr bisedat qė i interesonin. Shante i pari sistemin dhe tė tjerėt natyrshėm qė do ta mbėshtesnin jo nė pak raste, pasi njeriu sado dakord tė jetė me diēka, ka dhe rezerva qė i mban pėr vete. Kėshtu, nė njė bisedė tė lirė dhe tepėr intime, larg syrit dhe veshit, kėta njerėz detyroheshin tė flisnin. Mirėpo, me ligj kėta duhej tė ndėshkoheshin.
    Pse?
    Ligji, sipas asaj kohe, fliste dhe duhej tė ndėshkonte pikėrisht elementėt qė ishin bėrė shqetėsim, duke folur dhe sharė me qėllim nė ēdo vend dhe mjedis, madje kur kishin dhe qėllim tė pėrpunonin njerėz kundėr sistemit dhe shtetit, dhe jo pėr njerėz qė pas shumė provokimesh thonė mendimin e tyre, si nė rastin e ēobanėve.
    Ēfarė masash morėt ju nė atė rast?
    Unė isha ministėr dhe nuk ishte fjala pėr njė apo dy raste, mė shqetėsonte nė parim se si keqinterpretohej ligji. Po ndėshkoheshin nė atė mėnyrė njerėz jo vetėm tė pafajshėm, por edhe nga ata qė ishin tepėr korrektė. Mirėpo, nga sa vura re, kjo po ndodhte rėndom nė shumė struktura. Unė jepja urdhrat e veēantė pėr rastet e konstatuara dhe nxirrja pėrgjithėsimet pėr tė gjithė Shqipėrinė, ku rastet e konstatuara i pėrgjithėsoja, sigurisht jo me identifikim konkret, por me mėnyrėn e tė vepruarit nė parim. Ligji fliste qė elementėt e lėkundur jo qė nuk duhej tė provokoheshin, por tė bėhej e kundėrta, qė tė mos binin nė gabime qė mund tė ndėshkoheshin.
    Cili ishte urdhri juaj nė kėto raste?
    Shkurt, flisja pėr bashkėpunėtorėt dhe pėr mėnyrėn se si dhe ku duhej tė vepronin ata. Udhėzoja qė tė jenė tė kujdesshėm dhe tė mos bėnin objekt tė punės sė tyre kėdo.
    Po raste kur ju gėnjenin bashkėpunėtorėt, a kishit konstatuar?
    Po, kishim konstatuar. Fjalė ėshtė kjo? Jo njė, por disa, qė me sa kuptova unė, mund t’i kundėrviheshin dikujt pėr ta “fundosur”.
    Ēfarė bėtė ju si ministėr pėr ta eliminuar kėtė fenomen tė rrezikshėm?
    Unė kam dhėnė urdhėr me shkrim, madje kam nxjerrė disa qarkore pėr pėrpunim tė brendshėm nė strukturat e degėve nė rrethe, qė tė pėrdoreshin tė gjitha mundėsitė pėr tė verifikuar bashkėpunėtorėt mbi tė cilėt kishte dyshime. Pėr kėtė gjė, unė kam dhėnė edhe njė shembull tė njė bashkėpunėtori qė e konstatova nga verifikimi i njė dosjeje qė kam parė nė Elbasan. Kėtė e arrita pasi e njihja personalisht personin, pėr tė cilin flitej nė dosje dhe e pashė me sytė e mi se gjithēka qė ishte shkruar pėr tė nė atė dosje nuk ishte e vėrtetė. Pas kėtij konstatimi, kam dhėnė urdhėr pėr tė verifikuar bashkėpunėtorin.
    E verifikuat?
    Patjetėr. Unė, nėpėrmjet njė shembulli, doja tė evitoja fenomenin nė tė gjithė Shqipėrinė. Kėshtu u veprua, sipas metodave tė njohura.
    Na flisni mė konkretisht, meqenėse bėhet fjalė pėr njė episod..
    U vendos qė tė verifikohej bashkėpunėtori pėr saktėsinė e materialit informues qė sillte pėr objektin e tij tė vėnė nė vėzhgim. Kėtu e kam fjalėn pėr rastin e bashkėpunėtorit nė Elbasan qė pėrmenda mė lart. Kur u bė kostumi i tij te rrobaqepėsi, apo u ēua ai ekzistues duke gjetur forma apo rrugė tė ndryshme maskimi, nė mėnyrėn mė profesionale apo mė tė fshehtė si tė thuash, u bė e mundur t’i vendosej njė pėrgjues. Pastaj iu la detyrė qė tė sillte njė informacion shtesė pėr objektin e atij qė i kishte kompletuar dosjen. Ndėrkohė, ēfarėdo bisede qė tė bėnte ai (bashkėpunėtori) dhe me kėdo ta bėnte, njerėzit e degės kishin mundėsi qė nė distancėn deri nė 400 metra ta dėgjonin dhe ta incizonin ndėrkohė. Kur ai takoi personin e bėrė objekt, e gjithė biseda midis tyre u incizua dhe u zbardh. Kėshtu, ne kishim nė dorė atė qė kishte deklaruar saktėsisht personi qė bisedonte me bashkėpunėtorin tonė. Pas kėsaj pritėm bashkėpunėtori tė na sillte materialin e tij informativ. Nga ballafaqimi doli ajo qė pritej, se ai kishte shtuar shumė mė tepėr nga sa ishte biseduar.
    Ēfarė bėtė pas kėsaj?
    Duhej mund i madh pėr tė disiplinuar atė punė, tė cilės i kishte shkuar filli nė atė mėnyrė. Nuk ishte njė e dy, por njė proces i tėrė pėr tė futur frymėn e qetėsisė dhe normalitetit objektiv nė organet specifike tė ministrisė. Vetėm duke punuar ngadalė e ngadalė me durim, qetėsi dhe kėmbėngulje, arritėm t’ia dilnim mbanė. Pas kėtyre proceseve, Ministria e Brendshme mori njė frymėmarrje tjetėr. Atje nuk shiheshin mė njerėzit si armiq me qėllimin e vetėm pėr t’i futur brenda. Pėr kėtė janė dėshmitarė tė gjithė...





    Isai: Pas njohjes me Enver Hoxhėn mė “shkėlqeu” karriera

    Nė lidhje me interesimin tonė pėr marrėdhėniet e Isait me liderin e shtetit komunist, Enver Hoxhėn, ish-ministri i besuar Isai shpjegon: Para viteve ’60, Enver Hoxha nuk mė njihte fare personalisht. Mund t’ju them njė tė vėrtetė tė padiskutueshme, se ka qenė vetė puna ajo qė mė ka bėrė tė njohur tek ai. Pėr herė tė parė nga afėr e kam takuar kur erdhi nė Cėrrik nė vitin 1960. Atėherė kam qenė sekretar Partie. Kam bėrė njė takim tė pėrgjithshėm bashkė me tė tjerėt. Takimi tjetėr, ose njohja e mirė e tij pėr personin tim, u bė kur u thirra nė mbledhjen e Komitetit tė Partisė sė Elbasanit, nė aktivin e zgjeruar qė po bėhej aty. Unė isha sekretar i sarė i Librazhdit, kėshtu qė ne jo vetėm qė ishim tė pranishėm nė kėto mbledhje, por kishim dhe detyrėn e diskutimit, ku do tė flisnim pėr punėn nė rrethet tona. Ka qenė viti 1973. Atje u fol gjerė pėr luftėn kundėr kriminalitetit. Diskutimi im, tė cilin u mundova ta bėja tepėr konkret duke e ilustruar dhe me shembuj aktualė dhe tė thjeshtė, pashė qė u pėlqye shumė, sidomos nga Enver Hoxha.
    Pikėrisht pas atij prezantimi, karriera e nisur prej meje u bė mė e thjeshtė. Kur mbajta atė diskutim isha sekretar i parė i Librazhdit, por qė mė pas u bėra sekretar i parė i rrethit tė Dibrės e pas dy vjetėsh, pra nė vitin 1975, nga kandidat i Komitetit Qendror kalova nė anėtar i Byrosė Politike, ndėrkohė qė isha sekretar i Komitetit Qendror i Partisė.



    neser do te lexoni

    Si e mėsoi Hekuran Isai atė ēka ndodhte nė sallat e torturave me tė dėnuarit ose tė ndaluarit e atėhershėm.
    Masat qė ai mori kur mėsoi pėr veprimet kriminale tė Nevzat Haznedarit, ndaj tė dėnuarve politikė
    Tė vėrtetat mbi atė ēka ndodhte nė hetuesinė e tė arrestuarve politikė nė ambientet e burgjeve komuniste


    panorama


    --


    tartabiqet-pergjues qe perdorte PPSH-ja
    ja nje shembull qe e tregon Hekri..


    Kishte shkuar me aparat incizimi nė xhep dhe kishte hyrė nė bisedė nė mėnyrė konfidenciale. Sigurisht ai njihej me ta, madje mund tė ishte dhe mik i tyre. Por ja qė nė njė moment, me papėrgjegjshmėrinė e tij, ai mund t’i merrte nė qafė. Nė rastin konkret, ai i kishte provokuar duke u folur vetė i pari pėr bisedat qė i interesonin. Shante i pari sistemin dhe tė tjerėt natyrshėm qė do ta mbėshtesnin jo nė pak raste, pasi njeriu sado dakord tė jetė me diēka, ka dhe rezerva qė i mban pėr vete. Kėshtu, nė njė bisedė tė lirė dhe tepėr intime, larg syrit dhe veshit, kėta njerėz detyroheshin tė flisnin. Mirėpo, me ligj kėta duhej tė ndėshkoheshin.

    shembulli tjater:

    hekri tregon:

    Na flisni mė konkretisht, meqenėse bėhet fjalė pėr njė episod..
    U vendos qė tė verifikohej bashkėpunėtori pėr saktėsinė e materialit informues qė sillte pėr objektin e tij tė vėnė nė vėzhgim. Kėtu e kam fjalėn pėr rastin e bashkėpunėtorit nė Elbasan qė pėrmenda mė lart. Kur u bė kostumi i tij te rrobaqepėsi, apo u ēua ai ekzistues duke gjetur forma apo rrugė tė ndryshme maskimi, nė mėnyrėn mė profesionale apo mė tė fshehtė si tė thuash, u bė e mundur t’i vendosej njė pėrgjues. Pastaj iu la detyrė qė tė sillte njė informacion shtesė pėr objektin e atij qė i kishte kompletuar dosjen. Ndėrkohė, ēfarėdo bisede qė tė bėnte ai (bashkėpunėtori) dhe me kėdo ta bėnte, njerėzit e degės kishin mundėsi qė nė distancėn deri nė 400 metra ta dėgjonin dhe ta incizonin ndėrkohė. Kur ai takoi personin e bėrė objekt, e gjithė biseda midis tyre u incizua dhe u zbardh.


    --



    ja me ca merrej partia sokolesh e punes..

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Kurse une e dija Braro se ligji themelor i shtetit ishte Kushtetuta e RPSSH , e cila garanton LIRINE E FJALES dhe ndalonte torturat dhe DENIMIN FAMILJAR.....Zoteria lart , pak a shume na pohon qe gjate kohes qe na ka qene minister i puneve per permbrendshme, Kushtetuta na qenka shkelur me te dyja kembet! Na ky vete, dhe nga vartesit e tij!

    A ka Prokuror te Pergjithshem Shqiperia apo jo? Nese ka a i lexojne gazetat apo e kane mendjen per laraska? Ai Sala qe eshte kryeminister sot, ka ndonji keshilltar ligjor?
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Sala i futi ne gjyq kta (ramizin, aranit celen, simon stefanin, etj...) por plasi 97-ta dhe i nxorri nanua jashte serisht...

    eh! sot jane nja 70, 80 e ca vjec kta dhe Sala ka probleme nga te kater anet (elektrikun, korrupsionin, etj)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka gjera interesante ne kto qe tregon hekri..
    Ai po shkruan perdit ne "panorama" e po ben nje retush mjeshteror te diktatures.. kuptohet me udhezim nga lart e po e paraqet kanibalen PPSh si nje Halle babaxhane e ate vet Hekrin si nje bari i mire delesh qe coku dhe i binte me plis bagetise..
    mirpo jan gjalle gani kodra me shok qe i kan provuar ganxhat e krokodil Hekuranit qe benin kerdine ne birucat e hetuesise Envero-Ramiziane..

    por le te shohim nje aspekt tek tregimet plot humor te babaxhanit hekuran ..

    per te ven tartabiqin (mikro-pergjyesin e sofistikuar elektronik) ne nje kostum eshte dashur patjater dhe dora e ustait rrobaqepes..

    cbehet sot me kta Rrobaqepes ne sherbim te kanibaleve te dikurshem?

    Ata nuk flasin..

    Sa e frikshme eshte Shqiperia.. e mbushur me te tille "heronj te heshtur".. qe mund ti takojme ne nje kafene a nje forum.. ne tren a ne otobuz..
    kushedi sa njerez naiv bien ne kurthet e tyre..

    Diktatura jeton.. dhe majmet ne kurrizin e idiotesise e tolerances tone..

    pi i qete kafene o jekuran.. aty ne shqup.. o shoku i ramizit.. e tall k.oqet me kte popull..

    ata nen varre e nen pa-varre --- sflasin dot..
    ne te gjallet shkojm si karroc dyli..e prej hundesh terhiqemi nga Mafia e padukshme qe na sundon..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •