Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    KGB dhe Shqiperia

    Gazeta Shekulli



    Dokument i KGB, zbardhet biseda.

    Enver Hoxha-Stalinit: Bashkimi Sovjetik shpëtoi Shqipërinë nga pushtimi jugosllav.



    DOKUMENTET

    KGB: E vërteta e takimeve Enver - Stalin.

    Pas dokumentave të siguruara nga gazeta “Shekulli” që zbardhnin takimin e Enver Hoxhës me Titon në 1947 kur kontradiktat mes Shqipërisë e Jugosllavisë po dilnin në shesh, takimi i Stalinit me Enver Hoxhën në vitin 1949 e plotëson tablonë. Aq më tepër që Jugosllavia ishte tema kryesore e bisedës mes ish-udhëheqësit komunist shqiptar dhe diktatorit sovjetik. Protokolli i takimit të zhvilluar më 23 mars 1949, që hedh dritë mbi raportet e vërteta ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, është botuar pak ditë më parë në revistën e përjavshme “ABC” dhe do të botohet i plotë edhe në gazetën “Shekulli”. A e njihte në të vërtetë Stalini Shqipërinë aq sa pretendon Enver Hoxha në librin me kujtime kushtuar pikërisht takimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të PK së BRSS?

    Në strofkullën e KGB-së për Shqipërinë.
    Lubianka është një ndërtesë gjigande në mes të Moskës. E ndërtuar në periudhën e Perandorisë Ruse, ajo ka shërbyer për më shumë se 80 vjet si qendër e shërbimit sekret rus e më pas sovjetik. Në korridoret e saj, deri në rënien e Bashkimit Sovjetik, askush nuk mund të hynte. E, megjithatë, sekretet që gjendeshin brenda saj kanë tërhequr për vite me radhë kuriozitetin e miliona njerëzve në botë. Në një ndarje të saj, natyrisht të vogël, gjendej edhe informacioni për Shqipërinë. KGB-ja ka zhvilluar një informacion të sajin mbi vendin tonë, larg ngjyrimeve politike e emocionale që u jepeshin raporteve Shqipëri-BRSS nga Tirana zyrtare.

    Ja sa e njihte Stalini Shqipërinë.
    Dokumentet sekrete që do të botojmë me vijim, janë të shërbimit sovjetik të inteligjencës dhe zbardhin të vërtetën e takimeve ndërmjet Enver Hoxhës dhe Josif V. Stalin. Bëhet fjalë për dokumente autentikë, të cilët dëshmojnë për nivelin e interesit dhe të njohjes që ka pasur Stalini për Shqipërinë dhe për politikanët shqiptarë. Në librin e tij "Me Stalinin, Enver Hoxha ka paraqitur me tone entuziaste takimet e tij me udhëheqësin sovjetik dhe për mënyrën se si ai i ka pritur dhe se si e ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në luftën e ftohtë mes kampeve komuniste e kapitaliste. Por, dokumentet e KGB-së dëshmojnë se takimet nuk kanë pasur aq ngjyra të ndezura. Në pjesën e parë, ABC po boton shënimet nga protokolli i takimit Hoxha-Stalin të 23 marsit 1949. Mungesa e njohurive të Stalinit mbi Shqipërinë dhe diskutimet lidhur me Jugosllavinë e Titos. Në atë kohë, pra në vitin 1949, si Bashkimi Sovjetik, ashtu edhe Shqipëria i kishin prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë.


    DOKUMENTI SEKRET I KGB

    Në bisedën me Stalinin Enver Hoxha thotë se letrat e partisë bolshevike që i shkuan KQ të Partisë Komuniste Jugosllave nga Bashkimi Sovjetik dhe lufta e Informbyrosë e shpëtuan Shqipërinë nga një katastrofë e pashmangshme, nga qëllimet e nacionalistëve jugosllavë kundër Shqipërisë



    Regjistrimi i bisedës së J.V.Stalinit dhe Enver Hoxhës për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, për politikën e jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë

    Moskë/ 23 mars 1949/ Ora 22.00

    Sekret

    PROTOKOLLI I TAKIMIT/ Marrin pjesë: Nga sovjetikët, A.J. Vishinskij, i dërguari i BRSS në Shqipëri, D.C. Çuvahin dhe V.J. Eforfejev (përkthyes).
    Nga ana shqiptare: Kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Spiro Koleka dhe i dërguari i Shqipërisë në BRSS, M. Prifti.

    Pas shkëmbimit të përshëndetjeve, shoku Stalin pyet nëse delegacioni shqiptar udhëtoi mirë.

    ENVER HOXHA përgjigjet se delegacioni shqiptar arritit shumë mirë. Hoxha thotë se atij i është besuar para së gjithash t'i transmetojë shokut Stalin në emër të partisë dhe të popullit të Shqipërisë ndjenjat me të thella të dashurisë dhe të mirënjohjes për gjithçka që është bërë dhe bëhet për Shqipërinë.

    SHOKU STALIN falenderon. Ai pyet nëse gjithçka është çuar në Shqipëri që i është premtuar.

    ENVER HOXHA i përgjigjet pozitivisht.

    SHOKU STALIN thotë se është gjë e mirë që njerëz sovjetikë hipën në anijen italiane të linjës dhe e sollën atë. Anija u suall pa u dëmtuar fare. Ndërsa kryqëzorin e drejtonin italianët. Ata e dëmtuan atë në Detin e Zi para se t'i dorëzohej Bashkimit Sovjetik. Shoku Stalin i cilësoi italianët në këtë çështje si njerëz jo të mirë.

    ENVER HOXHA thotë se kështu ndodh gjithmonë me italianët.

    Sh. STALIN pyet ç'problem ka Hoxha.

    ENVER HOXHA i përgjigjet se ai para së gjithash do të diskutonte e përshkruante situatën që është krijuar në Shqipëri dhe në parti, pastaj të kalojë në paraqitjen e disa kërkesave të karakterit ekonomik, si dhe të flasë për ushtrinë shqiptare dhe për nevojat e saj. Përveç kësaj, ai do të dëshironte të bëjë disa pyetje për të cilat shokët shqiptarë do të dëshironin sqarime nga ana e shokut Stalin. Në përfundim Hoxha do të dëshironte të përshkruajë shkurtimisht gjendjen në kufijtë e Shqipërisë.

    Sh. STALIN vëren se Hoxha nuk është i kufizuar dhe mund të paraqesë çdo lloj problemi që ai dëshiron.

    ENVER HOXHA thotë se letrat e partisë bolshevike që iu dërgon KQ të Partisë Komuniste Jugosllave dhe nga lufta e Informbyrosë e shpëtuan Shqipërinë nga një katastrofë e pashmangshme.

    Shoku STALIN pyet në se mund të konsistonte kjo katastrofë.

    ENVER HOXHA i përgjigjet se nacionalistët jugosllavë po ndiqnin qëllime të caktuara të drejtuara kundër BRSS, kundër kampit demokratik dhe anti-imperialist, kundër vetë Shqipërisë.

    Shoku STALIN shtoi: Dhe kundër myslimanëve.

    ENVER HOXHA thotë se dhe ai është i të njëjtit mendim.
    Hoxha deklaron se nacionalistët jugosllavë të grupit të Titos kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre subversive në Shqipëri që në kohën e çlirimit të Shqipërisë. Komunistët shqiptarë nuk mund të mos shihnin që marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë zhvillohen në mënyrë jo të kënaqshme. Megjithatë vigjilenca revolucionare e partisë së Shqipërisë nuk ishte mjaft e mprehtë. Përgjegjësia më e madhe lidhur me këtë bie direkt mbi atë, Enver Hoxhën. Rol të madh luajti dhe fakti që shqiptarët u mësuan që në kohën e luftës t'u besojnë marrëdhënieve miqësore të jugosllavëve. Të gjitha këto, të marra së bashku, shkaktuan që udhëheqësit shqiptarë të mos vinin re se, si thuhet në popull "peshku u qelb nga koka". Trockistët jugosllavë u morën me lloj-lloj intrigash brenda partisë shqiptare, duke bërë përpjekje për ta përçarë atë. Në këtë veprimtari subvensive ata mbështeteshin në përkrahjen e ithtarëve të tyre që përfaqësoheshin nga Koçi Xoxe, Pandi Kristo etj.
    Shoku STALIN pyet nëse këta persona janë sllavë.

    ENVER HOXHA i përgjigjet pozitivisht, duke thënë se Koçi Xoxe është me origjinë nga Maqedonia, ndërsa Pandi Kristo është nga Korça.

    Shoku STALIN pyet se cilës fe u përkasin këta njerëz.

    ENVER HOXHA i përgjigjet se ata janë ortodoksë. Hoxha deklaron se letrat e KQ të PK (b) demaskuan pozitën armiqësore të trockistëve jugosllavë. Po të mos ishin këto letra, atëherë komunistëve të ndershëm shqiptarë do t'u duhej të dilnin në mal herët apo vonë që të luftonin përsëri. Duke angazhuar punën e saj, partia shqiptare nxori përfundimin se çfarë është thënë në letrat e KQ të PK (b) tërësisht i takon dhe asaj, me përjashtim që komunistët shqiptarë asnjëherë nuk kanë humbur ndjenjat e dashurisë dhe besnikërisë ndaj popullit sovjetik, partisë bolshevike dhe shokut Stalin.
    VIJON NESËR
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 25-10-2005 mė 10:42

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    (vazhdim)

    Shoku STALIN thotë se në këto letra (Letrat e partisë bolshevike që i shkuan Komitetit Qendror të Partisë Komuniste jugosllave nga Bashkimi Sovjetik - shënim i “Shekullit”) nuk ishin sqaruar të gjitha çështjet, meqenëse ne në atë kohë nuk i dinim të gjitha gjërat. Ne vetëm më vonë mësuam p.sh, se kur jugosllavët donin të dërgonin në Shqipëri divizionin e tyre, ata nuk synonin atë qëllim për të cilin flisnin, nuk ishte qëllimi i mbrojtjes të Shqipërisë nga agresioni grek, por ata kishin qëllim tjetër; të rrëzonin regjimin ekzistues në Shqipëri. Këtë gjë ne e mësuam më vonë. Shoku Stalin thekson që jo vetëm shqiptarët nuk ishin mjaft vigjilentë, por edhe nuk kuptonin çdo gjë.

    ENVER HOXHA thotë se shqiptarët kishin lidhje të ngushta me jugosllavët dhe ata të parët duhet të kuptonin sjelljen e jugosllavëve. Hoxha shton se kur ai mori vesh mendimin e jugosllavëve të dërgojnë divizionin e tyre në Shqipëri, atëherë ai mendoi se kjo çështje është bashkërenduar me qeverinë sovjetike.

    Shoku STALIN i përgjigjet se jugosllavët po bënin përgatitje të dërgonin divizionin fshehtas nga ne, por ka shumë të ngjarë që ata i linin të kuptonin shqiptarët sikur kjo gjë po bëhej me pëlqimin e BRSS-së. Ne rastësisht morëm vesh për qëllimin e jugosllavëve nga njoftimi i Hoxhës. Kur ne qortonim jugosllavët, ata kërkonin të falur dhe thoshin se kjo ishte gabim.

    Shoku STALIN pyet se cila është përqindja e përbërjes së kombësive në Shqipëri, që nuk janë të kombësive shqiptare.

    ENVER HOXHA përgjigjet se në Shqipëri banojnë grekë dhe çifutë, por ata janë të paktë në numër. Përveç kësaj në Shqipëri ka rreth 5-6 mijë maqedonas. Ata banojnë mu në kufirin jugor të Shqipërisë.

    Shoku STALIN pyet nëse ka shumë shqiptarë në Jugosllavi.

    ENVER HOXHA i përgjigjet se në Jugosllavi banojnë rreth 1 milion shqiptarë.

    Shoku STALIN pyet se cilës fe i përkasin këta shqiptarë.

    ENVER Hoxha i përgjigjet se këta kryesisht janë myslimanë dhe një pjesë e tyre janë katolikë nga rajonet veriore të Shqipërisë.

    Shoku STALIN pyet a ka shumë ortodoksë në Shqipëri dhe a ka persona që praktikojnë fe tjetër përveç të myslimanizmit.

    ENVER HOXHA i përgjigjet se ortodoksët në Shqipëri përbëjnë 30-35%, ndërsa katolikët 10-15%. Katolikët kryesisht banojnë në veri të Shqipërisë, ortodoksit në rajonet qendrore dhe pjesërisht në jug, ndërsa myslimanët banojnë kryesisht në jug.

    Shoku STALIN pyet se ç'gjuhë flasin ortodoksit dhe katolikët në Shqipëri.

    ENVER HOXHA i përgjigjet se të gjithë flasin gjuhën shqipe.
    Hoxha deklaron se pas letrave të partisë bolshevike dhe të rezolutës së Informbyrosë komunistët shqiptarë kanë marrë masa energjike kundër nacionalizmit jugosllav si brenda partisë, ashtu dhe në fushën e jetës ekonomike. Menjëherë ishte e vështirë të bëhej analiza e plotë e situatës në parti dhe në vend. Kjo gjë shpjegohet dhe në faktin që një nga pasuesit kryesorë të trockistëve jugosllavë, Koçi Xoxe bëri një rezistencë të fortë dhe i fshehu partisë shumë gjëra. U nevojit shumë kohë për të përcaktuar se çfarë punë të madhe sabotuese në ekonominë popullore të vendit dhe çfarë veprimtarie subversive brenda partisë kryenin trockistët jugosllavë në Shqipëri dhe dallkaukët e tyre në Shqipëri dhe intrigat e tyre brenda partisë. Në parti u bënë shumë gabime serioze. Pothuajse mungonte demokracia e brendshme në parti, struktura organizative e partisë, tërësisht e kopjuar nga jugosllavët, ishte me shumë të meta. Partia ndodhej tërësisht nën kontrollin e organeve të Sigurimit. Ligjet dhe urdhëresat lidhur me çështjet ekonomike në vend nuk realizoheshin. Reaksioni në Shqipëri ndaj tradhtisë të klikës së Titos ishte shumë më e fuqishme. Lufta kundër trockistëve jugosllavë dhe pasuesve të tyre doli jashtë kornizave të partisë. Hoxha thekson se ndjenjat e popullit shqiptar ndaj popullit jugosllav nga e gjitha kjo nuk u dëmtuan. Për këtë gjë u krijoka partia.
    Biseda vazhdoi 2 orë e 10 minuta
    Regjistroi V. Jero
    Fejev
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    (vazhdim)

    ENVER HOXHA i përgjigjet se ortodoksët në Shqipëri përbëjnë 30-35%, ndërsa katolikët 10-15%. Katolikët kryesisht banojnë në veri të Shqipërisë, ortodoksit në rajonet qendrore dhe pjesërisht në jug, ndërsa myslimanët banojnë kryesisht në jug.
    Mendoj se eshte nje lajm interesant, qe ka qene i panjohur deri tani. Akoma sot thuhet qe raporti ka qene dhe eshte 70-20-10 (dmth muslimane-ortodokse-katolike) sipas regjistrimit te popullsise te vitit 1938.

    Nuk e di ku i ka gjetur E.Hoxha keto te dhena, por meqe i ka thene nuk ja ka futur kot, besoj. Po te marrim ekstremet e shprehjes se mesiperme, raporti i ri do dilte 50-35-15, qe do te thote nje ulje e popullsise muslimane me rreth 20%.
    Nje gje qe duhet studjuar me shume nga ata qe merren me keto pune.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BOKE : 26-10-2005 mė 14:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •