Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232

    Pashalleku i Shkodres ne syte e nje misionari katolik

    Mendoj se eshte interesante postimi i nje ditari 1756-1788 nga nje prift franceskan At Erasmo Balneo, lidhur me marrdhanjet e tij me Bushatliun e Pare te Shkodres Mehmet Pashe plakun, dhe me djalin e tij te vogel Mahmud, i cili me vone hyri ne histori si me i famshmi i vargut te Pashallekut te Bushatllijve ne Shkoder.

    Keto burime historike jane shume te cmueshme sepse na japin edhe nje pasqyre te gjendjes shoqerore-fetare dhe marrdhanieve nderfetare mes Shqiptareve.

    Ju kujtoj se eshte periudha kur 2 famije pashallaresh njera me origjine turke tjetra Bushatllijte e Mehmet Begut luftonin per kontrollin e qytetit.

    Vereni se si ky themelues i Pashallekut kishte nje vizion te madh qe nuk e gjejme tek pashallaret e tjere te kohes, per perspektiven e zhvillimit ekonomik nepermjet tregtise me perendimin, vendosjen e rendit publik si parakusht per zhvillim, kur premton bashkepunim me malesoret katolike shqiptare, rindertime kishash etj, dhe debimin e turcelive nga vilajeti i Shkodres.

    A nuk jane keto para-elemente te nje shteti (mini-shteti) etnik, e te nje ndergjegje kombetare?

    Kjo vlen te diskutohet..


    Nderkohe ju lutem te lexoni ne vijim historine intersante te misionarit franceskan te shek 18, perkthyer e treguar mjeshterisht nga nje tjeter sivella i tij 200 vjet me vone, At Zef Pllumi,franceskani 83 vjecar qe jeton sot ne Tirane.

    Gjithashtu ju ftoj te diskutoni apo ofroni informacione te tjera...

    Flm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 19-10-2005 mė 11:12

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Si u bana mjek personal i Mahmud Bushatit!

    At Erasmo Balneo

    Nga ditari i fratit franēeskan nė Shkodėr nė vitet 1756-1788

    Pashalleku i Shkodrės nė sytė e njė misionari

    Treguar prej At Zef Pllumit


    Nji natė qė shkova nė shtėpi tė Hajdar Agė Rusit, ndėrsa ishim nė darkė mė tha:

    -Zotni, nesėr mbrama, tė kėrkoj me ma ba nji nderė. Duhet ta harxhojsh nji ditė ma tepėr pėr mue kėtu nė Shkodėr!...

    - Si asht puna, ēfarė nevoje ke?
    - Nuk kam nevojė un por nji mik i emi shum i dashtun e i fuqishėm. Po ta kallxoj punėn fill e pėr pe. Kur mė ēove fjalė se dojshe me ardhė shkova nė Rmaj pėr me ble pak venė e raki pėr ju. Aty gjeta Mehmet Beg Bushatin. Ai asht burri ma i nderuem qė ka Shkodra. Ta thashė ma parė se janė dy lloje myslimanėsh shkodranė. Nji palė janė fanatikė t'egjėr, por gjysa ose ma shumė janė besimtarė pa fanatizėm. Na e dijmė se Zoti ka krijue gjithshka pėr njerėzit, ashtu edhe venėn e rakinė. Prandej shum burra myslimanė, kur duen me pi lanė fjalėn ndėr familje se po dalin me gjuejtė. Marrin kalin e zagarin e shkojnė ndėr mejhana tė krishtenėve e mbasi pijnė, bjenė edhe ndonji lepur, ose rosa , shepka o ndonji shpend tjetėr sa mos me kthye nė shtėpi pa gja. Kėshtu mė ndonji edhe mue me Mehmet Begun. E gjeta aty tue pi raki. E pėveta pėr shėndet e pėr rob. Ishte keq e shum i shqetsuem.

    - Kam djalin e vogėl shum tė sėmundė, mė tha, e pres kur po des.

    - Pse nuk e merr nji herė atė fratin e Hotit se ashtu heqim i mirė e me shumė shkollė: mendo se ma ka xjerrė vajzėn prej vorrit e ma ka pru shėndoshė e mirė te shtėpia.

    - Po nuk e njof, bre burrė, as nuk ia kam ndie kurr zanin. Po ti ban ēmos e ma bjer te shtėpia.

    Ia dhashė fjalėn se kam me ta pru shumė shpejt mbasi mė ka ēue fjalė se don me ardhė, sepse venėn e rakinė kam ardhė me i ble pėr atė. Tash ti kryej punėt pėr tė cilat ke ardhė e mandej do tė shkojmė bashkė nji natė te ai. Me i shėndoshė djalin atij, ka me kenė njė punė e madhe pėr zotninė tande. Po tė thom se asht dera e parė e Shkodrės.

    - Neszėr e mbasnesėr kam punėt e mia, pra mbasnesėr mbrama mundemi me shkue te ai.

    Saraji i Mehmet Begut ishte i rrethuem me mure tė nalta, pakgja mbi lumin drin, nė shpatin e Kalasė sė Shkodrės. Kishte trajtėn e nji kuvendi rregulltarėsh mesjetar: poshtė shtyllat e kjostri (hajati) tė gjitha gurit nji cope, zbukurue me zogj ose me pllumba dhe lule. Poshtė ishte ahri i kualve, lopėve dhe dhomat e rojeve. Mehmet Begu kishte shum roje tė pagueme prej tij tė cilėt ruejshin ditė e natė. U ngjitem nėpėr shkallėt e gurta. Nė ēardakun e madh kishte dalė vetė Mehmet Begu e na priu me zemėr tė gjanė. Qė nė pamjen e parė ai paraqitej nji burrė i jashtzakonshėm. Kur e pa V uken e madh, e kqyri me nji habi tė madhe fort. Kur hime mbrendė n'atė dhomė shtrue me qylyma persianė e u shtrime ndėr shilte, mbasi u njoftuem bashkė, iu suell Vukės:

    - O burrė azgan, prej kah tė kemi.

    - Jam Vukė Frangu, vojvodė i Hotit dhe tue kenė kohė tė vėshtira, i kam dalė pėr zot me e ruejtė jetėn e fratit tonė.

    - Tė lumtė, o burrė i maleve, sepse kshtu zbardhet faqja e shqyptarve!

    Mbasi pime kafet kėrkova me pa fėmijėt. I madhi, Mustafa, ish dhetė vjeē, ndėrsa Mahmudi i vogėl, tepėr i ligshtė. E pėveta nanėn:

    - A asht shtatanik?

    - Jo, m'u pėrgjegj, por ka le shumė i ligshtė, dhe ashtu vijon me kenė. Nuk pėrmirėsohet.

    N'e nesre nadje i thom Mehmet Begut:

    - Mė gjej dy okė elb dhe tre filxhana mjaltė. M'i prune me nji herė. Porosita qė tė vejshin nė zjarm nji gjygym me ujė, derisa tė vėlojė. E lava elbin e i holla mbrendė ujėt e vėluem. Mbulonje me nji kapak e lenje deri nė mbramje ose nesėr. Kullonje langun e elbit, pėrzienje me tre filxhana mjaltė e keni me ia dhanė djalit tė vogėl me e pi sa tė mundet nė vend t'ujit.

    - Pater, mė tha Mehmet Begu, na ilaēet i kemi pasė nė shtėpi e mos me dijtė gja! Qe, pra, se shka ban shkolla!

    - Mehmet Beg, ilaēet kam me i punue atje nė Hot, nė malsi ku rri, por kėt ju duht me ia dhanė nė vend t'ujit. Nėpėrmjet Hajdar Agės dėrgo ndonji nieri e i merr te un.

    - Jo, mė tha Mehmeti, ti duhet me ardhė nė kėt shtėpi se asht e Zotit e e miqve tė mirė e kam besim se ma shėndoshė kėt djalė.

    - E shėndoshė Zoti, i thashė.

    Mehmet Begu nuk ishte nier i pashkollė; dinte pėrmendsh shum poezi persiane e arabe, kishte mjaft libra n'ato gjuhė e mė tha se edhe ma shum kishte ndėr shtėpiat e veta nė Bushat e Kosmaē, se shkollėn e kishte mbarue nė Stambollė. Dukej nieri gjakftofėt e nuk nxitohej as me tjerėt. Vuna oroe se ai fliste me Hajdar Agėn e me Vukėn diēka me shum interesė. Vuka, megjithse i pashkollė, kishte zgjuetėsinė e karakterin e malsorit shqiptar: shum i matun, i urtė e syxhixhė. E pashė mirė se po flitshin pėr gjendjen e qytetit tė Shkodrės.

    Mbasi punova barnat qė mė duheshin pėr Mahmudin e vogėl, i bana za Vukės e u ulėm nė Shkodėr te shtėpia e Hajdar Agės e me atė shkuem persri rranxė kalasė, aty mbi breg tė Drinit, te saraji i Mehmet Begut. Na priti me ma tė madhen dashuni e bujari. Thirri gruen, nanen e Mahmudit tė vogėl e i tha:
    - Ndigjoi mirė porositė e Fratit e merri ilaēet si tė thotė ky.

    Nana e Mahmudit mė tha se djali ishte pėrmirėsue mjaft, por ai langu tashti ishte nė mbarim e duhej me ba nji tjetėr. Ia shpjegova pėrdorimin e barnave. I kishem pru nji shirup dhe nji tjetėr ilaē tė trashė me tri lugė nė ditė. Tė gjitha ishin pėr forcimin e kolonės dhe tė kocave.

    Gjatė darkės, Mehmet Beg Bushati mė tha:

    - Ndigjo, o frati i Hotit!

    - Na jemi tre e ti je nji. Na tė tre kemi ba nji pleqni: Ti duhet tė ma shėndoshish djalim tem dhe je i doemosdoshėm pėr tė. Prandej kemi mendue qė tė rrijsh nė Shkodėr e mos tė rrijsh ma nė Hot. Njaty pertej Buenės, nė lagjen Kishna, asht nji kishė e vjetėr e rrenueme. Kėt ta rregulloj me shpenzime tė mija, gjithashtu nji ndėrtesė tė vogėl pėr banimin tand. Kėshtu jemi shumė afėr, na ndan vetėm Buena.

    - Mehmet Beg, duhet ta dijsh se jam frat franēeskan qė nuk mund tė vendosi un vetė, por vetėm i pari i em.

    - Pater, kto janė punė tjera, tė cilat tė gjitha mund tė rregullohen.

    Kur fola pėr kto ngjarje me Pater Prefektin e Kastratit ai mė tha:
    - Ban si tė shndrisin Zoti!... dhe jemi po nė nji mendje me nji bashkjetesė kristiano-myslimane.

    Ndėrmjet lagjes Kazenė e Zarufė menjiherė u panė se filluen punimet pėr meremetimin e njajė kishe jo fort tė vogėl, muret e vjetra ishin tė forta por sa nuk kishte pullaz, as dysheme.

    - A i ke pa punimet si po shkojnė, mė pėveti Mehmet Begu nji ditė nė shtėpinė e tij.

    - Jo, Mehmet Beg, e pse t'i shof?

    - Po ti do tė jetosh atje, se jo un, qė kam saraje boll. Duhet tė shkojsh me i pa dhe thueju ustallarve qė t'i punojnė simbas qejfit tand.

    Nuk vonova e shkova me e pa. Punohej mirė prej dy mjeshtrash e tre puntorėsh: aty ranė aty gelqere. Kur pane Hajdar Agen, Vukėn e mue, mjeshtrat u ulen prej muresh e puntorėt lanė punėn.

    - Hajdar Aga, i thanė ata, si po tė duket kjo puna e jonė?

    - U lumshin duerėt! Kėt shtėpi qė ua kam porositė nuk e kam pėr vedi, sepse ishte vakuf, e mos e thashtė Zoti me hi mbrendė, por e kam pėr njėkėt burrė qė asht kėtu. A e njifni? Ky asht frati i Hotit e Mehmet Begu ktu don me i punue kishen e shtėpinė, prandej gjithshka t'u thotė ky, keni me ba ju! Ku ka me kenė i zoti i kėsaj. A jeni tė kshtenė?

    - Shyqyr Zotit, po, Hajdar Agė.

    - E kshtu keni me pasė Kishen e fratin ktu, prandej sa ma shpejt qė tė punoni, aq ma parė vjen edhe frati.

    Kisha u krye shum shpejt se, pėr ēudi, ajo i kishte nė vend tre lterėt e moēėm e kur i vunė pullazin, u pa se vetėm dritoret e gjata kishin nevojė pėr xhama, ashtu edhe dyshemja. Xhamat e dritoreve, u thashė mjeshtrave, do t'i porosis nė Venedik, por mė jepni masat. Shtėpia u qiti ma shum punė. Kur e larguen atė grumbull tė madh gurėsh e panė se shtėpia nė katin e poshtėm ishte kenė gjysė nė dhe, pėshtetun nė mal, ndėrsa kati i dytė i largohej malit. E ndėrtuen si mendohej se ishte kenė. Ajo nėpėr nji derė lidhej me kishėn afėr lterit kryesor. Kur e ēuen deri nė ēati, ajo duel me tri oda poshtė e po aq edhe nalt. U mbulue me qeramidhe. Kur kjeshė nė Venedik, porosita edhe tullat e mdha tė bardha. Tė gjitha i pagoi Mehmet Begu e kur u krye, e thirra pėr me ardhė me e pa, por mė pėrgjegji se do tė vinte Hajdar Aga, veē ulu nė Shkodėr sa ma parė.

    Mbasi i rregullova fjalėt me ipeshkvin, qė rrinte nė Bushat e me Patėr Prefektin e Kastratit, u baja e rash nė Shkodėr. Kur muer vesh Mehmet Begu u gėzue sa s'ka e mė tha:

    - Ndigjo, frati ynė, se nuk po tė thrass ma frati i Hotit, e shof mirė se djali i vogėl poe merr vedin pėrditė e ma tepėr edhe asht tue hangėr ēka t'i vejsh para e kshtu thomi na ?shėndeti vjen prej gojet?, por ti nuk duhet me iu da. Kam mendue qė me tė lanė ty qė me i mėsue edhe ato gjuhėt e lėtinit, pėr tė tjerat mendoj vetė. Sot e mbrapa njiky Vuka qė ke ti, nuk tė duhet kurrgja ty, ndėrsa mue po. Ti e ke pa se na po luftojmė mes vedit mes dy tarafesh pa ia nda. Pa ta kishem kėt afėr vedit, atėhere e dij se mė rrin kryhet nė vend.

    - Pėr kėt fol me Vukėn e jo me mue.

    - Me Vukėn kam folė e kishte me ardhė me gjith qejf, por thotė asht marre me e lanė tash fratin, prandej e ke ti nė dorė.

    - Sa pėr mue, merr Vukėn, tanė Hotin e tė tana malet e mėdha, por me nji qyshk me i lanė tė lirė nė fe tė Krishtit e jo me i ngushtue, se asht gjynah para Zotit: ata janė fukara, pa kurrgja mbas shpirtit, i vetmi gėzim qė kanė e i ngushėllon kjo feja e jonė.

    - Qe besa e burrave!...

    - Jo, Mehmet Beg, besa e burrave jepet para burrave, ku i kam Vukėn e Hajdar Agėn? Besa e Zotit jepet vetėm para Zotit.

    Mehmet Begu ēoi e thirri Hajdar Agėn e Vukėn qė ishin aty mbrendė nė saraj. Porsa erdhėn ata e pa u ulė Mehmet Begu foli:

    (vijon )

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    (vijon nga postimi meparshem)

    Si u bana mjek personal i Mahmud Bushatit!

    At Erasmo Balneo


    - Ndigjoni mirė si ti Hajdar Agė Rusi i Shkodrės, dhe ti Vukė Frangu i Hotit, njetash sa fola me kėt fratin tanė pėr punėn e Vukės. Ky mė tha se mė jepte nė taraf jo vetėm Vukė Vojvoden, por tė gjith burrat e Maleve tė mėdha, mjaft qė t'u jepshem lirinė e fesė sė vet dhe mos t'i trazonte kurrkush pėr atė. U thirra burra, qė t'i jap besen ktij fratit se:?Pasha Allahun! Pasha tė madhin Zot e Krishtin tuej, n'e marrėt fuqinė nė dorė Mehmet Begu ka me i sigurue lirinė tė gjith tė kėshtenėve pėr punėt e fesė barabar si turqve e kam me punue me drejtėsinė ma tė madhe e as nuk kam me lanė pashė turēeli me hi nė kėt vend sa tė jemi gjallė?!... Ndigjove, frat?

    - Ta priftė Zoti mbarė.

    Kur u ulen burrat, Mehmet Begu i thotė Hajdar Agės: Sonte po bajmė gostė, dėrgo ndokend tė na i gjejė rakinė e venėn!... Hajdar Aga i tha se po ēonte dikend nė Kishna e nė Kazenė se aty do tė gjindeshin shum afėr, mbasi banojnė tė krishtentė.

    Kur u shtrue darka, Mehmet Begu foli:

    - Gjithmonė kam pasė ndėrmend me ba punė tė mira e tė mara pėr kėt vend tė shkretė, i cili ka mbetė si berret pa ēoban e po mbyten njani me tjetrin kot sė koti: jo jam Terzi, jo jam Tabak, e nderkaq jetėn e vorfninė po i kanė barabar. Nuk kam dijtė kurrkah me ia nisė, por sot ky frati i ynė mė ka qitė nė shteg: punėt e Shkodrės i rregullojnė burrat e maleve tė mėdha!... Sa burra mund qesin kėto male?
    - Sa don ti?- i thotė Vuka. Sa don? Treqint t'i jep Hoti, treqind Gruda e katėrqind Triepshi. Kemi ktu ma afer: treqind Gruda e katerqind Triepshi. Kemi kėtu ma afėr: treqind Kastrati e katėrqind Triepshi. Kemi kėtu ma afėr: treqind Kastrati e pesėqind Shkreli, pa numrue Rranxat: Reē e Lohe. Kemi Kelmendin me pesėqind burra a tė dune tjerė Mehmet Begu?

    - E kush asht i zoti me i mbledhė kta burra?

    - Pėr njėkta i ke nė dorė teme kur t'i duesh, Mehmet Beg! Ti vetėm fol e ne na ke ujq malit, tha Vukė Frangu i Hotit.

    - Ēka mendon, ti frati i ynė? ? tha Mehmet Begu!

    - Nė kjoftė se don tjerė edhe kaq mundem me folė me vllazėnt e mi qė i kam nė Dukagjin, Shalė e Shosh, Pult e Dushman, Vilė e Shllak, por mė duhet me folė pėrpara me vllazėnt e mi, fretėn.

    - Ēka thue, Hajdar Agė Rusi?

    - Mehmet Beg tė vijnė mbrapa aq burra, aq sa mundesh me luftue edhe me padishahun.

    - Sonte mė keni ba Pashė nė Kala tė Shkodrės, sonte me fla ,ė por tė shohim si dalin punėt!...

    Kur u ēue sofra, u tha dy burrave:

    - Ndigjoni, burra. Besa qė sonte u vu ndėr kto saraje, sot e mbrapa duhet tė perpiqeni me i vu nė veprim ju tė dy si ndėr turq ashtu ndėr tė krishtenė. Ju tė dy bashkė keni me folė me male se fatet e Shkodrės nuk janė nė dyer tė shkodranve por, si thotė frati, ndėr duer tė maleve tė mėdha. Qysh nesėr fillonje punėn ju tė dy e nė krye tė dy javėve due qė tė ndahet puna pėr po ose pėr jo. Tash shkoni e ma bashi naten e mirė sepse kam edhe dy fjalė me fratin. Thoni baxhisė tė vijė ketu me Mahmudin e vogel.

    Grueja e Mehmet Begut erdh me djalin e vogel qė porsa e kishte zgjue prej gjumit.

    - Mehmet Beg, ma mirė e shofim neser se si asht.

    - Asht shumė mirė, tha grueja, e ka marrė vedin aq mirė, sa nuk ma merrte mendja.

    - Nedėr nade shohim, thashė.

    - Ndigjo, o frati ynė se i kemi edhe dy fjalė bashkė. Un ndėr mend tė mija gjithmonė kam pėrblue punė tė mėdha. Por kah me ia nisė? Nuk dijshem. Ti ma diftove shtegun. Por duhet me e dijtė se ata malcorė qė vijnė mbas meje, me krye nė rrezik, a e mendon se duhet tė shpėrblehen? Mos e thashtė Zoti me u hi nė hak!... Prandej duhen pare... e ku ma i marrė?... E vertetė qė kam mylqe tė mėdha shum, kam drithė sa tė duesh, kam voj, kam lesh, kam li, kam lėkura, kam mjaltė. Ktu nuk shiten e po jashtė, atje nė Venedik a shiten? Duhet nji tregti e madhe pėr me fitue pare tė madhe, nė mėnyrė qė edhe malcorėt e shkretė t'i mbajnė familjet e veta. Ēka mė thue? A mundesh me mė ndihmue nė kėt pikė?... E dij se je prej dheut tė lėtinit, por as ti nuk ke dalė prej shkambit. Ma merr mendja qė edhe ti rob e fis ke e edhe ata kanė nevojė me shitė e me ble. A ta merr mendja me ba bashkė nji lidhje tregtare Shkodėr-Venedik?

    - Ndigjo, Mehmet Beg, un jam prej dheut tė letinit por fisi e familja eme jashtė fshatarė, bujq qė lėvrojnė token e mbajnė bagėtinė. Nuk jemi tregtarė. Megjithkėta do tė pėrpiqem me u vu nė perpjekje me tregtarėt e Venedikut qė ty mund t'interesojnė. Kam me tė porositė se je nier i ndershem e besnik. Kaq mund tė baj pėr ty nė tregti. Ma gjatė nuk mund tė shkoj.

    - O frati ynė, un po mendoj pėr nji t'ardhme qė nuk asht pranue as nga tė vjetrit as nga tė rijt. Skelat tona sot nuk punojnė sepse nuk kanė siguri. Anijet tona nuk ngarkohen as me nji tė pesten e mallit; kanė frigė nga piratėt e Ulqinit. Skela e Shkodrės nė fakt asht e mbyllun pėr tė gjith. Luftat e mbrendshme na kanė shkatėrrue!... Mendoj gjithshka me shkue nė vend tė vet, sejcili me gėzue punen e mundin e vet e tokėn e vet. Mendoj mos me lanė kurrnji zullumqar mbi tokė. Kto punė mund bahen vetėm me malcorė, por ata duhet me i pague se pėrndryshej plaēkisin e rrenojnė pėr me xjerrė hakun e vet. Mos e thashtė Zoti qė Mehmet Begu t'i shtien malcorėt me plaēkitė. Prandej duhen pare e paret fitohen vetem me tregti.

    - Mehemet Beg, hajr e baftė Zoti, se atij nuk i mungon kurrgja. Ti duhet tė mendojsh mirė pėr vedi edhe pėr tė tjerėt, hec nė rrugė tė drejtė e Zoti ka me tė ndihmue!...

    - Amin!...

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  3. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •